Akuzat e politikës dhe prokuroria

14 Janar 2013, 18:31Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Dikur justifikimi për mosndëshkimin e personave që mbajnë poste të larta shtetërore ishte veshja e tyre me imunitet. Sot, megjithëse prej disa muajve imuniteti nuk është më mburojë, përsëri nuk shihet ndonjë përparim në këtë pikë. Imuniteti apo prokuroria? Pyetje vjen vetvetiu kur konstaton se prej disa javësh, dy polet e politikës shqiptare, Partia Demokratike e maxhorancës qeverisëse, dhe ajo socialiste opozitare, janë futur në atë që mund të etiketohet si: debati ngërç rreth korrupsionit.

Për vetë faktin që, ndërsa opozita qëllon nga distanca mediatike, me fakte zyrtare vetëdeklarimesh, duke akuzuar fëmijët e Kryeministrit për përfitime të paligjshme, partia e këtij të fundit, nëpërmjet shfaqjes në ekran të miss-zëdhënëseve entuziaste, po nga distanca mediatike, kundër përgjigjet me gjuhë të vrazhdë mashkullore. Duke e akuzuar gojarisht kreun e socialistëve, Edi Rama, për marrjen e 30% për çdo leje ndërtimi, gjatë kohës kur ishte kryebashkiak,-akuzë e bajatizuar kjo nga shumëvitshmëria e përdorimit pa fakte,- e, tash së fundi, bashkëshorten e tij, për një aferë njëqind milionëshe. Që, sipas miss-eve denoncuese të maxhorancës qeverisëse, është marrë, jo nëpërmjet sistemit bankar, për t’u investuar në ngritjen e një pallati shumëkatësh, lejen e të cilit e ka lëshuar ish Edi Rama kryebashkiak, jashtë përcaktimeve ligjore etj. Gjuha e ashpër e sherrnajës e ka tejnxehur situatën publike, ka mobilizuar e ngrehur çarkun e inatit të militantëve partiak të palëve, dhe ka stresuar taksapaguesit jo militantë.

Duke u bërë fillesa e një precedenti të ndeshjes fizike. Domethënë precedent destabilizues për qetësinë e rendin publik. Sepse kështu kanë nisur edhe sherrnajat e mëparshme, që më pas kanë shpënë në konfrontime palësh. Ku më e fundit i përket mosnjohjes nga opozita e sotme e rezultatit të votimeve të 29 qershorit 2009, me pretendimin se ai ishte fiktivë. I dalë nga manipulimi që maxhoranca i kishte bërë rezultatit real nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mosnjohja e rezultatit, fillimisht,  u shoqëruar me akuza e kundërakuza mediatike në distancë. Me akuza ,fillimisht të suportueshme, por që erdhën e u trashën aq shumë, nga fjalori pa doganë i miss-eve sa i turbulluan gjakun edhe qytetarëve të paanshëm. Sharjet publike vulgare deri dhe me rob shtëpie të Kryeministrit në detyrë si dhe akuzat e renda, midis palëve kundërshtare politike, ndezën inatin e militantëve dhe të lidershipit. Bën që vendin e dialogut ta zinte monologu, zemërata e revolta që në vend të qetësimit të situatës dhe zgjidhjes së sherrit polli krizën. Ngërçin që për rreth dy vite e mbajti peng vendin, ndërsa solli braktisjen e Parlamentit nga opozita. Solli sherrnajën, me finale protestën tragjike të 21 janarit, ku katër protestues të gjendur midis turmës opozitare gjetën vdekjen. Erdhi duke u agravuar situata, pasi, në grindjen politike të akuzave e kundërakuzave, ashtu si edhe më sot, institucionet kompetente qëndruan spektatore.

Të pafutura në zgjidhje të konfliktualitetit,pa e bërë detyrën për të cilën ekzistojnë. Veçanërisht institucioni i Prokurorisë, që çuditshëm, vazhdon të bëjë spektatorin edhe në grindjen më të re politike.Të mbarsur me akuza e kundërakuza që bëjnë fjalë për konsumim të veprave të renda penale, e që, pikërisht për këtë arsye, Prokuroria është e detyruar të nisë sa më parë  hetimin, që do ti japë fund fjalomanisë partiake në distancë mediatike. Në fakt sherrnajës politike që, nëse do të trajtohet siç duhet, pra sipas përvojës së vendeve të zhvilluara perëndimore, nuk do të ketë asnjë shans të trashet. Sepse sinjalet e agravimit të situatës janë dhënë. Përplasja fizike midis palëve mund të kthehet në realitet.

Fundjavën e shkuar, një grup qytetarësh “banorë të revoltuar”(siç i cilësoi media e maxhorancës), i bëri fizikisht karshillëk  banuesve të një godine pak katëshe, duke e thelluar akoma më shumë sherrnajën e debatit mediatik të distancës. I mbërritur përpara godinës së denoncuar nga PD,si pronë e Linda Bashës, bashkëshorte e Edi Ramës, dikush nga të grupuarit,që pretendonte se ishte banor i lagjes, tentoi të lexonte një deklaratë të parapërgatitur. Ndërkohë, fqinjë dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë duke i dëbuar personat në fjalë. “Unë jam pronari i kësaj toke dhe i kësaj banese,që është ngritur mbi truallin e familjes Basha. E kemi marrë në bazë të legjislacionit në fuqi. Disponojmë  të gjitha dokumentet përkatëse që e vërtetojnë këtë”, ka sqaruar Hasan Basha, pronari i banesës, para së cilës ndodhi ngjarja.

I pyetur për Linda Bashën, ai ka pohuar se ajo është mbesa e tij, por nuk ka asnjë lidhje me pronën për të cilën maxhoranca e akuzon. Ndërkohë gazeta, “TemA” e ka shpënë më tej të vërtetën duke shënuar se ka identifikuar personat që ishin dërguar për të marrë pjesë në atë protestë. Madje dhe duke rreshtuar identitetet e tyre. “Ata janë të gjithë kujdestarë të godinave dhe punonjës të Qytetit Studenti”, raportonte “TemA”, por duke qenë se qëllimi i shkrimit nuk është analizimi i mënyrës sesi për të mbrojtur veten dhe familjen kreu i qeverisë, që është njëherësh dhe udhëheqës dinastik i Partisë Demokratike, përdor segmente të administratës së pushtetit, po i anashkalojmë faktet e tjera mediatike, për të vazhduar komentin. Pra, thelbi i sherrnajës, më të fundit, midis dy forcave politike, është korrupsioni dhe paligjshmëria përfituese e pjesëve të afërta të lidershipit politik. Me akuzat e kundërakuzat në distancë mediatike, ca me shkresa e ca pa shkresa, me protesta të sajuara e të pasajuara, politika po e bën detyrën e vetë. Me raportimin e të vërtetës dhe hapjen e faqeve e të ekraneve përcjellëse të kësaj sherrnaje, media po e kryen detyrën e vet.

Me qëndrimin prej spektatori organet e drejtësisë e të hetimit nuk po  e kryejnë detyrën e tyre. Sepse tashmë që imuniteti është një mur i rrëzuar, kush e ndalon, p.sh institucionin e Prokurorisë ta ndajë shapin nga sheqeri? Pasi jo vetëm në vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe në një vend normal të ish lindjes, ku do të konstatohej një situatë e ngjashme, kështu do të ndodhte. Për t’i dhënë fund sherrnajës, akuzë- kundërakuzave të politikës, për të ndalur përdhosjen e dinjitetit të personave të lakuar si subjekte përfituese, për të zbuluar prezencën (apo mosprezencën) e veprimtarisë antiligjore, pra asaj kriminale, dhe ndëshkimin e të përfshirëve në të, Prokuroria nuk do të qëndronte spektatore, si tek ne, por do të kishte deklaruar futjen në lojë. Nisjen e hetimeve. Duke e ngrirë debatin politik mediatik të distancës. Duke e ndalur thellimin e mëtejshëm të përplasjeve. Duke e qetësuar situatën dhe mbjellë pritjen e përfundimit të hetimeve, domethënë zyrtarizimin e akuzave. Veprim që tek ne nuk ka ndodhur, dhe, nga sa duket as që ka për të ndodhur në ditët vijuese, duke përbërë fakt të hapur se “pavarësia” dhe “drejtësia” në këtë vend nuk janë veç slogan dhe kartë e pushtetit. E pushtetit kryeministror, të cilin s’ka institucion kushtetues që e heton.

4 komente në “Akuzat e politikës dhe prokuroria”

  1. gjon says:

    MIRE E KE ZOTI SHYTI POR KUSHE DO TA HETOJE BERISHEN,KRYEPROKURORI LLALLA QE ERDHI ME BEKIMIN E SALIT.APO KRYETARI I KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE QE ERDHI ME DREDHITE PO TE SALIUT.APO TE MINISTRIT TE DREJTESISE ICILI KRYESOI KOMISIONIN E NGRITUR PER NGJARJET E 21 JANARIT PER TE MBROJTUR VRASESIT E URDHERUAR NGA SALIU. E NDIGJOVE EKSPERTIN PER VRASJEN E ZYBER VEIZIT QE THA:ESHTE E PA MUNDUR TE UDHETOJE ASHKLA E DRURIT ME PLUMBIN NE TRUPIN E VIKTIMES………POREEEEEE PO DEESHI SALIU AJO NDODHE.NE KETE VEND SKA AS QE KA PER TE PASE DREJTESI SA TE JETE NE PUSHTET SALI BERISHA ME JOZEFINA YOPALLIN.

    1. shpati says:

      HAAAAAAAAAA!
      JA KJO QENKA DEMOKRACIA KAPITALISTE,QE NA U REKLAMUA ME DAULLE NE FILLIM TE 90-tes!!!
      HAAAAAAAAAAAAAAAA!!
      U RREZUA SOCIALIZMI PER T’U ZEVENDESUAR ME FASHIZEM!!!!HAAAAAAAAAAAA!!!
      CFARE GALLATE:OSE KY QENKA KAPITALIZMI DEMOKRATIK????
      HAAAAAAAAA!!!!
      PO KY SISTEM,QE KEMI NE ESHTE MESJETE E KALUAR MESJETES!!!
      Po cfare sistemi eshte ky,qe SHKATERRON,VJEDH E DJEG TE GJITHE PASURITE E ATIJ SISTEMI TE KALUAR,QE I NDERTOI POPULLI ME DJERSE E GJAK????
      KY ESHTE FASHIZEM E JO DEMOKRACI!!!

      Po Europa pse ben sikur nuk shikon e nuk degjon ,swe cfare behet ketu????
      Apo e mbaruan hallin e tyre:RREZIMIN E SOCIALIZMIT,ndersa shqiptaret te kthehen ne DELE E TE HANE BAR!!!

    2. gerti says:

      Ndoqa me vemendje seancen e zakoneshme te KQZ-se dhe me beri pershtypje LLAHTARISESE menyra e komunikimit te kryetares LLAFTARI LESHI nga fshatrat e Librazhdit,sikur e kishte nxjerre JOZEFINA NGA BYTHA!!!
      ULURINTE SI KUCEDER,ME KEQ SE SALI BERISHA!!!
      Po pse i vene ne poste te larta keto femra te PERCUDNUARA,pasi ndahen nga burrat e tyre????
      Nuk binte ere mbledhje zyrtare,por ULURINTE LLAFTARIA,SIKUR ISHTE OFICERE SS-e NAZISTE!!!
      HAIL HITLER!!!
      HAIL BERISHA!!!

  2. tomori i beratit says:

    Megjithate o Xhovan ketij vrasesi po i vjen fundi.Zgjedhjet e 2013 ne qoftese do te vidhen si gjithmon(sepse saliu e pd pa vjedhur nuk fitojn kurrrr)atehere eshte e sigurt qe do te kemi nje SITUAT JASHT KONTROLLI dhe fajtor do jet vetem nje njeri.sali ram berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje