Më shumë se kingmaker?

26 Janar 2013, 12:14Blog TEMA
Më shumë se kingmaker?

E kane fituar betejen me korrupsionin?

Nga Eduard Zaloshnja

Fjala anglisht kingmaker (shqip, mbretbërës) është përdorur shpesh për LSI-në, pasi votat e saj në 2009-ën u bënë vendimtare për të rivënë kurorën e kryeministrit në kokën e Berishës. Në takimet e fundit me elektoratin e vet, Ilir Meta, duke iu referuar kësaj fjale, ka thënë se LSI-ja nuk do të jetë thjesht një kingmaker në zgjedhjet e ardhshme. Ajo do të jetë më shumë se kingmaker, ka thënë ai.

Çfarë ka Meta parasysh me këto fjalë? Më shumë se mbretbërës i bie të jesh vetë mbreti… A mos Meta po i kërkon Berishës që, si çmim për futjen në një koalicion paraelektoral me të, t’ia lërë kurorën e kryeministrit për 4 vitet e ardhshme?

Duke pasur parasysh rezultatet e 2009-ës dhe 2011-ës, Berisha e ka të qartë se koalicioni i tij, pa votat e LSI-së, praktikisht nuk ka gjasa të sigurojë 71 mandatet që i duhen për rikurorëzim. Në 2009-ën partitë e koalicionit të Berishës mezi arritën në kuotën 46.9% dhe në 2011-ën, duke zbritur votat e LSI-së, mezi arritën në kuotën 43.9% në nivel kombëtar. Ndërkohë, Lulzim Bashën nuk do ta ndihmonin dot kurrë akrobacitë e KQZ-së, në qoftë se nuk do ta kishin ndihmuar 24 mijë votuesit e LSI-së në Tiranë. Dhe të mos harrojmë se, atëherë, nuk ishin krijuar as FRD-ja e as AK-ja, të cilat pritet t’i heqin koalicionit të Berishës një pjesë të elektoratit tradicional të djathtë.

Por a mund ta pranojë Berisha kushtin e Metës, pa e provuar veten në garën elektorale? Njerëzit edhe ndryshojnë, por shumë, shumë rrallë në moshën 68-vjeçare… Berisha nuk e ka pranuar disfatën edhe kur i ka mbetur vetëm një grusht militantësh rreth tij, e jo ta pranojë tani që mendon se është i gjithëpushtetshëm. Me apo pa LSI-në në koalicionin e tij paraelektoral, ai do ta provojë garën. Si gjithnjë, duke bërë goditje edhe sipër, edhe poshtë brezit…

Dhe ta do mendja se kaq gjë e kupton edhe Meta. Po përse atëherë ai thotë se LSI-ja do të jetë më shumë se kingmaker? Duke pasur përfaqësuesit e tij në të gjithë administratën zgjedhore (duke filluar nga KQZ-ja e duke përfunduar tek tavolinat e numërimit të votave), ndoshta ai ka bindjen se LSI-ja, edhe pa bërë koalicion paraelektoral me PD-në apo PS-në, do të marrë aq vota sa t’ia bëjë të pamundur secilit nga koalicionet e mëdhenj arritjen e numrit magjik të 71 mandateve në Kuvend. Dhe atëherë ai mund të vërë kushtin ose unë mbret, ose asnjëri s’e merr kurorën.

Me pak fjalë, duket se Meta po vë një bast të dyfishtë – me Berishën dhe Ramën njëherazi…

9 komente në “Më shumë se kingmaker?”

  1. coku says:

    po pse dy baste. po te tretin ne burg e ka harruar. dhe thone pastaj qe shiten ndeshjet se ky eshte basti me i sigurt.

    1. DAUT SKELA, VLORE says:

      Po c’king maker o Edo?!!
      Lilua me gjithe LSi do harrohen per 10 vjet. Eshte Sala & Tosi, pa doli Lilua.
      ne Bote po rrezohen perandori 100 vjecare miliardash dhe jo punishtja LSI
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ilir-floriri.html

  2. Atdhe says:

    Lsi duke krijuar nje pol te trete ne politiken Shqiptare se Bashku me PDIU dhe FRDne bejne nje bashkim perfaqesues te te gjithe shqiptareve.

  3. Vlora says:

    ne rast se do te arinin keto rezultate dhe meta do ta kerkonte kete privilegj,,,,do te ishte shume me e mire per shqiperine nje koalicion rama-berisha,duke e zgjidhur ceshtjen e kryeministrit me radhe.

    meta duhet sfumohet si parti.jane vec organizate hajdutesh.

    1. nevila says:

      Po dhe nuk mund te diskutohet fare

  4. Shpirag says:

    Rama-Berisha nuk vlen kualicioni sepse njollos rende Ramen dhe poshtëron deshmoret e 21 janarit!Rama shkaterrohet politikisht!Rama-Meta nuk vlen pothuaj per te njejtat arsye,kokpalaresia e thënë nga Meta,vazhdimesia dhe tani me Berishën e poshterojne dhe shpejt rroposin Ramen.Nuk vlen kualicioni,i pamoralshem sepse politika del edhe me tej prostitute…E parealizueshme.Mundet nese Meta conte vendin ne zgjedhje pa Berishën kishte te ardhme kualicioni duke injoruar LSI Metën,nxjerr ne pension,pa vlerë dobiprurese keto dy varjante.Rama vetem me 85 deputete zgjidhje permbysese dhe vertet nje Rilindje,por kjo do pune ne shkaterrimin e LSI ne baze nga PS(te braktiset kupola e korrupsionit LSI).Mundesi e vertete,PS.AKZ,FRPD(Topi aleance post zgjedhore me PS teper atdhetare dhe e mundshme)dhe 25 partite e tjera…Keta sigurojne pas zgjedhjeve plotsisht edhe kandidatimin në BE,shkaterruar nga Berisha.Do jete rilindje dhe per te djathten reale qe eshte manipuluar nga stalinisti vrases Berisha(ka vrare te majtë e të djathtë kriminalisht si Stalini).Ndeshet erresira Berisha-Meta-Mediu-Krimi me PS,-Te majtet,por dhe me e bukura,perkohsisht afrohet AKZ(AKZ-Rilindje e PS,ka perafrime që Spahiu po i dallon bukur por sdihet sa do mbajë premtimet bombastike ndaj Berishës ku ka milituar)FRPD duhet te jete surpriza.Ajo nuk ka pse ben para zgjedhjeve kualicion me Ramen ndersa po pozicionohet dhe fiton terren kunder stalinistit vrases Berisha.Mbas Zgjedhjeve te reflektojë lirshëm.Mund dhe te beje aleance me qellim varrosjen e stalinistit Berisha dhe mandatin ta kushtezoje mbi baze te votes qe i jep Sovrani ne kualicion me PS.Me tej dhe te shkeputet eshte e plotsuar detyra atdhetare!…Kjo mund te jete surprize,nese Topi do loz fortë kunder Berishës dhe ka shansin historik ta bejë!Duhet varrosur politikisht dhe pastaj me ligje per ckane bërë binomi antishqiptar Meta-Berisha!Shqiptaret duhet te dine qe keta dy po i heton Gjykata e Hages,per trafiqet e armeve dhe organeve,duhen sulmuar nga AKZ,sidomos nga FRPD dhe Rama!Perse nuk ka informacion ku ka arritur kryeprokurori qe heton?…Duhet te shpertheje e verteta,pavarsisht se jane shqiptare dhe ceshtja eshte sekrete….Shqiperia duhet te rilind!…

  5. Konica says:

    Ky shkrim eshte pjese e serise “qielli eshte blu” ose “Uje eshte i lagesht”…me pak fjale “merre me leng se mishi mbaroi”. Shume poshte ka rene pazari si duket.

  6. sociolpgu says:

    mete -sali jane si dy duart qe lajne njera tjetren gjakun o parate e vjedhura,sa te jene gjalle mos ju besoni aspak te dy kodosheve.

  7. astr says:

    Ngjajne si dy pika uji “te kristalta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje