Intelektualët

20 Janar 2013, 20:43Blog TEMA
Intelektualët

Nga Rudina Xhunga

Kur në fillesat e kryengritjes libiane, trupat e Ghadafit  kërcënonin të mbysnin revoltën, e cila ishte ngushtuar vetëm në Bengazi, djali i tij Saif al Islam, kërcënoi kundershtarët se do t’i vriste si qen të pabesë. E kishte zënë pushteti dhe gjaku.

Asaj kohe,  Bernard Henri-Levy shkoi në zemrën e agonizuar të revoltës dhe i kërkoi presidentit francez , Sarkozy,  të ndërhynte për të ndaluar masakrën. Ishte një apel që nuk kaloi  pa prekur zemrat e ngurta të politikës dhe prishur llogaritë e ftohta të diplomacisë botërore.

Edhe falë apelit të tij, u shpëtuan libianët nga një masakër dhe një diktator.

Po shkojnë gati dy vjet nga ajo ngjarje, por ende vazhdon impenjimi i tij në paqtimin e shoqërisë libiane të ndarë në fise dhe sekte, për t’ju mësuar sesi bashkëjetohet.

Në gushtin që lamë, është sërisht Henri-Levy, që së bashku me filozofin Andre Glucksmann, ish ministrin dhe themeluesin e “Mjekëve pa Kufij” Bernard Kouchner, kirurgun e luftës Jacques Beres, dhe profesorin e të drejtës ndërkombëtare Mario Bettati, nënshkruanin një apel, “Europë, mos rri duke vështruar kasaphanën Siri!”. Për fat të keq, këtë rradhë, apeli i tyre nuk mjaftoi, por të paktën, zëri i pesë njerëzve, bëri që sytë e botës të ktheheshin mbi një luftë që kishte më shumë se një vit që po harrohej. Zëri i pesë njerëzve bëri që bota  të numëronte çdo ditë viktimat, për t’i paraqitur nesër, në një ditë më të mirë për drejtësinë, si dëshmi të akuzës.

Ata pesë intelektualë që firmosën për Sirinë, krahas qënies profesionistë  të fushës së tyre, janë krahasimisht të dëgjuar edhe si veprimtarë shoqërore. Nuk janë krijues OJQ-sh për të vjelë fonde. Janë “shoqëria civile” e mirëfilltë. Janë ata që e kanë krijuar këtë ide, pavarësisht se të tjerë e përdhosin, për të marrë para nga programet e dyshimta, dhe kompromentuar idealistët dhe idealet. Janë individualitete që emrin e tyre e kanë bërë me punë, por para së gjithash me antikonformizëm. Dhe antikonformizmi, fillon duke mos qënë dakort me qeverinë. Antikonformizmi fillon duke dyshuar dhe mos u pajtuar me “arsyen shtetërore”. Duke qënë aleat me “arsyen njerëzore”. Antikonformizmi të tërheq nga mënga,  jo nga xhepi dhe nuk  të lë të bëhesh qesharak,  duke sulmuar të pafuqishmit, apo opozitat. Intelektualët antikonformistë janë njerëz që emrin e tyre nuk e kanë bashkuar në lista qindraemërore, pasi intelektualët janë një specie e veçantë që është në gjëndje të lëvizë masat dhe turmat me idetë dhe individualitetin e tyre, por nuk janë as masë, as turmë.

Janë shumë pak, pasi bota vetë ka shumë pak intelektualë. Kështuqë të ndarë nëpër botë dhe vende, shumë pak ka Franca. Sa mund të jenë? Disa. Ndoshta dhjetëra, por vështirë se janë njëqind. Gjithmonë dyshues ndaj konservatores, formales, asaj që duket e thjeshtë dhe bindëse. Vështirë aleatë me shtetin, burokracinë dhe mediokritetin. Janë ata që kur turmat dhe shtetin e kap dalldia, kanë arsyen e ftohtë dhe gjykimin racional.

Janë ata si David Grossman, shkrimtari izraelit që lufta e vazhdueshme në të cilën ndodhet shteti i tij që prej gjashtëdhjetë vjetësh, i ka marrë edhe djalin. Ka një arsye shumë të fortë njerëzore për të përkrahur luftën dhe urryer arabët. Quhet hakmarrje, dhe është ndër motivet që shtyjnë shumë njerëz drejt dhunës e jetës në dhunë. Hakmarrja motivon luftëtarët; u jep kauzë politikanëve; frymëzon shkrimtarët për të nxjerrë kryevepra ose manuale të dhunës. Por për Grossman, vrasja e djalit të tij ishte një motiv më shumë për ta urryer luftën. Sepse ai e di që lufta është e verbër, e ftohtë dhe e pa arsye.

Kur e kam intervistuar, e pashë në sy, tek fliste. Ai burre i imët  me vështrim fëmije, ishte njeriu që instikti njerëzor i dhunës, nuk e kishte futur në kurthin e tij. Mund të ishte një pishtar i hakmarrjes dhe dhunës. I kishte të gjitha arsyet. Por nuk ia lejoi vetes. E dinte se një zgjidhje afatgjatë si paqja, nuk është kurrë e thjeshtë. Ajo duhet të kalojë para së gjithash duke paqtuar shpirtin tënd, dhe pastaj të gjesh pikat që të bashkojnë me armikun, për ta kthyer në kundërshtar, e në fund në bashkëjetues. Ka mëse një vit që në Izrael fryjnë erërat e luftës me Iranin. Një luftë e pazakontë nga ato që ka bërë zakonisht Izraeli, e cila përveç të panjohurës, do ketë shumë të papritura që e rrezikojnë të ardhmen e banorëve të tokës së premtuar. Grossmann, është kundër. Bashkë me dy shkrimtarët e tjerë, Amos Oz dhe Abraham Yehoshua, janë ndërgjegja e padalldisur e Izraelit që kërkojnë maturi. Janë autoritetet morale të një kombi. Janë shumë pak. Se edhe Izraeli ka shumë pak intelektualë. Të cilët nuk pranojnë të vënë emrin në lista. Por i japin frymë lëvizjeve që bashkojnë njerëzit. Janë aty, kur të gjithë i ndez hakmarrja dhe pasioni, për të ndihmuar ta shuajnë me ujin e arsyes. Janë pak në numër, por të mëdhenj në vepra. Janë ata që i paraprijnë kohëve. Dhe kohëve u paraprijnë idetë e mëdha që lindin në pak koka të mençura që quhen intelektualë/ “Mapo”

50 komente në “Intelektualët”

  1. mirel says:

    Me sa shoh une Rudina na fton te ndjekim nga pas “intelektualet” e vertete, (si puna e Rudines nga menyra si e mendon ajo vetveten).
    Dhe na fton per paqe me armikun.
    Serbet ne kete rast?
    Si duket pergjigjet per kritikat jo pozitive qe mori nga shkrimi i fundit per qendrimin e Shqiperise ndaj Serbise.
    Kush duhet te fali dhe ke?
    Keto ide te medha cilave koherave te ndritura po i papaprijne?
    Historia perserit vetveten.
    Dhe te mendosh qe zeri i intelektualeve qe ka filluar te ndihen dhe te degjohen jane vetem ata Europiane, individe te shteteve te fuqishme, apo te intelektualit israelit.
    Thua bota arabe eshte e zhveshur nga dituria dhe shtresa intelektuale.
    Por qe ne bote nuk degjohen dhe aq fort sa zerat e intelektualeve te Europes.
    Cili eshte mesimi qe nxirni ju nga kjo moj zonje.
    Mund te me pergjigjeni me llogjike intelektuali,,apo keni nevoje te intervistoni me pare ndonje intelektual tjeter te “shquar” qe tju mesoje dicka te re?

    1. D.Bargullasi says:

      E ka me ata te listes se Topallit.Por shkruan ne stilin e dipllomateve te huaj prandaj po ngateroheni.Izraeli e Franca kane pak intelektuale,gjithmone kane pasur.Ballkani eshte vend i te uriturve.Greket e vjeter thoshin:uria eshte keshilltari me i keq.

    2. Lami says:

      ja mblodhe mor djale,ti qenke nje intelektual i vertete kot ja fut Rudina ,ka ketu te Tema intelektuale qe i kapin gjerat qe ne ajer.

      1. mirel says:

        E mor Lami, cte bejme.
        Nuk kemi ngelur per diplomen tende dhe te Rudines.
        Nuk e keni ate fat.

    3. Vlora says:

      ti ke te drejte ,po ne jemi kudo te paret moj RUDINE.

      ne ne 2.8 milion shqipatre na dalin 3 milion intelektuale.

      dhe prite se lista e xhozit po avancon cdo dite.

      1. Shefqet Cela says:

        Ne librin monumental “levdata çmendurise” thuhet: “Qyteterimi grek zgjati 4 shekuj. Pati 7 njerez vertet te mençur”.
        Ne kemi nje lukuni sojesh me “diploma” e nishane te medha, duke filluar nga xhozefina qe i fton keta sejmene te listohen si bagetite.
        Rrespekt!

    4. Epirioti says:

      Sa Pak INTELEKTUAL paska Franca, Izraeli etjetj rreth 10….20. Ketu ke ne PO, eshte mbush plot me “INTELEKTUAL” PROF,DR,AV.DOC etj kish shku Lista e Jozit rreth 760…770. Ore me gjith keta “INTELEKTUAL” 1 gje sKuptoj Une….. Si ka Mundesi qe jemi Fundi EU Ne???? Si ka mundesi qe sna marrin kurr seriozisht Ne…. Si ka mundesi ajo Skamje e tejskajshme aty. Mos Valle na e ka Fajin ZOTI!!!!! se eshte i Poshter Ky ZOTI Yne na ka Permbyt nja 2….3here. Keta “INTELEKTUALET” tane te Famshem si nuk ju eshte degju ndonjeher Zeri???? apo mos kane Mbiemrin “INTELEKTUALI” dhe jane me Diploma Fallco keta…. Booooh Mister i Gjalle keta “Intelektualet” tane

      1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

        Pse a nuk ta mbush syrin per intelektual z.Dhori Kule?z.Zhani Ciko??

    5. Alb says:

      Nese jeni grua cinizmi juaj i kapercen kufijte, pasi je duke komentuar nje zonje ne nje gjendje emocionale paksa fraxhile

      Nese je burre, po verteton faktin se burrat shqiptare nuk dine te sillen me grate

    6. Albanezi says:

      Izraeli, vertet, ka shume pak intelektuale.Sot, New York Times Magazine lexova nje interviste brilante te Presidentit te Izraelit, Shimon Peres. NJe perle e intelektit
      Por ne “lista Topalli” pashe dy emra te njohur te artit shkodran, Smaja. Disa emra me pas, pashe nje tjeter Smaja. Vetem kjo familje paska 3 INTELEKTUALE!!! Lum Shkodra! Lum Shqiperia! Mjere Izraeli!

    7. Beqir Meta says:

      Lexova shkrimin e “filozofit” Artan Fuga dhe me plasi gazi: ky filozof i deshtuar eshte vecse nje tellall i Topallit me nje dallim nga ata artise, akrobate, mjeke e tezgjaiste qe hyne ne liste shumica me pahir, ndersa ky filozof i fshatareve eshte koshient per sa ben e flet, dhe me vetedije i sherben Saliut. Turp, akrobato-intelektual i papare.

  2. 'Ali 'Abd Allah Saleh (demokrat si Sala) says:

    Po pse s’e ke thene nje fjale per intelektualoidet qe kane firmosur peticionin per Ramen? Jemi bere si Jemeni.

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Pse a nuk ta mbush syrin per intelektual z.Dhori Kule?z.Zhani Ciko??

  3. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Thank you Rudina!

  4. Bard says:

    ke guxu edhe i here e ke sha Olta Gixharin, me rop shpie ça i ke bo vetes…

  5. gjon says:

    Nje fjale e urte popullore thote:KEMBONA BIE NGA VESHET.d.m.th.qe ne qenkemi vendi me i pasur ne bote me intelektual,sepse liste e intelektualve te JOZEFINES i kalon disa qindra qe kane firmosur kundra qendrimit te opozites.Bukur si ne kohen e ENVERIT me flete rrufete por me nje ndryshim mungojne tabelat e emulacionit te sekretarit te PPSHse shokut SALI.

  6. Frrok Qupi intelektual i pavarur nga opozita says:

    Rudina kerkon shume. Tek ne ka probleme qe nisin nga emrertimi e deri tek personaliteti i mender intelektualeve. Ketu quhen intelektuale njerez qe kane mbaruar nje universitet. “Intelektualet” tane jane te gjithe buxhetore ose “hallexhinje” qe here pas here trokasin ne dere te qeverise. Nuk ja vlen te harxhon kohen per te folur per firmetaret qe i ve ne rresht edhe Jozefina…

  7. Rudina eshte intervistuese e mir epor eshte shume naive ne lidhje me politiken. Se pari lufta e Libiise ska lidhje fare me te drejta e njeriut por ishte nje menyre per te futur ne dore fushat e naftes. to sekte qe thote rudina ne kohen e Gadafit ishin te bashkuar, ta i u ndane. Aq me teper lufta ne Siri i cili eshte nje vend sovran qe sulmohet nga banda dhe kjo u quaka e drejte. Nje vend i cili njihet ne boten arabe per tolerancen fetare dhe gjithperfshirejen.
    Po ajo qe me habit Rudina eshte Izraeli. KU eshte Palestina ku po vrite femije pa mase. erse keto ” intelktuale” izraelite nuk reagojne per bombardimet ndaj civileve, ku Palestina eshte i vetmi vend ne bote qe eshte i pushtuar.
    IntelektuLet zakonisht jane kunder politikave shtetrora nga cilidokrah qofshin. Po Rudina duhet te rritet. eshte akoma kalam

    1. rudini says:

      ore kole dhe ky beni qe vjen mbrapa,seshte tallash per ju ky shkrimi i Rudines!!!!!pike e zeze shkoni e komentoni ne ndonje bar ndeshje futbolli:Laçi-Librazhdi.

  8. Arben says:

    Ne fakt ti Rudina e di mire çfar perfaqeson fjala intelektuake, seç thrret te ai emisioni yt ca intelektuale uaaaaa lere lere ca rrugaçe qe t vjen me vjell. Po ik moj leri vleresimet ti per boten kur sdi te besh vleresime per shqiperine.

  9. fatmiri says:

    Shkrimi jot, Rudina eshte per ta lexuar intelektualet e vertete dhe jo komentues gazetash, se ketu te merzitet dhe vetja me ato qe shkruhen. Por a ka intelktuale Shqiperia? Shume pak, bile numurohen me gishta. Ata qe shkruajne peticione ja barbare te shpirtit dhe familjeve te tyre, ata jane pjesa me e erret e shoqerise, ata jane bashibozuke, ata s’marrin vesh ç’eshte demokracia, por shikojne ndonje lemoshe, jane pa dinjitet, pa nder,te pa moralshen, por dhe antikombtar se nuk u intereson vendi. Po ata jane dhe idiota bashke dhe me ca gazetare apo analiste qe e heqin veten, po , po idota. Se idioti kujton se te tjeret nuk dine gje e s’shohin gje. Prodhon fabrika e Saliut, po deri kur? S’mbarojne ata, prite dhe disa nga keta emra neser do ti keshe ne perkrahje te Edi Rames! E pastaj? Pastaj behen dhe hajvane ti ngarkosh me dru.

    1. mirel says:

      Me kete logjiken tende, ose do jesh hajvani, ose do jesh komentatori pa intelekt i gazetes.

  10. xyz says:

    ‘kush mbjell qepe nuk vjel patate’
    ———————————-
    ‘Itelektual’ tek ne eshte njesoj si te hash kos ku jane grire lesh dhije qe jeton me diarre nje jave.Po te kishim intelektuale nuk do blinim edhe ujet edhe buken jashte.Mjaft me fjalen mender ‘intelektual’.

  11. homeri says:

    —eh RUDINA —a ka kombi yn intelektual, padyshim qe po , por diktaturat i kan ndrydhur brenda vetes me friken e sulmit te pa skrupull te pseudo-intelektualeve te ketyre listave qe i detyron nje spikere parlamenti me nivel shume te ulet qytetar dhe intelektual—-per situaten politike dhe demokratike te vendit intelektuali i shquar i kombit z. REXHEP QOSJA eshte shprehur . ky duhet te jete edhe qendrimi i intelektualeve te tjere ne se ka —shpresoj tek KADARE por ai eshte i friksuar deri ne palce

  12. nd-ih-ma says:

    Komplimente Rudina.Fatkeqesisht disa komentues ose nuk dine te lexojne ose nuk kuptojne.Shkrim se si duhet te jete mentaliteti i te ardhmes.

    1. Po pra, says:

      Ke te drejte.
      Na duhet ndihme qe te kuptojme Rudinen.

  13. Horri i Bulevardit says:

    Ata intelektuale jane thjesht firmetaret e dikurshem te sigurimit te shtetit dhe firma sot per Saliun ose per te mbrojtur vjedhjet e Argites, eshte thjesht metoda e zakonshme e Saliut, firmos ketu qe kjo dosje qe kam ne dore per ty, te mos publikohet.
    Keshtu qe ceshtja e Argites, thjesht solli dhe te miren e vet, se hapi dosjet i dikurshme.
    Prandaj shqipetare kur te perbyset Sali Berisha, duhet te permbysen edhe intelektualet e realizmit socialist, bashkepunetore te ish sigurimit te shtetit.

  14. Intelektuali i varur says:

    O hajvane.. Edhe ulerini se jemi ne diktature dhe kerkoni intelektuale. Nuk ka nevoje te them cfare pjell diktatura. Thjesht nuk dua te ndyj gojen. Ta gezojme diktaturen dhe mos derdellisni me per keto lloj demokraci me prejardhje nga skutat me te erta te Shqiperise.

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje artikull i bukur dhe i vlefshem. Une desha te shfrytzoj rastin …
    Eshte e vertete se keto intelektuale kane arrite te realizojne gjera vertete te rendesishme duke marre pjese ne vendimarrje te Frances, Anglise, USA duke arritur dhe ne vendimarrjet e NATO.
    Por le ti kthehemi Shqiperise dhe intelektualeve Shqiptare.
    Nuk e di se sa here i kam shkruar znj. Rudina per te patur mundesine e pjesmarrjes ne nje emision te sajin, por di te llogaris vitet qe jane rreth 8 vite…
    Intelektualet Shqiptare se pari duhet te kalojne gazetaret, ndoshta edhe vite, pastaj ….
    Imagjinoni se sa peshe ka fjala e jone kur per nje interviste duhet te presim nje dekade.
    Une isha i gatshem te duroja te gjitha kapriciot e Arian Cianit vetem e vetem se ” gazetaret serioze ” nuk pranonin.
    Eshte e trishte por artikulli flet per nie realitet komplet tjeter e jo per realitin ku ndodhet Shqiperia.

  16. profesori says:

    U mundova me kote ne fjalorin e filozofis,per te gjetur perkufizimin e fjales intelektual,por pa sukses.Pasi e vrava mendjen shume,arita ne nje konkluzion te thjeshte:asnje intelektual i vertet nuk vendoset ne radhe dhe lyen gishtin me boje si keta pseudo intelektualet tane.E gjithe kjo histori ka per te perfunduar jo forte mire po e mori vesh Amerika,qe ne kemi kaq shume intelektual.Ajo ka per te nisur floten e saj te 7-te(kete njofim ne nga historia ) per ti rrembyer,per arsyen e vetme qe Amerika ka mundesite financiare per ta bere kte gje,ajo grumbullon ajken e inteligjences kudo ku ndodhen.Deri ktu eshte gjithcka ne rregull,por te dashur bashkatdhetar pyetja qe shtrohet eshte,jane me gjithe mend keta qe kane vene gishtin ne boje (se shumica e tyre ma mer mendja nuk dine te shkruajne as emrine tyre)intelektual,apo ne kerkim te intelektit??!!Kjo eshte me gjithe mend nje pervoje qe duhet kultivuar.Intelektualet e vertet nuk do te viheshin kurr ne radhe si dhite ne stan kur i mjel cobani,por do te ngrinin zerin ne qiell,ne mos do ulerinin,kur te shikonin cfar Veziri i Madh Sali Naltmadhnia e Tije Brek’skisha punuar ketij populli i ka.
    Nje njeri i madh tha dikur kurajo civile tregon ai qe hap gojen kur dikujt i behet nje padrejtesi dhe jo kur atij vete i preken interesat.E pare ne kte kenveshtrim me duhet te jem realist:asnje intelektual nuk e ka hapur gojen deri me sote per kte per-par-im qe na solli Sala.Nuk u hap goja per Gerdecin,nuk u hap goja per 21 janarin(me qe ra fjala,nuk jane vrare 4,por 5.I pesti vdiq disa dite me vone nga torturat c’njerezore te xhelateve te Sales,atij xhajes simpatik qe perkedhel nipat dhe mbesat e tije ne facebook)nuk uhap goja per shume poshtersi te tjera,duke filluar nga shitja e tokes me cmim simbolik 1 euro,deri te falja e detit grekut.Ky grumbull i vene rjesht nga Jozeqina e di fort mire qe asgje nuk eshte e perjeteshme,as regjimi kriminel i Sali Brek’skish-aspor paret te erresojne syte.Me duhet si perher te ndahem me fjalin tim standart :jo per Salen,as per Edvine,as per Ilire,as per Jozeqine,o popull behet fjale per SHQIPERINE:Salira dhe Edra vene e vine,SHQIPERIA RRONE E DO TE RROJE NE SHEKUJ FALEMINDERIT

  17. Sky says:

    Urime per shkrimin Rudina. Ti ke shkruajtur per intelektuale qe shohin pertej pageses mujore te Saliut, por te tille intelektuale nuk i kemi sepse dekanet dhe rektoret e univeriteteve Shqipetare jane derra. Ata kane tradhetuar popullin dhe femijet e tyre dhe kujtojne sikur SRB do jetoje 200 vjet. Jane keta pseudo intelektuale qe jane kthyer ne instrumente rrenuese te asaj qe quhet ndergjegje e kombit. E ardhmja do te qartesoje se kujt monstre i kane sherbyer keta plehra dhe do te meritojne perbuzjen e brezit te ardhshem qe do te paguaj poshsterine e tyre.

    1. mirel says:

      Ne fakt o ti SKY, une besoj qe ky i joti mund te quhet “shkrim”.
      Eshte direkt, i sakte, dhe me koncept.

  18. ANDREA says:

    Rudina, thirrjet e intelektualve te llojit Kuchner, dihet se ku e kane qellimin. (Aq me teper ndihet kontributi real i tij ne ngjarjet e Kosoves se pas luftes, kur dhelpra franceze ndersa duhej te kontribuonte ne hedhjen e themeleve te shtetit te ri te Kosoves se sapo cliruar, e digjte meraku per persekutoret serbe qe banonin ne trojet e grabitura ne Kosove: Gjoja ne emer te ruajtjes se jeteve te tyre prej “hakmarrjes se shqiptareve”!! veprimtari e cila sot e kesaj dite ka krijuar nje mish te huaj ne Kosoven veriore qe po gangrenizohet).
    E nderuar Rudine, thirrjet e 5 zerave per clirim te popujve nga nje lloj rregjimi dhe plandosja e fateve te tyre ne nje lloj rregjimi tjeter por me te keq, me antipopullor, (sic edhe ndodhi ne Shqiperine tone ku rregjimi i Ramiz Alise u zevendesua ne emer te lirise dhe te te drejtave te njeriut me rregjimin e vegles se rAMIZIT, POR ME TE KEQ DHE ME ANTIPOPULLOR), keshtu ndodhi ne Libi, Egjypt, pritet te ndodhe ne Siri – nuk perbejne nje risi pozitive te veprimtarise se tyre intelektuale. Eshte nje kendveshtrim tejet i gabuar i yti, dhe per mendimin tim kontribuon ne gjurme te negativitetit qe disa intelektuale influencojne qofte ne media por me keq akoma kur marrin pergjegjesi konkrete ne politike.

  19. king says:

    Ato intelektual qe kan ber paticion me sa dij une kan emra, dhe nuk jan pak po me cfar shof qe kan nenshkruar paticionin kalojn 1000 mije,dhe me sa kam lexuar emrat e tyre jane nga te gjitha fushat,ne list jan edhe ish deputet socialista me doktur ,po sikur juve nuk ju mbushin mendjen ,mendjen ju mbushin vehtem keto ham humat e Temes qe se len njeri prej injorancet pa fyer

  20. Besim Koburja says:

    Acidi e shpeton Shqiperine, Kermat duan vetem nje dush acidi.

  21. Lufter says:

    Intelektuali nuk behet vegel e pushtetit,eshte i pavarur dhe mbron te verteten dhe nuk katandiset ne mercenar.Intelektuali eshte i gatshem ne mbrojtje te interesave te popullit dhe per shume probleme katraure te ndodhura ne shqiperi keta nuk jane ndjere sepse nuk jane intelektual por zvarraniker e mercenare qe i ve perpara pushteti me shufer per te permbushur prapesit e tij dhe keta mjerane jane jesmen.Nuk eshte per tu cuditur e habitur se ne cdo sistem do te gjenden te tille njerez pa dinjitet e te neperkembur nga pushteti.Ne vitin 1991 doli nga burgu si shume te tjere edhe specialisti i naftes Petraq Xhacka. Petraqi menjehere beri nje artikull dhe kritikonte me te drejte mos realizimet e detyrave ne sektorin e naftes te cilat ishin perkeqesuar gjate kohes qe ai ishte ne burg.Per kete ngarkonte me pergjegjesi dy drejtues kryesore te industrise se naftes,Drini Mezini dhe Napolon Mertiri.Keta drejtues nuk ju pergjigjen vete por vune ne levizje 21 intelektual (inxhinera)mercenar dhe ju kundervune pa te drejte Petraqit ne nje artikull qe e botuan ne gazeten Zeri i Popullit.Sot pas pas 22 vjeteve kur u kujtohet kjo ngjarje e poshtersise se tyre mercenare,ulin koken dhe largohen ,e kuptojne qe kane bere nje padrejtesi duke u bere vegel e drejtueseve dhe nuk ndoqen shembullin e disa specialisteve te tjere qe nuk pranuan te beheshin vegla ne interes te shefave.Ne historine e ketyre intelektualeve edhe te sotem do te shenohet kjo njolle e zeze per tja lene trashegim pasardheseve se kan kontribuar per karigen e Berishes dhe Jezopines.Por edhe shoqeria shqiptare ne analizat e zhvillimit dhe pjekurise demokratike ne te ardhmen do ti analizoje keto fenome negative e bartesit e tyre.Sot shoqeria shqiptare eshte ne themel e semure dhe keta intelektual po i japin duaret ta gremisin me thelle.Mallkimi i popullit do i ndjeke keta te ashtu quajtur intelektual.

    1. Vezhguesi says:

      Lufter,(qe besoj se ke ndruar nje germe te veteme). Sot e lexova kete komentin tend e po bej komentin tim.
      Je shume I njeanshem ne kete histori, dhe nuk di as 10% te se vertetes. Kushdo qe je, vetem perpiqesh te mbrosh Petraq Xhacken, qe ishte inkuizitori me I madh I denimeve te 1975. Diskutimi i Petraq Xhackes ne aktivin e Institutit me 25 Janar 1975, eshte nje shembull brilant se si nje mendje e zgjuar/zemer e trembur, shtron rrugen ne te cilen kaluan njeri-pas-tjetrit drejt skuadres se pushkatimit apo burgut pa afat specialistet e naftes si Koco Plaku etj.
      Kujto: “Ne nafte te gjithe jane te implikuar, me perjashtim te Petraq Xhackes”. Besoj e mban mend kush e ka thene, po sidomos kush perfitoi nga kjo thenie.
      Petraqi kurre nuk dha llogari per ate c’ka beri ne ate aktiv, perkundrazi, pasi beri nja 5 vjet burg (se I erdhi radha, sic e thoshte vete: “PPSH hante bijte e vet”) s’e zinte gjumi sa te hante ca koka te tjera. Po I kishin rene dhembet, e lendoi vetem gjuhen e vet.
      Kurre nuk guxoi te thoshte ndonje gje ne sy, po vetem te vinte ne Institut e te trembte specialistet qe ishin aty, tashme ne emer te bosit te ri, Sali Berishes.
      Si te duket ty, ishte Petraq Xhacka intelektual VEGEL E PUSHTETIT, apo njeri me integritet?

  22. krosi says:

    Intelektualet e bukes se gojes Ha Ha Ha – skane faj bythen e Varkarit e lepijne 65 deputete e ministra e jo ata qe mezi presin rrogen ! Sa keq kane perfunduar – o firmos o te lashe pa rroge !!!

  23. librazhdi says:

    RUDINA TE UROJ TE TRAZHGOHESH DHE BEBI TE TE BEHET ENGJELL. RUDIANA KE QEN GAZETARE E RESPEKTUAR NGA TE GJITHE POR PAS MARTESES ME DUKET QE E KE JHUMBUR RESPEKTIN E TELESHIKUESVE PASI JE BER SI LINDA RAMA, NUK KE FAJ PSI BASHKESHORTI JUAJ MUND TE JET SHUME NJERI I MIRE POR NJE SPECIALIST SHUME I DOBET FUSHES QE I PERKISTE DHE TANI PER TE SIGURUAR DICKA I PASTRON MJEKREN CDO DITE EDI RAMES. RUDINA PRANDAJ TE FTOJ KTHEU E BEHU AJO RUDIN QE KE QENE PASI DO JESH KRENARE PARA PUBLIKUT DHE BASHKESHORTI DO TE DOJ ME SHUME SE EDHE AI DO TA KUPTOJ SE ESHTE GABIM. KAME LEXUAR DISA SHRIME TE BASHKESHORTIT TEN POR ME VJEN KEQ JANE SHUME PA NIVEL.

    1. Sky says:

      Po ti mor Librazhd cte kruhet me familjen e autorit te shkrimit? Ky eshte koment tipik alla Sali sallata qe nuk merret me argumenta por reagon me instikte kafsherore duke u marre me femijen dhe burrin e autorit. Tu thuash juve “turp te kesh” ta merrni per dobesi, po te them qe nuk keni te ardhme sepse Saliu juaj eshte i vdekshem dhe juve jeni njerez me intelekt te kufizuar. Vazhdo te komentosh me germa te KAPITALE se eshte shume intelektuale.

  24. Konica says:

    Sa keq qe Zoti si ka puqur bashke bukurine dhe zgjuaresine….nuk lexova asgje intelektuale ne kete persiatje!!!!!

  25. bt says:

    Sidoqoftë ankohen…

    Ankohen për atdheun, që kokën ka ulur,
    për atdheun e rrëzuar, që u varet në qafë…
    Ankohen lokalit buzë rrugës me pluhur
    burrat me kollare, që hanë kos e pilaf.

    Ankohen për mjeranët, që shëmtojnë imazhin,
    për fshatarët, që s’dinë nga zakonet franceze.
    Ankohen për malokët, që u mbytën plazhin,
    për katundarët, që blejnë Mercedeze.

    Ankohen për poetët, që shajne politikën,
    ankohen, doemos për shtetarët rrufjanë…
    Sidoqoftë, hanë pilaf dhe pijnë birra me krikëll
    në vapën e pjekur, që rreh me kambanë.

    Ankohen për”masat”, që s’dinë nga bota,
    që nuk dinë si të zgjedhin”kapacitete”…
    Përpjekjet e tyre – medet – janë të kota,
    se”…ky popull i shuar, nuk di as për vete…”

    Ankohen e shfryjnë burrat me kollare
    në lokalin buzë rrugës me pluhur dhe vapë.
    Ndokush pi kafenë…ndokush një cigare…
    …ndokush do pilafin që t’a hajë prapë…

    2011

  26. Vasil Gjika says:

    E keqja eshte qe Shqiperia eshte i vetmi vend qe krijon kete “klase” kaq te famshme qe e quan “Intelektualet”…
    As ne Greqi, Amerike po akoma dhe ne Kine ku jetoj tani nuk ka nje grup V.I.P te tille qe quhen “Intelektual”…
    Vetem ne Shqiperi kjo fjale eshte kaq e rende dhe e rendesishme…ku ka akoma edhe grupin e saj… apo se Shqiperia eshte mbushur me budallenj, qe ben si te doj nje grup hajdutesh dhe idiotesh me Salen ne krye, familjen e tij, oborrin dhe gjithe servilat qe i vine nga pas nga injoranca apo per perfitime personale.

  27. AHA says:

    Rudina ,respekte,pershendetjet e mija me te sinqerta ,mos u merzit nga turma ,shpjegimi i konceptit intelektual eshte me se i qarte ,nuk mund te jesh dakord me pushtetin e te jesh i pavarur shpirterisht ,ata qe firmosin keto fleterrufe thjesht e kane shitur shpirtin shume lire ,imagjino sikur opozita tu pergjigjet me te njejten monedhe psh te nise nje peticion te vetrete per sa e sa tema ,ku do veje kjo politike ? me lejo te sugjeroj temen per nje shkrim te ardhshem :KONSENSUSI SI GURI THEMELOR I DEMOKRACISE ,jam i sigurt qe do ta qash ,vetem qejfi do te me behet ,leri dumbabat tu bijen dajreve sic kane bere ne shekuj …

  28. Fakt says:

    Dy gjera kuptoj une nga Rudina dhe shkrimet e saj te fundit – 1. nuk di te shkruaje 2. Esht vete shume larg te qenit intelektuale – megjithe deshperimin.
    Lista e intelektualeve firmetare ma shpif por “antikoformizmi” i Rudines ma shpif njesoj. qendro te temat e lehta e patetike Rudine per burra qe lene gra e gra qe duan burra te martuar sepse do te rigjesh suksesin.

  29. Fakt says:

    Dy gjera kuptoj une nga Rudina dhe shkrimet e saj te fundit – 1. nuk di te shkruaje 2. Esht vete shume larg te qenit intelektuale – megjithe deshperimin.
    Lista e intelektualeve firmetare ma shpif por “antikoformizmi” i pavertete i Rudines ma shpif njesoj. qendro te temat e lehta e patetike Rudine per burra qe lene gra e gra qe duan burra te martuar sepse do te rigjesh suksesin.

  30. e verteta says:

    Sikur shum e keni kufizuar conceptin intelektual.Vetem Parisi ka mijra shkrimtare,studjuse,pikrore,aktore,artiste e tj.,e tj., mendimet e te cileve nuk mund te mos kene ndonje vlere,te pakten ne fushat ku operojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje