Një emision i ri me fantazma të vjetra

25 Janar 2013, 21:31Blog TEMA
Një emision i ri me fantazma të vjetra

Kristos Papas në emisionin e Artur Zhejit

Nga Altin Ketro

Më është bërë zakon që mëngjesin ta nis doemos duke u informuar me titujt e faqeve të para të gazetave të përditshme, të cilat lexohen nga ekrani i televizionit. Një zakon që më është kthyer në nevojë për të qenë në brendi të zhvillimeve që s’kam mundur t’i ndjek në rrugë tjetër apo të pritshmërive të reja të cilat, vetëm konkurrenca midis redaksive, bën që t’i marrim vesh ende pa ndodhur.

Dhe, për këtë qëllim, kam zgjedhur, midis shumë mediave, televizionin News24 dhe specifikisht emisionin “Koha për t’u zgjuar” që drejtohet nga i mirënjohuri Bashkim Hoxha. Në fakt, është ky i fundit që më jep kënaqësinë e të kuptuarit drejt të atyre çka shkruhet mes rreshtash. Me një zë të qartë e të plotë, e vë theksin e fjalës aty ku duhet, e rëndësishme kjo për t’i dhënë kuptim fjalës dhe fjalisë në përgjithësi. Besoj se është një nga emisionet më të ndjekura të llojit të vet dhe e përsëris, merita është totalisht e vetë drejtuesit.

Por, gjatë emisionit, drejtuesit e televizionit po reklamojnë një emision që një nga njerëzit e medias, (ish drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, ish drejtor i ATSH-së, ish drejtor i gazetës “MAPO”), ka ndërmend të nisë së shpejti me emrin “360 gradë”.

Në pamje të parë duket diçka pozitive që televizioni News24 ka ofruar një nga njerëzit më të fortë në spektrin e analistëve të mass- medias. Personalisht ndaj pikëpamje të kundërta me qëndrimet dhe analizat e tij politike. Megjithatë, s’mund të mos e vlerësoj për qetësinë që mbart gjatë shtjellimit te argumenteve të veta.

Çdo emision i ri televiziv që ka si drejtues emra të njohur të medias tërheq vëmendje dhe si fillim duhet përshëndetur. Por, drejtuesi i tij, duket se s’po e nis me këmbë të mbarë këtë emision. E kam përjetuar vetë, por po e ndesh edhe në shumë reagime të rastësishme që marr, se autori ka gabuar në përzgjedhjen e të ftuarit të parë në inaugurimin e emisionit. Ai s’është as më shumë e as më pak por një farë Kristos Papas, një shqiptar i shndërruar në grek që flet me mllef të shfrenuar nacionalist kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Vetë reklama e emisionit është kthyer në bezdisëse aq sa po dëmton edhe emisionin e zotit Hoxha ku transmetohet. Vetëm brenda një spoti aty na shfaqet Papas-i duke na e quajtur grek Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun (Georgios Kastriotis e quan ai), e pastaj i tund ndër sy flamurin tonë Kombëtar duke thënë “Ky flamur pati guximin të sulmojë Greqinë”, ndërkohë që moderatori e ndjek përballë me një qetësi olimpike.

A pakuptueshme se cila është arsyeja e intervistimit të këtij nazisti grek. Një intervistë që ende s’është transmetuar e plotë, por edhe me aq sa jepet në reklamë, dihet përmbajtja.

Për çfarë arsye duhet që shqiptarët të dëgjojnë një të krisur që s’përfaqëson asgjë në vendin e tij (veçse një grusht të dëshpëruarish) që përfituan ato pak vende në parlament nga hutimi i popullit grek për shkak të krizës financiare?

Për çfarë arsye duhet t’u japim hapësirë në mediat tona këtyre halabakëve të cilëve edhe parlamentarët grekë ndjejnë se u ka zënë “rrota bishtin” nga prania e tyre?

Jo thjesht për censurë, jo thjesht për ndalimin e fjalës së lirë, por nazisti në fjalë nuk mundet t’u transmetohet shqiptarëve nga një televizion i nderuar për ta dëgjuar ata, pra shqiptarët, nga goja e një shqiptari -antishqiptar, se çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë ne për atë.

Shpreh edhe një herë keqardhjen për drejtuesin e emisionit që si duket është nisur të bëjë scoop por që me të ftuarin e tij na ka fyer të gjithë ne. Qoftë edhe me atë copëz reklamë që është shfaqur.

Në fund, dy kërkesa kam për televizionin News24:

Së pari, hiqeni si reklamë gjatë emisionit të zotit Bashkim Hoxha.

Së dyti, nëse keni ndërmend ta transmetoni, na thoni datën dhe orën, me qëllim që të ndërrojmë kanal përpara se të jemi para faktit të kryer. Të paktën për këtë do u jemi “mirënjohës”.

37 komente në “Një emision i ri me fantazma të vjetra”

  1. niku says:

    Eshte nje pershtypje e keqe qe te krijohet nga marrja ne interviste e nje personi qofte edhe deputet i parlamentit grek qe shan shqiptaret. Cili eshte ky njeri pak rendesi ka, por nga sa duket nga reklama shan Shqiperine dhe shqiptaret. Cfare do te nxirret nga nje interviste e tille? Disa sharje per Shqiperine dhe shqiptaret, aq me keq nga nje renegat.
    Nuk e kuptoj vleren qe do te sjelle gazetari. Sot ne bote ka shume qe flasin keq per Shqiperine dhe shqiptaret. Disa vite me pare Umberto Bossi i quajti shqiptaret (se bashku me italianet e jugut) minj, por nuk mbaj mend ndonje gazetar qe te shkonte ta intervistonte, sepse dihej se cfare do te thoshte, ku fjales minj do ti shtonte edhe ndonje epitet tjeter. Serbet (qofte edhe akademiket) na kane quajtur njerez me bisht, por perseri nuk i ka intervistuar njeri dhe mire ka bere. dihet se cfare do te thone, nuk eshte ndonje gje e re.
    Zheji me kete interviste dhe News 24 ne rast se e shfaq nuk tregojne asnje gje, vetem qe jane kthyer ne nje moster qe per nje tentative per “scoop” mediatik, shesin edhe veten sot, (se nuk e di se ne rast se jua kerkojne edhe by…)
    TURP, TURP.

    1. rova says:

      Nuk paska pasur me shkerdhate bure se ky Zhei qe shet edhe bythen per pak leke.

      1. voica says:

        Ketro thote per Zhejin:”…ka ofruar një nga njerëzit më të fortë në spektrin e analistëve të mass- medias.”
        C’vlere ka nje njeri i tille kur nuk ka respekt per jeten!
        Sa do “i zgjuar” dhe i forte te jete ky, Zheji, sa para ben, kur ai mbajti qendrim “xhelati” per te vraret e 21 Janarit?!
        Me ate ai u veteperjashtua nga cdo lloj vleresimi perballe publikut.
        Po thuaj qe vari k…. se ketu Shqiperi eshte.
        Dakort o Altin?!!!

    2. Adhurimi says:

      Jo Nik. Zheji nuk eshte budall. Ai eshte maskara. Ai nuk e ben ket interviste per ego apo per show.

      Qellimi i tij esht shum i erret. Ai duke intervisu ket plehren, don me irritu popullin shqiptar, don me i tregu njerezve se Rama dhe PS jane ata qe mbeshteten nga keta fashiste qe i shajn shqiptaret te ket far feje.

      Pastaj do dalin me rradh Raimondi, Hajriu, Beni etj etj ta quajn opoziten tradhtare, progreke etj, etj.

      1. fl says:

        Shume sakte e ke thene. Edhe ato 3 qe permende si komentues…1 jane ?

      2. raimondi says:

        Degjo ore ! _Opozita nuk ka nevoje ta quajme ne natishqiptare, –Kjo Opozite ka ne gjirin e saj Angjelin,…..Kush eshte Angjeli me thuaj te lutem shume ??

        __Opozita nuk thote as nje gjysem fjale per Bashkimin kombetar, nderkaq qe Sala eshte ne pushtet dhe megjithate e tha me ne fund nje fjale per bashkimin kombetar

        U ngriten 5 minj te grekut ne Korce dhe me sjelljet e tyre Kriminale si –talebanet nuk lejuan cfaqjen e Drames Shen Meria e Beratit, te Dokles

        OPozita ka ne Korce kryetarin e Bashkise dhe ai nuk u ngrit te thoshte nje gjysem fjale kunder ketyre rugeceve te veshur me roben e priftit ,
        qe perdoren censure jezuite ne shekullin e 21 ne nje cfaqje artistike ….Dhe t emendosh qe Dokle eshte i Partise se tyre

        Ajo parti ka standarte te dyfishta brenda per brenda depudeteve te saj, mendo per njerezit e thjeshte …..

        __Tani nje njeri me dy gram tru kur shikon gjithe keto veprime te kesaj opozite ……si do mendoje per te ?_

        _Qe kjo opozite po i digjet zhpirti per Shqiperine, apo per Greqine ????

        Jepi ti dum kesaj pune…!!

        1. tourkofagos says:

          ik more kkkkkkkkk me syze………..mi turk!

    3. xhino says:

      NEWS 24 -ky emision do jete nje turp mbare kombetar Mos lejoni qe emisione te tilla te shemtojne emrin e nderuar te kanalit tuaj te madh TURP-TURP-TURP

    4. juliusx says:

      Ky shkarrashkruesi me siper,na qenka bezdisur nga nje spot tv-je!Po halli eshte se filogreket,gjakdhjeret e rrenjedalet e ketij vendi,nuk duan qe shqiptaret te shohin fytyren ose me mire,anen e saj me te erret,te fqinjit tone.Kjo parti ne Greqi eshte parti parlamentare,ka 15% te parlamentit grek sa pothuaj ajo e majta tradicionale ne Greqi…Nuk ju ben pershtypje kjo o zuzare te ndyre?! Pavaresisht se ky deputeti ,duket haptazi se eshte nje rrugac e idiot i pagdhendur, duhet te dime qe po kete zuzar,po kete zagar,po kete harbut e qenef te pagdhendur e kane votuar me qindra mijera greke…Nuk ju ben pershtypje kjo o zuzare filogreke te felliqur, qe doni te mbuloni mut me shurr??!!
      Artur Zheji,pavaresisht pozicionimit politik(prandaj e shajn ketu disa,perjashto zagaret e Janullatosit qe e urrrejne) eshte PATRIOT,KOMBTARIST i shpallur shqiptare.
      E ju shqiptareve duhet qe t’ju shkoje ne mendje qe, keta kopilat e pazarit e langaraqet, qe e shajne me se shumti,nuk jane shqiptare por soj gjakprishurish filogrek ,pikerisht per qendrimin konstant qe ka mbajtur zoti Zheji ndaj cdo lloj provokimi primitiv te politikes e shtetit grek. Pikerisht,kjo eshte arsyeja se pse urrehet kaq shume nga filogreket e Janullatosit, ketij varrmihesi te autoqefalise shqiptare.

    5. juliusx says:

