Mbaje hapin!

30 Janar 2013, 20:48Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Kohë të tmerrshme, gjithçka është përmbysur me kokë poshtë. Tashmë çdo strukturë vlerash ka rënë si kovë pusi në Shqipërinë e mjerë. E keqja është e mirë, e mira s’duket askund. Në Shqipërinë e varreve për së gjalli të ngujimit, në spitalet kriminale, policinë kriminale, gjykatat dhe arsimin kriminal tashmë është cakitur fundi. Ndaj hipokrizitë dhe tufëzimet me peticion 3 ligjesh integrimi më ngjasojnë me një shpullë surrati ndaj çdo shqiptari të mirë. Hipokrizi nga më ciniket por dhe më poshtërueset. Shqipëria, Kolumbia e Hashashit të Ballkanit, Shqipëria, Sicilia e krimit dhe mafies në karrierë, nuk ka asnjë bonus në çdo drejtim. Një shtet ku nuk prodhohet ASGJE, veç pastrohen para, një shtet (që shtet i thënçin) që rinisë së vet po i ofron modelin më makabër të vlerave, modelin e agresionit verbal dhe fizik, modelin e qylit, grabitjes dhe karrierës sipas shkallës së grabitjes. Një shtet në territorin e të cilit, nuk ka më vlera historike, nuk ka më vepra historike, nuk ka dhe nuk ndërtohen as vepra publike vec shiten ato te dikurshmet, shiten dhe shqyhen për skrap. Askush nuk ndërton asgjë për këtë popull dhe këtë rini të lodhur nga nervat që në djep. Nuk ka as zogj, në qiellin e vendit tim, pasi nuk kanë pemë ku të rrinë, nuk kanë ajër, nuk ka peshq në detet e mia, i ka shfarosur tritoli, nuk ka kafshe, insekte, lule, ka veç shfarosje, si kurrë herë tjetër. Shfarosje dhe ne shqiptarët që po rezistojmë me shpirt ndër dhëmbë, ne që nuk ishim aq të pafytyrë sa të grabisnim njëri-tjetrin dhe tokën tonë, por dhe nuk ishim mjaftueshëm pragmatistë dhe ëndërrimtarë që të shkonim gjetiu.

Lexoj tek tuk statuset e Kryeministrit në rrjetet sociale, mirëfilltazi dhe me bindje ka kohë që shmang atë dhe ndjesitë jo të mira që më jep, por ka raste që mërzia e heshtur rebelohet dhe kur ai fyen intelektin e mijëra shqiptarëve të mirë me të pavërtetat që thotë, unë e kam të pamundur të hesht. Do bëj referendum, thotë, referendum për 3 ligjet e Shqipërisë evropiane, eh perëndi, heshtin juristët e tij dhe ata përballë tij, po pse o zoti Kryeministër thua të pavërteta, ti e di shumë mirë që është e ndaluar me ligj bërja e referendumeve 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe tre muaj mbas tyre. Mendoj se tashmë pavarësisht çka do dhe çfarë ëndërron, Ju zoti Kryeministër nuk e keni më kontrollin e asaj çka ndodh ose thënë më qartë çka ndjen populli. Tashmë pavarësisht Shqipërisë evropiane që do të na ofrosh në eter, ajo çka realisht ju ke ofruar shqiptarëve është një Shqipëri në koma, që zvarritet për të mos u kallur, një Shqipëri ku shumica e shqiptarëve kanë një parehati maksimale në çdo aspekt. Ju duhet të mbani hapin, frymëmarrjen dhe një herë të vetme të dëgjoni rrahjen e vendit tuaj, ju duhet ti mbani hapin dhe njerëzve pranë jush, mos harro Shqipëria ekziston pavarësisht Jush ndaj çuarja e thikës në palcë dëmton më shumë atë që mban thikën, popujt përherë rilindin.

10 komente në “Mbaje hapin!”

  1. arbeni emigrant says:

    shume bukur.shume prekes ky shkrim,te lumte dora………

    1. Fiona says:

      Bravo Zida! E gjitha sa thua kaq permbledhtazi dhe qarte mjafton si dispozitiv i nje akuze, faktet e se ciles kane kohe qe i jane shpalosur publikut nga opozita, sikurse edhe jane lene ne heshtje nga pushteti i papergjegjshem i Berishes. Zullumet e ketij pushteti nuk kane te sosur, por Berisha e ka te fiksuar ate parimin se “shlyerja me e mire e borxhit eshte mosnjohja e tij”. Hajt e duro edhe ata analiste apo “intelektuale” qe edhe kur Saliu pjerdh, ata thone:”Oh, ca parfumi te shtrenjte paska hedhur doktori”.

  2. endi says:

    O Avni nuk t’u drodh dora,
    ndaj hyre ne histori,
    por Esati dhe shume horra,
    jane ngjallur perseri! Arben Duka,

  3. Epirioti II says:

    Te lumte Brizida. Sakte, shkurt, bukur.

  4. martin says:

    Te lumte o Zonja e Madhe Gjikondi per te gjitha shkrimet e perkryera qe ke shkruar i ke shkruar me zemer ne dore ashtu sic ti dhe une mendojme qe duhen sensibilizuar te gjithe shqiptaret qe jemi bere ne te vertete turpi i botes.Te lumte edhe ty Endi per ato pake vargje qe shkruajte.

  5. Alb says:

    Nje kartoline e bukur per kryeministrin. Bravo

  6. Veritas says:

    …FAT KEQSISHT SH.E VERTETE!!….sa keq..,sa turp!!..e cfare prisni ngs DELIRANTI -PSIIKOPAT(apo PSIKOPATI DELIRANT E NATCIZISTI).me emrin SALI…??!!!..e harruat shpejt 1997..!?UJKU QIMEN E NDERRON,POR ZAKONIN NUK E HARRON!!!

  7. askushi says:

    Kjo eshte per te qeshur e per te qare…qenka e thjeshte fare : berja e referendumit qenka nul ! Jane dy gjera :
    – O ky njeri eshte profan dhe idiot dhe kjo nuk perjashtohet…
    – ose ky tall menderen me ne ashtu sic ka bere per 22 vjet dhe ne prap kemi skrupull dhe e durojme…

  8. stoler21 says:

    wow….. Brava znj Gjikondi!

  9. Arsen says:

    Uroj qe te shkruash me shpesh,sepse ne shkrimet e tua spikat shqetesimi qytetar i sunqerte,prandaj largoje “merzine e heshtur”.Ky opinion i klonuar ka nevoje per mendimin e njerezve si ty qe nuk bejne kompromis mete keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje