Rina, Rina, Rinasss

1 Shkurt 2013, 22:43Blog TEMA

Nga Edi Sara

“I huaji” i Kamysë vendos të pësojë një “Rënie” edhe në mono-aeroportin tonë kombëtar “Nënë Tereza”, ose siç është i njohur ndryshe edhe me emrin e tij të vjetër “Rinas”…

Sapo vë këmbë në tokën shqiptare, “i huaji” ndeshet me terrenin e thjeshtë por të mbushur plot e përplot me reklama të cilat “stolisin” ambientet e aeroportit tonë. Pasi pret valixhet, ai vendos të dalë jashtë për të parë nëse dikush e pret… por shikon që nuk ka stola për njerëzit të cilët presin të afërmit ose kolegët e tyre si zotërinj në këmbë, dhe kush dëshiron mund të ulej në kafene e të priste si “i rëndomtë” atje.

Askush nuk gjendet jashtë në sheshparkim përveç një furgoni të forcave të rendit! Sytë e tij ndeshen në një terren shterpë pa lëvizje automjetesh, por shikon thjesht ato vargje njerëzish të cilët qetë-qetë dalin në heshtje dhe derdhen si përronj të vegjël në pjesën e asfaltuar e cila shëmbëllen si një poligon qitjeje për stërvitjet e artilerisë me zymtësinë e boshllëkut. Përpara aeroportit tonë kombëtar, sheshi  i predizpozuar për t’ju shërbyer automjeteve të njerëzve që presin njohjet, të afërmit, të dashurit, familjarët ose zyrtarët gjerdet si një shkretëtirë tropikale në mes të oazit të kafeneve… Po përse?

“I huaji” kundron përreth dhe mendon se mos ndoshta vallë “rënia” e tij në këtë vend do vërë në pikëpyetje themelin e vetë-ekzistencës së tij dhe se mos ndoshta ia vlen të pësojë një metamorfozë përshtatjeje ndaj këtij mjedisi të ri që i shpaloset përpara syve, në mënyrë që të mësojë nga disiplina e hekurt spartane e këtij vendi të lashtë… Të jenë vallë shqiptarët kaq të disiplinuar, teksa vijnë me nxitim me makina, hapin dyert dhe bagazhet (të gjitha këto lëvizje të cilat duken si teknike dhe të paramenduara mirë në sytë e të “huajit”), ngarkojnë valixhet dhe njerëzit nisen përsëri me nxitim drejt daljes së shesh-parkimit, duke parë herë-herë edhe orën shoferët nëse janë “vonë” apo kanë ende kohë… Ndërsa turma të tjera njerëzish lenë sheshin me valixhe ne dorë dhe i drejtohen rrugës kryesore në këmbë, “të huajit” kjo pamje i jep shëmbëlltyrën e një mase emigrantësh të cilët ikin ne drejtim të paditur, për të parë e kuptuar arsyen vetëm pak çaste më vonë të takimit me njerëzit që i presin tek rrotullamja para bustit të Shenjtores tone kombëtare. Nuk i kishte ndodhur kurrkund tjetër në udhëtimet e tij të shumta anembanë rruzullit tokësor, që një popull të ishte kaq “efikas” dhe “i përpiktë” në aeroport.

Në fakt “i huaji” zbulon se ligjet e “Likurgut” nuk imponohen nga disiplina e hekurt e racës sonë, por nga “dikushi” që s’ka lidhje me sojin e “atyre” që kur zbriti i pa tek relaksoheshin në kafenetë e aeroportit… Ajo që zbulon direkt pas traut te pikës së daljes, duket se është çelësi absurd i enigmës të “marrëzisë së fundit” të “Likurgut”… dhe në të njëjtën kohë zhgënjimi i “të huajit” përkundrejt vlerësimit të nxituar paraprakisht ndaj disiplinës së njerëzve të këtushëm!

Në një tabelë të posaçme, ai lexon:

1-4 min— Pa pagese

4-10 min— 300 Lek

10-30 min- 500 Lek

30-60 min- 1000 Lek

Në këtë moment, mëndja e të “huajit” pëson një “rënie” të mëtejshme logjike, dhe i kujtohet një anekdotë i vjetër që ia kish treguar një vendas për beun e Rakickës, i cili vuri priftin me zor kundër vullnetit të vet, të kërcente në dasmën e tij nën kërcënimin e “kaput-koka”, veprim ky që i dha shkas popullit tonë për të përdorur shprehjen: Kërceu prifti nga belaja!

Në rastin konkret, populli tonë kërcen si prifti nga belaja e monopolit “të huaj” të “Rinasit”…

4 komente në “Rina, Rina, Rinasss”

  1. PR says:

    hey ed, when have you started writing and publishing?

    that’s great by the way!

  2. stili says:

    Titulli, si stili shkrimit te Greg Rames.
    Pothuaj i njejti frymezim.

  3. pijaneci says:

    edi ka filluar te shkruaje vetem kur behet tape.te pakten t’i beje korigjimet pasi t’i dale pija.apo nuk i del asnjehere pija,se i kap gota goten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje