Nga Anila Çobani
Sa u be në krye të Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha? Ka hyrë në vitin e dytë… Ka hartuar vetë, ka miratuar vetë dhe i ka bërë shtransparencën vetë dy buxheteve!! Në fakt unë sot nuk po merrem me buxhetin underground të ‘Lulzim & kunat’, por do të merrem me premtimet e kësaj SH.P.K si në fushate, ashtu dhe në fillim të vitit që shkoi.
Gjithkush nga ne i kujton shumë mirë kronikat me zhurmë të madhe ku shfaqej ai xhandari cung me një shpure policësh bashkiakë tek shkulnin lulet dekorative të lokaleve për lirimin e hapësirave publike. Atë që në fakt Lulzimi e premtoi duke akuzuar paraardhësin e tij. Kushdo e mban mend Lulzimin e sikletosur që iu qante hallin qytetarëve se iu kishin marrë qytetin bizneset. Biznese, që në mënyrë estetike kishin vendosur dhe paguanin rregullisht konform ligjit taksën për zënien e hapësirave publike. Por çfarë ndodh sot?! Ato që ekzistonin i shtuan territoret e kafepirjeve jo vetëm në trotuare, por zaptuan dhe rrugët. Aty ku trotuaret nuk përballojnë kalimin e as dy vetave së bashku, kandaharuan me batërdi dhe turlilloj tavolinash, karrigesh, çadrash, tendash dhe jo në pak vende divane sallhoresh.
Jo shumë larg Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në rrugën “Muhamet Gjollesha” apo te zona që njihet si “21 Dhjetori” zënia e hapësirave publike ka marrë përmasa irrituese dhe jo vetëm të shëmtuara, por edhe të rrezikshme jo vetëm për qytetarët në punë të tyre, por dhe atyre që sapo zbresin nga autobuzët e periferisë e shijojnë kafen në të gjithë orët e ditës mes smogut e katrahurës. Nuk janë të pakta zonat në Tiranë që janë bërë si mejhane. Tani nuk ka vend në kryeqytetin tonë që rrëmuja dhe batërdia e pataksuar të mos jenë evidente.
Por nuk mjaftuan vetëm trotuaret. Në një kalim të përditshëm tashmë qytetarët e Tiranës ndeshen me një fenomen tjetër alla-Lulzim. Janë zaptuar urat! Në urat që ndajnë qendrën e Tiranës sot behet lloj-lloj tregtie. Duke filluar nga veshjet e përdorura e duke vazhduar me pjekjen e gështenjave… duke kujtuar batutën e një filmi të hershëm shqiptar: “Po me urën ç’patën xhanëm?”.
Tani Tirana jeton ditët e një qeverisjeje vendore pa fre në babëzi, pa fre në rrëmujë, pa fre në shkatërrim, pa fre në ndotje. Premtimi tjetër i Lulzimit ishte heqja e të gjithë kazinove dhe bizneseve të lojërave të fatit në periferi. Në fakt jo vetëm që nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por duke iu referuar vetëm 5 zonave në Tiranë sipas ndarjes territoriale, janë shtuar 9 të tilla. Duke iu referuar këtij rasti, kryetari në detyrë me vota të vjedhura premtoi që: “Këto biznese në rast se nuk shpërngulen në ambientet e vëna në dispozicion nga Bashkia, do detyrohen të paguajnë taksa më të larta”. Premtimi është harruar dhe nuk ka asnjë informacion nëse këtyre bizneseve iu është rivlerësuar taksa dhe nese po… a paguhet prej tyre!?
Janë të shumta premtimet për heqjen e taksave. Asnjë taksë e hequr, asnjë taksë e reduktuar! Për mospagimin e taksave deri në 5 vjet për ata që punësojnë deri në 50 punonjës! Të gjitha paguajnë detyrimet tatimore e prej kohesh dhe të një rivlerësimi për tatimin mbi pagat dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Uljen e çmimit të bukës ndërkohë që shitja e saj vazhdon me çmime të ngritura dhe pa asnjë lloj kontrolli në cilësi e gramaturë. Tirana është ajo që është… kryeqytet i evoluar në vite! E bukur, e zhurmshme dhe me problemet e një metropoli. Por Tirana është ku qytetarët punojnë dhe jetojnë ëndrrat e zhvillimit. Tirana nuk e meriton keqmenaxhimin e Lulzimit! Realisht Tirana nuk e votoi Lulzimin… pasi iu mori votat, tani ai po ju merr qytetin! Si do të ishte sot Tirana pa Lulin?!
epo ai quhet Lul torta, ashtu sic beri torten, ashtu e ka bere edhe Tiranen..
Por cfar njerzish jini mer jahu. Po premtimet e Lulit tone kan qene veqse per 100 dietet e para. Me thoni ju mue a kan kalu? Po. Ahera cfar dreqin doni nuk do merna 4 vjet me ankesat tuja. Kush asht i zoti dhe ma i rregullt me Doktorin nderto kto muj se masanej nuk i dihet
keta (luli me Co)e kane qelbur tej norme moj cobani,keta jane si aleja qe s’do te dije nga pordhet.
Keta s’meritojne as emrin shqiptar,edhe kafshe tu thash e kane pak.
NORMALE…LULI VOCEL E KA KTHYER TIRANEN NE NJE BATHORE. SE KTHEHET VET NE ORIGJINE.
ky popull keshtu e do,,ti rrjepesh ti degjenerosh dhe ti vrasesh,,sepse ai edi punoj pak me shume se ai demokrati para edit,,por ky popull legen popull pa tru nuk i duan ata njerez qe punojne,,edhe pak sic thone disa per edin,,por punoj ose u mundua te punoj,,mbajeni demokratin tuaj tani,,mos u qani,,por qeshni kur te ikni te gjithe piramide,,se e meretiut,,ju nuk doni njerez e punojne sepse quhen komunista,,sic i thoni socialisteve,,komunista me duket se jane demokratet se duken qe per pushtet vrasin cfar populli ti dali perpara,,gra fmi pleq etj,,kjo eshte vertetetuar ne 1997 cfare bene demokratet,,dhe do duket perseri mbas 23 qershorit,,dhe atje do duken komunistet,,komunista jane ata njerez qe nuk duhet te lene pushtetin kurre,,kush eshte ketu ne shqiperi qe nuk do te lej pushtetin,,me duket demokratet se i kan dhene provat edhe here tjeter se cfare i bene ketij populli ne vitin 1997,,dhe nje pyetje per ju komentuesit( cdo te thote komunista,,dhe cdo te thote antikomunista??????)se une nuk shoh ndonje dallim nga ajo kohe me kete kohen e sotme ne qeveri,,politikanet e atehershem kishin gjithe shqiperine,,kurse sote politikanet kan vendet me vlere dhe luks,,,ku ndroshojne komunistet e atehershem me demokratet e sotme…
As Lulxim Boshes e as atyre qe i dhane viten su behet vone per keto gjera. Dihet qe nje pjese nuk jetojne ne Tirane po per mos prekur ndjenjat e “forta” nacionaliste te koheve te fundit spo i zeme me goje. nje pjese jetojne ne ca zona qe …. kurse ata qe jetojne brenda unazes dhe votuan Lulin jane thjeshte tifoze, as mos u lodhbi tu shpjegoni gje.
HA HA HA OJ Z:ANILE THUAJ E URREJ LULIN DHE E DUA RAMEN E MOS NA TREGO PERRALLA SE KOKEDERRI RAMA E PAT BERE TIRANEN NJE KATRAHURE DHE E LA PER 13 vite pa plan urbanistik
Populli thote nje fjale te urte: Inat kije e foli hakun :
Edi Rama e beri Tiranen ti vinte pak era kryeqytet.
Largoi kioskat qe e qelben Tiranen dhe te vinte ndot te pije kafe te lokalet me ere sh….e m….
Dhe Bashkia ne kohe te Edi Rames ishte i vetmi institucion qe funksiononte si shtet dhe kjo eshte e verteta ,te pelqen ty more djale apo jo……
Ky tipi,cungu, jo vetem qe nuk liroj trotaret nga tavolinat e karriget, por me karrotrecet e tij, ne vend qe te liroje rruget nga makinat “shitet” te cilat nuk kane paguar asnje takse a dogane, nuk le vend qe te grabise makinat e njerezve te thjeshte. Pale, ka plasur biznesi me i ri i romeve, parkimist, ata tipat qe ne mes te bllokut, ne mes te Tiranes, ne sy te lloj e sorollop polici, me nje kuti kartoni ne dore, nuk lene shofer pa shantazhuar per te paguar gjoben…, perndryshe te gervishet makina. A ka rend e siguri ne rruge? Kush pergjigjet per kete situate? A e di kete gjendje Lulushi apo ai i shkreti eshte i paster!!!!!!!!?
O Nila je yll bote.Zeri yt ka qene dhe mbetet kumbues per te demaskuar keta dembele.Forca per 2013 per te larguar njehere e mire keta shkaterrimtare.