Debati i taksave është kthyer së fundmi në një nga temat më të diskutuara e të analizuara prej mediave shqiptare. E si mund të ishte ndryshe? Është një çështje jetike e cila prek thelbësisht interesin e të gjithëve, sidomos kur bëhet fjalë për para që dalin nga xhepat e gjithsecilit prej nesh. Të gjithë jemi fokusuar mbi çështjen e vendosjes së taksës progresive dhe ndikimin e kësaj takse mbi ekonominë e vendit tonë, apo edhe mbi ekonominë personale të secilit prej nesh. Si do të ndikonte tek ne një sistem i tillë taksimi dhe më e rëndësishmja, a është vërtet i nevojshëm për ne ky sistem?
Taksa progresive aplikohet në vendet më të zhvilluara të Europës dhe në SHBA. Një nga karakteristikat kryesore të këtij sistemi taksues është mbrojtja e shtresave me të ardhura të ulëta, duke hequr taksimin në nivele të caktuara tavan, mbi të ardhurat e këtyre shtresave. Kjo do t’i mundësonte kësaj pjese të popullsisë të kishte më shumë të ardhura për të shpenzuar në të mira jetike , më shumë mundësi investimi për përmirësimin e aftësive profesionale dhe rritjen e shanseve për një jetesë më të mirë. Konsumatorët më të mëdhenj janë përfaqësuesit e shtresë së mesme dhe të ulët dhe prandaj në këtë kohë krize , do të ishte e udhës që në këto shtresa të kenë më shumë para për të shpenzuar dhe konsumuar.
Në të njëjtën kohë sistemi progresiv i taksimit, nëpërmjet parimit të mirëqenies sociale do të rriste shpenzimet qeveritare në shërbime sociale, aq të nevojshme në Shqipëri si në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, subvencione në agrikulture e industri.
Ndryshe nga sa pretendon kryeministri, nëpërmjet këtij sistemi qeveria ka më shumë të ardhura për të balancuar deficitin buxhetor, i cili në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë historik, duke rrezikuar të përfundojmë si fqinji ynë Greqia, ku rrogat dhe pensionet janë përgjysmuar dhe ekonomia ka pësuar rënie drastike. Aq dritëshkurtër është politika fiskale e qeverisë, sa edhe ne momentin kur në arkat e shtetit nuk gjendet më asnjë qindarkë, me zell dhe verbëri mbron bizneset monopol dhe klientë të pushtetit nga një sistem taksash më i drejtë për shumicën e shqiptarëve.
Taksa progresive është një taksë e drejtë dhe pavarësisht se duket sikur e diskriminon shtresën e pasur, në fakt po të mbështetemi në të dhëna, shtresa e pasur është përdoruesi më i madh i të mirave sociale dhe shërbimeve të ofruara nga shteti. Një familje normale konsumon më pak në shërbime krahasuar me një korporatë, në infrastrukturë, energji, kohë dhe informacion, prandaj është mëse normale që të paguajë ne proporcion me shfrytëzimin e këtyre shërbimeve të ofruara nga e mira e përbashkët. Gjithashtu po të mbështetemi në studimet e nobelistit për ekonominë Daniel Kahneman dhe studiuesit me fame botërore Nassim Taleb, autori i librit The Black Swan, shitja e të cilit ka arritur vlera shumë të larta, merita e suksesit nuk varet plotësisht nga zotësia dhe aftësia e individit për të arritur suksesin por nga një sërë faktorësh, të cilët janë të pakontrollueshëm nga vetë individi.
Ambienti ku vendoset një biznes, infrastruktura, politikat lehtësuese dhe klima favorizuese, janë elemente këto të cilët i përkasin shtetit dhe të mirës së përbashkët. Pra kurrsesi taksa progresive nuk mund të quhet e padrejte me justifikimin që penalizon më të zotët dhe ato që janë më të aftë. Të aftë jemi nga mundësia e dhënë nga e mira e përbashkët, kështu pra të gjithë duhet të kontribuojmë në proporcion dhe në mënyrë më të drejtë për sa kohë e shfrytëzojmë këtë të mirë.
Studime të tjera të kohëve të fundit tregojnë qartë avantazhet që ka një sistem taksash, i cili është më i drejtë dhe promovon një mirëqenie më të madhe për shumicën e shtresave të shoqërisë. Profesor Richard G. Wilkinson në Universitetin e Notinghamit dhe Universitetin e College London pas një kohë të gjatë studimesh, në librin e tij The Spirit level, provon në mënyrë të pakundërshtueshme problemet që sjell një shoqëri me ndarje të thellë klasore mes të varfërve dhe të pasurve, një fenomen ky i vënë re në Shqipëri vitet e fundit. Sipas tij shoqëritë ku shpërndarja e të ardhurave është më e drejtë, janë më të shëndetshme, kanë më pak probleme me dhunën, krimin,me lindjet në adoleshencë, sëmundjet mendore dhe sidomos kanë nivele më të ulëta stresi. Pra shoqëritë me sistem të drejtë taksimi, janë shoqëri me vlera më të larta njerëzore, ku vlerat e familjes dhe komunitetit nuk janë gërryer dhe ku njerëzit gëzojnë një jetë më të qetë dhe më të shëndetshme.
Një studim i vitit 2011 i kryer nga studiues të Universiteteve të Virginias, Torontos, Illinoisit dhe nga Organizata Gallup krahasoi sistemet e taksimit dhe impaktin e tyre në 54 shtete dhe doli në përfundim që taksa e sheshtë rrezikon të ulë mirëqenien sociale të këtyre shteteve, gjithashtu sa më progresive të jetë taksa aq më e madhe është lumturia dhe mirëqenia e popullsisë në total, përfshirë dhe të pasurit.
Pra një taksë progresive krijon një klimë ku niveli i mirëqenies rritet dhe popullsia ndihet më e lumtur. Qeveria jonë ka deklaruar se vendimet i merr duke u bazuar në studime të hollësishme dhe unë shpresoj që të bëhet më objektive dhe të konsultojë edhe studime të tjera që bien ndesh me botëkuptimin e saj të ngushtë në lidhje me këtë çështje. Nëqoftëse mirëqenia dhe lumturia janë objektivat kryesore të një shoqërie, provat tregojnë qartë që një sistem proporcional është sistemi më i drejtë dhe më i favorshëm.
GJITHMON PARTIT E DJATHTA JANE MASKUAR ME COPZA TE PROGRAMIT TE PARTIVE TE MAJTA.
Nga historia e qeverisjes kam par qe Bis Marku reformoi programin e se djathtes me program te parties social Demokracise ne ate kohe. Ai deklaroi se ne se nuk I bejme keto qe social demokratet i kane vene teher populli to te shkoj tek socialdemokracia thoshte –Bis Mark. Ndaj dhe ai u quajt pioneri i pare i shtetit te mircenjes sociale.
Pore ne te vertet partit e djathe vatem sa shtyjne ditet e tyre se ato nuk kan dhe nuk do te ken kurre sukse.
Ne se u referohemi programeve te partive politike qe nga depresioni i madhe e deri sote sukse me te madhe ka pasur programi i ndertuar nga ideologu dhe profesori i ekonomise botrore Xhon Keisi.
Politika Kesiane e nxori boten nga hullia e depresionit te madhe duke i dhen nje shqelem teorise se Lazerffait i cili thoshte.: Eshte mekat i madh te nderhyje shteti ne punet e pronarve, ata let te bejn si te dojne , mjafton qe ata te japin detyrimin shtetit. Kjo teori e qoi boten ne depresionin e madh te viteve 29 -39. te shekulli te kaluar.
Kesaje teoria ju kundervu Xhom Kejsi i cili tosté: Sa me shume planifikim i shtetit ne ekonomi pa mohuar pronen private mbi mjetet e prodhimit.
Edhe programi i Partise socialiste eshte nje program ambicioz dhe ka nje detaim te qarte se ku do te arrihet ne te gjith fushat ku me te vertet eshte nje rilindje per ne shqiptaret.. Berisha kerkon te manipuloje me kete arrnim qe ben duke marre copza nga programi i Parise Socialiste pasi koha kur i mori keto atij nuk i prish pune pasi ai eshte ne funde te mandatit, pore nepermes ketij programi keron te rikthej elektoratin tashme te humbur dhe te sikterrosu nga ana e Berishes.
Shqiptaret nuk duhet te behen pre e ketyre manipulimeve pasi Berisha nuk eshte i majte ,Berisha , eshte nje kokerr mashtruesi i cili gjithmomn ka dalur me propagande te majte ndersa pas shpine ka pare vetem interesat e nje grupi te vogel ne shqiperi dhe te oborrit te tije.
Prandaj Partia Socialiste nuk eshte qe sot e tha kete program, jo ajo e ka ther te pakte qe katevjete pore Berishes nuk i interesonte, berisha kerkon te arrnoi tani ne funde ashtuj si Iliri qe kerkon te distancohet nga Berisha tani ne funde.
Elektorati i PS-se nuk duhet ta haje kete koerr te zez te ullirit te paraqitur nga Saliu, Sa eshte nje fjal qe shqiptaret po heqin te zezen e ullirit, pore ne fakte shqiptaret po heqin te zezen e Saliut.
Pas Keynes-it erdhi Friedman-i, pastaj Romer-i, Lucas-i, Krugman-i, etj etj etj. Menaxhimi ekonomik nuk eshte proces statik por ne kerkim te ekuilibrave te rinj! Dhe meqe teoria i adaptohet realitetit te status kuo-se dhe jo te anasjellten e leme menjane Keynes-in dhe le te mahnitemi me shkrimin!!! Bravo zoti Dani!!!
Nuk eshte publikuar deri me sot nje shkrim ekonomik me DALLKAUK se ky i zotit Dani. Po nga i gjeni keto citime famoze ju ekonomiste te Kohes se Qepes? Qe kerkoni te nxirrni “DHJAME nga PLESHTI” kur edhe pleshtat jane zhdukur. Qe keni shkuar te milni lopen kur s’keni lope fare. Po ku i keni shiquar ju more vigjilenta te Baba Marksit barkderrat pasanike qe t’i tatoni me taksen tuaj famoze progresive? Se ne vedi ktje nga Tirona nuk i shohim gjekundi? Po ku jane keto Korporata Famoze uper te pasura dhe fitimprurese, qe t’u vjelim LEKAT si Ali Babai me 40 hajdutet nga pas? Se CEZ-in e pame si iku me bisht ne shale. Ku ndodhet SEZAMI shqiptar i Edi Rames?
TAKSA PROGRESIVE ESHTE NJE “FLLUSKE SAPUNI”.
Qysh keshtu? Po more dallkauke te paditur. Sepse biznesi dhe prodhimi vendas eshte nje ZERO me xhufke dhe ndodhet ne VEND NUMERO qe nga Koha e Qepes e Enverit. Si Keshtu? Po te llogarisim rritjen e cmimeve dhe inflacionin GDP-ja shqiptare ne te gjitha statistikat Boterore bile eshte me renie, kjo sidomos pas 2008-s. Jo more? mund te cuditen SHUMKUSH. Po more, ju thote nastradini, sepse tatimi mbi pagat eshte “flluske sapuni” tjeter per buxhetin e shtetit me shume brima dhe diskutimi vetem mbi kete fushe na ben nonsens dhe qesharak ne syte e Botes. Sepse ku ta gjejne shqyptaret aktorin miliarder DEPARDIEU qe ta tatoje si Presidenti Holland ne France me nje takse progresive qe te luan mendte e kokes? Sepse vendi yne nuk prodhon ASGJE qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes. Sepse vendi yne eshte ne fund te liste per GDP-ne per fryme te popullates me te ardhura ditore 4-5 $ per koke shqyptari. Ne vendet ish-komuniste te vendeve te KNER-it apo te ish Kampit Socialist totalisht eshte vendosur me kohe “taksa e sheshte” me rekomandim te FMN-se dhe Bankes Boterore vetem sepse eshte me e thjeshte per t’u aplikuar dhe ka treguar rrezultate me te larta ne mbledhjen e taksave se sistemet e nderlikuara qe aplikoheshin me pare. Qe ka siguruar stabilitet ne funksionimin e shteteve sidomos ne kohe krize. Kjo takse nuk eshte ASPAK e “sheshte”, por proporcionale dhe ne shume vende me e larte se 10%. Ne Lituani pershembell 24 %, ndersa ne Estoni 25 %. Ne SHBA ka gjithashtu shtete qe aplikojne “taksen e sheshte” si pershembell: Ilinois, Indiana, Masacuzets dhe Pensilvania. Dihet se ne SHBA taksat qe paguajne amerikanet e mesem ne shtet kap shifren 35 % mbi te ardhurat qe eshte nje shifer e paimagjinueshme per taksapaguesin shqiptar. per biznesin aplikohet taksa 12 % kur ri-investon fitimin ne prodhim. Kete takse Obama donte ta conte ne 15 % dhe u quajt komunist ne Senat nga Opozita.
Ne Shqiperi ceshtja po shtrohet sikur formula e aplikimit te takses mbi fitimin do te zgjidhe problemin e ekonomise. Aventurat e Edi Rames qe i meshon nga njera ane heqjes se taksave, ose ZERIMIN e takses per biznesin e vogel dhe nga ana tjeter aplikimin e takses progresive per biznesin e madh pasqyron dhe perben nje mosnjohje totale te kreut te Opozites per financat e shtetit. Sepse me kete llogjike sa te hapesh dhe te mbyllesh syte Biznesi i Madh do te dale nga brimat e miut ku eshte fshehur tani dhe do te ndahet ne mijera biznese te vogla qe t’i meshiroje Edi Socialisti kur te marre pushtetin. Pse vazhdon Edi me kete teze dallkauke e di vetem ai, ndofta per qellime populiste per te fituar vota. Saliur nga ana tjeter nuk do te mbetet pas Edit ne populizem dhe e ka kthyer mesallen. Prandaj edhe nuk eshte shume me vend qe te te komentohet me buje ne TEMA zgjidhja e krizes me formulen magjike per tatimin e popullates sikur kjo do te hapte SEZAMIN e prosperitetit dhe zhvillimit te vendit. Aq me shume kur autore si gjela maje plehut e krahasojne Shqiperine me citime famoze dhe pompoze, me vende te zhvilluara qe e kane GDP-ne disa dhjetra here me te larte per fryme se vendi yne. Prandaj edhe nastradinit gjithe TYMNAJA e takses progresive pa biznes dhe prodhim ne shkretetiren e krizes ekonomike i duket si nje “FLLUSKE SAPUNI”. Ndersa ZERIMI i takses per binznesin e vogel si nje LODER e rrezikshme e politikes dallkauke.
Ty do te te japim cmimin Nobel. S’e kuptova fare se c’doje te thoje me kete koment. Taksa progresive nuk eshte koncept marksist sepse i perkasin ekonomise kapitaliste. Nuk e kuptoj se nga e keni gjetur kete ide. Mos degjo gjithe diten brockullat e SRB-it.