Duajeni Shqipërinë, siç doni Amerikën

3 Janar 2013, 23:18Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Mediat shqiptare duke iu referuar atyre amerikane njoftuan se akademiku Kosta Bajraba së bashku me gruan dhe vajzën e tij janë arrestuar në SHBA. Nuk dua të nxitohem për të nxjerrë konkluzione të parakohshme, pavarësisht se kemi një version të mediave amerikane që e kategorizojnë atë si një tentativë vjedhje në një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë ku thuhet se familja Bajraba qe pushime.

Mu desh të kaloja në revistë disa faqe online dhe enkas zgjodha ato të pavarura me qëndrim opozitar të tilla si: “Tema Online”, “Shqiptarja.com” dhe “Shekulli Online”. Menjëherë vura re se mbi 90 për qind e komenteve ishin qartësisht ekstreme karshi zotit Bajraba. Ajo që e nxiste edhe më shumë reaksionin kundra atij qe fakti që ai është anëtar i Asamblesë së PS-së, njëkohësisht kryetar i grupit të punës për hartimin e programit të PS-së për Çështjet Sociale.

Akuzat arrinin deri aty sa gradën “Doktor i Shkencave Sociologjike” (marrë më 1989), apo titullin “Profesor” (marrë më 1999), t’ia quanin sikur i ka marrë me lekë. Pastaj vijohej me epitete fyese si “hajduti i Ramës” etj., etj., apo deri tek thirrja që, nëse Rama nuk e përjashton nga PS-ja, asnjë votë nuk do shkojë për këtë forcë politike.

Dua të nënvizoj se nuk e njoh fare personalisht zotin Bajraba dhe as kam ndër mend ta marr në mbrojtje në këto pak rreshta që po shkruaj. Përfshirjen e tij e të familjes në këtë histori pres të ma qartësojë pas disa ditësh deklarata zyrtare e organeve kompetente amerikane. Nuk do ndjej asnjë keqardhje edhe nëse ai (apo ndonjë pjesëtar i familjes) deklarohet fajtor në ngjarje përsa është paraqitur paraprakisht. Pas kësaj le të marrë mbi shpinë edhe pasojat politiko-shoqëroro-akademike që mund të pësojë personaliteti i tij në Shqipëri.

Por, ajo që më nxiti që të shkruaj, ishte, siç edhe nënvizova më lart, ai reaksion i menjëhershëm që u shfaq karshi tij, duke marrë të mirëqenë atë që thuhet, për një vjedhje rrobash me vlerë $238.

Urrejtja ndaj gjestit të tij ia kalonte edhe urrejtjes ndaj gjesteve disa vjeçare të Berishës a Metës. Dhe, ky krahasim është diametralisht i kundërt, pasi në dallim nga dy të fundit, që janë personalitete të politikës së madhe, zoti Bajraba është një pikë ujë në oqean në planin e peshës politike që mbart.

Këtu qeveritarët, nga më i vogli e deri të koka komanduese, po vjedhin përditë Shqipërinë, pasuritë e paçmuara të saj. Po i përvetësojnë ato nëpërmjet të tretëve për të humbur gjurmët dhe nesër fëmijët e nipërit e tyre do jenë Sheikët e Shqipërisë. Për ta flitet me gjysmë zëri, arrihet deri aty që t’ua justifikojnë vjedhjen e pasurisë kombëtare, ndonëse ajo ndodh në dritë të diellit, para syve tanë. E sërish u mbushen sallat e mitingjeve, i duartrokasin, i mbështesin, i votojnë…

E pra, një vjedhje e Bajrabës në SHBA, ndolli përçmim ndaj tij, ndërsa vjedhje që secili prej nesh ndesh përditë, është bërë pjesë e jetesës e shumë pak vetëve u bën përshtypje. Sa shumë u dhembi disave një vjedhje e rëndomtë në një shtet të Amerikës! Po a nuk duhet t’u dhembë shumë herë më shumë vjedhja e shtetit të tyre?

Që vjedhja kur ndodh në Shqipëri të mos quhet si virtyt dhe kur ndodh në Amerikë të mos quhet ves, s’më mbetet tjetër veçse të them: Shqiptarë! Duajeni Shqipërinë, ashtu siç doni Amerikën!

45 komente në “Duajeni Shqipërinë, siç doni Amerikën”

  1. coku says:

    e vertete. po a zgjohen shqiptaret. edhe reagimet besoj se jane te porositura e te paguara.

    1. Sokol O. USA says:

      NE EDUAM USA, POR ME SHUME DUAM SHQIPERINE.
      PROPAGANDA kunder zotit Kosta eshte dore e HAJDUTEVE ne PUSHTET.
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/albanian-independence-day-new-york-city_29.html

      1. Ardita says:

        Te kujton vitet e fillimit te demokracise qe asnjeri nuk e dinte se ca ishte flamuri shqiptar, por vetem ate te amerikes dhe greqise mbanin ne duar shqiptaret. Po dijeni qe nuk ja u ka fajin flamuri kuqezi qe e perdhosni, por keta politikan diktator qe na kane sunduar per 75 vjet
        http:// vinoteka.com/vera-italiane-ne-tryezat-tuaja/

      2. Nuk harrohet torta e 28 nentor 2012 Joooooo! says:

        Midis qindra skandaleve me te turpshme te shqiptareve, propaganda berishiane zgjodhi pikerisht kete per ta amplifikuar. Keshtu shkeputet vemendja nga skandalet & vjedhjet miliardere te pusht e tareve.
        Nuk harrohet torta e 28 nentor 2012 Joooooo!

    2. sorge says:

      Keta ZABERHANE TE SHPELLAVE,qe akuzojne Bajraben,sot,do benin mire te NGRIHESHIN NE PROTESTA MASIVE KUNDER VJEDGHJEVE KOLOSALE QE KA BERE E BEN SALI BERISHA KETU NE SHQIPPERI!!!KUR BERISHA U FALI DETIN GREKEVE etj!!!
      Me militante INJORANTE E CECENE NUK ECEN PARA SHQIPERIA,SIC KA NDODHUR KETO 22 VJET!!!

      1. tor dibrani says:

        O Sorge e kupton kollaj se cfare monstre je. Nuk u ka faj Berisha qe bashke me kryehajdutin e Tiranes Ed drogaxhiu jeni te gjithe plehra. Vjedhja e ketij Kostes bashke me familje me kujton ate delenxhiun e Rames qe thoshte qe ne nuk do vjedhim si ju dhe a e mer vesh se kush pretendon te marre pushtet ne Shqiperi? Por mos pretendoni, i thoni Rames te ndroj kostum se i ka shume te shtrenjta.

    3. kulla bjeshkve says:

      Eshte shume e thjesht per te justifikuar kete debat….sikur zoteria (Bajraba) te kishte bere nje vjedhje te nje shume te madhe le te themi njeqindmije dollar e siper,, qe te gjithe ne do te flisnim pak me me respekt per te,,por me 200 dollar,po qe se vertetohet ky fakt, me te vertet ai na ka turperuar..Kjo tregon se sa te varfer jane deputete dhe antaret e PS,,Kam pershtypjen se me ardhjen ne pushtet te PS do filloje e njejta histori pasurim dhe perfitimi nepermjet korupsinit,por tani me aktor te tjere.Deri sa e gjithe klasa e ndyre politike shqiptare te pasurohet,nuk ka per te menduar njeri per dinjitetin e ketij vendi dhe populli.

    4. entoni says:

      Po kur je vete hajdut, sic eshte sot edhe roja i parkimit tek PD, nuk ke cte besh tjeter pervecse te bertasesh “kape hajdutin e te drejtosh gishtin nga pala tjeter.
      Shqiptaret e vertete e dine se nkush i ka nxitur koret dhe kush ehte hajduti i vertete i pasurive kombetare. Nuk eshte e veshtir, mjafton te shohesh sa para kane kalamajt e tij dhe sa ka secili.

    5. ilo says:

      Epo kur ke mik per koke Ilir Meten hajdutet i shikon perhere tjeterkund, se po i pe aty afer, behen shume per te numeruar.
      Kete po bejne ITte blu te kryeqytetit, prandaj nuk ka asnje website per te qene nga Ministrite, se ata qe jane pergjegjesa shajne online me kohe te plote, ose fshijne servera krimesh.

    6. pandi says:

      DO jete nje dimer i gjate per PDne, me sa duket duan vetem te bertasin qe fajin e kane te tjeret.

  2. non says:

    Nuk mund te behen krahasime me hajdutet e llojit Berisha & Meta por duhet te ngreme pikpyetje te medha per personat qe perbejne PS “Twitteriane” qe shoku Rama ka ngritur per te sfiduar pushtetin e doktorit…nese ende vihen ne dyshim ceshtjet morale qe personat perball regjimit duhet te kene atehere te mos ankohemi kot nese dhe mbas 23 qershorit Doktori do jete ende ne krye te karriges….Nga gazetare te pergjegjshem dhe qe realisht duan largimin e Sales pritet nje ndeshkim dhe qortim akoma me i madh ndaj mungeses se moralit qe persona(si ky pseuda doktor shkencash) te cilet duhet te jene alternativa e regjimit, duhet te kene…boll me ballafaqime te cilat tashme shqiptaret i njohin sh mire…nga opozita pritet shume me shume se thjesht ambicja per pushtet…

  3. Lami says:

    Jo mor ti e ke gabim ,ja une nuk shkruajta asgje por i mbeshtes keto reagime sepse vertete e dime qe qeveritaret tane jane hajdute ,por kur mendon qe edhe ata qe do vijne jane nga opozita jane kaq njerez ordinere tip xhepistash te vjen te ulerasesh ,te vrasin shpresen , e kupton more gazetar apo nuk te ben pershtypje morali fare ty.Ky ordiner do behej minister ndoshta vitin tjeter dhe nuk me duhet mua vodhi apo nuk kish patente ,ai theu ligjin ne usa mendoje se cfare do bente ne albanistan!!!

  4. CA Man says:

    askush nuk ka dyshim te hajdutet shqiptare si sali maloku me shoke..por policia dhe scurity ne Alto nuk akuzon kot..keshtu i dashur shkrues mos u nxito ti jo ne

  5. analist says:

    O Altrin! A nuk e shikon qe komentuesit ne tufe,ashtu si tufa e madhe e miletit shqiptar perçmon vjedhjet ordinere,te vogla,pa vlere dhe adhuron te madherishmen,grabitjen ne mes te dites dhe perballe kamerave. Jemi popull kaçak qe kemi evoluar dhe ato qe benim maleve e grykave,i bejme ne tendera publike e poligone Gerdecesh!
    Dhe sigurisht qe i duartrokasim duke ua uruar “hallall”.I duartrikasin dhe barkthatet qe enderrojne kaçakllekun e tyre dhe lusin tu vije ora dhe rasti sa me shpejt.
    Ky eshte arnaut mileti yne i dashur autor i shkrimit!

  6. Bato Mokra says:

    Plotesisht dakort me arsyetimin tuaj te sinqerte, po dhe te permbajtur. Me te drejte. Mungesa e informacionit ta lidh gjuhen e doren, por nuk te le pa vu ne pune arsyetimin.
    Bie fjala, “ushtria” e menjehershme e komentuesve, ashpersia e tyre, lenia e gjelit te detit dhe e pijeve, per te dale ne vijen e pare te sulmit (madje keqardhes te medhenj edhe ndonje keshilltar i Berishes, qe nuk sheh “traun” e Berishes, po “qimen” e akademikut Bajraba, “premtimi” per te mos votuar e plot “masa te tjera ndeshkuese”)me ben te aludoj per nje SKENAR TE MIREORGANIZUAR, pasi kreditet e Berishes (pa perjashtuar Fansat edhe prej Fanit fukara te Mirdites ne fb, qe dublojne dhe dhjetefishojne veten me turli lloj pseudonimesh)jo jane zero, po nen zero dhe miku i tij azer, doli kampion. Spostimi i vemendjes dhe “delegimi” te kundershtari nuk eshte i ri, po si sperdorur.
    Me ben pershtypje edhe “uria” e media amerikane per lajme, ne dite pushimesh andej e me shume ketu. Pra, nje sinkronizim i perkryer, prefekt.
    E tere kjo me kujton nje novele te Teodor Drajzerit (perkthyer edhe ne shqip ne vitet 70′, me duket e botuar te “Nentori”, me sa me kujtohet me titullin “Urdheroni ne shtepine time”, qe i djegin kandidaturen nje kandidati per kryetar bashkie ne SHBA, duke i qepur nga pas nje bukuroshe dhe, ne castin e fundit, e fotografojne dhe kjo foto botohet ne faqet e para te shtypit.) Pra, skenare te thinjur!
    “Lajme” te tilla nga opozita buisin here pas here, si “vjedhja” e makines se E. Shalsit e plot e plot te tjera si dhe do te shpeshtohen, ketu do te jemi.
    Importimi i lajmit (shpresoj te mos jete i vertete) nga ShBA eshte nje risi. Qofsha i gabuar.
    Teksa po degjoja lajmin m’u kujtua nje “urdher misterioz”, qe mori Sali Berisha pas protestave te 14 shtatorit 1998 nga Perendimi Amerikan (e ka thene Fatos Klosi), nga nje shqiptaro-malazeze “lere ate muhabet tani”, c’ka ia ndali doren rrenimtarit te Shqiperise (nr. e sakte e di mire populli).
    Dekonspiruese per “zboristet” komentues te grazhduar nga qeveria eshte pathosi kunder K. Bajrabase, ne nje kohe, qe jo vetem heshten, po nuk e thane, ose u vune ne mbrojtje (nepermjet barazimit, njejtesimit te subjekteve PS dhe PD)te “arratise” se 1.3 miliarde euro jashte Shqiperise, te milionave fitimeve te erreta te Familjes mafioze Berisha etj.
    Eshte thene se pas cdo lajmi te Qeverise eshte nje skandal. Nuk e vene re se kane shenuar NJE AUTOGOL BOTEROR me “ethet e medha te denimit”.

    1. AHA says:

      Ke shume te drejte Mokra,ketu po bucasin gazetatat per miliarda qe jane mundi gjaku e djersa e ketij populli ,pensionet e prinderve tane ose sherbimi i munguar shendetesor ,bucasin gazetat e cirren opozitaret duke tundur faktet per miliona te perditeshme te bijve te Berishes qe nuk mund te justifikohen as teorikisht e ne rastin me te mire jane pastrim parash te pista te cilat perseri ketij populli i jane vjedhur . Nese personi ne fjale ra ne kurthin e nje merkatoje ne SHBA le te pergjigjet aty ku eshte per ate qe beri por kjo nuk do te thote te heqim vemendjen nga kjo supervjedhje e perditeshme qe i behet ketij populli e arrogances se vjedhesve qe me qendrimin e tyre duket sikur thone:mos u kruani shume ,ne do bejme c’te duam e nuk ju duhet gje !

  7. F.Agimi says:

    ky bajraba shet pordhe dhe sapun me rekllame djathi,shkoni or shqipo ja blini 2 prodhimet e tij…..

  8. WEB says:

    Mos kini frike zoti ketro, mjafton nje beme tjeter e berishes dhe cudia e doktor kostes do te perfundoje ne harrese ,sigurisht qe mbas ketij lajmi pd-istet e strukur moren hov.po edhe ashtu do ju kaloje shpejt

  9. VERONIKA says:

    E lexova ktè *ndodhinè* e ktij qè pèr ju zt Ketri,qenka profesoooooohorrrrr i vèrtetèèèèè,dhe qè juve na qenkeni –ofenduarrrrr nga moria e komenteve.
    Nuk komentova dhe asqè kisha ndèrmend ta bèja,sikur ju tè mè kishit evituar ktè zhgaravinèn mediokre kètu.
    Nuk ju *kuptova*,çfarè donit tè na thoni me krahasimin e ktij *hajdutit* tè vogèl–me hajdutèt e mèdhenj..por kuptoj njè gjè :Nderime shtypit,internetit,gazetarève,komentuesève …pra tè gjithève…sepse pikèrisht Amerika èshtè atje ku èshtè sepse nuk dènon vetèm pèr vjedhjen e njèmij dollarève–jo dènon dhe pèr 1 dollar,ndèrgjegjèsimi i njerèzève,botimi i ktyre hajdutèllèqeve,mè jep mundèsinè tè korrigjohem,mua si votues dhe Piktorit si kry-tar paaaartie.
    Mos harro zt.Ketri qè dhe atè hajdutin e aleancès sè ngjalès e kemi prapè nga PS.
    Doja t’ju shkruaja dhe pèr atè titullin qè ka marrè nè 1999,por sinqerisht nuk ja vlen–po jua lè juve tè korrigjoni veten,dhe pse thoni qè nuk e njihni–por ama i mbroni titujt e tij.Kujdes zt.Ketri,se ne e kemi bèr vèrtet shkollèn jo si titujt e prooooooofe-horrit qè ti mbron.
    Po e mbyll duke ju thènè qe zt.RAMA-nqs nuk do i marrè votat ,kjo nuk do tè ndodhè aspak pèr atè fytyrèn e shpifur tè hajdutit tuaj tè vogèl,do tè ndodhè pikèrisht pèr mosndèrshkimin e fajtorève,pèr paaftèsinè e tè bèrit opozitè–PIKERISHT SEPSE KAM NDJESINE QE ATA JANE TE GJITHE NJESOJ–NJE KLAN HAJDUTESH-TE PASHKOLLE-LAVIRE POLITIKO-SHOQERORE-QE MUND TE JENE DHE SHEIKET E SHQIPERISE SI THONI JU-POR NUK DO JENE KURRE BIJTE E SHQIPERISE-DO CILESOHEN GJITHMONE SI BIJ….HAJDUTESH DHE JO VETEM KAQ.

    Nuk di kush jeni ju,ndoshta jeni gazetar i thjeshtè,nejse kjo ka pak rèndèsi–por ai hajduti i vogèl,qèndron nè krye tè planit pèr çèshtjet sociale,pra nqs Rama vjen nè pushtet ai zè vendin e S.Kserès–si thashe dhe mè lart nuk e di kush jeni ju–por pèr sa unè kam studiuar dhe kam parè ju garantoj qè pikèrisht kjo èshtè ministria me buxhetin mè tè lartè–dhe mè tè lartè se e infrastrukturès-dhe politika sociale qè po ndiqet tek ne po e shkatèrron ktè vend,do e shikoni 5 vjeçarin qè po vjen ,2013-2018,pra do ju kèshilloja qè tè studioni dhe ju ca mè shumè,jo atè planin qè ka bèr profe-horri juaj,sepse ai èshtè si ligji pèr reformèn zgjedhore,dhe atè me ndonjè profe-horrr tè *dalluar* e bèri Rama,por ama e la nè klasè–pra dhe ju mos lexoni vetèm prèfehorrin,duajeni mè shumè Shqipèrinè,flisni mè qartè,sepse kèshtu duket sikur ky vend pjell vetèm sheikè,bij profehorrash,hajdutèsh,kurvash–por nuk èshtè kèshtu zt.Ketro-jua garantoj,ne e duam Shqipèrinè,dhe kemi zgjedhur tè mos jemi sheikè!

  10. pelivan says:

    Nuk me cuditin aspak komentuset, ose e vjella e perditeshme e Pd.es.se sallhaneve te rruges,qe perpiqen te shohen qimen ne hunden e rames(Edhe pse Amerikanet ende s’jane deklaruar)dhe se shohin trarin ne hunden e saliut,qe e sheh gjithe Shqiperia dhe Bota bashke… Turpi i’u mbulofte sic dhe ju ka mbuluar…

  11. Ben Chicago says:

    Gazetar je ti mor apo llafazan kafenesh.Problemi eshte po aq i madh sa edhe videoja e Metes, pavaresisht vleres materiale.Eshte ceshtje morali mor “gazetar’,nuk eshte ceshtje parash dhe vlere monetare.Te duket pak ty qe nje Minister ne “hije” i PS kapet familjarisht duke vjedhur si hajdut ordiner???.Se ku kjo ka pak rendesi.Pastaj cfare versioni zyrtar kerkon ti more shok,ka folur shefi i policise dhe eshte botuar ne gazeten e county( eshte kohe e humbur te te shpjegoj si funksion ligji ketu).Ju jeni qe te gjithe Kosta!!!

  12. elinor says:

    Nuk eshte njelloj vjedhja qe ben i zoti i shtepise brenda ne familjen e tij me ate qe ben nje anetar i familjes atje ku ka shkuar si mik.
    Vjedhja e ketij zoterise ne Amerike eshte teper e turpshme per vete faktin se eshte nje vjedhje ordinere si dhe na jep nje figure shume te keqe ne bote – te gjithe shqiptaret jane hajdute.
    Vjedhjet qe bejne politikanet quhen korrupsion dhe njihen ne te gjithe boten – ato nuk perbejne nje turp per nje popull; thjeshte e demtojne ate teper.
    Per me teper, nje popull e ka shume me te veshtire te rrezoje nje kryeminister hajdut dhe te korruptuar sidomos kur opozita e ka mendjen te vjedhe ne Mall-et e botes ne vend qe te hartoje nje plan te qarte se si ta rrezoje diktatorin.
    Pra, nuk eshte se ne duam me shume Ameriken, por thjeshte nje veprim i tille na djeg pa mase per shkak se tregon karakterin e dobet te nje figure publike ne menyre krejtesisht te panevojshme.
    Te gjitha mesiper i them vetem me hamendjen se akuzat jane te verteta. Akoma nuk eshte provuar gje por jam i sigurte se autoritetet amerikane nuk ta vejne gishtin kot.
    Tre persona ne makine keta, brenda parkingut te qendres tregtare, dhe policia i ndaloka pse nget makinen ne menyre te autorizuar!! Po te ishte ashtu ndalohej vetem shoferi, jo pasagjeret. Pastaj, nuk eshte aspak e nevojshme te merret autorizim nga pronari i makines; mjafton qe ai te mos e kete deklaruar si te vjedhur makinen.
    Gjithsesi, ngelet te shohim si do shkojne punet.

    1. Claus says:

      Moralizma te tipit enverian!

      Na ka turperuar se ka vjedhur ne ne familjen ku ka shkuar mik!
      Bile me kete ka turperuar Shqiperine dhe ne si shqiptare!

      Akoma lexon te tilla moralizma qesharake. Eli, vjedhja eshte vjedhje nuk ka kombesi dhe as fe, nuk njeh as te pasur, as te varfer, eshte thjesht individuale.
      Duart i kane ndyer dhe VIP-at. Nje nga ato ishte dhe Lindsay Lohan.
      Eshte ceshtje karakteri, eli. Ate qe ka bere ta paguaj. Aq i thjeshte eshte muhabeti. Mua si shqiptar as nje milimeter nuk me njollos. Gabimi dhe faji eshte individual. Secili eshte per vete pergjegjes. Kjo eshte universale, te tjerat jane qesharake.

      1. elinor says:

        Kush eshte ky enveri mor Clausi-mausi se nuk e njoh? Ma trego ti meqe e njihke mire!
        Jeton ne Gjermani ti Clausi, jeton? Ke turp t’i tregosh dikujt nga je kur te pyesin. Hyjne shqiptaret tek Real-i 50 kile me gjithe rroba e kepuce e dalin te fryre si fuci me shishe uiski rrotull belit e me tuta te mbushura me paketa Marlboro. Te tille e kemi namin ne bote dhe kete e di mire ti. Te pakten ky akademiku te kishte bere ndonje grand-theft, ndonje bank-heist, apo ku e di une, se disa nga ne edhe mund te krenoheshin me dicka te tille; jo te shkonte e te njollosej me dy pale xhinse pa qene nevoja. Ato mund t’ja gjeje edhe ti me gjys cmimi.
        Ky eshte nje figure publike, Claus; Lindsay nuk eshte e tille dhe prandaj nuk i plas kujt se c’ben ajo. Mua me shqeteson shume akti i tij i ulet.
        Ka disa kultura popujsh, Clausi, qe mendojne se te vjedhesh nuk eshte dicka e gabuar, persa kohe qe nuk te kapin me presh ne b…, jo, ne duar (sa shume perdorime qe ka ky preshi tek ne; ti p.sh. e perdor per te shku ne Hene). Nje nga keta popuj jemi edhe ne, prandaj edhe kemi kete lloj rrace politikanesh.
        Kjo eshte edhe me e keqja se, ky tipi qe ka hartuar – me c’flitet – “Rilindjen kombetare” te Rames, eshte pikerisht ai qe e ul veten kaq poshte. E c’mund te presim ne nga keta??
        E kam te qarte Clausi se ty te ka ngele ora tek nje rast ku une te thashe qe “e humb logjiken si Xhaferi simiten” dhe mezi c’ke pritur rastin te me sulmoje. Por kjo nuk ishte vecse – sic i thone amerikanet – nje “cheap shot”, Clausi. Provoje perseri here tjeter se ndoshta ke me shume fat.
        Tchüss Clausi!

        1. Claus says:

          Mua me shqeteson shume akti i tij i ulet!!! Po pastaj?

          Kane qene dikur pensionistet e lagjes 8 qe te merrnin erzin, aty afer bllokut, qe “shqetesoheshin” per ruajtjen dhe mbrojtjen e vijes se Partise. Keto dite duke pare disa programe mbi nostalgjite e kengeve te kohes se Enverit me mbeti ne mend nje strofe qe per idiotizmin e saj me ngjalli vetem humor.
          Afersisht ishte:

          … gjyshin nuk e ze gjumi
          per gjithshka qe ndodh ne bote
          e lumsi ne, e lumsi ti
          Shqiperi nuk ke pleqni

          Po qetesohe shpirtin o eli, mire une qe e kam humbur si “Xhaferri simiten, po ti nga shqetesimi per “gjithshka qe ndodh ne bote” e ke humbur si “simitja Xhaferrin”.
          “Provoje perseri se heren tjeter do te kesh me shume fat!”

          Kujtoja se ky fillimviti te kishte dhene ndopak qetesi, por nuk qenka e thene. Duhet te besh gjume te qete, leri shqetesimet se c`ndodh ne bote.
          Uthulla e forte prish enen e vet.
          Schlaf gut!

          1. elinor says:

            Mos repliko kot kur s’ke c’te thuash! Se c’permend aty pune pensionistesh e vije partie…ku mund ta dija une se te kane “ngacmu” pensionistet e lagjes ty pse s’ke ndjeke vijen e partise?!
            Nejse, harrova qe ti tani je “gjerman” e nuk turperohesh nga nje i huaj si ky shqiptari ne Amerike!
            A je i qete ti Clausi? Nqs po, atehere qetesia e te tjereve nuk duhet te kete rendesi per ty.

  13. Kris says:

    Duhet te presim dhe mos baltosim nje familje shqiptare .Fjalen e. Ka drejtesia amerikane e cilia eshte e paster si kristali dhe nuk varet nga larrot e shqiperise.

  14. kelmendasi says:

    Z.Altin Ketro
    Mbrojtja qe perpiqesh ti besh Kosta Barjabes eshte jo mbrojtje por nje diskretitim.Mbrojtja me e mire do te ishte te kishe heshtur.Llogjika se te tjeret kane vjedhur me shume se Kosta pra zyrtaret tane eshte nje llogjike absurde. Ti ketu legjitimon vjedhjen e tije por edhe pranon qe ka vjedhur e ska ndonje te keqe. Sipas kesaj i bije qe edhe akuzat qe i behen Berishes me pa te drejte per vrasje por une po i marre si te verteta jane te justifikueshme sepse Enveri ka vrare me qindra me shume.Po ashtu edhe ruset kane te drejte sipas teje te vrasin ndofta nja 1 milion vete kur komunizmi i Stalinit zhduku 100 milion.Se sa i vertet eshte lajmi kete hesap kerkojani amerikanve.O zot mos do thoni se i ka futur ne kurth Berisha apo Topalli se Kosta eshte i ndershem.
    Ose hesht ose denoje rastin.Mos u mundoni ta justifikoni se e sulmojne Kosten se eshte ne Ps.Policija amerikane nuk e dinte se kujt parti i perket se nuk kishte tabele ne balle me Ps.Por edhe po ta kishte ne balle Ps te shkruajtur policet nuk do e kuptonin.
    Ky eshte nje turp.Por edhe cdo justifikim apo largim nga e verteta eshte turp ne katror.

  15. nibiru says:

    gjithe injorantet e kthyen me komentet e tyre nje ceshtje midis pd dhe ps.nqs doni te gjykoni bejeni per veprimin e ketij hajdutit dhe jo pd e ps qe skane lidhje fare ketu.

  16. cipo says:

    Vetem ne SHBA nuk e akuzojne kot sepse eshte shtet ligjor. Sipas gazetes lokale to Palo Alto, historia eshte shume e qarte. kosta me gruan dhe vajzen kane hyre 2 here ne nje dyqan Nordstrom dhe kane vjedhur midis te tjerash edhe nje cante Coach. Kane arrestuar gocen, pak me vone gruan dhe me vone kete. Te gjithe kane nga 2 akuza per 2 vjedhjet ne dyqan.

    Ja lidhja dhe artikulli origjinal:
    http://www.paloaltoonline.com/news/show_story.php?id=28093

    Sigurisht qe nuk krahasohet me megahajdutlliqet e saliut dhe ministrave e drejtoreve te tij por eshte vjedhje dhe tregon situaten ne Shqiperi ku integritetin e ka marre fundi. Titujt akademike jane sa per te genjyer njeri-tjetrin ne Shqiperi sepse sjellja eshte ordinere. realiteti eshte se jane kapur kengetare shqiptare (Liljana Kondakci), aktore (viktor Zhysti), komike (Koco Devole), akademike si ky duke vjedhur e bere droge sepse ate nivel kane.

    Saliu eshte kriminel por kete nuk ka pse t’a mbroni sepse edhe ky hajdut eshte.

  17. Altin K.. says:

    E kendova me endje mbrojtien qe i ben Koqes, nuk eshte qesharake me teper nga largimi i thelbit sesa nga mediokriteti dhe niveli i ulet i llogjikes.Koqja ka mbaruar “shkenca sociale”, pra nje fakultet koti,pastaj ka qene sekretar i pare i PPShe, me pas shok me cacin i njohur boterishte si hajdut,e sa per titujt dhe gradat e 97 e vijim … mendoj se jep pjese e tyre.Me vjedhjet qe ben perdite ketu sic pranon do te behesh Rilindas

  18. Alban33 says:

    @Din Kruja

    Artikulli i z. Ketro eshte shume sofistikuar dhe i komplikuar per trurin tend te vogel dhe te lemuar si mermer.

    Ajo qe ai thote o bole eshte thjesht; qe vjedhja eshte e denueshme, ska rendesi se ku dhe se sa. Por po u thote Shqiptareve reagoni keshtu gjithmone. Po u thote pse nuk bertisni edhe kur ju vjedhin pasurine tuaj personale (KOMBETARE).

    Hajt shnet. Shko kullot delet tani sa po te mbaron karta.

  19. gent, usa says:

    Altin Ketro. Ke bere nje artikull shume te dobet ose menyra qe perdor per ta mbrojtur `akademikun` eshte po aq ididote sa dhe vete sjellja e ketij idiotit qe na qenka dhe akademik. asnje komentues nuk e mohon dot qe politikanet tane te vjedhin e ste lene gje veshur por kjo nuk do te thote qe te gjithe ne te leshohemi familjarisht neper supermarketet e botes dhe te vjedhim duke lene kokren e namit e pastaj nga frika ti leme grate e vajzat ne meshire te fatit. po me idit se ky nuk paska pasur. ti leme pastaj pa permendur qe kur nje njeri e ul veten kaq shume sa te vjedhe familjarisht neper dyqane ne menyren me bajate te mundshme imagjino se cfare egoje dhe personaliteti ka ky njeri. pa le po del dhe shfajesohet si idiot. po ik mor toc fshihu gjekundi se na legenose fare

  20. hasani says:

    Te vjedhesh ne prezence te gruas dhe vajzes 23 vjec (qe studion ne Standford-60 mije $ Viti) do te thote- te jesh karakterialisht i ulet, do te thote qe gjithe jeten tende e ke ndertuar mbi vjedhje, dhe qe gruan ta kan pallu te tjeret dhe vajza seshte e jotja. Maskara, legen,

    1. gent ny usa says:

      hahaha….po na legenosen fare keta legena. prandaj e le gruan dhe vajzen dhe ja fut vrapit si legen ky idioti. dhe ky gazetari me idiot se hajduti mundohet ta justifikoje.

  21. BJORN says:

    Ne nuk duam te shkojme ne votime per te zevendesuar nje pale hajdut me nje pale qe quhet rilindje hajdutesh.Deklaratat e hajdutit kosta jane njesoj si te Ilir babes.Oh mor noc qe ke bere artikullin nuk eshte USA si ketu ne Shqiperi qe hajduti therret kapeni hajdutin

  22. I.Troplini says:

    Shqiptaret nuk duan Ameriken me teper se vendin e tyre ndonese vleresojne mbeshtetjen amerikane deri ne ate pike saqe te kujton sjelljen e popujve te kolonializuar ne Afrike. Ata duan vendin e tyre dhe nuk deshirojne asgje me teper sesa ky vend te behet nje vend ku ja vlen te jetosh, nje vend qe drejtohet nga politikane qe punojne per te miren e qytetareve dhe per nxjerrjen e vendit nga prapambetja.Bazuar ne kete deshire dhe ne shpresen qe opozita politike ne vend do te perfaqesonte nje alternative qeverisese te denje per nje rilindje kombetare,,,cdo lajm i tille si ky i Zotit Bajraba (apo Ali Baba i PS)sjell nje “vertetim” te tezes se politikanet shqiptare jane qeniet me ordinere ne rajon.
    Nuk jam i mendimit se kjo eshte nje menyre racionale e te menduarit por krejt e justifikueshme ne realitetin shqiptar. Shqiptaret i shoqeron frika se me zgjedhjet e qershorit do zevendesohet nje bande hajdutesh me nje tjeter. PS duhet te prese reagimin zyrtar te autoriteteve amerikane dhe ne baze te saj te marre vendimet e duhura,,,nese nuk kerkon te humbe zgjedhjet e ardhshme pa i nisur fare. Po qe se duam te mbrojme hajdutet atehere le te “mbrojme” keto qe kemi apo sic thote ajo fjala e vjeter,,,,,,Qorr per qorr, e kam ne oborr”.

  23. fl says:

    Po lat nam me keto banalitete. Na i beni skaner PS-se pse vajzes se nje deputeti i kerciti me vjedh nje send 238$ ?

    Thjesht Kinezri.

  24. ed says:

    Baraba eshte hajdut profesionist qe ne kohe te Krishtit dhe cifutet
    zgjodhen ate dhe vrane Krishtin,ky ordiner (familiarisht)eshte ortaku
    i super te akuzuarit per 8 vite mamuthit te korrupsionit Anastasis
    Angjelit keta te dy do te rilindin Shqiperine me bekimin e Greqise.
    Hajduti eshte hajdut morali i fabules se Palo Altos eshte se atij ju dha mundesia familiarisht te vjedhin 280 usd dhe i vodhen prandaj o Social-
    komunista hajduti eshte hajdut dhe ky eshte hajdut ne opozite dhe nuk e kishte me vete manualin e Shalesit me vjedh me lezet.

  25. ed says:

    Baraba eshte hajdut profesionist qe ne kohe te Krishtit dhe cifutet
    zgjodhen ate dhe vrane Krishtin,ky ordiner (familiarisht)eshte ortaku
    i super te akuzuarit per 8 vite mamuthit te korrupsionit Anastasis
    Angjelit keta te dy do te rilindin Shqiperine me bekimin e Greqise.
    Hajduti eshte hajdut morali i fabules se Palo Altos eshte se atij ju dha mundesia familiarisht te vjedhin 280 usd dhe i vodhen prandaj o Social-
    komunista hajduti eshte hajdut dhe ky eshte hajdut ne opozite dhe nuk e kishte me vete manualin e Shalesit me vjedh me lezet…..

  26. ed says:

    Baraba eshte hajdut profesionist qe ne kohe te Krishtit dhe cifutet
    zgjodhen ate dhe vrane Krishtin,ky ordiner (familiarisht)eshte ortaku
    i super te akuzuarit per 8 vite mamuthit te korrupsionit Anastasis
    Angjelit keta te dy do te rilindin Shqiperine me bekimin e Greqise.
    Hajduti eshte hajdut morali i fabules se Palo Altos eshte se atij ju dha mundesia familiarisht te vjedhin 280 usd dhe i vodhen prandaj o Social-
    komunista hajduti eshte hajdut dhe ky eshte hajdut ne opozite dhe nuk e kishte me vete manualin e Shalesit me vjedh me lezet……………

  27. ermira says:

    Eshte turp per partine socialiste qe mban ne krah nje njeri qe nuk e ka per gje te vjedhi. Nje njeri i tille kur e ben ne nje vend te huaj duket qe nuk e ka per gje tabej kudo se e ka zakon.

  28. dritani says:

    O Gazetar leshi! O imbecil! O bashkepunetor hajduti ordiner brekesh!

    Ceshtja shtrohet per ke do te shkoj te votoj une dhe jo se c’ka bere Berisha apo Meta.
    Nese ky e ndyn doren per 238USD e ke idene se c’mund te beje po t’i japesh post o gazetar leshi?!
    Po pjellen e ketij e imagjinon dot se cfare monstre mund te jete?!
    Ajo me siguri pret ta beje babi ambasadore ne Paris a Vjene.

  29. LORA says:

    Sa here qe plasin skandale ne nahijen e politikes,gazetaret(fatkeqesisht ne shumice) ferkojne duart se u del asua.Tamam kete na tregon A.Ketro me kete fare artikulli,qe i paska dale nje llomke nga sherbimi qe po i ben K.Barjabes.
    Turp per Ketron per kete palo-sherbim dhe per kete guxim te marre per te gjykuar reagimin e drejte publik ndaj aktit te Barjabsave.
    Shqiptaret,ne kete reagim tregojne vetem se jane te etur per drejtesi dhe akoma me te etur per ta imponuar drejtesine e standartit amerikan ne Shqiperi.Por kur shqiptaret ngrihen e dalin e vriten ne demostrate per te denoncuar e ndeshkuar kusarine qeveritare,keta gazetaruce shfaqen publikisht si ithtare te thekur te simetrise se kesaj kusarie ne te gjithe spektrin politik,duke i bere sherbimin me te cmuar statukuose se qoftelargut.Ja sa e veshtire behet detyra qytetare e ndeshkimit te kuserimit permanent te tyre pergjate 22 vjetve te fundit.
    Jam e impresionuar dhe shpreseplote me reagimin publik te hajduterise barjabse;sidomos se tentativa te tilla si kjo e Ketros jane turperisht te deshtuara.

  30. Jona says:

    Artikulli eshte shkruar me objektivitet nuk mund te them te kunderten, problemi eshte hajdutet e qeverise aktuale e kane punesim 100% hajdutllikun; biles dhe jane graduar per shkalljen e vjedhjes sipas postit qe kane, nje minister vjedh me pak se nje kryeminister ashtu dhe familjet perkatese sepse nuk kane te drejte t ia kalojne shefit suprem; por nuk mund te rri pa reaguar qe nje profesor akademik, aq me shume me gruan dhe vajzen eshte sjelle si nje hajdut rruge…tani sa here do shikoj kete zoteri, cdo bluze apo xhakete apo kemishe qe vesh do e imagjinoj ne cfare dyqani apo shteti duhet ta kete vjedhur; gjesti i tij eshte i turpshem; nuk i ngelet vetem se te shkoje ne kopesht zologjik te observohet nga qeniet njerezore..(sepse vetem atje te pakten mund te fitoje dollar ndershmerisht per here te pare ne jeten e tij),.. KY ESHTE AI QE VODHI? uuu SHIFENI HAJDUTIN,ne cdo kafe qe ai do hyje, e neper dyqane do thone hej kujdes hyri hajduti te jeni vigjilent se mos vjedhe ndonje gje…pra titulli akademik zevendesohet me hajdut rruge;, tani qe do fitoj dollare te pastra, do i ngelet vetem nje gje te bleje ne forme te ndershme kesaj here, ate qe quhet ‘nder’ nqs kjo e fundit i ka mbetur sado pak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje