Këto ditë edhe në shtypin shqiptar u fol e u shkrua shumë për aktorin francez Zherar Depardjë dhe për vendimin e tij që të largohej nga Franca. Depardjë është shumë i njohur edhe në Shqipëri dhe i pëlqyer gjithashtu. Komentet për aktin e tij kanë qenë të shumta e të ndryshme. Në fakt të gjithë harrojnë se ai është artist dhe artisti jeton një jetë që ngjet pak me atë të të vdekshmëve të tjerë. Për këtë arsye zgjodha nga blogu i intelektualit të famshëm francez, Zhak Atali, shkrimin e mëposhtëm që ai e ka botuar më parë në revistën franceze “L’Ekspress”. Për fat të keq edhe Franca u soll jo ashtu siç do të duhej të sillej. E fyeu dhe madje një nga qeveritarët e saj e quajti “mjeran”. Ndërsa analiza e mëposhtme është krejt tjetër gjë, është modeli i analizës për aktin e një artisti që është pasqyrë e francezëve.
Ilir Yzeiri
Zherar Depardjë është miku im. Që prej njëzetë e pesë vjetësh. Dhe do të mbetet përgjithmonë. Çdo gjë që të thotë, çdo gjë që të bëjë. Ky është koncepti im për miqësinë: e pakthyeshme dhe që nuk mund të shitet e të blihet.
Ne kemi biseduar për çdo gjë. Kemi punuar bashkë, kur në mënyrë të magjishme pati dëshirën që të luante rolin kryesor në një nga pjesët e mia, të cilën unë nuk do të kisha guxuar as t’i thosha ta lexonte, sepse ai nuk kishte shkelur në skenë që prej pesëmbëdhjetë vjetësh.
Zherari është vetë jashtë çdo përmase. Ai urren kufijtë, kufizimet, ndalimet. Mjafton që t’i të kërkosh t’i ndalosh të bëjë këtë ose atë dhe ai, menjëherë, do të shfaqë një zili të parezistueshme për t’i provuar ato.
Zherari nuk është një, ai është mijëra njerëz. Ai është gjithë rolet që ka luajtur, në të cilat ka shtënë jetën e vet. Ai është gjithë rolet që ka luajtur dhe gjithë rolet që do të luajë ende. Sepse ai nuk mund të jetojë një mijë jetë në të njëjtën kohë, ndaj ai ka zgjedhur që t’i luajë ato një mijë jetë njëra pas tjetrës.
Për këtë arsye, çështja e shtetësisë së tij nuk ka asnjë kuptim: sigurisht, ai është francez më shumë se cilido tjetër dhe më i mirë se të gjithë sharësit e tij, të cilët nuk mund të jenë më shumë se ai kurrë. Dhe ai do të mbetet i tillë, çfarëdo që të dëshirojë edhe sikur të kërkojë të ikë nga vetvetja. Edhe pse ai merr përkohësisht një pasaportë tjetër, belge apo ruse, azerbajxhanase apo venezueliane. Sepse nuk i takon dhe nuk i përket atij që të vendosë: ai është një aktor francez. Ai mban me vete muzikën e gjuhës frënge si asnjë tjetër. Ai nuk do të ishte asgjë pa kinemanë franceze, pra pa taksapaguesit francezë që e financojnë atë gjerësisht. Por ai është edhe një fshatar gjithashtu, një sipërmarrës, një tregtar francez.
Mirëpo ai është edhe diçka tjetër, natyrisht. Është një qytetar i botës, i lirë, provokator, kurioz për gjithçka, njeri që urren mediokritetin, që nuk e përballon dot atë. Mirëpo t’i thuash atij “i mjerë” kur dihet se kjo fjalë shënjon dhe një njeri të vockël, kjo është fyerja dhe sharja më e keqe që mund t’i bëhet. Jo kjo nuk i takon atij. Jo, atij.
Në qoftë se historia e tij ka magjepsur kaq shumë, nëse për të flitet e shkruhet në të gjitha mediat e botës, kjo do të thotë se Zherar Depardjë është më shumë se një emër. Ai është emri që ka sot sëmundja e shoqërisë franceze, më gjerë akoma, sëmundja e shoqërisë njerëzore.
Në fillim ai është treguesi i një populli që sillet keq me veten e vet: në Francë të pasurit janë të pakënaqur, sepse ata po denigrohen dhe po tregohen me gisht. Të varfrit po ashtu sepse janë pa punë dhe të kërcënuar nga ekzistenca. Të gjithë dëshirojnë të largohen dhe e admirojnë atë për guximin. Ai është njëri prej atyre që do të donin të ishin të gjithë: i shumëfishtë, i paarritshëm, që refuzon të gjitha hierarkitë. Gavrosh dhe Zhan Valzhan njëkohësisht.
Ai është gjithashtu shumica e njerëzve në botë: i paaftë që të kënaqet me vetëm një jetë ndaj gjithmonë tenton në mënyrë dramatike që të jetojë një jetë më shumë, reale ose virtuale.
Zherar Depardjë është pra emri që mund t’i japim tragjedisë së qenies njerëzore, që është e paaftë të shkëputet nga mbështjellësja prej mishi. Me gjithë këtë pesimizëm që mban, me gjithë zbavitjet dhe kënaqësitë që provon dhe që u jep të tjerëve, ai e di që është fatalisht i vdekshëm.
Dhe ashtu si pothuajse të gjithë ata që kanë këtë vetëdije, ai e urren idenë se është i vdekshëm. Dhe e përshpejton atë që ai e dyshon, në mënyrë që të mos rrijë aty e ta presë … vdekjen.
Pikërisht këtë duhet të mësojmë nga Zherar Depardjë. Dhe ajo që nuk duhet të besojmë kurrë është se joshja e një populli për njeriun që e përfaqëson aq mirë nuk duhet ta shtyjë atë popull në vetëshkatërrim.
Un vet jame i dashuruar me Monica Belucin.
Departdje qahet nga Franca, po ne neShqiperi c’duhet te bejme?
Dorela, ne Shqiperi nuk te merr njeri 75% te fitimeve te tua, jo tani te pakten, se eshte bere nje here ne ’45.
Shqiperia i ka taksat me te uleta se Rusi…..
Po Depardie ishte dukej si elefant ,perpara PutinIT qe dukej si miush
nuk do i hiqja as edhe nje pike e presje shkrimit,por ke arruar faktorin kohe.bota sot eshte ne udhekryq,per te ardhmen.po te veprojne dhe ta pasone te tjere dhe te kthehet ne mode veprime i depardjese mesazhi do ishte i frikshem.per para mund te behet gjithcka.artisti duhet te jete i pari qe duhet te mbroje dhe luftoje me gjithcka per vlerat e shoqerise dhe kombit qe e ka rritur.sot ky veprim eshte i pa moralshem ku nje perqindje e vogel njerezish kontrollojne pasurine globit.sistemi eshte i pa drejte ne nje kohe qe depardje shpeton disa qindarka te qelbura humbet ata qe e dashuruan, vlerat e popullit ku lindi.ruajna ho zot nga keta njerez pa moral.shtylla e moralit eshte familja dhe kombi.sot me teper se kurre bota ka nevoje per mesazhe humanitare.franca me veprimin taksativ per te pasurit jep nje mesazh per nje bote me te drejte per njerezimin.kapitalizmi po asgjeson vete veten,me padrejtesite dhe mungesen e humanizmit.depardje mbron te vjetren mjerane. koha do flasi.
“Zheraret e tiranes”
keta makiavelet tane jane me te zgjur se Zherari,kane vite qe milionat e tyre i futen ne banga sekrete per pasoje tregojne majen e aizbergut te parave te tyre, nderkohe saliut nuk i pelqen te tatoje me shume pasaniket ngaqe eshte vete super pasanik me xhiz e fis.
me nje fjale, ai eshte greedy! dhe kur te tjeret s’kane te hane, depardje qe ka bere milionana prej francezeve ju thote -ju dhjefsha kalin! do ju vije rradha dhe ruseve t’jua thote kete.
Me vjen keq por, sic duket, autori francez i shkrimit eshte i dashuruar, jo ne kuptimin si mashkull, me Depardieu.
Une di se, cdo njeri duhet tju japi rendesi vlerave qe, i ka dhene familje dhe shoqeria. Une personalishte mendoj se cdo njeri KA TE DREJTA por ama ka edhe DETYRIME ne jete.
Depardieu ka te drejten qe te beje jeten qe do ai, por ama ka edhe detyren karshi vendit dhe shoqerise ku u rit dhe e beri te famshem.
Per mua Depaerdeu eshte shume egoist. Nga ana tjeter me habit fakti qe, nje artist i madh dhe sidomos francez, te kete nje vleresim kaq te madh per diktatoret si Putin, Fidel Kastro dhe shefin e shtetit te Cecenise.
Ai eshte nje artist i madh ne saja te talentit te tija por, me sa di une, nuk eshte me shume kulture ne pergjithesi. Ai nuk ka shkruar ndonje liber, di se eshte nje vreshtar i pasionouar dhe basta.
Nje filosof ka thene se te jesh nje NJERI ( thashe njeri ) i MIRE eshte shume shume shume e veshtire.
Ne kete bote duhet te marresh por ama edhe te japesh. Depardjeu do te perfitoje nga shkollat, teatrot, konsevatoret, kinostudjot, biblioteket, ekspozitat, rruget, sistemi i rrugeve dhe qarkullimit,spitralet, pensionet e pleqve etj. por, nuk do te paguaje.
Franca eshte nje ekonomi SOCJALE E TREGUT. Pra ka brenda edhe nje faktor te rendesishem qe, eshte faktori SOCJAL.
Per te arritur kete gje, me mijra franceze kane bere demonstrata, jane futur ne burgje, jane sakrifikuar dhe zoteria Depardieu me xhestin e tij do qe, sistemi socjal ne France te reduktohet sepse, ne kushtet e krizes eshte bere me i shtrenjte.
Ne sistemin socjal francez eshe e drejta e cdo femije qe, te kete shanse te barabarta ne jete. Per te patur shanse te barabarata ne jete duhet qe, edhe femijet e te varferve te kene te drejte te shkollohen. Per te bere kete shteti francez financon shkollat publike, ku mund te shkollohen edhe femijet e te varferve kur dihet se famijet e te pasurve shkojne ne shkollat private.
Qe ta mbyll muhabetin, per mua, Depardiu eshte nje artist shume i madh por ama eshte nje egoist i madh i cili, mendon se ka vetem te drejta dhe jo detyrime karshi vendit dhe popullit te tij.
Nuk duhet qe ti japim rendesi veprimit te turpshem te ketij aktori agjent KGBje,ka nje kontradite ne veprimin e tij sepse u largua nga frika e nje takse qe mund te quhet pa frike takse komuniste dhe u strehua ne vendin dhe shtetin ku ka lindur komunizmi dhe pa pike turpi deklaroi se i ati paska qene komunist dhe ruso-fil, ky francez ruso-fil,ky injorant, kerkoi strehim ekonomik ne rusi sepse pervec rusise askush nuk e pranoi kete individ te padeshirueshem,shkurt veprimi i tij permblidhet me proverbin, per inat te sime vjerre, shkoj dhe fle me mullixhine,
dananos,
Do te isha mirenjohes ne se me sqaron se, cfare eshte nje takse komuniste ? Jo per gje por, nuk e kam degjuar ndonjehere kete takse.
Sala thote takse marksiste dhe kupton me te taksen progresive.
Plakush,
Ekziston gjithmone hera e pare,e quajta takse komuniste sepse pergjate fushates elektorale presidenciale ne france kjo takse dhe shume te tjera ishin kusht per Francois Hollande nga partia komuniste franceze dhe nga partia ekstremiste e majte (front de gauche),pra ne kete kontekst,e perdora termin “komuniste”,
Nuk e di nese mund te terheq nje paralele me taksen marksiste ose progresive qe trumbetohet ne shqiperi, por personalisht duke qene se jam per sipermarrjen e lire jam kundra cdo lloj takse qe e demton ate.
Aktori i njohur pasurine e ka vene ne nje sistem te konsoliduar Kapitalist dhe duhej ti nenshtrohej takses se Qeverise.Nee dime si po ecet ne vendet post komuniste.Korrupsioni dhe kriminaliteti ne shkalle te frikshme.I gjithe Perendimi duhet ta marre seriozisht kete qe po ndodh,sa nuk eshte vone.Zhgenjimi ne masa tejet i madh.Po ky aktor c’kerkon atje?Mos valle do te zmadhoje me teper pasurine?Le ta shikojme.
Natyrisht qe ka vepruar drejt,kush do jetonte ne nje vend qe te taxon 75%te fitimit.Ai ka deklaruar se ka paguar rreth 200 milion $ gjate gjithe jetes se tij.Parate i ka fituar ne saj te talentit te vete.Eshte absurd te tatosh te pasurit kaq shume,Asnje nuk do investonte,qe 75% e fitimit te tij te shkonte per te ushqyer parazitet qe nuk punojne.Franca ngjan me shume me nje socialist country,apo welfare country.
Ka mundsi ndoshta ta ngris talentin ne 100% ne Rusi,
vetem leku njeriun smund ta beje te lumtur!.
Disa gjera ne jete nuke kane cmim.
Guri peshon rende vetim ne vendin e tij