Qeveria shqiptare vendosi t’i kerkoje zyrtarisht Greqise shfuqizimin e “Ligjit te Luftes” me Shqiperine. Kerkesa u be nga ministriipuneve te jashtme, ne takimin e zhvilluar diten e enjte me ambasadorin eri te Greqise ne Tirane, zotin Rikanas. Ishte po ajo dite, kur policia greke ktheu mbrapsh ne kufi 35 bebe shqiptare te lindura ne Greqi, por qe ne pasaportat e tyre shqiptare e kishin te shkruar vendilindjen ne gjuhen shqipe. Ne paragrafin e parafundit te komunikates per shtyp te Ministrise theksohet shprehimisht se “Z. Panariti përsëriti kërkesën për shfuqizimin e “Ligjit të Luftës”, një ligj absurd i vjetër i Greqisë, veprim i cili do t`i çonte në një stad të ri marrëdhëniet e dy vendeve”.
Me ne fund, diplomacia shqiptare u be trime. Per shume vite, eshte vene re një kurbë zbritëse në ligjërimin politik formal, por edhe në praktikën politike të politikanëve e të institucioneve të shtetit shqiptar kundrejt problemeve te mprehta te vendit tone me Greqine. Per keto probleme kane folur kryesisht intelektualet shqiptare, por jo edhe aq politika dhe diplomacia zyrtare shqiptare.
Ne njoftimin e Ministrise perdoret shprehja “perseriti kerkesen”, duke lene te kuptohet se kjo kerkese eshte bere edhe me pare nga ana e diplomacise shqiptare. Mundet te jete edhe keshtu, por publikisht eshte e para here qe behet e ditur nje kerkese e tille. Mundet qe ajo te jete shtruar me pare (natyrisht, me gjysme zeri) ne bisedimet matane dyerve te mbylluara te diplomacive te te dy vendeve, ndersa publiku tani e meson nje gje te tille.
Kerkesa e zotit Panariti vjen ne nje kohe te trazuar te marredhenieve midis dy vendeve fqinje. Problemet e vjetra jane ngaterruar me ato te reja, te acaruara vecanerisht vitet e fundit. Nje marreveshje e ujerave detare, e hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e vendit tone, vazhdon te tundet ne ere si trofe nga pala greke. Emocionet nacionaliste jane ngritur ne te dy anet e kufirit dhe pasojat e ketyre emocioneve i vuajne pastaj deri edhe bebet e vogla qe kthehen mbrapsht ne kufi. Ne keto emocione perfshihet shpesh here dhe vete kryeministri Berisha, me deklaratat e tij patetike per Prevezen etj. Natyrisht, Berisha nuk ka ndonje nip apo mbese qe ta gdhije naten e janarit te porta e kufirit grek.
Nga ana tjeter, Parlamenti shqiptar qe pritet te mblidhet keto dite ne sesionin e ri, ka ne tryezat e deputeteve nje Projekt – rezolute te dorezuar nga dy deputetet e partise qe perfaqeson komunitetin cam ne vendin tone. Situata e marredhenieve midis dy vendeve pra, eshte potencialisht acaruese. Ne kete kuader vjen edhe kerkesa e ministrit te jashtem shqiptar.
Eshte e qarte se kjo ceshtje, pra heqja e “ligjit te luftes”, ze vend te pare ne morine e problemeve te marredhenievemidis dy vendeve fqinje. Ajo ul ose ngre tonet e retorikes nacionaliste ne te dyja anet e kufirit. “Ligji i luftes”(nr. 2636/1940 )vazhdon te mbahet ne fuqi ne Greqi jo thjesht si relike muzeale e se kaluares. Ai perdoret prej saj ende ne ditet tona, pas 73 vjetesh, si mjet per qellime aspak miqesore ndaj vendit tone, sa here qe ajo e gjykon te nevojshme nje gje te tille.
Vendet tona kane njohur zhvillime pozitive ne marredheniet midis tyre, qe nuk mund te perfytyroheshin para 20 vitesh. Ne Greqi jetojne me e pa dokumente, rreth 800 mije shqiptare. Marredheniet ekonomike kane tregues te qendrueshem. Bisneset greke kane hyre ne menyre te kenaqshme ne vendin tone. “PO” – ja qe dha Greqija per hyrjen e Shqiperise ne NATO ishte vendimtare. Sidoqofte, ka ende shume hije dyshimi ne marredheniet midis tyre.
Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Sigurisë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur nga ish – presidenti Berisha me 21.03. 1996, flet per te drejten e qytetareve shqiptare per te kerkuar pronat e tyre te pretenduara ne Greqi “me rruge gjyqesore”. Por popullsia came nuk mund ta kerkoje nje gje te tille, sepse ajo eshte e denuar te vuaje pasojat e “Ligjit te luftes”, qe nuk ka ndryshuar me kete Traktat dhe qe nuk lejon kerkimin e ketyre pronave. Ne keto rrethana, ky Traktat miqesie nuk ka vlere, te pakten persa i perket ceshtjes se pronave te cameve ne Greqi.
Per fat te keq, ky Traktat sherbeu per shume vite per te vene ne gjume shume njerez, posacerisht komunitetin cam ne Shqiperi, duke ushqyer me kot iluzionet per nje rikthim te tyre ne trojet e veta. Diplomatet shqiptare qe u moren me tekstin e Traktatit, jo pa arsye “harruan” te kerkojne qe, ne fund te tij te shkruhej se,me kete traktat abrogohet “Ligji i Luftes”. Traktati u nenshkrua vetem 65 dite para zgjedhjeve parlamentare te 26 majit te atij viti ne vendin tone.
U desh te vinte viti 1999, kur qeveria shqiptare, e drejtuar nga socialistet, te kerkonte zyrtarisht pergjigje nga pala greke per ate, ne se ishte abroguar “Ligji i Luftes”, me nenshkrimin e Traktatit te Miqesise, apo jo. Dhe pergjigja, perkunder titullit te Traktatit , ishte aspak miqesore. Me notën F.237/269, datë 28 qershor 1999, në përgjigje të interesimit të ambasadës shqiptare në Athinë, Ministria e Punëve të jashtme greke njoftonte zyrtarisht se “Ligjet greke Nr.263/1940 dhe 4506/1966 janë ende në fuqi.” Pra miqesi, bashkepunim dhe siguri nen hijen e ligjit te luftes mbi koke!
Keto ligje nuk u abroguan nga autoritetet greke as me anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Sipas nenit 1 të Traktatit te NATO-s, “Anëtarët angazhohen… që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, t’i shmangen kërcënimit ose përdorimit të forcës”. Por kjo nuk kishte vlere per rastin tone.
Më 27.04.2009, vetem 61 dite para dites se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te atij viti, qeveria shqiptare, e drejtuar nga zoti Berisha dhe qeveria greke e drejtuar nga zoti Karamanlis, nënshkruan ne Tirane Marrëveshjen “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Historia e kesaj mareveshjeje tashme dihet.
Nderkohe, gjate tete viteve te qeverise se Berishes, nuk eshte kerkuar asnjehere me pare abrogimi i “Ligjit te Luftes”. Perkunder kesaj kerkese minimale te pales shqiptare, kane vazhduar leshimet ndaj kerkesave dhe petendimeve greke, ku bejne pjese edhe ndertimi i varrezave te ushtareve greke ne Gjirokaster e Permet etj, me “bekimin” e heshtur te qeverise se Berishes.
Te dy marreveshjet e deritanishme te zotit Berisha me Greqine, jane nenshkruar per t’u perdorur si trakte elektorale te tij, si kapital per zgjedhjet, nderkohe qe ne Greqi vazhdojne te mbeten disa qindra mijera shqiptare. Kuptohet qe ne te dyja rastet, si ne vitin 1996, ashtu edhe ne vitin 2009, qeveria greke nuk ka munguar te kerkoje pjesen e saj te shperblimit per kete “nder” te bere ndaj Berishes dhe partise se tij ne prag te zgjedhjeve.
Ne komunikaten e fundit te Ministrise se Puneve te Jashtmeflitet, nder te tjera, per nje takim tjeter te nivelit te larte midis dy vendeve, kuptohet, edhe ky, ne prag te zgjedhjeve parlamentare qe po vjne, ndoshta dyzete dite para zgjedhjeve. “Gjatë takimit, u diskutua mbi hapat që të dy palët do të ndërmarrin për dinamizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kuadër, të dy qeveritë po punojnë për të zhvilluar së shpejti një takim në formatin ndërqeveritar G-G”, – thuhet ne njoftim. Nuk dihet se cfare eshte “formati nderqeveritar G-G”. Me sa duket, ne prag te zgjedhjeve te reja, do te zhvillohet ndonje takim tjeter show midis dy kryeministrave, natyrisht, jo pa kosto per vendin tone. Ceshtja eshte se atmosferen e takimit po e prishin ato te qara bebesh shqiptare te emigranteve qe po kthehen ne kufi keto dite janari nga policia greke.
Ne Parlamentin shqiptar gjendet prej tre javesh e depozituar nje Projekt – rezolute e dy deputeve came me 13 pika. Ne te vertete, nuk ka nevoje per kaq shume kerkesa ndaj Greqise. Mjafton te mbetet per miratim, vetem nje pike e Projekt – rezolutes, ajo e heqjes se “Ligjit te Luftes” dhe kjo do te ishte e mjaftueshme per momentin. (Pika 3 e projekt – rezolutes: Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare) Ligjet greke të luftës kishin dhe kane si pasojë kryesore, vënien në sekuestro konservative të pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, kupto, te popullsise came. Heqja e “ligjit te luftes” eshte kerkuar tashme edhe nga ministri i jashtem shqiptar, prandaj ajo nuk eshte me nje tabu.
Ajo, pra heqja e “Ligjit te luftes”, do t’i hapte rruge nje procesi te vertete te marredhenieve miqesore midis dy vendeve. Ajo do t’i jepte kurajo diplomacise shqiptare qe ta artikulonte me ze te larte kete kerkese ne te gjitha kontaktet me autoritetet greke; do te hiqte hijet e dyshimit ne marredheniet midis dy vendeve. Kjo do t’i clironte edhe deputetet tane nga sikleti i madh, nese duhet apo nuk duhet ta miratojne Projekt – rezoluten came ne Parlament, pa patur frike se po i prishin marredheniet me Greqine.
“Ligji i Luftes” qe mbahet ne fuqi ne Greqi, sherben si nje pretekst ligjor per te mos e lejuar popullsine came te kerkoje, qofte edhe ne menyre individuale, pronat e te pareve te vet, ashtu sic ndodh me te gjithe qytetaret e tjere ne te gjithe boten. Nga ana tjeter, mbajtja ne fuqi e ketij ligji, e ngarkon atmosfesen e marredhenieve midis dy vendeve me hije te medha dyshimi per qellime hipotetike aspak miqesore te vendit fqinj qe e mban ne fuqi kete ligj ndaj vendi tone.
Ik ore Hamdi mos na hap barkun se kur ishit ju ne pushtet e kthyet Shqiperine ne nje vend vasal te Greqise ….
nuk i intereson turkofagut heqja e ligjit te luftes..
I kerkohet Greqise te heq ligjin e luftes:
-ne kohen kur nga ana tjeter kryepushtetari Berisha shprehet per big Albania der ne Preveza……!!!
-ne kohen kur kerkohen tokat[dhene nga muftiu turk] e cameve……!
-kur perdite mushka me hasisi kalojne kufirin grek……!
-kur perdite kapen makina,fortosura me droge,ne menyra nga me te cuditshme…….!
-kur perdite kthehen njerez ne dogane,per parregullsi dokumentash…..!
-kur ne pothuajse gjithe media-n e shqipshkruar,greket dhe Greqia shahen 24 ore,non stop….!!!
-kur madheria e Tij,z.Anastasios,urrehet dhe shahet nga 83% e muslim brodhers…..!!!
-kur ne fushen e krimit ne Greqi,shqipfolesit zene vendin e pare,se bashku me arapet islamike….!
A ka logjike ne kete kerkese…!!???
“Tourkobythas” o politikan i semaforeve, ç’mendim ka truri (apo me mire te themi “tallashi” qe ke ne koke) per citimin e meposhtem te artikullit qe ti komenton:
“Sipas nenit 1 të Traktatit te NATO-s, “Anëtarët angazhohen… që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, t’i shmangen kërcënimit ose përdorimit të forcës”?
A nuk i bije qe njeri nga te 2 shtetet te largohet nga NATO per mosperputhje me nenin 1 te saj? A duhet te larohet Greqia qe eshte nga aleatet me strategjike te Natos? A duhet te largohet Shqiperia per te cilen ““PO” – ja qe dha Greqija per hyrjen e Shqiperise ne NATO ishte vendimtare.” (siç thote Jupe po qe eshte plotesisht e vertete)? Apo duhet qe te hiqet ligji absurd i luftes nga Greqia?
Kot qe te pyes, s’ke tru ti per keto pune, shko tek semafori se mund te humbasesh ndonje klient me “vlere”, e mos harxho kohe me diskutime problemesh te cilat “tallashi” qe ke ne koke nuk arrin as ti kuptoje, e jo më ti analizoje
@tourkofagos,
a e di sesi thone per sorrollopin tend ne Greqi?
Ja po ta them une:”Grek nuk behesh kurre…”.
Ajo qe ju ben me te vertete te mjere e te dhjere ju wannabe-ve grke,ju rrenjedaleve,eshte se shqiptare natyrisht qe NUK jeni,por edhe grek padyshim qe NUK jeni…hahahahahahaaaa…
Ju jeni si ata langaraqet qe nuk i pranojne e i shtyjne nga te dyja anet si te kishit lebren…
@tourkofagos,
a e di sesi thone per sorrollopin tend ne Greqi?
Ja po ta them une:”Grek nuk behesh kurre…”.
Ajo qe ju ben me te vertete te mjere e te dhjere ju wannabe-ve grke,ju rrenjedaleve,eshte se shqiptare natyrisht qe NUK jeni,por edhe grek padyshim qe NUK jeni…hahahahahahaaaa…
Ju jeni si ata langaraqet qe nuk i pranojne e i shtyjne nga te dyja anet si te kishit lebren…
Ne fakt ju jeni LEBROZET e Shqiperise por, qe as greket nuk ju qasin,vecse per te bere ato punet e ndyra te zagareve qe lehin poshte e perpjete – ja per kete jeni te “afte” ju gjakdhjere!
@tourkofagos,
a e di sesi thone per sorrollopin tend ne Greqi?
Ja po ta them une:”Grek nuk behesh kurre…”.
Ajo qe ju ben me te vertete te mjere e te dhjere ju wannabe-ve greke,ju rrenjedaleve,eshte se shqiptare natyrisht qe NUK jeni,por edhe grek padyshim qe NUK jeni…hahahahahahaaaa…
Ju jeni si ata langaraqet qe nuk i pranojne e i shtyjne nga te dyja anet si te kishit lebren…
Ne fakt ju jeni LEBROZET e Shqiperise por, qe as greket nuk ju qasin,vecse per te bere ato punet e ndyra te zagareve qe lehin poshte e perpjete – ja per kete jeni te “afte” ju gjakdhjere!
Ee turkofak turkofak..
Kot gerthet e cirresh si sorre.
Si po vene punet do ti kerkojme te gjitha.
Shume sakt!Por po shkruan shumë pak?Duhesh përditë!…Jemi larguar prej mizerabilitetit kohor që duhet permbysur urgjentisht!…Ti je ai qe te njoh dikur!…
Hamdi !! kur na shet edhe ti patriotizem ,po pse o komunist i ndyrre e ke zgjidh ti problemin e tokave ne shqiperi, dhe tani do te zgjidhesh edhe te cameve,po nuk ishit ju komunistat e qelbur te pd e ps qe me 7501 u morret tokat shqiptareve te shqiperise ? po kur nuk regulloni dot punet e shtepise tuaj do i kerkoni llogari komshiut?sa me shume flisni ju me hipokrizi aq me shume familje shqiptare vuajne ne kufi por ti nuk e ndjen cdo te thote kjo prandaj kakarit si kodosh dhe na ben te zgjuarin o fare e keqe.