Facebook-u i Berishës si “shtegu i dhive”

14 Janar 2013, 17:46Blog TEMA

Nga Anila Çobani

Manitë folklorike të Sali Berishës nuk gjejnë prehje as tani në pensionin moshor dhe në pragpensionin qeverisës. Ashtu si në të gjithë karrierën e tij politike si mjek blloku nuk marrë përsipër të vlerësojë, pasi gërmadhat e asaj kohe kanë lënë pluhurin vetëm në xhaketën e tij.

Përveç folklorizmit dhe fallxhorit të filxhanit të kafesë, ky njeri s’di të bëjë gjë tjetër veçse të baltosë e të tregojë historia me familje e familjare. I lindur në Viçidolin e largët e të bukur, me kulla të hirta e me Berishë (ky nga ngjau?) të mençur e hijerëndë, merr përsipër në stil të paepur të bëjë biografinë e gjithkujt e gjithandej.

I lindur në Viçidolin e largët dhe të bukur, ky “profan” di me saktësi hipotekore pronat e tiranasve autoktonë. Ai bën topografin e Bashajve, por nuk merr mundimin t’iu marrë leje dhe disa idhtarëve të tij që kanë bërë krushqi me Bashajt. Nuk merr fare në hatër, që teksa del me tespihe te mangalli (Facebook), Tosun Baçët e tij te qebaptorja e lagjes tregojnë pas avujve të rakisë e tymit të zgarës sinoret e tiranasve.

Ky bejtexhi as i politikës nuk është tani. Ka lënë frëngjinë e kryeministrisë dhe ka dalë te shtegu i dhive (Facebook). Dhe pse e bën këtë punë sot me shtigje, dhi e fiq, ka makthe! Ka sindromë! Ka paranoja makbethiane! Është në të dytin vit zimbajtja e 21 Janarit dhe frëngjitë përcjellin ende klithma nënash e fëmijësh. Pragu i kullës ka ende gjurmë gjaku që nuk lahet dot. Është në vitin e dytë postmorti i 21 Janarit, ku vajza e sapolindur atëherë kërkon me sy nga dera fisnike babain shtatlartë e të ri, që erdhi përballë frëngjive se refuzonte folklorizmat bajate, sarkazëm e ndyrë përballë frymëmarrjes për mbijetesë të bashkëfshatarëve të tij.

Është zimbajtja e vitit të katërt të tragjedisë së Gërdecit, ku dora e këputur e nënës që kërkoi djalin e zhuritur mes flakës së babëzisë familjare kërkon drejtësinë e përdorur keqazi për shantazhe misionarësh të opozitës. Kërkon drejtësi për zemrën e copëtuar të foshnjës dhe prehje nuk ka! Del te shtegu i dhisë me kokrrat e fiqve dhe me sarkazmën neveritëse (dikur bajate, sot e mbartur me refuzim popullor) bën bejte e shtron totalitarizëm. Refuzojne pensionistèt qè vit pas viti ato qè tè kanè mbetur nè mend,kokrrat e fiqve ja u dhe si dollaret e premtuar qè nè 2005!Refuzojnë viktimat e përditshme të këmbëkryqësisë kriminale që ka pllakosur vendin! Refuzojnë familjet me të përditshmen e tyre migjeniane nga Jugu në Veri! Refuzojnë bejtet e frikshme familja kosovare që kërkon eshtrat e babait të zhdukur e xhelatët bredhin me kalë në kullën tënde dhe rrugëve të Europës, ndërsa të “të tutë” s’iu paskan as idenë e emrit! Refuzojnë të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, refuzon e përditshmja e mundimshme dhe e mbushur me stres e halle, ku përveçse zullumeve të shpurës e familjes se tij, i duhet të durojnë daljet me bejte e fiq,tashme tek shtegu i dhisë.

Facebook është për ardhmërinë e vendit, është për të rinjtë dhe ëndrrën e tyre që ka mbetur kuadratuar në faqe elektronike. Është një ëndërr që e ka mbytur varfëria dhe papunësia legjendë e sundimit të Sali Berishës & family. Është një ëndërr që pret të rilindë! Dhe, ditët e netët kur shqiptarët janë të detyruar t’i ngrysin me bejtexhiun e lodhur dhe në agoni të pushtetit të tij, numërohen me gishta! Por numërimin mbrapsht shqiptarët refuzojnë ta shoqërojnë me bejtet për fiq dhe çakej! Çakejtë e lirisë së votës kanë zënë shtegun e dhive për të kënduar bejten e radhës me standarde e integrim. Por koha e bejteve dhe shtigjeve është në buzëgreminë! Në greminën e historisë,me qeverinë më anti-integruese të Shqipërisë, qeveri me bejte, plakun Mere e Tosun Baç!

 

12 komente në “Facebook-u i Berishës si “shtegu i dhive””

  1. alban4eva says:

    ja ashtu do ngordhe Saleh kerma, por jo i ulur ne divan, por i ulur ne oturak, duke dhjere..

  2. shiaksi says:

    se boj miqesi me ty, ma venc emrin ibrahim

  3. Horri i Bulevardit says:

    Edhe partija e punes te mohonte pronen po ti dilje armik edhe partija epseudodemokratike e Sali Berishes, te mohon pronen, po nuk i shkve sipas normave te partise.
    Sot femijet e Sali Berishes, kane vjedhur dhe kane deformuar mijra prona, duke ja u shitur shume serbeve qe kane ardhur ne Shqiperi, si biznesmene per te pastruar parate e pista te fituara nga luftrat.
    Sali Berisha dhe femijet e tij sot kane marre ne dore te gjithe ekonomine e Shqiperise dhe e shesin ku te munden se mjafton vetem firma e kanibalit qe ka zaptuar kolltukun e kryeministrit, per te rrjepur vlerat e shqiptareve qe i ndortoi nder vite.
    Popull cohu dhe mos rri.

  4. Fllad says:

    bravo Anila, shume bukur e ke thene per kete paranojak me sindrome makbethiane.

  5. maloku says:

    Thuajani,thuajani qenit si do te ike!!! -nga shteti i dhive !!!! – te shkoje ne Viçidol,se nuk ka shkuar ndonjehere,qekur ka ikur me dhi per ne Tirane.

  6. ILIRET says:

    Burr me te ndyre nuk ka. Meret tjetri me thashetheme me keq se grate e liga. Jo gazetari tha ashtu dhe ai tjetri nga poshte tavolines ju pergjigj ashtu.
    O zoteri! Shqiptari kerkon: Si ka mundesi qe vajza jote, djali jot, dhendrri jot ben mbi 500 milion leke ne vit dhe une nuk kam buk te ha? Ku punojne femijet e tu? A ka nje bordero ku ka firmosur? A ka nje rregjister pune? A ka nje numer sigurimi shoqeror dhe sa leke derdhen atje ne perputhje me te ardhurat?
    Ne se mendon per ish pronaret, perse Bashajt nuk trajtohen si gjithe te tjeret, apo nuk jane ne rreshtin tend? Ik moj llazore, moj grua e keqe… Ik bej ADN Zenit, per te gjetur i biri i kujt eshte…

  7. Nga Cerriku says:

    Perfekte znj.Anila do shtoja vete vitin 1997 qe kriminel qe nuk paska din e iman,edhe dicka tjeter qe e ka len per rahmet Namik Hoti,qe maloku po hipi ne kale vetem plumbi e zbret prandaj ket rradhe i bej thirrje shqiptareve qe ta ruajne voten si syt e ballit se po nqse ai arrin perseri te vjedh votimet ta din mir se maloku kete rradhe do te na shkeli me kembe te ter si popull

  8. ALpini says:

    J am i kenaqur se ja kaloj edhe Lek Plepit.

  9. dashamiresi says:

    Pse o vellezer, ju qe arritet te mesoni internetin,vazhdoni te mbeteni me mentalitet province. A nuk eshte me mire te mesoni nga interneti dy gjera nga shkenca, ekonomia, shendetesia, arsimi etj, se sa te merreni me epitete ndaj njeri tjetrit.Hapni internetin per te fituar prej tij, e jo per te humbur.
    Aty do te mesoni se ;
    -Se pari jemi shqipetar, te nje gjaku e nje gjuhe,
    -Se dyti, si tiranesi dhe fshatari apo malesori i larget jane njerez, dhe para zotit jane njesoj, por dhe para drejtesise duhet te jene njesoj,
    -Se treti, vlerat nuk ti shton qenia autokton apo qendrimi ne Tirane. Duhet vleresuar si qytetaret tiranas, shkodran, durresak, elbasanllinje, beratas, etj. qe u bene promotor te qyteterimit, duke ju nenshtruar te huajve por pa humbur identitetin, me qellim mbijetesen, ashtu edhe malesori qe iku thelle ne male per te mos ju nenshtruar te huajve, per te ruajtur fene, zakonet etj.
    -Se katerti, nuk me duket me vend, shprehja e ndonjerit “jemi tirons, kur do vij ajo dite ti shporrim te ardhurit”. Ky term nuk shkon sot mor vellezer. Perseri hapni internetin dhe do mesoni se tirons ne fillim te shekullit te kaluar nuk ishin me shume se 15000 veta, pra te ardhurit jane shumice tani.Pra duhet bashkjetese e qyteteruar.
    -Se pesti, qeverisja nuk ka te beje me prejardhjen e kryeministrit, por me personalitetin e tij. Po pse nuk ishin nga ato ane prej nga vjen Kryeministri aktual, udheheqesit e talentuar Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Ibrahim Rugova, etj.Pra nuk eshte origjina faji i Kryeministrit por egoja e tij, gje qe e kishte Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Edi Rama, madje ky e ka te theksuar njesoj si doktorri.
    -Se gjashti, shpetimi nuk vjen duke share keta njerez, por duke u bere bashke mendjet e kthjellta, te ditura te vendit, per te bindur opinionin qe rrotacioni i liderve politik te kryhet cdo 4 vjete, e per pasoje nuk do kemi kryeministra te perseritur.

  10. Albert says:

    Gangsterin Salo Ui e mundojne shume makthe. Por me i madhi mundim makbethian i tij,jane jetimet e qindra tropojaneve qe ky kriminel ka vrare me bashkepunetoret e tij te UDB-se,qe rriten azileve te Europes!
    Ai e di fort mire se keta jetime ushqimi kryesor qe pertypin cdo dite,eshte urrejtja per njeriun qe i la pa prinder,pa kulm mbi koke dhe rrugeve te botes. E din mire se hakmarrja e tyre ndaj tij eshte ceshtje kohe. Prandaj eshte leshuar familjarisht duke vjedhur pre te bere para,me te cilat te bleje garancine per te nesermen. Gabohet!…

  11. Dezenjatorja says:

    E degjuat Z.Bamir Topi ne Tv per Sali Kriminelin,Saliu nje PLAK RRUGAC.Bravo Bamir i ke thene te gjitha per ate ndyresire,eshte me keq se aq.

  12. beso says:

    Saliu kerkon te arrije kudo.I kane thene PR qe ne Facebook ka akoma ndonje turme per te ndjelle dhe ai perfekt arrin dhe aty,biles po gjen kohe me shume per te shkruar.Kam vene re qe Fcb i berishes po lexohet perdite ne edicionin e lajmeve te TVSH;zgjidhje me origjinale s’mund te pillej nga mendja e servileve.Nese berishen nuk e nderrojme dot mbetet qe te nderrojme Fcb.Kam pershtypjen se nuk eshte mire te permendet fshati i larget i saliut;tek e fundit fshatare jemi te tere.Te qenit fshatar nuk me duket disavatazh,as mekat e inferioritet.Saliu eshte thjesht nje demagog;te fitosh degjues falas nuk e ben kush kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje