Nga Ilir Metaj
Bashkia Vlorë
Eksperti është në hall. Eksperti nuk gjen rrugëdalje. Eksperti… Kush është ekspert, xhanëm? Unë nuk jam ekspert… U duk sikur e gjeti shpëtimin. Por jo, ai përballe tund kokën cinik e i thotë: Nuk je ekspert?! Po atëherë çfarë dreqin je dhe pse je këtu?!
Dhe eksperti mbeti në hall. Nuk ka dalje nga ky hall, ka vetëm zhytje më thellë hallit… Thirri në ndihme fantazinë, (e cila ç’është e vërteta nuk i ishte përgjigjur asnjëherë më parë). Por tani duhet se s’bën. “Hajde, -i tha vetes, – përqendrohu, sforcohu e marrte djalli! Le të përfytyrojmë një skenar dhe pastaj ta hedhim në letër”… Anon kokën mbrapa dhe mbyll sytë. Djersë të ftohta e mbulojnë… E çon mendjen mbrapsht, sugjestionohet, ngadalëson sekuencat, fotografon surrealen…
Ja çfarë del….
21 janar 2011, mbrëmje.
Pavarësisht se është janar, plumbi gati-gati po plas vape brenda krehrit, ajri sa vjen e bëhet më i nxehtë aty, i zë frymën… Nuk duron më, lëviz përpara dhe, pas një dialogu të shkurtër (por urdhërues), e bind këmbëzën të shkrepet. Ja tek lëshohet më në fund në ajrin e ftohtë të mbrëmjes së janarit, i lirë, i freskët, i fuqishëm, fishkëllues… Për ku? E ç’rëndësi ka për ku? E ka vetë në dorë të zgjedhë…
Papritur dëgjon ta thërrasin. Një zë melodioz, fëshfëritës, tundues….Pema përballë ka ngritur dorën-lëvozhgë lozonjare dhe kërkon autostop. Hmmm, jo e keqe kjo pema… Pse jo? Një frenim i vrullshëm dhe ndalon përpara saj. Përkulet me finesë si një gentelplumb i vërtetë. Nxehtësia e buzëve të tij përfshin lozonjaren e flashkët teksa matej të pëshpëriste “oh, sa romantik”. Dhe e merr me vete. Për ku? E ç’rëndësi ka. “Sot do prekim lumturinë”, është mendimi i fundit qe e gudulis.
Nisen fluturimthi rikoshet. Ai i nxehte si ferri, ajo e freskët si parajsa.
“Take me down to the paradise city
Where the grass is green and the girls are pretty…”
Guns N’Roses
(“Më merr me vete në qytetin e parajsës
Ku bari është jeshil dhe vajzat të mrekullueshme…”)
Po nuk e mbaron dot vargun. Diku përplaset gabimisht. Drita shuhet. Mish i fortë… det i kuq. Një njeri i del përpara dhe ia ndërpret atë pa mëshirë. Madje i ndalon te dy, së bashku me lëvozhgen e vogël, pa i lënë të fluturojnë në krahët e ëndrrës. Ç’kërkoi ky njeri që u zuri rrugën?! Ç’pati vallë që i ndërpreu romancën e jetës?!
Eksperti hapi sytë i kënaqur. Këtë herë fantazia nuk e la në baltë. I ngazëllyer i tha vetes se nëse një ditë do ta pushonin nga puna, mund të bëhej fare mirë shkrimtar i përrallave për fëmijët në djep. Po në djep ama, se po ishte mbi një vjeç mund të fillojnë nga pyetjet. Dhe pyetjet nuk dihet se ku të çojnë rikoshet…
Humor i zi? Mbase. Po çfarë shkon më shumë në këto kohë..?!
Sipas ekspertit të avokatit të gardistit, plumbi i dalë pa qëllim të keq nga arma, u përplas tek një pemë dhe pasi mori me vete një copë lëvozhgë shkoi rikoshet mbi protestuesin…
Sigurisht!
e ke thene shume mire shoku. keto qe po jetojme tani do te jene barsaletat e ardhshme vetem se jane ne shumicen e tyre te verteta dhe jo fantazi, si jane barsaletat ne pergjithesi. do qeshim me kete pushtet, me pushtetaret, ne fillim do na vije keq per veten pastaj do qeshim dhe me te sikur te mos kishim qene ne qe jetuam kete kohe por po e lexojme ne barsalete. brezat e ardhshem do thone ”po kaq budallenj paskeni qene, 8 vjet per te shkulur nje kaste hajdutesh dhe kriminelesh nga pushteti. dhe qenkeni lodhur kaq shume e me kaq humbje jetesh. po kjo eshte shume e thjeshte: BLLOK NE VOTIME KUNDER KETIJ PUSHTETI!”
Humor brilant. Sarkazem therese.
Humor qe te vret dhe ironi qe ben te mallkojm pse lindem ne kete vend qe na duhet te udhehiqemi nga keta kafsh qe te vrasin diten e te tallin naten. Keta jane kafshet qe na qeverisin ne 2013 akoma edhe nuk dihet per sa. Kur do dali dielli edhe per ne a do kemi fatin te jetojme me njerez ?
“qe ben te mallkojm pse lindem ne kete vend” sandro e ke gabim!ne duhet të mallkojmë veten përse jemi kaq frikacakë dhe përse presim nga frikacakët që thonë se ne do të heqim të mallkuarin që na sundon!
Stil shum interesant te shkruajturi. Urime.
Cfare mund te prisje tjeter nga eskspertizat e gjyqesorit tone ?!
Ky eshte realiteti yne; per te qare!
Sigurisht zMetaj qe vlen te besh sarkazem me ekspertin por ne fund te fundit cfare vendos ai ?! Ajo eshte e paravendosur te gjithe e dime. Te gjithe e pame is dhe ku u vrane te njerez te pafajshem. Ambasadori i USA u prononcua gjithashtu. FBI beri ekspertizen e kerkuar. Po ketu edhe sikur vete Zoti te tregoje kush I urdheroi vrasjet dhe kush i ekzekutoi dihet qe Saliu nuk eshte se e pyrt shume. Sepse ai eshte urdheruesi. Nejse perpos gjithe zemerimit qe te lind natyrshem kur lexon shkrimin me duhet tju komplimentoj zMetaj per menyren e te shkruarit. Urime pra.
Dmth. Ne perkujtimoren e te ndjerit Kane se cte komunikojne…
Dhimbja e familjareve me talljet e pushtetareve !
Mjere ne!
Bravo – vetem me sarkazem mund te trajtohet kjo perralle “ekspertesh”
nuk e kuptova se ku”del”ky shkrim.Ka ndonje gje te re lidhur me ekspertizen?Jo,se autori thote qe nuk eshte”ekspert”.Atehere do ishte me mire te kursehej perralla.
@ beso:
hahaha, o beso. ti je shume larg asaj qe nenkupton autori. mos e vrit shume mendjen se dhe ti do dalesh expert dhe do vertetosh se plumbi ishte “rikoshet”
@Lauretta,se perse ke qeshur ti s’e kuptoj.Ne fakt une di shume nga puna e rikoshetes,aq sa mundet vertet te isha ekspert ne gjyq,kam diplome specifikisht per ate pune.Autori ka ndertuar nje enderr Kafkiane qe don te perqase alegorikisht nje perfundim qe mund te jete i njohur.Dmth vrasesi do lirohet se nuk ka dashur te qelloje viktimen.Problemi principal eshte se nuk duhej qelluar,pastaj kur qellohet ne ajer nuk ka propabilitet qe ky te kthehet poshte.Rikoshet quhet plumbi i devijuar!Po te tregoj nje rrefim te nje kolegut tim per nje ndodhi aty nga’95.Nja dy rrugaçe i futin brenda se njeri i kish qelluar tjetrit me çifte afer dhe ne gjyq duhej nje ekspert armatimi te stabilizonte distancen,20 apo 40 metra.Per çiften nuk ka llogaritje standart,por ky eksperti propozoi te behej prova konkrete.Oficeret asaj kohe ishin te çarmatosur se keshtu kish urdheruar nje zborist mesues fshati,ndaj ta do mendja qe rrugaçet ishin ne epersi.Nejse,qe ta dish ti dhe ky djali qe ka mbiemrin e Fatmir Metajt keta dy rrugaçet dolen dhe ne ’97 formuan dy nga bandat me te rrezikshme ne Jug,ku nga perplasja midis tyre u vrane edhe nja 100 te pafajshem,perpara se njeri te vriste tjetrin dhe ai me sferat ne koke te vritej ne Greqi.Pra,nga nje perralle e thjeshte me ca sfera ne koke u poll nje tragjedi me mbi 100 te vdekur,ndaj desha te them se ku del kjo histori?Ekspertet e dine mire punen e rikoshetes,por banditet e saliut kane fuqi te bejne keq,ndaj llogaritni edhe friken e eksperteve,se nuk po i ha malli te mbrojne ushtaret e saliut.Mos u bej merak per mua ti Lauretta,se ndonjehere i kuptoj gjerat akoma pa u ngritur ne ajer.
Urime Ilir vazhdojne shkrimet e forta nga ty. Edhe tema eshte goxha prekse edhe menyra e te trajtuarit te saj eshte shume domethense. Kjo eshte tragjedia jone komike. Te qeshim te qajme apo te reagojm ? U lodhem me 2 te parat. Ka ardhe koha per 3.
Shume e goditur , te lumte dora Ilir !
Nje perralle nga e kaluara ( jo nga Cajupi as nga Anagnosti )
Xhaxhi Veri beri cicin ne uturak , pak me vone erdhi xhaxhi doktori per ti matur sheqerin ne gjak ( diabetin ) dhe papritmas nga uturaku i xhaxhi Verit dolen disa pika cici dhe e sperkaten ne fytyre xhaxhi doktorin ?
Xhaxhi doktori nuk e kuptoi se si ndodhi kjo dhe teper i habitur pyet xhaxhi Ramizin : si ka mundesi qe une u sperkata nga disa pika cici te shoku Verit kur ky kishte bere cicin ne uturak para se te vija une ???
Ky fenomen quhet “rikoshet” tha xhaxhi Ramizi por mos u merzit se ti paske lindur me fat , nje dite do keshe fatet e kombit ne dore e do ti sperkatesh me cic rikoshet nga uturaku kur dhe sa here te doje qejfi ?
E trishte por e vertet! ? …..
Cfare jane keto artikuj ordinere mor aman!! Pu pu pu sa injorant jane punesuar ne Bashkine e Vlores. Hajdeniiiiii… rroga per cdo idjot qe shkruan dokrra kunder Berishes!
“Sipas ekspertit tè avokatit ,plumbi i dalè pa qèllim tè keq nga arma e tij….plumbi i dalè pa qellim tè keq…
Jam mèse e bindur se ai eksperti i idiotèsisè,ka thènè tekstualisht kto fjalè ,nè gjyqin tropojan.
Komplimenta Ilir,artikull qè duhet tè bèjè *rikoshet* te tè gjithè neve.
Genard,mor aman ,po fjalèn ordiner ku e ke lexuar?dègjuar?ke ndonjè ide çdo tè thotè?ku e shikon artikullin ordiner kètu?apo je ngatèrruarr me imazhin dhe pasqyrimin e ndèrgjegjies tènde??!!!
Po emrin e Berri-shès ku e lexove,se dokrrat janè specialitet i tij,askush nuk arrin ti thotè mè mirè…èshtè ekspert..pra ku e lexove emrin??mos vallè èshtè prapè ndèrgjegjia jote,qè padashur çoi gishtin prapè te e vèrteta???Kujdes mor idiot ordiner,se me kto dokrra tè pèrjashton partiaaaaa…dhe jo vetèm kaq…del dhe ndonjè rikoshet pa qèllim tè keq…jeni ekspert …me rrogè..se ky mè sipèr meqè ra fjala,nuk e ka marrè rrogèn
Pra mos na u bè ekspert i mbrojtjes,se nuk je i aftè..thuaj babès tènd,ose atij qè ka shum shoqèri me mamin…tè dènoj ata vrasèsit ordiner…dhe t’u paguaj rrogat njerèzve…dhe se mos harroj kategoria e aftèsive tè kufizuar ka 5 muaj pa ndihmèn-lèmoshèn qè u jep…pastaj flasim prapè kush janè….ekspertèt ordiner!
@genard. Genardo prap ti mer ?! Po c’kerkon te Tema ti mer ?! Shiko 55 o t’u beft Sala ty tu beft. A i mjeri ti.
Genardi rrota carit esht ke 55-sa klient i perditshem, por ketu tek Tema vjen per te marre rrogen e dites se nga 10-leke te vjetra qe paguan partija per koment, Genard carit i duhet tete komente qe te plotesoje 80-lekshin, qe ka pas marre atehere kur ishte nje ish i partise, se sot ai ESHTE i partise.
Katër burra Shqipërie
Që nga jugu në veri
U vranë tek Bulevardi
Se donin demokraci.
Donin punë e donin bukë
Donin më shumë drejtësi
Po , ç’e do jetën u mori
Berisha me qeveri.
Plumbat u derdhën mbi njerëz
Të paprerë, me breshëri
Si të qe bunker Gadafi
Ajo kryeministri.
Si s’u thanë ato duar
Në dritaret, me frëngji
Ato duar që qëlluan
Pse s’u prenë, si kalli.
Dy vjet çirren edhe flasin
Flasin për demokraci
Dhe akoma nuk është thënë
Një fjalë për Drejtësi…
Kush i vrau, kush dha urdhër
Vetëm Berisha e di…
HABITEMI ME KETE LOGJIKE TE KETYRE GJYGJTAREVE .SI KA MUNDESI QE DENOHET AI QE HAPI ZJARRE,I CILI NE ASNJE MNYRE NUK HAP ZJARRE PPA URDHER DHE NE SE E BENE KETE DENOHET KOMANDANTI I TIJE QE NUK KA BERE PERGATITJEN E DUHUR PER TE MOS HAPUR ZJARR PA URDHER.DHE NE LUFTE NUK HAPET ZJARR PA URDHER ,KA PASUR ME DHJETRA RASTE QE NE LUFTE DUKE HAPUR ZJARRE PA URDHER ESHTE DENUAR ME PUSHKATIM ZJARRE HAPSI PA URDHER .KETU SHOIN GJURMEN JO UJKUN QE KANE PERPARA.LLUPO ESHTE BUDALLA QE STHOT TE VERTETEN ,FEMIJTE E TIJ DHE FAMILJA DO E VUAJ ME PAS KETE BUDALLALLEK QE PO BENE .AI MENDON SE DO I SHKOJ RROGA ASHTU SIC PO I SHKON TASHTI,ME VONE DO PENDOHET POR TI KA HENGER UJKU MENDJEN DHE SKANE ME ASNJE VLERE,SE ME PAS DENOHESH ME KEQ PER DESHMI TE RREME O LUPO.DREJTESI PER CFARE DREJTESIE BEHET FJALE KETU TE NE,GJITHMON E HANE AI I PA MBROJTURI DHE E VUAN FAMILJA E TIJE.
BARDI
O figure, merru me punet e bashkise, i ke lene rruget ne ditet te hallit. Lere humorin labe per nje dite tjeter.
mire te thone lere politiken e madhe po thoi kryetarit te rregulloje rruget se ne nxiu jeten keni 2 vjet nuk shtroni dot nje bulevard o te mbaruar
Kendveshtrim yt zoti Ilir eshte interesant dhe i goditur. Por nese mjaftohemi thjesht me kendveshtrime dhe menyra interesante sarkazme kemi per ta kaluar gjithe jeten duke tallur Saliun qe na sundon. Duhet REVOLUCION !
Revolucion….Revolucion!!!
Po ti @entourage,apo te tjere- c’jeni duke bere ?! Te pakten I.Metaj me retoriken e tij po reagon ne shtyp e ka reaguar e ne forma te tjera…Po ti ?! Revolucionin,i dashur, nuk e ben Metaj,Rama,Berisha apo te tjere ! Revolucionin e bejne : ti,une,shumica ! Nese ty te duket revolucion thjesht nje koment ne nje shkrim online,ok.
Gjithsesi,eshte per te ardhur keq qe ne cdo koment…eshte nje ‘genard’ ,apo nje ‘ere’ ,apo nje ‘toto’ qe,flasin si te kene kontribuar gjithe jeten per te miren e vendit,e,tashme jane lodhur aq shume e kane vendosur te bejne sehir duke i pare ngjarjet ne nje kendveshtrim tjeter,tej fasades,e kapen pas gjerave idiote tip : ‘thuaji kryetarit tend…’
Se c’faj ka Iliri i shkrete per rruget ne Vlore…. !
Ai dhe aq,eshte me aktiv se cdo punonjes tjeter i bashkise! Ne pjesen qe mbulon,eshte me i miri ! Bejeni ate kryetar,dhe drejtojuni atij me pas! (dhe pse e sigurt qe do i drejtoheni vetem per ta pergezuar) !
ketu fillon *revolucioni ! Te zgjedhesh njeriun e duhur,per te bere gjene e duhur !