Në ish- Evropën Lindore, në fund të viteve ‘89-‘90:
Revolucioni në Çekosllovaki – revolucion xhentil, i kadifenjtë
Në Ukrainë – revolucion i portokallinjtë
Në Rumani – flakë (si e kashtës)
Në Shqipëri – (fatale) revolucion i negociuar…
Ish presidenti çek Havel: “Më të këqij se komunistët, janë ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë”.
Para 2-3 vitesh, një senator i të Djathtës italiane, on. Oreste Tofani, i ftuar nga Balli Kombëtar Demokrat, mbajti në Hotel Tirana International një leksion tepër interesant mbi dekomunistizimin e shoqërive paskomuniste në vendet e ish-Lindjes evropiane. Duke i trajtuar me emërues të përbashkët të gjitha vendet ish-komuniste të kontinentit të vjetër, me shumë sukses, senatori i njohur antikomunist u ndal në realitetin e veçantë shqiptar, duke qenë i mirëinformuar për zhvillimet politike të Shqipërisë së pas vitit 1990. Pas aktivitetit, gjatë një bisede të lirë me politikanin-mik italian, e pata pyetur: “Nëse deri tani, në gati 20 vite qeverisje paskomuniste, periudhë gjatë së cilës kanë qeverisur në kohë të barabarta dy partitë, PD-ja e Djathtë dhe PS-ja e Majtë dhe, ende nuk është realizuar dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, a ka një fajtor nga këto të dyja?” Pa u menduar gjatë, senatori Tofani, qe përgjigjur se, fajtori duhet kërkuar te forca politike e së Djathtës, pasi e Majta, vazhduese drejtvizore e ish-Partisë shtet, që, përmes një diktature të egër qeverisi Shqipërinë për mëse katër dhjetëvjeçarë, do të ishte më e interesuar për t’i shpëtuar gjykimit juridik të së kaluarës komuniste e për të fshehur krimet e shumta gjatë asaj periudhe.
Dhe vërtetë, të gjithë shqiptarët tashmë e dinë mirë këtë gjë. Ata kanë dashur e pritur që, ky “hesap” të mbyllej njëherë e mirë, përfundimisht e juridikisht, në mënyrë transparente dhe, jo të përdorej (më mirë shpërdorej) politikisht nga dy partitë që kanë dominuar jetën e vendit në këto 22 vite. Nuk do të doja të zgjatem në këtë temë të njohur e të trajtuar shumë herë, por do të mjaftohesha vetëm duke kujtuar lojën e turpshme që të dy partitë e vjetra, kanë bërë me dosjet e ish-Sigurimit famëkeq dhe bashkëpunëtorët e tij dhe të zbulimeve të huaja, që për fatkeqësinë tonë ende ndodhen në Parlament, Qeveri e institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Edhe një fakt: Në këto dy dhjetëvjeçarët e demokracisë, ende të pakonsoliduar, nuk dimë të ketë ndodhur ndonjë krim, apo vepër penale me qëllim hakmarrjeje ndaj ish-udhëheqësve të lartë të PPSH-së, apo ndaj shumë kriminelëve përgjegjës për dënimin e masakrimin e mijëra shqiptarëve e shkatërrimin e sa e sa familjeve gjatë periudhës diktatoriale dhe të shndërruar tashmë në deputetë, ministra e ish dhe biznesmenë multi milionerë. Madje, nuk paska ndodhur as në ndonjë rast si ai që tregon i biri i Vasil Katit, një ish-zyrtar i lartë i regjimit Hoxhist, edhe pse ia paska lënë amanet i ati qysh më 1991…(të vriste ish-hetuesin e tij kriminel).
E nënvizova më lart termin juridikisht, pasi të gjithë shqiptarët, të përndjekur politikë e jo, kërkuan e pritën (sidomos gjatë qeverisjeve të PD-së) gjykimin ligjor e vënien para drejtësisë të përgjegjësve të njohur të tragjedisë kombëtare shqiptare. Por një gjë e tillë jo vetëm nuk ndodhi, por tallja me një popull tepër të shtypur nga regjimi kriminal komunist, ka arritur disa herë kulme tragjikomike, si në Parlament kur kemi dëgjuar sa herë thirrje ndërmjet spiunësh me pseudonimet e ish-Sigurimit. Apo, edhe kur p.sh, kryetarja e institucionit më të lartë të shtetit, e përfolur dhe e thirrur shumë herë me një pseudonim, “dizenjatore”, që për më tepër vjen nga familje ish-të përndjekurish politikë, jo vetëm nuk ka marrë apo lejuar iniciativa për hapjen e dosjeve famëkeqe, por edhe nuk e ka përgënjeshtruar zyrtarisht dhe përmes bërjes publike e transparente të dosjes së saj. Dhe për më keq akoma, kur me iniciativë të Stalinistit të fundit në Evropë, ish-sekretarit të devotshëm të PPSH-së, gjoja në kuadrin e luftës e demaskimit të periudhës, kur ai vetë militonte në radhët e para të diktaturës së proletariat it, u krijua edhe Instituti i Studimit të krimeve të komunizmit, paraleli i famëkeqit të Marksizëm-Leninizmit, i Nexhmije Hoxhës dhe, për të cilin ende nuk dimë se çfar bën e ka botuar…
Ashtu si në aspekte të tjera të jetës politiko-shoqërore, si në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj., ku vendi ynë klasifikohet i fundit në Evropë, edhe në drejtim të dekomunistizimit të shoqërisë dhe mbylljes përfundimtare e gjykimit juridiko-moral të periudhës diktatoriale, përmes hapjes së dosjeve dhe bërjes së transparencës totale, Shqipëria mbetet vendi i vetëm e i fundit që nuk e ka bërë akoma. Dhe pse…?
Le t’i kthehemi për pak konsideratave të vëna në krye të shkrimit si nëntituj dhe le të themi nga dy fjalë për dy prej tyre.
Ish presidenti i parë pas komunizmit në Çekosllovaki e më pas në Çeki, disidenti Vaslav Havel, pasi kishte lënë jetën politike, pati shkruar se, kur u bë kalimi paqësor nga komunizmi në demokraci, në vendin e tij nuk qe thyer asnjë xham etj, dhe për këtë shumë studiues të politikës ndërkombëtare e patën pagëzuar “revolucionin” çek, “xhentil e të kadifenjtë” dhe të gjithë qenë ndjerë të lumtur e përkëdhelur nga konsideratat e perëndimorëve. Ndërsa tani, pati thënë disidenti ish-president, pak kaq vitesh, kur kthej kokën pas dhe shoh se sa probleme lamë hapur pa e mbyllur e gjykuar juridikisht të kaluarën komuniste dhe, për më tepër, kur shoh mjaft ish-komunistë e shërbëtorë të asaj periudhe të ricikluar në antikomunistë e demokratë, që na qendrojnë si shkopinj nën rrotat e demokracisë, më djegin veshët nga turpi… Eshtë gjithashtu proverbiale edhe thënia e tij: “Më të këqij se komunistët, janë ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë”. Komentet do të ishin të tepërta…
Ndërsa për “revolucionin” tonë demokratik, politologë perëndimorë janë shprehur dhe e kanë mbiquajtur… “revolucion të negociuar“, pra në tryezë… Ky pagëzim fatal për ne shqiptarët e kishte bazën (të vërtetën) në fillimet e ngjarjeve të dhjetorit të famshëm të ’90-ës e më pas, kur studentëve idealistë e antikomunistë iu rrëmbye stafeta dhe në tryezë, regjisori Alia, “ideatori e promotori i zhvillimeve demokratike” (siç e ka quajtur Sali Berisha në qytetin Studenti, ku është fishkëllyer), bëri atë që me të drejtë është cilësuar “revolucion i negociuar”. Me Katovicën famëkeqe përpara si partiturë, krimineli Alia, u ndau rolet udhëheqësve të partive të ardhshme opozitare (pjella të PPSH-së) për të siguruar jo vetëm shpëtimin e vetes dhe të të përlyerve të periudhës diktatoriale. Dhe, duke iu çelur rrugën drejt pasurimit të shpejtë e të pandershëm përmes grabitjes së pronës kombëtare e pronarëve të ligjshëm, privatizimeve “me një euro” dhe një korrupsioni galopant, e lanë Shqipërinë vendin më të varfër të Evropës.
Por problemi nuk është pa zgjidhje. Shqiptarëve të varfër, që e duan demokracinë e zhvillimin dhe shohin përpara drejt Evropës perëndimore, tashmë përditë po ua rikthejnë besimin e humbur dhe po ua ngjallin shpresën, subjektet e reja politike, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi.
Nga këto, Fryma e Re Demokratike, FRD, me vizionin e saj perëndimor, programin e qartë për problemet madhore të lëna pa zgjidhur nga qeverisjet e dy partive të vjetra, përmes luftës ndaj korrupsionit të pashoq dhe aferave të fëlliqura e vënies para drejtësisë të cilitdo që ka futur qoftë edhe gishtin në mënyrë të paligjshme në pasurinë kombëtare e atë private, do të zgjidhë shpejt e drejtë, krahas të tjerave, edhe problem in e pronarëve të ligjshëm dhe të shtresës së gjerë të ish-të përndjekurve dhe të burgosurve të diktaturës, për t‘ua kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur, përmes shfrytëzimit vetëm si rezervë elektorale. Vetëm kështu do të kryhet edhe dekomunistizimi përfundimtar i shoqërisë dhe shqiptarët do të ecin me shpejtësi e duke shikuar përpara, drejt familjes evropiane, të cilës i takojnë si një nga popujt më të lashtë e dinjitozë të kontinentit.
Agim Zeka!
Ke tentuar te na besh ndonje ZBULUM te madjh,por ke deshtuar totalisht!!!
Asgje te re apo nga ato,qe nuk dihen ke thene!!
SOCIALIZMI U PERMBUS NGA VETE KOMUNISTET,duke patur ne krye nje ish komunist VEMJE si Ramiz Alia,njekohesisht edhe agjent i CIA-s !
Ai caktoi ne krye te PD-se nje AGJENT TE VJETER TE UDB-se,,per me teper nje MALOK ANTI SHQIPTAR E I EGER,si Sali Berishen ,qe ka 22 vjet,qe e ka SHKATERRUAR PA KTHIM SHQIPERINE,ME TE SHKUAREN DHE TE ARDHMEN E SAJ!!!
Cfare DEKOMUNISTIZIMI KERKOJNE ISGH TE PERSEKUTUARIT,kur vete kane mbeshtetur me force,nje ish komunist ne krye te tyre???
MIRE UA BERI,QE I DETYROI T’I VENE FLAKEN VETES,se te ishte per PS-ne,antaret dhe simpatizantet e saj,ndonese etiketohen padrejtesisht si ARMIQ,jane me NJEREZORE SE DEMOKRATIKET BANDITE E KRIMINELE TE BERISHES!!!
E ardhmja e Shqiperise nuk jane AKZ-ja dhe FRD-ja,o AGIM ZEKA,se ato jane te dyja PJELLA TE BERISHES,se jane po aq BASHKEFAJTORE SI AI PER KRIMET E BERA NE KETO 22 VJET SUNDIM!!!
Ky artikull nga menyra se si e pershkruan revolucionin demokratik si te negociuar ose te dorezuar me garanci ne tavoline eshte i mire,por kur me fut neper mjegull me tallavara te dekomunistizimit mi sjell zorret nga bytha tek goja.Boll me me perralla me don kishoter.Shqiperia nuk vuan nga komunizmi.Shqiperia vuan nga shkelja e ligjit themelor te demokracise.Mosmbajtja e zgjedhjeve te ndershme e te drejta.Njezet vjet qe nuk behen zgjedhje te ndershme.Vidhen votat vidhet dhe pasuria.Eshte kultivuar kultura e mosndeshkimit.Keto jane mjegulla per te humbur gjurmet e vjedhjes biblike te Shqiperise nga banda ne pushtet,duke i drejtuar shqiptaret tek nje lufte me armiq te padukshem.Boll me!Kemi njezet vjet qe meremi me komunizmin,bile aq shume,sa po na e beni ta adhurojme.
Nese nuk do ndodhin ato qe kane ndodhur edhe pasi te fitojne Partite e reja??? Atehere do te kemi dekomunistizim!!! Por prova e karakterit te njeriut eshte kur atij i lihet pushteti… Sipas Abraham Linkolne. Faleminderit.
Shkelja e te drejtave themelore ne fakt eshte sjellje komuniste apo jo?
Ish themeluesit e PD qe me te vertete deshironin demokracine dhe sakrifikuan shume jane zevendesuar te gjithe me ish-komunistet antikomuniste qe ne komunizem ishin komunistet me te devotshem ashtu si jane tani demokrate te devotshem. Njerez te paskrupuj qe rrembenin ne ate kohe dhe rrembejne tani duke shkelur gjakun dhe sakrificat e atyre qe vertete duan Shqiperine.
Kjo fillon nga saliu, ministrat e parlamenti i tij dhe shumica e drejtuesve te larte. Pa u vene para pergjegjesise keta dhe te konfiskohen pasurite e tyre ky do ngelet vend mu*i.
Jam dakort me cdo lloj dekomunistifikimi qofte dhe te vonuar por ne asnje menyre me ish pinjollet e fashizmit dhe tradhetareve te vendit.
Nuk kam idene se kush eshte ky agim zeka qe po kujtohet pas njecerek shekulli kur shqiperia pothuajse ka marre fund te luftoje me fantazmat.
U mbyt gjemia
Me federale.
“ – Vraponi burra,
Kush mund te dale!
Pacet fashizmit
E Vinceremos
Se iku koha
E Babaqemos.
Pa me fashizmin
Glorian romane
Vate dhe corba
Musoliniane…
C’e ndreq me popullin
qe s’di c’kerkon!
Do kthyer fleta
Sa s’eshte vone!
Pa dy – tri pushke
Dhe ne armiqve
Addio bello
Prone e cifliqe!
Do na mbulojne
Plehrat e tokes,
Do ngrihen kembet
T’i bien kokes.
Do dale djalli
Nga fundi i dheut
Do ngrihet bujku
T’i thote beut:
– C’beje zotrote
Bej efendi,
Kur une luftoja
Per Shqiperi? –
o Zeka po ckini keto ne jetojme ketu i kemi pare e degjuar e ti shkon e pyet senatore jo po ece pyet ne Kore te Veriut a Rusi si ra komunizmi tek ne.
stafeta komuniste alla shqiptaro moniste
Jenveri ja dha stafeten ramkes,ramka nanos,nanoja saliut,saliu ka bere gati lulin qe vazhdon cifligu per ta mjele me nje popull qe ron me therime.Dy partite vazhdojne katovicen.
ne rexohet saliu eshte gati komunisti ruci,ky do sjelle demokracine!!!!!!!!!!!!!pordhi kali.
kot qe roni or shqiptare
Shqiperise i vune zjarre
ne c’do fushe katraure
pas nje viti keq me shume.
Agim Zeka te shkruan Vilson Zeko,nje o me nje a na ndan nga mbiemri,u
tremba se thashe c eshte ky Zeka qe i bie fyellit kaqe bukur dhe pas
22 vjeteve me komunistet dhe me neokomunistet,mos i ka lene dikujte
mendija nga te mite me mbiemrin Zeko,qe na shpie perseri tek mulliri i
Pepelit te vime verdalle si gjithemone rotull e rrotull.
Degjo o Agimi tim ne shqiperi nuk ka patur ndo nje here komunizem,si ne
Rumani apo Hungari apo Rusi e te tjera vende komuniste ,ne kete vendin
tone ka patur kasapane te vendosur po nga keta senatore qe na flasin sot kur vine nga Amerika dhe Europa per dekomunistizmin e shqiperise,
Jane po keta senatore qe vendosen njerzit e kasapanes per te bene
demokracine ne kete vend ,se keshtu ju pelqen.Tjeter here mos na shpjere tek mulliri te vime verdalle si gomaret.
…a te duhen sharlatane,qe lepijne cdo sahane,e te percajne vatane.,ke sa te duash Tropojane…..etc,..shkruan Fan Noli..(lexoe te komenti i Hajros per Shpetim Idrizin..)…Ky a SALA!
dhe te gjithe jetojne te lumtur pasketaj…
edhe kinostudjoja shqiperia e re sdo guxonte kete fund kaq te lumtur
ne kujtonim se FRD do hapte dosjet per te bere dekomunistizimin (ku i gjejne keto fjale te shpifura )kurse ky thote do japim pronat
u ftofsh ne tajare o zoti zeka
O Gime! Gjalle je mo? E mire, na rrofsh trapin!