      Ky shkarrashkruesi me siper,na qenka bezdisur nga nje spot tv-je!Po halli eshte se filogreket,gjakdhjeret e rrenjedalet e ketij vendi,nuk duan qe shqiptaret te shohin fytyren ose me mire,anen e saj me te erret,te fqinjit tone.Kjo parti ne Greqi eshte parti parlamentare,ka 15% te parlamentit grek sa pothuaj ajo e majta tradicionale ne Greqi…Nuk ju ben pershtypje kjo o zuzare te ndyre?! Pavaresisht se ky deputeti ,duket haptazi se eshte nje rrugac e idiot i pagdhendur, duhet te dime qe po kete zuzar,po kete zagar,po kete harbut e qenef te pagdhendur e kane votuar me qindra mijera greke…Nuk ju ben pershtypje kjo o zuzare filogreke te felliqur, qe doni te mbuloni mut me shurr??!!
      Artur Zheji,pavaresisht pozicionimit politik(prandaj e shajn ketu disa,perjashto zagaret e Janullatosit qe e urrrejne) eshte PATRIOT,KOMBTARIST i shpallur shqiptare.
      E ju shqiptareve duhet qe t’ju shkoje ne mendje qe, keta kopilat e pazarit e langaraqet, qe e shajne me se shumti,nuk jane shqiptare por soj gjakprishurish filogrek ,pikerisht per qendrimin konstant qe ka mbajtur zoti Zheji ndaj cdo lloj provokimi primitiv te politikes e shtetit grek. Pikerisht,kjo eshte arsyeja se pse urrehet kaq shume nga filogreket e Janullatosit, ketij varrmihesi te autoqefalise shqiptare.
      NE FUND, PER TRUTHARET: AI FLAMUR ,NUK ESHTE FLAMURI SHQIPTAR O BUDALLENJ!!eSHTE FLAMUR I STISUR NGA FASHISTET…

    6. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Edhe njehere per orthodokset, te mos bien pre e provokimeve!Ne si orthodokse helene ne rrugen e drejte te Shen Kozmait, pe prire nga Kryepiskopi yne, Hiresia e Tij ,Janullatosi,nuk duhet e nuk ha duhet te merremi me politike,sidomos kur ajo profesohet nga ekstremiste te llojit te ketij deputeti.
      Per Vorioepirin, per ceshtjen e helenizimit te vorioepirotasve,ka se kush kujdeset, e nuk kane mbetur keta politikane ekstremiste qe te merren me te.
      Ka pothuaj nje cerekshekulli,qe i vetem, Hiresia e Tij, Kryepiskopi yne ka bere aq shume per Vorioepirin dhe helenizmin ne keto ane,sa nuk do te mund ta bente,e nuk do te mund ta beje asnje parti helene,as vete shteti helen,pale pastaj keta ekstremistet e Agimit te Arte,qe me budallallekun e tyre, po ndersejne shqiptaret ndaj nesh,ndaj kishes sone,ndaj vete punes kolosale qe ka bere Hiresia e Tij per helenizmin keto dekada.Flm.

  2. alban says:

    Mire artikulli, qe eshte mjaft i goditur, por kjo fytyremuti e Artur Zhejit cdo ketu ne ballore te artikullit. Kjo fytyre e ndyre, kelysh servil i Sali Berishes, nuk duhet te ishte aty. Ky pervec moderatorit, nuk perfaqeson asgje. Mendoj gjithashtu se ky emision ben pjese ne strategjine antishqiptare qe sali Beriisha dhe keta servilet e tij kane filluar qe nga viti 1992.

    1. homeri says:

      ——Artur Zhei eshte nga ata analiste qe populli per njerez si ky i quan alabak. Fal mjeshterise se tij te rrotullimit te fjaleve dhe shprehjeve eshte nje shabllonist klasi si servil i perkryer i kujtedo qe i jep para

  3. elmaz petoshati says:

    intervista e atij shqiptari te shitur te hap barkun habitem sa i qete eshte arturi

  4. Agim Xhelili says:

    Autori i emisionit “360 grade”, ne s’me tradhton kujtesa, kur ka qene ne Itali, ka pasur lidhje me radikalet. Nuk kam asgje per bindjet e tij, por jo te gjithe radikalet kane perfunduar ne “shtrat” me nazistet. Por Zheji s’u ka qendruar besnik bindjeve te tij radikale, sepse ai ka ditur te merret vesh shume mire me te gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar. Shqiptaret s’kane nevoje te lemeriten nga thirrjet naziskine te nje shqiptari me gjak te prishur, prandaj do te jete ne nderin e tv News24, te mos u jape hapesire monstrave te tilla.

  5. ILIRET says:

    E kam pare ate spot dhe denoncoj Zotin Zheji per qendrim mosperfilles dhe indiferent ndaj gjestit fyes te ketij Papas, kur mer ne grusht flamurin shqiptar dhe ja hedh para syve z. Zhej, ne forme sfidimi dhe injorimi.
    Them se per kete gjest, z. Zheji duhet ti ngrihet nje padi penale, per qendrim fyes ndaj simbolit tone kombetar.
    Ndersa TV News 24 duhet ta nderprese menjehere spotin dhe te mos e filloje emisionin. Do te ishte nje fyerje e madhe per shqiptaret. Shqiptaret as duan tja dine, as duan ta degjojne me veshe, se dikush ne Greqi thot se Gjergj Kastrioti eshte grek. Nuk duam ta degjojme…
    Do te jete ulje dhe per kete televizion, por dhe nje veprim te cilin kushtetuta e denon, ne se transmetohet ky emision..

  6. labi Vlore says:

    Artur Zheji eshte njeri shume pateriot.Mjafton te konstatosh se i lepin bythen nga mengjezi deri ne darke Saliut dhe Ilir Metes.Une mendoj se me teper dem i shkaktojne Shqiperise Gazetaret si Zheji,Cili,etj sesa njr drputrt i Agimit te Arte qe leh ngaqe eshte koshjent qe skafshon dot.

    1. voica says:

      Po c’e diskuton o Labi. O balo te hengert tenja/c’e keshe te keqen brenda.-thote populli. Keshtu dhe kjo pune. Ne per cdo gje e kemi te keqen brenda dhe ngelem duke share greket e serbet,e evropen e ameriken.
      Nga ana tjeter mendoj se e gjithe kjo(merre me mend cdo plasi mes popullit muhabeti e debati pasi te jepet emisioni) behet per te larguar vemendjen nga problemet e dites,argites,bistrices,lsi-ces,voti-ces,kqz-ices, imami-ces etjetjetjetj.

  7. rova says:

    O Artur o shkerdhate o GOJOR, a e di ti moj putane e Saliutse po e nxore intervisten e ketij FASHISTI Shqiptar te shitur te Greku emigrantet nga Greqia do te te presin gjuhen dhe do te ta pastrojne marmiten mire e mire ?

  8. tomori i beratit says:

    Artur Zheji per PARA e ka shitur me kohe NENE dhe BABA.Sa per partit ai mund te nderoj partit sipas ofertes.Saliut po i lepin bythen 24 ore ne dite sepse nga ANALIST ka kaluar ne SAHANLEPIRIST.Bajg.Fytyr e keqe.

    1. xhino says:

      ARTUR ZHEJI -NJE IDIOT SHKERDHATE

  9. L.Shmilli-Berat says:

    Zhei ka shkelqyer dikur,ne fillimet e tij,tani është nje rroskop monologues qe tjer frazologji pa sens e moral!Qekur perkrahu dhe loboi për Metën!Nuk pres asgje të re,por rishfaqje skemash në një koreografi të re dixhitale!I drejte shqetsimi i autorit në shkrim.C’duhet naziskini funebër?Nuk e duan as ne Greqi dhe perpos ketyre është helenist që kerkon helenizmin edhe ne territor aktual shqiptar kur kane grabitur Epirin Ilirik!Nuk dine se jane ardhes te vone dhe paraardhesit tane,Pellazgët,i kanë perzënê nga trojet e tyre duke na cuar edhe ketu ku jemi,kur Gurnia,Mallia,jane në Krete dhe nga emri kuptohet se jane rrenjë fjalesh puro shqipe.Ata vodhen nga Dodona dimerkeqe Zeusin pellazgjik dhe e cuan në Olimp.Ata perzunë mbretin Ati,nga Atika(At-ikuri)toke e shenjte pellazgjike,djali i te cilit,sipas Ekateut(Shek IV,para K.)kishte djal Tyrrenin!…Duhet lexuar Van Loon te kuptohet kush jane Helenet!Ne vend te kerkoje mikun tim(e sjell gratis)prof.me 30 libra për antikitetin pellazgjik,helen,iliro-epirot,Valerio Massimo Manfrdedi,qe thote qarte se Helenet jane te ardhur te vonë ne token qe sot quhet Greqi,dhe se aty ishin Pellazget,paraardhesit tane te shenjte e hyjnore qe edhe Homeri i vendos primar,”I dei Pelasgi”,merret me keto fundrina qe pervec mustaqeve nuk njohin gjë tjeter!Eshte natyrisht e turpshme dhe duhet ndaluar naziskini grek ne ekranin shqiptar,edhe per faktin se ka ligjin e luftes në sistem dhe e mbron atë!Degradim skandaloz i Artur Zheit!Pergjegjesia eshte e tij dhe besoj se nuk gaboj duke vlerësuar fillimet e tij te shkëlqyera,por flakë kashte!Per vertetësi te kritikës po vendos edhe emrin tim të saktë!

  10. tourkofagos says:

    disa dite me pare,ndoshta 20,21 janar,kam pare prane parlamentit grek,klouven e tv news24,Albania,madje parkuar prane hyrjes kryesore te godines se parlamentit grek.
    ne nje kohe,kur forca te shumta sigurie te gardes greke,pikerisht aty kane te perhershem autobusin me forca.Ne pritje per tu hapur fanari jeshil,u mundova te shikoj se cili ishte perpara ,ose shoferin,por nuk kishte njeri,makina qendronte mbi trotuar me sinjale te ndezura.
    Se cbenin keta gyzel aty,nje Zot e di…….

    1. Dardan says:

      tourkofagos,, Trego drejt a?e ke mare Librezen e Agimit te Arte.

      1. tourkofagos says:

        Arapi mou,me mire nje ”libreze”[sipas teje] te ”Xrisi Avgi”,mbeshtetes te xristianizmit,sesa asaj te AK[Aleanca Korrake],perhapes te turqezimit………!

  11. Ben Chicago says:

    sa me pak hapesire tu jepet te semureve mendore si saliu dhe ky greku aq me mire per shikuesit

  12. Anna says:

    Keta i censurojne vete greket shkoi Zheji dhe i gjeti andej, shume mire e e thote Z Ketro, kujt i hyn ne pune se cfare mendon Kristo Papa e cdo Kristo Pape tjeter. Ne Tv zakonisht promovohen vlera dhe jo antivlera, por ata qe sundojne mediat ne Shqiperi edhe kete here ia dolen, promovojne nje antivlere qe pervecse injorances asgje tjeter nuk percjell. As tremb e as i ben njeriu ndonje pershtypje.
    P.S Zheji te pakten te titulli i emisionit te tregohej pak me origjinal e te mos e vidhe nga Anderson Cooper. Njerez medioker gjithandej.

  13. komunistat ne litare says:

    nuk ka me patriote shqiptare i zhduku halea hoxha…kane ngelur vetem gjakprishur

  14. katunari says:

    edhe une e kam vene re se sa ne veshtiresi vihet z.bashkim duke u munduar te justifikoje para pjesmarresve ne emisionin e tij ate apati te zhejit ndaj te intervistuarit te vet. cdo shqiptar, se paku do e kishte bere ate grek te hante kembet e veta, dhe nuk do kishte ndenjur rehat te degjonte fyerjet dhe shpifjet. nuk je europian ne se nuk reagon. te jesh europian modern, mendjehapur etj, do te thote te kesh dinjiotet e te reagosh ne menyre dinjitoze. ne se thjesht do i kishte dhene nje shuplake atij greku, askush nuk do e fajsonte zhejin, perkundrazi, ate nuk do mund ta shfajsoje as zoti vete me qendrimin qe ka mbajtur gjate asaj inteviste.

  15. Horri i Bulevardit says:

    Artur Zhei riinstaloi ne RTSH, konceptin qe partija mbi te gjitha dhe perfundimi e shohim sot, ku RTSH eshte perseri nje vegel e partise ne pushtet si dikur, cfare mund te presesh nga te tille gazetare dhe analiste te realizmit socialist, qe ju ngjiten profesionit me urdhera partije nga lart si besnike dhe ndoshta edhe te rekomanduar nga ish sigurimi i shtetit.
    Artur Zhei e tregoi vehten qe per para bashkohet edhe me djallin, jo me me kete plehren e grekut.

  16. Tedi says:

    Nuk e kemi pare te plote intervisten akoma,por spoti qe keni zgjedhur eshte i peshtire…Kercenimeve te ketij pushti do ti kujtoja vargjet:
    Provoje o bir putane,
    te lesh kockat kesaj ane..!
    Qendrimi i Zhejit perballe tij,eshte akoma me i peshtire,çka do te thote se eshte akoma me pusht….
    Kujdes Nws 24…po provokoni rende me te tilla intervista!Turp per ju!!!!

  17. V for Vendetta says:

    Per mendimin tim mire ben qe e interviston. Ta degjojme cfare ka per te thene. Nuk jam me greket po mendoj qe pyll pa derra nuk ka. Fundja pse nuk bejme tere kete zhurme edhe per retoriken nacionaliste te AK edhe ata thone e duam kufirin shqiptar ne Preveze. Urrejtja ndjell urrejtje !

  18. babezia says:

    o njerez cfare eshte ky turp mo, ne nje televizion shqiptar vjen nje pederast grek dhe e ben flamurin tone lecke, po kur gjen perpara dhe nje pederast tjeter qe rri e shikon… o zheji o plehere te ka zene goja lesh… o njerez kush eshte ky plehra qe thote ne vijme me ushtri dhe nuk shpallet person non grata apo fle tek shtepia dules dhe dulja tani na eshte bere me berishen, oooo nishan kurva po ti e degjon dhe e sheh dhe nuk levizni as gishtin shko jepi dhe ketij nje dekorate nderi i kombit se vetem ajo ju ka ngelur pa i bere grekut plehre….
    habitem me news 24 te kishte qene ndonje klan ose abc news hallall se ato jane bere si tv bordellosh po edhe keta qe mbahen se serioze

  19. i bardhe says:

    Pergezime zoti ketro per analizen qe ben jam plotesisht dakort me ato qe ke shkruar ,qe njerez qe nuk perfaqsojne azgje tu jepet hapsire ne medja e sa per Kreshnik Sali Spahiun une mund te them me bindje se shqiptaret jane shume me intelegjente se greket dhe skane per ti dhene asnje vote.

  20. gazi says:

    o shqiptare ky pedja papasi dhe ky pedja zhele qe mori nje dore me leke per te bere ate emision qe edhe skenderbeun na e beri grek.ta mari vesh ky papasi se greket nuk jane burra por motra kolokotroni heroi kombetar grek eshte shqiptar sepse greket jane motra 45%e grekve jane pede dhe mos ta kruajne bythen me me ne se shume shpejte greqia iken per lesh.dhe preveveza deri ne persheve tetove do kthehen dhe bashkohen MEMEN SHQIPERI do kthehet haka ke i zoti mbajeni mend kete vellezer shqipetare dhe u shani njeri me tjetrin.

  21. l.mane says:

    Detyra e gazetarit eshte te intervistoj edhe njerezit e deshiruar por ne disa raste edhe te padeshiruarit.Personalisht nuk besoj se ishte kenaqesi e gazetarit intervista me mjeranin dhe skicofrenin papas.Por kush e ka lexuar apo pare intervisten e kupton se cfare deputetesh sharlatan dhe ordiner ka ne parlamentin grek.Mendoj se po te vizitoheshin nga mjeket e duhur gjysma e parlamentit grek eshte per ne cmendine.Zagari kristo papas mund te flase sa te doje por ne te gjthe e dime se qeni qe leh nuk te ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje