Është një shprehje e vjetër latine: “mbrapa bujqve sedentarë fshihen ushtarët e armatosur”, e cila thekson sovranitetin e ushqimit. Këtë gjë e dinë mirë së pari profesorët e fushës së Bujqësisë dhe Ushqimit, të cilët kur futen në sqetullën e qeverisë, thonë të kundërtën, por e dinë mirë edhe vetë politikanët vetëm se ja vlen të ndalesh një sekondë, për të sqaruar diferencën mes tyre.
Në një shkrim të analistit të njohur Eduard Zaloshnja në lidhje me dilemën e LSI mbi vendimin mbi aleancat dhe aleatët, dukej në sfond si metaforë një anije në rrezik përmbytjeje, qe me solli kujtimin e të mbyturve në kanalin e Otrantos, por edhe të mbytur të tjerë ‘në kërkim të ushqimit’ pra në kërkim të sigurimit të ekzistencës së tyre, vetëm se fati nuk i ndihmoi dhe anija ku kishin hipur u përmbys kështu ëndrra e tyre sakaq u shua duke u kthyer ata vetë në ushqim për peshqit. Këtë dhimbje njerëzore shoqëria jone duket se e ka harruar, përderisa gjithë kohës dëgjojmë diskutime në lidhje me aleancat e mundshme dhe e gjithë kjo sigurisht në analize të fundit për të parashikuar një palë fituese, e cila do te marrë pushtetin, i cili pushtet nga çdonjëra palë qeverisëse në të shkuarën nuk është shfaqur në lartësinë e nevojave që ka pasur vendi. Nëpër dalje publike të ndryshme të partive të vogla, të cilat sigurisht janë pritëse të ftesave kemi dëgjuar deklarata të tilla si psh: partia jonë nuk do të jetë ushqim për dy partitë e mëdha, kjo është deklarata e LSI, e cila megjithëse tingëllon shumë heroike, është krejt e pa aftë t’i shpëtojë dot ligjeve të tregut, por mund t’i përshtatet atyre të Darvinit (pasi shumë analistë e kanë cilësuar kryetarin e saj si një politikan me ‘nuhatje’ të madhe)
Në natyrën e egër çdo qenie e gjallë është në kërkim të ushqimit të përditshëm dhe si mjet të fundit për të ekzistuar ajo përdor thjesht nuhatjen por gjithmonë edhe forcën, madje kjo e fundit është përcaktuesja. E keni parë ariun e uritur, në periudhën kur gjahu i tij fshihet duke shfrytëzuar oportunitetet që i jep gjendja e motit?, ai nuk dorëzohet, por shkon tek grykëderdhja e kaskadës dhe atje e mban gojën hapur në pritje të salmonëve që do të sjellë rryma. Është shumë interesante ta shohësh dhe të kuptosh si mund të bëhesh rastësisht ( si destino) ushqim për një qenie tjetër dhe në të njëjtën kohë të shpëtosh prej tij, por që me siguri matematike diku, dikur do të përfundosh në ushqim (sepse asgjë nuk zhduket thonë ligjet e dialektikës, por gjithçka transformohet). Pra ariu hap gojën dhe salmonët që rryma vetiu i sjell hyjnë në zgavrën e saj, ndërsa disa të tjerë ajo i shpie larg tij dhe ky i fundit nuk bën përpjekje ti arrijë nuk e di pse por mesa duket nuhatja i thotë se sidoqoftë këtu tek goja ime do të sjellë rryma syresh.
Kështu gjendet ushqimi në gjendje të egër aty ku nuk ka rregulla e norma, por as ligje. Po në jetën sociale ka rregulla, norma njerëzore e ligje (kjo nuk është shitje morali) për të kufizuar së pari orekset e tepruara të atyre që janë fare lart, pra që kanë në dorë fatet e te tjerëve këtu poshtë. Kështu funksionojnë shoqëritë normale njerëzore në dallim nga qeniet e egra ku mbizotëron nuhatja dhe forca.
Që kur molla nuk quhet më ushqim?
Nuk besoj se shqiptarët nuk kanë memorie, përkundrazi ata nuk harrojnë kurrë. Pra harresa e shqiptarëve është më e dobët se memoria, përderisa urrejtja klasore është e fiksuar fortë në trurin e tyre dhe përdoret djallëzisht nga politika qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore duke thelluar ‘vëllavrasjen’ për të siguruar vijimësinë e ekzistencës së saj. Sigurisht që gjithkush e mban mend periudhën parazgjedhore të 2009, kur Kryeministri aktual në një studio televizive deklaroi se: nëse nuk do të arrijë të fitojë numrat e duhur për të qeverisur, atëherë ai nuk do ta çonte vendin në zgjedhje të reja, por do të merrte prej ‘mollës së kalbur’, pra në atë rast prej së majtës ekzistuese ‘gjysmën e pastër’ d.m.th. LSI. Dhe LSI thirrjen e PD për tu bërë si ushqim për të e pranoi “për hir të integrimit të vendit në BE” (e hodhi si ushqim për të majtët) dhe shkoi të bëhej një pjesë e palavdishme e kësaj qeverisjeje katër vjeçare dhe porsi ariu në grykën e kaskadës nuk beson asnjë shqiptar sot se ushqimi ka qenë i keq për të. Tani dëgjojmë tek flasin publikisht eksponentë të LSI se kjo parti nuk mund të bëhet ushqim për asnjë subjekt politik, ndërsa faktet kanë treguar se e ka bërë në të shkuarën, por mesa duket nga një gjysmë mollë e bukur është shndërruar në një ’pemë me fruta’, duke përdorur natyrisht nuhatjen sipas ligjeve të Darvinit.
Në këtë kohë krize, kur Shqipëria e ka humbur krejtësisht sovranitetin e ushqimit dhe bëhet fjalë për mos pagim të rrogëtarëve nga qeveria, komentet e ‘ushqimit’ dhe grykësve politikë duken më se qesharake. Të mos gabohen politikanët nga sondazhet sepse ato mund të rezultojnë jo të sakta, pasi në këtë qeverisje tetë vjeçare frika për bukën e gojës ka bërë që njeriu të thotë në intervistë jo atë që mendon në të vërtetë. Militantët qoftë të majtët qoftë të djathtët e dinë mirë që janë përdorur si ushqim për politikën 20 vjet rresht, madje i dinë gjërat edhe më mirë sesa mund të besohet nga politikanët vetë, sepse shohin me sytë e tyre dhe kuptojnë fare mire ‘kur të bën moral hajduti’, sepse kemi pare në fakt një lëtyrosje speciesh të djathtë e të majtë nëpër tava të LSI e të PD, madje edhe 10% e tavës së këtij pushteti ka qenë e prerë për njerëz të ndonjë ish kryeministri, kështu që në gjithë këtë ushqim të ofruar nga të katër anët ata që kanë mbetur me ‘lugë të thyer’ janë pikërisht militantët idealistë dhe një pakicë njerëzish kurajozë që duan të rrojnë me punë të ndershme, por që ‘gjysma e mollës së kalbur’ bashkë me Sali Berishën jua kanë mohuar arbitrarisht këtë të drejtë.
Nëse ka një vullnet nga ndonjë forcë politike në këtë vend për të siguruar ‘sovranitetin e ushqimit’ ku secili të japë kontributin e vet sipas rregullave, normave e ligjeve të një shoqërie normale le ta përdorë forcën e uraganit popull, për të bërë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët e kryesisht nga ata jashtë atdheut.
Për këtë së pari nevojitet një frymë e fortë opozitare, e më pas vijnë kalkulimet e aleancave sipas rëndësisë dhe peshës që ato kanë sepse në fakt një aleat që me zor qëndron më këmbë nuk ka ç’i duhet askujt. Dikush preferon dikë që ka një nuhatje në vend të parimeve, dikush tjetër një stoik. Në fakt për zgjedhësit këto bisedat e ‘përgatitjes për lufte’ nuk kanë rëndësi fare, madje në një masë të madhe as nuk arrijnë të rrokin kuptimin e tyre. Diskutimet në parim, theksimi se duhet ndërtuar një aleancë e fortë e qëndrueshme opozitare e cila do të sjellë në mënyrë të sigurt rrëzimin e këtij regjimi brutal mund të ishte më frymëzuese dhe më e kuptueshme parë nga këndvështrimi i zgjedhësve. Të gjitha dilemat mbi aleancat e mundshme nuk janë e as kurrë nuk mund të jenë tema për publikun. Mos harroni se publiku të dëgjon, të duartroket dhe pastaj të harron. Ditën e votimit duhet ti ketë mbetur diçka në kokë dhe për këtë janë përgjegjës ata që e kanë përfaqësuar atë në parlament. Është shumë e sigurt se zgjedhësit nuk i gënjen dot e as mund të ndikosh tek ta nëpërmjet thirrjeve histerike të grave militante nëpër studio televizive..memoria është e fortë shumë e fortë dhe është naive ta mendosh akoma edhe me naive ta besosh se përballë kësaj babëzie 8 vjeçare mund të fitohet duke treguar disa grafikë sado të bukur e domethënës të jenë, apo duke treguar ca djem e vajza të bukur e të shkolluar mire, a gra e burra qofshin ata për ti thënë shqiptarëve të dërrmuar nga kjo qeverisje sadiste se: shiko sa të mirë i kemi ne njerëzit tanë dhe shikoni këtë grafikun këtu sa keq ka punuar kjo gërdallë që shihni si po bredh si një ’psikovampir himalajash’ majë më majë nëpër male dhe nuk do që nuk do të ulet në tokë….Kur përballë ke një person që nuk e njeh komunikimin si mjet normal për tu kuptuar me tjetrin, përkundrazi dredhinë ka strategji të tij, atëherë s’të mbetet mjet tjetër veç një kundër strategji e mundshme për te mos rënë në grackën e radhës. I marri –thotë –populli, orientohet në errësirë, ndërsa i mençmi ka nevojë për pak dritë..
Komplimentat e mija zyshe
Nje analize shume e bukur, nuk ke cfare ti heqesh as ti shtosh. Eshte e drejt qe politikanet I drejtohen popullit kur kane nevoje per ta, po per kete duhet t ju japin besimin se pari. Populli te ndjek kur te beson
Komplimente. Ajo pjesa e kaskades eshte shume e bukur. ja keshtu i kemi ca politikane mendojne cfare te kapin nonje gje per veten e tyre dhe ne televizor flasin sikur ju hap barku per integrimin
Dr. Magda te lumte per analizen qe ke bere, me kembe ne toke. Nuk me pelqen heshtja ne pergjithesi, sepse ngjan si nje heshtje e detyruar. Gjerat kane ndodhur per nje aresye dhe perseri do te ndodhin nese ne heshtim. Kete vend nuk mund ta mbajne dot peng politikane diletante pergjithmone, ndoshta per nje kohe te shkurter por pergjithe jeten jo!!!Bravo per guximin qe ke treguar.
Zonje e nderuar e lexova me kenaqesi shkrimin tuaj. Kujt ti djegi le ta mbaje. Jemi ty.
Ky vend eshte per hajdutet dhe antishqiptaret, E dashur Magda e njoh forcen tende dhe idealizmin tend, por te keshilloj te jetosh me familjen tende te mrekullueshme, pavaresisht pislleqeve te politikes shqiptare dhe te kesaj shoqerie te mjere. Me respekt Ana
Pse nukeshte ky artikull ne versionin print?