Ajo që me datën 14 janar të vitit 2013 ngjau në hapësirën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB) është më tepër se një turp. Mënyra sesi politikani dhe diplomati serb, ish-ministri i Jashtëm i Qeverisë së Tadiqit dhe nipi i ish-funksionarit të Titos, Hamdija Pozderac-it, prej para disa muajsh edhe kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, organizoi festimin e Vitit të Ri Ortodoks serb, me muzikë e promovim të shtetit të tij në praninë e shumicës së diplomatëve të shteteve anëtare por edhe të vetë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, ishte një prej atyre event-eve të cilat nuk do të duhej të kishin ndodhur dhe tash kur të gjithë panë dhe përjetuan që u bë: pendohen dhe kërkojnë falje.
Përfshirë këtu, apo sidomos këtu, edhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, i cili përmes zëdhënësit të tij Martin Nesirky, të enjten në mbrëmje në briefing-un e rregullt me gazetarë në pyetjen e gazetarit boshnjak Erol Avdoviq dhe pas reagimeve të shumta të diplomatëve perëndimorë të akredituar në OKB, kërkoi falje për praninë e shefit të tij në atë koncert duke shtuar që kënga “Marshi në Drinë” nuk ishte e paraparë në programin zyrtar dhe se Ban Ki-moon nuk e kishte patur idenë se për çfarë kënge bëhej fjalë… Prandaj kërkim falja ndaj viktimave të cilat janë ndier të fyera e ofenduara.
Për dallim nga i pari i OKB-së, vetë Vuk Jeremiqi, jo vetëm që nuk kërkoi falje por përmes edhe një komunikate shtesë për media bëri të qartë se nuk e ka ndërmend të shprehte keqardhje por përkundrazi “ai ndihet krenar” për atë këngë- duke e quajtur “ofendim për kombin serb” denoncimin që i bëhej nga boshnjakët dhe të tjerët.
Tërë ky skandal i festës serbe me këngën “Marshi në Drin” me të cilën çetnikët e Mladiqit, Karaxhiqit e Milosheviqit në Srebrenicë për 48 orë i zhdukën nga faqja e dheut më shumë se 8000 civilë, pa harruar këtu masakrat e tmerrshme në Vukovar, Drenicë e Reçak duhet të ketë pasoja- edhe për shkakun që teksti i saj ishte ai autentiku- versioni i çetnikëve. Pra edhe me vargjet ku “gjaku rrjedh përmes Drinit”.
Është për keqardhje që një i krisur dhe çmendur, një racist dhe paranoik si Jeremiqi vazhdon të katapultohet dhe ketë podium në skenën e diplomacisë botërore mes “twitter”-izmit ku fyen shqiptarë e boshnjakë dhe glorifikimit të kulturës së krimit, luftës, shovinizmit dhe krejt izmave tjerë që janë kaq vështirë të përballueshëm si për frymën a diskursin e kulturës së kujtesës perëndimore ashtu edhe për vet përpjekjet e qytetarisë serbe për paqësim me popujt fqinjë.
Në këtë mes nuk është për të mos u përmendur që në Serbi pati pokështu disa zëra që e gjykuan dhe dënuan këtë akt makabër të “Ujkut” serb. Nga Vesna Peshiqi (e quajti: “turp dhe kthim të Serbisë në mesjetë”) deri tek Sasha Iliqi (o cili i tha “mentalitet gastarbeiter”-ësh primitiv). Por këta zëra janë asgjë kundruall shumicës së po qytetarisë serbe e cila jo vetëm që natën e Vitit të Ri Ortodoks u ndje “krenare” dhe si në “ditët më të mira” përcillte via TV-së, “live”, promon serbe me korin beogradas “Viva Vox” dhe “Marshi n’Drin”. Dhe krenohej me “diplomatin e shkathtë” dhe birin e madh serb- Vuk Jeremiqin.
Tërë kjo situatë groteske nuk do të meritonte ndoshta edhe aq këtë vëmendje poqese snajperisti i historisë dhe twitter-isti i shprehjeve raciste, Jeremiqi, të kishte kërkuar falje apo ta kishte quajtur incident të padëshirueshëm atë që të hënën në mbrëmje ngjau në vendin e idealeve dhe paqes- selinë e Asamblesë së OKB-së. Por jo.
Komunikata e “kabinetit” të tij bëri që ta kuptojmë se ky as që e ka ndërmend të pendohet. Çka është edhe më keq: fakti që kënga “Marshi në Drin” nuk ishte futur në program zyrtar dhe për këtë edhe s’u paralajmëruan as Ban Ki-moon as të pranishmit të tjerë nxjerr në shesh dinakërinë dhe primitivizmin e këtij njeriu- kaq të urryer. Dhe me të drejtë të parë edhe nga vetë serbët si një fosili i së kaluarës, aksident i diplomacisë ballkanase, vegël e rusëve dhee kinezëve në OKB, politikan që e din ku e ka vendin (përjashtimi që do t’i bëhet nga DS-i don të thotë katapultim i tij në kampet nacionaliste) etj. etj.
Për fat të keq, pos reagimit të ambasadorit të Bosnje Hercegovinës në OKB Muhamet Shaqirbejt dhe shoqatave boshnjake, por edhe mediave dhe diplomatëve të shteteve perëndimore, shqiptarët sërish ditën dhe mundën të ngecin.
Është për keqardhje, bile është edhe gërditëse kur njeriu dëgjon dhe sheh politikanë e diplomatë, parti e liderë shqiptarë (të Shqipërisë) sesi kredhen me “komb” e “Kosovë” në Tiranë. Sesi formojnë liga e vizatojnë harta. Ndajnë pasaporta (virtuale) e nënshtetësi… Dhe në të njejtën kohë atje ku duhet, aty ku është vendi, jo vetëm që s’e lëvizin gishtin e vogël, as s’u dëgjohet zëri kund për së gjalli, por injoranca e tyre në këto e këso rastesh është ajo që më së shumti vret e godet! Kosova nuk ka as ulëse as diplomatë në OKB. Shqipëria po. Si do të ishte poqese këta diplomatë të Tiranës, të akredituar në selinë e OKB-së… të reagonin në “emër të kombit” dhe të denonconin këtë fyerje që iu bë bashkëkombasve të tyre nga Kosova me datën 14 Janar të vitit 2013?! Apo s’e dijnë ata kokëshpërlarë që me këtë “Marsh” jo vetëm në Bosnje por edhe në Kosovë u vranë dhe masakruan mbi 15.000 njerëz dhe u dhunuan rreth 20.000 gra e nëna shqiptare.
Shembulli me incidentin Jeremiq dëshmon edhe njëherë: duken makabre dhe poaq tragjikomike lojërat shqiptaro-shqiptare sesi jemi “një” apo duam të bëhemi “një”… Kur njeriu sheh sesi dështohet në këto e këso rastesh si ky i Jeremiqit. Dhe plot e plot të tjera.
o beqe cfare kerkon ?rracizmi eshte ndenje .nuk mund te ndryshosh serbet ,cfare ndjejne per myslimanet shqipetare e boshnjake.dhe natyrisht qe do festojne brenda ne okb,se ajo poshte trapezes suporton shume bukur serbine.eshte e rastsishme qe 2 vende ne mes te evropes jane myslimane?jo!eshte produkt isherbimeve te kryera nga ster-stergjyrrit tane ndaj turqve 500-600 vite me pare,,,,qe me vone perfundonin ne pashallare si shperblim i tyre dhe na tani pasojat.duhet ti vuajme ne .edhe une qe po te shkruaj muslo jam ,po valle mos duhet edhe ti largohemi kesaj lloj feje .mos e kij per nder qe nuk e nderron emrin si mua,se nga keto gjera te vogla kapet evropa mos te te duket cudi ,leri kriteret e integrimet.
Zotni Beqe. Jeni i nderum qe keni dijte me informu shqiptaret, kndej e mandej kufinit, per c’ka paska ngja ne seline e OKB.
Ja kjo tregon nivelin e ulet e te peshtire te medias shqiptare, qe ban vec lajme prej kafeneve te Tiranes dhe Prishtines. Le te turpnohen kta gazetare, te cilet e kane ba lajmin me hup.
Mos kujtoni zoti Beqe, se ambasadori shqiptar ne OKB, nuk e ka njoftu kreun e qeverise te Shqipnise. E ka njoftu, mirepo ka mare urdhen nga ky, me ndej urte, pasi nuk dona me i shqetsu serbt.
Ja ky asht patrioti i madh SRB (Sali Ram Berisha). Ky qe i rren kaher e perdite shqiptaret se ka me ba Shqipnin e madhe. Vec rrena te mdhaja. Mirepo ne Kosove mbahet si patriot i madh, se ne Shqipni, patriotizmi i tij ka dek qe kur furnizoj me nafte tanket e Miloshevicit, per me vra kosovart, per te miren e tyne, se po ishin shtu shume. Per tmiren e tyne e pati edhe kur e quajti UCK dhe luften e popullit te Kosoves per clirim, terroriste.
Eshte e kot me fol. N’Kosove jetojne me dogma e ideologjizma. Mashtrojne veten e kane deshire me i mashtru. Me nje fjale e nje genjeshter patriotike te SRB, shtyjne gjashte muj. Dhe kur serbt, e kthejne kange himn ne OKB , si para gjithe botes, Marshin n’Drin, kosovart por dhe ata ne Maqedoni dhe camt, vazhdojne te knaqen tue ngjy kafshaten ne shlliren e deklaratave te kripura te Shqipnise nga Preveza ne Presheve. Dhe i falin detin deri ne Vlone grekut, dhe i mbajne gjalle andrrat e shkiut per me marshu mbi Drin.
Turp per na qi s’po arrijme me kuptu se ky rob, asht ble per mbi 40 vjet nga UDB, e cila ja mbrriti ta vere ne krye te shtetit shqiptar. Kane me u hap nji dit te bukur arkivat ne Beograd, e ateher shume shqiptar kndej e mandej kufinit asht dasht me vra veten, me c’ka do te ndigjojne e zhgenjimin e madh me c’ka kan besuar…
Mesoni nga boshnjaket, qe sjane as komb…
Shkrim shume i mire por kjo kembone nuk vlen per Shqiptaret e Shqiperise dhe Shqiperine sepse,kane pune me te medha:Luften per fotele qeveritare dhe shtetrore dhe aleancat me minoritete per t’i zene keto pozita.Patriotizmi tek keta eshte nje fjale arkaike.
avni rustemi kur vrau esat pashen u gjykua nga drejtesia franceze dhe u gjet i pafajshem pasi permbushi nje amanet te kombit te tij, zhduku na faqja e dheut njeriun qe kerkonte te tjetersonte ekzistencen e kombit shqiptar. Vuku eshte nje metastaze e poltikes se millishevicit dhe si i tille mund te pesoje dhe ai fatin e babait te tij ideologjik nese vazhdon te provokoje shqiptaret e shqiperise, kosoves, presheves, maqedonise.
hej morr zotni Beqe,po a e dini ju se ke kemi ambasador ne OKB?
Nje lapere,apo ma mire me thane nje M;t per mos me ofenduar laperat, i shitur tek cdo qeveri,qe nuk eshte i zoti as laptopin e vete me mbajte ne dore e lere ma per me protestuar si duhet me protestuar dipmomati i “qeverise se Kombit”!!!