Një doktoraturë, të lutem!

10 Janar 2013, 18:16Blog TEMA

Nga Miranda Rira

Ashtu sikurse u lançua edhe dje në disa media të shtypit elektronik, në ciklin e tretë të studimeve për këtë vit, do të regjistrohen rreth 1305 kandidatë. Ky është numri i kuotave që Ministria e Arsimit ka miratuar për universitet publike, ndërkohë që aplikantët dhe numri i atyre që duan të marrin gradën doktor e të merren me kërkim shkencor është më i lartë, sepse një prurje e madhe doktorësh do të vijë edhe nga katër universitete private, të licencuar nga Ministria e Arsimit. Ky luks, ky privilegj për t’u pajisur me një diplomë doktorature, është i ngjashëm me entuziazmin që përjetuan dhe përjetojnë akoma dhjetëra e qindra studentë shqiptarë, që kanë mbaruar një apo edhe dy mastera e janë akoma duke punuar si kamerierë apo në ndonjë punë tjetër të rëndomtë e në disa raste edhe pa punë.  Emërtimi joshës e miklues i masterave profesionalë e shkencorë dhe kooperativizmi pa kriter i nivelit të parë të studimit e më pas edhe të nivelit të dytë apo të masterave, nuk kishte sesi të mos prodhonte edhe një çmenduri të tillë kolektive, ku të gjithë i turren shkollës, që kjo e fundit nuk i çon tek tregu.

Fenomeni është po njësoj si me diplomat, si me masterat që jepen pa limit edhe atyre që nuk dinë shkrim e këndim, e që arrijnë të diplomohen e të certifikohen ashtu si mund të jepet një certifikatë parukerie apo patentë makine. E njënjta gjë, do ndodhë edhe me doktoraturat.

Njerëz me fe e pa fe, analfabetë e intelektualë, fshatarë e qytetarë do të sulen drejt marrjes së titullit: doktor i filozofisë në x disiplinë. Ata që janë pak më të vjetër në moshë, e dinë fare mirë se sa shumë janë munduar për të marrë gradën doktor e që nuk ka asnjë shëmbëlltyrë me situatën e sotme të joshjes e lakuriqësisë akademike. Koha ka qenë tjetër, barazia dhe drejtësia akademike ka qenë tjetër, sistemi kishte sitë tjetër, pedagogu kishte profil tjetër, mësimdhënia kishte natyrë tjetër.

Sot gjen pedagogë në universitetet publike dhe private që punojnë në 2-3 vende pune, që japin mësim sa për tre pedagogë të tjerë e që mund të bëjnë edhe kërkim shkencor apo shkencë në më pak se tre vjet. Një pjesë prej nesh që kemi studiuar në universitetet perëndimore e kemi të qartë se çdo të thotë te hulumtosh e të punosh pafundësisht, për të marrë titullin doktor. Në perëndim, doktoranti apo kërkuesi shkencor 80% të rrogës e merr si studiues, dhe jep vetëm pak orë, të cilat konvertohen në 20% të pagës, e që punon katër deri në pesë vjet për të marrë doktoraturën.

Në një situatë ku kleptokracia ka prekur të gjitha skutat e institucioneve sociale, është e pamundur që të mos preket edhe universiteti, edhe ndershmëria akademike. Meritokracia dhe moraliteti shoqëror janë zëvendësuar nga nepotizmi i ethshëm jo vetëm për të rekrutuar kurrfarë njerëzish në stafin pedagogjik e që shpesh nuk kanë asnjë lidhje me universitetin apo asnjë njohuri nga didaktikat mësimore. Akoma më shumë do ta thellojë pandershmërinë akademike ky masivizim i doktoraturave dhe tani etja nuk do të pushtojë vetëm ata që realisht janë në qarqet akademike, por edhe politikanët, për të cilët ky është një rast i artë. Zgjedhjen më të mirë duket se e ka kuptuar një pjesë e atyre individëve pseudointelektualë që kanë arritur të blejnë një doktoraturë në Bullgari apo vendet e tjera te Lindjes, për të paktën 5000 euro e të bëhen doktorë shkencash. Duket se punën më të madhe e ka Ministria e Arsimit, e cila duhet të jetë alerte ndaj rasteve të tilla e duhet të shërbejë si arbitër për hartimin e politikave universitare që nuk e rrënojnë më tej universitetin, por që sigurojnë cilësinë e mësimdhënies e të nxënit dhe luftojnë kleptokracinë akademike.

44 komente në “Një doktoraturë, të lutem!”

  1. ex-moslem says:

    Te dhefsha shkollen qe paske ca leshin eshte “u lançua ne media??????????????? as italisht as shqip

    1. raimondi says:

      Po avash ti ore mik qe u iritove kaq shpejt Tregou njecike gentelman me femrat
      ,se kete fjale qe perdori kjo zonja ketu
      e perdorin pothuaj te gjithe keta qe shkruajne. –Nuk eshte ndonje sakrilegj kaq i madh…

    2. gjergji says:

      Ia ke këput kot ti ex… Autorja ka boll të drejtë, mgjths përdorimin e “lançoi. U bën diplomat si bananet në rrugë”.

    3. tini says:

      ti injorant ne radhe te pare perpiqu te kuptosh thelbin..se e tregove vet ate kulturen qe paske..

    4. ana says:

      o shoku shiko veten se je shume renede me fjalorin ,…..apo je dhe ti me doktorature.

    5. Klodi says:

      avash nje cike ore, po skuptove gje me mire mos fol sesa dhet nga goja. le qe duket ti cfare niveli ke.

    6. ex, leshit says:

      injorant, shiko permmbajtjen,

    7. ex, leshit says:

      injorant, shiko permmbajtjen,apo te dogji ty .

  2. andi says:

    se di ca grade ka autorja e kesaj fleterrufeje se gazetare nuk duhet te jete po qe ja fut kot sdo shume per tu kuptuar sidomos kur flet per doktoraturat e kohes se qepes qe ne ndoje rast te rralle perjashtues, jane marre nga njerez qe sdine as te perdorin kompjuterin e imagjinoni cfare kerkimesh mund te kene bere per marrjen e doktoratures apo titullit profesor,,,

    1. migenatresa says:

      Mos u cudit bre, ce kjo goca ban vaki te jete vajza e Perparim Rira nje xhambas me doktorature ne ushtri, dhe ka shkruar doktoratura si e tija si nje zuzar qe eshte edhe per eproret e tij qe me pare ishin magaziniere. Pervec kesaj eshte edhe nje cike spiun, dmth bashkepunetor i shish

    2. tonini says:

      Or k*r, po te kishe njohuri do e dije qe nuk duhet kompjuteri domosdoshmerisht sepse ne bote doktoraturat kane filluar para qindra vjetesh dhe kompjuteri nisi ne shekullin e kaluar.

      Nese ben kerkime dhe mbledh te dhena, mund t’e shkruash edhe ne leter ose me makine shkrimi, jo te kesh kompjuter si ti dhe te jesh gdhe.

      Thelbi i artikullit eshte poshtersia qe behet me arsimin ne Shqiperi ashtu si dhe ne cdo fushe tjeter. Vidhen titujt shkencore dhe diplomat hapur fare dhe kjo pranoet nga nje shoqeri teresisht e qelbur. Kjo fillon nga koka dhe shikon ne parlament sesi gjithe kllufat si ti kane marre nga 3 diploma ne 1-2 vjete dhe ky turp pranohet.

      1. migenatresa says:

        O Tonin kllufi une jam punetor, po ky Perparimi ka kopjuar doktoraturen e tij a me kupton?

      2. fl says:

        Leri more aman te vrapojne te doktoraturat e universiteteve te bregut te lanes keta, se keshtu kane qejf. Pastaj eshte Partia qe u gjen nje vend pune ne shtet.

        Jane njerez me vizion nuk e zgjedhin kot ciklin e trete aty. Kush ka fatin mund ti bie dhe si udheheqse Argita dhe ndoshat arrin dhe ta shikojne ne fytyre.

  3. Latif Dreqi says:

    Ne po leme leshte ketej kemi nga 5 vjet..nejse e c’nuk polli ai vend, pse pjell dhe ca dr. shkencash nuk behet qameti..

  4. Saimiri says:

    Po si ka mundesi “lançua”… ku dreqin e ke studiuar shqipen xhanem? shko merru me ndonje gje tjeter nqs nuk di te shkruash gjuhen amtare.

    1. marsela says:

      Me vjen shume keq qe kapeni pas nje fjale dhe nuk shikoni thelbin. sa per di apo sdi te shkruaje gjuhen amtare, une personalisht e njoh , eshte nje pedagoge e shkelqyer, shembull ne universitet, dhe nuk di vetem shqipen mire ,por dhe 4 gjuhe te huaja. Ajo qe spo kuptoni eshte gjendja ku kemi arritur qe po shkojne ne universitete nxenes qe nuk dine as emrin te shkruajne dhe krenohen me diplomat e tyre te blera. Kjo eshte per te ardhur keq…

  5. Keni plotësisht të drejtë znj.Rira,është një problem akut,puna e arësimit tek ne.Sot gjen më shumë ”profesionistë”me mastera e doktoratura se sa profesionistë të lirë nga titujt e rëndë shkencorë…Ka që mendojnë se ndoshta konkurenca do të bëjë punën e saj në treg…Por,nuk ka ndodhur kështu,sepse në shqipëri ”jeton”miku dhe shoku…është nepotizmi në vend të konkurimit me kritere profesionale dhe shkencore…Në Shqipëri pushteti ti jep të gjitha pasurinë dhe qejfin…jetën përrallore!Në Shqipëri ka ndodhur që tjetri mund të jetë edhe pedagog edhe opinionistë,pra,njeri i nderuar…dhe pastaj të përfundojë duke marrë ryshfet..për të dhënë notë kaluese.Janë dy tre raste kohët e fundit,të cilët uroj që ta kalojnë një pjesë të mirë të jetës në burg,si shpërblim për atë që i bëjnë përditë arësimit,dhe shkencës në Shqipëri.

    1. migenatresa says:

      Bravo pm ja ke thene me ne fund ne sy personit te duhur. Ketu tek ne te ben moral imorali. hej dreq hej

  6. Besa-hamburg says:

    Ai komenti i pare , duket jo vetem idiot por edhe i pavend, duket qe po aq lesho duhet te jete edhe ai ex-moslemi qe nuk shikon thelbin por kapet pas nje fjale.Eshte e vertete qe shume gjera te frikshme po ndodhin en Shqiperine tone, edhe doktoraturat fallco apo kot na duhen e na u mbush vendi me budallenj.do ti hyjne ne gjithe politikes me pas.

  7. tonini says:

    Pervec gangrenizimit te shoqerise Shqiptare ne cdo nivel, nje arsye qe vjedhja e diplomave ndodh kaq kollaj eshte sepse nuk ka shoqeri civile dhe media qe t’i ekspozoje. P.sh. Gazetat dhe televizioni mundet shume thjeshte te bejne listen e gjithe te diplomuarve menjehere pasi sali berisha liberalizoi ligjin per arsimin dhe t’a botojne. Te botojne edhe listen e gjithe deputeteve dhe drejtuesve te shtetit qe kane keto lloj diplomash ose te marra ne afate te paarsyeshme me korespondence, p.sh. 3 diploma per nje vit.

    Problemi eshte se te gjithe jane bere njesoj dhe gjera te tilla nuk u bejne pershtypje.

    1. migenatres says:

      Tonini, tani ke folur si bburrre. Te shtrij doren e komunikimit.

  8. ac milan says:

    Ke shum te drejte MIRANDA po eshte shume e vershtir te civilizosh ca mostra qe jane ne zhdukje si ky tipi ex- moslem qe nuk e ka iden per ca behet fjale nuk ka faj aq kultur ka.

  9. ac milan says:

    ke shum te drejte po ka ca mostra qe jane ne zhdukje si ky tipi ex-moslem qe nuk e ka iden per ca behet fjale ska faj aq kulture ka

  10. Dardani. says:

    E pergezoj, Znj.Rira per kete artikull ne publik…! Ne shoqerine e civilizuar debati apo replikimi per nje ceshtje te caktuar eshte nje e drejte demokratike e cdo njerit, por me menyren se si ne, shkruajme dhe gjykojme tregojme nivelin kulturor qe zoterojme. Doktoratura ose PhD qe njihet shkurtimisht ne boten e huaj, eshte titulli i fundit dhe me i larte qe merr nje profesionit qe ka studiuar dhe punuar shkencerisht ne nje fushe ose profil te caktuar. Shume doktore te fushave te ndryshme me punen e tyre luajne nje rol te rendesishem ne zvillimin shoqeror sespse japin alternativa qe ndikojne pozitivisht ne zvillimin e vendit ne rastin konkret Shqiperia, ka nevoje per shume zgjidhje per ta cuar kete vend, atje ku gjithe shqiptaret pretendojne. Sa i perket drejtshkrimit, autorja nuk eshte gazetare apo redaktore dhe mund te kete dhe ndonje fjale te huazuar, por e rendesishem eshte thelbi i shkrimit qe doktoraturat te mos ngaterrohen me patentat apo certifikatat e kurseve disa mujore. Znj.Rira eshte petagoge e njohur nga shume studente qe ajo u ka sherbyer, ka studiuar ne Amerike dhe me se fundi ne Belgjike dhe vazhdon punen shkencore te profilit te saj drej titullit “Dr. Rira”. Ajo kerkon te arrije tek niveli qe kerkon ky titull dhe mbas te pretendoje se e meriton vertet kete privilegj shkencor…..!!

  11. Dardani. says:

    E pergezoj, Znj.Rira per kete artikull ne publik…! Ne shoqerine e civilizuar debati apo replikimi per nje ceshtje te caktuar eshte nje e drejte demokratike e cdo njerit, por me menyren se si ne, shkruajme dhe gjykojme tregojme nivelin kulturor qe zoterojme. Doktoratura ose PhD qe njihet shkurtimisht ne boten e huaj, eshte titulli i fundit dhe me i larte qe merr nje profesionit qe ka studiuar dhe punuar shkencerisht ne nje fushe ose profil te caktuar. Shume doktore te fushave te ndryshme me punen e tyre luajne nje rol te rendesishem ne zvillimin shoqeror sespse japin alternativa qe ndikojne pozitivisht ne zvillimin e vendit ne rastin konkret Shqiperia, ka nevoje per shume zgjidhje per ta cuar kete vend, atje ku gjithe shqiptaret pretendojne. Sa i perket drejtshkrimit, autorja nuk eshte gazetare apo redaktore dhe mund te kete dhe ndonje fjale te huazuar, por e rendesishem eshte thelbi i shkrimit qe doktoraturat te mos ngaterrohen me patentat apo certifikatat e kurseve disa mujore. Znj.Rira eshte petagoge e njohur nga shume studente qe ajo u ka sherbyer, ka studiuar ne Amerike dhe me se fundi ne Belgjike dhe vazhdon punen shkencore te profilit te saj drej titullit “Dr. Rira”. Ajo kerkon te arrije tek niveli qe kerkon ky titull dhe mbas te pretendoje se e meriton vertet kete privilegj shkencor…..!

  12. Nard says:

    Eshte bere si e modes….!! Me cpo shoh dhe ky “ex-moslem” duhet te jete per doktorature qe e ndjeu kaq personale kte artikull kaq te pikasur. Suksese Znj.Rira.

  13. plaku says:

    Djema me kujtohet njera nga fabulat e Esopit. U takuan nje here macja dhe luanesha. Macja qe, kishte lindur disa macoke i thote krenare luaneshes se, ajo kishte lindur disa macoke ndersa luanesha vetem nje luan te vogel. Luanesha u pergjegj se, eshte e vertete se, ajo ka lindur vetem nje femije por ai do behet LUAN.
    Po keshtu eshte edhe puna e fabrikave te diplomave ne Shqiperi, fabrika te cilat jane si puna e maceve.
    Kam qene me pushime ne Kube dhe aty shoqeruesit kubaneze na thoshin ne konfidence se, ne Kube jane prostitutat me tituj shkencore dhe njekohesisht me te lirat.
    Nuk e di ne se, ka ndonje ndyshim midis nje prostitute me titullin doktor dhe nje tjetre pa titull shkencor.
    Ne Shqiperine e sotme GENJESHTRA ESHTE KTHYER NE SISTEM. Problemi eshte se bota tallet me ne.

  14. valter says:

    Autorja ka te drejte por fatkeqesisht ashtu si edhe per te gjitha çmendurit qe kane ber keta per 20 vjet kjo e doktoraturave ska asnje impakt ne shoqerin e semure shqiptare. Por une do te thosha nje gje, ne shqiperi edhe profesor doktore te behen nga privati e shteterori sita do te vihet nga BE. Cdo qeveri qe do te vihet do te jete teknike pasi asnjera ska buxhet per te paguar rrogat dhe ashtu si edhe ne greqi do te jet brukseli qe do te vendosi njerzit. Puna e doktoraturave aty eshte piramidale ashtu si edhe universitetet.

  15. Ardit says:

    o plak, e di si esht kjo puna jote, a mer plak mer plak…. je totalisht shum i qart. po kujt i thua, puna jone esht. “po nuk pati tjetri, nuk dua as un, nqs ka tjetri dua dhe un…………

  16. everteta says:

    Kjo Miranda Rira po te pyesni kur ka qene studente ka qene studente shume e dobet dhe i ka kerkuar gjerat ti arrije pa merite. Pyeteni pake per njohurite dhe mesataren e saj.as i AFROHET DOT fAKULTETIT KU KA MBARUAR OSE PO TE PYESNI DHE SHOKET E KURSIT. kJO SDI ASGJE DHE JEP MEND PER CILESI,

    1. pergjigje per te verteten , says:

      ti duhet te jesh nje nga ata shoket e kursit te saj qe e ke blere doktoraturen ose je nej deshtak, pse te djeg more vella? une e kam pasur pedagoge zyshen dhe eshte nej nder me te mirat ne fakultetin ton, ka studiuar ne usa dhe ne belgjike, . me rrespekt, mirel muca.

    2. pergjigje per te verteten , says:

      ti duhet te jesh nje nga ata shoket e kursit te saj qe e ke blere doktoraturen ose je nej deshtak, pse te djeg more vella? une e kam pasur pedagoge zyshen dhe eshte nej nder me te mirat ne fakultetin ton, ka studiuar ne usa dhe ne belgjik, . me rrespekt, mirel muca.

    3. Skampini says:

      Ju e ….verteta,,,,, duhet te dini dicka se krahasimi i dy studenteve nuk behet ne baze te mesatares se notave, sepse varet se sa e merituar eshte ajo mesatare.Nje student qe ka studiuar mund te zoteroje njohuri me shume edhe pse ka mesatare me te ulet nga nje student qe i ka marre rezultatet me hater te ndonjerit.Kur u kthye nga periudha e specializimit nga Amerika, znj.Rira pasi u njoh me metodat e mesim dhenies te universitetit ku studjoi, ajo menjehere hodhi idete se ato metoda, duhet te praktikohen dhe ne Shqiperi per nje cilesi me te larte profesionale dhe jo thjesht qellimi te zoteroj disa diploma sa per te zene nje vend pune. Ndersa ne universitetin e Belgjikes ku studioi per nje periudhe te caktuar, sigurisht qe ajo u njoh me menyrat e mesim-dhenies te stilit -Evropian. Ne se znj.Rira kerkon te fitoje apo te ngrihet ne nivel shkencor pa merite, atehere ajo duhet ta kishte marre me kohe doktoraturen e saj, ashty sic e kane marre te tjeret, por ajo kerkon ta arrije ate titull me pune dhe nivelin shkencor, qe duhet te jete- “kriteri baze i c’do doktorature” ne cilen do fushe-studimi, ekonomike, shoqerore, ligjore , politike apo ne shkencat e natyres…..!!

    4. Skampini says:

      Ju e ….verteta,,,,, duhet te dini dicka se krahasimi i dy studenteve nuk behet ne baze te mesatares se notave, sepse varet se sa e merituar eshte ajo mesatare.Nje student qe ka studiuar mund te zoteroje njohuri me shume edhe pse ka mesatare me te ulet nga nje student qe i ka marre rezultatet me hater te ndonjerit.Kur u kthye nga periudha e specializimit nga Amerika, znj.Rira pasi u njoh me metodat e mesim dhenies te universitetit ku studjoi, ajo menjehere hodhi idete se ato metoda, duhet te praktikohen dhe ne Shqiperi per nje cilesi me te larte profesionale dhe jo thjesht qellimi te zoteroj disa diploma sa per te zene nje vend pune. Ndersa ne universitetin e Belgjikes ku studioi per nje periudhe te caktuar, sigurisht qe ajo u njoh me menyrat e mesim-dhenies te stilit -Evropian. Ne se znj.Rira kerkon te fitoje apo te ngrihet ne nivel shkencor pa merite, atehere ajo duhet ta kishte marre me kohe doktoraturen e saj, ashty sic e kane marre te tjeret, por ajo kerkon ta arrije ate titull me pune dhe nivelin shkencor, qe duhet te jete- “kriteri baze i c’do doktorature” ne cilen do fushe-studimi, ekonomike, shoqerore, ligjore , politike apo ne shkencat e natyres…..!

    5. Ervini says:

      Urime Znj. Rira per kete shkrim dhe bravo per kurajon publike per te qene kritike ndaj nje manie te tille qe po i ben te gjithe me doktorata. dua ti jap pergj , te vertetes- genjeshtres qe ka folur pak em alrt. me autoren kam nje njohje personale dhe e di se gjerat i ka arritur me sh mundime dhe sakrifica. Ne kohen kur erdhi studente ne ate fakultet, ajo vinte nga nje fshat i Librazhdit e nuk kishte fare e fis ne fakultet per te kerkuar nota me mik e kete e dine fare mire pedagoget dhe kursi i saj. se dyti, Amerika nuk te jep burse fullbright me mik dhe Erasmusi nuk te jep burse phd me mik. se treti,ne keto 8-9 vite si pedagoge ne universitetin e Elbasanit autorja ka nje reputacion te shkelqyer tek studentet e saj te cilet jane vleresuesi me i mire. Suksese te metejshme ne karrieren tende akademike dhe me gjere, Miranda.

  17. deltari ilir says:

    He me te lumte “lancua”ti moj qe nuk i ra nje pike atij profesorit tend.

  18. Riva says:

    Ka arritur puna qe te behesh me doktorature nga Tit Barja ne fakultetin e infermierise

  19. Stoku says:

    Kur vlerat percmohen prodhohet stok.Kjo eshte qeveria antivlere.

  20. Ela says:

    per 5 vjet i bie nja 15.000 doktore shkencashen Shqiperi, e cvete , e keni parasysh edhe drogaxhinj e kriminele do behen me doktoratura, sepse kane mikun e kane leket, ky vend sa vjen e ben gropen mertitokracise e thellon krizen en gjitha sferat. kafshate qe skapedihet ehste po kujt ti thuash, interesat e injoranteve i kalojne ato te atyre qe i arrijen gjerat me djerse dhe me mundim.

  21. Bukurije says:

    Let’s talk. Nuk mu besuan syte fare kur LSI perfaqesohet nga nje rrajcare, po po fshat i humbur fare. Po si gjithmone ne politike ju dalin lakrat ngapak perdite. Dhe kur te vije ajo dite, do them me vete ka drejtesi edhe per nje dite. Miranda une te njoh si imorale qe fle me burra te martuar. Riva komentuesja eshte e sakte kur thote nje prej tyre eshte edhe Petrit Barja, dhe persona patjeter te fushes se politikes qe te kane vene ne kandidature me djersen e ballit, sado leke te enderrosh do vesh ne origjine, ke qene pa buke, se je e dhjeta e femijeve nuk mund te pasurohesh ne djersen e njerezve te ndershem.Keto jane komente nga nje rrajcar apo rrajcare qe ke bere diku dem. Do te dalin edhe historija te reja kujton se jane fjale pazari dhe mund te qeshesh kujdesssssssssss.

    1. Shebeniku. says:

      (Bukurie),,,,,e para ju kush do qofshi, mashkull a femer, po per te lexuar dini gje..?? me lart komentuesja “Riva” shkruan per doktoratura nga fusha e infermjerise…,dhe nuk shkruan, pa lidhje sic parallisni ju,me siper. Ne Shqiperi, kur nuk duan te shohin nje femer lart, te paren gje do bejne eshte qe do ta ngaterrojne me llafe te pa qena, ky eshte civilizimi i bukurijes dhe familjes nga rrjedh. Sa i perket fshatit Rrajce, ky fshat nuk eshte i humbur, por ne tere Shqiperi e me gjere, njihet si nje vend me tradita, vend me njerez punetore, mikeprites e arsim dashes.Ne se LSI-ja ne zgjedhjet e kaluara fitoi, 4-mandate ne te gjithe vendin, ne keto zgjedhje ne Elbasan u fituan dy-mandate dhe merite te padiskutueshme per kete ka dhe znj.Rira, e cila u vleresua nga te gjithe te rinjte dhe te rejat dhe familjet e tyre qe ajo me punen e saj u ka sherbyer me cilesi dhe korrektesi.Znj.Rira, askujt nuk i ka bere dem dhe keq, perkundrazi ka ndihmuar, aq sa ka mundur dhe ja kane lejuaj, kriteret e mesim-dhenies,kush nuk ka tru per shkolle me mire te rrije ne fshat,mund te kete dhe nga fshati i saj, qe u nisen ne fakultet fyell dhe u kthyen mbrapa te ruajne delet.ehhhh po kot nuk i thone, vendi i llafeve, prandaj shqiperia nuk perparon, megjithate…znj.Rira, gezon vleresim jo vetem ne Rrajce, por ne gjithe Shqiperine e Mesme, tek te gjithe ata/ato qe ja deshijojne te miren.

  22. Reshati says:

    Une e lexova me kujdes artikullin e Znj. Rira. Ndoshta nga zonjushe se fundmi mund te jete bere dhe Zonje. Ne fund te fundit gjithkush ka te drejten legjitime te behet Zonje….
    Faktikisht tema qe ajo ka zgjedhur ka kuptim, eshte nje shqetesim i diteve te sotme ne Shqiperi dhe veshtire ta gjejme ne rajon nje fenomen te tille. Nuk jam e mendimit qe shkrimi i Znj. Rira ka ndonje nivel te larte akademik, por ne fund gjithkush ka te drejten te shprehet ashtu sic e mendon.
    Si u gjenda ne kete artikull pas kaq kohesh???
    Rastesisht nga nje mike e perbashket ne fb. Konstatoj qe Znj. Rira tashme qenka deputete e parlamentit shqipetar. Me thene te drejten nuk mendoj se te tjeret jane me te mire se ajo, por meqe po flasim pikerisht per te, mendoj se Znj. Rira nuk e meriton vendin qe mban.
    Une e di shume mire me sa veshtirsi kjo zonje ka marre provimet ne Elbasan. Une e di shume mire sa e shtirur ka qene kjo zonje ne kishen ku praktikonte besimin. Nuk po futem ne detaje te tjera personale pasi ne fund te fundit ceshtjet e moralit intim i perkasin vetem asaj, por di te them qe ka qene pa diskutim, nje Zonjushe ne ate kohe qe nuk mendonte dy here te godiste dhe miken me te mire per te ecur vete perpara.Ja qe ka patur rezultat dhe taktika e saj.
    Ju siguroj qe nuk kam qene as mike dhe as armike e Znj. Rira, thjesht nje vezhguese e jashtme e nje moralizmi falls qe e karakterizonte zonjen atehere dhe me sa shoh ende dhe sot.

  23. entela says:

    sa te tilla ka dhene fakulteti i gjuheve te huaja kur injoranti Viktor Ristani ishte shef departamanti..joper gje por i merrte dhe nga zyra e tij private dizertantet..e turpshme

  24. Beni says:

    Entela, shume e drejte kjo..pse nuk permend plakun Ilo Stefanllari i cili u ngop me leke qe i ndane me viktorin..ai udheheq 10 doktoratura ne nje vit..plaku mere…nuk sheh qe bie era shurre po dhe udheheq….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje