Besoj e dini se Andrex është një firmë e letrave higjienike. Kjo është gjëja që më vjen më së pari ndër mend, kur lexoj lajmet për peticionet e intelektualëve shqiptarë, ose më saktë i të kundërtës së tyre. Të qenit me shkollë të lartë, jo domosdoshmërisht të bën intelektual, edhe pse është premisë.
Dhe të mosqënit intelektual, njeriu e dëshmon përmes qëndrimit dhe prononcimeve të tij për çështje madhore dhe të rëndësishme për shoqërinë. Mosqenien intelektual e dëshmon edhe përmes mënyrës se si e koncepton dhe aplikon nocionin e vet-respektit.
Dhe së fundmi, e rrënon etiketimin intelektual në rast se pozicionohesh mangësishëm dhe angëllëc as edhe me mesataren e logjikës mbizotëruese të shoqërisë për një ose shumicën e çështjeve që e shqetësojnë atë.
Po të nisesh nga peticioni i fundit për çështjen e “bllokimit” të 3 ligjeve nga z.Rama, siç pretendohet nga shumica qeverisëse e Berishës, që 100 intelektualët e mbështetën, për arsye që ata i dinë më mirë se ne, nuk mund të mos ndjej keqardhje për firmëtarët dhe mëshirim për post-firmëtarët e firmëtarëve të Pavarësisë.
Keqardhja më vjen nga mungesa totale e vet-respektit që grupi i telekomanduar i të 100-vë dhe pas tyre, pinjollët e vetëm disa prej figurave të ndritura të kombit, kanë për veten e tyre dhe të afërmit historik.
Do të ishte shumë më ndryshe që shumica e peticionuesve, të ishin shprehur edhe më parë për shumë halle të kësaj Shqipërie, por çuditërisht prononcohen ose hedhin firmën në një tekst të parahartuar dhe formuluar tërë mediokritet dhe partizanllëk dhe të firmosur nën kërcënimin e borderosë dhe karrierës profesionale apo edhe të të qenit rob të bindjeve të tyre politike ose miopisë intelektuale.
“Trimat e Selfo Qorrit” do të kishte qenë mirë të turfullonin në publik edhe për Gërdecin, 21 Janarin dhe shkaktarët dhe viktimat e tij, e shumë e shumë prapështi e defekte të shoqërisë shqiptare, që edhe 23 vjet pas rënies së komunizmit është po aq e amoruar me praktikat komuniste të sundimit dhe drejtimit. Një prej të cilave janë edhe këto peticione të tipit dacibao sipas modelit “revolucionin e bëjnë masat, partia i bën ato të ndërgjegjshme”.
Nëse këta intelektualë nuk kanë kapacitetin të kuptojnë realisht, shkaktarët dhe bllokuesit e vërtetë të integrimit, që i kanë në shumicën dërmuese në qeveri, më e pakta do të ishte të perfeksionoheshin në profesionet e tyre, ku mbizotërojnë pa habitur askënd, mjekët e kryeministrit-doktor.
Nëse këta të arsimuar e bëjnë një veprim të tillë në shenjë kompromisi dhe përthyerje ndaj trysnisë së pushtetit, atëherë do të duhet të luftojnë më shumë për të ndryshuar këtë lloj Shqipërie, ku ata poshtërohen deri në përdhosjen e emrit dhe mbiemrit të tyre.
Në mungesë të saj dhe nëse Shqipëria e sotme është imperfekte për vizionin e tyre vetëm prej këtyre 3 ligjeve, le të jetojnë me dhimbjen dhe xhelozinë e heshtur të shkaktuar nga aftësitë dhe klasi para-bërës i fëmijëve të Kryeministrit që janë shumë më të suksesshëm në tregun intelektual sesa këta të 100 dhe mijëra të tjerë, në kapitalizmin klientelist shqiptar.
Kjo kategori peticionuese është një nivel më poshtë edhe atyre intelektualëve të djathtë pro-qeveritar që i fshihen gogolit ose gogoleshës me peticion të parashkruar në dorë që kërkojnë firma nëpër zyra e pavijone, por që ende kanë dinjitet dhe personalitet dhe e kuptojnë andrex-izimin e tyre nga pushteti.
Koha e peticioneve të kësaj natyre është mëse e tejkaluar dhe tingëllon shumë anakronike, siç do të tingëllonte po aq një kundër-peticion nga pinjoll heronjsh të luftës dhe dëshmorësh.
Edhe nëse do të justifikohej një peticion, të paktën do të ishte shumë më i pranueshëm, për të qenë korrekt politikisht dhe intelektualisht, nëse do ti kërkohej të dyja palëve që të bënin detyrat e shtëpisë për integrimin, sipas radhës dhe përgjegjësive respektive institucionale.
Por edhe kjo nëse do të bëhej, do të lypte një kalibër shumë të rafinuar personalitetesh, ajkën e ajkës së intelektit dhe elitës shqiptare, emra lehtësisht të imagjinueshëm, siç ishte rasti i fundit pas zgjedhjeve lokale i Ismail Kadaresë, që nuk u mbështet nga asnjë nga firmëtarët e sotëm në atë botë.
Në jetë njeriu përpiqet të krijoj një emër të mirë dhe të respektuar për veten dhe pasardhësit e tij, dhe jo ta përdhosë atë emër edhe kur ka mundur ta krijoj më mund e përpjekje, thjesht për hir të dhe në emër të pushtetit të ditës dhe alibisë së mbijetesës së të nesërmes kompleksuese.
Kjo vlen edhe më shumë për pasardhësit e emër-mëdhenjve të kombit, të cilët do të duhet të spërdridhen në varr nga bëmat e pinjollëve të tyre biologjik që jetojnë nën hijen e lavdisë dhe trashëgimisë së emrave të katragjyshëve dhe stërdajove të tyre që e krijuan pavdekësinë personale, për një Shqipëri shumë më ndryshe nga kjo që po tolerojnë mendjelehtësisht, pasardhësit e tyre të andrex-ueshëm.
Ke rene ne nivelin e turmes. Vjen nje dite dhe njeriu rikthehet ne origjine.
O Meleqe apo kadoqe…. me mire turme sesa bageti apo kope derash sic ju trajton Saliu me dosje te gjithe ju mutrave qe ju mban after ….
Pa e lexuar fare artikullin po i them artikull shkruesit:
-Nje pinjoll i komunisteve shqiptare si ti nuk mund te permendin emrat e pinjollve as te firmetarve te pamvarsise.Nuk ke moral as tager me fole ti per ato familje te nderuara se nje familje tornitori smund te gjykoje familjet intelektuale
Ky “kelmendasi” me siguri ka kene ndonji prej atyne te forcave vullnetare qe kapshin njerzit tu kalue kufinin. Arsyeton gjithnji si spijujt e kohes se komunizmit qe sot jan vu ne sherbim te ish komunistit Sali. Sigurisht s asht e djatht nji parti qe ka si kryetar nji ish komunist. Ju qe i delni zot jeni plehna.
Ta dinte Ismail Qemal dhe firmetaret e pavaresise se pas 100 vjeteve te pavaresise Shqiperia do ishte e fundit ne Europe (apo e parafundit) do ja kishin lene Turqise ne dore menaxhimin e Shqiperise. Te jeni te sigurt qe Turqia do ta kishte shitur me shtrenjte Shqiperine sesa po e shesin kta “plehra”.
Mjeket intelektuale, qe ne spitalet tona eshte bere qe te mos ja urosh as Hasmit. Sa futesh te rrethojne sekseret dhe duhet te rrish me 5 mij leksha ne xhep tja japesh kujtdo qe te del para nga mjeket.
Duke fillu qe nga urgjenca,cdo mjek te adrson jashte te blesh cdo gje te farmacite apo dyqanet e tyre. Eshte bere 1 sistem i paster, qe infermieri merr kaq,pastrusja kaq, anestezisti kaq kirururgu etj.
Nuk ka nje mjek qe te mos marri leke ne dore, te gjithe me makina te shtrenjta,celulare te shtrenjte dhe me rrogen 500 Euro maksimumi.
E ka fajin Edi Rama qe nuk firmos. Do hyjne ne Europe keta qe jane per te hyre ne burg.
Kelmendas, eshte ne fakt e kote te replikosh me ty, por perdorja e emrave te familjeve qofte te atyre te peticionit, qofte rasti qe po aludon ti eshte nje turp i madh,sepse eshte e vertete qe emri i familjes ka nje valence tek njeriu, por mbi te gjitha ka rendesi kush je ti vete. Pra Kelmendas qe ta kuptoje truri yt i ngushte: Nga familje te medha dalin edhe BASTARD fatkeqesisht dhe kjo eshte e sterprovuar nga historia, ashtusikurse nga familje ‘jo me emer’ dalin njerez fisnik, qe ndoshta nuk ngjiten ne ato “shkallet e medha” te pushtetit, por perpiqen gjithe jeten te mesojne si jetohet me dinjitet dhe kjo e fundit eshte lumturia e vertete. Kelmendas, mos harro (ki parasysh Japonine para dy vjetesh) ajo katastrofa e madhe goditi me se pari godinst me te larta. keshtu eshte edhe ne jete, prandaj mos u fut ne ato ‘ndertesa’ qe shkelqejne nga jashte (me degjo mua) rri ketu me mua anes detit sepse diçka do te dale ne breg edhe nuk do vdesesh, ndersa po u fute brenda nuk mund te shpetosh dot kurre(deti mbyt notarin me te mire) i gjalle.
Ciao
KELMENDI…Zone e bukurise shqiptare.. nuk mund te perfaqsohet nga ‘ZAGAR ZORRESH’ te kapur nga hajdutet qeveritare……Komunisti i fundit ne EUROPE eshte per fatin e keq te shqiptareve,kryemin isotem..STRUCI FSHEH KOKEN, PO TRUPIN ???????????????????????????
Jemi ne shperberje dhe qenit kur i vjen ‘ngordhja’ permier ne deren e xhamise qe ne rrastin konkret e perfaqesojne femijet e uritur.
KETA ‘INTELEKTUALE’ JANE FATKEQE SE EDHE NJE IDJOT E DI QE SIKUR NJE LIGJ NUK MIRATOHET E ESHTE KAQE VENDIMTAR PER HALLET E NJE POPULLI KA RRUGE TE TJERA.
pSE NUK KERKOHET TE MIRATOHEN ME REFERENDUM KETO TRE LIGJE QE TA INTEGROJNE SHQIPERINE NE SHISHTUFINE?KUSH I PENGON?
Shoku Manaj,intelektualet e bene peticionin jo nga presioni i pushtetit,por nga presioni i femijve te tyre qe kerkojne nje te ardhme Europiane ,qe kerkojne nje jete me te mire,nga pergjegjesia qe kane si intelektual per te ardhmen e vendit,qe rrezikohet nga opozita thellesisht regressive dhe bllkouese e PS.Une mendoj se bllokimi i miratimit te ligjeve nga komunistet shqiptare,do ju kushtoj shume ketyre te fundit ne zgjedhjet e ardhsheme.
O palloshat e Saliut…o hunj….Ku doni me shku ne Europe ju mer bythlepires te Saliut…Me ke do me fol si partner ne Europe ti dhe ai palloshi i Vicidolit,me Merkel ,me Holland..Po ju jeni kucedra me lapanjoza dhe s jau ka fajin 3 ligjet mer trungje…Si nuk keni turp nga vetja juaj qe komentoni….E pabesueshme cfare poshtersie qe paska pas ky popull
E drejte or mik.. por harrove qe po flet me maloket, shpikesit e beses.. rraca tyre ka nevoje per bese, aq te pabese jane, plackitesa e mercenare, njerez pa shpirt, njerezi e dinjitet
Jeni figura te urryera.Hajdutet ne te gjithe boten urrehen.Ju nuk jeni vetem hajdute,por dhe grabites,pastaj injorante e te trashe.Kete radhe eshte rasti qe te shpetojme qafen nga pesha juaj or parazite ,kerpushe etj etj.Ketu hyjne edhe ata palo intelektuale e pasardhes te pinjolleve te pergamenes se pavaresise.Pergamenen qe e ka neneshkruar dhe Zhelefina me Salen.Ata qe e neneshkruan pavaresine ishin si Sala qe neneshkroi demokracine qe ja dhane ne tavoline komunistet.Ashtu ja dhane dhe Ismail Qemalit Shqiperine Turqit.
Intelektuale pa bole ! A ka intelektuale ne Shqiperi ?! Jane po ata te gatuarit ne kurset e Partise ata qe kohe me pas kane bere zborin tre mujor per drejtesi dhe ekonomi shtyllat e krimit qe hodhen themelet e shtetit popullor demokratik Ben Chikago.
Ne Europe nuk shkohet me parrulla si ne kongresin e PKSH dhe as me tre te mirat e pese te ligat si ne kongresin e PKK. Pastaj Beno cna duhet Evropa ne dum baben!
Zoti Manaj.
Ju jetoni ne perendim dhe e dini fare mire se sa jetik eshte integrimi europian per shqiptaret.
Duke sulmuar ata qe i kerkojne opozites shqiptare qe te votoje ne parlament tre ligje ne emer te integrimit edhe sikur ketyre t’ua kene kerkuar nje gje te tille, ju po i beni nje dem te madh shqiptareve. Kjo eshte zgjedhja juaj. Ky eshte rreshtimi juaj kunder popullit tend.
O popull, sa maskaralleqe behen ne emrin tend! Apo e kemi nderruar tani, themi : o integrim ( futja pordhes) c’po na degjojne veshet e shikojne syte, c’po na cajne derrasat ne emrin tend!!!
E keqja ma e Madhe per njerezit si puna juaj Adrian eshte se integrimin ne Europe e lidhni me nje pasaporte qe te udhetonit te lire.por ju harroni se pa kene te lire prej atyne bastardha qe na sundojne nuk na duhet asgja Europa.si bledi edhe une e shume te tjere ne emigrim vuajme shume qe mas tane ketyne vite sali berisha ja arriti qellimit qe te na rendise me serbine,bosnjen,maqedonine,e kosoven.e kjo vetem qe ai te rrije ne pushtet.turp per ne qe durojme nje Stalin ne krye te vendit
Ardian europa nuk mund te integrohet me banda ne pushte, sepse ti e di qe MAFJA SHQIPTARE eshte lokalizuar ne SHBA edhe ne europe.
Tu lumt per artikullin,qe ke shkruar.Cdo koment do te erresonte keto,qe jane shkruar.POTIGU
(Meleku kelmendasi Ardian)= me trutë e nje keshilltari, qe merr rrogen per ta keshilluar Berisha, qe te dale ketu e te keshilloje Manen, qe ka plotesisht te drejte.
Borderoiste te paskrupullt, mire thote nje komentues ketu te “Tema”, gjithe diten i beni hosanara SRB-it dhe ne darke, gjoja se dilni per te pire cigare ne ballkon, pasi shihni lart-poshte, majtas-djathtas, siguroheni mire se eshte mbyllur dera e ballkonit dhe s’iu degjon gruaja (a dashnorja) dhe femijet, turfullon:”As sot nuk na i dha paret ky mut!?…”
C’ka ndryshuar nga koha e Enverit, kur me duart te ndezura flake nga duartrokitjet e me fyt plot kallo nga brohorimat, ngriheshit ne mesnate dhe, kur kthehet pa qumesht e shanit me rrenje e me kocke fillimisht Envewrin, pastaj mekembesin e tij, Ramizin (natyrisht pasi ishit siguruar mire se iu degjonte vetem vetvetja e trellur.
Te trellur: nuk kini sy per te pare skamjen tronditese?
Nuk kini veshe per te degjuar renkimat e nje populli?
Rrespekt Arbenit per cfar shkruan.
Intelektualet e karit !
Ai vend ka marre fuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuund do hedhur ne dete kombi qelbur ,qe je injorimi qenies njerezore,ju vleni vetem si ushqim per peshq ,asgje njerezore nuk exziston brneda genit tuaj bushter.
Cili do njeri me ,,dy para mend” në kokë, e ka të qartë se se këta ,,100 intelektualët-firmëtarë ”të Saliut dhe të pasuar nga ,,40 firmëtarë- pas ardhës të 40 firmëtarëve të Pavarësisë…”, e kanë shitur dinjitetin dhe personalitetin e tyre shumë lirë. Ata nuk janë dhe nuk mund të përfaqësojnë inteligjencën shqiptare. Ata, thjeshtë janë disa dyzina militantësh- mercenarë që, duke mbartur mbi vete deficite të mëdha në kulturën demokratike, bëhen pre e ofertave diskretituese të Saliut. Vërtetë ndjej keq ardhje për humbjen e rrugës prej tyre.
Shoqata e Kasapeve Demkorate te Shengjinit denon ashper mosmiratimin e 3 ligjeve nga ana e PSse dhe e xhepistit Edi Rama dhe i ben thirje Rames te votojne ligjet se ne te kundert do ta cojne Shengjinin ne Tropoje dhe Vicidolin do ta sjellin ne Lezhe.
Ky Beni dhe pse ka shku ne Chikago po gomar ka ngel i shkreti!po pse more kaqol duhet qe patjeter te behemi pjese e Europes qe sipas teje femijet ne shqiperi te kene nje te ardhme me te mire?pra gjithmone sipas teje or Ben tutkalli Saliu yt nuk qenka i afte ti siguroje femijeve shqiptare te ardhme,pa ju bashkuar Europes,nese kjo eshte e vertete shefi yt Sali duhet te jape dorheqjen per paaftesi,dhe t’ja lere vendin dikujt qe mund ta beje me mire ate post.Vendet e zhvilluara demokratike dine ti bejne detyrat e shtepise o mjeran,interesohen per te ardhmen e femijeve te tyre brenda vetes,nuk shpresojne tek zoti ti ndihmoje,as tek Evropa ti diktoje se si duhen miratuar ligjet.Nese ti gjykon se me miratimin e tre ligjeve cdo gje do ndryshoje si me MAGJI,dhe se brenda asaj dite jeta e shqiptareve do kete nje kthim ne 360 grade,atehere po te them se zgjohu nga gjumi,se ke pare endrra me mbret…
Shum e drejt z Arben.Ne kete peticion jan edhe pasardhesit e firmetareve te renimit te shqiperis intelektualet me nam si ben çikago qe eshte profesor ne shkollen e qenve ,kelmendasi nga tropoja zv dekan ne thertoren e gjese se gjalle per zonat e thella malore si dhe nje nga figurat me te shqyera te artit te bythlepirjes intelektuali melek paleku.Jane keta z Arben “kokat” e kombit shqiptar prandaj z Rama duhet ti marin ne konsiderat komentet e tyre
Jozefinen e shetojne peticionet !
Edhe nja dy vjete me pare prap topallja mblodhi firma qe opozita te hynte ne parlament.
I perdori edhe atehere intelektualet per ti nderzyer kunder opozites dhe E. Rames dhe kush ishte perfundimi ,qe nje pjese nuk kishin firmisur dhe nuk dinin se kush kish firmosur ne emer te tyre.
Edhe ai peticion kishte shume mjek te spitaleve dhe fakulteteve.
Rastesi? Pak e dyshimte !
Po ka te ngjare qe topallja ta kete ruajtur kete liste dhe i ka shtuar dhe ca mjeke te rinje qe duan te ruajne vehdin e punes.
Topallja per ti sheryer partise dhe kryetarit ka gjetur nje forme me te “Moderuar” se e shehe qe kryetari i saj miret vetem me thashetheme dhe se ato jane pa efikasitet ,kurse ajo behet me e “besushme”.
“Intelektualet nuk jane truri po jashteqitja e kombit” – Lenin
nuk di ciles pale mund ti bej favor kjo thenie
por une ne fakt problem kam vetem gjuhen e papershtatshme perdorur ne peticion dhe nuk besoj se nje peticion duhet tu drejtohet te dy paleve. Problemi qe ngre peticioni eshte legjitim por semantika opozitare dhe lincimi qe po u behet neshkrueseve te peticionit nga opozita eshte tipike berishiane
Edhe SHIZ, Shoqata e Intelektualve te Zgerdheshit, ben thirrje bllokmenit Edi Rama, dhe kaminusatve te tjere, te votoje 3 ligjet e te mos e zgjasi ma, se “ka me u derdh zhaku lume”
Kryeatri i SHIZ
dr.prof. Gjon Gjin Rrok Ded Perloka
Me shume ndjej keqardhje per pinjollet e firmetareve te pavaresise.E dini pse?
Nese keta pinjolle u ndjene krenare pas 100 vjetesh per paraaredhesit e tyre firmetare te pavaresise, te jene te sigurt se pasardhesit e ketyre pinjolleve do te ndihen shume te poshtruar me keta firmetaret e peticionit. Bile jo pas 100 vjetesh, por shume shume shpejt. Do tu vije shume turp.
Z.Mane nuk kisha nevoje te lexoja artikullin pasi i kishe thene ne koken e ketij shkrimi te gjithen , te lumte sepse pasja e nje dipllome nuk do te thote i zgjuar ( siç vet-quhen ne Shqiperi inteligjence , nje semundje e trasheguar nga komunizmi )dhe e dyta populli jone thote:Nga ferra del trendafili dhe e kunderta nga trendafili del ferra ,keshtu eshte puna e ketyre pinjolleve pa koke mbi supe , Shqiperise i kane dale zot historikisht te gjithe shqiptaret sidomos vegjelia qe ka sakrifikuar me shume me jeten e tyre .
Arben. Ashtu eshte. Ke plotesisht te drejte. Ata qe shkruajne kunder ne keto pergjigje jane vete ato qe kane marre pjese ne ate qundshe te turpshme. Te pakten dihen firmat e tyre. Kush nuk ka frike le te thote tani qe ma kane vene emrin pa e ditur. Me vone do jete vone.
Arben falemnderit per artikullin. Komunistat ne fuqi nuk pyesin shume per artikuj por sidoqofte eshte nje proteste.
Shkrim i përkryer!
Keta jane intelektual te telekumanduar nga distanca,nga zyrat e Kryeministris.
Me negativja eshte rigjallerimi i metodave Enveriste.Keta “intelektual” jane si grupet e kontrollit puntor e fshatar qe vinte ne levizje PPSH,per te goditur individ te vçante.Me keto metoda kane vepruar mjafte komunist dhe sekretar partie te kohes se Hoxhes,per te mbajtur postet e pyre partiake ,duke sulmuar kundershtaret brenda partise.
Care thu mer lal. Kom pase respekt kur te nigjojsha ke BBC.
Je bo mo keq se militant mer lal.
Po me dukesh si ne kohe te Dulles si Bab jot me shoke “Bar do te hame parimet nuk i shkelin, 3 ligjet nuk i votojme, shqiptaret si lome me shku ne Europe!!!!!!!.Ky osht legenllik i modh mer lal!!!!!!
O Tironco! Ene une e Kom pas nigju zotin Manaj tek BBC Dhe Ishte me I Miri atje! Nese te kujtohet fliste me shume diplomaci Dhe spond atehere por ne shenje ! Por populli yne tumonexhi Dhe pacengrenes I don gjonat troc ! Dhe Manaj I Ben te Dyja ! Sa per ate kohen e Dulles e ke Ne qeveri te deleguarin e tij! Fierin Nuk e leshojme Edhe nese Nuk miratohen 3 ligjet Dhe integrimi shkon per lesh ! Xeni Dhe Gita Kon bo lek Dhe ja mbathin Nje dite ! Po ti ku do ngelesh o qyqar! Do te thote sala kjo Ishte lojaaaa! Pacen a e hongre sot tek ekspozita apo jo ?! Hajd te boft mire
kelmendas….
Si do ta lexoje shkrimin kur nuk di te lexosh?
Ti je si xha Sulua te filmi “KAPEDANI” qe ja lexonte gazeten nipi,dhe kur nipi deshte te luante me top ja kapercente artikujt.
Ti ve djalin te ti shkruaj ,po dje nuk kish kohe ta lexonte artikullin dhe shkruajti ato qe i ka mesuar permendesh se i shkruan ne cdo koment
E more vesh zoti Mane pse nuk behet Shqiperia?Mazhoranca jane si keta me nder komentuesit qe te bejne oponence.Eshte punuar 22 vjet qe te kemi kete nivel.Keta jane ata zoti Mane qe hengren torten ne shesh dhe kujtojne se kjo eshte Europa.Sfida e shoqerise Shqiptare esht me kete nivel.Qershori duhe jete fundi i kesaj diktature injorantesh qe mban penge gjithe shoqerine.
Kujtoni se shume nga firmetaret e Pavaresise dhe pjesetare te qeverise se I. Qemalit e braktisen Plakun e Urte, secili per karrike me te madhe dhe u shiten te greku e sllavi apo te Evropa, qe kishte bere plan ta shiste Shqiperine copa-copa si ciflikun e vet, duke e lene vetem Burrin e Madh, deri sa dha doreheqjen. Gazeta Tema duhet te verifikoje emrat e ketyre pasardhesve me emrat e atyre tradhtareve te Patriotit te Madh dhe do te shohe se si “ka rene dardha nen dardhe”, ose se si “i eshte zgjatur bishti lepurit sa te atit”…
Ne jemi pas gjermanise, e katerta ne bote, ne jemi si Zvicrra nuk duam te hyejme ne Europe. Perse te hyejme ne Europe, ajo eshte ne krize e ne nuk kemi krize. Une nuk e kam fare idene se çfare jane keto tre ligje por jam i sigurt se ligjet nuk behen me peticione. Kjo nuk ndodhte as me Enverin. E di se ka mundesi qe me inisjativa popullore mund te propozohen projekt-ligje parlamentit i cili vendos sipas modaliteteve te percaktuara. Megjithate “pune korrakesh” “pune shqiptaresh” nuk ka kufinj absurditeti.