"21 Janari", dita që ndan dy botë

21 Janar 2013, 18:20Blog TEMA
"21 Janari", dita që ndan dy botë

Nga Edi Rama

Plaga është jo vetëm e hapur. Në të gëlon infeksioni i padrejtësisë. Shqipëria sot është ende më e padrejtë se dy vjet më parë. Vrasjet në bulevard janë pasuar nga një vrasje në çdo seancë të procesit gjyqësor. Plaga e infektuar prej padrejtësisë flet kumbueshëm. Ashtu e infektuar keqaz, ajo bëri të flasin më qartë se asnjëherë deri më sot për 21 janarin edhe Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Europian.

Por ne nuk kemi asnjë iluzion. Asnjë iluzion nuk duhet të ketë, kushdo që do drejtësi për 21 janarin. Vetëm largimi i pushtetit që vrau, mund të afrojë ditën e ndëshkimit për vrasjet. Po drejtësia për 21 janarin është shumë më shumë se sa një gjykim i drejtë për katër vrasje. 21 janari ndan dy botë. Dy kuptime të kundërta për qeverinë dhe të qeverisurit. 21 janari ndan dy rrugë të ndryshme për të ardhmen.

Drejtësia për 21 janarin nuk u duhet vetëm familjeve të katër burrave, katër baballarëve, katër djemve, katër miqve, katër shqiptarëve të zakonshëm, të cilët sot një vit në 21 janar të vitit 2014 ne do t’i shpallim dëshmorë të atdheut. Drejtësia për 21 janarin u duhet të gjitha familjeve të zakonshme shqiptare. U duhet familjeve, që nuk gëzojnë dot të drejtën e të jetuarit normalisht me punë të ndershme. Familjeve që nuk çojnë dot fëmijët në shkollë. Familjeve që po mbyten prej litarit të borxheve në ushqimore.

Drejtësia për 21 janarin i duhet shoqërisë së mbërthyer nga pasiguria prej krimit dhe korrupsionit. Nga dekurajimi prej presionit mbi mësuesin e mbi nëpunësin. Nga neveria prej politikës së sukseseve imagjinare dhe baltës së paimagjinueshme. Drejtësia për 21 janarin i duhet Shqipërisë së kapur prej fyti nga një pushtet, që ka dalë nga vjedhja e votës dhe ka vrarë për të kallur në çdo gjoks shqiptari plumbin e frikës. I duhet Shqipërisë, që ka mbetur në hendekun përditë e më të madh mes ligjeve në letër dhe pandëshkueshmërisë në realitet. I duhet Shqipërisë për t’u bërë me shtet, me ligj e me qeveri në shërbim të saj. Për t’u bashkuar me Europën, duke u bërë si gjithë Europa.

Shqipëria që kemi është pasojë e mungesës së drejtësisë. Shqipëria që duam, do të rilindë përmes sensit tonë të drejtësisë në qeverisjen e saj. Unë nuk e di, nëse qysh 21 janarin e ardhshëm ne do të kemi mundësi të marrim frymë lirisht kur të vendosim lulet në vendvrasjen e Ziverit, Aleksit, Hekuranit dhe Faikut, duke ju pëshpëritur se drejtësia u bë, fajtorët u ndëshkuan. Por ama që sot unë mund të them pa asnjë fije dyshimi, se 21 janari tjetër nuk do ta gjejë Shqipërinë më të kapur prej fyti dhe 21 janari tjetër shqiptarët nuk do të jenë më të pasigurt prej krimit, të dekurajuar prej presionit e të neveritur prej politikës së gënjeshtrave e baltës së qeverisë. Sepse ne do të qeverisim për shqiptarët, duke respektuar në çdo hap vullnetin sovran dhe liritë e të drejtat e tyre. Edhe në emër të katër dëshmorëve të 21 janarit.

23 komente në ““21 Janari”, dita që ndan dy botë”

  1. !!!??/ says:

    Nga Arben Duka
    Postuar më: 21 Janar, 2013 tek dita
    O bij të shqipes krahë shkruar,

    Antifashistë dhe partizanë,

    Si grushti mblidhuni bashkuar,

    Aty ku shokët na i vranë!

     

    Edhe gjëmoni si tërmeti,

    Me duf në shpirt e hakërrim,

    Nga ju të dridhet sot pushteti,

    Mallkim i madh i vendit tim!

     

    Kushtrim për ne kjo ditë janari,

    Të shenjtë për ne janë sot Dëshmorët,

    Fort e më fort të ndizet zjarri,

    Vrimë të mos gjejnë uzurpatorët!

     

    Ne gjak s’kërkuam asnjëherë,

    Se ne nuk jemi si barbarët,

    Një qeveri plot kriminelë,

    Ja tek ky shesh e panë shqiptarët!

     

    Po ata s’ikën nga pushteti,

    S’duan të ikin përsëri,

    Po tek njeriu vall’çfarë mbeti,

    Mbasi ka vrarë një njeri?

     

    Duhet të ndihet “qeveria”,

    Si mbi vullkan! Si mbi tërmet!

    S’mund ta durojë Shqipëria,

    Atë që vjedh – atë që vret!

     

    Unë nuk kam frikë që t’i pështyj,

    M’u në surrat se s’kanë fytyrë,

    Një kriminele- qeveri,

    Nuk ikën kurrë me dëshirë!

     

    Unë do t’u hiqja dhe kapelen,

    Trima të ishin sadopak,

    Porse këta siç ishin, ngelën,

    Të zinj-të liq dhe burracakë!

     

    Eh, këta janë ca cuba malesh,

    Cuba që prapa gardhit vrasin,

    Etur për gjak si egërsira,

    Si egërsira ulërasin!

     

    Kam plot dy vjet i zemëruar,

    Nga kjo e keqe që s’më del,

    Nuk është asgjë kjo që kam shkuar,

    Nga ç’e ka hak një kriminel!

     

    1. raimondi says:

      Nuk duhet te flitet me gjuhen e urejtjes dhe hakmarjes .__Duhet bere Ndryshimi,
      por jo nje ndryshim qe ka si motiv levizes te tij….Hakmarjesn_Ne asnje menyre jo.

      Duhet nje Ndryshim qe ka si motiv levizes ..Vendosjen e Paqes dhe harmonise ne popull, se vetem ne kete menyre vihen themelet e nje shoqerie me te vertete civilizuese

      Kjo poezi e Arben Dukes eshte e mbushur me hakmarje dhe ndaj eshte e gabuar ,
      Ne duhet ti zgjidhim gjerat ne ruge paqesore me gjuhe paqesore, jo me gjuhe luftenxitese….

      Jemi ne mes te Europes, Insiprojme te futemi ne Europe, por per modernizmin europian hakmarja eshte e pa-pranueshme…..

      Dhe duhet te kemi edhe dicka parasysh kur diskutojme per kundershtarin politik
      Kundershtari politik ka gjysmen e shoqerise sone me vete, dhe ajo pjese e shoqerise ka invesuar shpirterisht te lideri i saj , ndaj ju kur flisni ketu kunder Tij, nuk duhet te flisni me urrejtje , sepse automatikisht beheni edhe vete pjese e urrejtjes se gjysmes se popullit qe ka ne krye kudnershtarin tuaj politik.

      Duhet te kemi respekt per kundershtarin politik, sepse tregojme respekt per gjysmen e popullsise qe nuk mendon si ne , ndaj duhet folur gjithmone me vetpermbajtje e te mos e leme fantazine te fluturoje ne krahet pasionit …

      21 Janari duhet disktuuar ne aspektin e drejtesise duke u munduar te mos e politizojme ngjarjen tragjike, Ti shkojme drjetesise deri ne fund pa qellime hakmarjeje dhe pa haritur ne konkluzione te parakoheshme .

      …Me nje fjale te tregohemi tamam te pjekur ne gjykim , te mos bihem pre e njerezve te vegjel qe mendojne dite e nate hakmarje se jemi popull i vogel dhe demtojme kohezionin e shoqerise sone, demtojme te ardhmen tone te perbashket….

      Tani ketu ne USA Byonce po kendon hymnin e United States pasi mbaro fjalimi inagurues i Presdnetit Obama —

      Shikoni se cfare tolerance tregohet ketu __Ky shtet ku ka pasur nje histori tragjike te skllaverise deri vone te zezakeve,….dhe sot jane te gjithe bashke duke pare nga e ardhmja pa ngelur peng te se kaluares tragjike

      Ndaj edhe ne te marrim shembull nga keto kombe qe jane me popullsi etnike te ndryshme dhe me histori lufte te pergjakeshme midis tyre …
      dhe ja tani jetojne ne Harmoni te plote , pa e pasur mendjen qe te gjejne se kush e kishte fajin per ate qe ndodhi dikur ..por shikojne se kush eshte ai qe mund ti coje drejt nje te ardhme me te begate…

      \
      ___Nje shoqeri qe te eci perpara duhet te kete Meshiren dhe Tolerancen bashkeudhetare ne jeten e saj.
      dhe per Shoqerine tone keto 2 veti jane sot me te domosdoshme se kurre per te dale nga ky rreth vicioz ku gjendet..

      by the way ..komentatori amerikan tek CBS -tv, tha se : …Beyonce nuk kishte nevoje per mikrofon kur kendoi, se zeri i saj mund te degjohej deri tutje pa mikrofon fare ..lool

      1. Albani says:

        A ka shprese per kete vend, kur 21 Janari qe duhej te ishte dita e madhe e liris, per nje popoull te vrare, po qe Edi Rama e la te braktsur ne rruge, te deshperuar me enderren per lirin, te venitur, vazhdon te jete nje dit zie, padrejtesie.
        Plaget e vdekjes Edi Rama i ktheu ne cicerima te zbehta zogjsh ne twiterin e tij,
        jetimet e kater heronjve popullor , viktimat simbolike te 21 Janarit por dhe mijra viktimat e nje populli te vrare me
        1996
        1997
        1998
        nga e njejta dore gjakatare e kriminelit
        tradhetarit
        psikopatit
        dhunuesit
        hajdutit
        injorantit
        fshatarit
        shpellarit
        Selih Ram Pleh Berisha
        Edi Rama i la ne meshire te fatit, ne duart e vet Salih Ram Pleh Berishes.
        Ashtu sic Edi Rama lejoi vjedhjen e votes me 2009 dhe dramen e nje populli qe i vidhet vota rregullisht nga i njejti kriminel dhe hajdut, Salih Berisha, Edi Rama e ktheu ne nje humor te zi: Hapni kutiat! ( qe si hapi dot kurre!)
        Po ashtu ky popull i tradhetuar, dhe nga ai qe duhet ta perconte zemrimin e tij jo si lepur frikacak po si trim dhe prijes.
        Edi Rama shkruante ne twiter nga kolltuku i zyres si i tredhur kur Berisha vret dhe pret , vjedh dhe rjep cdo gje qe ka mbetur nga populli i tij dhe Shqiperia.
        Ishte po ky Edi Rama qe ne vend qe ti dilte zot nje vjedhje tjeter masive me 2011, kur te gjith e pam si u vodh hapur vota e Tiranes dhe Edi Rama e ktheu zemrimin e popllit ne deshperim dhe fyerje.
        Kur edhe nje grua e brishte, nje pedagoge matematike, zonj e vertet ia perplasi ne fytyre, ne fakultet , ne sy te shpures se tij servile dhe ekpit akademik, Lul Bashes si hajdut dhe kriminel; gje qe Edi Rama se beri dot kurre me aq burreri.
        Opozita duhet ta llogaris se me nje kryetar qe i trembet homofobis me shume se hijes se vet, me nje kryetar qe jo vetem sdin te mbroj popullin e zemruar´por as lakuriqsin e trupit te tij, nuk mund te behet fjale per nje fitore mbi nje bishe te rritur me gjak dhe krime, dhe qe sjeton dot pa vjedhur dhe pa pushtetin despotik te familjes se tij qe vazhdon te qeveris me krime dhe vrasje ne saj te frikes dhe perversitetit te Kryetarit Lakuriq te Opozites, Edi Rama.

  2. tourkofagos says:

    dita qe ndan dy bote,asaj vrasese islamike dhe asaj paqsore kristiane………

  3. !!!??/ says:

    ky eshte filmi qe bllokoi saliu dhe luli qe te mos jepej direkt nga TV.

    http://vimeo.com/57848786

  4. elinor says:

    O Rama, nje gazetar pucist i 21 Janarit thote per ty se je burracak! A eshte e vertete?

  5. I paduruari says:

    Edi! Jane pjekur te gjitha kushtet te largohesh nga pozicioni i opozitarit ne mergim. De Gaul-i drejtoi rezistencen franceze ne mergim deri ne nje fare kufiri. Por kur u poqen kushtet i kthye ne momentin e duhur per t´i dhene shqelmin perfundimtar pushtuesit. Berisha dhe klani i tij jane pushtuesit e sotem te Shqiperise ne te gjithe kuptimet. Ka ardhur koha te drejtosh opoziten e vertete. Jo vete ate te PS-se te cilen e ke nen kembe me statut, por te opozites shqiptare qe eshte me e gjere. Ka ardhur koha te marresh persiper detyren me te veshtire te jetes tende. Ate te leader-it. Ashtu sic te duhen masat popullore ty, ashtu i duhet atyre ne leader. Qofte edhe per nje periudhe te shkurter kohe. Ketij populli i duhet nje kirurg qe te kete guximin te prese majen e pucresh me qelb qe eshte majisur jashte mase. Perpara se te behet gangrene, kjo plage ka nevoje te pastrohet. Nje fjale e urte thote me mire nje armik te mencur se nje mik budalla. Fatkeqesisht ti nuk ke nje armik te mencur, por nje armik shejtan budalla dhe te lig. Po ashtu nuk ke miq budallenj, por miq qe nuk te duhen. Te gjithe ata te huaj qe te perkedhelin bishtin per logjiken moderne dhe evropiane te politikes tende te deritanishme, jane miq te rreme. Ata jane miq per interesat e tyre. Jo per interesat e Shqiperise. Ti kete e di shume mire, por me sa duket nuk ke argumente t´i bindesh se Sala e do ndryshe. Jam i bindur 100% se thelle ne stomak te gerryen deshira per t´i dhene nje grusht kesaj te keqje te krijuar dhe mbledhur rreth shkjaut berisha, ashtu sic thoshte Migjeni. Por ndryshe nga Migjeni ti i ke te gjitha mundesite qe t´i japesh nje grusht te forte ketyre zoterave te rreme. Askush, perfshi edhe ata qe sot u kthyen ne varret e te dashurve te tyre me “duar bosh” dhe me nje liste premtimesh se e drejta vonon, por nuk harron, nuk te nxit te hapesh depot e armeve (qe sot jane bosh), por te gjithe ata qe nuk e durojne me berishen me klanin e tij kerkojne nje prononcim te qarte nga ty. Ata kerkojne te degjojne se cfare do te ndermarresh ti kur te marresh pushtetin, kunder krimineleve te vertetuar. Kreshnik Spahiu me lojen e tij diletante nacionaliste, eshte shprehur te pakten se do te ndjeke penalisht kriminelet politike, tradhetaret e kombit dhe bashkepunetoret e serbit. Ai e di se nuk do te kete mandat dhe kellqe te vere ne jete keto premtime bombastike. Por ti dhe PS-ja do te kete te drejten dhe legjimitetin ta coje deri ne fund drejtesine. Vetem llogarit se po i katandise gjyqet se sa kafe dhe filxhana kane thyer Sala, Jozi, Beni, Gita, Zeni, Pa-loka, Pa-tozi, me mire dorezoje pishtarin e drejtesise atyre qe kane b..the ta cojne deri ne fund. Sllogani i fushates tende elektorale duhet te jete. Drejtesi. Kriminelet para drejtesise. Pastaj mund te shesesh reformat ekonomike biznesmeneve te vegjel qe shumica jane anetare te PD-se.

  6. xhozi baxhella says:

    21 JANARI E KA ZANAFILLEN TE RISTANI.ATY DUHET TE FILLOHET TE VAZHDOHET ME KACIN E ZI DHE TE GJITHE DEPUTETET DHE KOMISIONERET QE SHITEN ZGJEDHJETQOFSHIN SOCIALISTE APO DEMOKRATE VETEM KESHTU DO TE MUND TE VIREN PERPARA LIGJIT VRASESIT E 21 JANARIT DUHET FILLUAR ME METEN BASHEN DHE ME RADHE NDREA PRENDI ESHTE NE FUND BASHKE ME KATELLANIN LUPO,BERISH DHE FAMILJA TETIJ TE JETE NE KRYE TE LISTES,NGREHU O POPULL DHE LUFTO SE PO TE VRITEN BIJTE E PAFAJSHEM,A THUA JU I BENI KURBAN FEMIJET TUAJ PER BERRISHEN?!? NGRIHU TE GJITHE PASARDHESIT E TE GJITHE VIKTIMAVE QE KA KRIJUAR MOSTRA NGRIHUNI DHE KERKONI SHPAGIM PER VIKTIMAT E PAFAJSHME A MUND TA FALIN GJAKUN E 21 VVJECARI NGA FIERI?NGRIHU SI NJE TRUP I VETEM DHE LUFTO KUNDER KRIMEVE QE PO JU ZENE FRYMEN NGRIHUNI SE NESER DO TE JETE FEMIJA TUAJ VIKTIMA E RADHES NGRIHUNI DHE KERKONI TE VENDOSET SHTET LIGJOR DHE JO POLITIK, A NUK ESHTE HIPOKRIZI QE META VAZHDON BASHKE ME ATE BUCEN QE MBAN FUSTANIN 7OOOEURA DHE TE BEJE KASHILLEK KU ESHE TE ARDHMJA E FEMIJVE TUAJ?XHOZI ARGITA MONA SHKERDHENI DHE QENTE QE ATA MBAJNE NE SHTEPI?!

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje dite dhe dy bote te ndryshme.
    Po ndjeki betimin e Presidentit te USA z. Barak Obama dhe artikujt e gazetave qe pershkruajne diten e vrasjeve te 21. Janarit nga ana e Kriminelit Sali Berisha.
    Mafia Europiane e drejtuar nga Doris Pack dhe Mafia Italiane krijuan njeren bote ate Shqiptare.
    Per boten USA nuk i pyet kush se i fusin ne burg.

  8. etika says:

    Arben duka:
    Me pelqyen sidomos keto dy vargje te vjershes tuaj:

    S’mund te duroi Shqiperia
    ate qe vjedh,ate qe vret…

    Desha te brohoras,por se c’me ngeci ngryke e ma preu vrullin,kur mu kujtuan ca vargje te nje vjershes tende,qe e ke botuar disa here ne shtyp,ku i ben elozhe e mburr edhe HALLATET e Enver Hoxhes,megjithse duke e ditur si kushdo se ay ka vrare jo nje por disa mijra shqiptare,dhe jo per vjersha me frymzime te tuajat,por edhe vetem pse i kan kenduar lirise.
    Nje i ditur do te thoshte:Me shum se kuzhdo mund te genjei nje vjershetar…

    1. Drejtesia says:

      Degjo ti !

      Kjo vjershe e Arben Dukes eshte Absolutisht e gabuar , pavaresisht se eshte e bukur

      Ndersa ajo vjershe e Enverit eshte me e bukur se bukuria vete , sepse Enveri ne ate kohe vertete ishte perfaqsues i nje diktature , dhe Nuk ka diktature pa krime , ndaj edhe e denojme ate kohe __Porse gjenialiteti i Enver Hoxhes
      eshte se edhe ne nj sistem te destinuar per deshtim dhe te mbushur me krime ,
      dhe ne te njejten kohe i gjendur nen presionin e shteteve armike ndja Shqiperise
      Ai, Enveri, e zhvilloi Shqiperine, e arsimoi, e kulturoi, e Industrializoi , thau kente e mocale , hapi toke te re, -I mbushi malet e Shqiperise me pyje , portokalle e limona e drure frutore kudo, E armatosi Shqieprine me Armatim modern, etj etj

      –Me nje fjale e civilizoi njeriun shqiptar
      dhe sic thote Enciklopedia Britanike
      :…Enver Hoxha e mori Shqiperine nje vend gjysem recke te feudalizmit ototman dhe e ktheu Shqiperine ne nje vend Modern Industrialo-Agrar……. ”
      Keto fjale s’kane envoje per koment

      Ndaj Arebn Duka per vjershen e Enverit ka mirenjohjen e thelle te gjithe shqiptareve , dhe sidmos te atyre qe luftuan me arme ne dore kunder nazi-fashizmit –dhe ata jane shumica dermuese e kombit shqiptar ,
      te tjeret qe jane kundra jane ata qe vuajten nga ai rregjim , por duhet te kemi nje gje parasysh se vuajtjet e tyre dhe krimet e komunizmti ishin Cmimi qe ne paguanim per progresin gjigand qe beme ne komunizem, dhe natyrisht ne perulemi me respekt perpara viktimave te komunizmit , por ne te njejten kohe nuk mund te hedhim poshte progresin e jashtezakonshem dhe epokal qe u be ne ate kohe …

      Ndersa kjo vjersha qe ka bere per kete dite te sotme te 21 Janarit , eshte e gabuar _Jetojme ne nje shtet demorkatik, dhe antyrisht qe vrasjet e 21 JANARTI jane absolutisht te denueshme , por ne te njejten kohe keto vrasje nuk mund te behen shkak per hakmarje popullore, por duhet qe ne nje sistem demorkatik te perdorim gjithe mekanizmat qe na lejon demorkacia jone dhe ndihemn qe na ofron demorkacia perendimore ne keto raste ….Pra te kerkojme zbatimin e ligjit ne menyre demokratike,
      jo revolucionare ….

  9. luis says:

    Te lumte ajo pene ARBEN DUKA.Te vendosesh drejtesi nuk do thote hakmarrje ore Raimondo.Pa vendosur drejtesi per sejcilin shtetas shqiptar si ate qe eshte atje ne are si ate qe eshte ne maje te pushtetit ai vend nuk do gjeje kurre qetesi.Po te ishte vendosur drejtesi ne 97 kurre nuk do kishin ndodhur tragjedite e njepasnjeshme qe ndodhen me vone dhe kane vetem te njejtin autor dhe ky eshte Sali Ram Berisha.
    Sali Berisha ashtu si paraardhesi i tij Enver Hoxha shpalosi menyrat me cnjerezore te poshteroj qytetaret e vet dhe te ndjehet perendi ne karriken qe e rrembeu me hajni.
    Sali Berisha eshte disa here me i lig edhe se paraardhesi i tij Enver Hoxha sepse kur ky maskara ka bere krime te shemtuara ne demokraci imagjinoni sikur te ishte ne kohen e Enverit,biles te pakten Enveri ne idealin e tij nuk mbronte askendin edhe shoket e tij me te afert e ndersa ky maskara mbron kriminelat dhe hajdutet dhe u hyp ne shpine te vobekteve dhe i ndersen ata qe ti vrasin pas shpine ata qe guxojne te kerkojne te drejten e tyre.
    Sali Berisha do vec nje menyre dhe kete duhet tia japim ne dhe jo ta kerkojme nga ai qe nuk ka tager per kete pune,por ne populli qe jemi te pagjykueshem ne cdo sfere te horizontit nen qiell ketu mbi toke duke ia numeruar plumbin ballit dhe pastaj te kerkojme nga perfaqesuesit tane qe te vendoset drejtesi perfundimtare.

  10. Sinani says:

    Zoti Rama! Nuk e di nese do ti lexosh keto fjale qe po te shkruaj! Kemi kaq kohe qe te degjojme, sigurisht qe edhe te kemi pare se cfare di te besh. Per mendimin tim, por besoj edhe nje pjese te shqiptareve, ti je e keqja me e vogel e ketij vendi, sigurisht duke te krahasuar me Saliun. te tjere konkurrente sot per sot nuk ka. As Iliri, as Bamiri, as Kreshniku, nuk mund te konkurrojne me ju. Ju te dy do te ndesheni me 23 qershor. Kjo eshte e padiskutueshme. Por ti nuk duhet te perfitosh nga rasti dhe te mendosh se njerezit do te zgjedhin te keqen me te vogel! ke pergjegjesi te madhe! Behu burre dhe merr persiper te luftosh, madje po te jete nevoja te japesh dhe jeten! Mos te duket slogan! jeta jote nuk vlen me shume se ata qe u vrane me 21 janar! sigurisht une nuk jam nga ata qe thone se Edi Rama e ka fajin per te vraret e 21 janarin! Jo te gjithe e dine qe ata i ka vrare Berisha! Por edhe ndergjegjja jote nuk duhet te jete e qete! Ti i le njerezit ne mes te rruges, po keshtu edhe grevistet e tu! Zoti Rama, ndonese nuk me shkon per shtat per arsye nga me te ndryshmet, me hater dua ta besoj gruan tuaj kur thote se ti je ne politike jo per para, por per te lene gjurme! Jep prova! Eshte shansi yt i fundit! Deri tani je i humbur, por mundesi per te fituar ke! Mblidhi njerezit e mire qe i ke me shumice, largoi pleherat qe po ashtu i ke me shumice! Edi! Thirri mendjes! Nuk ka kohe!

    1. laraska says:

      Me terhoqi vemendjen komenti juaj me te cilin jam plotesisht dakort. Gjithashtu me behet qejfi kur lexoj mendime/ analiza te shtjelluara kaq mire. Jam pike per pike dakort me ju pavaresisht se une shprehem pakez me me revolte. Nuk e di a jeni burre apo grua ose ku jetoni, por me siguri them qe ju do jeni intelktual i mirefillte. Pershendetje!

  11. laraska says:

    Duhet te kesh vertet nje zemer guri qe te jesh afer jetimeve, dhe familjeve te te vrareve dhe ti ngushellosh, e tu premtosh drejtesi kur e di mire qe ti drejtesine mund ta kishe sjellur qe ne 22 janar 2011. Berisha na vjedh, vret e pret sepse nuk ka opozite te vertet. Duhet te kesh vertet nje zemer guri qe ta dish se shteti fshihet pas kesaj tragjedie dhe pas gerdecin, dhe ti me po ate shtet ndryshon naten kushtetuten e votuar ne referendum popullor duke shkelur jo vetem mbi vullnetin e popullit por duke perdhosur edhe me shume keta njerez te rene ne kete pseudoshtet qe kemi ne ditzinjte. Fakti qe sot nuk u lejuan kamerat e medias do te thote se ne jemi kaluar diktatures. Fakti qe 2013, vetem 21, ka vetem vjedhje e vrasje dhe policia pranon se nuk ka gje ne dore (lexoni nje artikull te temes te dates 21 janar), do te thote qe kemi nje SHTET TE FALIMENTUAR. Fakti qe punonjesit nuk marrin rrogat dhe sguxojne ta pranojne nje gje te tille e jo me te ankohen (shifni Fiks Fare te dates 18 janar) do te thote qe arka e shtetit eshte bosh, shteti ka falimentuar dhe ne jetojne ne terror. Duhet te kesh zemer guri e te permendesh vetem 21 janarin si te vetmin krim te kesaj qeverie, po GERDECI? PO MIJRA TE VDEKUR NE 97? PO TENTATIVA PER PUC SHTETI NE 98? PO KORRUPSIONI ILIR METES? PO SHITJA E PASURIVE GJEOSTRATEGJIKE DHE EKONOMIKE TE KOMBIT?
    TI QOFSH O EDI RAMA! PASKE PASUR NJE ZEMER GURI QE KE MUNDUR TU DALESH PERBALLE ATYRE JETIMEVE SE FAMILJET E TRAGJEDIVE TE TJERA SI PERMEND ME E JO ME TU DALESH PERBALLE!

  12. laraska says:

    Duhet te kesh vertet nje zemer guri qe te jesh afer jetimeve, dhe familjeve te te vrareve dhe ti ngushellosh, e tu premtosh drejtesi kur e di mire qe ti drejtesine mund ta kishe sjellur qe ne 22 janar 2011. Berisha na vjedh, vret e pret sepse nuk ka opozite te vertet. Duhet te kesh vertet nje zemer guri qe ta dish se shteti fshihet pas kesaj tragjedie dhe pas gerdecin, dhe ti me po ate shtet ndryshon naten kushtetuten e votuar ne referendum popullor duke shkelur jo vetem mbi vullnetin e popullit por duke perdhosur edhe me shume keta njerez te rene ne kete pseudoshtet qe kemi ne ditzinjte. Fakti qe sot nuk u lejuan kamerat e medias do te thote se ne jemi kaluar diktatures. Fakti qe 2013, vetem 21 dite nga hyrja e vitit te ri, ka vetem vjedhje e vrasje dhe policia pranon se nuk ka gje ne dore (lexoni nje artikull te temes te dates 21 janar), do te thote qe kemi nje SHTET TE FALIMENTUAR. Fakti qe punonjesit nuk marrin rrogat dhe sguxojne ta pranojne nje gje te tille e jo me te ankohen (shifni Fiks Fare te dates 18 janar) do te thote qe arka e shtetit eshte bosh, shteti ka falimentuar dhe ne jetojne ne terror. Duhet te kesh zemer guri e te permendesh vetem 21 janarin si te vetmin krim te kesaj qeverie, po GERDECI? PO MIJRA TE VDEKUR NE 97? PO TENTATIVA PER PUC SHTETI NE 98? PO KORRUPSIONI ILIR METES? PO SHITJA E PASURIVE GJEOSTRATEGJIKE DHE EKONOMIKE TE KOMBIT?
    TI QOFSH O EDI RAMA! PASKE PASUR NJE ZEMER GURI QE KE MUNDUR TU DALESH PERBALLE ATYRE JETIMEVE SE FAMILJET E TRAGJEDIVE TE TJERA SI PERMEND ME E JO ME TU DALESH PERBALLE!

  13. kel ukaj says:

    Turgofagos me serioz pak pasi mund te bahen kamikaze ndoj muslim. PS edhe se nuk jemi socialiste i heq kapelen per dy gjera. E para gjithemone ka organizuar zgjedhje te lira e te ndershme. E dyta ate pak demokraci qe eshte sot ne shqiperi eshte fale luftes e punes se PS. Mbetet nje e trete ta beje, te behet nje parti demokratike (jo si PD) e tipit amerikan me primarie. Kjo do te ishte nje arritje e madhe jo vetem per PS por per te gjithe shqiptaret.
    Sa per 21 Janarin eshte vija ndarese difinitive me te gjithe ata qe e kane bere kete dhe ata qe vijne. Sa per hakmarrjeje une jam per nje te tille sepse islameve nuk u merr vesh rradakjaje pa jua thyer. Ndryshe nuk mesojne.

    1. tourkofagos says:

      [kel ukaj],e kam teper te veshtire te besoj se ne 23qershor do te behen zgjedhje te lira!
      Do te ishte absurde qe te besoj dikush[vec karagjozeve dhe atyre qe nuk njohin rrealitetin shqiptar] se islamiku Berisha do te dorezohej si ”politikan i ndershem”…!!
      Ujku qimen e nderron,por zakonin nuk e harron.
      Tjetra eshte se,nje humbje e Berishes do te conte ate dhe gjithe magjypet grabitqare ne qeli,gje e cila do te luftohet prej tyre.
      Faktori nderkombtar nuk e rruan shume per shqiptaret e shqiperine,ne nje kohe kur vete populli shqiptar rri me bythen perpjete e nuk permbys[edhe me gjak] extremistin Berisha.
      Ne shqiperi jane krijuar klasat,shtresat njerzore,atyre grabitqare,te favorizuarit[kujtoj ketu intelektualet],te mbrojturit[kriminelet] ,te padenueshmit prej qeverrise Berisha.
      Te gjithe keta jane te detyruar te bejne te pamundur ,qe Berisha te dal ”fitues” me 23 qershor,qofte edhe me dhune.
      Perball kesaj maze kriminelesh,kemi nje popull te dobet,pa dhembe,barke bosh,pantallonat lidhur me tel,injorant,pa fuqi,turme delesh nga u fryn bariu andej shkojne ,nje maze pa dinjitet,pa fe,pa gjak,thjesht mish me dy sy[kete maze shkerdheu per 45 vjt turkoshaku b.qim Hoxha].
      Kete e di mire islamiku Berisha dhe per kete ai ka marre te gjitha masat.
      Si perfaqsues i kesaj turme zulu,Edi Rama e ka te veshtire te fitoj perball extremisteve te PD,po te kihet parasysh edhe te pabeset e LSI,FRD,AK etj,te cilet thjesht marrin nga nje grup zulu-sh votues,per interesat e tyre grabitqare.
      Kush beson se me 23 qershor Berisha humbet,thjesht eshte per psikiatro…..

  14. e verteta says:

    Komentues mbeturina dhe nostalgjike te regjimit me te eger komunist ne Europe…..
    Komentues me qellime djallezore percarese fetar…..
    Keto vihet re ne komentet e mesiperme..

    1. Tenenti says:

      Ciu ciu ciu ciu ciu ciu ciu ciu ciu ciu……….
      Edhe ktu spo ja pjerdh njeri ketij te shkretit…..

  15. etika says:

    Drejtesija,
    te mos kishte kaluar ky vend neper diktauren barbare te Enver Hoxhes,por te kishte ndjekur rrugen e demokracive perendimore te pas luftes,sot do te ishte se paku nja 50 vite perpara ne gjitha ato fusha qe permend zoterote.Te jeshe i sigurte…

  16. Shqiptari says:

    Nqs ne 21 Janar do ishin vrare 4 deputete socialiste, ne krye te turmes, sot do ishim ne nje kohe tjeter, sepse te pakten do kishte lindur opozita e vertete ne Shqiperi, per here te pare ne historine e saj…

    Por kjo nuk ndodhi. U vrane 4 njerez te popullit. Ky popull eshte kafshuar nga dy qener rrugesh: Nga njera ane pushteti dhe nga ana tjeter (pseudo)opozita qe ben sikur do ta rrezoje kete pushtet, por ne fund te fundit ndjek interesat e saj duke luajtur dhe tradhetuar popullin qe e voton…

    Nuk ka kuptim qe ky popull te vazhdoje te genjehet akoma nga nje pushtet qe vret dhe nga nje opozite qe i ben fresk ketij pushteti!

  17. Gjini says:

    Populli nuk e din, por ti Z. Ramë Kristaqi e din mirë skenarin tënd për tragjikë me 11 janar. Prandaj mos e tepro…mbylle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje