Firmosësit e peticionit kundër kryetarit të Partisë Socialiste janë duke u shtuar. Lajmin e bëri publik e para zyra përgjegjëse e Parlamentit, pa ngurruar fare ti etiketonte firmëtarët si “elita shqiptare”. Ky njoftim entuziast zuri vend në ekran në të njëjtën ditë kur kryeministri në detyrë, njëherësh dhe kryetari dinastik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje militantëve për një fitore të madhe në 23 qershor. Pa harruar të kushtrimojë nëpërmjet fjalorit të tij aspak të denjë, për të hedhur në Lanë “fundërrinat e Ramës”. Domethënë të kreut të të majtës opozitare, zhbërja me çdo çmim e personalitetit të të cilit i është kthyer në një të tillë obsesioni sa i ka çoroditur krejt arsyen e psikikën. Duke lajmëruar se peticionin kundër kryetarit Edi Rama e kishin firmosur 491 persona, zyra e Parlamentit sqaronte entuziaste se listës i qenë shtuar intelektualë nga Korça, Elbasani, por edhe nga Shkodra etj. Ndërkohë që fare pak ditë më parë, zyra në fjalë lajmëroi se thirrjen Ramës ia kishin drejtuar me firmosje edhe pinjollë të familjeve patriotike, -a thua se ne të tjerët rrjedhim nga familje jo patriotike,- ca ditë më vonë u lajmërua se numri i listës ishte ngjitur në 756 vetë. Fjala është për një listë, të iniciuar nga një grup njerëzish, pjesa dërmuese e të cilëve listëfirmosjen e kanë ushtruar sistematikisht, para dhe pasviteve ’90. Në këtë iniciativë të re 2013, çuditërisht, jashtë çdo praktike demokratike, listëfirmonjësit kërkojnë t’i imponojnë drejtuesit të partisë më të madhe të opozitës të veprojë siç duan ata dhe jo sipas program-strategjisë që kanë vendosur forumet drejtuese të partisë që ai drejton. Më konkretisht sqarojmë se në letrën që i adreson kryeopozitarit, e shqetësuar nga vonesa e fatit joevropian të shqiptarëve, nën Sali Berishën, “elita intelektuale” i kërkon Edi Ramës të mos bllokojë votimin e tre ligjeve në Parlament. E tre ligjeve që, gjithmonë sipas tyre, mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në bashkësinë europiane.
Insistimi rreth faktit se mosdhënia Shqipërisë e statusit të vendit kandidat për në BE erdhi si rezultat i mosmiratimit të tre ligjeve nga opozita e bën fare naiv gjykimin e përfaqësuesve të kësaj bashkësie të etiketuar si “elite intelektuale”, të cilëve, i janë bashkuar dhe pasardhësit e patriotëve dhe heronjve historik, duke e kthyer në një lloj kllounate vetë problemin e shtruar për zgjidhje. Pasi nëse vërtetë të grumbulluarit e elitës,nuk e dinë se detyrimet për kandidim nuk janë tre, por veçanërisht dhe specifikisht cilësia e mbajtjes së zgjedhjeve 2013, nuk meritojnë vëmendje. Pasi gjëmimin e kambanës euroatlantike të përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve sipas standardeve, si kushte themelor për hapjen e negociatave e kanë mësuar edhe nxënësit e shkollave. E megjithatë, e pabindur ndaj këtij argumenti, grigja e “elitës intelektuale” vazhdon ti thërras Edi Ramës rreth faktit se: “Vullneti i shumicës parlamentare le të bëhet edhe vullnet i pakicës, i opozitës, i deputetëve të PS që kanë refuzuar deri tani t’i votojnë ligjet “europiane”.
E tillë publikohej thirrja e elitës së shtuar në njoftimin e Parlamentit, që po vetë komentonte: “Letrës së elitës shqiptare drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, po i bashkohen personalitete nga e gjithë Shqipëria. Piktorë, skulptorë, aktorë e shkrimtarë, etj., nga Korça, kanë hedhur firmat në letrën drejtuar z.Rama, ku i kërkojnë votimin e tre ligjeve…”.
Kjo ka qenë reklama dhe komentet e maxhorancës së pushtetshme rreth “elitës intelektuale”, që vazhdon të hedhë firmën e solidaritetit anti-Ramë, ndërsa e vetmja përgjigje që ka dhënë krahu opozitar ka qenë krahasimi i këtij aksioni me nismat që ndërmerreshin në kohën e diktaturës. Pasi, vërtetë, ajo çka po ndodh me listë firmosjen nuk është tjetër veçse risjellje në skenë e metodologjisë së përdorur nga ish-sistemi diktatorial 45- vjeçar. Ku për të arritur qëllimet dhe objektivat e vëna partia-shtet përdorte levat e veta, një prej të cilave ishte e propaganduara prej saj si “elita intelektuale”, paçka se brenda gjeje gjithfarëlloj vrasësish të intelektualëve dhe intelektualizmit. Spiunë të paguar e të shpërblyer,por edhe të papaguar e të pashpërblyer, për marrjet në qafë që i bënin viktimave të intelektit. Lista, firmëhedhja e këtyre elitarëve ishte fillimi i lëvizjes, ishte eshka që do të ndizte zjarrin e masave, atë që në terminologjinë politike njihet si lëvizje populiste. Me anën e kësaj strategjie dhe të aksioneve intelektual-populiste apo pop-intelektualiste, u shpunë në litarë, u pushkatuan dhe u burgosën qindra kundërshtarë të regjimit hoxhian, u realizua konfiskimi i pronave dhe shpronësimi i pronarëve, u mbyllën kisha, xhami e teqe dhe u afetarizua krejt shoqëria shqiptare. Me të tillë firmëhedhës të “elitës intelektuale”, madje edhe mbretit të Italisë Viktor Emanueli, iu dha kurora e mbretërimit edhe të Shqipërisë, ashtu sikurse dëshmohet me fakte se pakkush nga “elita intelektuale” pati kurajën të dilte kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Po nejse, në historinë e këtij vendi të sfilitur, ka edhe shumë e shumë raste të tjera që dëshmojnë qenien e “elitës intelektuale” puthadore e pushteteve, me qëllim jo për të iluminuar e prosperuar atdheun e shoqërinë, por vetëm për përfitim individual. Madje për hatër të kësaj të fundit, në ndryshim nga statusi universal që përcakton intelektualizmin e një individi, tek ne si të tillë etiketohen të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e lartë, çka ka sjellë zëvendësimin e intelektualizmit me pop-intelektualizmin. Pra klasifikimin si “intelektual” të gjithë atyre që kanë një diplomë, apo atribute që i vlejnë për të përfituar benefice, por jo për të qenë intelektualë. Aq më tepër për tu klasifikuar si “elitë intelektuale”. Status ky,për meritimin e të cilit është thelbësore qenia kundërshtar i çdo lloj pushteti. Pasja e guximit për ta thënë të vërtetën, kur të pushtetshmit bëjnë çmos për ta fshehur, rreshtimi me më të dobëtit dhe jo me më të fortët. Gjë që nuk rezulton të ketë qenë prezent tek sjellja e derisotëm e ndonjërit prej të përfshirëve në “elitën intelektuale” të listëfirmosësve anti-Ramë.E këtyre profesorëve, doktorëve, asistentëve,akademikëve apo të diplomuarve që nuk janë ndjerë të bëjnë thirrje kundërshtuese për grabitjen sistematike të votave. As për reprezaljet e të pushtetshmit Sali Berisha, që me politikat klienteliste,ndërsa zgjeron pakufi liritë e oborrit, ngushton liritë e të drejtat ligjore të kundërshtarëve. Por përfaqësuesit e “elitës intelektuale” anti-Rama, nuk janë ndjerë as për 26 viktimat e Gërdecit, të prodhuar nga afera më e madhe kontrabandive e ndodhur në Shqipërinë pasdiktaturë. Por nuk janë ndjerë as për katër viktimat e protestës së 21 janarit 2011, vrasësit e të cilëve qëndrojnë ende të pandëshkuar. Por, intelektualët e shquar të listës anti-Rama nuk u panë të firmosnin ndonjë listë në mbrojtje të ujërave territorialë të vendit, që për interesa të pushtetit të tij, kryeministri Berisha nuk ngurroi t’ia jepte një vendi të huaj… Nuk janë ndjerë e as që kanë për tu ndjerë pasi pop-intelektualizmin e kanë dekoratë përfitimi. Mjet për të qenë bisht kavalli i të gjithëpushtetshmit Sali Berisha dhe jo vlerë sakrifikuese, sa herë rrezikohet integriteti i vendit dhe liria e shtetasve. Liria universale, që për shqiptarët parakupton sigurimin e një jete normale dhe një sistem administrativ shërbestarë. Kuota sistematikisht të shkelura këto gjatë këtyre viteve të qeverisjes berishiane.
Te lumte Xhovani,por une nje gje nuk kuptoje se nga na dolen gjithe keta intelektual me tituj e ofiqe.Me pare nuk kishte mesues e inxinjere me shkolle te larte aq sa jane keta firmetaret e sales e juzefines perfshi edhe keta vete.Kush ja u ka dhene e si i kane marre keta tituj,c’fare kane bere e kush eshte kontributi i tyre ne ekonomi dhe ne shoqeri,kush eshte efektiviteti i tyre atje ku punojne e jetojne.Apo jane brigate e posacme qe dalin si kepurdhat pas shiut sa here ju bene thirrje Partia.T’i rrojne partise se tyre keta intelektual anonim e te pa njohur.Po shyqyr qe doli rasti i te famshmeve tre ligjeve,qe u mesuam emrat kesaj “avangarde te shkences e te trurit intelektual shqiptar”. Te na rrojne se pa keta ne nuk shkojme dot ne Europe.
Kontributi shkencor i ketyre palo-intelektualve dihet se eshte 0. Titujt e tyre shkencore jane plagjatura banale sidomos ata qe jane te rinj ne ate liste. Sa per artiset aty paguhen ne menyre te majme per mediokritetin e tyre nga buxheti i shteti (dmth. i gjithe shqiptarve dhe i joni)
Sa per statusin lodheni kot me ligje. Po arritem te fusim ne burg Sali Berishen s’ka votim ligji qe na pengon pastaj. Thjesht perseritet shembulli i Kroacise, asgje me teper.
Keta int elektoral, nuk duhet ti drejtohen Edi Rames per votimin e tre ligjeve. Ne fakt Edi Rama do ti kishte votuar dhe eshte gati ti votoje keto tre ligje.
Po pse nuk e ben? -do te thoni ju.
Sepse ai u gjet para presionit te hapur dhe ultimatumit te strukturave te PS, por edhe te simpatizanteve te saj ne Fier. Kjo per shkak te mosmbeshtetjes te ceshtjes te qarkut Fier nga ana e PS.
Pra fieraket i thane Rames, ne se ju nuk zgjidhni, qofte dhe me bllokim ceshtjen e kryetarit te qarkut, atehere mos shkelni me ne Fier.
Prandaj intelektoralet nuk duhet ti drejtohen Rames me kete peticion, por popullit te Fierit.
Atij ti thone, o lere Ramen te votoje tre ligjet, ose ne nuk bejme asnje shpikje shkencore per te miren tuaj o popull, dhe aty te vdisni pa shpikje, pa piktura, pa teater, pa lesh…
Pse te mos i themi popullit te Shkodres qe ti mbylle gryken e halese Sali Birishit e te futemi ne JUrpe?Nuk eshte me mire te mos na vije ere hale?
…Mendoj se shqiptaret jane sot te ndare ne te pakten 3 grupime te konsiderueshme. 1)-Ata te cilet jane rreth PD,dhe presin qe Saliu te behet mbret,(d.m.th. te fitoje per here te trete), dhe keshtu mbulojne pislleqet, sigurojne vazhdimesine e percjelljes se pusht-etit(cfare fjale!), tek bastardet, pinjolle te tyre, qe tashme jane rritur, jane shkolluar me parate qe iu vodhen shqiptareve, dhe jane po aq te uritur, per te abuzuar me pusht-etin ne kurriz te kokepalareve, ne mos me shume se eterit e tyre. 2)-Fakir-fukarenjte e rendomte, qe jane te shumte, shumica, por qe pret te behet me mire…!? duke shkembyer voten, me qese mielli, me ndonje birre ne prani te kandidateve qe do t’jua hipin te nesermen, me ndonje premtim per punesim, per shkollim femijesh a s’di se cfare ..(edhe atyre te kohes se Zogollit, kur kokepalaret nuk dinin te shkruanin emrin, do t’ju vinte pak zor, por nejse). Ketu ne kete grupim kemi shume nga opozita qe mezi pret te marre revanshin, qe ti punoje qindin, te vendose drejtesine, demokracine, te ribeje privatizimet…pordhe me rigon, 23 vjet batak akoma nuk vune mend? 3)-Por ne kemi dhe grupin e trete, dhe ketu qe thoni ju, do vendosja INTELEKTUALET tone, te cilet jane edhe me te shumte, edhe me te pergjegjshem per fatet e kombit sesa do ti donte vete xhaxhi Enver! Ashtu si urithet, kjo fare inteligjentesh, kjo rrace servilesh te paskrupullt e te paturpshem, qendron ne hije, te gatshem per te firmosur pacavuret e pusht-etit, por te paafte per ti dhene zgjidhje, halleve te popullit, dhe te atyre bashke te ndihmuar dhe nga <>, e disa perf. te Evropes ne Shqiperi. Une mendoj se tashme kjo klase, ka nje pergjegjesi historike. Jo te vrapojne aty ketu si minjte para termeteve, por te kene zerin e tyre qe te ngele neser ne historine moderne te shqiptareve.
Djallezia e te rrjedhurit Berisha shkon edhe me tej, Xhovan. Nuk e ha fort meraku per te goditur Ramen me peticione mercenaresh qe i detyron, i shantazhon me buken e perditeshme, por me larg. me tirujt e gradat dhe intelektualizmin e tyre Berisha kerkon qe ti thote elektoratit. Ja kush jane ata qe do te votojne per mua ne zgjedhjet e ardheshme, eshte inteligjenca shqiptare. E rendesishme per te eshte qe te vrase friken dhe tu prishe mendjen atyre te pavendosurve, por edhe njeriut te thjeshte, fshatarit(ketij me shume)
Kerkon qe te perfitoj. Thjesht luan bllofin duke keqperdorur emrin dhe dinjitetin e atyre qe e kane shitur per nje rroge ne shtet.
E quaj nje lloj donkishotizem psikologjik.
analize e shkelqyer z.Xhovani, urime! ky eshte realiteti i dhimbshem i ketij vendi te sfilitur, po veprohet njesoj si ne kohen e xhaxhit, asnje ndryshim..
Saleh kerma eshte komunisti i fundit i mbetur ne Europe.. duhet qeruar nje ore e me pare..
Nje artikull i shkelqyer.
Une kam nje sygjerim per Temen , ju lutem publikoni listen me emrat dhe cdo shqiptar mund te kuptoje kush qenkan keta bythelepiresit e sale malokut .
Njoh shuime prej ketyre bythlepiresve te pushtetit te sotem.Jasne po ata te djeshmit qe firmosnin peticionin per mbrojtjen e bustit dhe figures se Enver Hoxhes.Ne hale u shkofte shpirti qe nuk mendojne e gjykojne per fatin e femijeve te tyre qe jane bere objekt talljesh bythe ne lagje e shkolle
humbi dhe fjala intelektual qe kur filluan te firmosin keta lloj fytyrash qe vjedhin gjithe diten parate e popullit dhe nuk kane turp dalin dhe bejne te zgjuarin ne televizione…
mos u habisni njerez ne vitin 2018 vit qe do te leshoj sala pushtetin do te kemi me shume njerez me shkolle te larte se sa me tetevjecare
ASAMBLI GAM – GAM STYLE
” Thuhet se pushteti të korrupton por është akoma më e vërtetë se pushteti josh të korruptueshmit ”
David Brin
Para pak kohesh, kryeministri i Shqiperise na bëri të ditur se i pëlqente shumë pjesa muzikore Gangnam Style e nje koreanojugori. Edhe po të mos na e thoshte, ne e dinim këtë fakt, pasi ai ka 23 vjet që hedh valle nën ritmet e një stili të ngjashëm muzikor, stilit gam – gam. Për 23 vjet rresht, 365 ditët e vitit, nuk ka pushuar së bërtituri, gënjyeri, fyeri, kanosuri bashkëqytetarët e tij; sidomos ata që nuk janë dakord me të, ata që bëjnë publike bëmat e tij antiligjore, antipopullore dhe antikombëtare.
Meqënëse ” baletmaestri” dhe regjisori i këtij vallëzimi është plakur dhe i ka dalë boja, kohët e fundit ka thirrë në skenë një tufë njerëzish pa integritet moral, të cilët, nëpërmjet një peticioni të dërguar në parlament (?!) i bëjnë thirrje kryetarit të opozitës të votojë nja tre amendamente ligjesh, se, përndryshe mbetëm jashtë Evropës. Pafytyrësia dhe hipokrizia e këtij akti nuk njeh kufij. Akti në fjalë të kujton letrat që kooperativistë të dalluar i dërgonin udhëheqjes së PPSH para 50 vjetësh për ta përkrahur në luftën kundër shfaqjeve të huaja.
Në vitin 1933, mijëra intelektualë gjermanë firmosën peticione, me të cilët i kërkonin popullit gjerman të votonte për Hitlerin si ” shpëtimtar i kombit “. Se çfarë ndodhi më pas dihet mirë. Në vitin 1992, në Shqipëri, disa qindra intelektualë firmosnin peticione, me të cilët i kërkonin popullit të votonte për Sali Berishën. Se çfarë ndodhi më pas e dimë, ashtu siç e dimë mirë se shumica e atyre firmosësve, sot, nuk duan ta shohin me sy regjisorin e ” vallëzimit gam – gam style”.
Asambli Gam – Gam Style do të ishte i besueshëm, i justifikueshëm dhe i dëgjueshëm nëse do të kishim të bënim me individë që, gjatë këtyre 23 viteve kanë dëshmuar, me fjalë dhe me vepra, se janë sinqerisht të shqetësuar për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, se janë të papajtueshëm me padrejtësitë e shkaktuara nga të gjitha pushtetet në Shqipëri, se meraku dhe interesi i tyre janë shqiptarët në përgjithësi dhe jo parti apo individë të veçantë. E thënë shkurt, nëse ata kishin dëshmuar deri tani se në jetët e tyre udhëhiqen sadopak nga idealizmi dhe jo nga pragmatizmi ( fitimi personal ).
Mirëpo, ne nuk mund të gjejmë asnjë pjesëtar të këtij asambli që, qoftë edhe një herë në jetën e tij / saj, ta ketë ngritur zërin në vitin 1996 kur bandat e pushtetit, nën drejtimin e regjisorit të ” asamblit “, dhunuan zgjedhjet e përgjithshme politike, të cilat u shpallën të parrregullta nga gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë. As kur vendi u fut në kaos dhe regjisori dërgonte avionët për të bombarduar antiqeveritarët, në mënyrë që të rizgjidhej president për të dytën herë, peticionistët tanë nuk u ndien të gjallë.
Kur regjisori i Asamblit Gam – Gam Style drejtonte asamblin Bam – Bam Style ( ai është i aftë të drejtojë më shumë se një asambël ) në shtator 1998 për të marrë pushtetin me tanke e mitralozë ( në të vërtetë e mori dhe e deklaroi të marrë në TVSH ) firmëtarët e sotëm, që u digjet shpirti për pak Evropë, nuk e gjykuan të arsyeshme ta konsideronin këtë akt si kundër evropinazimit të Shqipërisë. Jo, jo. Për ata, ky ishte një akt i pranueshëm, i moralshëm, i ligjshëm, demokratik. Mirëpo, nuk mendonte kështu Europa, e cila e urdhëroi asamblin Bam – Bam Style të braktiste institucionet e uzurpuara me armë.
Kur Regjisori i këtij asambli falsifikonte zgjedhjet përsëri në vitin 2009 dhe nuk pranonte të hapte kutitë e votimit për të verifikuar duart e tij ” të pastra “, peticionfirmosësit e sotëm nuk kishin mësuar ende të ngrinin zërin për ” të mirën e Shqipërisë ” dhe të ardhmen e saj europiane. Po ashtu, vrasja e katër protestuesve të pafajshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga institucionet shtetërore nuk i zgjoi dot nga gjumi ” europianistët ” tanë.
Gjumi i tyre letargjik vazhdoi pa ndërprerje edhe pasi zëvëndësi i regjisorit të tyre u kap duke planifikuar vjedhjen e gati një milion eurove nga buxheti i shtetit, edhe kur 230 milion euro ” humbën ” në ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës, edhe kur institucionet ndërkombëtare të monitorimit e renditën Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Evropë. Këta ” atdhetarë ” të klasit të parë heshtën edhe kur regjisori i tyre firmosi marrëveshjen me Greqinë pë t’i dhënë nja 350 km2 det. A thua intelektualizmi i tyre nuk ishte i atij niveli që të mund t’i vlerësonte të tilla akte si antipopullore, antiligjore, antikombëtare dhe antidemokratike?
Sigurisht që ata i dinë të gjitha këto, por shpirti i tyre prej mercenari, mentaliteti i tyre mesjetar fisnor dhe nuhatja e tyre ndaj çdo gjëje që sjell fitim personal, i ka bërë dhe i bën ata të injorojnë aktet që realisht dëmtojnë interesat e përgjithshme si dhe mundësitë reale të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Ata heshtën gjatë gjithë kësaj kohe që Evropa iu binte zileve të alarmit dhe u zgjuan tani që regjisori i tyre iu ra kambanave për humbjen e pushtetit personal, familjar e klanor.
Ajo që e bën problemin edhe më intrigues, por edhe më domethënës është fakti se shumica e anëtarëve të Asamblit Gam – Gam Style janë mjekë, ata që në psikozën popullore mbahen si ” humanë”. Mirëpo, jeta ka treguar se humanizmi qëndron në njeriun dhe jo në profesionin. Jo më kot, Diogjeni i lashtësisë kërkonte ditën për diell, me qiri të ndezur në dorë, nëpër rrugët e Athinës, të gjente ” njeriun “. Mjekë kishte mjaft. Ai kërkonte njeriun.
Sikur mjekët e asamblit të sotëm shqiptar të ishin kujtuar këto 23 vjet të kërkonin modernizimin, humanizimin dhe europianizimin e sistemit tonë mjekësor; sikur të kishin protestuar kundër kthimit të shërbimit mjekësor nga falas, siç ishte më parë, në një sistem të korruptuar aktual, në një shërbim të përballueshëm për një pakicë të privilegjuar dhe depersonalizues për shumicën e popullsisë; sikur ata të kishin ngritur zërin kur kolegët e tyre operojnë pa nevojë ( vetëm për t’iu marrë paratë ) gra shtatzëna gjatë lindjes; sikur këta ” dashnorë ” të zjarrtë të Evropës të kishin kërkuar dënimin e kolegëve të tyre që iu hiqnin veshkat e shëndosha pacientëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre, apo kundër mjekut që vetëm dy javë më parë e mbyti një vajzë shtatë vjeçe nëpërmjet neglizhencës dhe mjekimit të gabuar, thirrja e tyre e sotme do të mund të justifikohej disi.
Mirëpo, ata nuk i kanë bërë asnjë nga këto veprime. Ata nuk i kanë bërë dhe as duhet pritur t’i bëjnë sepse ndërgjegjja e tyre nuk udhëhiqet nga humanizmi e idealizmi, por nga përfitimi e servilizmi. Jo pak prej tyre janë të atij kallëpi që kur nevojtarët shkojnë të vizitohen, i sorollasin me orë të tëra dhe, kur i takojnë, i shikojnë nga xhepat dhe jo në fytyrë. Jo pak prej tyre, pasi e vizitojnë pacientin dhe e shtrojnë në spital, në vend që t’i sigurojnë falas ( sipas ligjit ) të gjitha kurimet, i orientojnë të afërmit e tyre të shkojnë e të blejnë ilaçet në farmacitë ku ata vetë kanë dërguar ilaçet e blera me buxhetin e shtetit ( d.m.th. me paratë e popullit ).
Asnjë nga këto veprime nuk ndodhin në shërbimet shëndetësore të vendeve që janë anëtarësuar në BE. Në asnjërin prej këtyre vendeve nuk ndodhin as veprimet e sipërpërmendura, për të cilat anëtarët e Asamblit Gam – Gam Style kanë heshtur keto 23 vjet.
Këta ushtarë rezervistë të shtetit më të korruptuar të Evropës janë, njëkohësisht, edhe ushtarët më fatkqinj. Janë të tillë pasi Komandanti i tyre, i përcaktuar nga korespondenca e diplomacisë amerikane si ” kreu i trukimit të zgjedhjeve”, është në prag të çgradimit. Sado mirë dhe sado me pasion ta hedhë vallen asambli, koha e tij ka perënduar.As asambli dhe as regjisori i tij nuk janë të interesuar ta bëjnë Shqipërinë si Evropa. Ata, janë thjeshtë të interesuar të shkruajnë emrin në Evropë dhe pastaj të rrahin gjoksin për merita që s’i kanë pasur kurrë. Ata duan që, me këpucët e baltosura nga politika e tyre të futen drejt e në tapetet mondane të Evropës. Është e pamundur. Atje kanë vënë roje.
Shqipëria do të bëhet antare e asaj bashkësije kur të jetë pastruar balta e hedhur pa mëshirë nga politika e këtyre 23 viteve. Shumë shpejt asambli do të shpërbëhet dhe, kur ne t’i takojmë rastësisht antarët e tij do i kujtojmë si individë që kryen një shërbim të turpshëm. Madje, pa qënë të detyruar me ligj.
VIKTOR MALAJ
Mire beni ju zoteri qe kujtoni Hitlerin kur erdhi ne pushtet, por keta intelektualet tane qe i dalin ne mbeshtetje Berishes a e kuptojne seç po bejne? Edhe Berisha ne te njejtat shtigje po ecen.
Ai i ka mberthyer te gjitha pushtetet dhe kontrollon gjithe jeten politike ekonomike e shpirterore te vendit.
Me 1997 kur te gjitha institucionet shteterore u shperbene, Berisha e mbajti pushtetin e tij me Shik-un e Gazidedes, policin e Shehut dhe garden e Prendit si dhe nje batalion me gardiste “vullnetare” duke i perdorur si mish per top. Shembull i gjalle eshte rasti i Cerrikut.
Ne opozite ku Berish i punesoj si protestues per dy-tre vjet me radhe dhe ne 14 shtator realizoj bashke me Nanon grushtin e shtetit me tanke e granathedhesa duke pushtuar institucionet kryesore(kryeministri,TV,etj).
Sot ketij Berishe i ka hyre lepuri ne bark dhe trembet nga “çadrat pistolet” e “thikat me helm”. Turp per keta intelektual.
Ndodhem jashte shqiperia dhe ne e vuajme me shume mallin per atdheun dhe kjo ben qe ta shohim me nota jo realiste situaten qe sundon aty,por artikujt e z.Mero Baze e z xhovani Shyti,e z.Arben Manaj etj. na ndricojne te verteten. Edhe artikulli pop-intelektualet eshte nje relitet i dhimbshem por keshtu jane keta njerezit e ngritur tej ne;bythelepiresa. cti besh