Vogëlushja Bleona Mata nuk ekziston e zhdukur për shtetin

28 Janar 2013, 20:28Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare të dhënë nga Bukurie Mata, nëna e vogëlushes Bleona Mata e zhdukur para tri vitesh në fshatin Zapod të Kukësit, midis të tjerave, vërehet një përpjekje e vazhdueshme e saj (plotësisht e justifikueshme) për të gjetur të bijën e zhdukur. Kërkime që sipas saj i ka bërë edhe jashtë Shqipërisë. Marrë shkas nga kjo, bëra një navigim në internet në webfaqen e Interpol-it, për të parë emrat e të zhdukurve në kategorinë “Albania” (http://www.interpol.int/Missing-Persons?missing_search=&IPSGT_ICPO_Countries=105), për të cilët shteti shqiptar ka detyrimin për t’u investuar në gjetjen e tyre në bashkëpunim me organizmat partnere ndërkombëtare. Gjithsej janë 39 persona të zhdukur, po për çudi, ndër ta, mungonte emri i Bleonës. Një emër i cili u bë shumë i njohur në vitin 2010 dhe ku për gjetjen e saj u vu në kërkim Policia e Shtetit si dhe çështjen e mori në hetim Prokuroria për Krime të Rënda. Por duket se kjo s’ka ndikuar që emri i saj të vlerësohet për t’u radhitur midis të tjerëve. Ndonëse ende s’kemi autorë që kanë gisht në zhdukjen e saj si dhe as gjurmë që ajo është vrarë, supozimi më i besueshëm për momentin është që ajo të jetë gjallë. Meqënëse e ëma vijon të akuzojë policinë e Kukësit se nuk bëri aq sa duhet për ta ndriçuar çështjen, duhet që deri në zbardhjen e saj Interpol Tirana ta përfshijë edhe emrin e Bleona Matës në listën e saj të “Personave të Humbur”, për t’i treguar në një farë mënyre familjes se shteti nuk e ka harruar.

 

Dhe, meqë jemi te kjo temë, vura re se ndër 39 të zhdukur (zyrtarisht), 21 prej tyre ose rreth 54 për qind janë vetëm nga qarku i Korçës, 26 për qind të të zhdukurve e përbëjnë femrat, ndërkohë që 54 për qind nuk shoqërohen me fotografi, çka mendoj se ndikon në vështirësimin e identifikimit të tyre.

 

Më poshtë edhe lista me 39 të humbur (zhdukur) që INTERPOL-i ka nxjerrë duke iu referuar kolegëve të Tiranës.

 

Atësia

Mbiemri

Vitlindja

Vendlindja

Viti i zhdukjes

6 komente në “Vogëlushja Bleona Mata nuk ekziston e zhdukur për shtetin”

  1. ali says:

    ne korrik 2013 listes do i shtohet edhe Sali ram sheqere vicidolli

  2. ali says:

    ne korrik 2013 listes do i shtohet edhe Sali ram sheqere vicidolli e do behen 40

    1. Sal rrumpalla i telendisur says:

      Pse vetem une .Edhe Josefina me tevabi , dhe behemi shume .

  3. VERONIKA says:

    Interpol Tirania-shkruaj zt.Ketro!
    Zonjè e nderuar,lereni policinè e Mulit,se i kanè marrè nga dhitè,dhe çuar zabit.
    Pèrjashto tè gjitha pistat,ku jeni nqs jeni ,tè pèrfshirè nè hakèmarrje,vogèlushja mund tè ketè parè diçka qè nuk duhet tè shihte,pra heqim tè gjitha kèto,ngelen dy gjèra___aksident fatal nè momentin qè èshtè zhdukur,pra kush shoqèronte tè miturèn diçka i ka ndodhur dhe nuk tregon–sepse mund tè ketè pèsuar traumè,kemi pasur njè rast analog nè VL,14 vjeçari vdiq nè shoqèri tè dajès dhe mbas dy vjetève arritèm tè na thoshte çfarè kishte ndodhur—nuk paragjykoj asnjè ,por èshtè e spiegueshme si traumè.
    Kèrkoni njè ekspert -investigator privat dhe hetoni lèvizjet e tè gjithè njerèzve tè pèrfshirè,tè gjithè ata qè kanè pasur njohje sado dhe tè vogla me tè miturèn.Mos harroni qè fèmijèt nga tè huajt mbrohen vetè,e keqja vjen nga tè njohurit,nga tè *dashurit*.Nuk e njoh historinè tuaj,sot po e lexoj.
    Me shumè keqardhje ,jua shkruj kto rreshta,por kjo ngelet e vèrteta.
    Zonjè,kaloni pèrsipèr hakmarrjen,urrejtjen,nuk duhet ti harxhoni forcat ,ju duhen,keni detyrè tè madhe__Duhet tè gjeni yllin tuaj!Pra i fshini lotèt,se nuk tè lenè tè shikosh yllin
    Dhe diçka tjetèr–mos harroni mjekèt,ata qè kanè vizituar fèmijèn tuaj,qè i kanè bèrè analizat e gjakut–duhet ti kèrkoni tè gjitha kèto–mè bèni njè nder,merrni njè ekspert tè huaj.Lereni qeverinè ,se kjo èshtè qeveria e vrasèsve,nuk kanè punè fare krimet e rènda.Le qè ktu s’do ketè fare organe kopetente pèr tè miturit,kta po i lènè jetimèt rrugève me snajpera,dhe po gradohen kr/bashkie,po shkojnè nè mbremje ,po pèrkèdhelin fèmijèt e tyre,mbas gjakut qè kanè derdhur.
    SUKSESE!

    1. GR says:

      E drejte kjo qe shkruani , por kam frike se zonja ne fjale nuk i ka mundesite financiare per kete gje , aq me teper tani , qe mesa kam degjuar neper media dhe intervistat qe vete ka dhene , ajo eshte ndare me burrin .

  4. VERONIKA says:

    Ti drejtohen zt.Detlef Palm-pèrfaqèsues UNICEF-Shqipèria.
    Nqs kèrkimet japin rezultat pozitiv,ju kujtoj qè 80% i faturohet shtetit,ka rregulla europiane qè i rregullojnè kto gjèra,dhe tè huajt nuk kanè frikè nga Berrisha,sidomos tani nè fushatè ,njè publicitet negativ nuk i duhet.Jemi njè vend shumè i vogèl ,pèr tè patur sekrete,ktu qarkullon çdo gjè me shpejtèsinè e erès.Jetoj nè njè qytet tjetèr,dhe oraret e fèmijève tè mi janè tè njèpasnjèshme,po tè kisha mundèsinè do ishte kènaqèsi vendosja nè shèrbim tè Zonjès–gratis,ngelet detyrè pèr tè gjithè.Mund t’u ndihmoj dhe Avv.i Popullit I.Totozani,ka studio qè merren gratis me asistencèn dhe dèrgimin nèpèr specialistè tè akredituar,me fonde shtetèrore apo OJF.Sidoqoftè,30% pretendohet pèr fillimin e çdo çèshtje.
    Dhe diçka,Zonja nè fjalè,duhet tè kèrkojè urgjent materialet hetimore,rihapjen e dosjes,dhe kur tè dali nè shtyp,qè duhet tè jetè sa mè e shpeshtè dalja,tè thotè mè shumè hollèsira,pèr tè bijèn,dhe njè identikit tè bèrè nga profesionist sesi mund tè jetè tani,pa retorika hakèmarrje,megjithèse respektoj dhimbjen,janè humbje kohe,dhe sidomos humbje vemendje nga problemi i vèrtetè.SUKSESE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje