Një qoshe për utopikët

28 Janar 2013, 19:35Blog TEMA

Nga dr. Magdalena Ramohito

Gjithnjë e më shumë duket se shqiptarët besojnë se një njeri që kapet pas përfitimeve materiale është i lumtur. Por a është e vërtetë kjo? Ai person që e gjen gëzimin tek diçka e jashtme a mbështetet në themele të forta? Po kush tha se përfitimet materiale nuk sjellin në familje gëzim? Një dhuratë që i dedikohet fëmijës është një burim i paimagjinueshëm gëzimi për të vetë, por gjithashtu edhe për vetë prindin. Një kolegia ime rreth 15 vjet më parë kishte përgatitur një dhuratë për vajzën time të vogël (në fakt ëndrrën e saj) një palë vathë –pinok dhe kur e vogla e hapi kutinë që mbante dhuratën brenda, sigurisht u gëzua shumë-ndërsa kolegia ime vërejti- Më duket se më shumë u gëzua mami se goca.

Pra nëpërmjet materiales në familje hyn gëzimi por edhe do të dalë. Patjetër që ajo ditë do të vijë, kurse ajo që lind brenda nesh është e qëndrueshme dhe besnike gjithashtu. Ajo gjëja e brendshme rritet pa pushim dhe na shoqëron gjatë gjithë jetës, madje sa më të vjetër bëhemi aq më besnik të vetes jemi, sepse materialja as hyn fare në punë në pleqëri. Pra çdo vlerësim që mund të kemi për të rëndomtën zgjat fare pak dite (nuk e mohuam rëndësinë e saj) por ama jo që të varemi ne prej tyre, por ato të varen prej nesh.

Rëndomë thuhet se gjërat e mira na i sjell fati, por edhe të këqijat gjithashtu. Utopistët mendojnë se më i fuqishëm se Fati është shpirti. Prandaj shpesh thuhet: Një shpirt i keq bën gjithçka të keqe, dhe atë gjë që duket si e mirë.

Është një gjë e keqe që një shpirt të shqetësohet dhe të zmadhojë të keqen e ardhme kur në fakt nuk dihet nëse do të ndodhë, dhe duke vepruar kështu në pritje të së ardhmes së tmerrshme ai shkatërron të tashmen.

Por shoqëria civile (siç quhet sot) ku është?

Nëpër konferenca veshur me kostume e kollare të bukura, bën show- n e radhës ndoshta vret mendjen për personat e ngritur në piedestale, apo data historike? E kush mund ta ndjekë në këtë rrugë përveç atyre që kanë një imagjinatë të dobët?

Një piedestal (me të cilët jemi marrë shumë kohët e fundit) mund të jetë diçka joreale, kurse shtylla e trupit është një realitet që të tmerron.

Është ky problemi që e shqetëson sot shoqërinë civile dhe INTELEKTUALËT?

Sot, pikërisht sot punonjës të një administrate të një qyteti në fakt bastion i PS janë vënë në rresht drejt zyrave të PD,dhe aty pasi janë fotografuar dhe u është mbajtur një 5000 lekësh i vjetër pa i pyetur fare nëse kanë dëshirë ta marrin këtë vendim apo jo, iu bënë atyre me dije se pas disa ditësh duhet të gëzojnë, sepse do të kenë teserën e PD në dore. Është ky një gëzim për këta njerëz? –Në një kuptim po, sepse do të përfitojnë të mira materiale me anën e të cilave do të gëzojnë familjen e tyre. Po shoqëria? Kjo shoqëria jonë që i ka dhënë përherë vetes të drejtë t’i ngarkojë individit dënime të tmerrshme, ka të metën e madhe sepse ajo vetë është kaq e cekët, sa as që nuk e kupton atë që bën; historia e shqiptarëve ka treguar se kjo shoqëri e ka braktisur individin në fatin e tij, pasi ai e ka vuajtur dënimin dhe e bën këtë pikërisht në momentin kur aty fillon detyrimi i saj më fisnik dhe në këtë moment ajo bishtnon duke u skuqur për bëmat e saj, u shmanget atyre si një kreditor, nga i cili është e vështirë të shpëtosh. Pra në fund të fundit i shmanget një njeriu të cilit i ka shkaktuar një fat që nuk i ndryshohet dot më. Jeta ka treguar shumë herë se njeriun e famshëm nga njeriu i poshtër e ndan ndoshta një hap dhe sidomos në një shoqëri si kjo jona që nuk ka një qoshe për utopikët, për të cilën as nuk meriton ti hedhësh sytë, pasi ajo nuk ka vendin ku mund të ankorohen shpirtrat.

5 komente në “Një qoshe për utopikët”

  1. Albana says:

    C’lloj letre eshte tesera e partise, e bute , e forte, me arome…

  2. uragan says:

    …Cdo popull, e meriton qeverisjen qe ka!…Ai qe e tha kete, dicka dinte! Marr shkas nga paragrafi ifundit, qe te perseris dicka qe e kam thene dhe me pare;-Kur do te pajisen te gjithe shqiptaret me teserat e PD, dhe te shpetojme nga diskriminimi, nga fukaralleku, nga frika e humbjes se vendit te punes, nga droga, nga prostitucioni, nga korrupsioni, nga shthurja totale morale e atyre qe rrisim, e femijeve tane qe bejme sikur nuk e kuptojme, te ikim nga vendi i pare per numer popullsie te eksportit te krimit, te, te, te…100 te keqijave!!!!…Tani me c’duket, kane filluar te japin tesera partie me detyrim! Vullnetare te Enverit dje, skllever te koromanes se Saliut sot…Me c’duket jemi te denuar, qe te luftojme vetem brenda llojit, ne s hqiptaret!!! Demokracia, me c’duken bathet, nuk ka kuptim dhe nuk ben per ne. …Ata qe dine nuk flasin, ata qe flasin nuk dine! Ne shqiptaret, duket qe jemi te mbyllur brenda rrethit vicioz te mbijeteses dhe vetem te mbijeteses me cdo kusht, me cdo cmim, duke shitur ne menyre te paturpshme dhe lire cdo gje te shtrenjte qe kemi, por, duke uleritur pastaj, e duke kerkuar llogari kujtdo(si te pacipe qe jemi), pervec VETES TONE!

  3. Nëse keni frikë të shkruani edhe adresën e saktë…punonjësit e kujt administrate..të kujt qyteti ishin…atëherë,do të ishte më mirë për ju zonja dr.(e shkencave,apo mjeke…?!)të mos shkruanit fare,asgjë për këtë problem..!Në njërën anë thoni po shoqëria civile,intelektualët,çfarë bëjnë…ndërsa në krahun tjetër,flisni thjesht,përgjithësisht…në mëmyrë të papërcaktuar…As të mos lëndoni ndokënd,dhe as të mos ju shqetësojë kush…!Që të mos jetë hipokrizi adresoini edhe protagonistët e subjektit të shkrimit tuaj…!

  4. anticensurë says:

    “Sot, pikërisht sot punonjës të një administrate të një qyteti në fakt bastion i PS janë vënë në rresht drejt zyrave të PD,”
    ku të jetë vallë ky qytet???
    në venezuelë,në çad apo në kubën komuniste,në rusinë cariste të drejtuar nga kgb ja komuniste apo në arabinë saudite???
    ma merr mëndja që dhuhe të jetë në shqiprinë sali berishiste,ku intelektualja kritikuese nuk ka bythë të thotë as emrin e qytetit e jo më emra të përveçëm njerëzish!po ska faj ajo,që nga kryeministri që thotë se më tha dikush në rrugë,kam informacion nga njëri,e kështu me rradhë.
    të kishte qënë ndonjë qytet në dotë zonja do të na kishte dhënë dhe emrat e qenëve dhe maceve,por këtu nuk mund ta bëjë!arsyeja është e thjeshtë,ka njerëz të sajë në këtë turrmë përfituesish!njerëz fisi a shoqëri të cilët nuk mund ti “denoncojmë”publikisht,maksimumi shoqërisht dhe but e butë!përndryshe na prishet muhabeti!

  5. Taku says:

    Kanoia, besoj se kur tjetri tregon henen me gisht, faji eshte i atyre qe shohin vetem gishtin.Une nepermjet rreshtave kuptoj se kjo qe ka ngjare ne kete x qytet duhet te jete e shtrire patjeter ne gjithe Shqiperine. Ne kete rast po ti vesh mire veshin thirrja e autores eshte: -a kane shtylle kurrizore shqiptaret? ndersa po te merresh me emra personash e subjektesh nuk e ben ngjarjen me sensibiliuese, sepse te gjithe ata i marin urdherat nga qendra. Keshtu strumbullari i kesaj marrie eshte Saliu dora vete. gjithe te mirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje