Ftesat për një koalicion parazgjedhor ndaj Metës po shpeshtohen. Disa janë të drejtpërdrejta e disa të tërthorta. Disa me kushte e disa pa kushte. Dje, raportoi mbrëmë TV Klan, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i kanë kërkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim që të qëndrojë në koalicionin qeveritar. Sipas tyre, fitorja kalon përmes një koalicioni të madh parazgjedhor dhe është në vetë interesin e LSI-së të mos ndryshojë kurs në këtë moment.
Po mbrëmë, Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, deklaroi se koalicioni PD-LSI ka funksionuar më së miri, duke lënë kështu të kuptohet se s’ka pse të mos vazhdojë. Ndërsa disa ditë më parë, Edi Rama, në konferencën e shtypit në Twitter, vuri kushtin: “LSI-ja duhet të zgjedhë: Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do të bënte edhe një akt vullneti të mirë për t’u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet”.
Por deri më sot, Ilir Meta dhe lejtnantët e tij kanë lënë të kuptohet se LSI-ja do të futet më vete në zgjedhje, duke bërë koalicion vetëm me ndonjë parti të vogël si PDIU-ja apo edhe ndonjë tjetër.
Ilir Meta nuk shquhet si një lexues i madh librash– si Sali Berisha, për shembull. Ilir Meta nuk shquhet për një penë të fortë – si Edi Rama, për shembull. Ilir Meta nuk shquhet për jetesë modeste – si dikur Eduard Selami, për shembull (fatkeqësisht, është vështirë të gjesh sot shembuj politikanësh që bëjnë jetë modeste). Por një gjë nuk mund t’i mohohet Ilir Metës – nuhatja e zhvilluar politike.
Duket se pikërisht nuhatja e zhvilluar politike po i tregon atij se varka e Berishës është drejt mbytjes, ndërkohë që varka e Ramës mund të mos dalë dot e vetme në breg pas 23 qershorit. Sondazhet e publikuara deri më sot sugjerojnë se koalicioni i Berishës, pa LSI-në, arrin në rastin më të mirë në kuotën e 35 pikëve. Ndërkohë, koalicioni i Ramës, në qoftë se bashkohet me AK-në (FRD-ja është e prerë në mëvetësinë e saj), vërtitet në kuotën e 50-përqindëshit.
Me sa di unë, Ilir Meta, ashtu si Rama dhe Berisha, ka zhvilluar një sondazh privat, i cili, siç duket nga qëndrimi publik i LSI-së, do të ketë dhënë pak a shumë të njëjtën tablo elektorale që paraqesin sondazhet e publikuara. Dhe për ambiciet afatgjata të Metës do të ishte vdekjeprurëse futja në zgjedhje si pjesë e koalicionit të Berishës, kur ky koalicion rrezikon që, edhe me ndihmën bujare të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, të dalë humbës. Këta të fundit mund të ndihmojnë kur diferenca në një qark është 10 vota, por jo kur është 10 mijë vota…
Nga ana tjetër, Ilir Meta duket se llogarit që, edhe në qoftë se AK-ja i bashkohet koalicionit të Ramës, ky koalicion nuk do të arrijë të sigurojë 71 mandatet e domosdoshme për të krijuar qeverinë. Dhe në një rast të tillë do të mbërrinte për ndihmë varka LSI-PDIU, e cila, me mandatet e saj “të florinjta”, do ta nxirrte koalicionin e Ramës në bregun qeverisës. Siç bëri katër vjet më parë me koalicionin e Berishës…
Por a mund ta pranojë “populli opozitar” ndihmën e Metës dhe Idrizit në një rast të tillë? Në qoftë se nuk e pranon ai, e pranon populli tjetër – “populli mazhoritar”. Siç bëri katër vjet më parë…
Kjo analizë e shkurtër e bastit politik që duket se po vë Meta bazohet në atë çfarë shihet mbi ujë. Por deri më sot Meta, përveçse për baste të forta politike, është shquar edhe për blofe të forta politike. Pra, dhënia e idesë për futje më vete të LSI-së në zgjedhje mund të jetë edhe një blof i Metës, për të ushtruar trysni ndaj Berishës para krijimit të koalicionit parazgjedhor nga ky i fundit. Është e vështirë të parashikosh se ç’do të bëjë “pokeristi” Meta…
Pokeristi Meta i ka “breket ne finje”. Mos flisni sikur keni perballe nje gjeni por nje analfabet ne llumin politik analfabetik. Nga hija e se shkuares Meta nuk shkeputet dot se thote Lideri i opozites (kujdes!)ate e thote Prokuroria, ne mos sot neser. Meta rrezon e fiton 30kg peshe brenda muajit, dhe kjo e ka nje shkak psikologjik. Nuhatja e Zaloshnjes me vjen keq po shkon andej nga i ka interesin personal. Ne kete kafazin e madh qe quhet bote njerezore, idealisti vdes idealist dhe batakciu vdes batakci. Nese “populli mazhoritar do te fitoje me Ilir Meten” le te fitoje. Ajo barka qe eshte gjysem e permbysur me te vene kemben Ilir Meta (me gjithe ate peshe mekatesh qe ka?) do te permbyset, sigurisht qe do te permbyset.
kam mendimin qe kesaj rradhe qytetaret shqipetare do te votojne vertet per ato qe besojne brenda vetes ,te pa ndikuar nga propaganda e demagogjia boshe e politikes shqipetare.te pakten ne keto 3 vitet e fundit kane ndodhur aq shume ngjarje ne shqiperi, sa duhet te jesh nje indiferent te mos reagosh edhe atehere kur te vjen rasti per te ushtruar te drejten tende themelore ate te votes,sepse deri tani te drejtat e tjera si ate te protestave dhe te qenit aktiv ne jeten politike te vendi kjo qeveri na i ka hequr me menyren e saj( vrasje ,pergjime ,largime pa shkak nga puna,spiunime nga militante etj).per mua ps.duhet te dale e vetme ne fushate pa lutur asnje force politike dhe te jete e hapur per ata qe duan te bejne koalicion.celsi i fitores do te jene emigrantet,te cilet nuk blihen me para,ne perqindjen maksimale te tyre votojne majtas,vetem se rreziku kryessor eshte mos ardhja e tyre per votim per arsye te krizes,sepse ka nje kosto(flas per pervojen e greqise), mendoj se kjo kerkon nje strategji nga ana e PS
o zaloshnje,
meta ka dalë loje direkt pas hyrjes në lidhej me berishën!lëri satistikat,janë boshe!në zgjedhjet lokale i falën votat demokratiksat e berishës!ai do të hidhet si plehër pak para se të fillojnë zgjedhjet!vlera e ilir metës ishte dhe akoma është rrëzimi i qeverisë!këtë nuk e bën dot!
sepse:
_të vetët nuk pranojnë,duan të marrin fitimet deri në fund!
_berisha e paguan mirë!
_ramës nuk i intereson rënja e qeverisë!
_kërkimi i një mocioni,dhe nga LSI do të nxirrte në shesh që grupi i PS nuk është aspak kompakt,si predikohet!
_ja kanë lidhur këmbët ndërkombëatrët që duan një shqipëri “të qetë”!
kështu o zalishnje PDja nuk ka ndërmënd të japë vota nga ato që do të vjedhë!nuk ka ndërmënd të dhurojë gjë!”mbështetësit” e punësuar nga LSI e dinë se në zgjedhjet e ardhëshme duhet të votojnë për dikë tjetër,jashtë LSI!e dinë se do të mbeten pa punë,ashtu si lanë të tjerët pa punë,për tu zënë vëndin!
nuk e di nëse e kanë kuptuar se po të votojnë PDnë,ata megjithatë do të pushohen!për të lën vënd njerëzve të PDsë që u shmangën për shkak të LSIsë!
zaloshnje kur bën llogari politike mos përdor matematikën!mos thuaj budallallëkun se mund të vjedhin 10 vota por jo 10’000!mor debil i satistikës akoma nuk e ke marrë vesh se saliu në tiranë manipuloi mbi 50’000vota??ato 10 ishin të paparashikuara prej tij!prandaj u detyrua të përdorte dhunën e egër!u detyrua të përdorë grabitjen e hapur!
mor njerëz injorantë,përse përpiqeni vetë,si viktima që jeni,të mbuloni gjurmët e krimit!krimineli sali nuk bën aq shumë sa bëni ju për të mbuluar gjirmët e tij,sa bëni ju për të!!!
eh o njerëz të trashë që për fat të keq ju quajnë “intelektual”!njerëz që me zgjuarsinë nuk keni asnjë gjë të përbashkët!
zaloshnje politika tënde dhe e trapëve si ty është thjesht një parapregatitje për të mos pasur bojkot të zgjedhejve,nga forcat politike!politika tënde bëhet për popullin!ju përpiqeni që të justifikoni dhe njëherë vjedhjet e paralajmëruara!me shkrimet tuaja lini përshtypjen se duhet vetëm pak për të “mundur”saliu,kur në fakt është e kundërta!ai po pregatit vjedhejt e reja që do ti ketë dhe më të sigurta se të fundit!lëvizjet ai po i bën,i ka filluar më herët,këtë radhë!
Fatmir, ke plotesisht te drejte. Njerezit qe kane mangesi ne logjike dhe formim, e kane me te lehte te dalin ne origjine, dmth ne perversitet dhe degradim. Fjalori dhe mendesia ben dallimin.
Nga eksperienca them se kur mbytet nje anije ata qe shpetojne jane minjte qe shfrytezojne tubacjonet e WC per te dale .Mos e vrisni mendjen per Meten as per anijen por per Kapitenin.
ILIR META I KA BREKET E MBUSHURA,AI NE BYTHE TE SALIUT E KA VENDIN.KASETA FILMIKE ME BLLOK NE DORE DO TA NDJEKE GJITHE JETEN.BREZAT E ARDHESHEM NUKE DO TJA FALIN CORBEN E KORRUPSIONIT TE GATUAR ME SALIUN PER SHITJEN E INTERESAVE KOMBETARE,E PASURIMIN E PA LIGJSHEM NE KURRIZ TE QYTETARVE SHQIPTARE.
Z.Zaloshnja se kush fiton zgjedhjet eshte shume e lidhur me qendrimin e nderkombetareve. Ne 1996 ishin per PD-ne ndersa ne 97 nderruan krah pasi Saliu pesoi disfate nga piramidat. Ne 2001 ata donin te fitonte PS-ja dhe keta vodhen nepermjet Dushkut. Ne 2005 donin te djathten dhe Nano ja u plotesoi deshiren duke u futur ne zgjedhje me nje koalicion te shparrtalluar. E njejta histori edhe ne 2009, nga nje krah i thane Rames te bente nje ligj se si kundershtari i tij ti merrte votat sa me kollaj si dhe ta linte porten pa portier. Mos harroni deklaraten me idiote te Rames se komisioneret e tij ja kishin shitur rezultatin. Edhe per 2013 nderkombetaret e kane vleresuar se krahu me i forte eshte koalicioni aktual qeveritar dhe dihet qe ata zakonisht behen me me te fuqishmin e rradhes. Partia kryesore opozitare eshte totalisht si e narkotizuar. U bene gati 2 vjet qe kreu i saj nuk kalon me nga bulevardi i Madh. Keshtu qe tani dihet fati i zgjedhjeve, pasi vete Edi Rama po kontribuon ne menyren me shembullore se si ti humbe zgjedhjet. Kemi pare qe deri tani ka arritur disa rezultate qe me zgjedhjen e stafit, te njejtet qe kane humbur qe nga 2005, berjen e nje ligji zgjedhor absurd te perafert me ate te 2009 si dhe shume marrezira te tjera. Keshtu qe Ilir Meta nuk ka asnje dileme, ka vendosur qe edhe ne qershor te jete ne krah te Berishes. Ndoshta per arsye taktike formalisht ne zgjedhje mund edhe te dale me vehte nga PD-ja, pasi keshtu mund ta sakatose me kollaj te majten.
Z.Zaloshnja paska marre persiper,qe indirekt ti thote kryetarit te P.S-es,duhet te besh koalicion me Meten,se perndryshe nuk e ka te sigurte marrjen e pushtetit.Qe politikanet jane pushta,per te marre pushtet,kete e dine te gjithe,prandaj populli e quan politiken,kurve,por qe dhe opionistet i fryejne ketij pislleku,kjo bie ere shume te qelbet.Z.Zaloshnja,besoj se nuk keni harruar qe per hire te kasetes se Ilir Metes,dolen ne shesh qytetaret per te protestuar,dhe e paguan shume shtrenjte,me kater jete njerezish.Mjafton kjo qe Edi Rama nuk duhet te bej asnje koalicion me kete njeri.Si mund te vendoset ne vend drejtesia,kur ti pretendon qe ta ndash pushtetin me te?A nuk duhet te japin llogari si Ilir Meta,Dritan Prifti,para drejtesise per korrupsionin galopant te tyre?
Jo,PS,nuk ka nevoje per keto monstra.Nuk duhet qe per inat te vjehrres te shkoj te flej me mullixhine.