A mundet që marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës të quhen “ndërkombëtare”??? A jemi një komb dhe dy shtete apo…???
Nga Arben Isaraj
Këto pyetje lindën sot, pasi në Komisionin kuvendor të Sigurisë erdhën për shqyrtim dhe miratim dy marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës mbi ekstradimin dhe transferimin e shtetasve që kanë kryer vepra penale, hartuar dhe nënshkruar në dy gjuhë- shqip dhe serbisht.
Në të dyja thuhet e vuloset: Marrëveshje (Sporazum) të bëra në Tiranë, më 06.11.2012, në gjuhë (jeziku) shqipe (albanskom) dhe serbe (srpskom) dhe të dyja tekstet njëlloj autentike, pa specifikuar prioritet gjuhe në rast mosrespektimi e konflikti të palëve.
Përfaqësuesit e qeverisë na thanë se kishin zbatuar Kushtetutat e të dy shteteve.
Na thanë e lexuam në relacione se: ishte këmbëngulja e qeverisë kosovare për përdorimin e gjuhës serbe.
A thua se kishim marrëveshje ekstradimi e transferimi të shtetasve midis qeverisë kosovare dhe asaj serbe.
Po ja dhe Kushtetutat :
Kushtetuta e Shqipërisë
Neni 14
1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
2. Flamuri……
Kushtetuta e Kosovës
Neni 5 [Gjuhët]
1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.
2. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj.
A thotë gjë kjo Kushtetuta e Kosovës o të dyja gjuhët, o s’ka?
Si mund të bjerë në marrëveshje shqiptari me shqiptarin për liritë dhe të drejtat e shqiptarit e në të mirën e kombit, në Srpskom jeziku?
Duhet të kujtojmë, se me Kushtetutën e ’74, shqiptarët e Kosovës kishin shkollë në gjuhën e tyre në çdo nivel, kishin ente të nevojshme kulturore e shkencore kombëtare, kishin organet kushtetuese legjitime, komunale e krahinore, kishin udhëheqjen e tyre politike të ndikuar përafërsisht si tani, kishin policinë e tyre siç e kanë edhe tani, ndërsa nuk kishin ushtrinë e tyre, të cilën nuk e kanë as tani.
Por… kishin dhe gjuhët zyrtare që i kanë dhe tani, por me një ndryshim të vogël.
Atëherë në ’74, veç shqipes, gjuha serbokroate ishte gjuhë zyrtare sepse Kosova ishte pjesë përbërëse (si dhe të tjerët) e Jugosllavisë.
Tani në Kosovën e pavarur, veç shqipes, gjuha serbe është gjuhë zyrtare sepse rreth 5% e serbëve të Kosovës na qenka “komb shtetformues” dhe rezulton pothuajse në çdo gjë (veç në numra frymorësh jo) me status të barabartë me shqiptarët.
Minoritet, që me këto numra në shtetet e tjera rreth e përqark, do të ishte i pavërejtshëm.
Bazuar sa më sipër, pozita juridike dhe politike e shqiptarëve të Kosovës në ’13-ën, krahasuar me atëherë, është pothuaj e pavërejtshme në ndryshim.
Kanë ndryshuar vetëm rrethanat ndërkombëtare e nuk ka ndryshuar Kosova. Jugosllavia nuk ekziston më, ndërsa Serbia sot (jo vetëm në Mitrovicë) duket është e ngulur mirë në Kosovë.
Dhe është e vërtetë që me Kushtetutën e vitit ’74, në Jugosllavi problemet politike të shqiptarëve nuk zgjidheshin, por Kosova nuk ishte një shtet shqiptaro-serb.
Aq më tepër sot: KOSOVA NUK ËSHTË NJË SHTET SHQIPTARO-SERB.
Me Kushtetutë është dhe mbetet një shtet tërësisht shqiptar, që është në pajtim edhe me përbërjen e popullsisë së Kosovës, ku pjesëtarët e minoriteteve do të kishin të drejta individuale të barabarta me të gjithë, ose eventualisht serbët të kishin në tërësi aq të drejta sa kanë shqiptarët në Mal të Zi. Por jo edhe të drejta kombëtare të barabarta me popullin që ka shumicën tejet dërmuese.
Shqipëria nuk mund ta lejojë, e aq më tepër ta certifikojë me marrëveshje qeveritare “liberal-integruese”.
Premtimet elektorale i harrojnë politikanët, fill pas zgjedhjeve, kurse populli shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit, nuk i harron kurrë.
Prandaj, detyrohem të pyes liderët tanë europianë që kanë autorizuar nënshkruesit:
A është Kosova një shtet shqiptaro-serb?
A mundet që marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës të quhen “ndërkombëtare”?
A jemi një komb dhe dy shtete apo…?
Ç’të bëjë “Burri ynë i Shtetit”, i duhet pushteti, se i duhen veç lekët.
Ndaj në këtë Shqipëri, herë shfaqet si JEZIK-SALI e herë si JAZËK-SALI
Sot Burri i vërtetë i Shtetit bën marrëveshje në shqip dhe serbisht vetëm për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë dhe më gjerë.
Qe Kosova eshte shtet100% shqiptar e di dhe Dacic.Per shkak te nje mosreagimi te forte te Serbise Ahtisari vendosi te beje disa leshime dhe nje “ulje” te bute.Dhe keto u reflektuan ne Kushtetutene e Kosoves.
Keshtu qe keto jane pjese e kesaj qasje te bute te Ahtisarit per te mos zemeruar dhe mos patur nje reagim te forte te serbeve dhe ruseve.
Keto dihet qe jane te tejkaluara dhe thjesht rudimente te asaj kohe.
Mendoj qe Isaraj ben mire qe ngacmon kete teme ne menyre qe te nxise largimin nga keto pozicione,qe tashme jane vetem pozicione ligjore dhe jo reale.
Qe kosova ka luftuar me kohe per ta ndare veten ne cdo aspect me serbet,kjo dihe.Bile eshte popullsia e pare qe e ka bere kete ne ish-Jugosllavi.
O Arben leri keto gabimet “estetike” , por kerkoji kreut te Partise tende te shprehet
pro – Bashkimit me Kosoven sic po shprehet Sala se ndryshe do humbisni zgjedhjet rencem
Mos harroni se gjithe shqiptaret si ne Shqiperi edhe ne Kosove jane pro bashkimit ,
ndaj nqs doni te fitoni zgjedhjet dhe te mos diskretitoheni si deri tani , shprehuni
pro bashkimit Kosove -Shqiperi , se asnje ne Ballkan nuk eshte kunder ketij Bashkimi midis shqiptareve pervec Greqise …edhe ju , qe nuk shpreheni fare …..
..Keshtu qe mundohuni te dilni nga hija e politkes greke …
_-Ndaj ne lidhje me ceshtjet e patriotizmit ,Mos u merrni me gjera te dores se dyte ,
por i kapni ceshtjet nga thelbi ,__Nuk ka njeri budalla sot , dhe te gjithe e kuptojne qe kreu i Partise suaj ka alergji nga ….Patriotizmi
__Ndaj mundohuni ta luftoni kete lloj “alergjie” tani qe keni kohe se kur te humbni
mos u ankoni per votat qe nuk do merni ….
PO . KOSOVA eshte shtet SHQIPTARO -SERB !
JO. Eshte shtet multietnik, jo vetem shqiptaro-serb.
i nderuari Arben Isaraj;shkrimi juaj me befason dhe nuk e besoj akoma qe me te vertete te kete ndodhur diçka e tille,Turp per shqiptaret çfare te shiturish kane ne krye!!!!!!!!
Nje tjeter skandal i kesaj qeverie antishqiptare. Tashme te gjithe e dime qe Berisha eshte proserb, vetem se tani ka dalur hapur fare. Tani politika e jashtme e shtetit tone eshte plotesisht e drejtuar nga serbia-azrbaixhani-rusia, dhe berisha as nuk mundohet ta fsheh me nje gje te tille. Dhe fundja pse te mundohet? Mos valle do te cohej ndonje burre e ti thote mos guxo se i ke punet pisk? Jo. Atehere ai ben cfare ti doje qejfi, madje ai po ben punen qe i eshte ngarkuar qe ne 92: shkaterrimi i vendit, dhe shitja e shqiperise tek serbi. Nese me pare keto gjera beheshin me pushtime e luftra, tani ne kohen moderna behen nepermjet kontrollit politik dhe ekonomik.
Berisha nuk eshte thjesht serb , ai eshte nje perzierje – Turko-Serbe .
Mut i mutit i themi ne nga anet tona .
Keshtu ndodh kur ne pushtet jane njerez per te cilet pushteti eshte mbi gjithcka,mbi cfaredo interesi kombetar.Ne nje rast deputeti parlamentit te Kosoves Lutfi Haziri,me krenarine e nje idioti,ne nje televizion pati thene se bisedimet ne Vjene ishin zhvilluar ne mes te delegacionit serb dhe nderkombetareve,pra shqiptaret ne Vjene ishin spektatore.Pra duket se shqiptaret me 30 milion euro te harxhuara,kishin shkuar ne pushime ne Vjene.Pas nenshkrimit te Pakos se Ahtisarit ne Vjene kur u kthyen ne Kosove, Hashim Thaqi e Fatmir Sejdiu ,duke u zgerdhyer,na paraqisnin “PAKON” ne te cilen u fut Kosova si fitore te madhe te popullit shqiptar.Perderisa, per te gjalle te Presidentit Rugova ne Vjene bisedohej me qendrime te qarta te paracaktuara,pas vdekjes se tij delegacioni i Kosoves “pushonte” ne hotelet e Vjenes.
Kosova eshte shtet serbo-shqiptar.
Serbet thone Ham dhe Europa Na.
Shqiptaret thone Po dhe Europa i jep Dru.
Gjerat duhet pare ne vija te trasha Kosova ka ber disa kompromise te qastit por keto do shkrihen si fluska bora pase 20,viteve ne Kosove nuk do ket ase edhe nje Serbe dhe si e tille edhe ajo gjuhe do zhduket, Nejse Kosova esht shtet ne te gjitha aspektet gjithashtu Kosova esht shteti me Hemogjen ne Evrope mbi 95% etni e paster nje Kombshe Shqiptare pe specifikoje ket se ne shqiperi ka shum jo shqiptare qe deklarohen Shqiptare gjithashtu edhe ne Serbi ka mbi 2,milione Velleh te cilet deklarohen Serbe etj, Ndersa Kosova esht e pastert 95% Shqiptare,
Nuk mund te thuhet “multi-etnike” per nje vend si Kosova, ku 90% e popullsise jane shqiptare. A ja dini kuptimin fjales apo jo ?
Per multietnike mund te flasim per Maqedonine, Greqine ku bullgare, turq, ruse, polake, serb bashke bejne me shume se gjysmen e popullsise, packa se kane nderruar emrat nga _cic, _vic, _xhaferr ne _qis e _pidis ose anasjalltas.
ne e kemi kryeministrin dhender serbie ,keshtu qe i duhet ti beje marreveshjet ne gjuhen e gruas.
e pse te mos tallin bythen me ne? te gjithe!!1