Politikë kurbanësh

7 Janar 2013, 21:47Blog TEMA

Nga Ardian Vehbiu

Kush më shumë e kush më pak e ka ndjekur këto ditë linçimin që ia bënë Kosta Barjabas mediat në Tiranë.

S’e kisha pritur që opinioni publik shqiptar të kishte rezerva kaq të pashtershme indinjimi moral kundër vjedhjes.

Nuk krrakëritën vetëm politikanët, as ata që paguhen për të krrakëritur; por edhe njerëzit e zakonshëm, anonimët, të thjeshtët, ose armata e gatshme e populizmit.

Kaq ndyrë iu vërsulën këtij njeriu, sa t’ia rehabilitonin emrin, në një plan të epërm.

Kosta Barjaba është një studiues i mirënjohur, një veprimtar i shoqërisë civile, një baba dhe bashkëshort. Çfarë i ndodhi në Palo Alto, do ta konsideroja – hë për hë – si fatkeqësi.

PD-ja, me frymë të rëndë prej buallice, siç e ka zakon, ia shkatërroi personin publik këtij të ziut, duke e quajtur “xhepist ordiner” etj.; edhe pse qartazi kjo u ndërmor për të goditur PS-në, me të cilën Barjabën e lidhnin shumë fije.

Vëreni si lufta për të ndarë krundet e pushtetit në Tiranë, e bëri një viktimë të re. Zotat e politikës shqiptare kërkuan edhe një herë gjak, dhe e gjetën një qyqar për ta flijuar.

Nuk ka asgjë etike në ofensivën mediatike kundër sociologut dhe veprimtarit Barjaba, as në distancimet hipokrite të institucioneve ndaj tij. Është reagim i ndyrë i një klase njerëzish shpirtërisht mjeranë, të frikësuar dhe të varfër; i një klase gjysmë-njerëzish, të cilëve s’u ka mbetur më asnjë farë humanizmi.

Barjaba kushedi vodhi në një dyqan në ShBA – edhe pse unë vetë nuk e besoj që ai të ketë vjedhur; por le ta marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet.

Çfarë të themi përballë këtij incidenti?

Një bashkëshort dhe baba, që poshtërohet përballë familjes së vet, miqve të vet, kolegëve dhe publikut të vet, mbarë opinionit publik.

Që poshtërohet, përgojohet me epitetet më shkatërruese, përdoret egërsisht për të goditur PS-në, pezullohet dhe përjashtohet, shkishërohet dhe ostracizohet – duke përfunduar si cjap i larjes së mëkateve, për një shoqëri të zhytur në ves dhe anomi, si kjo e tanishmja në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri.

Linçimi i tij publik s’ishte veçse një festival pagan, barbar, dionisiak; ose fytyra e ngërdheshur, gjakatare, e po atij demoni kolektiv që shqeu me thonj e dhëmbë tortën e Pavarësisë, në sheshin Skënderbej në Tiranë para një muaji.

Zëri i atyre pak individëve që u distancuan, që shprehën një rezervë, një keqardhje, një empati për Barjabën u mbyt sakaq nga krrakërimat e korbave – me qindra, mijëra e dhjetëra mijëra, që kanë kolonizuar tashmë pemët e pushtetit, të shoqërisë civile dhe të mediave.

Dhe kjo në kontekstin e një republike e cila ia lejon vetes të qeveriset, prej vitesh, nga një kastë pushtetarësh të cilët shumica i njeh si hajdutë (jo të dyqaneve amerikane, por të xhepave të vetë taksapaguesve); dhe jo vetëm i njeh, por edhe i admiron si të tillë.

U desh ky incident me një figurë minore si Barjaba – deri më sot i njohur vetëm si sociolog, profesor universiteti dhe veprimtar i shoqërisë civile – që të na shfaqej para syve, në krejt shëmtinë e vet, bataku moral i Shqipërisë së sotme.

*Peizazhe të fjalës

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/07/politike-kurbanesh/

48 komente në “Politikë kurbanësh”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Mire e the, qe nje muaj me pare, harruan si e shqyenin torten me dhembe e legena si njerez barbare..

    1. reformer says:

      Kjo sjellje eshte shprehje e nje barbarizmmi te vertete, nje sjellje qe me turperon si pjestar i ketij kombi, i cili perulet si qyrrash para arrogances se pushtetit (rasti Meta-Prifti) dhe ngrehefoset si nje palaco i neveritshme para nje personi te pambrojtur, i cili mund te kete gabuar edhe shume rende, por nuk duhet te sulmohet me nje egersi dhe kanibalizem moral. Por nuk jane te gjithe shqiptaret te tille. Me se shumti kjo shkarje ka nje baze politike.

      Kombi qe ka prodhuar Nene Terezen dhe qindra figura te tjera fisnike, nuk duhet t’ja lejoje vetes c’mendurine e barbarizmit! Populli qe strehoi cifutet dhe italianet e ndjekur nga hitlerianet, populli qe priti kosovaret nuk eshte i tille si Sali Berisha, zedhenesja e PD-se apo bullgare te tjere qe na jane cfaqur si fantazma midis nesh. Personalisht po te isha pjese e PS-se do ta pranoja edhe koston e nje qendrimi te heshtur. Por politika e ka cuar gjithmone kete vend ne krahet e cmendurise dhe ne prag te luftes civili. keshtu qe nuk eshte ndonje cudi qe te licohet nje person i vetem per propagande elektorale.

      1. hakihakiu says:

        i dashur reformer.me te vertete me pelqeu mendimi juaj per ngjarjen Po nje tuf lakejsh servile te pushtetit i turren me vrap dhe emasakrojnenje njeri TURP

        1. Reformer says:

          faleminderit i nderuar haki, por gjithmone kam menduar se fisnikerine tone e ka manipuluar dhe instrumentalizuar politika ne pergjithsi, dhe Sali Berisha ne vecanti.

          Te ashtuquajtuarit “politikane” qe per mua jane vetem parazitet dhe shushunjat e rradhes, i kane kercyer mbi kurriz shqiptareve dhe nxisin ndjenjat me vulgare dhe primitive te njerzit e thjeshte. Nxitja e ndjenjave negative eshte nje mekat shume me i madh se vjedhja dhe kete influence te neveritshme dhe te vazhdueshme e ka marre per siper nje moster qe e kemi kryeminister. KY POPULL NUK E MERITON NJE QEVERI TE TILLE!

      2. Toni says:

        Autori ka “harruar” dhe nje detaj te vogel pa thene, ate te faktit qe kesaj orgjie perverse popullore, iu bashkua edhe nje nga kryevirgjereshat, edi rama, i cili jo vetem u sul me vrap per te qene nje nder te paret ne kete orgji derrash por madje u kthye dhe ne organizator te saj duke u “distancuar” nga keta hajdute si bajraba por nderkohe na han ngjalen e ilirit.

        1. nd-ih-ma says:

          Zoteri ka mundesi te kete lexues te komenteve qe te mos e kuptojne shprehjen tende te fundit”na han ngjalen e ilirit”.Kjo “na” do thote se eshte juaja dhe ke frike se mos te mer racionin .Te befte mire e mos ler te ta mare asnjeri.

          1. Toni says:

            Zogu vogel, mos u merzit se nuk ta ze rradhen njeri. Shef edi e hengri me nje kafshate ngjalen e ilirit, ti e ke parasysh se si te grin edi per ngjala.por rri rehat se ngjalen e edit do e hani vetem ju, zockat e vogla te bindura te shef edit, si erjonka, saimircka, etj.

        2. Toni says:

          Te krahasosh vjedhje dyqanesh me ato te pronave publike eshte a) injorance e skajshme, ose b) hipokrezi e ndyre! Edi e beri prej te dytes, ndersa ti shpresoj ta kesh me mire prej te pares.

          1. migenatresa says:

            @ Toni Montana O injorant xhesti eshte i njejte. Kush vjedh duke shfrytezuar postin eshte me i poshtri i te poshterve, por kush pretendon post dhe ka nje status social dhe vjedh ne supermarket meriton nje peshtyme ne surrat.

            1. Toni says:

              Ne fjalin e pare thua xhesti eshte i njejte.ne fjalin e dyte thua se nuk eshte. Je po aq kontradiktore sa edhe vet edi legeni.

      3. tefta says:

        te gjitha meritat e popullit shqipetar media perendimore ti shuan menjehere pas ketyre ngjarjeve dhe ne mbetemi perseri per ta shqipetar primitive dhe te perbuzur edhe ne brezat e ardheshem te pa pranushen ne perendimin e larget ,si njerez te civilizuar

        1. florije sk says:

          Ti Tefta mos u turpero nga shqiptaret ne perendim se ti .vodhe parate atje ku punoje dhe ike ne perendim.Mos u hiq si e ndershme tani ne perendim ,se perendimi te pranoi ne fillim se i dhe dhe shume gjera te tjera por pastaj te flaku, tani je kthyer dhe te duket ky vend flori para perendimit.Njerez si Zoti Bajraba jane te nderuar se kane kontribuar per kete vend gjithe jeten e tij,kurse ti ke kontribuar duke u bere bjonde qe te te pranonin ne pune,ka ndryshim te madh midis teje dhe atij Zoterise.

    2. anonimi says:

      Ore njerez eshte ne terezi ky vehbiu?!!! o mjere hqiperia me keta psudo intelektuale, qe Muc puci nanos ne shpllka njeri te vitit, po si ore mund te justfikohet hajduti i vogel se ka hajdut te medhenj perpar tij. po pse ineltkual eshte bajraba qe i shkon ne cpe te mendjes te shkoj te vjedh dhe ku? fshatar thuja jo pedagog. po gruaja po vajza. o pika fmailije leshi. dhe ky koqaj vehabisti i mendimit shqiptar e mbroka. po pse mor vehbo cfare duhet te benin njerzit te thoshin bravo bajraba o burra si bajraba. jo po te vemi ta presim ne rinas te gjithe dhe ti bejem nodnj monumnet , madje edhe ndodnj universiteti ti veme emrin e tij. ore pyke ai eshte njeri i ludhur me politiken . e imagjonin dot ne france, angli apo gjtek te kish nodhur kjo dhe te vazhdonte serish te ishte ne ate parti ai? ahjde bryl hajde. fshtara shqiperie dhe doni te shkoni ne evrope ju. o pika debilave. sales dhe metes dhe plervev te tjere te koruptuar ne ps apo gejtke ku ta kene. por kjo nuk do te thote te mbrohet ky i vogli se na qenka socilog i hajduterise. po pse 16 jec eshte bajraba? jeni ne metro apo jo m keto komente. ky nuk i beoska vjedhjes po sikur ta denojne gjykatat cfare do thote ky mortja? edhe sikur ta lirojne qe ve bast qe ska shans se ka kamera aty, po perse e leshon canten ne toke dhe iken. ore une per vete nuk e bje nje gje te tille ne supermakret po te jem i paster. i hunbi gruaja ketij dhe vajza, plera grek tipik. dhe ky kokelopa ma mbron. mjere ai vend sinqerisht mjere, ta femije qe rritne ne ate mut vend. e gezofshi

  2. Anna says:

    I tha lepuri gomarit veshgjte eshte kjo histori, po ketu mos te rreshqite pak kemba se ne vend te te japin doren te japin shytjen e fundit te biesh ne gremine. Njerez te vrfer ne mendje dhe shpirt……

  3. Bato Mokra says:

    Sinqerisht, iu pershendes per vizionin dhe argumentimin tuaj! Ju lumte! Kjo eshte qytetaria!
    Kam pase rast te komentoj dhe ndajme te njejtat mendime.
    Turp per linçuesit e te gjitha llojeve, te dukshmeve e te padukshmeve, qe fshihen nen luspas pseudonimesh, sic e perdor rendom nje shkrimtar tashme i njohur nga lexuesit, po fatkeqesisht jo nga klanet e kesaj fushe.
    Ju pershendes!
    P.S
    Desha te nenvizoj se veç kontributit te K. Bajrabase, nuk e kam takuar asnjehere. Mireutakofshim!

  4. Prej Verteti says:

    Edhe pse nuk bie dakort ne praktikisht asgje me zotin Vehbiu, sidomos prej trajtimin e tij te historise Shqiptare, ketu ka shume te drejte. U be nje fushate nga gjithe “virgjereshat” e Shqiperise a thua ti se jane shembuj te shembujve te integritetit moral. Turp i madh.

  5. L.Itali says:

    Jo vetëm kaq!…Kush inicon lopën PD?Shpellizmi që rri ne kryeministri dhe mbretëron harbutërisht këtë “pjacë” të mjerë që quhet Shqipëri,as denjoi të frenonte perbaltjen e paskrupullt që për të fituar pozicionet e humbura politike,kerkoi të ngrihej si shëmti,mbi një ngjarje (ta quajmë reale)por që pervec pergjegjësise personale,nuk ka asnjë rezonancë tek të tjerët shqiptarë që militojnë ligjërisht dhe demokratikisht në PS,dhe që individ pas individi perbejnë atë që quhet PS!Ketu,autori i ketij shkrimi,A.Vehbiu, është i saktë!I saktë për ata që kane kulturen e duhur të kuptojnë se pa folur plotsisht drejtësia,nuk mund të flas e jap vendime shtypi,aq me teper partite politike që kanë mision edhe mbrojtjen dhe lirinë e njeriut!Mjerisht kjo u shkel rëndë por nga ata që dihet se janë shpellë, në mes të Tiranës!…

  6. Shvejk says:

    Mbase shpresojne qe populli te harroje Ilir Meten (kokepalarin)me videon e tij me te fameshme. Ne fund te fundit ILIRI vetem parate e shqiptareve vodhi, ndersa Kosta vodhi popullin Amerikan qe ruaje o zot aman se mezi e kemi.

    1. Prej Verteti says:

      Shvejk ironiku, publicitetin nuk e beri Amerikani, e bene Shqiptaret. Amerikani te kap e te fut brenda pa dallim se cfare je.

  7. Gezim says:

    Hajdut oreeeee hajdut. se keshtu fillon, nje market ne opozite, popullin kuj vjen ne pushtet. Po pse duhet me e mbrojt nje hajdut saso ordiner te jete

    1. homeri says:

      —-ne shqiptaret kemi nam shume te keq ne emigracion per shume gjera dhe ndermjet te tjerave si hajdut ne supermarkete ,dhe kur vjedh nje profesor , akademik eshte akoma me e turpshme . Po mir mo njerez ky e ka ne ndergjegjen e vete hajdutllekun edhe si xhepiste por po te jete ne detyra te larta shteterore ,….keta tipa duhet te qerohen sa me pare nga jeta publike , jane te pa dobishem per shoqerin me veset qe kane —beri mire ps. qe e pezulloi ciftin ne fjale nga detyrat qe kane dhe po kaq mire bene edhe pd. qe i diskrediton

  8. NYC says:

    Nqs ka njeri pergjegjsi per kete vershim te ketyre talebaneve neper blogjet jeni dhe ju ardian vehbiu qe keni qene nje nga ndertuesit e nje sfinksi te llahtarisur qe eshte sot k/m i shqiptareve.
    Mos merrni pozat e nje eruditi dhe kalorsi qe i beni epilogun ketij akti te shemtuar qofte nga bajraba qofte dhe salibanet qe qelluan me gure si para dy muajsh ne afganistan nje femer deri sa vdiq.
    Edhe ne Amerike njihen “furtuna mediatike” ne te tilla rastesh.Kam ndjekur arrestimin e shefit te FMN Domenick Shtraus ne aeroportin JFK.Me bene pershtypje arrestimi i tij “spektakular” dhe nje perbaltje e shtypit boteror pa dallim “feje dhe ideje dhe ngjyre”.Dhe per cfare ? I futi duart pa leje nje pastruese te shpifur te nje hoteli!!!
    Pra nuk eshte vetem fenomen shqiptar sic po thoni ju.
    Faj kane talibanet e saliut por dhe ti qe e prure ne pushtet shefin e tyre.
    E ktheve mendjen por tashme eshte shume vone.Ai vend eshte kandaharizuar plotesisht.Jeni dhe ju pjese e ketij bataku mulla vehbiu.

  9. iliri uk says:

    kosta beri nje zgjedhje dhe tani po paguan konsekuencat por une o ardian nuk ndjej keqardhje per nje hajdut vetem sepse ti e njeh dhe do ta rehabilitosh. kur ky vjedh nje dyqan mendo sa i sinqerte do jete po te kishte nje detyre shteterore dhe mua me vjen keq qe lexoj shkrime te tilla qe mrojne hajdutet. turp shume turp

  10. Aleluja USA says:

    Ajo qe supozohet se ka bere Kosta Bajarba nuk ka te krahasuar me vidion ku pame Ilir Meten me ze dhe figure duke vjedhur,dhe sot te gjithe bejme sikur nuk ka ndodhur asgje.Lincojme nje te pambrojtur dhe i bejme osanara nje te “forti”,kjo rrace jemi ne,ketu nuk do merem me Saliun dhe banden e tij qe quhet pd,ata nuk kan qene ndonje here ne rrugen e zotit.

  11. Endrit says:

    Prej dites qe lexova njoftimin kam ndjerre keqardhje per nje njeri i cili eshte ndodhur perballe dickaje qe gjithkujt mund ti ndodhe. Sa per politiken: PD-ja e gatshme per te kryqezuar cdo njeri vetem te shplaje mekatet e saj. PS-ja ( E Rama u tregoi socialisteve qe jeni ne det te hapur. Askush nuk ka per tu mbrojtur. Publiku ( te cilit nuk ju prek interesi i tij) u cudit. Po cili publik ai qe ka 22 vjet qe shkateron vendin e vet. Qe e ka vjedhur politika me gjithe menyrat e mundeshme, me ligj dhe me Maliq. Kosta Bajrabe te qetesohet se kur te jete ne Tirane kedo qe do kete perballe do jete hajdut i perave te popullit te vet.

  12. dhembeli says:

    Sa mire e ke thene Ardian”krakarimat e korbave”jane keto korba qe e nxine kete vent,qe i vrane djemte nenave ,e vuadhe gjithe pasurine e vendit,eshiten kete vend, para ketij populli jan fytyra te urryera, te diskriminuara dhe kane akoma guxim e flasin per njerezit e ndershem.Urrejtja e poppullit do ti ndeshkoje rende keta zagare, do tua japi vendin qe meritojne.

  13. Prej Verteti says:

    Nuk eshte ceshtja tek Vehbiu ketu, por u pa qarte zelli per te sjellur te verteten se cfare ndodhi tek shqiptaret duke shkuar e gjemuar ku te munden rraporte policie. Une ju pyes, sa nga ata qe sollen keto shkrime, nuk kane patur ne dore raporte, ku kane vendosur firma, apo kane mbyllur nje sy jo per 240 dollare, por ndoshta 240,000 dollare, apo dhe 700,000 euro e nuk kane folur ? Ka 20 vjet qe vetem vidhet por askush nuk flet, edhe ajo video mezi doli dhe perseri e hodhen poshte. Sa nga ju shikoni shkresa, vendosni firma, pasuroheni me apartamente e nuk flisni fare ? Kshu eshte kjo pune. Ne retrospektive nuk u pa aspak nje deshire per te gjetur te verteten, qe ne Amerike cdo gje eshte publike, edhe se sa qime ke ne koke, por u pa geni i spiunllikut dhe sigurimsit tek Shqiptaret, qe nuk eshte gje tjeter vec nje servilizem i kalitur brez pas brezi qe kulminon me periudhen komuniste e tash po korrin frytet ata ne krye duke e ditur psikologjine e shqiptarit.

    Nese keni integritet, flisni te gjithe, jepni deshmi per tenderat qe vidhen, per shifrat e fryra, per pislliqet tek CEZ-i, neper bashkira, per lejet e pallateve te dhena e te blera, te Rames e te kujtdo tjeter. Mirepo ju jeni muter te gjithe ne ate vend qe po e shkaterroni dhe po e vidhni ore e minut, jo me shume e jo me pak se ky qe u kap duke vjedhur nje palo cante.

  14. shkodrani says:

    Te lumte goja. Ke shume te drejte. Ne shqiperi vjedhin miliona euro
    dhe qeverisin jane kryetare partish, k/ministra,ministra.
    Dhe pastaj dalin e bejne namin ndaj Bajrabes, qe per mendimin tim eshte nje keqkuptim. KETE DO TA QAROJE GJYKATA AMERIKANE:

  15. Iliri says:

    Kush eshte ore ky m.t qe e mbron ate hajdutin Ba(j)raba?

  16. Skypion says:

    @LORA,
    vetem te lexosh se me c’fare gjuhe rrugesh flet ky intelektual ‘mendjehapur’ kur bie fjala per bashkimin me Kosoven.Aq i acaruar duket nga ideja e bashkimit, sa,kam pershtypjen, i duket si nje dhunim a perdhunim qe iu bekerka familjes se tij!
    ky soj zuzari ben llaka-llaka tere kohes per ghuhen, etiken, sjelljen e kulturuar, dhe kur nuk i pelqen dicka perdor tere llumin e fjaleve per te shprehur llumin qe ka ne koke.
    Keshtu duket si njeri i urte e i bute zuzari.por njerez te tille jane skutha e zemerkeqinj te papare,prandaj flet keshtu kunder asaj qe eshte thene ne shtyp per nje hajdut e nje hajduteri.

  17. Olti says:

    Rrembeni te gjithe o burra e Gra nga Nje thuper e fshikulloni Kosten te parin, meshojani edhe Mbrojtesve te tij se vetem ne kete menyre do ndjehemi te Lumtur e te paster prej mekatit te kryer ne Nordstrom; dielli do shkelqeje me shume dhe Tirana do ket me pak smog pa permendur renien e krimit ne vend.

    Nuk e kuptoj as Zotin Vebiu se eshte i lexuar e guxon te dale perpara lincimit publik e te thote Qetesohuni. Lincimi publik praktikojet per te qetesuar ose argetuar turmen ne kohe krize, e kjo turme nuk mund te racionalizoje me po nuk pa viktima e gjak.
    Ndoshta zoti Vebiu nuk e shikon Berishen si Nje Neron modern ne maje te amfiteatrit ku shqyen jo me nga Luanet por nga media e politika …vjedhesit, lipsaret, te pa-ftet fizikisht dhe te vonuarit Menderisht.
    Ne turme ska me individe qe mendojne por vetem qenie qe jetojne e gjuajne prene si kopete e ujqerve. Kosta u henger kush e ka rradhen tashme? Nuk besoj se do i vi rradha Perandorit a senatoreve hajdut perderisa ne Shqiperi informacioni mediatik rrjedh neper mes brimes se nje gjylpere, NJEREZIT flasin njesoj, gjykojne njesoj dhe perkulen njesor para pushtetit okult.
    Personalisht nuk me dhimbset Kosta, por individi qe merr fryme mes urrejtjes, verberise e cmendurise.
    REspect !

  18. Turtulli i terbuar says:

    Sikur shqiptaret te denonconin vjedhjen ne shtet athere po ky reagim skandalistik do merte vlere me kuptimplote por shkerdhatofrikacaket duke patur frike per te denoncuar dhe denuar peshqit e medhenj meren me te vegjelit sepse e tille eshte mendja dhe zemra e ketyre shkerdhatofrikacakeve

  19. LUAN says:

    Italianet kane nje shprehje qe i pershtatet kesaj ndodhie :CHI RUBA POCO VA IN GALERA ,CHI RUBA MOLTO FA CARRIERA .(ai qe vjedh pak shkon ne burg,
    ai qe vjedh shume ben karriere). Sigurisht qe veprimi eshte i denueshem por ne nje shoqeri si kjo e jona qe eshte me keq se ajo e fiseve ZULU ,
    MASKARAIT I THUHET XHEK , VRASESIT I THUHET TRIM , HAJDUTET ME CIZME QUHEN TE ZOTE e keshtu pafund . Nje popull qe hyjnizon varrmihesit e vet
    meriton vec skamje dhe poshterim.

  20. Koz Dynjaja says:

    ……..mendoj qe te marrim vendim si forum qe regjistrimi ne kamera ishte i manipuluar dhe i jashteligjshem —- keshtu jemi 1 me 1 . tung

  21. Mos me pyet says:

    Zoti Ardian,
    Ju pergezoj realisht shume per kete shprehje te fuqishme te ndjenjave te tua qe do te doja ti shprehja edhe une aq bukur, por jo te gjithe e kane kete mekanizem perpunimi e shprehje.
    Une doja te isha deshmitar ne nje gjyq te madh qe ti behej ketij opinioni popullor qe “urren” kaq shume vjedhjen e nje dyqani te SHBA, nderkohe kur:
    1. Ne kohe te socializmit, ku ne ndermarrjet e prodhimit te gjithe vidhnin dicka nga ndermarrja per ta cuar ne shtepi, dhe kur kapej ndonje, e diskreditonin ne mbledhjet e kolektivit si te mos ishin ata qe vidhnin cdo dite. Dhe me histeriket qe kritikonin ishin ata qe vidhnin me shume.
    2. Ne vitet e para, kur shqiptaret dolen per here te pare jashte vendit dhe sidomos me grupe turistike, kane qene hajdutet me te medhenj ne supermarkata dhe dyqane ne France, Turqi, Itali. Nje here kur nje grup ndaloi ne nje Autogrill ne nje autostrade ne Itali, te gjithe turistet kishin mbushur xhepat dhe “pip” perseritej sa here qe ndonje shqiptar guxonte te dilte. Dhe keta ishin turiste te te gjithe kategorive.
    3. Kur ne Hotelet All Inclusive ne Turqi, Shqiptaret jane bere anekdotike per mbushjen e pjatave superplote si te babezitur, jo per ti ngrene, pasi nuk i hane dot, por vetem per te ngopur babezine.
    4. Kur ne Hotele ne vende fqinje ku shkojne shqiptare, manaxheret e hoteleve vendosin per mengjes racion, pasi turistet shqiptare mbushin xhepat dhe cantat me buke, veze e djathe per te ngrene edhe dreken edhe darken.

  22. misionari says:

    Me vjen keq per Vehbiun, por duhet thene se Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulezim Basha etj.. pavaresisht se u kane shpetuar gjykatave apo kane marre “pafajesine” kur kane qene ne krye te pushtetit ne Shqiperi; ashtu si Bajraba,njollen morale te hajdutit nuk mund ta shlyejne sa te kene jeten.

  23. Luku says:

    Ardian, me gjithe respektin qe kam shkrimi yt mund te kete vlera humanizmi ne aspektin privat me Kosta Barjaben por nuk ka asnje te drejte morale te publikohet te mbroje nje amoralitet si vjedhja. Vjedhja eshte vjedhje dhe denohet moralisht dhe penalisht. Une jam dakord qe te certifikohet nga gjykata dhe pastaj te flitet. PS beri nje reagim aspak dinjitoz kur u prononcua kunder tij para vendimit te gjykates ne Kaliforni. Ata fare mire mund te deklaronin se burimi me i sakte i informacionit do te jete vendimi i gjykates Amerikane.

  24. pupo says:

    NE 10 JANAR ESHTE GJYKIMI
    PASTAJ FLISNI

  25. Anja says:

    “S’e kisha pritur që opinioni publik shqiptar të kishte rezerva kaq të pashtershme indinjimi moral kundër vjedhjes.”

    Publiku shqiptar thashetheme do. Shumica pa pune, ca do bejne tjeter, do mbajne neper goje ca te degjojne. Do ishte e mira ta mbanin akoma neper goje Meten edhe 700 milionshin qe vodhi se e kishin dhe me video, Gerdecin, 21 Janarin e shume gjera te tjera, por jo ato $240 te suposuara qenkan me me shume vlere. Si bejne te gjoret sikur skane vjedhur ndonjehere ne jeten e tyre.

  26. Elba says:

    Kosta ka bere nje shkelje ligji.Per kete do te perballet me ligjin Amerikan.Nuk e kuptoj pse tregohemi kaq te padurueshem?A nuk do te ishte me mire te pritnim vendimin e gjykates?Natyrisht qe po.Del Kryeministri dhe gethet’Hiqeni xhepistin i drejtohet Rames.Rama gati te zbatoje urdherin e tij.Turp shume turp.Megjitheqe kane kaluar 20 vite Demokraci,vazhdojme te qendrojme ne rresht.Sapo te jepet komanda zjarr behemi gati te shqyejme prehun e rradhes.Ne Atdheun tone qe quhet Shqiperi po vidhet cdo dite,cdo ore e minute nga Qeveritare,Politikane e tjere dhe Populli fle.Me te drejte thone Populli yne eshte i humbur.Ben te fortin me njeri tjetrin por me dallkauket Qeveritare ben servilin dhe spiunin.

  27. hahaha says:

    Z. Vehbiu me kete shkrim ia keni fut kot. por kot fare. Nuk ka asnje justifikim per vjedhjen, qofshe Kosta apo Saliu, qofte vodhe 1 cent apo 1 milion. Rendesi ka akti.
    Kosta dhe familja e tij u kapen sipas raportimeve te mediave me presh ne duar dhe justifikimet e tija nuk pine uje.
    Normal qe ne kete varferi ekstreme qe mbijetojne shqiptaret do i sulen e lincojne me fjale Kosten. Ca prisje ti? Njerezit e dururar jane ata me barkun, kuoletat e kontot bankare plot. Te uriturit, te vobektit, ata qe e shtyjne muajin me borxhe, kur shohin qe Kosta milioneri, Kosta i tenderave te periudhes socialiste, ka ne konton zyrtare te tij 280.000 euro, nuk pyesin me per durim, sqarim te fakteve dhe pritje seancash gjyqsore te gjykatesit amerikan, por turren ta lincojne dhe ta shajen me fjalet me te ndryra po qe se ua ndien. Kjo jo aq nga varferia se sa nga neveria e turmave, kur nje milionere, pseudo-shkencetar, e pseudo-sociolog partie vjedh nje cante e disa tesha ne supermakete te lokalizuara ne nje nga vendet me te shtrenjta e me luksoze te SHBA.
    Pra Z. Vehbiu ia keni futur kot kesaj rradhe.

  28. Elton zvicer says:

    Sala e ka thene mir, jemi ne kohen e internetit, ku shqiptaret rine para kompjuterave gjith diten dhe durojn ti shkeli me kemb baca sail dhe serbet e familjes

  29. Gushekuqi says:

    Shkrimi juaj,zoti Mullaj,eshte si nje rreze drite,ne ate rrugen qe banon presidenti yne gjysmak,mbuluar nga tymi i djegjes se plehrave,sic tregohet edhe ne fotografine e asaj historianes australiane.Edhe nga komentet e mesiperme,kuptohet lehte se ne e meritojme te jetojme ne kete tym e ne kete llum.Me vjen keq qe,njerez te tille si ju,me moral e me vlera,qendrojne larg vendimarrjes publike e kolektive per fatet e vendit.Ne kete menyre i lihet rruga e lire,te keqit,hajdutit,mercenarit dhe tradhetarit qe te marre ne dore fatet e drejtimit te jetes se shqipetareve kudo qe jane.Pse keshtu?Pse ne gjithe historine e larget e te afert te ketij populli,triumfon vetem gaforrja? E gjithe bota ecen vetem ne nje drejtim-perpara,ndersa ne gjithnje vetem se prapthi.Kur do te vije ajo dite edhe per shqiptaret qe te ecin ne nje ritem me akrepat e ores? Uroj qe mesazhet e shkrimeve tuaja,te kuptohen dhe te bien ne veshin e duhur.Pranoni respektet e mia te vecanta.

  30. Ledi Shamku-Shkreli says:

    Ardian Vehbiu, ekuilibrat mendore te ketij vendi kane njemend nevoje per shkrimet e tua!

  31. Sinani says:

    E megjithate hajduti nuk justifikohet! Ai eshte hajdut, me se paku duhet turperuar e pastaj duhet denuar! Por ti i dashur zoti Vehbiu me duket se je nga soji i Barjabes, hajdut! Turp te te vije! Me ke zhgenjyer shume!

  32. Poli says:

    E tmerrshme se cfare duhet te justifikoje njeriu kur ia kerkon (apo e ashtu ndjen)politika. Sesi mund te quhet fatkeqesi qe te kapin duke vjedhur, kjo vetem ky “gazetar” e di. Ajo qe harron ky palo gazetar, eshte fakti qe jo vetem vjedhja eshte akt i rende per nje pseudo akademik, por ajo qe e rendon me shume, dhe ligjeron “lincimin” qe i eshte bere te “nderuarit” Bajraba eshte fakti se ne kete mesele nuk ishte i vetem por familjarisht, perfshire gocen. nuk e di a ka me rende se kaq. Nje person qe presupozohet te edukoje brezin e ri, (me se paku ate qe paguan te Universiteti i tij Mesdhetar), jo vetem qe vjedh per vete, apo dhe me te shoqen (varur kjo se si jane njohur e puqur me njeri tjetrin) por fut ne valle edhe te bijen 24 vjece. kesaj hajde mi gjej nje shpjegim o nderuar gazetar dhe te gjithe ju te tjeret qe e justifikoni ate. nuk vlen si justifikim ceshtja meta, prifti, berisha, argita, shkelzeni apo ku di une se kush. te gjithe kush vjedh e mashtron eshte njelloj pleher, por kjo nuk justfikon bajraben, e aq me pak keto palo gazetar qe tentojne dhe ta justifikojne. Nje fjale e urte thote se shoqeria nuk merr fund kur kryhen krime, vjedhje, korrupsion, por merr fund kur keto vepra merren si te mireqena apo justifikohen.

  33. anticensurë says:

    o adrian tonelata,përse nuk pyet përse shqipot nuk kërkojnë falje për pisllëqet që bëjnë??
    përse nuk analizon vrasjet që bëri berisha në ’97ën dhe ska kërkuar falje!?
    përse nuk analizon shtypjen dhe hedhejn si qen në anë të rrugës që bëri nano dhe skërkoi falje?
    përse nuk analizon priftin që vodhi sa mundi dhe na e këthyen në një hero,ai vetë nuk kërkoi falje por dhe ata që e morën në fushatë nuk kërkuan falje?
    çdo të të të them tjetër??ke sa të duash ose më mirë filloje nga ti vetë për të gjithë gomarllëqet që ke folur kundër shqiptarëve bile dhe kundër gjuhës!
    nqs të ka rënduar linçimi që i është bërë Kosta Barjabës,shko bisedo me të,thuaji që të dalë dhe të kërkoj falje për atë gjest të ulët që ka bërë!për të treguar përkrahjen tëde dil në krah të tij për të treguar se je një shok i mirë që e ndihmon në një ras të vështirë!një shok i mirë që e ndihmon që të gjejë rrugën e drejtë!atë të ndershmërisë!
    jo të dalësh e të mbyllësh të paktën të vetmin rrast kur një njeri deri diku politik po goditet për paudhësitë e tij!

  34. Niko Maloku says:

    JAM DAKORD ME SHKRIMIN E AUTORIT. AQ ME TEPER QE E VERTETA NUK ESHTE ASHTU SIC ESHTE THENE. VERBERIA E SHUMICES SE SHQIPTAREVE QE MARRIN SI TE VERTETE TE KULLUAR GJITHCKA VJEN NGA PERENDIMI ESHTE NJE NGA TREGUESIT E DIFICENCES SE TYRE NE KARAKATER. NE AMERIKE JANE AKUZUAR E DENUAR PADREJTESISHT ME MIJERA INDIVIDE ( VETEM ME VDEKJE JANE DENUAR 400 INDIVIDE TE PAFAJSHEM QYSH NGA 1970- DHE KETO JANE TE DHENA TE DALA NGA BURIMET AMERIKANE).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje