Kur 23 qytetarë të fushave të ndryshme të jetës, iu drejtuan me një letër të hapur udhëheqësit të opozitës, zotit Rama, në të cilën i kërkonin që, të urdhëronte deputetët e tij që të miratonin në Kuvend tri ligjet e mbetura që mbakan peng integrimin evropian të Shqipërisë, e mora thjesht si dëshirë spontane të një grupi të caktuar shoqëror që brengosen për fatet e kombit.
Por, kur brenda 24 orëve, në një mënyrë të beftë, kjo letër-thirrje u “firmos” edhe nga 77 të tjerë sipas parimit “shënomëni edhe mua”, u binda se diçka nuk shkon në këtë letër. Shumësia e firmëtarëve mu duk një budallallëk, sepse mjaftonin ato 23 të parët për të krijuar një ndërgjegjësim publik se disa përfaqësues të shoqërisë kanë diçka për t’i adresuar dikujt.
Kjo mënyrë solidarizimi masiv vjen erë e keqe, era përdorim, era shitje dinjiteti, vënie e emrit që secili prej tyre ka krijuar në shoqëri, në funksion të qeverisë.
Ata e dinë shumë mirë që bllokimi nuk vjen prej opozitës. Mosvotimi e ka një shkak, për të cilin opozita ka marrë në unison një vendim politik. Një ngërç i cili zgjidhet shumë lehtë nëse kryeministri ka vullnetin ta bëjë, vetëm duke zbatuar vendimet e gjykatave për të njohur kryetarin socialist të qarkut Fier. Për këtë opozita ka qenë e qartë tash sa muaj dhe nuk pret asnjë lloj thirrje të përdorurish për një çështje të cilën ajo ka folur njëherë.
Duke parë listën me nëpunës që marrin rrogat e vonuar në shtet, drejtorë institucionesh dhe vartës të tyre, brenga bëhet edhe më e madhe. Atëherë edhe slogani i opozitës: “Për një Rilindje Shqiptare”, duket se merr kuptim për të gjithë këta. Për t’u çliruar edhe ata e për të mos qenë peng të një qeverie që çdo ditë e më shumë ngjason me Partinë e Punës që në grahmat e fundit të saj gjente andej këndej ndonjë soj intelektuali për të përmirësuar sadopak imazhin e saj të zvetënuar në sy të të gjithë shqiptarëve.
Me gjithe pushtetin e tyre absolut, berishajt & Co nuk kane mundur te mbledhin me shume se 100 “intelektuale”.
Se c’me kujtohet viti 97′, kur berisha i madh mbeti i izoluar ne presidence, me 50 militante qe i shkonin pas.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Ketu nuk eshte puna a u mblodhen 100 apo 1000 ose me shume emra me firme!
Puna eshte te keqperdorimi I njerezve,dhe aq me shume kur ketyre I vihen dhe prapashtesat “intelektuale”.
Te gjithe duhet ta dime se cdo force politike,te pakten dy te medhajat,e kane mundesine per te paraqitur edhe me shume emra te firmosur ne krahe te tyre.
-Dhe ne rast se do te veprohej keshtu,cfare do te zgjidhin?
-ASGJE!
Vtem iritime te pjeses te ndergjegjesuar te shoqerise,qe eshte shume me e madhe se kjo “tufe intelektualesh”,sado e madhe ne numer.
MJAFT ME LOJERA TE TILLA.
Njerezit duan sherbime shendetesore,cilesi jetese dhe jete sa me te qete.
Te tjerat ja leme ne dore atyre qe I besuam me vote.
-Per mendimin tim,kete detyre opozita po e bene ashtu sic do ta beja edhe une qe e kam dhene perfaqesimin tim tek ata!
E para: Kam përshtypjen se ka një kuptim të gabuar për të qënit intelektual. Sipas qindëshes të Jozeinës, mjafton të kesh mbaruar një fakultet, dhe op na qenke i tillë. Intelektual është, ai person, që ka një bagazh të konsiderueshëm kulturor dhe shkencor(edhe duke qenë autodidakt) të cilin e ven në dispozicion të shoqërisë nëpërmjet studimeve dhe krijimtarisë së tij (pa pasur ndroje se mund të thuhet se ka vetëm një krijues). E dyta: Po të ishte se “statusi” do të vareshe vetëm nga tre ligjet e bëra “anekdotë” prej Saliut që po “vdes nga marazi i mos kandidimit”, ai do ta kishte fare lehtë- Të zbatonte ligjn në Fier dhe kjo nyje sgjidheshe menjëherë. Por jo, Saliu e di mirë se edhe po ta zbatonte ligjn në Fier edhe po të ishin votuar tre ligjet me konsensus, statusi i kandidatit nuk fitoheshe sepse nuk janë tre ligjet e pa votuara që pengojnë por janë 12-të kushtet e pa plotësuara dhe sgjedhjet e lira e të nderëshme që duhen zbatuar nga qeveria. Kêshtu do të ndodhte që bara t’i binte drejt për së drejti qeverisë. Atëherë ç’bën Salu? I mëshon tre ligjeve për të lënë të kuptohet se bara i takon opozitës dhe Edi Ramës. Mirpo shumica e shqipëtarëve i thotë Saliut- A KA SYRI PLAçKË o Sali Berisha?!!
<> eshte ajo qe shqiptaret e kane kerkuar , e kerkojne dhe do ta kerkojne gjithmone , por nuk e di a do ta kene ndonjehere , sepse nuk e dijne çfare eshte . E drejta per te votuar i lire , eshte e drejta kryesore qe ta siguron demokracia . Nje deputet apo nje grup deputetesh , vendosin si ta hedhin voten e tyre , dhe kjo eshte pergjesia e tyre , sepse ata perfaqesojne disa qytetare qe i kane votuar ata . Askush nuk ka te drejte t’ja imponoje voten ketyre deputeteve , ndryshe nuk e kuptojne çdo te thote <> .
Mendoj pak me ndryshe se artikullshkruesi, edhe pse nuk kam asgje kunder shkrimit dhe shqetesimit te tij qe ngre.
Firmetaret jane veçse keqperdoruesit e rradhes, qe u ben ky shtrigan i cili nuk ngopet me pushtet. Jane rrogetare qe u kerkohet te jene pjese e nje skenari që i duhet Saliut për te bere zhurme.
Nje leter e firmosur pak dite me pare nga disa intelektuale qe jetojne dhe banojne ne emigracion, dhe qe nuk jane aspak, ose te kene lidhje me listpagesat e Sali Berishes per te mbajtur peng, te cilet i kerkuan kreut te qeverise qe ben njekohesisht edhe kreun e shtetit, thjesht per “hobi”, sepse nuk ka kush i kerkon llogari, te kerkoje falje publike gjithe shqiptareve per fyerjet qe i ka bere Fan Nolit, Luigj Gurakuqit dhe njerëzve vizionare te asaj periudhe, per shkak te Ahmet Zogut e pompimit qe i ka bere ketij ne keto kohet e fundit.
Por si i djallezuar qe eshte, dredharak dhe i paburre, menjehere ka dyshuar se pas ketyre ishte opozita e cila hidhte kete gure ne rrokopujen e dites, ku ne fakt po ndizet fushata. Menjehere ky stalinist i mbetur ne politiken shqiptare te postkomunizmit, dhe qe jeton ende me idhujt e tij shpirteror, vendosi qe ti kthehet vijes se masave, me letra kolektivash, “intelektualesh”, por edhe me kontrolle puntore. Natyrisht qe kjo eshte veçse nje delire e ketij paranojaku te semure te cilit po i shket tashme toka nen kembe.
Une jam deshmitar, dhe e vertetoj katerciperisht se kjo thirrje intelektualesh nuk ka te bej aspak me opoziten qe realisht fle gjume aty ne Tirane. Njerez dhe intelektuale qe nuk i ze gjumi, per Shqiperine , atdheun e mare peng nga nje klase e papergjegjshme politike, e cila sipas interesave te çasti, baltos edhe figura te ndritura dhe krejt veprimtarine e tyre ne sherbim te kombit, kane kohe qe komunikojne mes tyre me nje shqetesim te ligjshem, per ngjarjet qe po ndodhin keto kohet e fundit ne Shqiperi, dhe sidomos qendrimi folklorist i kryeministrit. E konsiderojne fyerje per historine e vendit. Per shkak te klimes qe eksizton sot ne Shqiperi ku i paburreri ka shbureruar gjithkend aty, dhe per faktin se nuk ekziston nje shoqeri e vertete civile, vendosen, ta hartojne vete ata.
Ne fakt kjo thirrje perpara se ta publikonte shtypi e media shqiptare ka “shetitur disa dite rresht neper listat internetike te shqiptareve, e shoqeruar edhe me shenimin “Ju lutem publikojeni”,
Me sa duket, gjykoj nga koha qe u be publike pastaj, kjo thirrje eshte endur gati nje jave, por e pa derguar asnje institucioni, qofte edhe partiak. Madje as vete Berishes qe i adresohej.
Dikush nga lista e ka percjelle ne media.
Por Berisha qe kerkon qe ti mbylle qe te gjithe brimat e anijes se tij qe fut uje ne kete fillim fushate, i ra fort daulles qe te zhurmoje. Dihet qe plumbi del me plumb dhe ne mendjen e tij planifikoi te njejtin skenar qe ti kujdervihej opozites.
Ndaj nxori listen per ti u pergjigjur listes se atyre 6-7 intelektualeve qe nuk i ka ne zap te cilet i kerkonin qe te pergenjeshtronte vetveten me qendrimin ndaj Nolit te Madh, Gurakuqit, Hasan Prishtines, Bajram Currit. Per kete nuk mund qe ta bej Berisha, prag fillim fushate, jo se e do dhe ka ndonje afeksion te madh ndaj Ahmet Zogut, por se i iken dhe i prishen planet nder duar qe per te qendruar ende ne pushtet
Nuk eshte rastesi lista, sepse kjo metode ka kohe qe po harohet tashme
nga Partia ne pushtet, sidomos tani qe i ka vene gjithe institucionet ne dore.
Ashtu si ne nje shkolle te mesme, doli fushata Feja eshte Opium per popullin ne Durres, skaloi as nje dite dhe filluan organizata punetoresh dhe shkollash, pa mbetur pas edhe kooperativistet, te solidarizoheshin me gjimnazistet dursake dhe pasojat dihen, ku si Dritan Shehu dhe Fatmir Xhafa qe paten nderin te dalin ne foto me udheheqesin e partise, ju versulen objekteve te kultit si te marre dhe shkaterruan gjithshka qe nuk e kishte ndertuar partija.
Dhe sot na rishfaqen perseri grupe qe per te mos kopjuar akshiqare brigadat e Enverit, kane zgjedhur te quhen intelektuale dhe filluan te jene firmetaret e pare te partise ne pushtet, neser me siguri partija do mobilizoje masat punonjese qe fitojne buken e perditshme nga shteti dhe do te firmosin peticione te tjera.
Se kjo eshte mentaliteti qe ne akoma skemi bythe ta heqim, se kur ishte koha te shkeputemi njehere e mire nga rregjimet totalitare, ne u terhoqem, na erdhi keq ta shkaterrojme bllokun komunist dhe pikerisht ata qe ishin fshehur ne ate bllok, skaloi shume dhe na futi njerezit e tyre ne demokracine qe sapo kish filluar dhe na e percudni kete demokraci, ne pseudodemokraci.
Dhe duhet te besojme se e gjithe kjo filloi, se opozita me fakte nxorri vjedhjet miljardeshe te familjes se udheheqesit.
A jemi ne te zote te ndertojme demokraci, kaq te mjere jemi ne sa del nje KURVE qe eshte e bija e kryekomunistit dhe kryespiunit dhe na ben ne shqiptaret te ndesehemi kunder njeri tjeterit?
Le te quhemi pushta po nuk e cuam kete familje ne varr per se gjalli, kjo le te jete hakmarrja jone dhe hic mos te na vi keq, se keqardhja na son perseri ne shkombetarizim.
ata jane nje qind,po ne jemi milliona!Pra forza ne luften kunder maffizeve e usurpatareve te demokracise!
sejcili ka te drejte te beje peticionet qe do…po sikur te benim nje peticion qe Saliu te rrezohet(nese do ishte 50%+1) do levizte nga kolltuku???
Pse i versuleni opozites dhe asnjiher SALIUT? Pa detyrojeni nji here BERISHEN te te zbatoje 13 vendimet e gjykatave ne FIER dhe do te shikoni si do te votohen ato 3 ligje, por JU JENI BETE BLLOKUES SI SALA. A MENDONI SE KY POPULL APO OPOZITA HAN BAR? O BUDALLENJ.
Ne nje regjim kane kuptim peticionet kundrejt qeverise ndersa ky peticioni kundrejt opozites eshte tejet qesharak
DEMOKRACIA eshte ajo qe shqiptaret e kane kerkuar , e kerkojne dhe do ta kerkojne gjithmone , por nuk e di a do ta kene ndonjehere , sepse nuk e dine se çfare eshte . E drejta per te votuar i lire , eshte nje e drejte qe ta siguron DEMOKRACIA . Nje deputet ose nje grup deputetesh , vendosin si ta hedhin voten e tyre , dhe kjo eshte pergjesia e tyre , sepse ata perfaqesojne disa qytetare qe i kane votuar ata . askush nuk ka te drejte t’ju imponoje voten ketyre deputeteve , ndryshe nuk e kuptojne çdo te thote DEMOKRACI .
Ore po ky qen po ndjek pike per pike Enverin.