Nga Ulsi Manja
Ritualet e përcjelljes së të vdekurve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta. Po ashtu dhe përkujtimoret që u bëhen atyre. Aplikimi i këtyre ritualeve në zonën e Dibrës është shumë konservator, veçanërisht përsa i përket pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit. Ata që nuk kanë ndodhur në shtëpi, apo nuk kanë patur mundësi të shkojnë në ceremoninë e varrimit, e bëjnë vizitën e ngushëllimit brenda vitit apo në raste festash a përvjetorësh. E gjitha kjo që përmenda më sipër është traditë. Kësisoj, nuk duhet as arsim e aq më tepër ndonjë analizë e fakteve, arsyeve, apo rrethanave që çuan në vdekjen e personit. Le të vazhdojmë edhe pak me traditën. Në zonën e Dibrës, shumica dërrmuese e familjeve është rikthyer në traditën e para 1967-ës, pra ceremonia e varrimit të të ndjerit udhëhiqet nga përfaqësuesi përkatës i fesë(imami i fshatit a krahinës, sipas rastit). Si reminishencë e kohërave të vjetra, jo vetëm imami, por krejt fisi e të afërmit e tij thirren në shenjë respekti për fenë në titullin “Sheh”, pavarësisht se jo të gjithë e kanë këtë titull fetar.
Është shumë e rendësishme të veçojmë këtu që ashtu si në gjithë trevat shqiptare, pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit, apo në ngushëllimet e mëvonshme nuk është me ftesa. I vetmi kusht për t’i shkuar dikujt për ngushëllim shprehet shumë bukur në gjuhën popullore : “Me ta marrë vesh”.
Njatjeta o Sheh Sherefedini!
Ka dy vjet që ka vdekur Hekuran Deda. Hekurani vinte nga Kalaja e Dodës. Vetëm 10 minuta nga fshati juaj. Ai banonte në Tiranë, por atë ditë që vdiq, në ceremoninë e tij të varrimit qenë mijëra dibranë nga Kalaja, Sllova, Cidhna, Dardha, Reçi, Lura, Muhurri, Kastrioti, etj. Ceremonia fetare është udhëhequr nga një Sheh. Nga një Sheh, si ata nga ju rridhni si familje. Në fshatin tënd Vleshë (Sllovë) më shumë se gjysma e fshatit janë Sheh dhe nuk e konsiderojnë thjesht si mbiemër, por si titull. Familja juaj gjithashtu.
Njatjeta Sheh Sherefedini!
A ke qenë ke shpia e Hekuran Dedës për ngushëllime? U bënë dy vjet e duhet ta kesh gjetur një orë të lirë nga axhenda jote shumë e ngjeshur, sidomos me përgaditjet e fjalimeve të shumta per në Kuvend duke kërkuar me këmbëngulje Rrugën e Arbrit(por që s’i lexove kurrë).
Njatjeta Sheh Sherefedini!
E përmenda dhe më sipër që tradita e thotë që nuk ka aspak rëndësi arsyeja apo mënyra e vdekjes së të ndjerit në Dibër. Aspak rëndësi, o Sheh Sherefedini. Ka shkuar për ngushëllim familja e vrasësit në familjen e viktimës në kohën kur në trojet tona e bënte ligjin “kanuni”. Ka shkuar për ngushëllim komunisti tek armiku i klasës në kohën kur në trojet tona bënte ligjin Enveri. O tempora, o more!!!! ose si i thone ne Diber ” oooo morekuje ” . Si ka mundësi të degjenerojë pushteti kaq poshtërsisht?!
Për të qenë shumë i qartë e për t’i thënë gjërat troç. Sikur ngjarja të kish ndodhur para 100 vjetësh e Hekuran Dedën ta kishte vrarë një kushëri yti,Sheh Sherefedini i parë nuk do kishe munguar gjithsesi pa i shkuar për ngushëllim familjes. Sikur Hekuran Deda të ishte vrarë para 50 vjetësh, me akuzën “tentativë atentati ndaj Enver Hoxhës”, I ndjeri yt atë do kishte shkuar gjithsesi për ngushëllim, ndoshta dhe natën siç bënin shumë në atë kohë.
Hekuran Dedën e vrau Saliu. Deputet – Sheh Sherefedini as nuk u çua të mbante një minutë heshtje në Kuvend. Tani, çfarë ka ndodhur? A është Saliu më i keq se Kanuni e se Enveri, a je ti më i dobët se gjyshi e se yt atë, apo të dyja së bashku?
Njatjeta Sheh Sherefedini!
Në vitin 2009 keni garuar për deputet, me xhaketën e varur në gozhdën nr.2 të premtimeve të Sali Nastradin Berishës. Se kështu kanë filluar ta quajnë në Dibër shefin tend, për shkak të Rrugës së Arbrit, nëse të kujtohet.
Në fshatin e Hekuran Dedës ke shkuar në xhami në një nga të premtet e fushatës elektorale e duke shfrytëzuar titullin Sheh ke bërë propagandë politike me fshatin në oborr të xhamisë. Shumë tinëzare si “strategji”. E hapët fjalën duke qeshur nën buzë që i keni marrë qind për qind votat se i kanë dhënë fjalën Sheh-it në oborr të teqesë. Nuk besoj se ia keni parë hajrin atyre votave Z.Deputet. “Veç gjynahu i madh të çon në shtigje të gabuara”, – kështu thuhet në gjuhën popullore në fshatin tënd, timin dhe të Hekuran Dedës.
Njatjeta Sheh Sherefedini!
Merre Jeminin e Selaminë, shkoni tek shtëpia e katundarit tuaj e pini një kafe pa sheqer. Edhe ata, kur shkuan për vota në Kala të Dodës thonin që “jemi në fshat tonë”. Kishin të drejtë, po bashkëfshatarëve u shkohet jo veç për vota
Te lumt dora or Ulsi.
Ke prekur nje teme shume te rendesishme dhe reale.
Hallall per cfar ke shkrue dhe gjithe njerzit pa dallim partiak duhet te respektojne te vdekurit.
I faleminderit artikullshkruesit per shpalosjen e njerzillekut dhe tradites shekullore te dibraneve te ndershem,ne ballafaqim virtuoz me shrefedinin, dibran-bastard.
Me pelqen shume menyra si shkruan ky Ulsi Mane. Kam lexuar dhe nje artikull te madh fare ku e quan S.Berishen me emrin e vertete – Nastradin. Eshte dibran i vertete Ulsiu, flet pak e sak. Une do shkoj te votoj per te. E vendosa, do marr leje qershorin e do shkoj te votoj me gjithe familjen time per kete djale. Bravo z.Ulsi, nuk te njoh as me njeh, por bravo.
Faleminderit me kujtove kohen kur kam punuar ne Diber.Ruaj kujtimet me te mira.Respekt te madh per popullin e zgjuar dibran
ka qene nje sherefedin shehu pedagog i ekonomise politike ne shkollen e partise para viteve 90
a e di njeri eshte i njejti?
kane qene disa dibrane ne katedren e ekonomise politike ne shkollen e partise v.i. lenin,rizai,agimi,ky sherefedini
Eshte e vertet,eshte po ai Sherefedin qe ka qene pedagog ne ILB (Instituti i Larte Bujqesor) Kamez,ku jepte Finance dhe po ai i Shkolles se Partise.Une i njoh nga afer te dy,si Ulsiun ashtu edhe Sheh Sherefedinin,me Ulsiun kemi qene koleg,ndersa Sheh Sherefedinin e kam pate pedagog.Asnje presje nuk i heq shkrimit te Ulsiut,si koleg nuk me takon ta lavderoj shume.
Esht hera e pare qe lexoj nje shkrim te Ulsi Manajt. Flet shkurt si dibranet, por domethenes.Mjaftuan keto rrjeshta per te nxjerre se
shperfytyrimi qe i ben paraja ketyre qenieve nuk njeh kufi.Urime per shkrimin!
mjafton nje fjali me kuptu Sheh Sherefedinin – O tempora, o more!!!! ose si i thone ne Diber ”oooo morekuje ”
Ndiej keqardhje per kete deputetin e PD sepse e kam njohur dikur dhe, sic thote populli ” nuk ishte e keqja e kujt”. Kam pare me treishtim gjate ketyre viteve se si eshte transformuar dhe rrenuar moralisht. Para pak muajve tha ne nje interviste se ” do te ishte nder per Shqiperine te zgjidhej Sali Berisha edhe nje here president…”. Eshte vertete e turpshme dhe e vajtueshme sa poshte ka rene dhe sa keq po i pardor Sali Berisha ate dhe shume si ai.
shume mire te lumte pena o ULSI se nuk duhen muhuar traditat tona si diber per raste fatekeqesisht por jan burracak keto deputet te dibres qe e kan ndigjuar salen,,,,,,e……turp i madhepore nje plake ne kreje lure pat thene para 80 vitesh se MARRJA NUK TE HAN PRAPANICEN(BYTHEN) ,,,,DHE NJE HER TE LUMTE
Faleminderit Ulsi per shkrimin dhe pershkrimin e bukur qe i ben situates,megjithese nuk ndryshon asgje.Keto njerez kane per borxh te perdorin dhe keqperdorin fene.Harrojne se feja eshte gjeja me e shtrenjte e njeriut,sepse eshte bindja,ndjesia,perceptimi e gjerave si dhe respekti qe krijohet ashtu sic eshte per hiarkine fetare si dhe ate burrnore dhe kurrsesi te luash me burrnine per nje mandat deputeti.Une personalisht kam nje definicion per burrerine,qe kurre mos i vendos nje cmim vehtes,kurse Sheh Sheferedini i vuri nje cmim shume te ulet vehtes.Kaq ishte vlera e tij…………….Le te prononcohen tani familja e Sheh-ve se cmendojne ata tani
Flm Ulsi, shkrim i goditur, dhe i thjeshte. Do doja qe ato palo deputetesh ti lexonin keto rrjeshta…., te shikojme a do marrin me vota ne ate zona keto maskarenj.
“Vec gjynahu i madh te con ne shtigje te gabuara”. Eh more Ulsi, Ju shpreh falenderime per kete shkrim! Ishte mburje ne “Diktaturen” 50 vjecare me Tituj Dr.Pr. ku pati prodhim te bollshem,te fituar me merite! Ne keto 22 vite “Demokracie” lulezuan ne mase NIHILISTE e KAMELEONE ne shkalle te gjere! Cuditerisht, kjo kategori i mban ato ‘spaleta'(Grada). Kategoria e Sherefedin-eve ne fushata Elektorale vijne e kerkojne votat ne krahinat perkatese,por nuk kane fytyre te pijne kafe ne diten dhe shtepine e MORTIT, qe i u morr jeta ne bulevard para K?ministrise, me Urdher te Vampirit Dr.Pr.Berisha!
Ne fshatin e ketij Sherefedinit, ndodhi ne 2009 qe PD te merrte 380 vota dhe PS zero vota. D.m.th edhe i ndjeri Hekuran Deda, ka votuar per Shehun Sherefedin, ashtu sikunder dhe familja dhe fisi i Hekuranit. Dhe Sherua nuk i paska shku as per mort.
Atehere kthejani o dibrane, poshterimin me poshterim e refuzim. Ne zgjedhjet e qershorit kthejani borxhin sheh Sherefedinit. Zero vota atij. Qe te mos thote me se kaladodsit votojne edhe per xhaketen e varur te tij, ne qender te fshatit…
Njatjeta o Sheh Sherefedini! Ta gzosh per integrimin kete shkrim.
tlumte pena
Bravo Ulsi je i madh ,nje pene qe dibra duhet te krenohet me ty ,dhe me behet shume qefi qe shkruan ne kete gazet qe ka ngele e vetme ne opozite te vertet .urime nga Uk
Shkrimi juaj Z.Manja eshte i bukur i zgjuar sic dine te jene Dibranet,por pak tinzar me duket.Qofsha i gabuar.Ju kerkoni qe te terhiqni Sheh Sherefedinin qe te shkoje per ngushellime ne familjen e Hekuran Dedes duke i kujtuar traditen ,duke i kujtuar qe e ka nga fshati duke i kujtuar votat dhe detyrimin qe ka si deputet zone ,ke bere te pa munduren per ta terhequr duke i kujtuar edhe vrasesit shkojne ne familjen e viktimes per ngushellime ne nje fare menyre edhe duke e zhburreruar.Po mire mo Z.Manje ti mendon qe nuk i di keto rregulla dhe detyrime qe ka Sheh Sherefenini ,jam i bindur qe po i din ,por eshte burre dhe i zgjuar .Nje pyetje kisha A mund ti thuash menyren se si do ishte prezent Sheh Sherefedini per ngushellime ne familjen e Hekuranit.Si bashkefajtor ne vdekjen e Hekuranit .Jo nuk mund te shkoje pasi fajesine nuk e kane pranuar akoma fajtoret se po ta pranonin ato ,jam plotesisht i bindur qe ai do shkonte edhe si bashkefajtor dhe dibranet do dinin ta prisnin, apo te shkoje thjeshte per te zbatuar traditen dhe si i pa fajshem .Thashe qe eshte burre i zgjuar dhe nuk mund ta beje nje gje te tille se perseri e di cfare pergjigje mund te marre nga dibranet,pra ai ka zgjedhur te vetmen rruge qe ka heshtjen.
Nese dini ju ndonje rruge mund tja sugjeroni ketu ne koment ,vec rruges se grackes.Mos harroni zoti Manje nuk eshte pranuar autoresia e vrasjes as nga autoret.
Respekt.
Gabimi nje here, marrja perhere, o miku im!
te lumt, ulsi je imrekullushem, por saper.
she shefedinin.ai ka pas motren. ne shkoll te lart, ne kohen kur ai ishte petagog, dhe diten e matures i ka fol motres dhe koleget evet ate dit e kan marr vesht ce she shefedin ka frik nga e eprort.dhe nuk ika folor motres per 4 vjt.