Lëvizjet demografike gjatë gjithë ekzistencës së botës kanë ndodhur për shkaqe nga më të ndryshme, duke filluar nga luftërat, sëmundjet epidemike, mungesat e ushqimeve e për të shkurtuar listën e gjatë të shkaqeve, me njëherë dua të mbërrij tek emigrimi i ynë pas viteve 1990, sepse gjyshërit tanë kanë emigruar në Amerikë kryesisht për arsye ekonomike dhe kur mbaronin rrugëtimin kishin çfarë të tregonin, sepse realisht-‘kush bën një udhëtim mund të tregojë diçka’. Dhe në fakt një pjesë e paraardhësve tanë pas kthimit në atdhe u bënë të famshëm më shumë për atë çka kishin parë por jo për atë çka kishin menduar, sepse në atë që sheh njeriu e ka më të lehtë për të bërë më shumë bashkëpjesëmarrës ndërsa e ka pothuaj shumë të vështirë ta bëjë këtë gjë për ato që ka menduar. Dhe në këtë mënyrë arrihet një mirëkuptim më i madh dhe ai që shkruan mbi gjërat që ka parë në vendet e largëta ka edhe më shumë lexues.
Kështu edhe emigrimi i pas viteve ’90, pati një dyndje në pjesën e tij të parë për arsye kryesisht ekonomike dhe efekti tek të tjerët që lanë pas qe dëshira për të vazhduar emigrimin jo vetëm për arsye ekonomike por për të përsosur talentet e tyre, të cilat nuk ishin vlerësuar këtu në vendin e tyre, që për të qenë të hapur edhe sot e gjithë ditën njerëzve të talentuar, apo që kanë cilësi të spikatura, jo vetëm që nuk u hapet rruga, por përkundrazi kemi parë sesi grupe të bashkuara mediokrish janë bërë bllok bashkë për ta penguar, për ta zhvlerësuar atë.
Ajo që është e përkryer në këtë vend njihet e vlerësohet më pak ose aspak, gjithmonë e shoqëruar me një çoroditje morale, e cila shfaqet në të shumtën e rasteve nën veshjen e zilisë.
Po kështu ka qenë qysh kur është krijuar bota, edhe njerëzit e njohur zyrtarisht si persona me merita e kanë të vështirë ta njohin e ta deklarojnë si të tillë talentin e ri, sepse natyrisht një yll i ri pranë një më të vjetri duket se do ja zbejë ndriçimin.
Grupimi i mediokërve duket më i lumturi, jo vetëm për faktin se ata janë bashkë, po edhe për faktin se ata bashkohen me të vërtetë dhe e ‘durojnë’ shumë njëri tjetrin. Më vjen ndër mend një thënie e mençur që pak a shume tregon se: në grup derri pëlqen derrin, gomari pëlqen gomarin..etj i poshtri kupton poshtërsinë, rrëmujaxhiu rrëmujën, i pamendi moskuptimin dhe prandaj veprat personale duken më të mira nga gjithë të tjerat.
Kështu për të zgjidhur problemin më të madh që ka mbartur bota deri në ditët tona-që i talentuari është më pak i vlerësuari, prindërit shqiptarë kanë bërë të pamundurën për t’i shkolluar fëmijët e tyre jashtë atdheut, me mendimin se atje më i mençuri e merr vendin që i takon dhe si i tillë ai padyshim do të jetë profesori o shefi i fëmijës së tyre dhe kështu që kanë shpenzuar para pa fund për shkollimin (burimin e parave nuk po e ve në dyshim) duke besuar se atje në ato vendet e largëta fëmijët e tyre do të gjejnë vlerësimin që nuk e gjetën në vendin tonë të vogël e të varfër, mbushur me urrejtje të vjetra e të reja, me hakmarrje të vjetra e të reja e zilira e ambicie të këqija që duket se nuk do të vdesin kurrë.
Pa u futur në emra të përveçëm njihen personat që përpara se të largoheshin ishin të spikatur në cilësitë e tyre dhe në fakt me kthimin në atdhe u pranuan si të tillë dhe shërbyen si një nxitje për tu nisur të tjerë të rinj për të studiuar në ato vende të ëndërruara por rezultati nuk ka qenë i njëjtë për të gjithë. Shpesh i kemi parë të futen me pompozitet në politikë, apo në vende të rëndësishme të administratës sidomos të kësaj mazhorance, por kanë rezultuar në të shumtën e rasteve njerëz që me gjuhët e reja kanë shprehur thjeshtë mendimet e vjetra. Për të mos komentuar rastin kur shefi politik e prezantoi të kthyerin nga studimet në Universitetin e Harvardit si gjeni e më pas vlerësimi u zvogëlua duke zbritur në nivele vulgare sharjeje të adresuara drejt tij. Gjithsesi nuk mund të harrojmë se çdo individ rron për veten. Kështu është jeta disa janë të famshëm e të tjerë meritojnë të jenë, por ekzistenca jonë do të ishte mjerane nëse do të varej nga ajo çfarë mendojnë të tjerët. Çdo individ jeton dhe ekziston për veten dhe sigurisht që ajo çfarë ai është varet nga vetë ai e jo nga të tjerët, pra nuk mund të ketë dhe në fakt as ka fare rëndësi për njeriun se si përthyet ai në kokat e të tjerëve. Edhe nëse tek ky njeri nuk ka asnjë gjë të denjë ndihma nga jashtë nuk ka asnjë rol për të ndryshuar gjë. Prandaj rendja për të shkolluar fëmijët jashtë vendit, madje në universitetet shumë të shtrenjta është e gabuar nëse prindërit nisen nga mendimi se atje fëmija e tij do të zhvillojë pikërisht ato cilësi që ai as gjenetikisht nuk i ka edhe pse paratë e shumta të japin kurajën të mos e mendosh dy herë këtë vendim. Kështu duke e nisur pasardhësin tënd drejt vendeve të largëta mund të ndodhë që ai të ndryshojë vetëm qiellin por jo shpirtin.
Mund të ndodhë përderisa është e vërtetë se njerëz të vlerësuar si intelektualë, lider historik madje me tituj e ndere të mëdha pas një kohe relativisht të gjatë qëndrimi në vende që ja vlen të tregohen pasi mbaron rrugëtimin vajtje-ardhje nuk e kanë bërë asfare, madje gjuha e përdorur ka qenë edhe më e papërshtatshme dhe këta të rinjtë e ardhur nga ato vende panë- ç’panë ju futen “punës” duke mos i lënë gjë mangët shefave te tyre.
Shkrim i bukur, komplimentet e mia Magdalena
http:// gazetatema.net/web/cfare-i-beri-kurbeti-familjeve-shqiptare
mprehe shpaten Magda. Bej armiq! mos ki merak se theyn vezet se me ninunalla na hapet goja
NE AMERIKE LIGJI ZBATOHET NJELLOJ PER KEDO AMERIKAN.
Shkurt esapi, Amerika u themelua nga burra te vertete,qe moren edhe nga Bibla,duke krijuar nje Kushtetute qe ve barazi,drejtesi,liri fjale dhe ideje ne themel te popullit Amerikan.I afti ne Amerike perparon,pa dallimet qe i vishen pas nje shqiptari ne Shqiperi dhe e debojne nga politika. Ndaj shqiptaret ketu ne Amerike apo kosovaret kane bere ekonomi,perparim dhe edukim.
Shqiperia dhe Kosova eshte lark prej vendeve te zhvilluara edhe prej Amerikes ngaqe ne pushtet ende keto shtete nuk ulin ne krye te tyre burrat e vertete,me orizont dhe aftesi,me edukate dhe kulture,por ulin politikane partijake te caktuar qe vetem mendojne si te rine ne fron edhe kur kane mekate.
Me Presidentet Amerikane kjo as ka ndodhur as mund te ndodhe,ngaqe ne Amerike, ligji eshte ligj per kedo Amerikan qe mekaton.
Pershendetje Znj.Magdalena per shkrimin e saj.