Ndërmarrjet e vogla kanë pakësuar aktivitetin

29 Janar 2013, 19:31Blog TEMA
Ndërmarrjet e vogla kanë pakësuar aktivitetin

Analiza krahasimore e anketave strukturore të 3 viteve të fundit tregon se pesha që zënë investimet e ndërmarrjeve të vogla (deri 5 punëtorë) dhe të mesme (5 deri 20 punëtorë) në totalin e investimeve të kryera në Shqipëri ka një tendencë rënëse nga 1/3 në 1/4

Nga Ilir Beqja

Sipas të dhënave të Anketave Shtrukturore të Ndërmarrjeve për vitit 2009, 2010, 2011 ( viti 2011 është publikuar në 21 dhjetor 2012) rezulton se ndërmarrjet e vogla, është fjala për ato me pak se 5 punëtorë, përbëjnë rreth 91 % të ndërmarrjeve në Shqipëri, në to punojnë rreth 38 % e të punësuarve në aktivitete jorurale dhe prej tyre realizohet rreth 24 % e afarizmit që realizohet në vend.

Por nëse pesha që zënë në ekonominë e vendit është pak shumë e njëjtë, vihet re një rënie e ndjeshme e shifrës zë tyre të afarizmit (praktikisht xhiroja). Ja ilustrimi në grafikun 1 në vijim.

Më keq akoma, një rënie drastike e investime që realizon secila prej tyre. Ne tre vjet, investimet mesatare të biznesit të vogël kanë rënë me 2,5 herë dhe kjo ilustrohet në grafikun 2.

Edhe pse në të folurën publike të përditshme diskutojmë për biznes të vogël, në të vërtetë të dhënat tregojnë se është fjala për vetëpunësim. Ndërmarrjet me deri 4 punëtorë kanë në fakt mesatarisht 1,5 punëtorë. Pra vetëm një në dy prej tyre mund të ketë të punësuar edhe një person tjetër.

Duhen politika drejtpërdrejta dhe të shënjestruara për të mbështetur biznesin e vogël. Janë rreth 71 mijë subjekte të tilla. Janë rreth 100 mijë të punësuar që arrijnë të marrin të ardhura sa një pagë mesatare. Pra, është fjala për rreth 100 mijë familje që jetojnë në qytet. Janë 24 % e familjeve që jetojnë në qytet apo, thënë ndryshe, një në çdo katër familje që jetojnë në qytet.

Analiza krahasimore e anketave strukturore të 3 viteve të fundit tregon se pesha që zënë investimet e ndërmarrjeve të vogla (deri 5 punëtorë) dhe të mesme (5 deri 20 punëtorë) në totalin e investimeve të kryera në Shqipëri ka një tendencë rënëse nga 1/3 në 1/4 siç ilustrohet grafikisht.

Këtu duhet parë pse e gjendjes ekonomike sot dhe prej këtu duhet të nisë Rimëkëmbja e Ekonomisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje