Propaganda, si mjeti i vetëm për të ngritur moralin e mazhorancës në ikje

11 Janar 2013, 20:32Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Sa më shumë ikin ditët (numërimi mbrapsht ka nisur) dhe afrohet data e zgjedhjeve, aq më shumë po “lulëzojnë” deklaratat butaforike të mazhorancës për një fitore të madhe e të bujshme karshi opozitës, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit. Duke nisur nga i madhi fare, Berisha, e me radhë, të gjithë eksponentët kryesorë të PD-së po e theksojnë me forcë këtë. Nuk mbeten prapa në këtë drejtim as partitë e vogla të koalicionit qeverisës.

Pas një qeverisjeje 8- vjeçare, të mbushur me skandale nga fillimi deri më sot, kryeministrit Berisha e të tijëve s’u ka mbetur gjë tjetër veçse të propagandojnë fort këtë ide. Qëllimi është mëse i qartë: “të mbajmë lart, sa të jetë e mundur, moralin e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë”. Në fakt, s’e kanë keq. Një paraqitje prej të dorëzuari do i demoralizonte keqas gjithë mbështetësit (ata që u kanë mbetur) dhe humbja mund të ishte në përmasa katastrofike. Një bandë që sheh se prijësi i saj nuk ka më entuziazëm përpara betejës, është e destinuar të shpartallohet ende pa nisur lufta.

Por, ky “entuziazëm” i mazhorancës në ikje, duke ashiqare që është tejet i sforcuar dhe i bërë enkas vetëm për qëllimin që shpreha më lart. Edhe slogani (parulla) i shpallur nga Berisha “Ne jemi ndryshimi, përpara” duket se është në funksion të propagandës mashtruese. Sepse, ai nuk ka më se ç’tu ofrojë shqiptarëve. Janë përmendur në vijueshmëri nga opozita, por që edhe vetë populli i ka ndjerë ato çdo ditë: niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha nivelet, mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë kur kapen gafil në krim, pasurimi i qeveritarëve dhe falangave të tyre nga shitja (falja) e pasurisë kombëtare, rritja e kriminalitetit të rrugës, rritja e nivelit të varfërisë tek shtresat e margjinalizuara deri tek shtresat e mesme të shoqërisë, cilësia e dobët në arsim e shëndetësi, ulja e nivelit të shërbimit social tek të pamundurit, futja e borxhit të brendshëm e të jashtëm në parametra të frikshëm, mungesa e shpresës për rininë, e kështu me radhë.

Pra, janë një sërë faktorësh shumë të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën dhe përditshmërinë e secili prej nesh, për të cilat, qeveria ka dështuar. Kjo gjë sjell atë që Berisha të fokusohet në fusha të tjera siç është fusha e nacionalizmit (si streha e fundit e maskarenjve), apo tek butaforia e propagandimit të disa arritjeve (NATO, vizat) të cilat më shumë sesa aftësi e qeverisë, kanë qenë një ndihmë dashamirëse (edhe e sforcuar) e partnerëve tanë euro- atlantikë.

Megjithatë, sado propagandë me krunde të bëjë, kësaj here e ka të humbur davanë. Fundja, këto janë britmat dëshpëruese të një politikani e partie në ikje që tetë vjet më parë erdhën me mision për të ndryshuar e çuar përpara Shqipërinë, kurse sot, me sjelljen dhe modelin e tyre qeverisës, e kanë kthyer atë prapa në kohë, këtu e 23 vite të shkuara.

3 komente në “Propaganda, si mjeti i vetëm për të ngritur moralin e mazhorancës në ikje”

  1. LORA says:

    Keni trajtuar vetem nje synim te kesaj propagande,zoti Ketro;mbajtjen te karikuar te meshtetesve te dr.dhjeramanit.
    Per mua,synimi me kryesor i kesaj propagande eshte qe te mund te ngulin mire ne ndjeshmerine opozitare bindjen se vota e tyre do te vidhet,do te tjetersohet,do te percudnohet,,,,,keshtu qe per ta do te jete e kote te shkojne te bejne zgjedhjen qe duan.Ne kete aspekt,deri tani,Opozita nuka ndermarre asnje veprim me vlere,per t’i siguruar njerezve se nuk do te vijoje me kararai i vjedhjes se pushtetit.
    Mendoj se largimi i kundershtareve nga kutite e votimit,eshte e vetmja alternative qe ka mbetur ne dore te pushtetit aktual kusaro-kriminal.

  2. arben imami says:

    Saliu ka kancer dhe po vdes ka jete der ne nentoir 2013 ndaj thote perpara. ne qershir i bine floket si rugoves. ka mundesio ti ken injektuar te njejtin kancer si twe arafatit, ka kohe qe ka filluar te ket prirje honmoseksuale, dia here me ka kapsur nga bytha mua dhe pollon kurse rulin i ka kapur rushin e vockel dhe i ka then sa te vogel e paske por genc njesoj si ridvani.. ce pyt ce pyt edhe kancewr dhe homnoseklsual por eshte i kenaqweisr se po i ngjan enverit po ne ku do shkojme. une kam cuar dy m ilopine dollare neus dhe kamn frike se ka nisur ti hetoijne dhe as gruaje ime e vjeter nuk i pranon

  3. timo says:

    Duke filluar nga muji mars në PD fillon çthurja. Ky është një lajm i sigurt(nga brënda).Deputetët e PD-së duan ta rëzojnë vetë Saliun. Ata po organizohen. Janë në kërkim të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje