Kosova do ta përjetojë çlirimin e vet të plotë tek atëherë kur të hapen arkivat e Beogradit dhe Tiranës. Këto arkiva vështirë se do të hapen para se Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Hapja e arkivave të Beogradit do të mund të përmbyste opinionin publik në Kosovë rreth figurave publike: atyre aktuale dhe historike. Kjo hapje do të mund të tregonte fytyrën e vërtetë të Kosovës dhe të Tiranës zyrtare.
Përse Beogradi nuk i hap arkivat rreth Kosovës, madje as ato që kanë kaluar 50 vjetëshin është e qartë. Beogradi nuk është i interesuar të zbulojë njerëzit e vet në Kosovë. Për më tepër nuk dëshiron që t’i bëjë publike metodat që ka përdorur për të futur Kosovën në variante të ndryshëm të cilat ndoshta edhe sot e kësaj dite i përdor.
Përmes fakteve që disponon Beogradi akoma shantazhon personat apo familjarët ndaj të cilëve disponon fakte komprometuese.
Shqipëria post 1992- aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës
Por, përse Tirana nuk i hap arkivat e veta që kanë të bëjnë me Kosovën kjo është e habitshme. Gjithë arkivat e Sigurimit të Shtetit, PPSH-së, të Ministrisë së Jashtme dhe të Rendit, deri më 1992 do të mund të hapeshin pa rrezikuar asnjë interes të vendit.
Më 1991-92 në Shqipëri ka ndodhur një thyerje politike në tërësi e konform kësaj edhe karshi Kosovës.
Në këto 2 dekadat e fundit Shqipëria ishte aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës. Ky ka qenë pozicionim relativisht i mirë karshi Kosovës, që thelbësisht dallon prej pozicionimit të saj gjatë kohës së komunizmit.
Derisa të hapen arkivat shumë vështirë do të mund t’i analizojmë disa gjëra nga e kaluara. Megjithëkëtë, moshapja e arkivave nuk do të thotë se ne nuk mund të nuhasim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në periudha të caktuara.
Kur profesor Ivo Banac po fliste për marrëveshjen mes Tugjmanit dhe Millosheviqit në Karagjorgjevë, një student serb pati protestuar se si guxon profesori të flasë për këtë gjë ma aq siguri kur nuk ka kaluar distanca e nevojshme historike dhe nuk janë hapur akoma arkivat e kohës.
Profesor Banac u pat përgjigjur se ne edhe pse nuk e kemi në dorë stenogramin e bisedës Tugjman – Millosheviq mund të flasim me siguri të plotë pasi nuk jemi idiotë që të mos shohim që pas takimit të tyre në Karagjorgjevë ka ndodhur Vukovari, ka ndodhur Dubrovniku dhe tragjedia e Bosnjës.
Demonstratat e 81-shit – atentat i Beogradit e Tiranës kundër autonomisë së Kosovës
Për ta thënë të vërtetën shkencore rreth demonstratave të 81-shit në Kosovë do të duhej t’i kemi në dispozicion jo vetëm deklaratat e pjesëmarrësve dhe organizatorëve të tyre, por edhe arkivat e shërbimeve inteligjente shqiptare, serbe, ruse e amerikane.
Nga e gjithë kjo ne nuk i kemi hapur as ato shqiptare. Por, çka na thonë ngjarjet që ndodhën para dhe pas demonstratave?
Eliminimi politik i nënkryetarit të Jugosllavisë më 1966, serbit Aleksandar Rankoviq, bëri që serbëve t’u rrëshqiste dukshëm pushteti nga dora. Tito, duke dashur të krijojë balancën në Federatë, me Kushtetutën e vitit 1974, Kosovës i dha pothuajse të gjitha elementet e shtetësisë. Me këtë kushtetutë, Kosova u bë pjesë konstitutive e Federatës dhe Jugosllavia faktikisht u konfederalizua. Sërbët mbajtën nën kontroll dy shtyllat e fundit të shtetit; ushtrinë dhe shërbimin sekret (DB-në).
Kosova me këtë rast përjetoi lulëzimin e saj në shumë drejtime. U krijuan të gjitha institucionet deri te Universiteti dhe Akademia e Shkencave, por deri në vdekjen e Titos më 1980 ishte kohë e pamjaftueshme të krijohet tradita shtetërore.
Shqiptarët e Kosovës nuk qenë të gatshëm t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që u ofronte politika e Titos me Kushtetutën e vitit 1974. Sidoqoftë, Kosova krijoi identitetin e saj politik dhe rikrijoi marrëdhënie kulturore, shkencore e arsimore me Tiranën.
Zhvillimi kaq i hovshëm i Kosovës ishte një pasqyrë e keqe për regjimin e Tiranës. Prapambetjen e Shqipërisë regjimi e shpjegonte me arsyet historike. Por, si të shpjegonte që Kosova njësoj e prapambetur deri në Luftën e Dytë Botërore tani kishte arritur më shumë se Shqipëria?
Duke shfrytëzuar euforinë e përparimit të hovshëm ekonomik e arsimor të Kosovës, regjimi i Tiranës, i cili më 1968 e kishte kundërshtuar idenë e Kosovës Republikë, tani po i nxiste kosovarët ta kërkonin atë.
Viktimë e këtij mashtrimi ranë pjesa më vitale e Kosovës: rinia dhe inteligjencia.
Në vend që ta ndërtonin Republikën e Kosovës (gjë të cilën pothuajse e mundësonte kushtetuta e vitit 1974) ata po e kërkonin!
Demonstratat e vitit 1981 ishin manifestim i kësaj kërkese në kohën kur Tito kishte vdekur dhe kur për klanin serb kjo gjë ishte e mirëseardhur për të rimarrë pushtetin në emër të rrezikut nga irredentizmi shqiptar. Po ashtu, ky do të ishte shkas për t’u ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe ky fakt i mirëseardhur për regjimin e Enver Hoxhës për të evituar rrezikun e influencimit liberal në Shqipëri.
Kjo gjë pati edhe anën tjetër të medaljes. Ndonëse demonstratat e vitit 1981 shkarkuan politikanët më të zotë të kohës, Mahmut Bakallin dhe më vonë edhe Fadil Hoxhën, ato, njëkohësisht, krijuan terrenin për lindjen e një klase të re politike të ndërgjegjësuar nga rreziku që vinte nga Beogradi e Tirana, në krye të së cilës ishte Azem Vllasi.
Kjo po e zemëronte Enver Hoxhën dhe serbët. Në interesin e të dy palëve ishte të rrënohej autonomia e Kosovës duke u dëshmuar karakteri stalinist i demonstratave. Kjo i shërbente Beogradit për të maskuar revidimin e kushtetutës jugosllave në sytë e Zagrebit e Lubjanës.
Nga Tirana në Beograd do të kenë ardhur listat e emrave të aktivistëve të grupeve ilegale në Kosovë krerët e të cilëve ishin të lidhur me ambasadat shqiptare nëpër botë. Zbulimi i çerdheve ilegale në Kosovë me togjet e librave dhe fotografitë me mustaqet e Stalinit, me të cilat Tirana i “armatoste” këto grupe, trishtonin opinionin në Kosovë.
Në anën tjetër, dënimet me burgime të gjata të të rinjve, ngjallnin ndërgjegjen atdhetare te shqiptarët e Kosovës përgjithësisht e në veçanti e ndërgjegjësonin klasën e re politike. Kësisoj, serbët në Kosovë filluan të ndjehen në një vend të huaj për ta.
Edhe propaganda e Beogradit kishte të metat e veta. Duke e tepruar me gënjeshtra për kinse ndjekjen dhe terrorizimin e serbëve në Kosovë nga ana e shqiptarëve, ajo ia krijoi popullit të vet ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë. Dhe kjo ndjenjë e kaploi jo vetëm minoritetin serb në Kosovë, por mbarë kombin serb. Këtë gjë ndryshoi më vonë paraqitja e Sllobodan Millosheviqit në skenën politike serbe.
Millosheviqi minoi në vazhdimësi atë që Azem Vllasi po ndërtonte. Këtu Millosheviqi kishte një disavantazh dhe një avantazh. Disavantazhi ishte se gjersa ishte Tito gjallë, Azem Vllasi kishte qenë personaliteti më i përkëdhelur i Titos dhe këtë e dinin të gjithë. Duke luftuar Azemin, Millosheviqi dekonspirohej si anti-titist, në kohën kur sentimenti titist ishte shumë i madh në gjithë Jugosllavinë (përjashto kroatët dhe shqiptarët në kujtesën e të cilëve ishin të ngulitura krimet e partizanëve të tij).
Por, Millosheviqi kishte edhe 2 aleatë të mëdhenj në Kosovë në betejën kundër Azem Vllasit. Kishte propagandën enveriste në Kosovë dhe paaftësinë e shokëve të Azemit për ta mbrojtur atë. Përpjekjet e parreshtura të Millosheviqit që Vllasi të rrënohet përmes organizatës së komunistëve të Universitetit të Prishtinës dështuan për shkak të qëndrimit stoik të Prof. Dr. Liman Matoshit. Por, kur këtij i përfundoi mandati, e madje edhe vetë Azemit i përfundoi mandati si kryetar e nuk kishte mundësi statutare të rizgjidhej, Azemi u eliminua dhe u burgos.
Ajo që bëri Millosheviqi më pas ishte se ua ndaloi mediave serbe të flisnin për “terrorin e shqiptarëve ndaj serbëve”. Serbët në Kosovë filluan të ndjehen të sigurt e të paprekshëm. Në të njëjtën kohë, mediave shqiptare në Kosovë u dha liri të madhe për të shkruar për dhunën serbe mbi shqiptarët. Me këtë ai nisi procesin e trimërimit të serbëve dhe frikësimit të shqiptarëve, proces i cili Kosovën do ta shmangte nga rendi i ditës gjatë kohës e cila i duhej për t’i spastruar punët me sllovenët, kroatët, boshnjakët etj.
Kjo që thash më lart është shumë e logjikshme. Se është luajtur kjo lojë nuk kam asnjë dyshim. A është luajtur ndonjë lojë më e madhe se kjo mund të vërtetohet kur të hapen arkivat ruse e amerikane për kohën në fjalë. Për fillim do të mjaftonte që Tirana t’i hap arkivat deri më 1992.
Artikull ineresant,edhe mund te jete keshtu por dhe mund te mos jete,pa fakte keto jane hipoteza megjithate artikulli eshte terheqes.
Tung i nderumi Nexhmedin, ke dhone leksion te mire per shqiptaret qe e dun Shqiperine po nuk kuptojne punet, leksion i mire per rastin konkret por edhe pozimin me nje shembull konkret te ‘prerjes’ qe i duhet bere ngjarjeve kardinale te ndodhura, per te nxjerre te verteten mbi PERSONAZHet dhe LOJen qe kane luajtur bashkerisht.
Keshtu, se paku ky milet te kuptoje ‘mbas kosit’ cilet jane Lojtaret dhe LOJa.
Dhe jo te japin mend pa pas mend as sa pulat…
Nigjo shtate here e fol nji here, ka thone i pari.
arkivat i keni ne moske per periuden e luftes edhe jane hapur atje!
HALLI I MADH I NEXHMEDINIT. MOS HAPJA E ARKIVAVE!.PO ATO QE JAN TE HAPUR PERSE NUK FLET NEXHMEDINI.?
Nexhmedini ne kete shkrim kerkon te fuse gure nen rrota te dy shteteve te te njejtit trunge shqiperis dhe Kosoves. Medje ketu autori e ka hallin tek diskretitimi I Sali Berishes ne lidhje me qendrimin faktik ndaj Kosoves dhe per ti hutuar opinionin Nexhmedini kerkon ti bjere large e large me qellim qe opinioni te merret me shtetin, ish komuniste si “shkaktari” I tragjedis Kosovar dhe Berishan ta nxjerr si “shpetimtarin “ e Kosoves
E gjith mjergulla sillet rreth mungese se hapjes se arkivave.
Pore le te ndalimi pak aqe sa dijem ne per keto ngjarje.
Demonstratat e vitit 1968 i dhen nje impuls me te madhe perparimit te Kosoves e cila do te qonte tek kushtetuta e viti 1974. Te mos harrojme se shteti shqiptar ka bere te gjitha perpjekjet nga te gjitha anet per te perkrahur Kosoven. Ne keto mardhenje Profesoret shqiptar jepnin mesim ne auditoret e universitetit te Prishtines . Shqiperia ka mbeshtetur Kosoven madje aqe shume sa qe dhe armatimi qe u hap ishte i planifikuar edhe per armatosjen e Kosovarve. Ket e dijet te gjith. Pore Nexhmedini para se te shkruaj per Arkivat te shkruaj per ato qe njifen botrishte.
1. Te shkruaj per Kontraten Ahmet Zoge dhe Nikolla Pashic i cili pashici ishte ulur kembe kryq ne Tirane nepermes Ahmet Zogurt.
2. Te shkruaj se si Ahmet Zogu shperbleu Pashicin me Shenaumin dhe me Vermoshin.
3.Te shkrua se si Leka Zogu ne vitin 1981 doli ne te gjith televizionet e Serbis dhe denoj demonstratat e Studenteve dhe rinis Kosovare duke i cilesuar ato si indoktrinim i ideologjis se Enver Hoxhes dhe i teoris M-L .
4. Te shkruaj se si Sali Berisha Refuzio nismen e intelektuaslve shqiptar per pajtimin mbar Kombetar.
5. Te shkruaj se si Berisha furnizio me Nafte Serbin ne lufte kunder popullit Vella te Kosoves.
6. Te shkruaj se si Brahim Rugova mbajti penge kosoven me teorin me regresive te zgjidhjes se pavarsis se Kosoves me mjete paqesore.
7. Te shkruaj se Si Sali Berisha Ushtrin Clirimtare te Kosoves (UCK-ne e cujten UCK-e te krijuar nga propoganda Serbe.
8 te Shkruaj se si Sali Berisha Kerkonte te rrezonte qeverin Socialiste te kryesuar nga Pandeli Majko se sipas tije me kete qeveri socialiste nuk munde te zgjidhen ceshtja e Kosoves.
9. Te shkruaj se si Berisha i bete thirrje faktorit Kosovar te mos firmoste marrveshjen e paces ne Rambuje.
10te shkruaj se si Berisha dha detin Greqise e te tjera.
Te gjith keto nuk kane nevoje per hapjen e arkivave pore qe faktori shqiptar dhe vecanrishte te rijet shqiptare duhet te njihen me keto probleme kaqe te renda per shqiptaret.
Me qe jemi ne prage te fushates elektorale Nexhmedini kerkon ti vije ne ndihmne Berishe se diskretituar nga qendrimi teper negativ te problemeve tona kombetare ndaj kerkon qe keto probleme ti shtyje ne kanata Greke.
Sa per problemet e Enver Hoxhes dije mire qe nje pjese te mire te ketyre problemeve i zbardhi edhe deshmitarja okulare e ngjrjeve te jetuer zonje Vito Kapo ne intervistet e saje para pake ditesh.
Pra Nexhmedin.! Mos prit te hapen arkivat se ke se c`fare shkruan per kete klas politike kaqe negative e cila duke bertitur per te kaluaren i heq copa atedheut sote dhe kelemxhin si puna jote kerkone ta kapin veshin large e me large.
Pershendetje i nderuari Nexhmedin! Kjo pike e nxehte dhe ne te njejten kohe e ftofte e politikave nderkufitare komuniste e postkomuniste ka shume te verteta brenda.Por a ka dosje qe ja vlene per tu hapur ne Shqiperi? Duhet kuptuar se politikanet e prekur nga dosjet u bene shefa te vete dosjeve si pro komuniste dhe te tjere post komuniste, qe jane te perfshire ne aktivitete dhe se mund te jene personazhe te shkrimit tuej te mesiperm.Deri tani nuk jane hapur, sepse nuk i intereson pushtetareve. Edhe ata qe bertasin “Te hapen dosjet”, nuk jane aspak te interesuar ne kete pike.Askush nuk ja hape te keqen vehtes. Sigurisht nje dite do te hapen. Po çfare do te lexojme? Ujku kishte qene nje qingj i mrekullueshem .Jam i njemendje me ju persa i takon pranveres ekonomike kosovare te viteve 70 – 80.U dhane ne fillim shume leje per te pare te afermit e tyre ne Kosove dhe kur ktheheshin ne Shqiperi tregonin arritjet e pabesueshme te te afermeve matane kufinit ne mireqenje e prosperitet. Jam deshmitar i nje nene prej Tropoje qe vinte verdalle ne ministrine e brendeshme shqiptare per nje leje njejavore per te pare motren e vet ne Gjakove.U duk se puna u krye, por nena e shkrete iu pergjigj pyetjeve te hetuesit drejte e drejte tamam si nje nene e vertete malesore qe nuk di te beje dredha e rrena.Hetuesi ne provokim i tha “Nene mos u merr tesha e rroba atyre, se jane fukarenj e i ven ne siklet” Nena malesore iu pergjigj “Ca thue mor bir, motra jeme n’Gjakove ka pasuni sa tane kooperativa e Tropojes” Kaq u desh dhe e mjera nuk e pa kurre ma motren e vet, por kjo u be shkas te vendosej dry i forte portave shqiptaro – kosovare.Falemnderit. Falemnderit.
I nderuar Selimi.!
Sa kleq me vjen qe nuk kurseheni asgje ne irritimin ndaj nenes shqiperi.! Kjo nen qe nuk fleti gjume kurre per interesa te Kombit juve vazhdoni te shpreheni vrere dhe mllef.
Nuk e kuptoi se sa shume shkrime jane bere kunder shqiperis qe po ti marrim dhe ti vjeme ne balance me shume shkrime keni bere kunder shqiperis se sa kunder Sllobodan Milloshevicit.
Vertet juve keni pasur me shum pasuri se neve sepse Titua duke perdorur emigracionin si mjet themelor per boshatisdjen e Kosoves ne te vertet ju kethye ne bumereg kjo per miren e kosoves dhe te shqiperis ne dy aspekte.
1.Arsyeja e pare fale propagandas se shqiperise ne arenen nderkombetare per rrezikun e boshatisjes se kosoves beri qe Kosovaret te derdhin tere te ardhuar ne Kosove , natyrishte fale edhe sakrificave sublime te tyre.
2. Po ashtu Shqiperia asnjeher nuk e pushoi luften e saje me mjetete te propagandes dhe ne arenen nderkombetar per nderkombetarizimin e ceshtejes se Kosoves.
Vertet keni pasur pasuri dicka me shume nga ne pore mos harro se ju kosovaret sillnin ne shqiperi nailone dhe merreshi kombrik dhe fanelata, sillni ene kaucuku dhe merrnin ene bakri dhe alumini shume te pelqyera per juave. Ne jemi deshmitare qe shume Kosovar kane marre edhe kredi per te sjellur ne shqiperi sa me shume materiale. Pore kjo nuk na ka trenditure asnjeher sepse neve kemi qen disa here me mire nga jue e perse.?
a)Vertet juve kishit pasuri pore ama apelin ua bente serbi shpesh here, u denonte u masakronte dhe u bente njemije nje te zeza.
b) Ju Kosovaret keni arritur deri atje sa qe te mos jeni te zotet te mbyllni ase deren e banjos se serbi kishte dhen urdher qe dyer e shtepise dhe te bonjove ti mbani hapur ne cdo kohe.
Ateher perse e bemn kete lavdate per te treguar ultesin tuaj apo e beni kete propagande se dikujte pertej kosoves i sherben.Kete e dini juve pore ne nuk e kemi ndermende te degjojm pallavrat ase te Nexhmedinit ase te Selimit.
I nderuar Selimi. Kur rinia heroike Kosovare ne vitin 1981, u hodhe ne protesta te fuqishme Leka Zogu. (edhe ky me origjine ne Tropoja) deklaronte ne te gjith televizionet e Serbise . duek then. C`fare ka rinia Kosovare, perse proteston, ajo eshte indoktrinuar nga idet e Enver Hoxhes, Ta dijen mire Kosovaret thoshte- Leka se sa ka televizione popullate e prishtines nuk ka e gjith shqiperia. Pra kjo propagande kunder shqiperis kunder rrenjeve te juaj nuk ka pushuar asnjeher. Do te ishte mire qe Nexhmedini dhe Selimi te merreshin me nja 50 000 kosovare te zhdukur qe nuk u dihet akoma ase varri, te denohet Sllobodan Milloshevici i vjeter dhe sllobodan milloshevici i ri, dhe te denohen te gjith keta tradhetare qe nga Ahmet Zogu, Esat Pasha, Sali Berisha dhe te tjer te cilet jane marre ata dhe keta vazhdojne te merren me sistemin e kaluar duke mos pare nen kembet e tyre qe vazhdon te rreshqase cdo dite toka nenkembe te tyre.
Keto duhet te shikoni dhe te shkruani e jo te merreni me brek e kanatjer qe na paski sjelkur ju nga Kosova te keni turp qe merreni me akoma me copa buke.!
Si gjithmone dhe per gjithcka, zoti Spahiu ben lojera fjalesh dhe sofizma. Ai eshte nje ekstremist i pandreqshem dhe nje keqinterpretues i historise. Nje here na thote se qeveria komuniste paska kundershtuar protestat kosovare te 1968 dhe kerkesen per ” Kosoven Republike ” dhe, thote, ketu ka bere gabim. Pastaj thote se qeveria komuniste ka bere gabim qe i perkrahu apo nxiti kerkesat e kosovareve per ” Kosoven Republike ” ne vitin 1981. Tani si ta kuptojme qe paska bere gabim edhe atehere, edhe me mbrapa.
Nexhmedin ! Po shoh se te shqetesojne shume hapja e arkivave. Edhe une do te deshiroja te hapeshin. Mirepo, kam vene re qe vetem shtete dhe popuj pa dinjitet pranojne te nxjerrin cdo gje ne shesh. Shume gjera jane mesuar nga dokumentet ruse dhe ato anglo-amerikane dhe, edhe me kaq pak, duket qarte qe qendrimi i formacioneve dhe individeve historike qe ti merr ne mbrojtje, ka qene antikombetar. Megjithe numrin pambarimisht te madh te fajeve te regjimit komunist te Shqiperise, koha po tregon se, te pakten, ne dy aspekte, ai regjim qendron shume me lart se kundershtaret e vet politike: Ne problemet e ceshtjes kombetare si dhe ne faktin se ai nuk ishte nje regjim hajdutesh, sic jane regjimet e sotme ne te dy anet e kufirit.
Njeriu eshte i lire te thote cfare te doje, por edhe ne, njeri-tjetrin do ta gjykojme nga fakti se sa theniet e tij perputhen me te verteten historike. Atdhetaret e vertete mbajne qendrime mospajtuese me veprimet e politikes edhe te se shkuares, por me shume te se sotmes.
Nexhmedin! A din gje per nja 350 km2 det qe deshten me ia dhene grekut para tre viteve? A ke degjuar gje per berjen e varrezave te ushtareve greke ne token shqiptare qe paten rene ” ne lufte per clirimin e Eliadhes” ? Po, per pergezimin qe presidenti i sotem grek iu beri shoqatave minoritare greke te shqiperise ” Per punen e mire qe kini bere per helenizimin e Vorioepirit keto 22 vjet ” a ke degjuar gje? Nese s’ke degjuar, perpiqu ta mesosh dhe pastaj na thuaj se kush eshte pergjegjes per kete.
Nexhi si jevg qe eshte flet pa emocione per ngjarjet shqiptare. Nexhi e ka krye shkollen e Titos ne Kumrovc dhe tera keto qei thot i ka me porosi prej Serbie.I lus vllezerit tan ne shqiperi qe mos ti identfikojn krejt kosovaret me disa njerz te shitur qe flasin keq per shqiperin!