Në Shqipëri tashmë ka filluar fushata zgjedhore. Për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e mëdha, nga krimi e korrupsioni, qeveria e kryeministrit Sali Berisha po përdor kartën e popullizmit dhe nacionalizimit të nëntokës, duke trumbetuar “bashkim me Kosovën”. Kjo politikë i bën dëm Kosovës dhe nuk i zgjidh problemet e Shqipërisë.
Në prag të pesëvjetorit të realizimit të ëndrrës së madhe, pavarësisë së saj, Republika e Kosovës gjendet në fokus të politikës së brendshme të një shteti fqinj – Shqipërisë. I frikësuar se mund të humb pushtetin (gjë që në një vend demokratik do të ishte një zhvillim krejt normal) Sali Berisha, kryeministër i një shteti me skenë politike jonormale, po përpiqet me ngulm që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Nganjëherë tentohet që të krijohet përshtypja se më 23 qershor jo vetëm që do të fitojë Berisha me kamarillën e tij, por me një harxh do të bashkohen Shqipëria e Kosova dhe më 24 qershor Hashim Thaçi do të shkojë në ekzil si kryetar i një qeverie të një vendi të aneksuar.
Para se të piskasin kreshnikët e torishtës politike dhe patriotët me mentalitet opingash duhet thënë shumë qartë: po, përkundër përkatësisë së njëjtë etnike të shumicës së qytetarëve të tyre, Shqipëria dhe Kosova janë – vende fqinje. Shqipëria e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Madje që në fillim të epokës së Ibrahim Rugovës para dy dekadave, pastaj – për herë të dytë – Tirana e ka pranuar pavarësinë e Kosovës menjëherë pas 17 shkurtit 2008. Edhe Kosova e njeh Shqipërinë si vend të pavarur. Udhëheqjet e të dy shteteve së paku në mënyrë deklarative kanë shpallur si synim integrimin në Bashkimin Evropian, duke respektuar kufijtë aktualë në Evropë. Shqipëria është pranuar në NATO pasi ka garantuar se respekton kufijtë rajonalë dhe rregullat e Aleancës Veriatlantike. Kosova ka fituar pavarësinë pasi me Kushtetutë ka garantuar se nuk ka ambicie t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër. As Sali Berisha, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti, as popullisti me bateri të dobëta Kreshnik Spahiu nuk patën protestuar, kur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 27 gusht 2010 deklaroi: “Pavarësia e Kosovës e ka përmbyllur kapitullin e vendosjes së kufijve dhe copëtimeve në territorin e ish-Jugosllavisë. Harta e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar përfundimisht. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte”.
Pas këtyre fjalëve të qarta si kristali Lëvizja Vetëvendosje nuk doli në rrugë. Pothuaj të njëjtat fjalë Westerwelle i kishte thënë më parë në Beograd, para atyre politikanëve serbë që me zjarr e vrull retorik e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është i qartë, harta e shteteve pasardhëse të ish-Jugosllavisë është përcaktuar. Para se të bërtasë “bashkim, bashkim” Sali Berisha duhet të kërkojë takim me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar këtë çështje, sepse, siç dihet, pa gjermanët sot dhe në dekadat e ardhshme në Evropë askush nuk mund të marrë një vendim të rëndësishëm. E vërteta e hidhur është se as Berishën, as Thaçin tani për tani nuk i pret askush i rangut të lartë në Berlin. Edhe sikur t’i priste dikush, atëherë ata do të dëgjonin apele të tharta për të luftuar krimin e korrupsionin, për të ndërtuar shtetin ku sundon ligji dhe ku shporren klanet nepotiste dhe mafioze, të cilat kontrollojnë resurset kryesore të shtetit, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Për përralla që lidhen me “bashkimin e trojeve shqiptare” nuk ka veshë askush as në Berlin, as në Bruksel.
Faktet nuk mund të mohohen, as ekzistenca e shtetit të Kosovës: Prishtina ka ambasador në Tiranë, policë dhe doganierë në kufi me Shqipërinë, targa të veta për automjete, sistem të veçantë politik, gati 100 shtete e kanë njohur Kosovën si të pavarur, Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, madje edhe ambasadorët e atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën i ftojnë diplomatët e Kosovës në organizime të ndryshme.
Edhe Shqipëria ka ambasador në Prishtinë, i cili pothuaj për çdo ditë i mban leksione pseudopatriotike qytetarëve shqiptarë të Kosovës. T’i mbash leksione shqiptarëve të Kosovës për shqiptarizëm e patriotizëm, për sakrificë, për atdhe e për vetëmohim është njëjtë sikur t’i tregosh Steve Jobsit në botën e përtejme se çfarë merita ka pasur për suksesin e markës Apple. Para pak ditësh ambasadori i Tiranës në Kosovë u shfaq në televizion i rrethuar me disa të ashtuquajtur “veteranë të UÇK-së” dhe tha se “UÇK nuk ka bërë krime”. Së pari: një vlerësim i tillë nuk është në kompetencën e asnjë ambasadori. Së dyti: fakti që UÇK ka luftuar për lirinë e Kosovës assesi nuk i amniston disa pjesëtarë të saj, të cilët gjerë e gjatë kanë torturuar dhe vrarë shqiptarë, jo pse ata ishin kundërshtarë të çlirimit apo bashkëpunëtorë të Beogradit, por pse ishin rivalë politikë dhe më të popullarizuar në popull. Së treti: para se ambasadori i Tiranës në Prishtinë të na tregojë broçkulla për patriotizëm e për UÇK-në do të ishte mirë që ai ta bindte qeverinë e tij të ndihmojë në zbulimin e personave që themeluan dhe “mirë”mbajtën burgun në Cahan (Shqipëri veriore), ku, mes tjerësh, u torturuan edhe patriotë të mirëfilltë të Kosovës. Faji i tyre i vetëm ishte se mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovën apo qeverinë në mërgim të drejtuar nga Bujar Bukoshi. Aq skandaloz është bërë ambasadori i Tiranës në Prishtinë, saqë politikanë të nivelit të lartë në Prishtinë thonë: “Ky i ka shkelur të gjitha rregullat diplomatike”. “Është bërë i padurueshëm”. “Do të ishte mirë që dikush t’i thoshte Sali Berishës: ‘Largoje se nuk po sillet si diplomat, por si aktivist mitingjesh’”.
Kosovës i duhet mbështetje jo vetëm nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Turqia etj., por i duhet përkrahje edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, në mënyrë që të gjejë vendin në mesin e shteteve stabile të rajonit. Më së paku, ndërkaq, Kosovës i duhet përkrahja nga politikanët mesjetarë të tipit të Dashamir Shehit, i cili flamurin e Kosovës e quan leckë. Aq më pak Kosova është e gatshme të dëgjojë përralla patriotike nga tipa si Aleksandër Frangaj, i cili në vitet 90-të ka qenë njëri nga flamurtarët e shumtë të fushatës mediatike në Tiranë kundër shqiptarëve të Kosovës. Gazeta e tij “Koha jonë” i quante sulmet e UÇK-së aksione terroriste si në Korsikë. Frangaj sulmonte presidentin e atëhershëm Sali Berisha se duke dërguar tanke drejt veriut po provokuaka konflikt me Serbinë. Për këtë shpifje ai qe dënuar nga një gjykatë e Tiranës. Sot, në vitin 2013, Frangaj dhe disa gazetarë të gjirizit politik të Tiranës për interesa të ngushta biznesi propagandojnë “bashkim”, madje kërcënohen se brenda pak orësh mund ta mbulojnë Kosovën me sinjalet e televizioneve të tyre rozë, të cilat shquhen jo për gazetari profesionale, por për tifozllëk politik tejet primitiv.
Në këto valë po noton edhe Sali Berisha. Duke e ditur se një pjesë e madhe e kosovarëve kanë një ndjeshmëri të veçantë për shtetin shqiptar, Berisha pothuaj për çdo ditë gjuan në opinion “propozime atdhetare”: pasaporta për të gjithë shqiptarët, kampionat të përbashkët futbolli, “hapësirë unike të valëve” të transmetimit për mediet e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas etj. Të gjitha këto britma atdhetare do të harrohen pas 23 qershorit. Shqipëria mund t’u japë pasaporta shqiptarëve përtej kufijve të saj, por kështu ajo do të rrezikojë liberalizimin e vizave për hapësirën e Schengenit. Asnjë qytetar i Shqipërisë nuk do të ishte i gatshëm të pranojë izolimin për hir të disa kosovarëve mendjelehtë, të cilët pasaportën e Shqipërisë e shohin si “dëftesë patriotizmi”. Mund të bëhet edhe një ligë e përbashkët futbolli, por jo brenda rregullave të institucioneve ndërkombëtare të këtij sporti. Me metoda të anarkisë mund të krijohet edhe një “hapësirë unike e valëve” të transmetimit medial, por jo një hapësirë valësh profesionale e të balancuara, që te publiku bartin informacione të paanshme.
Me deklarimet e tij të fundit Berisha po e trajton Kosovën si diasporë, por Kosova nuk është diasporë e Shqipërisë: Kosova është shtet. I keq, i mirë, është shtet në pronësi të gati dy milionë banorëve të saj. Dhe i së paku gjysmë milionë shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë (Evropë, Amerikë, Australi e gjetiu). Për të gjithë tiranët e Tiranës vlen thirrja: lëreni Kosovën rehat dhe jashtë betejave tuaja politike dhe jashtë moçalit tuaj politik! Punoni për vendin tuaj, mos u përpiqni që dështimet tuaja t’i maskoni duke lozur popullizëm mbi supet e shqiptarëve të Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të shërbejë si terren për allishverishe të politikës së brendshme të Shqipërisë. As nuk duhet të shërbejë si monedhë kusuresh në luftën e pamëshirshme për pushtet mes të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe të ashtuquajturës Parti Socialiste. Kosova nuk ka asnjë faj për dështimet e Shqipërisë. Kosova nuk është përgjegjëse për mijëra viktimat e 1997-ës, për 26 të vrarët në Gërdec, as për të vrarët e 21 janarit 2011 para kryeministrisë, as për pazaret e Ilir Metës me tenderë, as për kryeneçësinë shumëvjeçare të opozitës socialiste, as për bizneset e familjes Berisha, as për marrëveshjen detare me Greqinë, as për stoqet me drogë në Shqipëri dhe “bastionet” si Lazarati ku nuk hyn dot shteti shqiptar, as për shkatërrimin e ambientit në bregdet, as për dështimin kolosal të qeverisë së Tiranës në rrugën e integrimeve evropiane, as për faktin se Shqipëria në 20 vitet e fundit nuk ka arritur të organizojë asnjë palë zgjedhje të pakontestuara nga gjelat e kotecit politik. Është shumë e qartë se debati i falsifikuar për bashkim me Kosovën është nisur në pamundësi për të zhvilluar debatin më të domosdoshëm sot në Shqipëri: si të çlirohet Shqipëria nga prangat e politikanëve mesjetarë, të cilët prioritet e kanë eliminimin e rivalit politik dhe jo përparimin e vendit.
Para rrafsh 100 vjetësh shqiptarët e Kosovës kanë dhënë kontribut vendimtar për themelimin e Shqipërisë. Në këtë përfundim ka arritur në bazë të dokumenteve arkivore studiuesja e re britanike Nicola Guy në librin e saj të sapobotuar “Lindja e Shqipërisë”. Si duket situata në anën tjetër? Në 100 vitet e fundit dy diktatorët e Shqipërisë (Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha) hoqën dorë nga bashkimi me Kosovën për të mos zemëruar Beogradin, me ndihmën e të cilit që të dy kishin ardhur në pushtet në Tiranë. Në 100 vitet e fundit Shqipëria vetëm njëherë, më 1999, kur u detyrua nga NATO-ja, i doli pak në ndihmë Kosovës. Në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë Sali Berisha në revistën gjermane “Der Spiegel” thoshte se prapa sulmeve kundër policëve serbë në Kosovë qëndron Arkani, prijësi i paramilitarëve serbë. Në prag të fazës vendimtare për çlirimin e Kosovës, në vjeshtë 1998, Berisha dhe vartësit e tij e panë të udhës të bëjnë një përpjekje për puç në Tiranë. Nëse shikojmë pak më herët, do të vërejmë se në prag të shkatërrimit të piramidave financiare Sali Berisha u përpoq ta bart krizën në Kosovë, duke i bërë presion presidentit të atëhershëm të Kosovës Ibrahim Rugova që të nxjerrë në rrugë qindra-mijëra shqiptarë për të përkrahur opozitën serbe, e cila protestonte kundër Slobodan Milosheviqit, i cili kishte vjedhur votat në zgjedhjet lokale. Thua se shqiptarët e shtypur nga çizmja serbe nuk kishin problem tjetër veçse të demokratizonin Serbinë! Sot kur kosovarët e dëgjojnë Reis Çiçon duke recituar lajme për prijësin e lavdishëm Sali Berisha u kujtohet ai Reis Çiçoja i TVSH-së, i cili me ton agresiv lavdëronte studentët serbë, të cilët “do të fitojnë” dhe me urdhër të pushtetit bënte thirrje për mbështetjen e tyre nga Kosova. Në atë kohë Berisha deklaronte publikisht se për Kosovën mjafton një “hapësirë demokratike brenda Jugosllavisë”, një “Modus vivendi”, siç thoshte ai. Duhet thënë hapur se popullizmi dhe aventurat politike të Sali Berishës e kishin zemëruar aq shumë Ibrahim Rugovën, saqë ky i fundit me vite nuk pranoi ta takonte.
Manipulimi me Kosovën në fushatën parazgjedhore në Shqipëri është i dëmshëm. Sot meritat më të mëdha mund t’i marrin ata politikanë të Tiranës që duan t’i emancipojnë shqiptarët dhe t’i integrojnë në Evropën e përparuar. Nga një zhvillim i tillë mund të përfitojë edhe Kosova. As Kosova, as Shqipëria nuk kanë asnjë përfitim nëse politikanët vazhdojnë të kopjojnë njëri-tjetrin në disa fusha që i njohin mirë, siç është, ta zëmë, manipulimi i zgjedhjeve, kurdisja e tenderëve, vjedhja e pasurisë publike, instalimi i sistemit nepotist, papërgjegjësia për hapësirën publike, manipulimet nacionaliste. Këtu, vërtet, “jemi një”, por s’jemi të mbarë.
Një bëhemi kur nuk çirremi “bashkim, bashkim”, sepse bashkimi u bë, s’ka asnjë pengesë për askënd nëse dëshiron të bëjë ndonjë punë të hairit sot në Prishtinë e Pejë, Tiranë e Berat. Një bëhemi kur të bëhet realitet ëndrra e një Shqipërie dhe një Kosove evropiane, kur mirëqenia të jetë më e rëndësishme se sa nacionalizmi parak dhe pa asnjë bazë, kur krijimi i vendeve të punës do të jetë prioritet dhe jo përzënia e investitorëve të huaj, pasi ministrat “tanë” t’u kenë kërkuar ryshfet, siç është praktika aktuale. Një bëhemi kur çdokush vetëdijesohet se ekzistenca e dy shteteve me shumicë shqiptare në Ballkan s’është kurrfarë pengese për zhvillim. Një bëhemi kur kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Bruksel priten jo si “raste problematike” apo “si banditë të cilët duhet t’i durojmë e shfrytëzojmë”, por si politikanë të përgjegjshëm dhe punëtorë në shërbim të popujve të tyre. Një trung etnik, dy kombe politike, dy shtete moderne, një Evropë e bashkuar në mirëqenie dhe paqe. Kjo është formula e suksesit shqiptar në Ballkan. Të tjerat janë prononcime budallallëku, të cilat u dashka t’i durojmë në shekullin 21. Për fatin tonë të zi. Mashtrohen lehtë të gjithë ata që mendojnë se pas aq shumë sakrificash shqiptarët e Kosovës do të jenë të gatshëm që shtetin e tyre ta dorëzojnë në tabaka argjendi në Tiranë.
monumentale
Te lumte dore e t’u forcofte pena, bashkekombasi yne me kembe toke! Mjaft me me donkonishtet qe shtohen cdo dite!
Gazetari i ketij shkrimi shperdoron ne menyre kriminele injorancen, gjendjen joinformuese dhe opinionin te dobet shqiptar dhe ia arrin qellimit duke perfituar nga asnjaneshmeria e tij qe e ben te besueshem gazetarin dhe lexuesin jokundershtar.
Ndryshe si ai une ju lutem, lexoni opinionin tim, ndoshta modeste, me poshte dhe gjykoni vete:
Zoteria Robërelli don qe trojet te copetuara shqiptare te mbeten kurbane pergjithmone, si nje grua qe u perdhunua dhe hesht dhe nuk i çon perdhunuesit e saj ne gjyq.
Ndersa Albini, Kreshniku, Dr. Danaj, Skenderbeu, I. Qemali, Rilindasit dhe Atdhetaret qe e duan Shqiperine Etnike (FAKTIVE, jo per fushatë!). Ata duan qe Zonja Shqiperi te mos heshti ndaj fqinjeve perdhunuese. Ajo i dha atyreve shume dhe morri shume hiçfare!
1 KOMB – 1 FLAMUR – 1 GJUHË – 1 TË ARDHME – 1 SHTET
Nje largpames si Ismail Qemali apo Sami Frashëri e duan Shqiperine dhe mbahen mend gjate. Ndersa ti qe nuk guxon te shikosh pertej dritares se dhomes tende, sigurisht qe nuk mbetesh ne mendje.
Edhe pse nuk e dua ket Enver Robelli, Nje gje duhet ta paranoj se esht Gazetari Analisti me i shquar ne te gjitha trojet Shqiptare per Momentin punon per nje gazet Zvicrrane dhe mbulon sektorin e Ballkanit,
Mendova në vete; a thua nuk e kam kuptuar mirë shkrimin e Robellit?!!
E lexova edhe një herë. Me të lexuar thash; asgjë nuk i kam thënë këtij bastardi, çfarë është dashur t’i them.
Enver Robelli, mos e ngatërro veten me një të ditur, mos mendo se ajo çfarë mendon ti është e vërteta. Ti je një njeri i kundërthënjeve, je një grindavec i papërmirësueshëm, je një titist i vogël dhe je një megaloman që synon kah narcizoizmi.
Ky, i keq, ai i keq, tjetri tradhëtar, një tjetër hajn, pastaj mos ta harrojmë edhe antikombëtarin. Këta njerëz shqiptarë i ka pozita e opozita në Shqipëri e në Kosovë, sipas teje.
Në anën tjetër, ti një njeri i “fortë”, “kombëtar”, “lirisjellës”, “luftëtar i ditëve të para të çlirimit”, “njeri i pendës dhe pushkës”, një “poliglot” e “erodit” e çfarë nuk je ti, o Enver Robelli?!!!!
Më mirë do ishte që të mbledhësh veten dhe të futesh mes kofshëve të gruas sate, nëse ke grua, dhe mos të llomotisësh nëpër gazeta e mjete tjera të informimit, mjete të cilat ti po i shndërron në ato të dezinformimit. Në aeroportin e Prishtinës të kam thënë një herë që ta rrudhësh gojën sepse shumë po e hapë, ti nuk po dëgjon. Mos e merr kërcënim, por merre një porosi nga një njeri që nuk dëshiron të dëgjojë keq për ty dhe për askend.
Aleksander Frangaj esht nje sharlatane sllave Malazez ky person se bashku me Tvklan ka ber propaganden me te poshter ne Shqiperi kunder Kosoves dhe Kosovarve shikone emisionin Opinion aty ne shumicen e rasteve Kompromentohen Kosovaret ne menyren me te poshter aje Blendi Fevziu gjdo her ne ate emisione fton vetem Injorant Analfabet nga Kosova dhe ket e ben me qellim sa per ti paraqite Kosovaret Analfabet Injorante nderkohe qe Kosova ka shum njerze te zgjuar profesionist e ekspert te te gjitha niveleve por Fevziu me Aleksandrin Malazez nuk i ftone ata se ku i gjen dhe i ftone aty disa Injorante qe nuk dine ti lidhin dy fjale vetem ata e dine,,
Nejse ti kthehem temes me siguri ju kujtohet gjate fushates elektorale kur Tvklan emitonte nje spote te Kengetarit Qetnik Serbe Gorane Bregoviqit i cili ishte ftuar ne Tirane nga Edvin Kristaqi dhe me ket Aleksander Frangaj e akuzonte Ramen si anti-Kombetare ndersa vet Alesande Frangaj ishte i pranishem ne Koncertin e Bregovicit ne Tirane dhe i duartrokitke keti Qetniki serbe derisa ky kendonte kengen KALLASHNIKOV,
Shikone videon ne minuten 1:05 Aleksander Frangaj pronare i Tvklan dhe KlanKosova duke i duartrokitur kengetarit Goran Bregoviqe ne Tirane derisa aje kendon kengen Kallashnikove
http://www.youtube.com/watch?v=Tkc03qpU3r0
Bashkimi do behet jo vetem me fjalė siq llamat Berishoviqi POR SI DO POPULLI SHQIPTAR. Ndersa BE sot eshte e neser nuk ekziston me.
Sikur ne te ardhmen nuk do ket luftra asnje shtet nuk do investoje miliarda ne ushtri.
Bashkimi be fuqin, po kuj ja them keto ju te Shqiperis jeni te veqant ne te gjith boten sa i perket atdhedashuris, po skeni faj ju se te tjeret derdhen gjak per ju TE TJERET JASHT SHQIPERIS QE AQ SHUM E DUANIN.
Kurubell,
Mos gabo me ne te Shqiperise.
Ky eshte artikull prej nje kosovari ne mos gaboj.
Dhe une jam me mendimin tend qe Bashkimi do behet po te duan Shqiptaret dhe nuk me intereson fare BE.
Dhe qe ju kosovaret derdhet gjak kete e pranojme, dhe qe e kthyet ceshtjen e kosoves ne ceshtje mbareshqiptare, kjo eshte merita e kosovareve , por ama ne nuk jemi Robelle.
NE e duam bashkimin po aq sa ju.
Robellit i bera nje koment me pare, por me sa duket Tema nuk e ka botuar.
DHe kam shprehur mendimin tim shume qarte.
Bashkimi eshte deshira dhe vendimi i popullit shqiptar dhe i asnje politikani, apo te ashtuquajturi gazetar, aq me teper te ngelet ne duart e BE.
Ke shume te drejte, shkelqyshem.
Z.Robelli te gjitha verejtjet e tua ne kete artikull qendrojne , por do jetesoheshin sikur ti shkruaje ne median Kosovare , te mos dukeshe perdite ne shtypin shqiptar te Shqiperise sepse nuk ka vlere ankesa jote . Puno e perparo ne moçalin e – Medias se alias kombit Kosovar –
Po shkrimet e tij jane edhe ne gazeten Koha Ditore pothuajse cdo dite.
Zot. Robeli, të përgëzoj dhe t’uroj shëndet në mendje dhe duar. E shqiptarët e Kosovës le t’vazhdojnë me avazin e tyre miopist e daltonist për simpatinë ndaj Qeverisë së Shqipërisë më të korruptuar që nga 1912-a. Është fat që koha është seperacioni më i madhi i bindjeve të të gjithë Neve, sepse shumë shpejtë do të ndaj ata që sot do të t’i kishin nxjerrë sytë që po iu prek simpatinë Berishiane nga ata të rrallë, që shofin dhe që duan të shofin më përtej dhe më largë.
Bravo!
Pergezime per kete analize te thelle e te drejte.TE lumte pena.
HDe ti i fushe/dukatit. te lumte penda.
E paske leruar mire token, ke pire canakun me dhalle dhe tani po shkruan.
Po nuk ka ardhur Berisha deri te arra jote, se dukati ishte ne proteste deri dje per tokat.
Ruajuni nga Fazllic miku im se mund tju gllaberoje ty me gjithe aren tende, dhe jo nga bashkimi mbareshqiptar..
q1 mirel sociologu! Pse ofendon dukatin more kospirativ. Dukati kur ka qënë për të lëruar tokën e ka lëruar, kur ka qënë për të pirë dhallën e ka pirë, ndofta kur shqiptari kishte pije magjike dhallën ti kishe shampanjën. Dukati kur ka qënë për të mbrojtur tokën e ka mrojtur, jo vetëm nga Greku dhe Italjani, por edhe nga fashizmi Italjan dhe mercenarët e veriut me në krze Alil Alinë që lanë mbi 200 trupa në gjorm, ku Dukati luftoi totalisht si fshat, prandaj tërhiqe atë shprehjen tënde me helm se Saliu nuk ka ardhur në arën tënde, se edhe sikur të vijë do ketë fatin e ç,do bajraktari. Kush të ka thënë tzj se Dukati nuk qënka për bashkimin kombtar. Mrë more njeri Si nuk e ditke ti që ishte Dukati, Tragjasi dhe Radhima që bllokoi forçat greke për dy vjet në LLogora që donin të rrëzonin qeverin e Vlorës. Kjo ngjarje u mbajt fshehur nga historia për gjzsëm shekulli, për të mos rritur vlerat e Dukatiti ballist në opinion. Je shum i vogël ti tregosh Dukatit baba arat more njeri. i vet quajtur mirel. flm.
Më vjen mirë që paska në Kosovë njerëz me logjikë të ftohtë dhe mendjehapur, që nuk gënjehen nga përrallat populiste të salehit.
Bravo Robelli!
Kam nje pyetje qe nuk e di.
Sa kushtoi autostrada Prishtine-Dogane e Kosoves? Sa KM eshte?
Sa kushtoi Autostrada Lac – Dogana e Shqiperise? Sa KM eshte?
Ato qe i dojne te miren Kosoves dhe Shqiperise, keshtu mendojne.
une ja du fort te miren Kosoves dhe Shqiperise dhe nuk mendoj aspak keshtu.
Bashkimi eshte e mira e shqiptareve.
Qe nga titulli ti dukesh qe kerkon percarje apo sic thote nje actor I “Portokallise” kerkon sherr.Zoteri ,ti mund ta marresh familjen tende dhe mos u bashko.Iken ne Gjermani,ne Serbi,Greqi ,USA ,ku te duash.Mos harro qe heronjte e UCK nuk u vrane per kaq,por per bashkim.Shiperia do bashkohet dhe nuk ka te beje me parrullat “patriotike” te Sali bej Vicidolit por me deshiren per te qene nje popull normal(nje popull,nje shtet) si gjithe popujt e tjere ne bote dhe qe me shume mundime arritem ne kete pike.
Vetëm pak fjalë po i them Enver Robellit.
Në fillim një pyetjer:
Sipas jush a ka shqiptar të mirë?
Me cilën informatë ti shërbehesh kur thau se janë vrarë LDK-istët në veri të Shqipërisë?!!!
Unë edhe më herët kam vërejtur te ty se je një mikrrob, por pse je i rangut të tillë sot mësova.
Në emër të lirisë se shtypit mos shpif.
Fjala jote e mer dhenë dhe si e pavërtetë që është ajo mbjell urrejtje ndër shqiptarët. Zatën tipat si ti përqojnë porosinë e vëllavrasjeve.
Turpi paska futur rrënjë në ty o Enver rebeli.
Jam plotesisht ne nje mendje me ju.
Ky eshte nje shkrim fatkeq i botuar me britma te peshtira me nje qellim te ndyre per percarje.
E ardhmja e Shqiperise se Bashkuar nuk i perket torobelleve dhe pushtetareve skllaver te Fazllic.
I perket kombit shqiptar.
Dhe e pame te gjithe ne Vlore, kur kjo jehonte nga kenget e vallet e Kosoves.
Keto nuk jane cjerrje apo britma, si i mendon Torobelli.
Eshte deshira me zemer dhe gjak e gjithe shqiptareve.
Edhe vullneti jone i perbashket dhe jo “meraku” disa spurdhjakeve per te hyre me vrap ne BE.
Burelli qepe gojen se as ne shqiptaret nuk te duam ty fare ne bashkesine tone.
Shporru
O Enver pikerish kete nuk arrini te kuptoni ju kosovaret qe ju jeni te pa deshiruar per shiptaret.Shpejt na e shkrive Europen dhe pa menduar na hoqe rrezikun e luftes.Shikoje ndo nje here televizorin se çpo ben Franca.Qe bashkimi ben fuqine jam dakort por kur bashkimin e ben dashuria besa sinqeriteti ka vlere kjo thenje,jo kur keto nuk ekzistojne nga ju “atedhetare” te medhej kosovare. Nuk e kuptoj çfar gjaku keni derdhur ju per neve ,tjetra qe nuk kuptoj ;9far nenkuptimi ka ajo thenja jote;”Skeni faj ju se te tjeret derdhen gjak……”Shifni problemet e juajadhe mos u merrni me neve.
O sa qejf I kam keto plehra azilesh si ky “burreli” qe jane te mbarsur me urrejtje per gjysmen tone si bucet e rrugeve me 12 kelysha.
Grek qe te mbyt era dhe ve enkas nickname sikur eshte diku tjeter veriu.
Ik o vemje I mjere ,kuptohet qe je I acaruar se ta hoqen shkollen greke dhe 300evron.Nuk ben dot ti sikur je perfaqesues I gjysmes shqiptare.Te behet referendum dhe do ta shohim ate urrejtjen tende te papermbajtshme si do mbytet ne dashurine tone per gjysmen tjeter shqiptare.
Komenti me i bukur.
U bindet o njerez per nikun me dylbi? qe nuk sjell asnjegje pervec deshtimit ?
ca ke me mua ti shoku? hahahaha bej shaka.
shkrim shume realist qe pasqyron thjesht te verteten.
Hhahahaha ke te drejte ,,,faktikisht nga ky nik qe ke, me erdhi nder mend kjo batuta
As me dylbi nuk shihka, ky.
As me dylbi nuk shihka, ky niku
Robelli pergezime ,nuk kisha lexuar deri me sot artikull kaq gjakftohte e t llogjikshem per ceshtjen kommbetare ,pergezime .N rradhe te pare pergezime per idene kryesore te artikullit ,Kosova ka zot e nuk ka nevoje per patronazh ,e dyta nje pershkrim gjakftohte i ketij populizmi folklorik qe po trumbetohet duke shkelur me te dyja kembet e duke bere dem me te dyja krahet e kufirit e kryesorja verejtja qe u behet ketyre demagogeve qe te shohin punen e tyre e te mos ngaterrohen me punen e te tjereve e puna e tyre eshte te drejtojne si duhet Shqiperine ne menyre qe te japin shembull pozitiv i nje shteti bashkekombas 100 vjet me te vjeter ne menyre qe edhe Kosova te dije ke shembull te ndjeke sepse deri tani vetem shembullin e kujt nuk duhet ndjekur po japim si shtet .
Bravo or mik ,hallall per te shumten here per shkrimet qe boton.
Ky Robulli gjithmone edhe ne kohen e luftes ka ber politik percarje ne Kosove.Gjithmone UCKe ka poaraqit ne verzionin rugovian duke u munduar te germoe cdo kundi per te gjete qime ne gjalpe si thote populli. Aty ku jetonte (ne perendim ) gjat kohes se luftes shume shpesh shifeshte me shkie…Se ky far Robulli nuk ka shkruar dhe nuk shkruan me honoraret e Beogradit,askush sun me binde.Bashkimi kombetare do behet se ate e done shumica dermuese e shqiptareve nga dy anet e kufirit edhe po mo i pelqeje nje pakice.
Kerkesa jote me e lane Kosoven te qete, nuk bie ere e mire zoti Enver. Nuk e di,po me ngjan se i vjen me shume pershtat platformes serbe. Miqte tuaj ne Beograd duan pikerisht ate, qe Shqiperia te qendroje larg Kosoves e ata te kene mundesi ta gelltisin ne rastin ma te pare. Me siguri nje grusht personash andej e ketej kufirit shqiptaro shqiptar do te jene te lumtur me nje skenar te tille.Po dije,ata s,jane ma shume se sa gishtat e duarve. Patriotet e vertete ne Tirane e Kosove,miliona te tille, nuk do t,i kthejne kurre shpinen dy pjeseve te te njejtit trup, per t,i lene ato “te qete” sic deshiron zotrote, e me pas hienat ta kene te kollajshme t,i kafshojne.Prandaj te keshilloj t,i leshe frazeologjite boshe,”politiken e madhe”, analizat “e thella” dhe dil ashiqare e thuaj qe te pengon afrimi i Shqiperise me Kosoven,te tmerron ideja se shume shpejt Kombi shqiptar do te jete i bashkuar. Kjo dite nuk do te vonoje sado shkrime te tilla “brilante” te gjejne akoma nje gazete me pa driten e diellit.
Eshte e vertete se te gjitha deklarimet e koheve te fundit te Berishes behen vetem per qellime elektorale,por te vendoset Shqiperia ne te njejtin nivel me vendet fqinje,kjo vetem sa shpreh mungesen e pergjegjesise intelektuale e patriotike te Robelit.Askush s ka te drejte qe shqiptareve t ua mohoje te drejten per te bere perpjekje qe nje dite te bashkohen.E sa per shprehjen e Dashamir Shehut se flamuri Kosoves eshte nje lecke,ka pasur plotesisht te drejte, sepse ai flamur kosovareve iu imponua nga te huajt dhe si gjithcka qe imponohet eshte normale qe kosovaret nuk e duan ,siq u deshmua me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise kur ne cdo shtepi valonte flamuri kombetar.
Nuk e kisha mendue kurre se Kosova do kishte nje gazetar kaq brilant dhe te sakt ne lidhje me maredhenjet Shqiperi-Kosov si Enver Robelli.Ju falenderoj dhe ju uroj suksese,gjithashtu do deshiroja qe shume kosovar te clirohen nga iluzionet qe kan per Sali Berishen si patriot dhe burre i ndershem.Thanky you zoti Robelli.
Robelli eshte pa as me te voglin dyshim gazetari me i mire shqiptar ne bote. Analiza eshte e thelle dhe e guximshme.
Kosova u clirua se deshi USA dhe mund te bashkohet me Shqiperine me aprovimin e fuqive te medha , si USA, Kina,Rusia e Gjermania.Ne histori fatet e popujve te vegjel vendosen gjithmone sipas raportit te interesave te te Medhejve.Nuk pjerdh njeri per Serbi apo Shqipni.Sot kemi Hashim Pashen ne pashallekun e Kosoves dhe Karasliun e Vicidolit ne pashallekun e Arnautistanit.Kto jan palace qe nuk i pyet njeri ne katun te vet dhe ska si te jen ndryshe. Sundojne me klane , nepotizem dhe hajdutlleqe te mesjetes.Synimi i tyre eshte si te zhdukin opoziten qofte dhe fizikisht dhe jo si te bashkojne , prosperojne dhe forcojne kombin shqiptar. E pelqej analizen e mesiperme, pavarsisht se nuk na vjen mire te na permendi qe per pushtet kemi vra , po vrasim dhe do vrasim njanitjetrin, si ne ne shqipri ashtu dhe ato ne kosove.
Ju “patriotet” qe e quani Robellin percares, thellohuni pak me teper ne shkrimin e tij. Ai thote se britmat e politikaneve si Berisha per “bashkim kombetar” jane te pa sinqerta.Jane populliste.Behen vetem per ta larguar vemendjen e shqiptareve ketej dhe andej kufirit per problemet e mprehta dhe ekzistenciale qe kane.Te kerkosh bashkimin me kosoven duhet te keh ndertuar nje Shqiperi te pakten normale njehere.
U bashkuan vertet dy Gjermanite, por Fedaralja ishte si nata me diten me Gj.Lindore.Kurse ju thoni qe nje katraure te Shqiperise ti bashkenjitim ete kosovare.Keshtu? Rregulloni njehere Shqiperine-thote Robelli, pastaj shikoni Bashkimin, qe mejithate nuk i kini te sinqerte.
Problemet qe ka Shqiperia nuk jane se qenka e ndare me Kosoven.Pekunderazi.Cjerrjet per bashkim duan tu hedhin hi syve shqiptareve ne prag fushate per katrahuren qe gatuajne brenda Shqiperise 4 vjet.Demek po u bashkuam me Kosoven Sali Berisha do ta beje lule Shqiperine.Vetam budallenjte mund ti besojne keto perralla.
Arjan, dhe ju të tjerët që mendoni si ai:
Shqiptarët,(Shqipëri, Kosovë…)nuk e duan bashkimin pse kështu thotë Berisha, Spahiu,Iliri apo kushdo qoftë.Ata e duan bashkimin se ATA janë NJË. Se kështu do të jenë më të FORTË ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht…..Dhe, këtë jo për t’ia mësyrë dikujt tjetër, por për të mos guxuar dikush tjetër t’ua mësyjë atyre(Neve).Berisha, Thaçi, Spahiu e të tjerë do të shkojnë një ditë, por SHQIPTARËT do të mbesin, kombi ynë do të rrojë. I BASHKUAR do të jetë më i fortë = nuk do të jetë PRE e orekseve të fqinjeve çakenj.
Me një fjalë, BASHKIMI KOMBËTAR nuk bëhet për hir të Salove e Spahinjëve, Thaçeve e (Rob)ellëve etj., por… a ka nevojë të elabooroj më gjatë ?
(Rob)elli na preferon BE-në. Por BE një ditë mund edhe të mos jetë si e tillë. Në BE hyhet edhe si i bashkuar.
(Rob)elli,Shqipëria do bëhet, deshte apo nuk deshte TI dhe ata që mendojnë si Ti.Dashtë zoti që mos të shtohen ata që mendojnë si TI.
Pergezime Z. Robelli. Analize perfekte. Uro te jesh shume i pranishem ne shtypin e Shqiperise dhe sidomos te Kosoves.
Nje trung etnik, dy kombe politike, dy shtete moderne! OKAY! Sa kohe?! Duhet te thoni dicka! Per nje afat te shkurter, te gjate, shume te gjate, apo fare? Mos e dhente Perendia, me hy ne lufte dhe njeri me tjetrin!. Nuk dua te dyshoj, shkrimi juaj kritik i bene mire kryesisht Berishes, por ai ka te drejte te mbroje idene se hapi i pare pamvarsia, i dyti bashkimi, kur t’i vin koha!. nese Kompetenca na perkrah vetem me te parin, ajo po punon per vete dhe jo per ne!. Te miren dhe shkeputjen nga vargojt roberues do t’ja donim tere popujve qe aspirojne; por krahines se Shqiperise Natyrale- Kosoves, do ta donim me shume dhe ajo, ja rrit shtatin trungut! Jam dakort me kritiken tuaj qe per interesa te politikes se dites, lideret shqiptare, kane lejuar me dashje shume ngjarje te pakendshme, deri dhe te shemtuara, nuk ka qene shembull me komshine e ri ate te Kosoves! Kur pashe, dy kombe politike, e shikova me vemendje, se mos ishte etnike dhe nuk do te jepja asnje note per shkrimin, keshtu qe ju jeni nje analist i shkelqyer dhe jo kot analisti dhe investiguesi i laberise ne median e tij Mero Baze, te ka vene ne krye te vendit dhe e meritoni Enver djali. Faleminderit!
te pergezoj enver robelli per reflektimin tuaj.jeni maja e gazetaris shqiptare bashk me mero bazen.PAK KUSH SOT GUXON TA THOT TE VERTETEN,QENT LE TE LEHIN …….KARVANET VAZHDOJN RRUGEN……GREKET.SERBET.POR EDHE HAJNAT.KRIMINELET.TE PADITURIT..MALOKET……..SHQIPTAR MBETEN ARMIQ TE KOMBIT.
Po te ishte i sinqerte ky palo gazetari me ate qe deshron duhej te thonte:Lereni Kosoven ne dore te Serbise o shqiptaret e Tiranes.
Ky filo serb i kamufluem don te jape mend.Po te mos ishte Kosova vendi yne do te ishte ne BE para Polonise e Cekise.Ne paguejme haracin e Kosoves e ku pjerdh kot ky spiun serb me gjithe Surrojin pronarin e vetete te gazetes Koha Ditore, Ky eshte nje Enveristo Titist i thekun
Jam dakord pergjithesisht me idene e shkrimit se Sali mashtruesi i perdor per vota ndjenjat patriotike te shqiptareve ketej dhe andej kufirit shteteror.Por,qe Shqiperia e ndihmoi Kosoven fare pak gjate luftes se saj ne vitiet 98/99,me fyen mua personalisht dhe besoj shume shqiptare te tjere te shqiperise.Shume luftuan ne Kosove me arme ne dore per vellezerit kosovare,me qindra e mijera kosovare u priten dhe u futen ne familjet tona anembane Shqiperise,deri sa mbaroi lufta dhe ato u kthyen ne tokat e tyre.
Shkrim shume i mire, por i mungon njeri krah. Ashtu sic do lene Kosova ne hallet e veta, po ashtu do lene edhe shqiperia ne te vetat, sepse na cane bythen duke na ngritur ne qiell Salin qe na eshte bere hale ne sy.
Ky robelli shkruan se bizneset ne zvicer e Austri i mban nga Serbi, gjithmone kunder ka qene, Kunder Rrugoves, Kunder UCK, Kunder Bashkimit. Ky ose eshte cigan, se shqiptare nuk besoje te jete ky njeri. Jam dakord qe politika Shqiptare abuzon me kete ceshtje.
Sa per Guido Westerwellen kryetare i FDP (partia liberale)eshte nje homoseksual i njohur boterisht dhe pro serb. Perpara se te vinte ne Kosove ai shkoi ne Serbi.
SHtepine tone duhetta bejme vete z. Robelli dhe jo Homoseksuali Westerwelle nje pro Serb.
Te te vije turp qe ben ndryshime ndermjat nje Shqiptari dhe nje Kosovari. Kombi eshte nje .
Zoti i bekofte Shqiptaret.
Shqiperi Etnike
Zoti Robelli. Analiza e juaj per te verteten e egsistences se dy shteteve Shqiptare eshte e jashtezakonshme. Duhet kuptuar drejt ideja e shkelqyer e ketij shkrimi.Ne baze te kesaj analize perfekte del e qarte se jo vetem ajo eshte nje realitet, por njekohesisht ajo e ben me te madherishem ne bote egsistencen e kombit te pavdekshem Shqiptar.Mendoj se Pseudo patriotet qe shkruajne ketu duke e hedhur poshte kete te vertete cojne uje ne mullirin e poilitikaneve te sotem ne te dy shtetet qe mendojne vetem ne interesat tyre perverse per te fituar capital politik . Ne fund munt te them se vetem nje mendje e ndritur munt te japi aresyetime te shkelqyera. Te lumte.
z -robelli. Analiza më mbush mëndjen se është e sinqertë dhe reale. Është hera e parë që një gazetar Kosovarë i bën plotësisht autopsin Berishës si demagogu më i math, dhe manipulator unikal sidomos në mbarë opinionin e popullit patriot Koso var për të retushuuar historin dhe për të mbushur mëndjen se Historia fillon me Berishën dhe qënka kz qesharak që pruri demokracin në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës, Shumë Komentatorë që e quajnë veten Kosovar në tema që për mua janë mercenarë të sërbit, vjellin vrer për jugun dhe ngejnë në lartësinë e perëndis Berishën. Bile njeri arri deri atz sa i premton Berishës se “tanë kosova ashtë me ty” bile i thotë që edhe me forc fito zgjedhjet se do vimë në Tiranë të të mbrojmë, Së fundi lëshon xhevairin se B allkanin ta kthejmë mzsliman. E kuptoj se këta janë të rrallë, por shumë të dëmshëm. Do ishte në nderin tuaj patriotik të shkruanit dhe ti demaskoni kët dukuri në masën e popullit të Kosovës për ata që kanë marrë detzrë të përçajnë veriun dhe Jugun, Kisha qejf ta lexonit këtë koment,
Ne kohen e Zogut thoshin: lab me cizme, cam besnik dhe Kosovar memend nuk ka por me leximin e shkrimit te Robellit po shof qe gjendja ka ndryshuar. Sa per bashkimin Kosove-Shqiperi do thosha qe jane me dhjetra shtete qe kane probleme te tilla dhe nuk hapin goje por ja lene zgjidhjet bashkesise nderkombetare, dhe ketu perfshihen fuqi te tilla si Gjermanija (keninsbergu),Japonija (ishujt Kurile) etj. Sa per bashkimin personalisht mendoj se: Nje moraman+nje moraman=2 moramane dhe jo nje pastertor. Po ashtu mendoj se asnje nga politikanet ketej dhe andej nuk e kane seriozisht por vetem per konsum te brendeshem mbasi nuk kane cfare te konsumojne tjeter. Bashkimi do te behet kur te dy shtetet do te jene zhvilluar dhe Shqiptaret mos kerkojne te hikin nga vendet e tyre por te vine.
sikur robelli të kishte shkruar vetëm këtë fjali”Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!”do të kishte mjaftuar për të kuptuar atë që kërkon ai në emër të shqiptarëve,të të dy shteteve!
por robelli pavarsisht se shkruan,nuk ma merr mëndja që është i prirur për gazetar!bën një çorbë derri që ai vetë nuk ja gjen dot fillin!
sidoqoftë,me gjithë mangësitë,për mendimin tim të mëdha të këtij shkrimi,ai ka shprehur keqardhjen dhe revoltën për një problem themelor të shqiptarëve!
keqpërdorimin që politikanët i bëjnë popullit shqiptar!
TE LUMTE ROBELLI ! Shkrim monumental !
Shkrimet e tua po vine muaj pas muaji ne rritje cilesore.
Nje keshille te vetme eshte qe pasi e mbaron nje shkrim perpiqu ta shkurtosh pa i humbur idete. Dhe per versionin online, kaloje dhe nje here dhe shkurtoje prape 20-30 %. Sot shtypi i letres po humb terren dhe shumica lexojne online ku gjatesia e artikullit eshte armiku me i madh i tij.
RESPEKTE TE THELLA.
shqiptaret per bashkim nuk flasin per bashkimin e shqiperis me kosoven me berishen dhe thaçin si lider. perkundrazi me lider te ri dhe te paster. dhe kjo do kohe. por autori mer preteks per keta dy te piste per me dekredibilizuar bashkimin. bashkimi nuk varet nga gazetar si ju dhe matoshi por varet nga vullneti i popullit. ne Kosove mbi 80% te popullit
jane pro bashkimit. dhe kjo do te ndodh spepse te till e do populli.
Te lumte! Te lumte! Te lumte dora e goja Z. Enver. Nuk kam pare nje analize te tille te sinçerte e te thelle nga gazetar Kosovar. Duhet te kishe marre pak material nga Burri i Urte e i Madh Regjep Qosja. Te gjithe kosovaret jane me Sali QENIN ne qytetaret shqiptare e kemi dasht me gjithe zemer Kosoven e Kosovaret por ne kurre nuk kemi qene me armiqte e Kosoves dhe te njerzimit si Sllobodani. Jane Kosovaret qe jane vene ne sherbim te Sali QENIT kunder nesh, e kur degjojme Regjep Qosen na i falim sepse serbi i ka lene ne injorance. Por jane shume Z. Enver me Sali ASADIN. Ju lutemi shkruani kur ta keni studiar temen e emigracionit shqiptar. Politika e Sali Berishes ka qene shpopullimi i shqiperise dhe ka bere qe 1.500.000 kane lene shqiperine ne keto 22 vjet Ai eshte pergjegjesi kryesor. Ju falemnderit Enver qe na beni te afrohemi e ta duam njeri tjetrin e mos ti bejme keq njeri tjetrit
Shkrim shume i mire dhe reale zoetri,Enver Robeli.Meriton vetme nje fjale.Respekte.
Te lumte zoetri ,Enver Robelli.
pajtohem me MIRELIN kur tha qe kosova e tregoi ne vlor atdhetarizmin evet ,eketu bien posht tezat qe kosova esht kundra jugut e kundra bashkimit ata qe perqajn veri jug jan pak po jan te zhurmshem se nga inati e kan se kosova perdit e me shum po bashkohet ,e per komentusin driton bakija nga gjakova qe po i pelqen ky enver robelli me siguri esht far e perzime me serb e malazez po fatkeqsisht uqk-ja ja perzuri nga gjakova DRITONIT .NDOSHTA ESHT EDHE I BIRI I MILANIT E ISH SERBEVE TE TJER NGA GJAKOVA RRNOFT KOMBI SHQIPTAR E SA ME I AFERT BASHKIMI