Kur kryeministri Sali Berisha akuzonte në fushatën e vitit 2009 liderin e opozitës, zotin Rama, se nuk kishte program, ky i fundit përgjigjej se programi është gati por ai do shpaloset sapo të vinin në pushtet. Megjithatë, mund të thuhet se ai program u mbajt kaq sekret sa shumëkush besoi se vërtet opozita s’kish program.
Në botën demokratike është mëse normale që në veçanti opozita të paraqesë (jo vetëm gjatë fushatës elektorale), alternativat e saj qeverisëse në fusha të ndryshme. Kjo bën që edhe votuesi të dijë të dallojë se çfarë ofron njëra dhe çfarë tjera forcë politike. Dhe në fund jep gjykimin e vet me votë.
Nisur nga mosbesimi që shoqëroi opozitën në zgjedhjen e kaluara, ku edhe opinionistë të medias ia bënin shpesh pyetjen për ekzistencën e një programi, kësaj here Partia Socialiste u bë më e hapur dhe shpalosi një pjesë të tij në publik, qoftë në tryeza me ekspertë, qoftë në Kuvendin e Shqipërisë, apo edhe nëpërmjet mjeteve të informimit.
Po çfarë ndodhi? Fillimisht pati një sulm nga ana e Berishës e të tijve kundrejt çdo alternative që sillte opozita. Kjo duket se e futi debatin në shina ku secila palë mbronte pikëpamjen e saj për një çështje të caktuar.
Por duket se ajo çka ofronte opozita ishte më e prekshme për votuesit, shtresat e ulëta e të mesme të shoqërisë, por edhe për biznesin. Kjo solli një prapaktheu të mazhorancës e cila nga sulm frontal kundrejt opozitës, nisi të zbatonte pikë për pikë pjesë të programit të saj.
Fillimisht Berisha kopjoi nga programi i PS-së pjesën që bën fjalë për unifikimin e administratës tatimore. Pastaj kopjoi pjesën që bënte fjalë për stimulimin e prodhimit të bimëve aromatike. Këto ditë ka në plan të heqë me ligj në Parlament tatimin mbi pagat e ulëta. Ky i fundit është një propozim i hershëm i socialistëve i cili është kundërshtuar fort jo vetëm nga Berisha, por edhe nga ministri i Financave. Zoti Bode ia ka hedhur poshtë propozimin socialistëve sa herë ata e kanë hedhur për diskutim gjatë miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitet 2012 dhe 2013.
Duket se në një farë mënyre Edi Rama ka patur të drejtë kur nuk e bënte publik programin në vitin 2009. Realiteti i sotëm na tregon shumë qartë se Berisha di t’i shfrytëzojë qyl ato për të cilat opozita ka investuar ekspertët më të mirë të saj për t’i ndërtuar. Por Berisha s’e ka problem këtë. Ai e di se një pjesë e njerëzve që s’i lexojnë gazetat apo s’e ndjekin politikën nga televizioni, janë më të gatshëm të besojnë diçka që e shohin me sy sesa një premtim.
Duke ia bërë fakt të kryer njerëzve ide që i takonte opozitës t’i zbatonte, Berisha kërkon të hedhë lumin duke i propaganduar si sukses të vetin. Aq i djallëzuar është sa mundohet të bëjë edhe diversion të neveritshëm për ide të cilat i ka kundërshtuar më parë si marksiste. Rasti më tipik është ai për heqjen e tatimit mbi pagën. Realisht socialistët kishin propozuar që pagat deri në 20 mijë lekë nuk do tatoheshin fare, kurse ato deri në 30 mijë lekë e lart mund të merrnin një tatim që fillonte nga 7 përqindëshi. Për t’u dukur i “ndryshëm” Berisha propozon tani heqjen e tatimit duke filluar nga paga 30 mijë lekë dhe shtypi i tij hapet me tituj që Berisha e bëri zero kurse socialistët duan ta bëjnë 7 për qind. A mund të ketë më pafytyrësi sesa kjo?
Një tjetër pjesë që Berisha nuk po mundet dot të kopjojë është heqja e taksës për biznesin e vogël. Kjo, pasi socialistët kanë deklaruar se do e bëjnë zero. Do mjaftonte që ata ta kishin propozuar qoftë edhe 1 përqind, që Berisha të vendoste ta bënte zero e të vinte tellallët për këtë “arritje të qeverisë demo(n)kratike”.
Që Berisha lëpin ato çka ka pështyrë më parë, kjo s’është hera e parë që e bën. Të paktën kësaj here po vjedh ide pozitive të kundërshtarit dhe ndonëse kjo quhet vjedhje e të drejtës së autorit, sërish mund të konsiderohet një lajm i mirë. Lajm i mirë sepse tregon se Berishës i kanë shteruar idetë. Sigurisht edhe një tregues se ai s’ka se ç’t’u ofrojmë më shqiptarëve.
Rasti “Ylli” dhe vjedhja e programit
Një grup deputetësh demokratë kanë propozuar heqjen e mandatit të deputetit socialist të Skraparit, zotit Fidel Ylli. Është sqaruar nga zoti Ylli se për çfarë bëhet fjalë dhe s’dua të zgjatem. Ajo që dihet me siguri është se Berisha me mazhorancën e tij do ia heqë mandatin. Nisma të tilla kur Berisha i nis i ka çuar deri në fund. Përpos faktit se kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga çështje të ditës, shumë të rëndësishme për çdo qytetar, shoh edhe një prapavijë tjetër të Berishës. Zoti Ylli është kryetar i Komisionin të PS për hartimin e programit të sportit. Programi është ndërtuar deri në detaje, prek çdo aspekt të sportit dhe nis qysh në embrion, te grupmoshat e vogla dhe shkollore. Është një program i cili nuk mund të zbatohet për 145 ditë sa i kanë mbetur Berishës. Kësisoj ky i fundit e ka shumë të vështirë ta vjedhë e ta materializojë në praktikë. Koha e pakët që i ka mbetur në pushtet ia shton smirën ndaj kundërshtarit dhe ngaqë s’ka kohë t’i vjedhë idenë, shkon e merret personalisht me të.
Por Berisha duhet të kuptojë se PS-në s’e gjeti gjë se ia hoqi zotin Ilir Beqja nga Kuvendi. Ai aty është, punon për programin dhe çdo javë trajton në shtyp rritjen e varfërisë. Edhe heqja e zotit Ylli s’ka për ta “varfëruar” PS-në në Kuvend. Përkundrazi, secilit prej tyre i jep motiv të shtuar për të punuar më shumë që programi i ndërtuar të vihet në jetë menjëherë pas 23 qershorit.
Shikojani fetyren monstres. Shihet qarte karakteri i pabese,i paburre, me dy fetyra. Eshte njeriu me i neveritshem ne politiken shqipetare.
Zoti Ketro!
Dihet që Sali Berisha ka 50 vjet që “Lëpin atë çka ka pështyrë”
Por, dihet botërisht/historikisht, që Berisha ka ngrënë/ha atë që ka dhjerë!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
jo vetem e lepin por pasi vjell corben e getuar te tij kthehet dhe e ha,aq i peshtire eshte.
pasi e kritikoi ramen se bente ciu ciu,ka filluar dhe na ben ham ham.
cdo gje te re e ka inat.keto ka pleqeria.
U kthye tek taksa e Spiro Kolekes dhe e Marksit. E po e njeh mire marksizem leninizmin pasi ka mare dhjete ne kete lende. Aq me teper qe shume leksiona i ka mare ne shtepine e Enver Hoxhes, drejtperdrejte nga Drejtoresha e studimeve marksiste leniniste, shoqja Nexhmie Hoxha…
Qi Doktori ka qen nxanes i shkelqyem per ksi gjonash s’ka bir nane me e hudh posht. thonja qfar te doni ju
O Ketri ne cdo shkrim ja fut kot. Pse ti je ithtar i te paudhit Rama, nuk mund ti lejosh vehtes qe edhe genjesh. Ne 2009 Ed Rama nuk pati fare program, nuk kandidoi edhe vete, se e dinte qe zgjedhjet i merr krahu tjeter. Per kete eshte akuzuar drejteperdrejte si nga Arben Malaj dhe Arben Blushi, te dy anetare te kryesise. Nuk e permenda Islamin pasi ai nuk duhet besuar. Kjo ndodhi se Rama nuk qe ne gjendje te oraganizonte mbrojtjen e votes si dhe me ligjin zgjedhor qe beri vete e la porten pa portier dhe prandaj i hengri edhe golat. Edhe deri tani Ed Rama nuk ka shpalosur ndonje program, vetem ka hedhur ca parrulla.
Vrer lsisti. Po c’program duni ju mor aman
Kesaj i thone me ndryshe te hash ate qe ke dhjere deri dje,por i rrjedhuri plaku Dogsboru nda Vici mund te beje cdo gje,klloun i ndyre.
Nuk e di perse je “nxituar” ta mbyllesh shpejt shkrimin,por mendoj se eshte vendi dhe momenti per te “numuruar” edhe personat konkrete te cilet Sali Plehu i ka peshtyre dhe pastaj lepire…
Do dilte me ne dukje PAFYTYRESIA e tij,MUNGESA E DINJITETIT,PERSONALITETIT,te cilat ai i “sakrifikon” PER HIR TE RUAJTJES SE POSTIT…
Ja disa te peshtyre e te lepire nga Saliu i ndyre:
Fatos Nano,Ilir Meta,Neritan Ceka,Arben Imami,Genc Ruli,Frrok Cupi,Nikolle Lesi, Aleksander Frangaj….