Drejt Europës – në korsinë e emergjencës!

16 Janar 2013, 22:44Blog TEMA
Drejt Europës – në korsinë e emergjencës!

Nga Ilir Beqja

Prapambetja në demokraci duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor. Jemi ne vendin e parafundit me vetëm 17 pikë. Demokracia është treguesi ku kemi vlerësimin më të vogël. Kjo prapambetje i zbeh apo fashit edhe ato përpjekje që shqiptarët bëjnë për të ndërtuar një jetë më të mirë

Është bërë publik raporti vjetor 2012 i ‘The Catch-Up Index”. Ky studim, i përvitshëm tashmë, përpiqet të vlerësojë nivelin e arritjeve të vendeve që i janë bashkuar rishtazi Bashkimit Europian apo janë në rrugën drejt bashkimit. Studimi vlerëson nivelin e arritjes apo të “kapjes” së EU nga këto vende. Padyshim që për shqiptarët është me interes të dinë se si është gjendja e Shqipërisë në rrugën drejt Europës. Në vlerësimin e rrugës drejt Europës merren në konsideratë katër faktorë njëherësh:

• Ekonomia

• Cilësia e Jetës

• Demokracia

• Qeverisja

Sipas studimit, në katër faktorët së bashku, jemi të parafundit fundit midis 35 shteteve të Europës, përfshirë bashkëthemelues të Bashkimit, të pranuar rishtas, vende kandidatë dhe vende kandidatë – potencialë (këtu në fund përfshihet edhe Shqipëria). Një vit më parë kemi ndarë vendin e fundit me Bosnjë-Hercegovinën. Këtë vit vetëm sa kemi kaluar Bosnjën. Ja si ilustrohet në Grafikun 1. Figura e tregon raportin që kemi me mesataren e 27 vendeve të Europës, por sidomos faktin që prapambetja më e madhe është tek Demokracia.

 

Demokracia

Prapambetja në demokraci duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor. Jemi ne vendin e parafundit me vetëm 17 pikë. Demokracia është treguesi ku kemi vlerësimin më të vogël. Kjo prapambetje i zbeh apo fashit edhe ato përpjekje që shqiptarët bëjnë për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, për të krijuar më shumë begati për familjet e tyre e për rrjedhojë për të bërë më të begatë vendin e vet.

Ndoshta shumica e lexuesve nuk habitet që kemi këtë prapambetje në demokraci pasi ndeshen për ditë me shkelje e dhunim të të drejtave të tyre duke filluar që nga nëpërkëmbja e të drejtës së votës.

 

Ekonomia

Studimi tregon që edhe në Ekonomi jemi të parafundit në Europë duke ia kaluar vetëm Bosnjë-Hercegovinës. Janë 11 tregues të ndryshëm, të cilët së bashku bëjnë krahasimin midis ekonomive të vendeve. Studimi tregon se në krahasimin e produktit të brendshëm bruto për banor sipas të njëjtit standard të fuqisë blerëse (General Domestic Product per capita in Purchasing Power Standard) shqiptarët janë me të ardhurat më të ulëta midis 35 vendeve të Europës.

 

Cilësia e Jetës

Në Grafikun 2 ilustrohet krahasimi i konsumit të një familje krahasuar me mesataren e një familje europiane të 27 vendeve. Leximi i drejtpërdrejtë i grafikut tregon se shqiptarët kanë konsumin më të ulët midis 35 vendeve të krahasuar në studim.

Megjithatë krahasimet me të tjerët mund t’i vlejnë studiuesve. Edhe krahasimet me të kaluarën tonë mund t’i vlejnë historianëve. Shqiptarët duan të shohin përpara, kanë nevojë biologjike për një gjë të tillë duke ndjerë dhe prekur ndryshimin. Studimi për të cilin po flasim tregon se jo vetëm jemi të fundit, jo vetëm se jemi larg mesatares europiane, por, për fat të keq, në arsyetimin se Europa është një hapësirë që po ecën me disa shpejtësi, Shqipëria klasifikohet se po ecën në korsinë e emergjencës. E rëndëshishme është të matemi me veten. Për ilustrim po sjell indeksin GINI – indeks që përpiqet të masë pabarazinë në një shoqëri (sa më i lartë indeksi, aq më e pabarabartë shoqëria). Matja bëhet në intervalin 0 – 100. Treguesi 0 d.m.th që në shoqëri gjithçka që prodhohet ndahet në mënyrë të barabartë midis anëtarëve të saj. Treguesi 1 d.m.th që, teorikisht, gjithçka që prodhohet zotërohet nga 1 individ i vetëm. Sipas studimit mbi 35 është situata e një pabarazie të lartë dhe nën 25 është situata e një pabarazie të ulët. Në vitin 2012 indeksi është 35, pra kemi hyrë në vende me pabarazi të lartë. Në 2011 indeksi ka qenë 33. Lexuesi le të gjykojë vetë për shkallën e (pa)barazisë së Shqipëri. Kjo shkallë e lartë pabarazie e shoqëruar me vendin e fundit në të ardhurat për frymë dhe në konsumin mesatar janë kundërshtim i plotë i propagandës së kryeministrit për kthim të rritjes ekonomike në mirëqenie.

5 komente në “Drejt Europës – në korsinë e emergjencës!”

  1. tourkofagos says:

    e thene ndryshe; nje bourdhelo e vertete…………..fatale!

    1. ELINES PABUKS says:

      xaxaxaxaxaxa kthehi njehere site nga elenika se andej kane kohe qe hane nga kazanet. eeeeeh, file mou alvane, e kokolepsur kjo puna more pedhjamu.

  2. kristian says:

    ..drejt EVROPES ne korsine e “islamismit”.me shoferin pa patente:SALIBej SulltanIMAMI???!!!

  3. kristian says:

    ..drejt EVROPES ne korsine e “islamismit”.me shoferin pa patente:SALIBej SulltanIMAMI???!!!e

  4. optimisti says:

    Po per cfar barazie e demokracie mund te flitet kur nuk ka qelize shteterore ku te mos jete partiake. Ku ka ndodhur qe pushteti monokratik te shfaqe demokraci e barazi. Ne kudo jemi te fundit pervecse ne krme e korrupsion. Cte besh, jemi pjese e nje populli qe nuk kemi cuar asgje deri ne fund, pjese e nje populli qe sidomos ne zonat fshatare knaqet me thesin e miellit qe i jep udhheqsi, nje popull me intelektual e profesor qe nuk kane dinjitet e seder qe nje kolege e tyre shperblehet deri 2o fishin pa patur ndonje studim qe te kete bere buje apo ta kete kerkuar ndonje universitet jashte shqiprie per leksionee dalin e bejne dhe peticione mbrojtje te kesaj pabarazie. Zor se do behet ky vend po nuk u crrenjos injranca ne administrate shteterore. detyr e veshtire do jete edhe nese do qeversni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje