Gjermania, "gjiganti i padukshëm" i shtrirë në ekonominë shqiptare

16 Janar 2013, 17:29Blog TEMA
Gjermania, "gjiganti i padukshëm" i shtrirë në

Nga Kozeta Turishta

Hapja dramatike e Shqipërisë me Perëndimin, ka një simbol të pashlyeshëm, të ushqyer nga vetëdija shqiptare për një vend mik natyral të tyre. Kur shqiptarët thyen murin e ambasadave të huaja në Tiranë, shumica e shqiptarëve u drejtuan tek ambasada gjermane. Nuk ju drejtuan as ambasadave të vendeve fqinjë, dhe as ndonjë vendi tjetër, por një vendi i cili gjeografikisht nuk është në kufi me Shqipërinë, por në vetëdijen e Shqiptarëve ishte shpresa e tyre.

Ambasada e Gjermanisë u bë prej Korrikut të vitit 1990 simboli i një vendi që zgjon shpresë për shqiptarët.

Pas rënies së komunizmit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Shqipërinë,  Gjermania ndryshe nga shumë vende të tjera hyri në Shqipëri me një ide të qartë për çfarë kishte nevojë vendi.

Përveç nxitjes së investimeve private gjermane në Shqipëri, qeveria gjermane u angazhua konkretisht në projekte të “infrastrukturës së padukshme”,që ishin projektet në ujësjellësa dhe kanalizime. Qytete të tilla si Korça, Kavajë, Kukës , Pogradeci me Liqenin e tij etj, patën një transformim rrënjësor në infrastrukturën e ujërave të zeza dhe kanalizimeve , fal projekteve serioze të qeverisë gjermane ne këto fusha, të cilat viti pas viti kanë thithur qindra milionë euro.

Ky gjigant i padukshëm i shtrirë në infrastrukturën më të keqe të ndonjë vendi evropian, u kthye ën model për qytetet e tjera të Shqipërisë se si të evoluonin infrastrukturën. Fal këtyre investimeve ujësjellës si i Korçës, apo rrjeti i kanalizimeve dhe impiantet e pastrimit të ujërave të zeza në Kavajë dhe bregdetin e Golemit, janë modele se si duhet te ec zhvillimi i infrastukurës.

Përtej investime gjigante në infrastrukturë, ku Gjermania zë vendin e parë nga shtetet perëndimore për investime direkte në emër të qeverisë, një sërë projektesh të tjera u zbatuan në media dhe kulturë. Dojce Welle radioja gjermane e cila u hap në Shqipëri ën vitin 1993 shërbeu si model për zhvillimin e shtypit shqiptar dhe luajti në disa raste rol kyç në informimin e popullsisë, siç ishte kriza e Kosovës.

Paralelë me të, fondacione kulturore si ai “Gëte” dhe institucione të tjera të kulturës gjermane shtuan prezencën e tyre në Shqipëri, duke depërtuar në infrastrukturën e dobët të ndihmesës kulturore në vendin tonë.

Po ashtu Gjermania u bë shpresë për dhjetra qindra student shqiptarë që filluan të studiojnë në shkollat e mesme dhe universitet gjermane, disa prej tyre fal dhe bursave të krijuara për vendet e rajonit nga qeveria gjermane. Një sërë bursash dhe specializimesh u orientuan po ashtu në drejtim të kualifikimit të administratës shtetërore sidomos në diplomaci dhe fushën e mbrojtjes.

Ndryshimet politike në Shqipëri, krizat apo stabiliteti, nuk e kanë prekur kurrë interesin gjerman për vendin dhe njëtrajtshmërinë e investimeve.

Edhe pse Gjermnia është një vend dominues në Evropë, diplomatët e saj në Tiranë nuk kanë preferuar protagonizëm politik, por vemendje vetëm ndaj investimeve gjermane dhe ecurisë pozitive të tyre.

Ambasadorja aktuale zonja Müller-Holtkemper në  çdo deklarate politike, aktivitet, promovim, iniciative bashkëpunimi, takim bilateral apo ndërmjetësim diplomatik i ka dhëne tonin objektiv zgjidhjes se çdo problematike qe është paraqitur si penguese ne vendin tone për fatet e integrimit ne familjen e madhe evropiane.

Te vetmet „kushte“ për një bashkëpunim te frytshëm me mikun e madh te shqiptareve janë objektivat e standardet evropiane te cilat populli gjerman dhe qeveria gjermane vete i shndërroi ne model suksesi për Gjermaninë e mbare Evropën e bashkuar politike. Eksportimi i këtij modeli te funksionimit te shtetit, ku ne ballë te aksionit shtetëror duhet te jete transparenca, implementimi ne detaj i nocionit te shtetit ligjor, përkushtimi ndaj interesit kombëtar integrues mbi interesin partiak si dhe vendosja e prioriteteve ne fusha ekonomike e sociale duke bere paralelisht një lufte te pakompromis me fenomenet si korrupsioni e kriminaliteti janë bazat e punës ku përfaqësuesit e shtetit mik kane konceptuar te gjithë veprimtarinë e tyre. Ne ketë aspekt Gjermania kurrë nuk e ka braktisur Shqipërinë, megjithe mangësitë ne shume aspekte te konsolidimit te shtetit qe nga vitet 90-te e deri me sot. „Wirklich gute Freunde sind Menschen, die uns ganz genau kennen, und trotzdem zu uns halten.“ Sepse miqte e vërtetë janë ato qe na njohin mire e megjithate na qëndrojnë fort përkrah – thoshte shkrimtarja e famshme austriake Marie von Ebner-Eschenbach.

2 komente në “Gjermania, “gjiganti i padukshëm” i shtrirë në ekonominë shqiptare”

  1. Babadimri says:

    Iriqin ta nxjerresh prej therrav prap ne therra shkon .
    Investim aty e ktu nuk ndryshon koken e shqiptarit.

  2. Din Kruja says:

    Kozeta te gjitha sa thua per Gjermanine jane te verteta per te cilat kombi shqiptar duhet ti jete mirenjohes, me perjashtim te pranise ekonomike te saj ne Shqiperi, e cila pothuajse eshte inegzistente. Kjo ka ndodhur per faktin se Shqiperia eshte nje vend i vogel, ndersa Gjermania do hapesira te medhaja. Nuk egzistojne “gjigande te padukshem”.
    Gjermania ne vendin tone keto 20 vjet me teper ka synuar per interesat e saja gjeopolitike te forcoje akcesin e saj ne politike, media, shoqerine civile, kulture dhe arsim. Ne projektet ekonomike prania e saj ka qene teper modeste. Qe ta dish ne Shqiperi jane te pranishem ne sektore strategjike ekonomike Turqia, Austria, Italia dhe Greqia.
    Ne pikpamje te interesave tona kombetare duhet vleresuar kontributi gjerman ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje