Ismail-Qemal beu prezanton në film shokun Enver Hoxha, djali i Ukshin Hotit në konventë, dokumentarin për Hashim Thaçin!
Nga Nexhmedin Spahiu
Paraqitja e djalit të Ukshin Hotit në konventën e PDK-së, fillimisht, më befasoi këndshëm. Mendova se është duke prezantuar ndonjë dokumentar për Ukshin Hotin. Paraqitja e një dokumentari të tillë në konventë do të thoshte respekt për një figurë që ka formësuar filozofinë politike të asaj partie. Kjo do të thoshte që PDK po futet në fazën e pjekurisë së saj. Po respekton figurat e së kaluarës si garanci e kontinuitetit për të ardhmen.
Doli që PDK nuk po krijon një faqe të re historie për Kosovën duke e futur atë në gjirin e kombeve evropiano – perëndimore, por po përsëritë historinë e shokut Enver Hoxha.
Në filmin “Nëntori i dytë”, ai që luante rrolin e plakut të Vlorës që do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë mbante në prehër një djalë të vogël “që do ta gëzonte Shqipërinë”. Edhe pse vogëlushin në film nuk e quanin Enver Hoxha, aluzioni ishte i qartë: artisti që luante Ismail-Qemal beun thoshte se ky vogëlush është më “i rëndësishmi nga të gjithë ne, sepse ky do ta gëzojë Shqipërinë”.
Tani meqë kinematografia kosovare nuk është aq produktive sa ajo e kohës së Enver Hoxhës, dhe nuk u bë një film ku artisti që do të luante Ukshin Hotin do ta mbante në prehër një vogëlush aluzion për Hashim Thaçin, e të thoshte se ky do ta gëzojë Kosovën, u gjet djali i Ukshin Hotit të prezantonte dokumentarin për Hashim Thaçin.
Kjo na jep të kuptojmë që përkundër faktit që gjithë bota po përpiqet me na shty përpara kemi ngecur aty ku kemi qenë edhe para 15 viteve. Dhe Hashim Thaçi ka ngelur po ai që ka qenë në Rambuje.
Në fakt, i njëjtë ka ngelë edhe problemi shqiptaro serb dhe përmendja e Ukshin Hotit më përkujtoi shkrimin e botuar më “Flaka”, Shkup, 12.02.1999, “Fakti”, Shkup, 13.03.1999 dhe “Bota Sot”, Cyrih më 14.03.1999 të cilin po e jap në vijim.
Turri drejt Parisit
Shtatëmbëdhjetë shqiptarë nisen drejt Parisit me qëllim të një marrëveshjeje me serbët të parapërgatitur nga Fuqitë Perëndimore. Në planin e propozuar për marrëveshje gjërat janë të thëna jo deri në fund dhe detajet e vogla që janë lënë për diskutim janë ato më të rëndësishmet. Thuhet se diplomacia ecën nëpër teh të shpatës.
Diplomatët perëndimorë kanë propozuar një plan në “teh”, ku detajet janë ato që e bëjnë planin të jetë në favor të njërit apo tjetrit sa u përket shqiptarëve apo serbëve. Ndërsa Perëndimit në çdo rast do t’i bie hisja e luanit e garantuar me vetë planin apo dështimin e tij.
Të tria palët në debat: Perëndimi, serbët dhe shqiptarët shkojnë me argumente të ndryshme. Argumenti shqiptar është argumenti moral: e drejta për të jetuar. Argumenti serb është se janë ushtarakisht fitues të luftës kundër shqiptarëve, kurse argumenti i Perëndimit: kërcënimi ushtarak ndaj serbëve. Sipas teorisë së lojërave në politikë, më i ligu bëhet aleat me më të fortin kundër të mesmit. Dallimi është edhe në vetë përfaqësimin.
Perëndimi përfaqësohet me qeveritë e tyre legjitime, Serbia me regjimin e vet, kurse shqiptarët me përfaqësues që nuk dinë as vet se çka përfaqësojnë. Nga përbërja e delegacionit shqiptar shihet që përfaqësuesi më radikal do të jetë Veton Surroi, ai i cili është konsideruar më i moderuari deri tani.
Shumica e delegacionit janë ftuar thjesht ta shohin Parisin. Ndryshe nuk ka se si të kuptohet fakti që asnjëra palë nuk u kujtua ta përfshinte në delegacion Ukshin Hotin, që të paktën të bënin presion për nxjerrjen e tij nga burgu. As nuk u përfshi në delegacionin e LBD, ku bën pjesë partia e tij, e as në atë të UÇK-së të uzurpuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës, të cilët deri dje e mbanin për flamurtar të tyre dhe me librat e tij fitonin para duke i shitur si dokument të Lëvizjes së tyre. Çfarë perversiteti! Këtu shihet se sa ata janë të gatshëm t’i mbrojnë interesat e Kosovës kur etja për pushtet i bëjnë të harrojnë “shokët e idealit”.
Është e vështirë të ngjajë që 17 shqiptarët e turrur drejt Parisit të merren vesh atje. Përderisa nuk janë marrë vesh deri tani në Kosovë, duke e ditur se një ditë e tillë do të vijë, si do të merren vesh në Rambuje. Po t’ishin marrë vesh me kohë, në Paris do të shkonin si Qeveri e Kosovës, kurse tani atje shkojnë pothuajse si përfaqësues fisesh.
Bisedimet në France nuk është dashur të refuzohen, por atje duhet shkuar me një përfaqësues dhe ekipin e tij e jo me 17 përfaqësues. Duke bërë kompromise mes gjithë këtyre forcave, interesi real i Kosovës nuk përfaqësohet nga askush. Kosova kështu rrezikohet nga copëtimi. Kjo sepse Perëndimit mund të lëshojë pe në rast se serbët ngulmojnë në këtë më shumë se sa shqiptarët në të kundërtën e kësaj.
As serbët as perëndimorët nuk do ta përmendin fjalën “copëtim i Kosovës”. Fjala copëtim mbetet për spekulim gazetash. Ideja e copëtimit përbirohet përmes planit për të “drejtat e veçanta komuniteteve” në Kosovë, në fazë të mëvonshme diskutohet për status të diferencuar të pjesëve të Kosovës. Pas kësaj vazhdon spastrimi etnik i atyre pjesëve, me pretekstin se shqiptarët po i përzënë serbët nga viset ku ata kanë më shumë pushtet, sepse serbëve, ta zëmë në Gjakovë, nuk mund t’u thuash se nuk bënë ta lëshoni Gjakovën po që se ata nuk duan të rrinë aty.
Në anën tjetër, aty ku kanë më shumë pushtet, serbët i dëbojnë shqiptarët dhe kjo konsiderohet si “ndërrim human i popullsisë” dhe nuk mërzitet kush se për një familje serbe që e lëshon Gjakovën, dëbohen me dhunë 10 familje shqiptare nga Mitrovica.
Diplomatëve perëndimorë nuk u intereson të shqetësohen me probleme të tilla sepse duan që marrëveshja që ata kanë nënshkruar të mos bie në ujë. Në anën tjetër, shqiptaret marrin pak fryme prej lodhjes 10 vjeçare e nuk shohin çfarë po ndodhë në periferi. Kur kjo të bëhet akt i kryer atëherë copëtimi është i gatshëm. Me pas, kush do të flasë për Kosovën e pandashme, do të duket anakronik, nacionalist, radikalist, kosovamadh etj.
Copëtimi i Kosovës mund të realizohet edhe pa u përmendur fare fjala copëtim. Problemi është që nuk i duhet futur fare kësaj rruge që në start. Çfarëdo kalkulimi ne drejtim statusi te diferencuar te pjesëve te Kosovës, shpie drejt spastrimit të mëvonshëm etnik te legjitimuar te atyre pjesëve.
Duhet ta dinë 17 turrësit shqiptarë drejt Parisit se ndonjë detaj i vogël që atyre mund t’u duket i parëndësishëm apo që u shpëton për shkak të rivalitetit mes tyre, ajo që nënshkruajnë apo nuk nënshkruajnë mund të jetë çështje jete a vdekje për qindra-mijëra kosovarë dhe fatale për Kosovën.
“i rëndësishmi nga të gjithë ne, sepse ky do ta gëzojë Shqipërinë”.
o copë e mishit flitet për brezat e rinj or debil!ismail vlora,në film,flet se ata,brezi i vjetër po punon për të ardhemen,për brezin e ri!ndryshe nga sot kur punohet sot për sot!të mos themi sot për dje,sepse me këta politikanë debila dhe me shkrues debila si ty nuk arimë të mbarojmë gomarllëqet e djeshme e jo më të shikojmë përpara!
hy idjot ke marrë dhe këtë pamje mendimtari!
Pse valle, Enver Hoxha nuk ishhte e ardhmja e Shqiperise?! Kush e ven jete ne dyshim.
e ardhmja e shqiperise eshte erdogani nuk e she qe kombi osman (dmth bosnjake, turqidashes e arabdashes) spo na le radhe asgjekundi
Kjo eshte gallata me e madhe qe kam lexuar.”djali qe mbante ne preher Ismail Qemali ishte Enver Hoxha”. Ky eshte kulmi i fantazise. E kemi pare kush e di se sa here ate film por mendja nuk na ka vajtur ne kete varjant qe ky “analist” po na cudit.
Injoranca nuk ka kufij dhe ti o artikull-shkrues je deshmia e gjalle e kesaj thenie. O gomar po djali vogel simbolizon te ardhmen e shqiperise se pavarur, femijet shqiptar (e ardhmja e vendit) qe do te rriten ne nje Shqiperi te lire ndryshe nga prinderit e tyre dhe brezi Ismail Qemalit. As kaq nuk arrin te kuptosh? Po a e di ti c’eshte simbolika more idiot? Zot i madh cfare injorantesh paska mbajtur kjo toke shqiptare.
Jalla sa gomar eshte ky njeri. Po llogarit kur ky fare “profesori” ka keto mend, se sa te zgjuar jane popullini thjeshte lopcar.
Përgjigjet ndaj këtij shkrimi dëshmojnë se ku e ka rrokullisur sistemi enverian popullin shqiptar. Shkrimi i mësipërm është realist, i saktë, hedh dritë për dje, për sot e për nesër. Analiza si kjo gjen rrallë në shtypin e Shqipërisë 100 vjet e pavarur. Këlyshat e Djallit nuk e duan dritën…
Pajtohm me ty plotesisht GjonMAZO.
O GjonMAZO shiko njehere filmin pastaj hajde fol keto, se per fantazi e brockulla mjafton ky Spahiu qe sic thote nje me pare paska marr dhe pamje mendimtari hahahaha. Po si sju vjen turp edhe per nje film mbi pavaresine e Shqiperise (nje moment aq madheshtor) doni te hidhni balt. Pse? Se eshte bere ne kohen e Enverit. Hajde llogjike hajde. Po prandaj jemi ketu ne se ekzistojne tipa si ky ma lart qe dites i thone nate e anasjalltas, dhe akoma me keq ekzistojne dhe tipa si ty qe besojne cdo gje ne vend qe te perdorin trurin e tyre per te arsyetuar.
Dhe sa per sqarim, nuk ju kundervu njeri konkluzioneve te shkrimit por hyrjes qe ishte krejtesisht e sajuar (shiko ne fjalorin shqip-shqip c’do te thote kjo fjale), por gjithastu e panevojshme. Nje kerkim i thjeshte per kete mendimtarin tend ne google dhe shih c’me doli
http://www.zeriyt.com/nexhmedin-spahiu-dhe-kombi-kosovar-t9576.0.html
Rri o gjono mos ha m….
Te tille profesore i duhen Kombit qe i punon truri nje here para e tre here pas ky fare mendimtarifantazon se cfare i vjen nderment do te jete i mire per filmat fantastiko shkencore por per femije . Ai ngatron mjellin me krundet kethjellou o mendimtar se si puna jote keto vite kemi me bollek si ketej e andej kufirit qe vjellin vetem vrer te perziere me mjalte sintetike.
O Nexho fale firmave qe delegacioni shqiptar vuri ne Rambuje Kosova fitoi pavaresine dhe u clirua nga Serbia. Marreveshja ishte e pergatitur nga amerikanet dhe 2 dy delegacionet nuk kishin asnje lloj akcesi per ta ndryshuar. Par cka Ollbrajt u premtoi shqiptareve e mbajti fjalen. Ne saje te SHBA Kosova e ka te sigurte pavarasine e saj. Qofte serbet qe nuk firmosen, qofte edhe pjesa serbofile e delegacionit kosovar qe firmosi, nuk e parashikuan se si do te shkonte rrjedhja e ngjarjeve. Jashte deshires dhe vullnetit te tyre Kosova u be shtet.
Nexho si shkrimi yt i pranveres 1999 dhe ky i sotemi kane ne themel te tyre antishqiptarizmin. Ke kohe qe ke dale ne semafor, mbi nje cerek shekulli, keshtu qe nuk i iken dot, aty do te mbetesh per sa te jesh gjalle, pavaresisht se ku do te jetosh ne Kosove apo Serbi. E vetmja gje e re ne krijimtarine tende gazetareske eshte shtimi i egersise kunder interesave kombetare.
Autori i shkrimit eshte nje megaloman dhe sofist i pandreqshem. E keqja nuk qendron tek ai por tek fakti se ka edhe nje numer jo te vogel shqiptaresh ( si Gjoni,Ardiani etj ) per te cilet populli shqiptar thote : ” Jane te qire ne krye “. Filmi ” Nentori i Dyte ” eshte nje arritje kulmore, jo vetem artistike, por edhe atdhetare dhe prania e femijes ne prehrin e Ismail Qemalit ka domethenien e vazhdimesise se pavaresise dhe te vete Shqiperise. Halucinacionet e Nexhmedineve nuk e ulin vleren e filmit.