Nano e Berisha në burg?

16 Janar 2013, 20:09Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbyti një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.

Në qoftë se një gjë e ngjashme ndodh sot në Shqipëri, kam përshtypjen se të paktën 90% e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publikë do të përfundonin në burg, ose do t’ia mbathnin jashtë Shqipërisë. Përdora fjalën përshtypje, sepse nuk kam fakte konkrete për korrupsionin e 90% të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Dhe përshtypja më është krijuar nga disa vrojtime personale në ambjentin që më rrethon.

Për shembull, unë e kam rrogën mujore (në një institut privat) më të lartë se çdo zyrtar publik në Shqipëri. Kjo rrogë më ka krijuar mundësinë të kem një veturë komode, por jo aq luksoze sa veturat personale të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të kem një shtëpi komode, por jo aq luksoze sa ato të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të bëj pushime verore e dimërore komode, por jo aq luksoze sa ç’i bëjnë shumica e zyrtarëve te lartë publikë që unë njoh. Për të mos folur pastaj për një shtëpi pushimi në plazh apo në mal…

Dhe pavarësisht nga çfarë shkruajta më sipër, unë marr pjesë në zgjedhje. Dhe gjithnjë kam qenë partizan i rotacionit të pushtetit…

Për shembull, fushata e Berishës në 2005-ën me moton “Me duar të pastra” nuk më bëri të besoj se do të ndodhte në Shqipëri ajo që kishte ndodhur në fillim të viteve ’90 në Itali, por sidoqoftë, e përkraha publikisht rotacionin e pushtetit. Dhe në fakt, “mamuthi i korrupsionit” Nano, siç e quante atëherë Berisha, nuk përfundoi në burg, por ekonomia shqiptare pati një hov të dukshëm në 4 vjetët e para të qeverisjes së re. Investimet publike arritën pothuaj 9% të PBB-së, nga 4.5% që kishin qenë, ndërsa vëllimi i tregtisë me pakicë (në sasi, jo në vlerë) puthuaj u dyfishua.

Por në mandatin e dytë të Berishës, uji i ndenjur ka filluar të qelbet. Investimet publike kanë zbritur përsëri në nivelin 4.5% të PBB-së dhe vëllimi i tregtisë me pakicë është pakësuar 12% në krahasim me qershorin e 2009-ës. Për të mos folur për rënien që ka pësuar Shqipëria në indeksin e demokracisë, të matur çdo vit nga revista britanike “The Economist”.

Aktualisht, PS-ja po akuzon përditë për korrupsion Berishën dhe familjen e tij biologjike e politike, ashtu siç bënte Berisha ndaj Nanos & co. para 2005-ës. Dhe kjo gjë gëzon shumë militantë të PS-së, e ndoshta u jep shpresë se do ta shohin në burg Berishën & co. për milionat e eurove që akuzohen. Por mua s’më ha buza kulaç…

Unë e disa si unë jemi partizanë të rotacionit, sepse mendojmë se ekonomia dhe demokracia përfitojnë nga ndërrimi i herëpashershëm i pushtetit. Qëndrimin e gjatë të një partie në pushtet e kemi provuar ne shqiptarët dhe e dimë se ç’pasoja sjell për ekonominë dhe demokracinë…

Ndërsa forcimi i shtetit të së drejtës, i cili është antidoti më efikas kundër korrupsionit, nuk është një gjë që realizohet thjesht me një rotacion pushteti. Vërtet Craxi e Andreotti u dënuan nga drejtësia në vitet ’90 dhe parti të reja u krijuan në Italinë fqinje, por shteti i së drejtës ende s’e ka fituar atje betejën me korrupsionin …

11 komente në “Nano e Berisha në burg?”

  1. tiransi. says:

    problemi i qeverisjes se dyte te berishes 2009-2013 mbi te gjitha eshte martesa me ilir meten.

    nga te dy krahet pd-lsi mund te vjedhin sa te duan dhe nuk mund te kerkoje llogari asnje.

    ndryshe: IKEN PUSHTETI.

  2. sokol says:

    po keta te dy dhe rama gjinushi meta dhe shumica e deputeteve te majte dhe te djathte e meritojne burgun

  3. realitet shqiptar. says:

    Tre te vertetat per allbanine.

    1-s’ka ruge tjeter,nje diktature rezohet nga nje neodiktature.

    2-Nje gozhge nxiret po nga nje gozhde tjter, qe e goditet ne koken e saj nje cekan.

    3-Me pordhet e demokracise dhe llogot e saj,ajdutet e votave rojne 100 vite ne sundim.

  4. adifi says:

    Rotacioni mund të jetë një përfitim momental, po kush garanton se ata që do vijnë janë më pak të babëzitur se këta të tanishmit? E njohim të gjithë realitetin e korrupsionit në Shqipëri, prandaj mua më duken përralla me mbret këto që lexoj.
    Ndëshkimi i rreptë, burgu, mund të hapin një perspektivë të re për Shqipërinë.
    Mund të ketë një njeri kaq të fortë dhe të zotë Shqipëria, që të përballet me klanet Berisha-Nano-Meta-… dhe të fitojë duke i eliminuar???
    Kjo është pyetja ime?
    Për fat të keq mendoj se nuk e kemi një të tillë.

  5. fidaho says:

    Z.Zaloshnja. “Pershtypja” juaj nuk eshte dhe aq pershtypje,eshte nje klithme e brendshme qeju buron nga thellesia dhe qe quhet me tere forcen e shpirtit tuaj VJEDHJE,HAJDUTERI,por qe ne buzet e tua del me togefjaleshin “pershtypje”.Kini te drejte qe nuk guxoni ti quani hajdute,pasi nese do ti quanit te tille,ne mengjes ftuesi i prokurorise do tu binte flete-thirrjen per ne prokurori,ku do tju akuzonin mbi baze te faktit se ekziston dyshimi i arsyeshem se ju kini shpifur per hajdutet e ndershem qe na qeverisin.Ka ardhur koha z.Zaloshnja qe edhe ju te veproni si Z.Baze ti tregoni te verteten lakuriq ketij populli,per te dyja palet politike qe na kane humbur 20-vite te arta.Eshte ne detyrimin tuaj,te z.Meksi,te z.Selami,te Z.Shinasi Rama qe te riorganizoheni dhe te dilni si force e re politike,force e cila do te tmerronte ate qe ju percau dhe ju vrau shpresen,ne fillim vitet e demokracise duke ju shperndare si zogjte e korbit neper bote.Ja keni borxh ketij populli qe ju mbeshtei aq masivisht,ne 90-ten,qe tja zbrisni nga kali,ate qe e kishte aq pasion ne femijerine e tij,kalerimin e nje kali biologjik,kurse tashme po kaleron padrejtesisht,”pelen”gerdalle te quajtur Shqiperi.

  6. Pilo Lala says:

    Hyrja e keti shkrimi ishte: “Doni me per Belulin?”. Une jam aq i zoti sa kam shtepi, pune , makine, pushime dimerore dhe verore. Po frigorifer ke ti? Mos e pi ujin nga cezma.
    Ku qethesh ti Zaloshnja?
    Pjesa tjeter ishte : Dridhe Marie me lesh Kombinati.

    Qeveria duhet te punoje per Shqiperine, jo per Beogradin dhe Athinen.
    Kjo Qeveri e ka humbur kete beteje. Sa me shpejt te rrezohet, aq me shpejt do rimekembet Shqiperia.

    1. anticensurë says:

      pilo,
      kjo pjesë që ti ke përmëndur si “do më për belulin”është pjesa më e mirë,më e pastër dhe më domethënëse e këtij shkrimi!
      zaloshnja të thotë “unë megjithëse kam një rrogë më të lartë,të deklaruar,se çdo politikan,kam shumë shumë më pak se politikani më i ulët”!
      ky është një krahasim i pastër!i kapshëm për njeriun!ty stë ka bërë përshtypje ky krahasim por thjeshtë e ke marrë si një mburrje të zaloshnjes!
      dy kampet e hajdutëve,politike shqiptare flasin për rritje rrogash dhe ulje të nivelit të jetesës në shqipëri,por askush nuk e tregoi më pastër se një artikull i disa muajve më parë!artikulli fliste për artikullin më të konsumuar të shqiptarëve,bukën!krahasimi i çmimeve në periudha të ndryshme tregoi se mirqënja kishte rënë.
      kështu o pilo është dhe me këtë që ti e quan “do më për belulin”,që unë do ta quaja do më për vjedhjet e politikanëve tanë!
      KUSHDO QOFSHIN!

  7. Sallakja says:

    Shkrim i dobet. Mediokritet. Tashme ne shqiperi ka vetem mediokritet .
    Politikan medioker
    Gazetar medioker
    Analist medioker
    Qeveritar medioker
    Njerez medioker
    Nje sqarim i vogel Andreotti ne proceset ” mani pulite ” nuk u denua , u denuan shume politican te tjere por Andreotti jo. Qe shqiperia eshte ne gjendje te mjeruar nuk e ke fajin F.Nano,S.Berisha ,Edi Rama apo kushdo qofte politicani i radhes. Eshte sistemi idashur Eduard Zaloshnja, eshte Kapitalizmi. Il capitalismo e fondatto sulla corruzione.
    Volevi la bicci……? Pedalla.

    Ciao

    1. djathtoshi says:

      sallake, ky eshte nje koment medioker i nje njeriu qe i duket vetja filozof. korrupsioni ka egzistuar dhe do te ekzistoje ne cdo sistem, per sa kohe te ekzistojne shtetet. danimarka dhe singapori jane vendet me korrupsionin me te ulet ne bote, dhe ne njerin vend ka demokraci te plote, ndersa ne tjetrin sundon vetem nje parti qe nga shpallja e pavarsise… sa me te forta te jene institucionet e shtetit ligjor, aq me i dobet eshte korrupsioni. dhe institucione te forta ndertojne shoqerite qe e kane te zhvilluar ndjenjen e komunitetit.
      Nje sqarim te vogel per Andreotin: ai u shpall fajtor ne perfundim te procesit, por u fal me pas…

  8. pika neve says:

    nuk eshte halli thjesht te koncepti rotacionit. Nese nje qeveri eshte e drejte dhe e sukseshme, le te kete 2 mandate rrjesht, ja dhe 3. Problemi ketu eshte se kjo qeveri ka kryer krime, ka shkelur me te dy kembet popullin, kushtetuten dhe interesin kombetar. Ne shqiperi rotacioni nuk vjen thjesht si nje proces normal ne rrjedhen kohore te nje shoqerie, por si nje nevoje e domosdoshme duke qene se kjo qeveri eshte e jashteligjshme. Personalisht mendoj se duhet te ndodh sa me shpejt. Para 23 qershorit. Vetem nje qeveri teknike shoh si zgjidhje momentalisht.

  9. naim saramati says:

    qa ka vjedh sali berisha po aj duhet te akuzohet per deri se dikush flet sali berisha esht vjedhes ska lidhje qe esht kryeminister porkorkuria gjykatat jen te panvarura prej gjde gjeje, ateher mbyllne gojen dhe fajsoneni porkorkurien gjykaten e jo sali berishen aj nuk esht qen esht kryeminister dhe at shum i madh mos folni per ket kryeminister qoni akuzat ne gjygj qofte se keni diqka kunder nje njeri familjar qe e udheheq vendin shum shum mir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje