Shtetëzimi që qeveria “Berisha” po i bën sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, i cili u menaxhua për afro 4 vjet (maj 2009) nga kompania çeke “CEZ Shpërndarje”, përbën dështimin më spektakolar të saj me privatizimin e sektorëve me rëndësi strategjike. Fundi i CEZ-it ishte i pritshëm përsa kohë kjo kompani s’mundi të operonte në treg si e pavarur, por pranoi qysh në krye të herës të bënte kompromise me qeveritarët të cilët kishin aty interesa personale.
Si rrjedhojë, pasi e molën mirë e mirë, sot përballemi me realitetin ku, CEZ, ka ngritur duar lart në shenjë dorëzimi. Për CEZ-in mëmë (atë të Pragës) ky dështim do duhet të jetë një mësim i vlefshëm në të ardhmen, kurse për ne këtu, një hap mbrapa në inkurajimin e investitorëve të mëdhenj të huaj për të të bërë biznes e hedhur milionat e tyre në Shqipëri.
Tashmë Shpërndarja pritet të jetë sërish shtetërore. Duhet vetëm që të rikthejë edhe emrin e dikurshëm “OSSH” që të marrë trajtën e plotë.
Nuk dua të bëj kasandrën, por ky shtetëzim nga Berisha, pesë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, gjykoj se do rezultojë me kosto shumë herë më të lartë.
Është provuar tashmë se CEZ-i, në vetvete, e ka keqmenaxhuar situatën e mbledhjes së të ardhurave që vijnë nga furnizimi me energji elektrike i konsumatorit. Po kështu, investimet për të ulur humbjet në rrjet nuk kanë qenë në pritshmëritë e kërkuara kur “i hyri detit në këmbë” në këtë aventurë shqiptare. Megjithatë, duhet pranuar se, si kompani e huaj që ishte, nuk ra totalisht në batakun e punësimit kuturu sipas listave me emra militantësh që dërgojnë rëndom seksionet e partive që aktualisht bashkëqeverisin.
Në kushtet kur kontrolli mbi këtë sektor do i kalojë sërish shtetit dhe specifikisht, Ministrisë së Ekonomisë … (METE), situata, sipas traditës, pritet të marrë të tatëpjetën. Si linjë vertikale do e drejtojë de jure LSI-ja, por de fakto Berisha do jetë ai që do ketë kontrollin mbi të. Ai s’mund ta lërë aleatin e vet që të përfitojë në këtë vit elektoral duke shumuar vota në këmbim të favoreve për punësim. Dhe Shpërndarja është nga ata sektorë tipikë që mund të fusësh me shumicë militantë që të vetmen gjë që do dinë të bëjnë është të tundin derën e të marrin rrogën.
Eksperienca jo e largët, është ajo e zgjedhjeve vendore të majit 2011, ku, LSI-ja në Tiranë shumëfishoi një dorë të mirë votash vetëm nga fakti që shtoi artificialisht vende pune, ndër të tjera, në QSUT “Nënë Tereza”. Me premtime joshëse, duke u punësuar nga një person në familje, ajo arriti të marrë minimumi 3 vota të asaj familjeje vetëm se 50 ditë para zgjedhjeve i punësoi dhe pas tyre nuk dinte se me çfarë t’i paguante.
E njëjta strategji do ndiqet edhe me Shpërndarjen, por këtu është një front shumë herë më i madh. Përplasja e “titanëve” Berisha- Meta për ta shfrytëzuar në këtë drejtim, sigurisht do ketë pasoja të rënda për vet këtë sektor.
Një tjetër aspekt negativ i shtetëzimit “Berisha” në këto momente, do jetë përdorja e këtij sektori për fushatë. Dihet se edhe gjatë menaxhimit nga CEZ-i, zonat më problematike për mospagesën e faturës së energjisë elektrike kanë qenë zonat elektorale ku Partia Demokratike ka më shumë mbështetje. Njëkohësisht, këto janë edhe nga zonat më të varfra, pra manipulimi psikologjik është edhe më i madh.
Shumë herë CEZ-i është tërhequr nga presioni i qeverisë kur u ka shkëputur energjinë debitorëve të këtyre zonave. Me Shpërndarjen shtetërore, loja politike për të marrë sa më shumë vota në këmbim të mospagesës së faturës, do bëhet edhe më e rëndë. Por, nëse në rastin e parë, koston e mosarkëtimeve e vuante kompania private (gjë që çoi edhe në falimentim), në rastin e dytë, koston do e vuajnë vet shqiptarët, ata që paguajnë. Kjo, pasi taksat e tyre nuk do shkojë për të përmirësuar një të mirë të munguar, por për të paguar diferencat e munguara në buxhet për blerje energjie.
Në këtë argument, nuk po përfshijë faktin se çështja mund të shkojë në Arbitrazhin Ndërkombëtar ku pala çeke synon të përfitojë sa më shumë të mundet nga gafat e qeverisë shqiptare.
CEZ-i çek po ikën, OSSH-ja shtetërore e Berishës pritet të vijë. Hapin e parë e hodhi ERE e cila shpalli konkursin për vendin e administratorit publik të këtij sektori. Hapi tjetër është heqja e licencës së CEZ-it nga qeveria. Një zot e di se ç’pasoja do lërë deri më 23 qershor. Kurse ata që do vijnë më pas, do u duhet shumë mund e energji për të mbyllur vrimat të cilat Berisha do ua lërë me përmasat e turbinave të hidrocentraleve. Sipas shprehjes: “pas meje, u bëftë qameti”…
Nje zot e di se c’pasoja do te lere deri me 23 Qershor. Eshte e qarte si drita e Diellit, pervec atyre qe ‘nuk kane SY te shikojne, e ‘as vesh te degjojne! Kompania CEZ “morri uje tek bova! Pasojat e ketij divorci do t’i shohim s’afermi! Ne anen tjeter:-Shitja e 4 HEC-eve nje kompanije te Huaj e THELLON Gropen Energjetike per kete vend:-Do te blejme ate ‘mall’, qe vet e kemi prodhuar qysh ne vitet e “DIKTATURES”! OPOZITA premton per nje ‘Rilindje shqiptare’, qe do te behet ne nje “Shqiperi te SHITUR!” Mjere ky popull!!!
Po mire te na behet. Se Doktori eshte i mire dhe i zoti edhe kur nuk ben detyren nr.1 te paguaje rrogat e administrates. Ta themi hapur, ne kjo fare e keqe jemi. Leren Opoziten se ne egjipt, libi e gjetke s’kishte fare opozite kur nisi.
Pershendetje!
Jam nje punonjes i Cez qe kam filluar pune pas privatizimit dhe duke bere intervistat normale. Ka dy muaj qe njerezit kane filluar te pyesin veten se ku do vene pasi sapo te vije “Administratori” kane per tu kthyer matrapazet qe mesi u larguan nga Cezi dhe do nxjerrin shume njerez ne rruge.
Nuk e di sa rezistence do beje Cezi, pasi ka qe prej Tetorit qe nuk blen energji nderkohe qe vazhdon dhe arketon detyrimet e abbonenteve. Nuk dihet se cfare behet me kete leke qe nuk duhet ti mbajen Cezi pasi nuk e blen energjine ne fjale. Duket pak si vjedhje?
A mund te kuptoj nje njeri normal arsyen pse ne Kukes psh. paguajne energjine vetem 0.5% e banorve? Nese jane debitore pse vazhdojne furnizohen? Nese nuk kane leke per te paguar se jane te varfer, i kujt eshte faji dhe pse nuk protestojne?
Nejse, kaq te mencur sa jane shumica e ketyre zonave parashikoj nje 60% per partine e qelbur ne pushtet, qe i jep pegjigje te gjitha pyetjeve me siper.
Fati i CEZ-it u pa qarte kur Saliu qiti nga brimat e miut talebanet e tij per vota dhe filloi t’i nderseje si kafshe pylli per te vjedhur energjine dhe dritat e CEZ-it dhe u tha atyre: Mos paguani faturat, se me keni MUE!”. Pikerisht atehere situata u be e qarte se CEZ-i cek i kishte ditet te numeruara ne Shqiperine Komuniste te Sali Berishes. Sic e paten fatin shume firma e kompani te tjera ne Shqiperine e Enver Hoxhes vite me pare. Mirpo shqiptaret dallkauke akoma nuk e kane kuptuar mesimin e HYSTORISE, se me enverizem, berishizem dhe komunizem nuk kane per te bere HAJER kurre ne jete dhe kane per te mbetur tere jeten si nje fis Afrike ZULU qe kercen lakuriq rreth zjarrit te BOSIT dhe kur zjarri te jete shuar do ta shohin veten me BOLE jashte ne Dimrin e Vetmise se tyre. Mbase atehere do te kujtojne me mallengjim vitet, kur komunizmi ishte fjale e panjohur ne trojet tona.
CEZ hyri nga dritarja per te dale nga dritarja tjeter.Besoj qe parate qe ka akuymuluar i ka derguar me kohe ne token meme,i fut edhe ndonje shitje aksionesh ose me e fundit hedh shtetin shqiptar ne gjyq ne gjykaten e arbitrazhit dhe merr edhe ca milione akoma.berisha po kekron ndonje kompani tjeter qe ti rruaje ca bakshish tjeter,ne mos e ka gati Fazlliçi.Ne shqipot vijme verdalle si kali ne leme,se kapistren dhe kamxhikun e kane palaçot ne dore,si CEZ-i si saliu jane dy xhambaze qe lozin bixhoz me parate e buxhetit publik.Si perfundim,te shesesh aksionet e nje kompanie strategjike eshte budallallek me brire,po me brire elefanti ama.