T’i marrësh seriozisht deklaratat folklorike të Sali Berishës nuk bën gjë tjetër veç i kryen një shërbim prej injoranti atij që i kujtohemi në kohë krizash e trishtimi.
Sali Berisha zgjodhi t’i dehë shqiptarët sërish me deklarata, ndërkohë që ata jashtë kufirit ende përkunden në ëndrrën e quajtur “pasaportë shqiptare për të gjithë”. I vendosur të zbraz gjithë arsenalin folkloriko-patriotik gjashtë muaj para zgjedhjeve që nuk pritet t’i shkruhen mirë, atij iu kujtua të flasë për ligë mbarëkombëtare futbolli dhe për valë televizive mbarëkombëtare.
Ideja e përtypur nga futbollistë e futbolldashës, biznesmenë e aventurierë, patriotë e romantikë këndej e andej kufirit, më në fund mbërriti edhe në tavolinën e Berishës.
Si dikur rastin e Portit të Shëngjinit dhe më pas atë të pasaportave, ai “zbuloi” ligën e futbollit dhe valët televizive që t’i shfrytëzojë sa të mundet për konsum politik, në kohën kur vendi që udhëhiqet nga ai po kalon nëpër krizë ekonomike e sociale, politike e morale.
Berisha, që ia ka ënda të quhet kryeministër i gjithë shqiptarëve, përdor kartën e fundit që i ka mbetur – atë të patriotizmit të vonuar, në përpjekjet për t’ua mbushur mendjen qytetarëve që ta votojnë edhe për një mandat, në kohën kur me qeverisjen e tij ka bërë që vendi të ngelet peng në rrugën drejt progresit.
Trishtohesh kur dëgjon Sali Berishën të flasë për të tilla gjëra që, sipas tij, simbolizojnë bashkimin. Të krijohet përshtypja se ai njeri nuk ka udhëhequr Shqipërinë për gati një dekadë e gjysmë dhe nuk ka pasur asgjë në dorë për të ndërmarrë iniciativa të tilla deri më tash.
E vërteta është se ai ka qenë aty gjatë gjithë këtyre viteve. Vetëm se më parë ishte i zënë me të tjera gjëra dhe Kosovën nuk e kishte në agjendë. Ndërkaq tash iniciativat që bëjnë bashkimin “sipas Berishës” i vë në krye të agjendës, sepse ka nevojë për to. Ka nevojë t’i mbulojë dështimet e qeverisejs së tij, dështimet e pushtetit të tij.
Në vend që me mirëqeverisje të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët – gjë që nuk e arriti dot – ai propozon lojë e spektakël për qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Propozon që ata të kënaqen në mjerimin që i ka kapluar.
Berisha e di se gjëra të tilla mund të ngrenë adrenalinën e shqiptarëve, por nuk janë farë kontributi i denjë drejt bashkimit. Sepse, për Kosovën dhe Shqipërinë integrimi i sportit dhe tregut medial nuk janë problemet kryesore. As pasaportat e kuqe me shqiponjën ngjyrë ari. Problemet thelbësore të këtyre dy vendeve janë ekonomia dhe mirëqenia, janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë shteti ligjor dhe ndërtimi i shtetit. Problemet kryesore të këtyre dy vendeve janë elitat politike në Tiranë dhe Prishtinë.
E fatkeqësia më e madhe do të ishte bashkimi i këtyre dy shteteve të dobëta, me të varfrat dhe me më së shumti probleme në Europë. Dy shtete të dobëta që do ta formonin një super të dobët.
Berisha e di këtë, por ai shfrytëzon, keqpërdor dobësinë që kanë kosovarët ndaj tij dhe deklaratave të tij të zjarrta. Shfrytëzon dhe keqpërdor joracionalitetin e kosovarëve, të cilët tek ai shohin shqiptarin, demokratin, patriotin e vërtetë. E ai vetëm demokrat e patriot nuk është.
Sepse, të jesh demokrat e patriot don të thotë të punosh për vendin tënd, e jo për familjen tënde. Të jesh demokrat e patriot don të thotë ta duash e ndërtosh, e jo ta zhvatësh e shkatërrosh vendin. Të jesh demokrat e patriot don të thotë të mos e keqpërdorësh besimin e atyre që të votojnë, e jo të kalosh kohën duke bërë plane si të vjedhësh vota.
Shqipëria e Berishës ende vuan nga sindromi i zgjedhjeve të vjedhura.
Trishtohesh kur dëgjon Sali Berishën të flasë për integrim futbolli e mediash, ndërkohë që jo vetëm nuk ka krijuar mundësi, por edhe është bërë pengesë për integrimin ekonomik të shqiptarëve.
Le të më thotë dikush se cilat biznese kosovare afarojnë në Shqipëri, përderisa në Kosovë funksionojnë disa të tilla nga atje, si banka, kompani sigurimesh, kompani ndërtimi e media.
A mos duhet ta zgjidhim njëherë çështjen e eksportimit të patates kosovare në Shqipëri, e pastaj të flasim për bashkimin?
A mos duhet t’i bëjmë njëherë llogaritë se cilat mund të jenë përparësitë e cilat mangësitë e këtij procesi?
A mos duhet të punojmë e ta forcojmë njëherë shtetin tonë, e pastaj të shohim përtej kufirit?
A mos duhet të tregohemi racionalë e të mos iu besojmë përrallave kuq e zi?
Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht këtë punën e bashkimit, por është vetëm mashtrim. Nuk ka ndërruar. Është po ai i vjetri, që tash po shëron komplekse me doza patriotizmi. Është ai që po ikën./EXPRESS
Bie dakort me ty I nderuar z Mushkolaj qe Berisha e ben per te marre vota,e ben per tu hedhur hi syve shqiptareve dhe kush ka sy e sheh sesa te keqija ka future ne mentalitetin tone Berisha.
Por nuk bie dakort bashkimi eshte I demshem.
Shprehja bashkimi ben fuqine ,nuk eshte nje budallallek,perkundrazi.
-Bashkimi do te sjelle shpresa te reja,qe ne I kemi hmbur dhe si pasoje dhe energji te reja.
-Bashkimi do te sjelle nje treg me te madh unik ,qe investitori serioz e kerkon.
-Bashkim do te thote nje numer me I madh njerezish ne nje shtet,cka do te thote qe neopotizmi duhet te zvogelohet dhe mundesite qe strukturat e ligjit si gjykata,prokuroria,shish do te kene me pak nderhyrje si rezultat I mundesive me te vogla per te nderhyre me mik.
Te thuash qe ndarja ben fuqine atehere pse bashkohet Europa ne EU???
Pse nuk ndahen Franca,Anglia,Amerika,India,Angola,Zimbabvea qe te kene te ardhura me te medha????
Taulant @mushkolaj nuk thote qe eshte kunder bashkimit ,por bashkimi kerkon kritere ,kritere qe nuk permbush as kosova dhe as shqiperia ,ti more shembuj vende si franca anglia etj ,,,ata kriteret kane shekuj qe i kane permbushur
Nuk behet BASHKIMI me folklorizna e fjale te urta,o Taulant!!!
Sali Berisha ka 22 vjet,qe po punon kunder interesave te shqiptareve,na ka percare si kurre me pare,na ka vjedhur votat,ka vrare shqiptare sikur te jete serb(ai agjent i UDB-se) eshte ne fakt!!!
Ai FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE KOSOVARET etj!!!
Berisha eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE!!
ATA QE I BESOJNE JANE ANTI SHQIPTARE OSE GOMARE!!
“E vërteta është se ai ka qenë aty gjatë gjithë këtyre viteve. Vetëm se më parë ishte i zënë me të tjera gjëra dhe Kosovën nuk e kishte në agjendë. Ndërkaq tash iniciativat që bëjnë bashkimin “sipas Berishës” i vë në krye të agjendës, sepse ka nevojë për to. Ka nevojë t’i mbulojë dështimet e qeverisejs së tij, dështimet e pushtetit të tij.”
E me te lumte. Shpresoj ta kene kuptuar te gjithe se patriotizmi Saliut eshte patriotizem votash. Fillon 6 muaj para zgjedhjeve dhe perfundon diten e pare pas zgjedhjeve.
Me ke jemi ne lufte ne, Taulant, qe duhet te bashkohemi per tu bere me te fuqishem?
WEB nuk emora vesh cilat jane kriteret? Kritere perkthehet shqip kushte!Kush I ve keto kushte?Une nuk e di cilat jane?
Besoj qe ai I ka fjalen per perfitime apo humbje te dyanshme.Jo kushte.Dhe une kesaj ju pergjigja:pse perfitimet jane te dyanshme!
Miri.Nuk e di ti qe ne jemi ne lufte?
Ta them une.Jemi ne lufte me varferine,me korrupsionin,me mungesen e ligjit,me vjedhjet etj,etj
Dhe fare permbledhtasi une te thashe disa arsye pse ne do te jemi me te fuqishem per te luftuar ato te keqija qe na kane rene ne koke.
Nuk i ve njeri kriteret ,ose kushtet o taluant .mushkolaj ta pershkruan shume mire situaten ne te cilen ndodhemi ,dhe sigurisht nuk e kalojme dot kete situate me klithma patriotike
Kuq e Zi nuk eshte perralle o Imer.
Eshte enderr, por varet se si i shikon ti gjerat.
Nuk kalohen dot as vetem me klithma patriotike dhe as vetem me klithma antipatriotike.
Ka arsye llogjike .Tre nga te cilat jane thjesht ekono-psikologjike.
Ndersa Mushkolaj flet pa asnje arsye por ngre nje hipoteze pa asnje llogjike qe rrezohet me pyetjen :pse synojne te bashkohen vendet e BE nese nuk ka perfitim ekonomik?
Pse Gjermania eci shume, menjehere mbas bashkimit?
Imer!mos harro dhe linjen e interkonjeksionit,naften qe u ka dhene miqve serbe,se pa keto te dyja nuk eshte e plote panorama patriotike e sali fazlliçit…
Analize e perkryer z.Mushkolaj. Me vjen mire qe nje pjese e opinionit publik kosovar eshte zgjuar dhe e shikon ne sy rrezikun antishqiptar te Saliut. Nga ana tjeter me vjen jashtezakonisht keq qe pjesa tjeter e opinionit publik qe per fat te keq perben dhe shumicen vazhdon te mbetet peng e ketij patrioti ordiner.