Një Shtet i Kapur (për zhelesh)

18 Janar 2013, 20:49Blog TEMA
Një Shtet i Kapur (për zhelesh)

Argita Berisha

Nga Altin Ketro

Histori për Kapjen e Shtetit nga organizata mafioze dhe vënien e tij në shërbim të qëllimeve të tyre kriminale, ka pafund. Këto organizata financojë direkt a indirekt që njerëz të tyre të katapultohen në rangje sa më të larta shtetërore (qendrore a vendore) me qëllim që t’u japin sa më shumë liri veprimi në punët e tyre. Dhe, për këtë, marrin pjesën e tyre të shpërblimit në vlerë monetare ose në aksione, qoftë edhe në emër të të tretëve.

Edhe në Shqipëri është folur për këtë fenomen, por asnjëherë nuk ka pasur një rast të dokumentuar për një kapje mirëfilli të shtetit. Kohë më parë (gazeta TemA) dhe sërish ditët e fundit (TCH) ka dalë në skenë një skemë e Kapjes së Shtetit. Por, në ndryshim nga mënyrat e paraqitura më lart, kjo lloj Kapje e Shtetit zhvillohet në një qark të mbyllur brenda në hierarkinë më të lartë ekzekutive të shtetit. Nuk kemi pra një organizatë kriminale që fut njerëzit e saj në shtet, por kemi vetë shtetin që vetëkthehet në një organizatë kriminale brenda vetë shtetit.

Situata, dikur në tym, tashmë është qartësuar. Vetë protagonistët kanë folur. Sipas rastit, me audio, video apo me deklarata publike. Kanë pranuar ato që kanë thënë kur janë takuar apo kur i kanë shkruar sho-shoqit me postë elektronike.

Për të shkuar te Kapja e Shtetit janë dashur vetëm 4 etapa:

Etapa e parë: Gjendet një biznesmen i cili tregohet i gatshëm të investojë paratë e tij në Shqipëri.

Etapa e dytë: I krijohet mundësia investitorit (në rastin konkret, i huaj) që të takohet me kryedrejtuesin e ekzekutivit (njëkohësisht edhe Babai i Vajzës) për t’i shpalosur plan- projektin e tij të investimit.

Etapa e tretë: Plan- projekti miratohet në parim si ide dhe i sugjerohet investitorit që të plotësojë të gjithë dokumentacionin sipas legjislacionit pranë studios ligjore e cila drejtohet nga Vajza e Babit.

Etapa e katërt: I kërkohet investitorit që t’i paguajë Vajzës së Babit 3 për qind të vlerës së investimit si pjesë e suksesit të miratimit të plan- projektit nga Babi i Vajzës.

Etapa e pestë: Investitori heq dorë nga zbatimi i plan- projektit pasi 3 përqindëshi i investimit të tij është i barabartë me një humbje prej 3 milionë eurosh. Në këtë humbje nuk po përfshij çmimin e lartë të tokës të ofruar për shitje nga Vajza e Babit.

Duke parë këtë rrjedhë, Kapja e Shtetit është mëse e qartë. Gjithashtu, shfaqja e konfliktit të interesit është në kulmin më të lartë të saj. Fatmirësisht, konflikti i interesit është kryer 2 vjet pasi është miratuar edhe ligji me të njëjtin emër. Pra, zyrtari ka qenë i njohur për shkeljen që ka bërë dhe i ndërgjegjshëm për pasojat që pasrrjedhin. Rasti duket se ka mbetur në tentativë, por në asnjë nen të Kodit Penal nuk gjen një nen që ta përjashtojë ndjekjen penale kur ajo mbetet në tentativë.

Duke iu referuar Ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, përzgjodha disa nene tipike që e shprehin qartë këtë konflikt midis Babit dhe Vajzës. Për ata që duan ta lexojnë të gjithë ligjin, mund ta gjejnë te linku: http://www.hidaa.gov.al/ligji-nr-9367/.

 

 

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

ç) “konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;

11. “Person i lidhur me një zyrtar” është çdo person fizik ose juridik, i cili rezulton të ketë pasur ose të ketë lidhje interesi, pasurore ose vetjake jo pasurore, sipas nenit 5 të këtij ligji, me zyrtarin.

Neni 5

Interesat privatë

1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:

dh) marrëdhënie:

i) familjare apo të bashkëjetesës;

Neni 7

Deklarimi rast për rast i interesave privatë të zyrtarit

1. Çdo zyrtar, në ushtrimin e kompetencave apo në kryerjen e detyrave të tij publike, në bazë të njohjes së tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetëdeklarim paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesave të tij privatë, që mund të bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi.

Neni 24

Kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin

1. Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, përbëhet nga bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es.

2. Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të nenit 23 të këtij ligji, përveç atyre të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, zgjerohet edhe me çdo person fizik ose juridik, i cili, në lidhje me dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial, luan rolin e ndërmjetësit a të shkëmbyesit të interesave të lindur nga ky veprim.

3. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, të përcaktuara në këtë seksion, zbatohen edhe për personat e lidhur me të, në përputhje me pikat e mësipërme të këtij neni.

Neni 35

Prania e interesave në personat e lidhur me zyrtarin

4. Personi i lidhur me një zyrtar nuk mund të ushtrojë veprimtari si person fizik tregtar ose ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, nëse veprimtaria përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike. përfitime ose kosto mbi këtë person fizik apo mbi shoqëri tregtare e persona të tjerë fizikë, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me personin e lidhur.

 

Është fare e qartë se Babi dhe Vajza, në pozicione të ndryshme, por me qëllime të njëjta, kanë shkelur haptazi këtë ligj. Secili ka shfrytëzuar tjetrin për të arritur qëllimin i cili në fund do kishte suksesin e 3 milionë eurove. Nëse maja e ajsbergut u zbulua me këtë rast “të mbetur në tentativë” (pasi investitori s’ra në kurthin e Familjes), atëherë, duke ditur që shuma 3 për qind është standarde, çfarë duhet të mendojmë për rastet kur çështjet kanë pasur sukses? Ato le të na i gjejë e sqarojë prokuroria dhe ILDKP-ja. Tani s’ka më nevojë për gjurmë, sepse i ka përballë si ujkun ashtu dhe ujkonjën…

3 komente në “Një Shtet i Kapur (për zhelesh)”

  1. endri says:

    Me ne fund dikush qe hapi librat dhe beri detyrat per te na e pasqyruar e bardhe mbi te zeze shkeljen. Faleminderit Altin.

    Po mire te tjeret, por nuk kuptoj se ku i ka partia socialiste juristet e vet?? Pse nuk dine te flasim me fakte konkrete ata po hedhin uje ne hava!!! Sa me shume kalon koha aq me te vobekte me duken.

  2. endri says:

    Me ne fund dikush qe hapi librat dhe beri detyrat per te na e pasqyruar e bardhe mbi te zeze shkeljen. Faleminderit Altin.

    Po mire te tjeret, por nuk kuptoj se ku i ka partia socialiste juristet e vet?? Pse nuk dine te flasin me fakte konkrete ata po hedhin uje ne hava!!! Sa me shume kalon koha aq me te vobekte me duken.

  3. hosteni says:

    O zot te jete megjithe mend kaq e shemtuar?Gjynaf,e po paska te drejte qe rjep nje popull te tere e ka nga inati qe eshte e shemtuar.Per inteligjencenuk e gjykoj dote,por po te nisem nga i jati qe tha ne Lushnje popull trim i Beratit ma do mendja se edhe kjo shume e zgjut do jete

  4. tomori i beratit says:

    Nuk e kuptoj as une.Ku jane keta paçavuret deputetet e partis ku nune per 2o vjet i jap voten.Ku jane keta apo flen.Nje MEGAKORUPSION zhvillohet ne mes te dites nga gjith familja kryeministrore dhe me perjashtim te disa deputeteve qe e meritojn te permenden duke filluar nga balla,braçe, tahiri e disa te tjere .Po te tjeret.Flene.SA TURP e faqja e zeze e tyre.Shikoni çbehet ne kampin tjeter.Nje grimce ne oqean,nje shtepi ne pronen e saj dhe me dekumenta te regullta dhe PD PO ULURIN.Nje vjedhje komune ne sh.b.a.nga ato vjedhje qe ne 24 ore ne Amerik ndodhin jo pak por 84.652 te tilla sipas nje raporti policie, nga nje i pa njohur si kosta i babajt dhe PD nuk po shkulet nga ekrani i tv.Imagjinoni keto qe ka bere vetem saliu me familjen e tij ti kish bere ndonje opozitar ububububububu mendoni salen se çfar do kish bere-do kish nxjere dhe te vdekurit nga vari-.PRA zoti RAMA zgjoi shoket e tu se po beni gjumin e ariut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje