Nga Eduard Zaloshnja
“Avokatët e Lukashenkos mund të ofrojnë argumenta juridike të stërholluara, për të na mbushur mendjen se zgjedhjet në Bjellorusi ishin të lira e të ndershme, por ne e dimë shumë mirë se ato nuk ishin të tilla.”
Këto fjalë nuk i ka thënë Andrea Stefani, i cili shpesh e krahason qeverisjen e Berishës me regjimin e Lukashenkos – i ka thënë në fund të nëntorit ambasadori Arvizu, në një intervistë trio me ish-ambasadorët Ryerson dhe Withers në emisionin “Tonight me Ilva Taren”. Dhe të thëna nga ambasadori amerikan, këto fjalë janë shumë më peshërënda se sa të thëna nga Stefani. Sepse ky i fundit, tek e fundit, përfaqëson vetëm vetveten. Ndërsa ambasadori Arvizu përfaqëson fuqinë më të madhe në botë dhe aleatin më strategjik të shqiptarëve.
Sjellja e shembullit të Lukashenkos nga ambasadori amerikan, në një forum kaq publik, në prag të fillimit të punës së KQZ-së, nuk mund të ketë qenë e rastit. Dihet izolimi që iu bë regjimit të Lukashenkos nga Uashingtoni dhe Brukseli, pas zgjedhjeve bjelloruse, që vetëm të lira e të ndershme nuk ishin.
Por veprimet e fundit të KQZ-së dhe Komisionit të Ligjeve të Kuvendit në lidhje e ndarjen e mandateve parlamentarë sipas qarqeve, lënë të kuptohet se përfaqsuesit e Berishës në to nuk i kanë dëgjuar mirë fjalët e ambasadorit amerikan. Gjithashtu, duket se ata nuk e kanë lexuar raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, që Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti vjet Kongresit të SHBA-së, në përmbledhjen ekzekutive të të cilit thuhet për Shqipërinë se “një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe një numërim i kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.
Përdorimi i argumenteve procedurialë nga përfaqësuesit e Berishës në KQZ dhe në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, për të justifikuar ndarjen e mandateve parlamentarë nëpër qarqe sipas popullsisë së 2009-ës, e jo sipas asaj të 2013-ës, është një shembull i qartë i metodave lukashenkiane të inxhinierimit të rezultateve në tavolinë.
Heqja e një mandati në Korçë e një në Berat dhe kalimi i tyre në Tiranë e Durrës (siç demografia aktuale e dikton) i heq PD-së të paktën dy mandate, pa filluar gara. Dhe kjo gjë patjetër që nuk i pëlqen Berishës. Dhe cila është zgjidhja e tij? Udhëzon përfaqësuesit e vet që të rikthejnë ndarjen sipas demografisë së 2009-ës dhe nxit avokatët e tij në media që të argumentojnë se nuk është mirë të pakësohen mandate në qarqe që kanë zona të mëdha malore në territorin e tyre…
Deri më sot, ambasadori amerikan dhe ambasadorët e tjerë europianë nuk janë prononcuar në lidhje me këtë inxhinieri lukashenkiane që po zbaton Berisha në ndarjen e mandateve. Por në prapaskenë, pa dyshim, ata duhet të jenë duke bërë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje të ndryshme nga ajo e Berishës.
Mbetet të shihet se çdo të ndodhë deri në 7 mars, kur skadon afati për ndarjen e mandateve. Dhe më e rëndësishme është të shohim se çdo të ndodhë pas 23 qershorit, në qoftë se Berisha vazhdon të ndjekë me vendosmëri rrugën e Lukashenkos…
*respublica.al
c do te ndodhe pas 23/06/2013. ben gjith kete shkrim dhe nuk e di apo ben provokativin dhe do te shohesh reagimet. e pra ne 24/06/2013 do te dale berisha dhe do te thote kur flet sovrani te tjeret duhet te heshtin. dhe pastaj do te shohim nje telenovele ne pd me personazhe kryesore ministrat e sotem. ne populli i thjeshte do ti ndjekim nga ekrani i tv. pastaj do filloje prokuroria, gjykatat etj, dhe mendoj si jemi endur ne 8 vjet dyerve te pushtetit per te drejten tone qe nuk e morem asnjehere keta do te enden dyerve te gjykatave per tu pergjigjur per krimet e bera. kjo do te ndodhe pas 23/06/2013. kjo do te ndodhe edhe nqs do te ikin jashte vetem se pak me vone ne kohe.
Hahaha….po pse mo? Cfare ndodhi pas 8majit, pasi vete Arvizu-ja perveshi menget?!?!? …… Akoma me abasadoret? Pfffff
Pas sikterosjes se Saliut nga pushteti, largimit te tij edhe nga PD dhe perplasjes se tij ne BUUUURG, pa asnje dyshim qe kreu i PD na takon ne shkodraneve, pasi Shkoderlocja eshte djepi i demokracise. Sa me pare Saliun ne BUUUUURG.
Zgjedhjet po vijne dhe ndonese askush nuk e di se si do te shkojne, disa gjera jane tashme te qarta:
1. Me 23 Qershor do te kemi nje tentave gjigande per te vjedhur votat. Kesaj rradhe te paskrupullt dhe te hapur.
2. Komisioni qendror i zgjedhjeve, dmth qeveria e zgjedhjeve (ose arbitri) eshte me anen e pushtetit. Po keshtu te gjitha organet (gjykatat, prokuroria, policia etj etj.) me nje fjale i gjithe shteti eshte ne dispozicion te pushtetit.
3. Asnje lloj proteste dhe presioni i opozites nuk ka dhene rezultat deri tani. Bllokimi i tre ligjeve per ti pamundesuar PD-se te perdore avantazhin e marrjes se statusit dhe per ti treguar europes se opozita nuk toleron, eshte e vetmja “fitore” e opozites ne castin e fundit.
Ne keto kushte eshte e pamundur te korret nje fitore me ane te votave. Konkluzioni eshte i thjeshte : opozita duhet te kete gati planin B. Cfare do te beje me 24 Qershor? nese do te konstatohet se zgjedhjet jane vjedhur?
Sic e tha sot Berisha nuk shoh skenar tjeter te mundshem vec skenarit te 2009!
Ju mund të mos dini të qeverisni mire, por keni karakter per t’i thene te mires te mire, te keqes e keqe. Ia vlen ta kerkoni nje mandat tjeter. Ndoshta fitoni!?
Ju mund te mos dini te qevrisni mire dhe keni ndonje dobesi ne karakter, por, serish, i thoni te mires e mire. Mund te kerkoni nje mandat tjeter, por e dini dhe vete se nuk do te fitoni!!
Ju mund te mos dini te qeverisni dhe nuk keni karakter. Të mirws i thua e keqe, madje guxoni e veisni. Ku me gjen Llukashenkon!. Mund te krahasoheni vetem me Salin. Ky duhet të degjoje me shume dhe me mire, po deshi të mos krahasohet me Tritanin e Lushnjes!!!
IMAGJINO SIKUR SHQIPERIA TE JETE PJESE E BE,
ME BERISHEN NE KRYE NE VOTIMET PER PRESIDENTIN E BE
SHQIPRIA DO PRODHONTE 8 M VOTA, KUPTOHET TE MANIPULUARA.
LUKASHENKO VAZHDON TE DREJTOJE EDHE PSE
USA DHE BE I KA KONTESTUAR, PSE KY IDIOTI QE NE KEMI
MENDON QE KA TURP TE DREJTOJE SI AI?
DO VAZHDOJ E NJENJTA SITUATE, OPOZITA FITO, sala NÚMERO
DHE BABA MONDI QE NUK KONTESTO.
Vertet qe Llukashenkos qeveria e SH.B.A-ve dhe B.E i bene izolim,por ne fund populli vazhdon te jete po ai,i vuajtur dhe i sterlodhur deri ne qelizen me te fundit!
Une nuk do te doja te izolohej qeveria Llukashenko apo qeveria Berisha. Do te doja te izolohej Llukashenko dhe Berisha si individe dhe cdo njeri i tille ne bote qe eshte rrezik serioz per demokracine!
Meqënse nuk jemi mësuar ta shikojmë berishën si një politikan që përpiqet për më të mirën e vendit,(përveç atë të rehatisë së pushtetit të tij personal…,edhe këtë radhë,i nderuar Zaloshnja,nuk kemi arësye të besojmë të kundërtën e llogjikës bjellorusiane…Logjika ta do që edhe ndarja e mandateve bëhet në përputhje me popullsinë e zonave a qarqeve…..(sipas ndarjes administr.shqiptare…)Madje,mund të thuhet se edhe rishikimi i gjithë mandateve që përfaqësojnë shqiptarët në kuvend,mbase duhet parë..Meqënse qeveria e pranoi si të mirëqënë Cenzusin,atëherë edhe mandatet duhet të jenë në analogji me këtë fakt…Ska përse të ketë më shumë depudetë nga çfarë i korrespondon popullsisë shqiptare…Nuk jemi vend aq i pasur sa të paguajmë me flori ..fundja,politikanë që skanë ndonjë impakt të madh në zhvillimet demokratike apo të tjera të vendit…Troç hesapi:Përse duhen 140 depudetë në kuvend,që paguhen nga taksat e shqiptarëve…a mund të reduktohej ky numër?!-Nëse dilema juaj,(dhe e shumë të tjerëve..)z.Zaloshnja vërtetohet praktikisht..do të ishte e kotë pastaj diskutimi mbi mandatet e kota në kuvend….Ai,është kthyer në një sozi të lukashenkos qysh tani…Me një mandat tjetër,do të mbretërojë dinastia e Berishajve…Atëherë do të pendohen edhe ata që i shkuan pas,e mbështetën dhe vodhën miljarda nga pasuria e vendit…Kategoria e fundit do të jetë ndoshta ajo që do të jetë e gatshme të dorëzojë edhe miljardat e vjedhura,vetëm të heqin qafe këtë despot të tmerrshëm…!
Bollme keto sterhollime dhe zgjidhje fjalekryqesh nga repertori i fjalimeve te Arvizuse e co. As mos ja qani hallin Bjellorusise se ajo eshte shume para nesh. Sali shpellari yne i ka gjerat thjesht: Ai punon nate e dite per te organizuar sistemin e vjedhjes se votes dhe per kete ka nje staf te rrahur me vaj e uthull te cilin dhe e shperblen. Dhe ne fund po nuk i dolen votat do ta kaloja ne kolegjin zgjedor bile pa turp fare dhe do e shpalle vehten fitues.Rama do te zgurdulloje syte, Arvizu do cperveshe menget, te tjeret do thone disa fjale shabllone si zakonisht dhe cdo gje do te kaloje si ne pralle. Pas kesaj priteni Saliun mbret. Rama (jo ne twiter) duhet te kerkoje me shume kembengulje doreheqjen e Saliut dhe kjo realizohet duke i dhene nje dore te vogel dhe Arvizu po te doje Kjo eshte zgjidhja po te doni mos mbeteni ne qershor me gisht ne goje.
Autori i shkrimit ku jeton e per ke Amerike flet ate qe na ‘solli’ ne kete dite (‘zeri i Amerikes)apo per administraten OBAMA?
Keto lloj shkrimesh qe nuk flitet per popullin e qe nuk dihet fati i tij jane pjese e ‘informacionit’ ‘bigbrodhers’ me personazhe ballinjte e fevzinjte per te harruar tragjedine e ‘femijeve te vdekjes’ te ngujuar 22 vjet e te uritur edhe per faj te arviziut e trojkes troje qe integrimin e shohin ne Bathore e ne shalet e grave ne menopauze te parlamentit te pleqve me uturak.
Po idiosite e Zaloshnje andropauzes komentoni ky nivel i ulet e pa karakter qe cdo gje e benper nje vend pune.I ke paguar taksat ne Usa.
Po idiosite e Zaloshnje andropauzes komentoni ky nivel i ulet e pa karakter qe cdo gje e benper nje vend pune.I ke paguar taksat ne Usa…
dhe zalloshnja beson se i beson ndokush e aq me teper Andrea stefanit,.zalloshnja dhe stefani jan shusha greke e pastrimit te shqiperise keta edhe gojen e shesin para se ta shesin bythen,ndryshe nuk do te punonin per tv qimka.filipi ketyre ju rregullon gojen,bythen trurin etj.
Cfare na i botoni komentet e ketyre funderrinave? Cfare niveli, cfare llogjike dhiaresh, kane bastardet e Saliut online, e tmershme.
Keta kane te gjymtuar trurin.
tani po ju pelqen ndarja qe propozoj berisha ,se mazhoranca ishte ajo qe hodhi ne votim per ket ndarja qe dojn socialistet tani por e hodhen posht ne KQZ dhe tani u kujtuan pasi kaluan gjith afatet kushtetuse .kto socialistet kundershtojn gjithqka vetem per perbaltur zgjedhjet
C’afate kushtetetuse o dallkauk, ka afat deri ne 7 mars.
O cnak ka gjet me katnaret e PD-se, njeri me hu se tjetri. Ore me cfrare ju ushqejne ju te vegjel andaj nga vrimat e shpellave ku lindet, me buke dhe pallavra?
Si mund te flitet per nje popull budalla,kurrizperkulur,mercenar etj etj kur e ashtuquajtura elite e tij eshte budallaçka qurravece me e madhe e ketij Kombi.
Me gjithe keto bema dhe akoma mendjen te Arvizuja dhe Trojka si shpresembajtesit e shpetimit te Kombit?
Do te vazhdoje te manipuloje duke pyetur vetem sipunin e vogel Artan Hoxha. Ky i fundit para nje muaji llogariste heqjen e mandateve nga Korca e Berati dhe shtim ne Tirane e Durres, duke mbrojtur Kukesin me 4 deputete.
Tane spiuni Notari argumenton se nuk mund te lihen pa deputete malet e Mokres dhe Oparit, te Tomorrit dhe Gjallices si dhe Alpeve. He a mund te jetojne keto male pa deputete? Pasi atje nuk jeton kemb njeriu, ama deputet duan…
Duhet te jesh jo naive, por me inteligjence nen zero te mendosh se Sali Berisha nuk do manipuloje e vjedh zgjedhjet. Vetem PS refuzon ta thote troc te verteten. Madje tani do e bej dhe ne nje menyre akoma me spektakolare se 96, 2009, 2011 sepse nuk eshte ndeshkuar njeri per vjedhjet e meparshme. Tashme e ka bere rruge, dhe dashje pa dashje populli me opoziten i ka liggheruar vjedhjet e tij. Sali Berisha nuk iku paqesisht ne 96 e jo me tani kur mbi te rendojne akuza edhe me te medha dhe populli eshte i etur per drejtesi. Madje nese ndodh qe ai do iku me qetesi, kjo per mua personalisht eshte edhe me e frikshme sepse do te thote qe dikush nga brenda shqiperise i ka premtuar qe sdo te ndeshkohet.
Un mendoj qe skenari i Berishes eshte te lej nje Shqiperi te djegur ne te gjitha kuptimet.
Une shquhem per imagjinate,por kur vjen puna per te imagjinuar Saliun tek dorezon zyren me procesverbal e duke i uruar suksese Edi Rames,kete nuk e imagjinoj dot ! Nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi qe ta besoje kete perralle :Berisha ratocion demokratik pushteti ! Atehere,per mendimin tim,ai eshte gati te beje cdo gje (’97 po e po) sepse diten qe leshon zyren ai e ka te qarte qe qelia eshte rezidenca e tij perfundimtare sado zemerbute te jene pushtetmarresit e rinj ! Ne ’97 i ikte vetem pushteti,dhe per hir te vertetes atehere ishte vetem nje autoritar qe vdiste per pushtet absolut por jo i korruptuar,ndersa tani pervec pushtetit (nepermjet pushtimit apo blerjes se institucioneve)rrezikon edhe pasurine perrallore dhe te ardhmen e familjareve te tij ! Kjo e ben ate edhe me te rrezikshem,edhe me gjaksor ! Shikoni ke ka vendosur ne krye te institucioneve : Kamikaze pa tru te tipit Gazidede te cilet e kane per krenari menyren e te jetuarit ne shek.e 13-te! Njerez ,pergatituni dhe ruhuni,ai nuk njeh asnje norme demokratike e njerezore!Ne Qershor luhet fati i tij (dhe i Shqiperise per fat te keq),ai nuk eshte se humb zgjedhjet,ai humb gjithshka sepse keshtu e ka konceptuar pushtetin,jo si nje detyrim per zgjedhesit por si nje arme per kundershtaret!
Ambasadoret mbajn shenime se bashku me Fylen hahahahhahahaha
sali vrasesi kerkon te beje sic beri ne vitin 96 ai eshte nje kriminel qe do ecoje popullin si ne 97
prisni nje 97 me te keqe se viti 1997
Si zakonisht Berishenko do vjedhe votat e do deklaroje fitoren e zgjedhjeve por do e kete te pamundur se shumica e cilesuar do votoje Opoziten pa asnje diskutim.Epoka e qelbesires mori fund.