Sytë hapur drejt ndryshimit

1 Shkurt 2013, 17:07Blog TEMA

Nga Genti Gazheli

Vërtet është e vështirë të qenit opozitar. Çdo kritike e jona nuk merr përgjigje, por kthehet në kontrakuzë nga qeveria.

Çdo kërkese e jona për informacion lidhur me çështje që kërkojnë zgjidhje imediate, vjen në formën: e ka fajin opozita dhe kemi një projekt.

Përveç një kantieri te madh projektesh e vinçash që nuk ekzistojnë, qeveria jone çirret duke u mburrur me ligje që nuk zbatohen, por edhe atje ku ka një tendence për zbatim, vendimi final, përfundon në gjykatat e përmbaruara prej saj.

Çfarë t’i thuash një të papuni dhe fukarai që beson se me kalimin e legjislacionit për të cilin çirret Berisha, do të fillojë të hajë me lugë të argjendtë?

Çfarë t’i thuash një punëtori që mban një familje të tërë me rrogë minimale, e që beson verbërisht se Shqipëria është e katërta në botë për rritje ekonomike?

Realiteti është i qartë, arka e qeverisë po boshatiset, një armatë administrate shtetërore do të jetë në gatishmëri për të punuar për fushatën e kryeministrit. Dhe ekzekutivi nuk ka ndershmërinë e ministrit zimbabvean për të thënë të vërtetën.

Kompanitë për lobing janë vënë në ballë të fushatës, si zhurmuesit përballë premtimeve boshe te kahershme për vende pune, rrugë të asfaltuara, shpërndarës energjie që përmirësojnë rrjetet dhe jo vjelin lekët të paparë prej tyre, rroga më të larta, mbrojtje për njerëzit në nevojë, spitale që punojnë për qytetarin dhe jo xhepat e mjekut dhe jo placebo për ilaçe.

Ne kemi detyrën të bëjmë dezhurmuesin e kësaj fushate. Ne na duhet t’u hapim sytë qytetarëve në bërjen e llogarive të thjeshta se sa para u mbeten nga rroga pas pagesave mujore për ujë, drita e ushqim.

Ne na duhet t’u tregojmë njerëzve se përse konsumojmë mallra importi kur toka të tëra janë lënë djerrë. Ne duhet t’u hapim sytë njerëzve dhe të zbërthejmë informacione çorientuese qeveritare që flasin për çmime më të ulëta të mallrave të konsumit në rajon kur në fakt janë më të lartat në raport me të ardhurat.

Ne na duhet që derë më derë t’u themi shqiptarëve se 8 vjet në pushtet nuk barazohen me shtrimin e rrugëve para dyerve të tyre dhe se zhvillimi i qyteteve e fshatrave tona nuk është një dalldi improvizuese para kamerave, por një angazhim afatgjatë që nuk ndal me ndryshimin e kahut të pushtetit.

Të qenit në opozite është i vështirë, pasi në vend apatia është ulur këmbëkryq dhe sehirllëku është kthyer në një normë.

Ne po punojmë me ngulm për t’u hapur sytë shqiptarëve që të mos kënaqen me pak. Jo larg kufijve, shtetasit e fqinjëve jetojnë më mirë dhe në harmoni me mjedisin përreth.

Ne jemi duke punuar për ndryshim dhe e kemi gati një plan zhvillimi për një Shqipëri që prosperon, një Shqipërie ekologjike, me bujqësi të zhvilluar, ku njerëzit do të mund t’i kthehen natyrës me të njëjtin përkushtim si ambienteve ku jetojnë dhe të kuptojnë se ajri që thithim dhe ushqimet që konsumojnë është trashëgimia më e shëndoshë që u lëmë pas fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë.

Kjo qeveri që gënjen duke thënë se gjithçka shkon shumë mirë në vend, nuk mund ta lërë Shqipërinë veç në vendnumëro. Edhe sikur Europa të tregohet zemërgjerë me Shqipërinë, vendit i duhet të bëjë një pune kolosale për të çuar përpara një zhvillim ashtu siç kemi aspiruar këto 20 vjet pluralizëm ashtu siç e prekin sa herë dalim prej kufijve tanë.

Ne do të sjellim ndryshimin sepse i kemi sytë hapur.

Çdo ndryshim që propozon qeveria do të ishte në nivelin e një truku apo grimimi të një realiteti të lodhur e të fjetur të fytyrave të gënjeshtra që na janë servirur deri më sot.

7 komente në “Sytë hapur drejt ndryshimit”

  1. Gjon says:

    Cfare opozitari qenka ky, lloj-lloj po ndalin qe s’i ka pare kush per gje (vecse dikur te trau i doganave apo te zyra e tatimeve). hapi pak me shume rreshtat se mbase te llogaritet opozitarizmi me byte-t qe ke zene te Tema.

    1. fl says:

      “informacione c’orrjentuese qeveritare qe flasin per cmime me te ulta te mallrave te konsumit ne rajon kur ne fakt jane me te lartat ne raport me te ardhurat.”

      100% e vertete

      p.s fajin e kane 4, 9 , 8 jo 3 ligjet ?

  2. titi says:

    Ky eshte komplet i trashe, nderkohe qe ka vjedh me grushta ne dogane dhe tani eshte pasanik, por nga ata qe shet pordhe si pasanik, pa asnje brerje se ne fakt, pasurine e ka me te vjedhur. Ja nje tregues i qarte se c’bicima permban ushtria e rilindasve. Rama, ne fakt, keshtu i ka qef bashkepuntoret, injorante, te pakarakter, te dhene pas parase dhe luksit, hipokrite e jesmene, pra injorante, por qe te vijne era livando, por mundesisht xhuxhmaxhuxher si nga shtati ashtu edhe mendja, me te cilet ndihet rehat, se keta nuk ia cingrisin komplekset e medha qe ka. Nqs rilindja do te vije me kete gogozhel spurdhjakun , i lumte trapi sales dhe mulit.

  3. luis says:

    Teper vone eshte te reagoje ky popull.
    Shqiptaret mbase jane lodhur me kete kryeminister por perseri nuk me bindin se dine te flakin te keqen nga vetja.
    Shqiptaret eshte mire te thuhet drejt dhe qarte se jane te ligj dhe pjellin qeveritare te ligj.
    Shqiptaret edhe atehere kur kishin mundesi te zgjidhnin te miren nuk e ofruan perkundrazi e quajten te paafte.
    Aftesi shqiptaret quajne ate qe i shkerdhen,i genjen dhe i vret.
    Nuk ka dhe zore se mund ti vije nje burre qe e do vendin dhe mund ti sjelle perparim si Edi Rama dhe ka plot asish qe dyshojne ose me mire te themi nuk e duan sepse kur e krahasojne me me ate qe i shkerdhen tash 22 vjet si mund tu besosh ketyre idioteve se mund ta ndryshojne gjendjen.
    I dashur autor i ketij shkrimi ti shpreh optimizmin gje qe eshte e nevojshme dhe qe e duam te gjithe por une kam nje parandjenje te keqe se ky vend do perfundoje ne kasaphane dhe atehere si gjithnje do fajesojme te huajt se e kurdisen kete procke.
    Jo Berisha eshte pjelle bastarde e nje populli bastard dhe Zoti e ka ndeshkuar ate vend te vuaj gjithnje sepse e meriton.
    Mbajeni mend se nuk do jete e larget dita kur shqiptaret te shqyhen si ujqit ndaj njeri tjetrit dhe fqinjet te ndjehen te cliruar karshi botes duke ua perplasur nder sy se u kemi paralajmeruar se kush jane shqiptaret.

  4. Blerina says:

    Nuk ju kuptoj o njerezzz, c’doni te thoni me kete se ne rast se ke te ardhura per te siguruar te ardhmen, nuk paske te drejte te ndihesh opozitar??!!!! Rilindje nuk do te thote te zgjohesh te nesermen i pasur.. Rilindja eshte menyra e te menduarit dhe e te sjellurit.. Qe dy parafolesit e para nuk e kane.. Mjaft me te shahura dhe etikime.. Keni shume nevoje per nje Rilindje

  5. GjonMAZO says:

    Për Luisin më sipër:

    Nuk ke thënë gjithë të vërtetën: PPSH-ja paskej përfunduar krejt në shportën e fqinjëve, jo vetëm të Serbisë por dhe të Greqisë. Si e shpjegon ti zotëri që fill pas ardhjes në pushtet të PD-ës më 1992, njerëz befas të gjendur me pushtet të madh legal, ardhur nga skutat e Sigurimit të Shtetit, zhvilluan një kontrabandë marramendëse nga Greqia drejt Shqipërisë? Mos vallë Greqia majmte themelgërryesit e Shqipërisë? Nuk përjashtoj të metat e popullit shqiptar që e nisi me tollon më 1945 dhe e përfundoi me tollon më 1990…

  6. Bujari ju degjon says:

    Gento,ke bo noj lek,me nje fjale ke vjedh gjo.Po e mori Ps-ja,dhe inshalla fito,kujt ja ke von synin.Doganave?Me kuadro si puna jote,Ps-ja do degjenerohet shume shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje