Të nderuar kolegë të shumicës keni vendosur sot t’i jepni një damkë këtij parlamenti. Një damkë që në 20 vjet nuk e ka pasur. Sepse në 20 vjet ky parlament nuk ka tentuar kurrë të bëjë atë që po tentoni të bëni ju sot. Të ndajë rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Kam përshtypjen se është dita sot t’ju kujtoj se ne që jemi këtej, jemi palë në këtë lojë, jemi palë në këto zgjedhje. Edhe faktin që ne jemi palë, nuk na e jepni ju, e kemi fituar vetë. Kemi garuar në zgjedhje, ka 22 vjet. Për fatin tuaj të keq do të garojmë prapë pas katër muajsh për t’iu mundur. Do të gjithë jetën në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse jemi një parti politike. Pra të qenurit palë nuk na e fal askush, por të qenurit palë ka një funksion në çdo lloj loje, aq më shumë në atë politike: Të kesh detyrimin dhe të drejtën që rregullat e lojës t’i përcaktosh bashkë me kundërshtarin. Ne nuk duam të qeverisim bashkë me ju. Duam vetëm një gjë. Ti bëjmë zgjedhjet bashkë. Sepse pa bërë zgjedhjet bashkë nuk ka zgjedhje. Dhe zgjedhje pa dy palë nuk mund të ketë. Dhe u kujtova se çfarë ka ndodhur 22 vjet në këtë parlament. Për fat të keq sot po vendosni ndryshe ju. Dhe kam një pyetje. E dini ju pse ka 140 mandate ky parlament dhe pse s’ka 139 apo 141. Për një arsye të thjeshtë, sepse përpara vitit 2005 jemi mbledhur bashkë dhe kemi caktuar që mandatet e parlamentit të Shqipërisë të ishin 140. Sot keni vendosur që 140-n ta ndani në disa pjesë që nuk shkojnë. Keni vendosur në disa pjesë që nuk përputhen me njëra-tjetrën. Dhe prapë po ju them, se ne nuk duam të marrin një të drejtë që nuk na takon. Ne duam që këtë të drejtë ta ketë ai që e ka, populli shqiptar. Sepse mandatet dhe numri i deputetëve, ndarja se sa deputetë do të ketë Shkodra, apo Durrësi, apo Fieri, apo Elbasani, apo Korça nuk varen nga ne “de facto”, varen nga ne “de jure”.
Ne kemi rënë dakord që numri i mandateve me formulë të ndahet sipas lëvizjes së popullsisë në Shqipëri. Dhe këto katër vjet lëvizja e popullsisë ka ndryshuar. Shqiptarët kanë bërë atë që bëjnë të gjitha qytetarët e lirë të botës. Kanë lëvizur për jetë më të mirë, nga veriu në jug, nga kodrat nëpër fusha, nga malet në bregdet, nga fshatrat në qytete, nga zona më të varfra në zona më të pasura, nga zona më të ftohta, drejt diellit. Kjo është me kushtetutë garancia që kanë dhe detyrimi për ne që t’i sigurojmë të lëvizin si të duan. Shqiptarët nuk kanë shkolla të mirë, ikin nga shkollat e tyre, nuk kanë ujë, ikin, nuk kanë rrugë të shtruara, lëvizin, nuk kanë punë, nuk kanë ushqim, nuk kanë siguri, nuk kanë ngrohje, sigurisht që ikin. A kemi ne mundësi të mos e quajmë këtë lëvizje. Kjo është ajo që po bëni sot ju. Keni vendosur që mos merrni parasysh zhvendosjen e popullsisë në këto katër vjet dhe aq më shumë në 20 vjet. Në zotërinj nuk themi detyrimisht që ta ktheni në KQZ këtë ndarje. Në qoftë se mendoni se KQZ-ja e ka konsumuar kohën e vet dhe afatin e vet, ndajeni në kuvendin e Shqipërisë, siç po bëni. Por nuk mund ta ndani vetëm. Ky është një vendim i njëanshëm që nuk ju çon ju asgjëkundi. Nuk ju çon asgjëkundi, sepse në rast se vendosni sot që ta ndani Shqipërinë si të doni, të paktën ky do quhej deportim. Është deportim popullsie. Po vendosni ju ku duhet të jetojë një kuksian, ku të jetojë një shkodran, ku të jetojë një beratas, ku të jetojë një korçar. Ndërkohë që ai mund të ketë ardhur në Tiranë, apo në Durrës ju e çoni atje dhe po e ndani Shqipërinë jo në banorë, siç kemi rënë dakord, por vetëm në votues. Dhe unë ju pyes: Kush jeni ju zotërinj? Me ç’të drejtë caktoni ju njerëz se ku do të jetojnë? Me cilin kod dhe me cilën etikë njerëzore juve i thoni një kuksiani jeto në Kukës, apo i thoni një durrsaku sot: Ik nga Durrësi sa të zgjidhem unë deputet, pastaj flasim. Është e trishtueshme ta them sot, por e di çfarë vendimi po merrni ju sot? Ju u thoni njerëzve, mos lindni përpara zgjedhjeve, ose mos vdisni deri sa të votoni për ne.
Tani le të vijmë të shifrat. Sipas shifrave që prodhuar vetë ju përpara disa muajsh, nga Ministria juaj e Brendshme, në krahasim me vitin 2009, qarku i Beratit ka sot 2529 banorë më pak, qarku i Dibrës 5383 banorë më pak, i Shkodrës 5408 më pak, i Korçës 429 më pak dhe i Kukësit 4681 banorë më pak. Ku kanë shkuar këta njerëz, mund të ma thoni ju? Sipas jush nuk kanë shkuar asgjëkundi ata, janë zhdukur. Ata as lëvizin, as punojnë, as shtohen, as pakësohen, as martohen e as vdesin fatkeqësisht. Ata sipas jush kanë vetëm një të drejtë. Të votojnë për ju aty ku doni, kur doni ju, për të mos thënë sa herë doni ju. Në librin e tyre nuk ka më fatkeqësisht asnjë datë. Ky është vendimi që po merrni sot. Nuk ka as ditë, as natë, as drekë, as darkë. Ka vetëm një mëngjes. Mëngjesi i datës 23 qershor 2013. Ata pra ekzistojnë vetëm për të votuar për ju. Keni krijuar zotërinj një specie që bota nuk e ka njohur. Një specie apo një racë që jeton vetëm për të votuar ditën e zgjedhjeve dhe pastaj nuk ekziston më. Ne pra sot nuk jemi këtu për votuesit. Ne jemi këtu për banorët, se kemi vendosur ta ndajmë Shqipërinë me formulë demokratike. T’i ndajmë zonat zgjedhore sipas lëvizjes së popullsisë dhe sipas numrit të popullsisë. Po vazhdoj me shifrat, sepse është kjo zhvendosje popullsie që na detyron të ndryshojmë zonat zgjedhore sot. Ju thashë, Kukësi është zvogëluar, Dibra është zvogëluar, Shkodra është zvogëluar, Korça është zvogëluar, Berati është zvogëluar, dy qarqe janë rritur dhe kjo ka sens, kjo bën logjikë. Njerëzit kanë ardhur në qytetet e mëdha, kanë ardhur në qarqet e mëdha, kanë ardhur aty ku ka më shumë punë, ku ka më shumë përqendrim, ku ka shkolla më të mira, ku ka më shumë shpresë. Kanë ardhur jo për detyrimin tonë në Tiranë dhe në Durrës. Kjo na jep detyrimin ne, për shkak të formulës demokratike që kemi rënë dakord, t’u japim këtyre dy qarqeve, secilit nga një mandat më tepër. Nuk jemi prapë ne që vendosim nëse Durrësi dhe Tirana do të kenë një mandat më shumë dhe Korça dhe Berati do të kenë një mandat më pak. Janë ata që kanë vendosur të ikin nga ato qarqe dhe të vijnë në Tiranë dhe në Durrës. Dhe këto të dhëna, e dini besoj, nuk janë të dhënat tonë, janë të dhëna që dha Ministria e Brendshme, që ja dha KQZ-së dhe për këtë arsye KQZ-ja, duke respektuar Kodin fillimisht, e ndau Shqipërinë në mënyrën si e ndau. Ju thoni sot që e bllokoi KQZ-ja. E zëmë se është e vërtetë, e zëmë se KQZ-ja për shkakun tonë e bllokoi ndarjen e zonave. Po kemi ne të drejtë sot, ta ndajmë ndryshe Shqipërinë? Jo. Këtë po ju themi pra. Na konsideroni si palë, sepse jemi palë dhe hajde ta vendosim në parlament. Përsa kohë po merrni një vendim që e quani juridikisht të drejtë, atëherë pse ky vendim shkel lëvizjen e popullsisë. Pra shkel numrat dhe shifrat që na keni ofruar vetë nga Ministria e Brendshme.
Dhe në fund fare po u them që nuk është KQZ ajo që kandidon. Janë partitë politike dhe për sa kohë që janë partitë politike dhe ne jemi dy palët e mëdha në këtë kuvend, na takon ne të vendosim rregullat e lojës. Po ju bëj një pyetje prapë. Në qoftë se të gjithë shqiptarët, teorikisht, do të kishin vendosur që të iknin, të largoheshin nga të gjithë qarqet, nga fshatrat dhe nga qytetet e tyre, dhe të jetonin në Shkodër dhe pastaj në Lezhë, apo në Shkodër dhe në Fier po të doni. A do të kishte zona zgjedhore në Gjirokastër, po të mos kishte njerëz? A do të kishte zona zgjedhore në Berat, apo në Dibër? Jo sepse, aty s’do kishte më njerëz, themi ne. Po, sepse aty ka pasur njerëz, thoni ju. Ky është ndryshimi pra. Dhe ajo që po bëni sot ju është njësoj si një kampionat futbolli, ku ai që ka fituar kampionatin pararendës, vendos për rregullat e kampionatit të ri. Ai vendos të luajë vetë më 11 lojtarë dhe ekipet kundërshtare të luajnë me 10. Këtë po vendosni sot ju. Ose që porta juaj të jetë më e vogël dhe porta jonë më e madhe. Po kjo nuk mund të ndodhi. Nuk ka as kampionat, nuk ka as lojë në këto kushte. Prandaj po ju them zotërinj që ta fillojmë lojën në kushte të barabarta. Ta fillojmë lojën në mënyrë të barabartë sepse Shqipëria nuk ka më arsye që ta përballojë këtë kosto. Këtë konsum politik, i cili na ka vonuar për 22 vjet nuk kemi pse ta përballojmë më. Kemi për të paguar një çmim të përbashkët, askush më shumë e askush më pak. Ta ndajmë Shqipërinë siç i takon. Sepse po ju them prapë, nuk është një vendim që e marrim ne, nuk është një vendim që e merrni ju, e kanë marrë shqiptarë ditën që kanë vendosur të lëvizin. Ne vetëm e formalizojmë. Pra mandatet e 23 qershorit i kanë ndarë shqiptarët dhe nuk kemi ne asnjë mundësi për të ndryshuar atë që ata kanë vendosur dhe ky është ndryshimi që kemi sot ne me ju. Me këtë që po bëni sot ju u thoni shqiptarëve: Jetoni për të votuar, kurse në u themi: Votoni për të jetuar më mirë. Dhe pa dyshim në 23 qershor shqiptarët do të votojnë për të jetuar më mirë. Dhe pavarësisht se çfarë vendimi do merrni ju sot, dua t’ju kujtoj atë shprehjen e famshme të Galileit që tha “eppur si muove”, e megjithatë lëviz, e megjithatë shqiptarët kanë lëvizur, kjo është arsyeja që duhet ta ndajmë Shqipërinë ndryshe. E megjithatë shqiptarët do të votojmë në 23 qershor. E megjithatë, pavarësisht se çfarë do të bëni sot, ju do të humbni. Eppur do të humbni, sigurisht.
*Fjala e deputetit socialist, mbajtur në Kuvend
Bravo Bledi keshtu duhet
beni jep leksione,ne nje stalle hajdutesh.
nuk duhet ta kene gjithe kete sigurine fitore,dhe ta lejojne hajdutin te vjedhe shkalle shkalle.
humbja kete radhe do te jete 100% per faj te socialisteve.
Po ndjen se po i rreshket pushteti nga duart, pikerisht ne momentin kur i duhet me shume. Pavarsisht se brenda godines se tij sundon si Putini, mos harrojme se Hitleri ishte fuqiplote deri nje dite perpara se te vetvritej. Ne 4-5 muajt e fundit marrezia e tij shkoi deri sa angazhoi edhe brezin 15-16 vjecar ne luftime, kur dihej qe kjo nuk do ndryshonte fatet e luftes.
Afrimi i humbjes tipat e semure i ben me irracional, jo me te gatshem per kompromis. Opozita nuk duhet ti jap shkas, por duhet ti kujtoje se shkeljet e ligjit qe ky dhe familjaret e tij bejne nuk mbeten anonime. I paraqitet apo jo me vone llogaria per keto shkelje, nuk e dime akoma.
Me vejn keq por ne PS nuk ka asnje te vetem qe te marri vesh nga ..Politika
Te jesh shkrimtar nuk do te thote se je politikan, te jesh gazetar e te dish te besh hartime nuk do te thote se je politikan…Te jesh ekonomist i afte apo shkencetar i zoti ne nje lloj fushe nuk do te thote se je edhe politikan
Ne pergjtihesi keta emra qe permenda me siper jane njerez monokulturor , qe jane shume te afte ne nje lloj fushe dhe nuk dijne azgje nga fushat e tjera te cilat i permbledh politika dhe qe te ndihmojne te analizosh me zgjuarsi situatat politike
Ne pergjithesi politkanet jane njerez multikulturor –Ata mund te jene medioker ne fushat zanatit te tyre , porse kane njohuri edhe ne shume fusha te tjera dhe kane eksperience nga komunikimi me popullin
..dhe kjo gje i ndihmon ata qe te jene edhe politkane te zote
Pastaj eshte edhe nje kategroi tjeter njerezish qe nuk kane ndonje far kulture , por e kane talent poilitken –Jane njerez qe prodhojne ide dhe dijne te japin zgjdihje problemeve qe dalin ne politke –Keta njerez e kan talent politken….
Pra duhet te demorkatizoheni sa me shume ju te PS-se , te lejoni njerez te ndryshem nga radhet tuaja te diskutojne e te flasin per problemet qe i dalin politkes sone , pavaresisht sfondit kulturor apo arsimit qe kane
……..dhe nga keta njerez duhet ti zgjidhni tju udheheqin ata qe dijne te arsyetojne drejt, qe jane oratore, dijne te flasin me rjedheshmeri …-dijne te bejne nje arsyetim me deduksion dhe induksion ….qe dijne te bejne nje analzie e nje sinteze ..etj gjera te ketij lloji …..
_-Por deri tani nga sa shof une PS-ja ne vetem mbushesa topi –Keta mbushesat ose jane shkrimtare, ose parrallinj, ose sportiste, ose ekonomiste te deshtuar ,
ose debila skorpionsa ..etjj etj –….Porse kane nje te mete te vockel fare se asnjeri nga keta nuk eshte Politikan
Eshte cudi sepse ka mijera e mijera kuadro nga e kaluara qe jane shume itneligjente dhe te kulturuar dhe qe jane me PS-ne ne ideal ,Dhe ata jane edhe ne kushte te veshtira jetese , por mbi te gjitha ta jane shume te zote ne politke , se kane qene drejtues neper ndermarje te ndryshme , kane punuar me njerezit dhe dijne si te flasin me popullin–Kane pervoje ne keto lloj komunikimi me njerezit
por kreu i PS-se nuk i zgjedh ata , por zgjedh keta parallinjte e letrave apo te biznesit ….apo minjte e grekut…
Eshte gjynaf t e lesh pa pune me mijera kuadro te talentuar qe jane pjese e PS-se dhe puneson ne politke keta parrallinjte e kane jeten te siguruar ,
por qe duan te kene edhe nje ze ne politke , pavaresisht se zeri i tyre eshte si zeri i gomarit te Nsstradinit kur kalon ne orgazem
Nejse , sipas meje , PS-ja eshte mire ne opozite….
Ore mos je ai raimondi ti qe e quan vehten dru, gdhe, gomar me nje fjale.
Mos e persekuto veten kaq shume or burre.
bravo
Ky eshte ndryshimi per pare ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-per-pare.html
Edhe ne vitin 2007 ky Blushi deklaroji :Topi nuk zgjillet president.Ne socialistet mund ta ndihmojme te behet kryetar te pd por president jo. Po u zgjoll Topi president une jap dorheqjen nga kryetar i grupit te ps
Topi u zgjoll,Blushi dha dorheqje dhe me interesantja eshte se Topi me ndihmen e RAmes u be kryetar i frd por jo pd.
Shkurt Blushit i del fjala por ne te kundert
po ky kelmendi ku bie?….. ik dhe mo na gris karin shum cop injoranti!!!!!
kelmendasi….llapa si brisk te ngeli jashte…..ta kam thene, hajde radha….
PO te ishte Ben Blushi ose Arben Malaj kryetare te PS, ajo sot do ishte ne pushtet
@ Lani, me fal po kush eshte Bledi ? Mos do te thoje Beni ?!
ju te pd-se degjoni blushin te beheni njerez.
Mos flisni fare or llapaqena ben blushi eshte si mesi dhe kur edhe mesi zemerohet bej hesap deri ku ka shkuar zullumi demokrato i paloqeve ,ipresheve te lushnjes apo dhe gomarit mashkull pa samar berishes BLUSH je magnificent,dhe i paperseritshem je vlere we all missed you.
Mos flisni fare or llapaqena ben blushi eshte si mesi dhe kur edhe mesi zemerohet bej hesap deri ku ka shkuar zullumi demokrato i paloqeve ,ipresheve te lushnjes apo dhe gomarit mashkull pa samar berishes. BLUSH je magnificent,dhe i paperseritshem je vlere “we all missed you.”
Beno sot ke qene nje nga njerzit me te kenaqur me vendimin e parlamentit, akt i cili i jep shanse me shume PD-se qe te fitoje. Me humbjen e PS ne qershor ke bere llogarite qe ti zesh vendin Edit. Por dije se edhe po ra kjo force politike ne doren e tende, mbas qershorit do te jete thjeshte nje particke si ata ato te Milos, Kojes, Kocit, Gjinushit etj.
Beno ti je si ato kulishet te rrahur qe te vegjel. Flas per periudhen 92-97. E dine te gjithe qe ti vetem socialist nuk je. Per leke shet edhe tet ate Kicon. Nuk e kemi harruar qe per 500$ i shite medias permbajtjen e bisedes te Ollbrajtit me Meten dhe ky i fundit te perzuri me shqelma nga M.Jashtme. Fati yt qe tu be perseri kryeminister kushua yt Nano ne 2002 qe te beri minister ne disa dikastere ku dhe korrupsioni tu be jete e dyte.
Mbasi u be Edi kryetar partije tu ngrit mendje perse te mos ishe ti, pasi te dy nje brume jeni. Rama u be shefi i partise mbasi kishte nivel akcesi me te larte se sa ty me greket.
Mos i votoni 3 ligjet ne parlament qe do kodoshi Sali Berisha dhe banda e tij zoti Blushi,sepse ai don mandate ne tavoline sepse e ka kapur frika se e di ku dote perfundoi ai dhe familja dhe banda e tij qe po vjedh,dhunon, mashtron vret,pret,diskriminon te neperkemb dhe shuan dhe familjen kur kur i nxjerr sheshit te palarat.
Bravo Ben Blushi, nje analize e perkryer dhe me stil!
Ka mundesi qe ate shprehjen: megjithate leviz, ose rrotullohet ta ket thene Xhordano Bruno ?
Ju uroj pune te mbar!
BRAVO BLUSHI,BUSHI,BERISHA,BISHA,E KOMPANI POR FEMIJET E PA NGRENE….
Pas 22 vjeteve kur ke nderment ti e tere ‘shurranjozet’ e ish nomeklatures te dorrezoni mandatin e ti hapni rruge demokracise e se majtes shqipetare ?Doktori ju njeh mire se ju ka vaksinuar kur e benit shurren ne dyshek ,e sa te ini ju do jete ai qe do ju ndjeke nga pas ,per te keqen e ketij populli.Hartimet i ben bukur ,bile edhe doktori pacient ti ka lavderuar.
Diskutim i shkelqyer,real,i sakte sepse sigurisht Blushi nuk eshte Berisha nuk eshte Meta e nuk eshte Rama ai eshte politikani qe i duhet me shume se kure SHqiperise.ME thoni nje fjali qe nuk qendron apo nje arsyetim e llogjike e gabuar.Cdo gje eshte precize dhe ai me pak i shkolluar e kupton se cfare loje te ndyre po ben Berisha Meta dhe kopeja e deputeteve te tyre qe i ndjek.Megjithate 23Qershori do te vulose turpin e tyre .Humbja e tyre do te jete fatale e pa pare ndonjehere.
BEN BLUSHI eshte personalitet nga me te shquarit ne partine socialiste.Djale i ri me kulture te gjere,me horizont, shkrimtar i talentuar,eshte politikan i se ardhmes ne PS dhe duhet te jete ne krye te lidershipit te saj.Tashme ka fituar nje pjekuri politike te admirueshme.PS duhet te kompaktesohet,por jo me deputete medioker,me ish-police,ishdrejtora burgjesh,ish oficer,agranom e veteriner.NE PS,te bejne pjese profesore ekonomie,historiane,arkitekt,juriste,pedagoge te universiteteve,shkencetare qe kane bere epoke,mjeke novator etj.
POLITIKA e PS,duhet te zbrese ne baze atje ku jeton populli,jo vetem ne tuiter.Ne ps ka potenciale dhe energji te madhe,por te shfrytezohen ne te mire te ketij vendi.
Duket deputeti intelektual , nuk I heq dot nje fjale asaj qe thote. Por z. Blushi dua t’ju kujtoj qe kete mandat PD e ka per jete a vdekje, dhe jam e bindur qe ne cdo menyre do I manipuloje sic po duket. Shume e pafat Shqiperia nga diktature ne pseudodemokraci. Jemi popull me nivel intelektual shume te ulet prandaj na qeverisin te paaftet dhe injorantet.
PD do humbase per nje arsye te thjeshte. Per aq sa duket nga komentet, pro PD-istet jane kryesisht maloke. Nuk para sheh ndonje koment jugori apo Shqiperi e mesme per PD. Logjika qendron edhe ne realitet, PD eshte kthyer ne nje parti tribale qe perfaqeson interesat e ngushta te disa plackitsave veriore. Ne kete parti gjen pak jugore dhe asnje disident antikomunist. Natyrisht me logjike numrash kjo eshte edhe vdekja e saj biologjike.
Sh..E PUR(E) SI MUOVE!(E MEGJITHATE LEVIZ!)..,eshte shume e drejte qe eshte FRAZA E FAMSHME E GALILEO GALILEIT.,ne GJYQIN INQIUZATOR ,ku ai mbrojti bindjet etij COPERNICANE.,per LEVIZJEN E TOKES RRETH DIELLIT…!!!
Ky lloj Beni duhet bere pende me Tritan Shehun. Jane nga ata politikane qe s’bejne dot pa presh.
Ben, ti fole shume sakte, por a munden dhe a duan te te kuptojne kafshet??!! Ata njohin vetem gjuhen e shpellave.
Pra atyre duhet tu behet e qarte ajo qe edhe ti permende. Nuk ka ndeshje -nuk duhet te kete proces zgjedhor- pa kushte te barabarta loje. Kjo duhet te ishte bere edhe me perpara. Nuk e di strategjine e PS por po te mos pranonte PS te futej ne zgjedhje ne 2011 cfare do te ndodhte?.
Mos ji shume optimist kur ke perball nje perbindesh kopil qe i japin oksigjen kurvicat europiane e me tej.
Na cat trapin dhe ju te PS,mos shkoni ne parlament dhe ne zgjedhje me Saloserbin dhe kaq,perdryshe kte timin do fitoni.
Habitem si nuk bejne koalicion PS me PD se jane aq te ngjajshem sa, po te mos dish emrin e folesit nuk ke per ta kuptuar kurre i kujt partie eshte.
Keshtu vendet e punes ti ndajne ndermjet tyre ne vend qe tja japin partive te vogla, dhe bini rehat se vetem per vendet e punes ne shtet behet kjo lufte dhe per asgje tjeter.