9 Janarët e Shkodrës

9 Janar 2013, 17:31Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Sërish 9 janar për Shkodër Locen. 9 Janar 2004, 28 të rinj shkodranë humbin jetën në ujërat e Jonit… duke u përpëlitur për një jetë më të mirë. Ishte tragjedi kombëtare, shteti ishte inekzistent. 9 janar 2009, Shkodra loce prapë në lot; “ash mytun e tana” s’ka shqiptar që s’mban frymën para ekraneve, tragjeditë gremisen bashkë me ne në mënyrë progresive.

Tragjedi të ngjizura, po nga ne… shqiptarët e shekullit të ri…?! Pavarësisht njohjeve profane në fushën e digave, HEC-eve, portave, baseneve dhe çdo strukture tjetër ndihmuese, perceptohet në ajër që shteti inekzistent është dërguesi dhe zbatuesi i kësaj tragjedie. Mendjelehtësia, euforia dhe degradimi total i shtetit, de fakto dhe de jure, për fat të keq cedoi në Shkodër, në djepin e kulturës ballkanike, në portën e bekuar të perëndisë së orientuar drejt Vatikanit, në muret e Rozafës dhe prehjen e Migjenit. Shkodra është simbol i mbarë Shqiptarisë, ndaj përmbytja e saj na dhemb të gjithëve.

Shumë syresh, politikanë majtas e djathtas, mëkatarë deri në palcë kundrejt këtij populli mjeran, shprehen…që të tejkalojmë tragjedinë, më pas merremi me shkaqet dhe përgjegjësit… Gur, gur bëhet mur… Kështu u tha për ‘97-ën, kështu u tha për grushtin e shtetit në 13 shtator, kështu u tha për tragjedinë e 9 Janarit, për Gërdecin… tani dhe për Shkodrën. Shkurt, kësaj i thonë vetëvrasje kolektive.

Prej 20 vjetësh që në Shqipëri nuk sundon shteti, por katrahura, prej 20 vjetësh që barbarizmi vetëvrasës ka gërryer dhe shkallmuar çdo hallkë, vlerë, objekt kombëtar dhe strategjik, kryevepër dhe vepër modeste të bërë me gjak e shpirt nga paraardhësit tanë. Të gjitha veprat hidrike, industriale, ekonomike, minerare, arkeologjike, të ngritura me përkushtimin idealist të mbarë shqiptarëve… u degjeneruan, shitën, shqyen, nuk u mirëmbajtën, pavarësisht se “u molën” barbarisht si lopë pa zot.

Dhe, ja sot në janar të 2013-ës, gjithë shqiptarëve barbarë ose jo ju jepet një mësim i madh historik, mësimi se vetëvrasja e vlerave bazike të shtetit tënd, pavarësisht sistemeve, e lë përherë litarin jashtë. Është një thënie e moçme që: “mbasi lahet foshnja, kujdes mos hidhni dhe atë bashkë me ujin e palarë”.

Për fat të keq kjo ndodhi me Shqipërinë; mbas ‘90-ës, përpos histerizmit diktatorial dhe luftës klasore vëllavrasëse, ne shqiptarët hodhëm në kosh të plehrave dhe gjërat më të çmuara jo-politike, që me mund, gjak, sakrificë kishin ngritur me mijëra idealistë të heshtur nëpër kantiere uzinash, hidrocentralesh, kanalesh kullimi, rrugë, elektrifikim, bonifikim, hekurudha etj, etj. Ajo e para ‘90-ës ishte dhe Shqipëria jonë. Shqipëria tashmë i ngjan një shteti të shqyer, pa vepra kullimi, pa kanalizime, hidrovore e gjithçka është thelbësore për mbarëvajtjen e infrastrukturës së padukshme të shtetit.

Prej 20 vjetësh askush s’ka vënë dorë askund në mirëmbajtjen e asnjë vepre, përkundrazi. Konkursi i grabitjes kombëtare dhe vëllavrasëse ka 20 vjet që ka nisur, por ja që plasi dhe ajo. Askund si në Shqipëri nuk ka pasur një përdhosje të vlerave dhe veprave bazike të një shteti, askund si në Shqipëri nuk ka një paaftësi dhe kaos administrativ korruptiv-mafioz, askund si këtu tek ne i paafti është shef-bos, dhe i mençuri i papunë varfanjak, askund veç në Shqipëri s’ka Prokuror të Përgjithshëm, President, gjyqtarë, ka veç mëshirë perëndie dhe vepra e vlera të plakura nga koha. Shqipërisë, 98 vjet s’i mjaftuan për të bërë shtet dhe vetëdije shtetare. Etja për të grabitur pronën e vëllait, injoranca, mendësia se po të mos grabitësh dhe të mos jesh i pasur është turp, është fatkeqësisht filozofia mbisunduese ndër shqiptarët e shekullit të ri.

Ndërsa shkruaj, dëgjoj broçkullat mediatike të emetuara nga inferiorët shtetarë, se paska ardhur komisar i Digave të Berluskonit që të shpëtojë Shqipërinë. Eh ç’dynja! Më shtrëngon kraharori, s’jam miope, as në vegjëli askush si bëri lavazh memories dhe perceptimit tim, por dihet që Shqipërinë e kanë bërë dhe do e bëjnë veç shqiptarët, sidomos idealistët…që janë të përkushtuarit e parë, por dhe martirët gjithashtu. Adem Rekën s’e sjell dot Berluskoni, ligjet dhe rregulloret s’do na i zbatojë NATO, administratën e paaftë, parazitare dhe militante s’do na e rehabilitojë BE, Shqipërinë nga vetëpërmbytja, s’e shpëton dot askush, veç vetvetes.

Më kanë mbetur në sy pamjet e një vajze të dëlirë, si lule borë, që qante mbyturazi kur ndahej nga nëna në Dajç të Shkodrës, më dhëmbi dhe lopa shtatzënë e zhytur në ujë, dhe mullarët e barit, dhe shtëpitë e kredhura në ujërat e turbullta të shtetit tim dështak. Legjenda e Rozafës po më ngjason si profeci, vetësakrifikimi dhe murosja e saj s’mjaftoi për ngritjen e shtetit të Arbërit, gjiri dhe qumështi i saj që rrjedhin ndër muret e kalasë tashmë janë përzierë me ujërat e Bunës, liqenit, Drinit e çdo burimi hidrik që kjo tokë ka pasur përherë me bollëk, por paradoksalisht prej 20 vjetësh s’di ku i kish.

Tani e di, dhimbshëm e di…

16 komente në “9 Janarët e Shkodrës”

  1. plazh durres says:

    E kush e ka fajin per kto?mos me thoni qe e ka sali berisha se shkodranet nuk mendojne se fajin e ka berisha.sepse ne 2009 i dhane nje fitore 7 me 4 kurse ne 2011 pd fitoi me 10000 vota me shume se PS dhe i fitoi te gjitha bashkite e ketij qarku.jam i bindur se ne 2013 pd do fitoje 8 me 3 ne shkoder.shkodranet e duan kete qeveri.hambari i votave per saliun eshte shkodra.

    1. shkodrani says:

      Zotni,

      Shkodranet jane ba shume indiferenta ndaj votimeve.
      NJe pjese e mire nuk shkojne me votu hic se e dijne rezultatin qe “fiton” Sala pa pase nevoje me i numru votat.

      Edhe ato qe shkojne me votu i rren menja se votat po numrohen sic duhet.

      ne 2009 Sala nuk ka fitu ne shkoder.

      Ne 2009 sala fitoi ne shkoder ashtu si fitoi luli ne tirane ne 2011.

      Ne shkoder votat nuk numrohen fare, ne tirane sala ti vjedh sy per sy duke pasur kamerat nga siper. ne shkoder as nuk lodhet hic se ka per komisionere vagabonda/maloke dukagjinit/ kriminela. kshu qe e bejne numrimin si te dojne vet…… edh ekomisioneret e PS shantazhohen/ kercenohen e thone me mire buke thate po ha sesa me hy ne gjak me malokerine berishiane. (ketu flas per shumicen e komisionereve te ps – se mund te kete edhe ndonje te cakerdisur si puna e Tom Doshit)

      Dhe kjo qe them nuk eshte hipoteze por eshte e vertete dhe e sakte kur them qe votat nuk numrohen fare.

      Ne lagjen time ne 2009 sala “fitoi” 100% te votave. asnje vote nuk kishte per PS ne kutite e vjedhjeve.
      ne lagjen time nuk po llogaris votat e shume kujshive qe e e di qe votojne kunder sales por te pakten 5 votat e familjes teme qe u vodhen.
      Per kuriozitet shkoi babai te shikonte rezultatet e zones tone, dhe asnje flete votimi nuk kishte dale e pavleshme dhe t egjitha fletet ishin per PD. As edhe nje nuk kishte per PS. edhe vota ime ishte kthyer ne vote te PD.

      Qytetari shkodran nuk hy ne ngaterresa me maloket e sales per pune votash….. prandaj “fiton” sala ne shkoder sot e 22 vjet pasi mbizoteron malokeria. Qytetaria shkodrane ka rene ne heshtje.

  2. Bravo bije e Babes, shkruake bukur.Te kisha do tebleja nje pene te arte per Ty.I dhimshem, por ky eshte realiteti.Ne te moshuareve na vjen keq kur shohim djersen mundin e sakrificat tona te bera shkrumb e hi.

  3. ermir says:

    Ky shkrim eshte i 2010 per Shkodren dhe permbytjet, duket aktual dhe sot.

  4. emy says:

    shume shkrim, analize e sakte.

  5. LORA says:

    Krimi i 9 Janarit 2004,me dy skafe rrefugjatesh ne Kep te Karaburunit,eshte veper qe ka si pergjegjes kryesore pandeli majkon,si ministri i mrojtjes ne ate moment,dhe fatos-kurven qe defrehej ne ato momente ne buzuqet e Greqise.
    Ndersa ata 28 djem, vajza, nuse,dhendurre,burra,gra i klithnin me celular “shtetit te tyre” t’i shpetonte ne ujrat kombetare shqiptare,ai pushteti i nano-kurvave maste kohen qe u duhej per te dhene frymen e fundit.
    Ne mengjes i solli,pushteti i nano-kurvave,shtatoret e tyre te ngrira ne portin e Vlores.NUK HARROJ.
    Permbytjet apokaliptike te Ultesires se Shkodres qe nisen ne 9 Janar 2009,e qe nuk dihet nese di te sosin ndonjehere,jane krim i pushtetit te brekedhjerit te historise.NUK HARROJ.
    Eshte detyra e jone,e qytetarve te ketij vendi qe jetojme e punojme ndershem,t’i cojme ne hapsane keta kriminele,nese kemi vendosur te jetojme e ta trashegojme tek pasa-ardhesit tane kete vendin tone te bekuar nga Perendia.

  6. VERONIKA says:

    Bravo Lora!
    Brisidaaa,po si shumè i ke rrotulluar fjalèt,nuk èshtè 9 janari i Shkodrès,èshtè i gjithè shqiptarève,janè tragjedi qè po i shkruajnè me gjakun e ktij populli,sot u shtua njè tjetèr viktimè asaj liste.
    Brisildaaa shkruaj qè èshtè tragjedia e adoleshentit tè thinjur,atij qè armata jote e kuqe e ka dhe sot deputet,atij injorantit qè dje nè vigjilje tè ksaj tragjedie mè shkruante pèr kkkkkalin e rracès,,,jo se unè nuk dua tè jem as volgare,por nqs ka probleme krahasimi me ndonjè kkkal tjetèr dhe ti zgjidhi te haleja e tij
    Brisildaaa,do tè them dhe unè njè thènie me foshnjèn,e themi andej nga anèt tona::Mè mir djepi bosh ,se shejtani brènda.
    Brisidaaa,skipèria jote nuk hodhi asgjè poshte as para, as pas 90 ,Skipèria jote nuk ka pasur asnjè vler,para 90 i mèsonin *vlerat * duke shkelur tè drejtat themelore tè çdokujt,dhe duke luajtur me jetèn e mijra njerèzve…ata armiqtè e kllasès tènde…dhe shiko pak dhe sot po atè politik kemi–sepse ju deri aty arrini.
    ASKUSH NUK DISKUTON PER SHQIPERINE,AS AJO KLASA QE TE PERFAQESON TY,THJESHT JU INTERESON PUSHTETI,JO SHTETI,AS DREJTESIA!
    8 vjet qeverisje,çfarè bèrèn ??pèr Albpetrolin,pèr ato uzinat e falimentuara qè ty po tè qan syri??pèr hidrocentralet qè prodhonin …njè drit bardh e zi,sepse e tillè ishte jeta –bardh e zi!
    NUK MUND TE ENDERROJE YLBERIN!
    Shqiperia ,do bèhet,keni te drejte,por kur te jete zhdukur klasa pinjolle e para 90 dhe e pas 90,prandaj ju i thoni me qartè gjèrat…shkruani mè bukur,*shtrèngoje*lapsin….tregoji MAJKOS,qè èshtè pèrgjegjès nè vdekjen e ktyre njerèzve,sepse dhe unè si LORA:NUK HARROJ!!!!

    1. Fiona says:

      Shkrimi ka ndjenje dhe argument. Mesa e kam lexuar, Brisida nuk ta perton e as ia ben syri terr te godase me emra e mbiemra. Ne kete rast, cdo emer do ta ngushtonte diapazonin e shkrimit. Kjo besoj se e qeteson edhe Loren. Kurse sa per kete Veroniken, nuk besoj se gjendet dermani. Kjo i zgjat zanoret ne menyren me te pakuptimte te ligjerimit te shqipes dhe perdor thirrore sikur te ishte duke klithur alla “maje krahut”, thene ndryshe, nga maja e malit. Ne rastin me te mire, edhe sikur te ishte duke rene nga nje lartesi e madhe dhe ne lebeti e siper shqipton zanore pakuptim dhe e pavend. Por jo, nuk e paska vetem me zanoret. Po me bashketingelloret car ke moj qe turfullon si gagace? “Kkkkkali i gares”. Ketu duket sikur zgjohet e tmerruar nga endrra dhe njelloj sikur te kish ngrene ndonje patkua ne trurin e vogel, denoncon “kkkkalin”.Hallall, po qetesohu pak se nuk te ben mire dhe kjo eshte hera e pare dhe e fundit qe merrem me ty. Sa per bindjet e tua, qofte edhe per mllefet e tua, ato t’i respektoj, edhe pse nuk me interesojne. Se paku me normat e gjuhes shqipe mos luaj. Sepse vertete ta shpif, edhe kur mund te ndodhe te thuash ndonje gje me mend dhe pa mllef.

      1. VERONIKA says:

        Fionaaaaa çdo emèr do ngushtonte dddiapazonin e shkrimit?????
        Mendoj se do ngushtonte hapèsirat e Brisildès,nuk mund ti pèrmend me emra ,se nesèr ndoshta do ti duhet tè tundi teserèn e partisè sè tyre.
        Pra Fionaaaa,thuaj ndonjè mendim personal tèndin ,jo vetèm tè bèsh avv.e Brisidès,sepse jam dhe unè e mendimit qè shkruan bukur,por nuk mund tè jemi gjithmonè dakort,kjo quhet liri mendimi–dhe kohèt kanè ndryshuar–unè mund t’a mendoj ndryshe.
        Gagaçe èshtè njè handikap fizik–dhe èshtè injorancè nga ana juaj tè mendoni se po mè fyeni.
        Nuk ju ftova tè merreni as herèn e parè,megjithatè nuk do ishte keq ,sikur tè kishim njè mèsuese bukurshkrimi,pra mund tè merreni me mua sa herè tè doni—sepse ndoshta dhe unè do *mèsoj* normat e gjuhès shqipe,dhe ndoshta ju mèsoni mos tè bèni vetèm rolin e avv.

  7. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Pergezime e nderuara Brizida, ti si gjithmone je objektive, idealiste dhe eshte nder per kete gazete prestixhioze te botojne shkrimet e tua te sakta !

  8. vlonjati it says:

    shkodra ne keto 23vjet demokraci ka votuar per pd si per pushtetin lokal dhe qendror,skane pse te qahen nga sali baba me 40kusare.salija u premtoi qe do ta beje shkoder locen si venezia,prandaj e permbyti,ma do mendja jane te kenaqur.

  9. lulja says:

    Kjo Veronika cmendet sa here shkruan Brizida. E paska fiksim. Kamomil ose valium me pika. haaaaaa.

  10. MARKO says:

    Sali baben kryqezoheni. Por 40 hajdutet do te hedhin “valle” nese nuk priten tentakulet.

  11. edd says:

    Kjo cupa sa per dijeni, nuk la qark ne 2007-2008 pa levizur(se ka qene me LSI-ne kjo) per te votuar neper qarke kandidatet e PD-se.

    U zu me Monen.

    Edhe na doli nje cupe e mire kjo qe ta pish ne kupe e ta dhjesesh ne rruge.

    Shko moj andej.He tutje.Rrace hileqare.

    U bere ti te shash saliun e pd-ne.

    Ata hale jane, po sikur nuk shkon te shaje hunda buzen.

  12. ervin says:

    O EDD SHIKU po le namo o koqe kandari.

  13. USAlbania says:

    Pershendetje, nje iniciativ edhe pse jo zyrtare besoj se ja vlen. vizitoni ne Facebook: Nëntori i 3-të votoni dhe shperndajeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje