Nga Ilir Yzeiri
Në demokracinë e Athinës një gjykatës i zgjedhur mund të denoncohej përpara asamblesë së popullit vetëm për tre krime: konspiracion kundër demokracisë, tradhti në favor të armikut dhe korrupsion. Të mos harrojmë se gjyqtari i zgjedhur ishte ndër autoritetet më të mëdha të kohës. Pra, grekët e lashtë i kishin të shenjta demokracinë, atdheun dhe zyrtarin korrekt. Natyrisht, të hidhesh deri në viset e Greqisë së lashtë për të shpjeguar apo analizuar problemet që ka sot demokracia shqiptare është një inkursion donkishotesk, sepse vetë shqiptarët nuk durojnë dot shumë filozofi dhe nuk të ndjekin dot nëse ti i tjerr gjërat gjatë apo hollë.
E dyta, ne ndodhemi në atë fazë të zhvillimit demokratik që demokracinë jo vetëm që nuk po e nxëmë apo nuk po e implementojmë, por, përkundrazi, më keq akoma, me fraza provincialësh mundohemi të justifikojmë një regjim oriental, tribal, fisnor e mafioz. Praktikisht fushata elektorale ka filluar dhe nëse ti e sheh me kujdes ajo jo vetëm që nuk ka gjë të përbashkët me fushatat në vendet demokratike, por është më keq edhe se fushatat që bëhen për të zgjedhur ndonjë administrator ndërmarrjeje. Mirëpo dukuria që po zotëron dhe po mpin jetën shqiptare është berishizmi. Sipas meje berishizmi është korrupsion dhe nacionalizëm. Sistemi qeverisës që ka ndërtuar Berisha mbështetet fund e majë mbi korrupsionin dhe klientelizmin. Paratë publike shpenzohen vetëm në interes të ruajtjes së pushtetit dhe besnikët e kryeministrit mund të bëjnë çfarë të duan me fondet publike. Berishizmi përfshiu si një përmasë të re edhe kultin e familjes. Pra, pasurim me çdo mjet dhe me çdo kusht për vete dhe familjen. Në shërbim të kësaj skeme është një pjesë e madhe e medies për të cilën sponsorizon deri edhe Ministria e Mbrojtjes.
Korrupsioni në Shqipëri nuk është thjesht një mitmarrje banale. Jo. Është një sistem që funskionon sipas parimit që fondet publike duhet të kalojnë nga duart e klientëve të kryeministrit dhe të familjarëve të tij. Për të përmendur vetëm një shembull: një nga mbesat e familjes është në krye të institucionit që kontrollon skemën e financimit të shëndetësisë. I shoqi i saj është aksioner në një bankë nëpër të cilën kalojnë të gjitha shërbimet ekonomike të një pjese të ekonomisë shqiptare. Ky sistem kapilar korrupsioni që është instaluar në Shqipëri e ka bërë të patundur familjen kryministrore dhe berishizmin një dukuri që nuk shqitet kollaj nga jeta e këtij vendi.
Berishizmi është edhe nacionalizëm sepse Berisha, tani që Kosova është shtet më vete, shihet nga pjesa më e madhe e veriorëve të këtij vendi dhe Kosovës gjithashtu, si modeli antikomunist i ortodoksëve të jugut. Edhe në krizën e vitit 1997 kur amerikanët u mobilizuan fort që ai të largohej nga pushteti, këtë e bënë jo se Berisha dhunoi demokracinë, por se ai filloi të imitonte Tuxhmanin dhe po bënte deklarata që, sipas amerikanëve, mund të ndiznin luftën në Ballkan. Deklaratat që po bën tani Berisha janë të sinqerta dhe të llogaritura mirë. Berisha nuk largohet nga pushteti me zgjedhje. Këtë e dinë shumë mirë si ambasadori amerikan në Tiranë si partnerët e tjerë të Shqipërisë. Mirëpo Berisha po punon për një skenar tjetër. Në rastin që opozita mund të protestojë dhe mund t’i bëjë thirrje popullit për të mos lejuar vjedhjen e votave, Berisha i ka gati mbështetësit e tij nga Kosova e Maqedonia të cilët mund të provokojnë lloj lloj incidentesh etnike, vetëm e vetëm që ndërkombëtarët dhe amerikanët kryesisht të deklarojnë se ne na intereson stabiliteti dhe jo demokracia. Berisha është nacionalist sepse nuk do Shqipërinë, por do pushtetin e tij dhe do të mbrojë pasurinë e pamatë që ka vënë në këta vjet.
Nacionalizmi atij i duhet që të ruajë me çdo kusht ndikimin mbi këtë vend. Lidhja që ka ai me lobet serbe të tipit Fazlliç e kanë konsoliduar tashmë miratimin që ai ka marrë nga agjencitë më të rëndësishme amerikane e perëndimore në përgjithësi, që të të sundojë në këtë vend dhe të ruajë stabilitetin. Ndaj klithmat nacionaliste të Berishës duhen marrë seriozisht, sepse ashtu si në vitin 1996, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, ai do të ndezë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin. Në anë tjetër, Edi Rama ka zgjedhur opozitën e vakive. Ai po shfaqet i lodhur dhe i drobitur dhe shfaqet në tv sa herë që ka bërë të bërë ndonjë qokë pas ndonjë varrimi, apo në kujtim të ndonjë të vrari. Natyrisht kjo është një politikë njerëzore. Mirëpo ai ose nuk mundet ose ka frikë ose e di që me vota Berishën nuk e mund dot. Po atëhere çfarë duhet bërë? në këtë pikë Kreshnik Spahiu ka të drejtë. Pa u rrëzuar Berisha nuk duhet të bëhen zjgjedhje. Më 23 qershor do të jetë vonë. /Shqip/
Nuk asht ksi ”burrit”,BACA sali qy ka lind ne veri.
Ai e don fort Shqypnin,por jan do komunista-ortodoksa nga JUGU,qy dun me i vu flaken kesaj Bukuroshe te Dheut.Prandaj edhe i ka mbledh do trima prej kosovet dhe maqedoniet.
Po mire ore Ilir Sala eshte korrupsion dhe Nacionalizem , po te pakten e paska nje te mire _-Nacionalizmin
Po PS-ja ca eshte ??: Korrupsion dhe Internacionalizem ..?
Se qe PS-ja eshte e koruptuar kjo dihet boterisht , por Internacionalizmin pse e vazhdon PS-ja , apo ecen sipas tradites se Dulles ??
PS-ja del qe nuk ka azgje te mire ..duket sikur i serben vetes dhe …dihet kujt, Mitropolise greke, po jo shqiptareve
Ilir ore, po njecike pershtypje nuk t eben ty si njeri i medias se Lire, qe nje institucion fetar ne Shqiperi dhe ne mes te Europes aplikon standartet e Al Kaedas kunder Artit dhe kultures ne vendin tone ???
Dhe aq me keq qe autori i asaj vepre eshte nje politkan i larte i krahut tuaj …
.Juve more shoku Ilir nuk ndjeni aspak detyrim moral kur Artit ne Shqiperi,
ne shekullin e 21, ekzekutohet me “plumb prapa koke ” nje veper Arti nga talebanet e Mitropolise se Korces ????
Ti IDIOT KE 100 % IDIOTESI BRENDA TEJE. SI REZULTAT TI RAIMOND TE TE HYSH PER NDONJE REMONT SE PO NGELE KESHTU KEQ DO TI KENE PUNET ATA QE TE TE RRETHOJN
Mos me shani se ju e dini cfar jam une o njerez.
Une jam nje cope dru, nje gdhe, nje gomar me nji fjale.
Mos ma vini re, se dikur ne Vlore kap pas ngrene nga prapa nje nga ato l…. qorre qe permendi vlora 1. Nuk kam faj o vellezer.
Sa idiot qe je o rajmond. Qekur je bere demokrat ti, se ti te can bythen me kohen e Enver internacionalit. Qeke vertet trap.
Ketu ka per drejtesi ore idioter nuk ka per tifozllek partish , me rrofshi koken e qilloit
O Raimond meqe ke jetuar ca kohe ne Vlore kam nje pyetje-Ke ngrene ndonjehere ndonje loqe qorre?-sepse dukesh si shtatzane more djale
Ju ktheva nje PErgjigje po ky e ka hequr –
Mos beni si te forte pas lop topit o minjte e haleve . po flisni tamam me llogjike se jeni shume te neveriteshem –Te shpifurit e dreqit
Jeni komplet meshkuj langaraqe ……me nivel IQ-je me te ulet se ky imi
Zoti Ilir Yzeiri,ka te drejte ne friken e vet ,sepse ,fundja eshte edhe tona kjo frike.
Imagjinoni ,vetem per pak,nje bashkim me Kosoven… do te shtohen me qindra mijera veriore ,qe padyshim do te votojne Berishen apo ndonje si Berisha,pra, perhere ne do te qeveriseshim nga ndonje qeveri malokesh…
Qe ketej edhe injorimi qe Partia Socialiste i ben bashkimit kombetar,sepse eshte e vetedijshme qe do te votohej shume pak nga maloket e Kosoves dhe Maqedonise…
Qe ketej edhe frika e gjithe partive te majta(te themeluara e drejtuara nga intelektuale e politikane me origjine nga Jugu) ndaj bashkimit te shqiptareve.
Per mua ,kane te drejte socialistet qe jane kunder bashkimit me Kosoven sepse nje gje e tille do te prishte shume ekuilibra mes komuniteteve ne vend,sidomos atyre fetare…
Ne orthodokset do te ndjeheshim edhe me shume te rrudhur,kurse maloko-muzulmanet do te bymeheshin edhe me shume.
PS-ja i ka parasysh te gjitha keto rrethana,prandaja mban kete qendrim ,qe per mua eshte shume i drejte,ndajbashkimit te allvanoseve.Ju flm.
Shkrim shume real, po nuk u shporr SRB nuk ka zgjedhje.
Konkluzioni i AK eshte mëse i vertete – pa ikur Berisha nga pushteti nuk ka zgjedhje te lira. Edhe nese fiton opozita, ai do te vjedhe aq vota sa te mund te behet faktor e te pengoje te gjitha proceset qe do te kerkojne 2/3 e votave, per te detyruar ata qe do te jene ne pushtet (çfarëdo koalicioni pa Berishen dhe Meten) qe ti bejne leshim pas leshimi, e ti shpetoje gjykimit.
Shpresoj te mos i shpetoje gjykimit te Zotit!
SHKRIM REAL EDHE PSE ‘ FORCEN’ E BERISHES E NXJER EDHE JASHTE KUFIJVE.
Pa analizuar e komentuar shkrimin,media e ketu kam parasysh median qe jep informacion e jo qe gazetaret bejne llustraxhinj duhet te mos harrojne nje gje te lene 22 vjet pas dore:POPULLIN.
Tek ne nuk dihet sa popull jeton,sa eshte elektorati ne raport me te e sa pjese e elektoratit voton Po nuk u be ky dallim nuk mund te behet asgje tjeter.
ESHTE ME SE NORMALE QE SHQIPETARET NUK KANE NEVOJE PER ZGJEDHJE POR PER ZGJIDHJE.Zgjedhjet e qershorit edhe po u bene rrasti me i favorshem per popullin do jene qe te behen prape pas 3 muajsh sipas standarteve qe kerkohen ne gjithe boten ku ka shtet.
Te shkruash keto fjale eshte me te vertete nje shenje e nje tronditje te rende psiqike.
“Berishizmi është edhe nacionalizëm sepse Berisha, tani që Kosova është shtet më vete, shihet nga pjesa më e madhe e veriorëve të këtij vendi dhe Kosovës gjithashtu, si modeli antikomunist i ortodoksëve të jugut. Edhe në krizën e vitit 1997 kur amerikanët u mobilizuan fort që ai të largohej nga pushteti, këtë e bënë jo se Berisha dhunoi demokracinë, por se ai filloi të imitonte Tuxhmanin dhe po bënte deklarata që, sipas amerikanëve, mund të ndiznin luftën në Ballkan. Deklaratat që po bën tani Berisha janë të sinqerta dhe të llogaritura mirë. Berisha nuk largohet nga pushteti me zgjedhje. Këtë e dinë shumë mirë si ambasadori amerikan në Tiranë si partnerët e tjerë të Shqipërisë. Mirëpo Berisha po punon për një skenar tjetër. Në rastin që opozita mund të protestojë dhe mund t’i bëjë thirrje popullit për të mos lejuar vjedhjen e votave, Berisha i ka gati mbështetësit e tij nga Kosova e Maqedonia të cilët mund të provokojnë lloj lloj incidentesh etnike, vetëm e vetëm që ndërkombëtarët dhe amerikanët kryesisht të deklarojnë se ne na intereson stabiliteti dhe jo demokracia.”
Pershendetje “profesor”, por gjej ndonje mjek psikiater sepse ke mberritur ne nje shkalle te larte rrezikshmeri.
Nuk e di se çfare termi te sakte mund ti vendose mjeku semundjes tende!
Nuk eshte faji i askujt, qe ti vuan nga crregullime bipolare.
Meleku….firmos peticionin e Xhozit sa nuk eshte vone….Ke rast te thirresh intelektual…
Personalisht jam me ju. Pa u rrezuar Berisha nuk duhet te kete zgjedhje. Por mua me habit nji diçka tjeter? Vertet qe ju i besoni Z; Kreshnik Spahiu. Krahut te djathte te Berishes A mos eshte kjo loja. Sa per Edin po ,eshte vertet shume neglizhent, shume i ndrojtur, Sikur ka vrare EDi dhe Jo Saliu. Edi duhet te tregoje dhembet Berishes. Kjo nuk po ndodh. Mos keto martesat qe bejne keta socialistet ,jane vertet ne favor te Berishes. Dhe Nano keshtu beri. Athere i bie qe nqs EDI ka b….ta mbaje PS ok ne te kundert te japi dorheqje dhe te shkoje ne Vjene ose Paris.
Artikull i mire, bravo Ilir. Megjithate mund te them se para nje shteti ligjor te gjitha keto qe ka ndertuar Saliu si keshtiell rere bien. Ta them une se para ligjit, kur ligji respektohet Saliu qan si femi. E ke pare Gedafin kur e gjeten si mi ne tub. “C’fare keni me mua! çfare u kam bere!” u thote Gedafi ketyre banditeve, e dridhet nga frika. Ashtu do te jete edhe Saliu e familja e tij para ligjit. Pasi gjithe pasuria e krijuar eshte vjedhje, monopol, lidhje me trafiqe droge armesh e droge. Shteti Italian sekuestron mesatarisht dhjete miliard euro ne vit mafieve, dhe kur sekuestrojne pasurine askush nuk pyet cila eshte vene me ligj e cila pa ligj. Eshte pasuri mafioze e basta.
zamira-ka te drejte por sikur te ishim ne loje gjelash.Pikerisht kete kerkon Saliu te zihet me opozitarin e radhes e populli te arratiset e militantet te gajasen.Edi rama mund te kete shume difekte e nuk di ne se kemi tjeter person te provuar me pune me te mire por nje gje je duhet ti ruhet’lufte balozash’.Demokracija po arritem ta shijojme nuk flet ne njejes si e kemi ngrene ‘TEKUN’deri me sot por ne shumes.Lider shipi socialist duhet te reformohet brenda vehtes e te nxjere jashte loje ‘ustallaret’ brenda partise qe edhe ata mezi presin te shohin estraden e radhes midis Sales qe mezi pret e RAMES.
Z . apo Zonja SH. K eshte e vertete ajo qe thoni ju. Nuk bie me poshte lidershipi socialist nga ai i PD; Korrupsioni eshte nga te dy anet. Ndaj une sot ndihem e pa sigurte dhe e trembur. Kete vit munda te shikoj shume vila me 2 apo 3 kate ,te kompletuara si sulltanet e qemoçem . Ku i gjejne keto te ardhura? si i fitojne Pse ne nuk kemi 2 m vend. Apo e kemi kur te vdesim. Personalisht jam e shqetesuar dhe e tronditur thelle. Me duket se politikanet luajne kuka mçefti!!!!!!
shkrimi eshte i mbrekullueshem,por s’di pse mu kujtua ajo fabula me minjt dhe macen…Eureka! Macen do e degjojme nga do qe shkon,kur ti kemi varur zilen ne qaf! Pra, do ruajtur nje caste kur ajo te jete duke fjetur dhe… po mire xhanem po,kush do shkoje qe t’ia vare kete plumb,(Me falni),kete zile?! Juve po u flas z. Kreshnik Spahiu,sepse e ke thene sa here edhe ditet e shkreta po mbarojne,ok? Ok thuaj…
Cfare duhet bere?-thoni ju zoti Ilir. Edi eshte ende ne gjume. Ai po e tund, nuk po e shkund djepin ku ka rene populli opozitar. Dhe ne kete menyre po e ve ne gjume ate dhe po e trullos shpirtin opozitar.
Konstaton dhe numeron hilet e Berishes, pa hyre ne zgjedhje. Po c’duhet te beje? Te protestoje. Te ngreje popullin ne kembe.
Deklaron se me ndarjen e mandateve si ne 2009, berisha i mori nepermjet KQZ dhe parlamentit 4 mandate. Vetem konstaton. Po kush preket e mallengjehet nga keto konstatime. Askush ne Shqiperi. Askush ne bote.
Po c’duhet te beje? Ate qe i ka thene Kreshnik Spahiu. Dilni ne menyre demostrative nga parlamenti. Hiqi njerezit e tu nga KQZ. Mendoni nje cast. Bertiten ne parlament se Berisha po u mer ne tavoline 4 deputete. Po me vone? Heeshshtjee… Asnje fjale.
Zoti Ilir. Thuajani ju gazetaret Rames. Po e fillon ndeshjen me berishen ne disavantazh te thelle. Deri tani ndeshja eshte 4:0 per Berishen. Dhe gjasat jane qe deri me 22 qershor ta thelloje avantazhin.
A do te jete ne gjendje Rama qe me 23 qershor, ta permbyse rezultatin e ndeshjes. Kohe shtese nuk ka…
Rrezimi i Saliut,por si?Me rrevolta e drejte do te ishte,por ka kosto te larte dhe nuk i sherben demokracise,sepse eshte dhunuar,goditur,lodhur!…Meta dhe Idrizi jane nje mundesi,por qorrsokaku i tyre eshte pa shprese edhe pse e dine se askush nuk i do duke mbajtur Berishën!Duhet mbrojtur me force vota!Me vigjilence!Njeri nga ata te Shkodres,qe nxoren me zero PS,tregonte ne Itali,ikur nga PD,se mjafton nje flete votimi te dal e pahedhur ne kuti,(hidhet nje flete kotë dhe per kete qendra e votimit duhet anulluar)shkohej tek “ustai”ne nje klub a shtepi qe te jep ate flete votimi me vule dale nga ai qe hodhi leter kotë,ne kuti,dhe e plotsuar për PD,vota te jepet ty,Ilir Yzeiri,qe do 50 mije leke,dhe ti shkon me kete si AS,nen këmishë,merr fletën e votimit ne qender,nuk e hedh ate,por e fut ne xhep dhe hedh ate qe ka “votuar”ustai per PD.Votove?Shkon tek “ustai”atje,dorzon fletën e pashënuar,merr 50 mije leket dhe ikën.Ate flete e merr,pershembull,B.Matraxhiu,qe vjen aty per te votuar..”.Ustaj”ja ka bere gati…Keshtu delet me zero…Tregon miku qe ka mbeshtetur Jozefinen ne Shkoder dhe tani eshte larguar ne Itali…Kuptohet perse veprohet keshtu dhe si duhet te jete vigjilenca ne qendren e votimit.Ka edhe unaza me boje ruse,si ne Berat qe Kryetari i Qendres,x nxori me te tjere 3000 flete te pavlefshme se shkarraviste fletën me unazë Kur ishte per PS.Brace me qorrat e PS,nuk e dine ende kete “teknologji”,ndaj Berisha nuk duhet te kujdeset per zgjedhjet,por qeveri teknike.Por Meta lepin fekalet e Berishës.Dhe thote jam i majtë!…
O Ilir dihet qe veriu e voton kete islamik sepse PS i duket parti e jugut dhe orthodoksesh.
Puna eshte qe dhe me votat e veriut ai prape nuk kalon 35% po kur ke opozite te dobet c’do gje i lehtesohet.
Nje shkrim pjeserisht i drejte por perfundon me nje paqartesi mendimesh, te mos themi me nje dilentalizem te te berit analizen e gjerave.
E drejte eshte thenia qe Berisha per shkak te mbajtjes me dhune te postit qe ai ka grabitur(nuk e fitoi asnjehere me vote ate post), eshte gati ti veje zjarrin te gjithe rajonit. Sali Berisha e di shume mire se ne cfare niveli te ulet zhvillimi shoqeror eshte nje pjese e madhe e shqiptareve, sidomos veriu i Shqiperise dhe shqiptaret ne Kosove dhe Maqedoni, prandaj shpreson ne deklaratat e tij “nacionaliste” qe te kete mbeshtetje nga kjo pjese anadollake e shqiptareve. Sali Berisha shfrytezon injorancen ne mase te gjere qe mbizoteron ne keto zona ku jetojne shqiptare, per te “ruajtur” pozicionin e tij si “nacionalistin me te madh” te te gjithe koherave. Driteshkurtesia qe i karakterizon shqiptaret, ben te mundur lindjen dhe mbajtjen ne jete per nje kohe te gjate te tipave si Sali Berisha. Faktet qe Sali Berisha eshte tradhetar i kombit, eshte njeriu me i korruptuar, eshte njeriu me negativ i te gjitha koherave, jane te shumta dhe shume te qarta per tu kuptuar nga cdo njeri. POR, driteshkurtesia e shqiptareve dhe paaftesia e te berit drejtesi, ben te mundur qe nje njeri si Berisha te qarkulloje akoma i lire dhe te vazhdoje te perhapi helmin e tij ne tere hapesiren ku jetojne shqiptare. Ne nje shtet tjeter, ky njeri do te ishte futur me kohe pas hekurave dhe nuk do te dilte me ne mes te njerezve.
E gabuar eshte hedhja e mendimeve(ne fund te shkrimit) qe shfaqet ne kete rrjesht: “Mirëpo ai ose nuk mundet ose ka frikë ose e di që me vota Berishën nuk e mund dot.”….Rama as nuk e ka frike Berishen dhe as eshte i mendimit qe Berisha nuk mundet dot me vota. Berisha eshte mundur gjithnje nga vota e shqiptareve, por ai i ka manipuluar zgjedhjet duke perdorur zagaret e tij te verber qe ne menyre kriminale tjetersuan vullnetin e shqiptareve. Problemi i Rames dhe kujdo tjeter qe deshiron te sjelle te pakten nje shtet ligjor ne Shqiperi eshte natyra moskokeçarese e shqiptareve qe i ka karakterizuar gjithnje. Shqiptari vret e pret vetem kur i shkelen interesat e tij vetjake, por kur eshte puna qe shkelen interesat e perbashketa te komunitetit ku ai jeton, ai eshte shume pasiv. SHQIPTARI NUK E KA TE KULTIVUAR NDJENJEN E BASHKEJETESES NE SHOQERI!
Cfare thua mor I.Yzeiri?? Berishizmi eshte….edhe nacionalizem???
Te dinja me te zgjuar e me te drejtperdrejt!
Berishizmi ,nuk ka asgje te ngjashme me fenomenet socialpolitike,sic eshte ideologjia,nacionalizm,shtetformimi etj.
Berishizmi eshte bje fenomen antisocial,antinjerezor.Eshte nje amalgame primitivizmi,tribalizmi,ligesie kafsherore e psikopatizmi sadist (Salist).
Shikoni si eshte katandisur Shqiperia per shkak te berishizmit!
Zoti Edi Rama eshte alternativa e duhur dhe shpetimtare per kete vend.
Zoti Rama,ka epersi te dukshme nga Berisha,qe me te drejte komentuesit e quajne verior malok.
Epersia e zotit Rama duket ne disa aspekte:
1.-Eshte me origjine nga jugu dhe orthodoks.
2.-Afeksioni i tij i njohur per familjen(dashuria per te afermit e tij;babain,gruan ose me mire grate e tija).
3.Modernizmi,tipik i tija,i cili ka shembur shume tabu ne shoqerine e prapambetur dhe patriarkale shqiptare.
4.Mosha me e re se e kundershtarit.
5.Ndjeshmeria ndaj minoriteteve,sidomos ,ketij me kryesorit(tonit).
Sa u perket pikave te dobeta , do te vecoja:
1.-Alergjine e njohur ndaj muzulmaneve(duhet te beje dicka,t’i marre me te mire barem).
2.-Snobizmin e njohur po ashtu ndaj verioro-malokeve,edhe per kete duhet te beje dicka,se per vota behet fjale(nuk i kushton gje Rames qe kur te shkoje ,atje,ne veri, te perpiqet te flase ne dialektin vendas,sepse edhe zoti Nano e ka perdorur me sukses kete;fundja maloket nuk se kerkojne shume…).
Patriot Shqiptar me telekomandë Serbe .
6 deri më 23 shkurt shkurt të vitit 1999 zhvilloi punimet Konferenca e Rambujesë për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Përfaqsuesit i Kosovës pranuan propozim-marrëveshjen e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e krizës në Kosovë. POR NË KËTË KOHË NJË ZË I FORTË NGA TIRANA MBËSHTESTE SERBËT, DUKE SHANTAZHUAR KOSOVARËT ME FJALËT “KUSH FIRMOS NË RAMBUJE ËSHTË TRADHËTAR I KOMBIT”. Kosovarët se dëgjuan këtë zë që shkonte me interest Serbe, të cilët mbrojtën qëndrimin që trupat e NATO-s të mos lejohen të kalonin nëpër Serbi, dhe forcat në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
KY MEGAFON SERB SËRISH THËRRET NË TIRANË TASHMË PËR PATRIOTIZËM
Po të kishin dëgjuar shqiptarët këtë jenicer serb nuk do të kish pasur me 24 mars 999, bombardime të NATO kundër masakruesve Serb të popullcise shqiptare.
Tani është po i njëjti që faforizon bizneset Serbe ne teritorin Shqiptar në dem të atyre kosovar.