Histori e Kosovës apo defter turk?

4 Shkurt 2013, 16:05Blog TEMA

Nga Imer Mushkolaj

Mund të ndodhë lehtë që pas disa dekadash stërmbesat e stërnipat tonë të mësojnë në libra historie se Republika Federale e Jugosllavise/Serbia nuk ka vrare e prere ne Kosove. Deri atëherë është e mundshme që Kosova e Serbia të bëhen shtete mike dhe Beogradi të kërkojë nga Prishtina që t’i pastrojë librat e historisë nga disa terma “të pakëndshëm”, respektivisht ta ndryshojë historinë. Njësoj siç po ndodh tash, me kërkesën që shteti turk i ka bërë Kosovës.

Shumë dekada pasi ushtarët e Perandorisë Osmane dëbuan e dënuan, vranë e prenë shqiptarë, ua hoqën kokat e i ngulën në hanxharë, Turqia po kërkon që historia që e mësojmë të ndryshohet.

Tashmë është propozuar që në librat e historisë të shkollës fillore fjalët “dhunë” dhe “vrasje” të zëvendësohen me “pushtim” e “burgosje”. Ose, ta zëmë, fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” të fshihet tërësisht. Madje, edhe fjala “ashpërsi” është propozuar të shndërrohet në “ndërhyrje ushtarake”, kurse “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”.

Pra, sipas kësaj, del se Perandoria Osmane nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo ka qenë e ashpër me shqiptarët. Ajo vetëm ka sunduar, burgosur dhe ndërhyrë ushtarakisht!

Gjithë këto marifetllëqe i ka propozuar komisioni i caktuar nga ministri kosovar i Arsimit, pas vizitave që i bënë Kosovës “vëllezërit” turq – kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ai i Arsimit.

Thjesht, shteti i Kosovës iu nënshtrua vullnetit politik të shtetit “vëlla” turk dhe nisi procesin e ndryshimit të historisë shekullore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane. Thuajse bëhet fjalë për diçka fort të parëndësishme, e jo për shekuj të tërë jete e identiteti shqiptar, që dikush me lehtësi zgjedh t’i fshijë ose t’i falsifikojë.

Nëse pranohen propozimet e komisionit, atëherë del se historia nuk është ndryshuar, por është falsifikuar. Me zor.

Nëse propozimet e komisionit merren si të mirëqena, atëherë në librat e historisë do të arsyetohen të gjitha të zezat e kryera ndaj shqiptarëve nga perandoria e dikurshme. Ose nuk do të mësohet fare për to, sepse do të fshihen sikur të mos kishin ndodhur asnjëherë.

Propozimet e komisionit janë ndërhyrje të rënda në historinë e një populli. Janë të kuptueshme iniciativat për heqjen nga librat të paragrafëve fyes ndaj turqve dhe Turqisë, por vrasjet, masakrat, dhunimet, torturat, përndjekjet kanë ndodhur dhe nuk kemi si t’i “zbutim”. Aq më pak është e papranueshme që ndryshimet provohen të bëhen me dekrete politike, e jo si rezultat i hulumtimeve shkencore nga historianët, të cilëve u takon të merren me këtë punë. Politika nuk duhet të përzihet në shkrimin e historisë, pavarësisht se dikujt nuk i pëlqejnë faktet që prezantohen.

Turqia nuk është Perandoria Osmane dhe shqiptarët nuk e identifikojnë atë me perandorinë e dikurshme. Historianët duhet të sqarojnë këtë ndryshim në dukje të vogël, por shumë domethënës. Por jo edhe të shkelin mbi parimet themelore të shkencës, duke falsifikuar fakte për hatër të Erdoganit ose kujtdoqoftë tjetër.

Shumë më e rëndë se ndonjë fjalë e “pakëndshme” që mund të haset në libra historie ka qenë jeta e shqiptarëve nën perandorinë, e cila, madje, ndryshe nga ç’bëri me kombe të tjera në Ballkan, shqiptarëve nuk u lejoi shtet të pavarur. Po ashtu, nuk kurseu masat represive për islamizimin dhe nënshtrimin e tyre.

Është e pandershme të thuhen e shkruhen gjëra të paqena, siç është fyese që shekuj historie të ndryshohen sipas tekave të politikës dhe me qëllime thellësisht jofisnike.

Para pak ditësh, në prag të Ditës së Kujtesës dhe pak ditë para 80-vjetorit të marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri, kancelarja gjermane Angela Merkel kujtoi se Gjermania ka “përgjegjësi të përhershme për krimet naziste, për viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe, para së gjithash, edhe për Holokaustin”.

“Duhet ta themi në mënyrë të qartë, brez pas brezi dhe ta rithemi, me guxim dhe kurajë civile, edhe secili nga ne mund të kontribuojë, derisa racizmi dhe antisemitizmi të mos kenë asnjë shans”, tha ajo.

Por ndryshe nga Merkel, udhëheqësit e lartë turq, në vend që të marrin përgjegjësinë që u takon për të bëmat e paraardhësve të tyre, kanë zgjedhur të shtrembërojnë historinë. Kanë gjetur një shtet të brishtë dhe njerëz të dobët brenda tij që ta realizojnë skenarin e mbrapshtë. Kanë gjetur “vëllezër” që falsifikojnë.

Natyrisht, secili nga ne e kupton se Turqia është shtet mik dhe partneri më i rëndësishëm i Kosovës në rajon. Por nuk duhet assesi që udhëheqësit e saj të keqpërdorin këtë miqësi dhe të kërkojnë – mbase edhe të kushtëzojnë – ndryshimin e historisë.

Kjo qasje aspak korrekte e Ankarasë ndaj Prishtinës duhet kundërshtuar. Miqësia nuk nënkupton edhe vasalitet ndaj dikujt. Qoftë edhe nëse ata janë “vëllezërit” turq.

Mbase është e tepërt të thuhet se, nëse nuk mësohet nga historia, ajo mund të përsëritet. Ne po na falsifikohet.

19 komente në “Histori e Kosovës apo defter turk?”

  1. Ben Chicago says:

    je shume i sakte zoteri Imer Mushkolaj
    erdogani duhet te kerkoje falje popujve per mizorite turke ne shekuj ,
    vecanerisht shqiptareve qe ne krahesim me popujt e tjere te pushtuar i ka trajtuar si te dores se trete

    1. Doni ALBO says:

      E kane bere historine tashme qenef turku…..S’na mbetet asgje vetem te dhi..jme ne ato libra nqoftse ndryshojne.

    2. Bigbang says:

      Zoteri Ben Chicago si deshiron te te kerkoje falje turku ndryshe ku te del ne mbrojtje me qdo hesap tash shtetin TURK dhe shtetin e KOSOVES nuk mundemi ti bejn qe te kapen duke u puthur ne faqe si femija veq nje thanje te them se aji qe te kerkon falje apo te shtrin doren mos i kthe shpinden se ate e ke tradhtar dhe te pabes gjate gjithe jetes kurse turku ska nevoj te kerkoje falje se aji kerkim faljen e ben me vepra e jo me fjal boshe si shume shtete tjera qe e bejn se populli shqiptar ska nevoj÷ per fjal po ka nevoje per vepra se me fjal jemi te ngupur duam vepra e veprat i ben vet turkia ndaj shqiptarve .

    3. Kosovare says:

      Zoteri Ben Chicago si deshiron te te kerkoje falje turku ndryshe ku te del ne mbrojtje me qdo hesap tash shtetin TURK dhe shtetin e KOSOVES nuk mundemi ti bejn qe te kapen duke u puthur ne faqe si femija veq nje thanje te them se aji qe te kerkon falje apo te shtrin doren mos i kthe shpinden se ate e ke tradhtar dhe te pabes gjate gjithe jetes kurse turku ska nevoj te kerkoje falje se aji kerkim faljen e ben me vepra e jo me fjal boshe si shume shtete tjera qe e bejn se populli shqiptar ska nevoj÷ per fjal po ka nevoje per vepra se me fjal jemi te ngupur duam vepra e veprat i ben vet turkia ndaj shqiptarve .

  2. arif qenefi says:

    partneri me i rendesihem eshte Shqiperia o zymbyl, pastaj vjen Sh.B.A. Se nje here te kollitet nendaja RUSI “vellai” turk shkon te beje cicin ne marmara…

    1. Imi says:

      Pash ty, Qenef, a ben te me “perkthesh” kete qe shkrove? Nuk te kuptoj dot mor cun! Ku e e ke sensin ti me kete shkrim?

  3. i pavarur says:

    ju pershendes z Imer dhe ju pergezoj per kurajon me te cilin e trajtoni problemin, ne kundershti me frymen qe perhap ne shqiperi k spahiu qe duket si haxhi qamili me floket me xhel

  4. aleksandri i madh says:

    Poshte dibicet e sulltanit dhe serbit qe drejtojne Shqiperine dhe Kosoven.

  5. dritani says:

    Vella my ass!!!
    E ke thene qarte Imer: “ndryshe nga ç’bëri me kombe të tjera në Ballkan, shqiptarëve nuk u lejoi shtet të pavarur”.

    Por jo vetem nuk lejoi atehere, por neototomanet nuk e pranojne as tani qe ekziston nje shtet Shqiptar. “Vellai” Erdogan nuk e luajti menderen te uronte “vellain” e vogel shqiptar per 100 vjetorin e lindjes. Kam dyshime se as nje telegram nuk ka derguar.

    A e di pse Imer? Na konsideron turq.
    Nga ana tjeter kemi nje problem te madh: shume gjakprishur e ndjejne veten turq.

    Bravo per kurajon se si themi ne shqiptaret: “Gjaku s’behet uje”!!!

  6. S says:

    shkrim i goditur dhe i drejt…edhe ne shqiptaret duhet te kemi kujds se pas kosoves edhe historia shqiptare do manipulohet..eh turqi ta q… se ti e ke mare kete komb ne qafe..

  7. tourkofagos says:

    nje bravo gjigande per ty Imer,per realizmin tend,meriton cdo pershendetje.
    nje shuplake gjigande per gjithe bastardet turkoshqipfoles……

  8. laraska says:

    Ne fakt kjo eshte shume e rende per nje shtet. Do kete pasoja afatgjata dhe shume te rende per kosoven dhe psikologjine e brezave te rinj kosovar. Dhe ne fund si dihet, mund te aplikohet dhe ndaj zgjedhes serbe. U rroft atyre qe jane vrare e torturuar. Shqiptaret jo vetem qe nuk u lejoj shtet, por edhe gjuhen e shkollat tone nuk na kane lejuar. Dhe nese nje gje e tille lejohet ne Kosove, atehere pse qeka madheshtore ardhja e Skenderbeut ne 28 nentor? po shpallja e pavaresise me po me 28 nentor 2012 nga Ismail Qemali? Shume plane te frkshme keto per shtetin e ri shqiptar, dhe mbi te gjitha deshmojne se dhe Turqia dhe aq “dashamirese” nuk qenka. Kush eshte i sinqert i pranon fajet, kerkon te falur dhe vazhdon miqesine. Genjeshtra nuk eshte kurre zgjidhje.

  9. Adriatik says:

    C’do e keqe ne kete toke filloi kur erden islamiket.

  10. imeri nje shka qe flet shqip says:

    imeri nje shka qe flet shqip e din mire qe ato qe thote nuk jan te verteta, por njerzit shpifes kete pune cdo dite.

    imeri po mban haterin e serbeve tash?
    nese turq vran kend kan vra ata qe ju kan dalur para ne prite si cuba…
    shum tipa si imeri kan bere lufte cubash, lufte guerrile partizanesh neper shkurre.

    ushtria e perandorise turke e asaj kohe mos vall kishte nevoje te merrej me tipa si imeri?

    turqit kishin plane te medha e jo te hallakateshin me imera

    1. Ti je nje Turk qe flet nje shqipe te keqe. says:

      Edhe ti TURK prej Prizrenit je??

    2. dritani says:

      Ik mer turk qe s’di me mbrojt as atdheun tend, Turqine!

      Turqit plane te medhaja!!!
      Me thuaj nje!

      Ne 500 vjet, ne Shqiperine e sotme, ky shteti me “plane te medha” ndertoi vetem nje ure. Ik shih edhe Stambollin. Ne 500 vjet ndertoi vetem nje xhami.

      Administrimi turk ka qene fatkeqesia jone me e madhe.
      Mallkimi vazhdon se na la fature ca idiote si puna jote.

  11. Verter says:

    Zoti Mushkolaj,ashtu si edhe shume intelektuale kosovare,jane te ‘prekur’ nga nje semundje shume e cuditshme qe ka te beje me intimidimin e tyre nga diskursi apo ligjerimi i intelektualeve ,ketu ne Shqiperi,per ceshtje te ketij lloji.
    Eshte krejt qesharake,te ushqesh nje urrejtje fallco per nje perandori qe ka sunduar per shume shekuj ne nje pjese te madhe te botes dhe ne Ballkan!
    Intelektualet shqiptare,ketej dhe andej kufirit,me keto budallalliqe,justifikojne naivisht edhe retoriken serbe dhe betejen e kthyer mit tashme te para 600 vjeteve,qe ne fakt perdoret kunder shqiptareve…
    Turqia,sot per sot eshte aleatja me e madhe e Shqiperise, Kosoves ,shqiptareve ne pergjithesi.Por,segmente te caktuara ne shoqerine tone,individe me peshe ne opinionin publik shqiptare,qe njihen ne rrethet e interesuara si FILOGREKE,por edhe si FILOSLLAVE,po bejne c’eshte e mundur qe ta t’ua minimizojne shqiptareve kete aleance strategjike dhe krejt te natyrshme.
    Cdo shtet apo cdo vend i globit,do ta vleresonte shume kete aleance dhe do ta forconte me te gjitha menyrat,sepse eshte jetike per ne si vend me fqinj te ligj e te poshter(vete nderkombetaret e kane vene re kete sjellje shume te lige te fqinjeve tane).
    Zuzaret Janullatiste gjakprishur e gjakdhjere,filogreket,grekomanet e lloj lloj plehu kuterbues,po perpiqen me te gjitha menyrat qe Shqiperia dhe Kosova ta nenvleresojne kete marredhenie te posacme me Turqine.
    Zoti Mushkolaj eshte nje shqiptar i mire dhe i sinqerte,bile shume i sinqerte si shumica e intelektualeve kosovare,dhe nuk e di se me sinqeritetin e vet,po ju sherben padashka synimeve te ketyre plehrave filogreke janullatiste,por edhe atyre filoserbe…

  12. Petref Dollani says:

    Pershendetje Imer.Zera per rishikim e ndryshim e teksteve te historise jane prezente ne Shqiperi e Kosove .Edhe une kam qene i mendimit per nje riformulim te teksteve por ne sens te kundert.Nder ne ka njohje e sensibilizim te pakte te historise se kombit Shqiptar.Balzak shkruan se historia qe mesohet ne shkolle eshte larg asaj qe ka qene ne realitet.Ja bej nje krahasim te materialit shkollor me ate jashte shkollor te luftes se II (Dyte) boterore .Po zbres ne temen tone.Tekstet nuk bejne te qarte mire qe ne lashtesi ,nuk theksohn momentet si duhet.Lufterat shqiptaro-osmane , betejat e pafundme te pergjakshme,kishin nje shekull qe zhvilloheshin para epokes te ndriteshme e kulmore te GJERGJ KASTRIOTIT (Skenderbe) dhe pas saje.Fqinjet tane qendruan menjane dhe bashkepunuan ne masakrimin e popullit shqiptar,mbreti i Serbise ishte krushk me sulltanin. Masakrat qe u jane bere shqiptareve ne shekuj jane te pa shembullta e te pa krahasueshme.Shkruhet diku se ;ne vitet 1400,popullsia shqiptare dhe ajo angleze kane qene te barabarta (sote Anglia eshte mbi 60 milion,po SHBA ,Kanada ,Zelande e Re, Australi e gjetke).Gjithe fatkeqesite dhe coptimin e kemi nga perandoria osmane.Kemi qene me mendimin se Turqia moderne eshte distancuar nga perandoria dhe sulltanet me shume se kriminel.Ne vend qe lideret turq te mos lene rast pa i kerkuar falje popullit shqiptar dhe te perpiqen te shlyejne sadopak fajet e renda historike ,kerkojne t’i fshijne ato.Jo vetem,por ka perpjekje per te promovuar perandorine famkeqe si perparimtare.Kane gjetur ca lider e bashkpunetor me deficite te mdha ne formim e personalitet,te mjeret.Na duhet te shtojme botimet historike te popullit shqiptar ne lidhje me Turqine,Greqine Serbine.Te sensibilizo- -jme njerzit te mesojne historine e vete.kte e ka me te domosdoshme se askush populli jone.Duhen kryer dhe veprimtari te shumllojta.Tekstet shkollore kerkoet te pasqyrohen me te plota e te sakta veprimtarite antishqiptare,te shkruhet e te flitet me ze te larte kunder te gjithe traktateve dhe marrveshjeve antishqiptare.Po lexoi per se dyti me vemendje vepren 4 te te MADHIT FAN S. NOLI ,botim i V.1989;ku pasqyro- -hen ngjarjet shkencerisht me materiale burimore nga shume drejtime.Ne duhet te shohim e shkojme perpara por historine ta mesojme e te nxjerrim mesim.

  13. ajaxs says:

    ne shqiptaret jemi pasardhes te Ilireve ose te Pellazgeve.Por ne po argumentojme te kunderten. Ne po u themi te tjereve dhe sidomos fqinjeve tane se neve jemi Turqe dhe Arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje