Fëmijët e politikanëve dhe Gregu

20 Janar 2013, 20:40Blog TEMA
Fëmijët e politikanëve dhe Gregu

Nga Ilir Yzeiri

Jam matur shumë herë dhe po aq herë kam qenë në mëdyshje në se duhet ta nisja apo jo këtë shkrim. Për shumë arsye. Por ajo më kryesorja është se argument i tij do të ishin fëmijët. Unë e di se shoqëria jonë nuk ka asnjë skrupull dhe kaosit moral nuk i kanë shpëtuar as fëmijët, por, në këtë rast, unë e kam fjalën për fëmijët e politikanëve, imazhi i të cilëve, shpeshherë, rëndohet për shkak të prindërve. Ne jetojmë në botën e imazhit. Gjithë shoqëria jonë është si në një Big Brather gjigand. Imazhi ynë kapet nga cilido dhe mund të përfundojë në një ditë të bukur në ekranin e cilitdo aparati celular. Jemi në atë fazë të zhvillimit ku, siç thonë shkencëtarët e komunikimit, të gjithë dhe gjithçka gjendet në të njëjtin ekran. Shoqëria jonë është shoqëri virtuale, në kuptimin se ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me cilindo që ne duam dhe me cilindo që ne nuk duam. Nga kjo pikëpamje, lufta që bëjnë mediat sot është se kush e kush ta sjellë më shpejt botën në katër ekrane: në kompjuter, tv, tablet dhe mobil. Por kjo është ana teorike e problemit. Në praktikë janë vënë në një pikëpyetje të madhe imazhi dhe thelbi ynë. Disa njerëz janë të dënuar që ta lënë peng imazhin e tyre, qoftë për mirë, qoftë për keq. Politikanët dhe njerëzit publikë janë personazhet që joshin më shumë publikun me imazhin e tyre. Po me cilin imazh? Prej SHBA-ve ka ardhur imazhi i politikanit si star, si yll kinemaje apo si yll rroku. Kini parasysh me këtë rast foton e Klintonit duke i rënë saksit- për të sjellë vetëm një shembull. Mirëpo, imazhi i politikanit si rokstar ishte vetëm një zgjerim i paradigmës së njeriut të pushtetit, i cili nuk përfytyrohet më vetëm me frakun e ngrirë të burokracisë, por gjithnjë e më shumë afrohet me tendencat që krijojnë stil e modë, për të paraqitur kështu më mirë thelbin modern e postmodern të politikanëve që po qeverisin një planet, i cili që nga Lufta e II Botërore nuk ka njohur përplasje e konflikte, por më shumë ka pasur zhvillim e tani në fund krizë.

Mirëpo, kur vjen puna për Shqipërinë, për fat të keq, teoritë bien si gjethet në dimër. Ne nuk jemi ende një shoqëri e lirë dhe e hapur. Ne jemi një shoqëri e shthurur nga kodi moral e shoqëror, por që mbahemi në këmbë nga frika prej tjetrit. Shteti ende nuk ka peshën që të rrijë mbi ne dhe të jetë ligji që dënon dhe na mbron të gjithëve. Nga kjo pikëpamje, ne ngjajmë si një kopsht zoologjik ku herë-herë duken kafshë të lumtura e herë-herë shfaqen kafshë të tërbuara.

Këtyre ditëve të fundit të gjithëve u ka bërë përshtypje se përsëri në qendër të opinionit publik janë vënë fëmijët e kryeministrit të Shqipërisë. Ndërkaq, si për ta plotësuar për keq këtë panoramë, ditën e premte në shoun e Arian Çanit, diku pas orës 22 të darkës, bashkë me një grup të rinjsh që ngjanin si të « dalë mendsh » nga gëzimi, u shfaq edhe vajza e vogël e Ilir Metës. Personalisht mbeta i shtangur dhe m’u dhimbs ajo fëmijë. Si ka mundësi -thashë -që prindërit e saj, dy nga politikanët e vjetër tashmë të këtij vendi, nuk e dinë që imazhi i fëmijës së tyre është i shtrenjtë dhe nuk mund të bëhet publik ? Fëmija nuk mund të nxirret si në një fotogafi gjigande fshati dhe ta vendosësh në një qendër të madhe emulacioni. Ai ekran ku u shfaq ajo fëmijë që, për fat të mirë, ishte si ëngjëll, në një farë mënyrë është një depozitë gjigande që shihet dhe reflektohet kudo. Në të gjitha vendet me demokraci të zhvilluar nuk mund të shfaqet imazhi i një fëmije në një emision që ka si format zbavitjen dhe trash-in, madje në asnjë ekran bashkë me të rritur të cilët, pasi ajo fëmijë i pafajshëm largohet që andej, nisin e diskutojnë për ato sende që kanë të bëjnë me punët e të rriturve, por me ato punët e natë së të rriturve. Klipi i neveritshëm i atyre të rinjve të LSI-së që imitonte hitin « Gangnam Style » ishte pa asnjë lloj kuptimi dhe përfshirja e fëmijës së dy prej politikanëve të vjetër të Shqipërisë ishte një dëm i madh që i bëhet jo vetëm asaj fëmije, por edhe imazhit të fëmijës në përgjithësi. Hiti koreano-jugor i PSY-së është një parodi që mbështetet në imitimin e lëvizjes së kalit dhe është parë nga shumë njerëz si një shpërthim kënaqësie i të pasurve në kontrast me jetën e ngratë të të tjerëve. Pikërisht në këtë atmosferë, kryeministri i Shqipërisë që përpiqet të bëhet një personazh rrok, poston në FB foton e mbesës adoleshente dhe të nipit bashkë me qenin. Si ka mundësi -them përsëri me veten time- që këta njerëz janë kaq të verbuar apo kaq idiotë dhe nuk ju dhimbset imazhi i njerëzve të tyre të shtrenjtë, por e hedhin për konsum mediatik që të rregullojnë imazhin e kalbur që kanë krijuar vetë ? A e dinë këta njerëz se rrjetet sociale janë si ato kinematë e shqyera në të cilat mund të futen si ata që e duan kryeministrin, si ata që e urrjenë atë. Po çfarë faji ka mbesa e kryministrit që, është edhe ajo si një ëngjëll dhe krejtësisht e pafajshme, që të futet nëpër ambientet e kinemasë së shqyer të rrjeteve sociale ? A e dinë këta njerëz që nuk është etike të postosh imazhin e dikujt tjetër në statusin tënd publik , sidomos kur është i mitur? Mirëpo, ky sharlatanizëm i kryeministrit tonë jo vetëm që nuk të bën më përshtypje, por po krijon modelin se tendenca për t’u dukur rrok është modë që të shpëton nga kalbëzimi. Në fakt është krejt e kundërta. Unë do të lumturohesha nëse mbesa apo fëmijët e politikanëve tanë do të fotografoheshin duke dalë nga Kisha apo nga ndonjë « kolegj ushtarak » me uniformë të mbërthyer deri në grykë, për të dhënë imazhin e njeriut që si shenjë të parë të vetëdijes ka harmoninë e brendshme të rregulluar nga besimi në etikën e Zotit e cila është universale dhe nga vullneti për t’i shërbyer atdheut jo duke rendur pas të rinjve të çartur që këndojnë Gangnam Style, por duke rendur pas dijes e librave. Fëmijët e politikanëve me imazhin e tyre bëhen shpeshherë model për të tjerët. Mirëpo modeli që ka zgjedhur Kryministri ynë dhe çifti Meta, nuk është ai i gjeturi. Ndërkaq, djalin e Edi Ramës e lashë për në fund, sepse ai më ka mrekulluar me dy shkrime që ka botuar. Ato nuk kanë qenë thjesht refleksione apo reportazhe, ato dy shkrime kanë qenë letërsi e vërtetë, madje prozë postmoderne. Duke zgjedhur si mënyrë rrëfimi vetironinë dhe duke vënë në qendër të këtyre rrëfimeve dobësitë e tij njerëzore përballë çunave harrakatë të Xhamllikut, Gregu, me prozën e tij, më ka dhënë atë kënaqësi që më ka dhënë edhe Haruki Murakami, shkrimtari japonez, me librin e tij “Pylli norvegjez”. Në prozën e Gregut ka parafabrikate, ka sharje dhe botë province që nuk merr seriozisht asgjë. Babai i Gregut është objekt batutash, por edhe Gregu vetë është objekt gallate nga një mjedis urban që bie shumë erë Tiranë, shumë erë kryeqytet. Gregu nuk ka asnjë drojë të tregojë dobësitë e veta dhe të prindërve, madje të risjellë në letër humorin që shkaktojnë ato te shokët e tij që nuk marrin vesh nga politika. Gregu për ta është një “pallë e gjatë”. Ironia, stili, humori dhe vështrimi i përmbajtur e bën prozën e këtij djaloshi një tekst brilant. Ndoshta është rasti të them se me Gregun, pra me Gregor Ramën ne kemi fituar një shkrimtar, një shkrimtar të talentuar. Po pse nuk del nëpër tv-ra Gregu? Këtë nuk e di. Pyesni Gregun. Por, me kujdes se mund të bëheni shumë shpejt personazhe të rrëfimit të tij të radhës. Urime, Greg!

22 komente në “Fëmijët e politikanëve dhe Gregu”

  1. mirel says:

    Ah Greg, gre
    k.
    Sa te vjen pas qefit Tema.
    Dy here botova dicka per Gre- un qe binte ne kundershtim me standartet e Temes per G…kun dhe nuk u botuan.
    Si duket Tema po e mban si djalin e njerkes, qe ha gjysmat e kulaceve te femijeve te se “ndjeres”
    Te me falesh Kreg..
    Nuk e kam me ty, por me Temen dhe lavirat qe te bejne qefin.
    Qe te formohesh ke nevoje te perb allosh dhe kritikat dhe te mos merresh vetem me lakenj.
    Do te te demtojne.
    Me beso.

    1. theo Buzi says:

      O Ilir edhe ne kohen e Enverit ti shkruaje njesoj, dmth sahan lepires i atyre qe te japin parete.

      1. fl says:

        Hapi trute dallkauk. Nuk po lavedrohen ketu femijet e udheheqjes si ne kohen tende. Jane ata qe te japin parate ty qe vjen zhgrysh ketu.

  2. Kely J. Andress says:

    Z.Ilir, n.q.s shkruani gjithnje keshtu,(shkruani bukur vertet) atehere mos nguroni te shkruani perseri cilado qofte tema.(pse jo dhe tema per femijet e politikaneve).

  3. albi says:

    epo qe thua ti z.ilir,ka nje domethenie te madhe te jesh femije intelektuali.Te jesh idiot……injorante do pjellesh.Cfare te presesh nga shkurret e Vicidollit nje si azbikoja 3 milioneshe qe ia ka djegur surratin babezia.

  4. Vlora says:

    gregu me femijet e metes e te berishes ka nje ndryshim te madh.

    gregu eshte ne gen qytetare ndersa femijet e metes e te berishes jane dy pale shpellaresh.

    duan 100 vjet te arijne gregun

  5. mirel says:

    Une ne fakt protestoj ne emer te kenges “Gangman Style”.
    Me pelqen ta degjoj me teper se fjalet e Ilirit, dhe nuk do me vinte hic turp qe te dilja ne ekran dhe ta kerceja.
    Ky nuk eshte sakrilegj, sic pretendon Yzeiri, nga ana e anetareve te rinj te LSI-s, dhe as gjeja me e keqe qe i paska bere LSI ketij vendi dhe femijeve.
    Eshte ne rregull nga mendte Yzeiri apo e leshon ndonje sa per ere..

  6. lenci jashari says:

    servil, turp te kesh, i thua vetes dhe intelektual,

  7. EuroMaloku says:

    Si e kishte emrin ai qeni i Saliut?
    Po buçje e Saliut si quhet?
    Kush eshte me i bukur Saliu apo qeni i tij?
    Jane tema me te vertete interesante per shqiptaret…
    Dhe tamam ne kohen e duhur..

  8. albi says:

    le sali-vividolli po edhe ky mirel-muti po na merzit me komentet e tij.Nje 21 janar i tile te rente ne dere e te te perveloje shpirtin qe te shoc e te hapesh syte e mendjen o injorant.Saliu duhet zhdukur nje ore e me pare.Eshte kolera e kombit.

  9. REA says:

    kenges “Gangman Style” I DUHEJ VENE TITULL NDRYSHE MALOKSTYLE ME REGJI MONA INJORANTJA

  10. banija01 says:

    mirel….

    mirel, emrin e ke shume te bukur,edhe si paraqitje mund te jesh shume simpatik e i pashem,po shpirtin e ke kaq te ZI ,kaq katran sa i eklipsone te gjitha anet e jashteme .

    Eshte nje kenge e vjeter e te madhes Anita Take qe thote:-Bukuria shkon e vjen po zemra kure ste genjenen.-

    Bukuria eshte per ca kohe ,kurse zemra ngelet ajo qe eshte pergjithe jeten.

    mirel,pervec shpirtit te keq qe te fali natyra po te dha edhe vese te tjera si genjeshtren dhe te vetpersekutimit.

    mirel duhet te jesh beqare,po ne qofte se martohesh do ti lutesha perendise te te ket lene steril qe te mos besh femije se nuk e meriton.

    Kur nuk ke mendje per vete nuk je ne gjendje tu japesh te tjereve.

    mirel vertet nuk esht sakrilegj te kercesh si te rinjte e LSI po sakrilegj eshte te jesh “mireli i shkrimeve”te mesiperme.

    1. mirel says:

      E bukura markeze
      Syte e tu te zeze,
      Me therrin mu ne zemer.

      ” Me therin mu ne zemer.. Syte e tu te zeze
      Moj markeze e bukur”

      Molieri..ka bere pershkrime dhe per budallenjte, dhe ne kete rast i pershtatesh ti dhe Yzeiri.
      Ai e ka kunj me kengen, ndersa ti je ne nje dualitet ndjenjash.
      Emri i bukur,,shkrimi te therr,,
      Ohhhh,,markeze.
      Por nuk ke c’ben do vuash dhe ca dhikbje te tjera, kur ta marresh vesh qe nuk jam steril,.. bile shume produktiv.
      Por ama selektiv.
      Jam kujdesur qe te mos kem pinjolle idiote dhe maskarenj, si puna jote.
      Pastaj vaj Shqiperia.
      Do fusin ne sterilitet cilindo qe nuk ju puth menderen.
      Si ty Yzeirit, dhe si Yzeiri Djalit te Edi Rames.

  11. gregori says:

    Ilir,
    Me vjen cudi pse ju u beri pershtypje shkrimi i djalit te Edi Rames.
    Po a eshte i biri i Edit, cfare prisje tjeter. Ka diferenca kulturash dhe edukate, p.sh. ndryshe do te shkruanin e do te flisnin djali apo vajza e Saliut, apo kur te rrirten, femijet e Meta-Kryemadhit. Dardha nen dardhe bije.

  12. DO VLERSOHESH ILIR O SHQIPTAR I LIR,SHUM SHPEJT DO DUKET QART KUSH JAN GAZETARET E VERTET KUSH JAN ERRESIRA E KOMBIT

  13. mirela says:

    GREGU OOOOOOOO MIREL TI JE NGA BATHORIA SE ME TE THON ITALIAN ESHTE SHUM.ME VJEN KEQ QE NGA JU MAJMUNA NJEREZ TE PA PJEKUR JU VINI NOFKA DHE EPITETE EDHE NJEREZVE TE EDUKUAR SI GRERGU; NE JEMI NE RADHE TE PARE SHQIPETAREEEEEEEEEEEE.FEJA ESHTE NE DORE TE DYTE.DJALI I EDIT ESHTE NJE FEMIJE I EDUKUAR;KA NJE EDUKATE QYTETARE ESHTE PER TU ADMIRUAR,SALA E MORI DHE SDO TA LESHOI KARIKEN SE GITA XENI DHE LILI DUN ME SHUME JANE TE PA NGOPUR TI MIREL KETO SHIKO DHE VOTO ,EMERI ESHTE DICKA FAMILIARE NUK ESHTE PROBLEMI ASKUJT NJEREZVE DUHET TI SHIKOJME PUNEN JO GUNEN.KUR NJE SHPELLAR BEHET SHEF TE GJITHE E NDJEKIN PUNE E DREJTON FAMILIA ,TIRANA ESHTE KETHYER NE NJE KOSH PLERASH ooooooMIRELO OOOOOOOOOOOOOOOOO ITALIAN I BATHORES LERE GREGUN REHAT E SHIH PUNEN TENDE; AI ESHTE RITUR NE NJE FAMILIE TE EDUKUAR DHE ME KULTURE TE LASHTE.

    1. mirel says:

      Per kulturen dhe edukaten e familjes mund te na tregoje me shume mami i Gregut.
      Megjithate nuk e ofendova fare, por i thashe te kete kujdes nga “intelesh-ktualet” si Yzeiri.
      Sepse e vleresoj per kapacitetin qe ka, me teper nga Yzeiri, kuptohet.
      Dhe me vjen keq te veje per lesh i mbushur me levdata nga idiotet.

  14. Beni says:

    Me vjen keq o Yzeir, por po behesh shkrimtar oborri! Ditirambe per Ramen ne shume artikuj te tute, e tani per Gregun e Rames. E ketij Gregu ja kam lexuar nja dy artikuj idiote e pa lidhje dhe nuk ja gjeta se ku i kishte vlerat!

  15. banija01 says:

    mirel…

    Ti tru ke sa peshku,ka disa peshq qe jane me te zgjuar se ti.

    Po di te lexoshe , ( dyshoj se mos ti shkruan njeri tjeter komentet) me larte jane shkrimet e tua dhe ne se nuk jane ofendime cfare i quan ti ato.

    mirel kulturen femija e mer edhe nga nena edhe nga i ati,ti psh.nuk ke as nenen dhe as baban me kulture ,prandaj dole edhe ti i pa edukuar dhe pa kulture.

    Nje analfabet si ti nuk ka mundesi ta mbroje nga nje Profesore,se profesori ka 10 fishin e arsimit tend ti ke 2klase ai ka 20-te.

    Ne se do te shkosh kohen me komente beji te shkrime per saliun ,jo te femijet.

  16. mirel says:

    @albi injoranti.
    Komenti im nuk ka te beje me 21 Janarin.
    Ky gjak eshte ne duart e politikes.
    Shkrimi ka pak lidhje me 21 Janarin dhe autori e shkruajti te gjithe kete per ti bere elozhe djalit te Edi Rames.
    Jane shume larg si tema te dyja 21 Janari dhe kjo.
    Cfare kujton ti se del ky debil dhe kritikon nje kenge super te famshme qe eshte bere hit ne cdo vend te botes, dhe po ve ne vend gjakun e te vrareve ne 21 Janar?
    Ju ka lene mendja apo jeni te tille.( pa mend domethene).
    E filluat me kritika ndaj muzikes, si Festivali ’70.
    Ti leri viktimat dhe mos ha shume m.., apo nuk pret sa tja lepish b..pdhe ti Edi Rames.

  17. mirel says:

    Banije.
    Frika ime me e madhe ne nje diktature jane ithtaret.
    Ata i parapelqejn e idhujt dhe ngrihen si gjethet ne ere.
    Vershojne me furi atyre qe u falin kunder.
    Ithtaret vdesin per idhujt, dhe behen ekzekutoret e pare te krimit.
    Nuk eshte Saliu qe vrau me doren e tij.
    Jane ithtaret.
    Ata jane laviret qe behen te forte duke perdorur ligjin.
    Dhe Yzeiri po i afrohet idhullit te tij Edi Rama me ane te djalit.
    Me sa shoh une, Ilir Meta eshte karte e djegur, se te bijen nuk e duroka dot ta shohi ne televizion, packa se nga ana tjeter i vjen keq per te(!?).
    Thua te kete ngelur ajo “femije”, per kujdesin e Ilir Yzeirit.
    Nga ana tjeter e monedhes, ngrihet nje star i ri, djali i Edi Rames.
    Qe Yzeiri po na e servir si talentin absolut.
    Aha, po dhe femijet e Berishes, ishin studente shume te mire, te pakten e bija, dhe dhenderi po ashtu, dhe flisnin qe ishin shume te edukuar nga influenca e Zonjes Berisha.
    Tani na dalka qe jane dhe gdhe pale, nga ata te bathore.
    Si?
    I keni ndare lagjet.
    Gregu, ka Shkollen e Bashkuar per tu tallur dhe Sala, bathoren.
    Meqe mua po me quajne Italian nga Bathorja.
    Hahahahaha
    Hahaha,, sa bukur.
    Kultura tani po na shfaqet si nje kamzhik qe fshikellin cdo lagje sipas politikes.
    Sa per Gregun ben mire te rrije larg bajgave si Yzeiri me shoke.
    Se do fillojne tja bejne qefin shume dhe pastaj fillojne me rradhe semundjet.
    E para behesh psikopate dhe nuk shikon me realitetin si eshte, po si ta duartroket tregu i atyre qe te rrethojne.
    Dhe pastaj kalon ne shkallet e tjera:
    Behesh horr dhe maskara, dhe ne fund perfundon ne politike.

  18. banija01 says:

    mirelit..

    U cua mireli nje mengjez
    dhe filloj biseden me nje kendez.

    Dhe ju lut kendizit,
    per ta nxjer nga nje siklet
    se nuk shkruante dote ne gazet.

    Kendezi e keshilloj
    qe te paguante nje poet
    ta nxirte nga ky siklet.

    Dhe mireli thiri “Molierin”
    per dy vargje qe as te ngjitin
    e as te therin.

    Kjo kendezit nuk i pelqeu
    dhe mirelin e nderpreu.

    Une te thash per nje replike
    ti me bere poezi
    nga ato qe une nuk i di.

    Kendezi i thote mirelit:
    Je idiot
    je produkt i nderzimit
    nga gomari i Ibrahimit.

    U cua mireli nje mengjez
    dhe filloj muhabetin me nje kendez.

    cfar ishte ajo qe ke shkruar
    per banijen dhe Yzeirin ?

    mireli u justifikua
    se “Molieri” eshte poet
    dhe shroi ate qe dinte vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje