Shqipëria të kërkojë falje dhe të ndriçohet vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi

25 Janar 2013, 11:37Blog TEMA

Vrasja në qendër të Tiranës e kolonel Ahmet Krasniqit,  ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë Bukoshi më 21.09.1998 është një ngjarje e freskët që përveç ndjesës nga Presidenti i Shqipërisë në emër të Republikës, kërkon edhe ndriçimin e vrasjes së tij.

Nga Nexhmedin Spahiu

 

Po hyjmë në vitin e 15-të që nga vrasja më e madhe politike e Kosovës në gjysmë-shekullin e kaluar. Derisa disa nga vrasjet politike tashmë janë ndriçuar, shumica janë duke u hetuar nga EULEX-i, njëra nga ato, ndoshta më e thjeshta për t’u hetuar, ajo më e madhja, as që po hetohet.

Në kohën kur retorika për bashkimin Kosovë-Shqipëri është në kulminacion është e rrugës që Tirana zyrtare të çlirohet nga njëra prej hipotekave më të mëdha në raport me Prishtinën.

Sigurisht që hipoteka më e madhe është Masakra e Tivarit, ku Shqipëria dhe Mali i Zi do të duhet t’i kërkojnë ndjesë zyrtare Kosovës. Natyrisht, këtë duhet ta bëjë në radhë të parë Serbia në momentin që do t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, por edhe rroli i Malit të Zi si vend ku u masakruan 4500 shqiptarë të Kosovës, dhe Shqipëria si shtet që asistoi në këtë masakër duhet të kërkojë ndjesë zyrtare.

Vrasja në qendër të Tiranës e kolonel Ahmet Krasniqit,  ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë Bukoshi më 21.09.1998 është një ngjarje e freskët që përveç ndjesës nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në emër të Republikës (jo në emër personal kuptohet), kërkon edhe ndriçimin e vrasjes së tij. Ina Ramës duhet kërkuar llogari për mosvënie para drejtësisë së përgjegjësve të kësaj vrasjeje.

Në vijim po jap shkrimin që pata botuar dy ditë pas vrasjes së ministrit Krasniqi në shtator të vitit 1998 në gazetat “Albania”, Tiranë, “Koha Ditore”, Prishtinë, “Fakti”, Shkup dhe “Flaka”, Shkup.

Vrasësit e Ministrit Ahmet Krasniqi

“Kosova, nuk e meriton ta ketë pavarësinë sepse nuk ka kuadro të zotë që do ta realizonin atë, dhe ato kuadro që i shpëtojnë dorës serbe i vrisni ju vetë”. Këtë gjë kam dëgjuar shpesh gjatë bisedave me diplomatë, analistë politikë e gazetarë të huaj në momentet kur biseda bëhej më e sinqertë.

Përderisa, vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, ka ndodhur në Tiranë, në aspektin gjyqësor juridik ajo tani nuk do të mund ndriçohet, sepse nuk ekziston parakushti themelor për këtë gjë; mungon shteti. Kjo nuk do të thotë se vrasësit e tij nuk dihen.

Vrasja e ministrit Krasniqi është politike dhe për këtë analistët politikë, nëse nuk mund t’i dinë dorasit, nuk e kanë të vështirë t’i gjejnë autorët e vërtetë.

Vrasësit e vërtetë, në instancën e fundit, janë shërbimet serbe, por këtu është fjala për ata që e kryen këtë shërbim e që me kombësi janë sigurisht shqiptarë, ngase në kushtet aktuale në Tiranë nuk mund të jenë serbë.

Gjëja e parë që bien në sy është se jo gjithë subjektet politike shqiptare shprehin ngushëllime për këtë ngjarje tragjike.

Nëse disa prej atyre subjekteve nuk e njohin Qeverinë e Republikës së Kosovës, kjo është e drejtë e tyre. Nëse disa nga këto subjekte shqiptare nuk e njohin as Republikën e Kosovës, kjo prapë është e drejtë e tyre. Por, edhe nëse Kolonel Krasniqi nuk njihet si ministër (nga ata që nuk e njohin Qeverinë apo nga ata që nuk e njohin as Republikën e Kosovës) ai nuk mund të mos njihet si shqiptar dhe si kuadër i lartë ushtarak, të cilët Kosova i ka të rrallë e pa të cilët nuk ka se çfarë i duhet pavarësia.

Këtu nuk po i përmend me emër subjektet politike të cilat akoma nuk kanë denjuar ta dënojnë të paktën me fjalë vrasjen e kolonel Krasniqit nga droja se mos më ka shpëtuar ndonjë prononcim, por është shumë evidente se një numër jo i vogël partish, shoqatash, lëvizjesh dhe institucionesh në Kosovë dhe Shqipëri nuk e kanë bërë këtë. Konkluzioni është i qartë: këto subjekte ose kanë marrë pjesë në vrasjen e kolonel Krasniqit, ose e kanë dëshiruar vdekjen e tij ose të paktën nuk u intereson çështja e Kosovës.

Atentateve politike zakonisht u paraprijnë vrasjet morale. Një atentat të tillë moral ndaj ministrit Krasniqi, e ka bërë gazeta “Zëri i Kosovës” që del në Zvicër e që është organ i Lëvizjes Popullore të Kosovës, në një nga numrat e verës së këtij viti.

Me shpifjet më të ndyra që u shkojnë për shtati vetëm leninistëve më primitivë (enveristëve) gazeta “Zëri i Kosovës” nxinte faqet e saj kundër personalitetit të kolonel Krasniqit, “faji” i  të cilit ishte se po i komandonte oficerët shqiptarë të ish Ushtrisë Jugosllave në luftë kundër Serbisë.

Në artikull nuk thuhej se cilat ishin funksionet e tij, por thuhej se “ka shitë molla në pazar”. Ironia qëndron në faktin se kjo Lëvizja Popullore e Kosovës e mban emrin “popullore” që do të thotë organizatë e majtë, dhe e majtë do të thotë që ia di hallin fukarasë.

Natyrisht, vrasja fizike është krim shumë më i shëmtuar se vrasja morale, por nëse Lëvizja Popullore e Kosovës nuk e ka organizuar vrasjen e kolonel Krasniqit ka obligim moral që të paktën ta dënojë me fjalë këtë krim.

Vrasja ka ndodhë në Tiranë. Kushdo që ta këtë bërë vrasjen, Qeveria Shqiptare nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Nëse ajo vërtetë nuk ka dorë në vrasje atëherë të paktën një kurorë te varri mund t’ia çojë.

Dhe së fundit, Qeveria Bukoshi. Në Mars të këtij viti, bashkë me Mero Bazen ishim të ftuar nga Xhafer Shatri e Mustafë Xhemaili në tribuna politike me bashkatdhetarët në Cyrih, Lozanë e Gjenevë. Edhe pse jo të rakorduar paraprakisht, edhe unë edhe Mero rrahëm në po të njëjtat pika: Lufta në Kosovë ka filluar, Drenica nuk bën të lihet vetëm, Lufta duhet të bëhet në mënyrë të organizuar institucionale se vetëm kështu mund ta gëzojmë ndihmën e Fuqive të Mëdha dhe që urgjentisht kryeministri Bukoshi duhet ta emërojë Ministrin e Mbrojtjes.

Disa ditë më mbrapa, në një tubim të bashkatdhetarëve në Gjermani, kryeministri Bukoshi deklaroi se Republika e Kosovës e ka Ministrin e vet të Mbrojtjes, por nuk e publikoi emrin e tij.

Dy muaj më pas mora vesh se Ministri na qenkësh në Tiranë. I intriguar nga artikulli i sipërpërmendur i “Zërit të Kosovës” dhe nga analiza politike e ngjarjeve, e mora me mend se Ministër i Mbrojtjes duhej të ishte pikërisht ky Ahmet Krasniqi, për të cilin nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, por që shpifjet ashiqare të “Zërit të Kosovës”, më bënin kurioz për ta njohur.

Kureshtja e një analisti politik nuk ka se si mos të zgjohet për të njohur një person nga aftësia e të cilit varen shumë rrjedha politike. U nisa drejt Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë që t’i kërkoja takim përmes Iliaz Ramajlit. Rrugës takova një mik timin, i cili sapo kthehej nga zyra e z.Ramajli. Ishte tepër i zhgënjyer. I kishte përmendur diçka z.Ramajli lidhur me Ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi (të cilin miku im e kishte njohur dikur, por që unë për herë të parë u sigurova se kush qenka vërtetë ministri) dhe, habia e tij (dhe e imja) z.Ramajli i kishte thënë se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë emër dhe se nuk dinte se kush është Ministër i Mbrojtjes. Ky, miku im, po ikte jashtë Shqipërisë i brengosur për fatin e Ministrit emrin e të cilit Qeveria po e mbajtka sekret. Më tha takoje patjetër se është burrë i mirë, pyete ndonjërin nga këta njerëzit e Bukoshit që i njeh ti se e gjen.

Pas kësaj nuk e pashë të arsyeshme të takohem me Ramajlin, pasi që ai zyrtarisht nuk e ditka se kush është Ministër i Mbrojtjes në qeverinë të cilën ai është një prej përfaqësuesve. Takova një njeri të Bukoshit në Tiranë, Skender Zogajn dhe i shpreha kërkesën time që t’më mundësojë një takim me Ministrin. Më premtoi, por takimin nuk ma organizoi kurrë. Atëherë vërtetë u shqetësova për fatin e këtij njeriu të rrethuar me bashkëpunëtorë të këtillë dhe i ndodhur në një situatë të tillë të padefinuar. Përse Ministri i Mbrojtjes të mos ndodhej aty ku ndodhen ministrat tjerë të Kosovës?

Bëra një shkrim i cili u botua tek “Java Shqiptare” që del në Zvicër ku ndër të tjera vija në pah absurditetin e pozicionit të Ministrit Krasniqi dhe në mënyrë indirekte rrezikun që i kanoset jetës së tij dhe institucionit që e udhëheqë. Jo shumë kohë më pas, fatkeqësisht, shqetësimi doli me vend. 

24 komente në “Shqipëria të kërkojë falje dhe të ndriçohet vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi”

  1. Ylberi says:

    E vrasjen e tij kambashkepunuar SHIKu, pyesni kryetarin e asaj kohe per Tiranen, pyesni edhe Saliun.

  2. mergimtari fv says:

    Ti zoteri para se te kerkosh llogari per te ndjerin Krasniqi ben mire te kerkosh vrasjen me tradheti te vellezerve Gervalla , vrasjet ndermjet jush jane te pa numerta duke filluar fill pas pamvarsise se Shqiperise se 1913-es e deri pas çlirimit te Kosoves nga hordhia serbo-madhe e zemres tende , kerko keta te fundit qe u zhduken shumica e komandanteve te uçk-se se jane me te fresketa , zotrote shkarravit perdite paçavure perçarese anti-komtare .

  3. denis says:

    te jeni te sigurte qe Fatos Klosi e dine shume mire se kush e vrau Ahmet Krasniqin po nuk done te flase
    Fatosi tashi ka marre nje mision qe te ngre larte figuren e diktatorit pro serb mehmet shehu klosi bashke me sabit broken dhe ca injorante te tjere duan ta shpallin here mehmet shehun po si mund te kerkohet te lartesohet nje njeri qe ka vrare me mijera shqiptare bashke me diktatorin enver hoxha dhe ne funde u prishen mes tyre dhe e vrua enveri edhe ket se gjynahet lahen neve si shqiptare jemi shume qesharake neve festojme 28-29 nentorin mire 28 eshte dita e pavaresise se shqiperise dita e flamurit qe e duam aq shume po 29 eshte festa e clirimit te serbise dhe asgje me shume shqiptaret duhet te jene me te vetedijshem po te ishte sa per partizanet dhe enver hoxhen ne krye te komunistave partizan shqipria nuk do ishte cliruar kurre por erdhi koha dhe kapitulloje gjermania naziste dhe italia fashiste nga forcat aleate ndersa kosova nuk do ishte kurre e lire sa per uck por nderhyrja e amerikes e cliroj kosoven dhe keta hajdutat e uck tashi thone ne e cliruam si enveri thoshte ne shqiperi cfare cliroj enveri asgje gjysen e territorit ja mori serbia sot shqiptaret jane ne maqedoni mal te zi kosova mori vetem nje pjes te saj se mitrovicen presheven bujanovcin metvegjen i ka serbia edhe sot kjo eshte lufta qe kane bere uck dhe enver hoxha

  4. Beso says:

    E nxorre koken more nedzo!
    Po kerkon Ahmetin, ish oficerin sekret te milloshevicit qe doli ne “lufte” ne emer te Rugoves. Germoni pak ne google kush ishte ky fare oficeri i sprovuar dhe do merrni te dhena te sakta.
    Pa na thuaj ti more Nedzo, cfare kerkonte neper kafenete e tiranes ky fare strategu dhe pse kjo “ushtria”e tij i dorezoi armet sebeve ne Isniq?
    Pa na trego pak o Nedzo ku zhvilloi ndonje beteje kjo fare ushtrie?
    Ik o nedzo serbi e mos shkruaj me neper gazeta . sa me shume shkruan aq me mut e ben.

  5. Pelikani says:

    Vrasja duhet te ndricohet.Jemi apo nuk jemi shtet.

  6. gjergji says:

    qe shqiperia duhet tju kerkoje falje kjo domosdo por jo tek juve por tek familjet shqiptare veriore se i ka tradhtuar por kete e kane bere enveristet edhe me e keqja eshte ajo e mbylljes se ceshtjeve kombetare ne vende qe ti ngrinde ne okb per nje kohe me te mire por kurren e kurres ti mbyllte si ceshtje ,per kete arsye tallin prapanicen fqinjet me ne edhe kane arritur deri aty saqe kane pervetesuar historine kulturen zakonet iliro-shqiptare qe eshte me rendesishme se kufijte zotni sa per nje vrasje te nje personi ,eshte vrasje politike apo jo i takon gjykates per ceshtje jetike kombetare ka gjithmone ….. por ne radhe te pare beni nje kalvare historie te SERBISE VRASESE se ata kane bere 4genocide spastrimi njerzore kulturore kane pervetesuar cdo gje ortodokse shqiptare e ju kane bere qeraxhi ne shtepine tuaj ,edhe te ka lene vlera kulturore pa vlere e te krahason me tale…se edhe cari dushan panvaresisht se ka bere keqe ka dileme duhet pare ,, ka qene ortodoks shqiptare me mbiemer decani -kete beni ju si koka kosovare pa shqipnia qe ka faj kjo dihet ndryshe nuk ishim ne 5-6 shtete …..

  7. sajmir rexhepi says:

    mos kerkoni te beheni protagonist kot , me idiotesira , me pa respekt ,per te gjithe ata si puna e ketij pseudo shkrimtari dallkauk dhe injorant,mos u lodh kot eshte koha jone koha shqipetareve

  8. saliheqenefi says:

    kriminelet nuk kerkojne falje ,por denohen nga shoqeria e civilizuar sic eshte kjo e jona ..? prandaj zotni mos u beni merak, flini i qete se si dihet cfare ben zoti, nderkohe qe krimi ze krimin

  9. lili says:

    ah ah ah! Kur pionieri i Tites kerkon drejtesi per kryespiunin e Tites tek shqiptaret!Ah,s’ka mbetur veç me treguar se si ky ju rekrutoj edhe juve pastaj per punet e serbise,o nexh muti!

  10. Flamuri says:

    Nexho,
    Si duket ti di shume per kete raste dhe te tjera sepse ne vitet 90 ke qene me detyra speciale ne Shqiperi. E din te gjithe kush je dhe cak prandej cdo hetim duhet me nis nga ti.
    Veprimatrin tende e verteton edhe ne kete shkrimin ku mes tjerash thua:”…vija në pah absurditetin e pozicionit të Ministrit Krasniqi dhe në mënyrë indirekte rrezikun që i kanoset jetës së tij…”. Keshtu mund te deklaron vete ai qe ka qene i implikuar dhe qe ka pas qasnje ne shqerbimet sekret te asaj kohe kur edhe ka ndodh ngjarja – ngjarjet.
    Nexh, na ke lodh me propagand serbosllave antishqiptare.
    Ik ne djalle more horr.

  11. shqiptar says:

    Dihet qe koloneli u vra nga serbet. A iu duket rastesi qe u vetem 9 dite pas vrasjes se Azem Hajdarit. Thuajse gjithe atentatoret u eleminuan me pas per te fsheur gjurmet.

  12. ''evgjitngrenesi'' says:

    eshte i dyshimte fakti qe ”tema”boton cdo shkrim te te antishiptarit-serbokosovar nexhmedin.ky qe kerkon te veje shenjen e barazimit midis serbise dhe shqiperise ,ne menyre qe te justifikoje planin serb per kombesine ”kosovare”.ky qe e trajton shqiperine si mali i zi dhe serbia ,duhet ti thuhen troc gjerat.
    jashteqitje ka patur gjithmone kombi shqiptar ,keshtu qe nuk beni perjashtim .
    ti,matoshi,lubonja,saliu jeni kanceri i kombit shqiptar.

    sidoqofte tani fatin e shqiptareve po e marrin ne dore shqiptaret,keshtu qe ju vemjet serbo-turko-greke ajo qe beni eshte te na shtoni vetem inatin.

    1. Meleku says:

      S’ka lidhje fare. Krimet e kryera duhen denuar sepse perndryshe nuk qetesohet shoqeria. Kur zbardhet dhe denohet krimi, atehere ka qetesi tek familjet e viktimave dhe ne pergjithesi.
      Shihe shembullin e Shqiperise, qe nuk u denua kurre krimi komunist dhe se sa e sa probleme e plage jane ende te pambyllura.
      Edhe botuesi i kesaj gazete eshte perballur me kete krim dhe me keta kriminele qe kane emra dhe mbiemra.
      Mero Bazen nuk e kane kercenuar serbet, por shqiptaret dhe ata i ke me emer e mbiemer. Shume prej tyre mbajne poste apo jane persona publike ne Kosove. Shume prej tyre kane grabitur miliona nga fondet e luftes dhe nga korrupsioni i pasluftes me tendera e troje ndertimi, me privatizime e kontrabande.

      Nje shoqeri moderne gjen force dhe kurajo e ndahet njehere e mire nga krimi, duke e zbardhur ate plotesisht dhe duke vene personat pergjegjes ne banken e akuzes. Eshte ligji ai qe vendos nese ata jane te fajshem apo te pafajshem.

  13. Robert says:

    Nexho te lumte. Vazhdo, mos u tremb nga horrat.

  14. Meleku says:

    Masakra e Tivarit eshte kryer kryekeput me dijenine e Enver Hoxhes dhe te Fadil Hoxhes, Shefqet Peçit, Haxhi LLeshit dhe te Xhavit Nimanit.
    Pra nga komunistet shqiptare te dy aneve te kufirit, qe flirtonin per karrike me Dushan Mugoshen e Miladin Popovicin.

    Vellezerit Gervalla dhe Kadri Zeka e shume te tjere si ata, jane vrare nga bashkepunimi UDB-Sigurim, si pjese e lojes agjenturore te Luftes se Ftohte. Per vrasjen e tyre mund te dijne me shume ish-punonjesit e ambasades se Shqiperise ne Vjene dhe Paris, qe kane qene kelysh dhe sherbetore te klanit Kapo.

    Ministri i ndjere Krasniqi eshte ekzekutuar nga vrases te paguar nga bandat e kuqe qe erdhen ne pushtet me arme ne vitin 1997 dhe bashkemendimtaret e tyre te LPK-se. Ne vitet 1997-1999, ne Shqiperi ne fakt ka komanduar banda e kuqe e LPK-se me euro dhe dollare te grabituar permes fondit Vendlindja therret dhe me ato para ata u mbyllen gojen atyre qe qeverisnin asokohe, futen krimin dhe vellavrasjen ne zona te ndryshme te vendit, veçanerisht ne Tropoje dhe kryen vrasje te ndyra politike ne Shqiperi dhe Kosove. Nje nder ta eshte dhe i ndjeri Azem Hajdari.

    Nuk besoj se Shqiperia ka force e te hape dosje te tilla, sepse ne to jane te perzier shume duar, shume shtete, shume persona dhe nuk i dihet se ku mberrin fundi.
    Rreziku i dosjeve te tilla eshte i paparashikueshem.

  15. salk,,, says:

    HEJ BRE MALOQ,,,,DUKESH SI MALOQ QE JE BRE,,,,,QEKE HIOSORIAN I MHAMUN BRE MALOQ,,,,PYETE BAC SALK…BRE MALOQ.

    1. Meleku says:

      Ku te dogji ty? Tek bandat e 1997, te LPK-se apo tek klani Kapo ne Vjene dhe Paris?
      Me siguri tek bandat e 1997! Soj kriminelesh denbabaden kane qene.

  16. ky meleku i gjithanshem neper gazeta kudo ushtari i bac saliut

  17. durrsaku says:

    o NEXHMEDIN katunari , ate fare ministri e vrau fatos nano ne bashpunim te ngushte me UCK . per shum arsye ,1 per faktin se ai u investua qe te krijonte nje ushtri paralele UCK , 2 per faktin tjeter se ishte i dyshuar me lidhje te forta ne serbi , 3 per faktin tjeter se mori pjes aktivisht ne grushtin e shtetit ne 1998 ,dhe u be vegel qorre e SALI BERISHES . FATOS NANO nuk mund te rrinte duarkyq te shihte se si ja mernin qeverin zvarr serb dhe malok te marre , dhe eshtu vendosi ta largonte nga shqiperia ate dhe BUJAR BUKOSHIN , keta te fundit nuk e moren seriozisht ultimatumin e f. nanos por vazhduan ato dit te ishin ativ rrugeve te tiranes me ushtaret e tyre te fark. ateher skishte rrug tjeter derri donte plumb ,keshtu iku ky ministri i qevris bukoshi x lesh , kurse vet bukoshi kur mori vesh ca i ndodhi ministrit u dhie ne bre dhe e mbajti fymen ne gjermani brenda nates . kjo eshte e verteta . sa per moral o nexh katunari te them se nje qeveri zgjidhet me vota jo me presione dhe grusht shteti ,ata e provuan dhe ju shkoi keq . tani te them dh1 tjeter gje , qe vrasesit e krasniqit nuk do dalin kurr para gjyqit se ata jan pjes e marveshjes NANO BERISHA , kuptove o kokebosh , cdo njeri ne ven te vet………

  18. Din Kruja says:

    Kur Kosova te behet shtet normal dhe te komandoje ligji, ky Nexhoja me te tjeret do ta mbajne vrapin ne Beograd. Sa me shume cenohet niveli i zbatimit te ligjit, aq me teper Nexho Serbi behet trim dhe i shton dozat e antishqiptarizmit. Te ishte vetem ky nuk do perbente problem, por ne Kosove e bejne ligjin Maliqet, Robellet, Haxhiajt, Surrojt, Matoshet e shume te tjere, te cilet vazhdojne ti falen Beogradit.
    Me terheq vemendjen jo vetem ” guximi” i shtuar i Nexhos por edhe intensiteti i larte i shkrimeve te tij ne favor te ceshtjes serbe. Si duke ky person dhe homologet e tij besojne se shume shpejt Kosova do te jete perseri krahine e Serbise. A thua te jene kaq te cmendur te enderrojne me te pamunduren? Ketu garanci absolute eshte se SHBA nuk kthehen mbrapsht.
    Nje problem me teper alarmant eshte mos reagimi i mediave ne Shqiperi karshi ketyre antishqiptareve me kombesi te njejte me tonen. Me agravuese behet situata duke i botuar keta serbofile ku shquhen Mapo dhe Tema. Asnje parti politike nuk ndjehet. A thua Serbia e ka blere kete indiference?

  19. Kreshniku says:

    Nexho, ti na paskesh qene mik me Mero Bazen. Ma ha mendja se juve ju ka bashkuar guximi. Jeni inteletualet me te guximshem ne trojet shqiptare. Pershendetje.

    1. Maksi says:

      Kreshnik pajtohem me ty se Nexho dhe Merua jane intelektualet me te guximshem. Kete e kane deshmur kahere.

  20. mitrovica says:

    O Kreshnik ,se kush eshte Mero Baze pake di.Por sa per Nedzon di shume.Ai99.9% ka qene dhe eshte ne sherbim te Beogradit.Qellimi i shkrimeve te tija eshte vetem pereqarje dhe dyshim te shqiptaret.Per ate ai merre honorare te majme.Ai shume shpesh e vizitOn Beogradin..

  21. Halili says:

    Pavaresisht se kush ishte ai edhe nese do te ishte trathetar ose jo, kjo do te duhej te zbulohej dhe njeherit, shkaqet se p[se ishte vrar e jo te quhet trathtar ose patriot.
    Une kam lexuar shum matriale per kolonel Krasniqin per te gjitha anet e tija negative a pozitive ama, gjithnje e drejta vihet ne sprov nga shum njerez por te cilet mentalitetin e tyre e kan te pa zhvilluar dhe jo kritik.

    Qe ne librat fetar, qofhshin Muslimane a te Krishtere, cart shprehet lufta kunder te derguarve te Zotit, por qe e drejta ka triumfuar.

    Shenimet Islame dhe te Kriswhtere, nese keni lexuar, e shifni se Islamistet dhe te krishteret ne debatet e tyre her/her te ashpra ne mes te studjusve dhe dietarve te shquar, kan gjetur gjuhe te perbashketa sa i perket venjes se drejtesise ne disa ceshtje jetsore.

    Prandaj, une nuk shof ceshtje negative te ketij shkrimi as shkresa anesore prandaj, keto shkrime nuk jan ne ase nje form te drejtuara apo te mbeshtetura per kete figur dhe nuk mbeshtesin figura te caktuara politike por, kerkohet venja e drejtesis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje