Përzgjedhja e deputetëve të një partie politike është pak a shumë si seleksionimi i lojtarëve të një ekipi kombëtar që do të përfaqësojë atë forcë politike në kompeticionin e ardhshëm politik. Kur kanë mbetur shumë pak muaj, duket se ka filluar tashmë në publik debati i vonuar për listat e deputetëve të ardhshëm.
Çuditërisht në Shqipëri ka një trend që të gjithë ata që janë afër kupolës politike të çdo force qofshin, e shohin si përjetësisht të mirëqenë faktin se duhet patjetër të jenë deputetë, pavarësisht se edhe në politik funksionon parimi i dialektikës dhe mospërjetësisë së një nderi apo detyre.
Prof. Mejdani kërkon që listat të kalojnë në filtrat e votimit në forume dhe të mos jenë pronë e kryetarit. Parimisht jam dakord me këtë arsyetim dhe kështu do të duhet të ndodh në kushte ideale.
Por, a janë të tilla kushtet në të vërtetë në kontekstin shqiptar dhe në tërë spektrin politik? Padyshim që jo.
Dy udhëheqësit kryesorë të partive më të mëdha, Berisha dhe Rama, përpara disa vjetësh, kanë punuar tandem dhe në unison me njëri-tjetrin për të pasur në dore formulimin e listës së deputetëve respektiv.
Kjo nuk është normale në një parti që drejtohet nga rregulla dhe një demokraci e brendshme moderne, por realiteti fatkeqësisht është i atillë.
Ky defekt do të kishte qenë e udhës të korrigjohej shumë më parë dhe për të të ngrihej zëri dhe luftohej më me forcë dhe vazhdimësi në forumet e Partisë Socialiste, pasi tek Partia Demokratike nuk ka as nën-kryetar, e jo më të kërkosh lukse të tilla, pasi ajo i përngjan më shumë një sekti fetar se sa një formacioni normal politik.
Ndaj ky debat që me të drejtë e rihap paksa me vonesë prof. Mejdani, do të duhej të zhvillohej shumë më parë.
Fatkeqësia është se ky debat ndodh tek PS-ja, dhe shumë rrallë për të mos thënë aspak, tek ndonjë parti tjetër dhe ky është një handikap i jashtëzakonshëm për tërë klasën politike shqiptare, ku ka kryetar që vazhdojnë të jenë po aty ku i lashë që kur përpara 20 vjetësh erdha në Londër.
Por çështja e listave ose më saktë atuja e kryetarëve për të thënë fjalën e fundit ose më saktë dhe të parën, nuk është fenomen vetëm shqiptar. Atë e ndesh në shumë vende të Lindjes dhe Perëndimit edhe pse procedurat mund të jenë më të relaksuar dhe në dukje më të sofistikuara dhe demokratike.
Në fund të fundit do të ishte utopi, duam apo s’duam ne, por realiteti i tillë është, që kryetarët e partive politike, për arsye të mënyrës së ndërtimit dhe funksionimit të brendshëm dhe nepotizmave dhe tarafllëkut, miqësive dhe lidhjeve shoqërore dhe politike, të mos jenë ata që diktojnë hartimin e listave, shpesh edhe me njerëz të besuar të liderit.
Shikoni tek PD-ja, historikisht ka qenë Kim Ir Seni, Udhëheqësi i Madh, kryetari Berisha, që ka bërë ligjin dhe e bën sot e kësaj dite, me gjasa edhe kur të jetë Kryetar Nderi, nëse e njeh si koncept.
Tek PS-ja ka qenë Nano, që ka afruar kë ka dashur dhe ka parë të volitshme për interesat e tij personale dhe politike të familjes socialiste në një moment të caktuar. Edhe Edi Rama është produkt i kësaj praktike tek e fundit.
Edhe Edi Rama, për te qenë të sinqertë, dhe kështu ndoshta do bëja edhe unë, Zoti mos e dhëntë, po të isha në vendin e tij.
Me siguri edhe z.Mejdani, po ashtu, madje edhe ai besoj ka marrë rreth vetes njerëzit që ai ka menduar se ndihet më mirë dhe e bëjnë punën më mirë për të, edhe kur ai ka qenë kryetar shteti, edhe pse këtu po diskutojmë për një formacion politik dhe jo një institucion shtetëror që ka kritere të tjera funksionimi.
E njëjta gjë edhe z.Rama, edhe pse ai është kritikuar nga, po i quaj me dashamirësi të “përmbysurit” pas ardhjes së tij, se ka afruar ata që nuk kanë pasur kontribute në PS, etj, etj.
Faktikisht dhe pa i hyrë në hak, në zgjedhjet e kaluara, nëse do të kishte një kritikë për z.Rama do të ishte mosaplikimi i një filtri të duhur, madje edhe miopia ndaj atyre që bënin sikur e donin, por që pas krahëve punonin për Vaterlonë e tij politike, largimin e tij nga Partia Socialiste.
Aq e vërtetë është kjo saqë, disa i dolën hapur dhe e vunë në një pozitë të palakmueshme atë individualisht, ashtu edhe vetë forcën politike që ai drejton, edhe pse kjo mund të shihet si një dëshmi e demokracisë së brendshme në partinë më të madhe opozitare.
Madje, jo të gjithë deputetët e kësaj force kanë dhënë për hir të së vërtetës, dhe nuk po zbuloj Amerikën me këtë që po them, por disave për shkak të inaktivitetit parlamentarë për muaj me radhë nuk u dëgjohej emri, apo kishte edhe nga ata që gjatë kësaj legjislature kanë qenë me leje krijimtarie. E kundërta e tyre është Erjon Braçe e disa të tjerë.
Debati për listat është i vonuar, edhe pse i drejtë parimisht. Muajt që kanë mbetur janë të pamjaftueshëm për të korrektuar praktiken e absolutizmit të kryetarëve për nominimin e tyre.
Gjithsesi përfundimisht një listë e re dhe e bazuar maksimalisht në bazë të kontributeve, pastërtisë morale dhe vizonit, aftësisë politike, përgatitjes dhe elokuencës së deputetëve, e kombinuar edhe me një balancë të shëndetshme mes vlerave dhe traditave identifikuese të figurave më simbol dhe përfaqësuese të Partisë Socialiste, e shartuar domosdoshmërisht me fytyra dhe prurje të reja në atë parti, mund të përbëjnë diferencën në 23 qershor.
Pushteti dhe kontributi që mund të japin aktivistët e një partie politike, sado të spikatur, nuk kufizohet vetëm në 70, a pak më shumë deputetë vetëm.
Administrata shtetërore apo edhe ajo partiake, dhe jo domosdoshmërisht vetëm Parlamenti, për ata që duan ta përdorin atë për t’i shërbyer sovranit mbi bazën e meritokracisë individuale, ofron mundësira të panumërta për të gjithë, si për të ndershmit, por fatkeqësisht edhe abuzuesit e pakorrigjueshëm të saj.
Në fund të fundit, çdo listë konkurruese deputetësh është edhe një bast personal sa edhe kolektiv i një force politike dhe vetë kryetarit që në rastin e PS, e ka të sanksionuar, largimin e Ramës nëse humbet, por që gjithsesi në rastin më të keq do të ketë besnikët e vetë në grupin parlamentar, përfshi edhe deputetllëkun si politikan për herë të pare, edhe nëse…
Hahaha kerkon dhe Arben Manaj te behet deputet. Ky afrimi i Pezes per deputet i hapi oreksin gjithe deliranteve anembane botes. Eshte sa per te qeshur aq edhe per te qare.
Te gjitha shkrimet e Arben Manaj marrin ne mbrojtje Ramen po ne socialistet kemi nevoje per parti dhe jo nje kryetar absolut qe i ben listat vete nderkohe qe Veliaj eshte duke i qeth mjekren dhe Manaj i ben freske.
Me shkrimet qe po ben Arben Manaj po tregon se je nje emigrant i rendomte dhe qe kerkon te behet deputet duke iu servilos Ed Rames. Ploteson dhe kushtet se e ke pas babain traktorist qe pastaj u be deputet, tamam bllokmen.
Po ne socialistet qe kemi ngel pa pune dhe jemi me zemer me PS nuk luftojme qe te vine ish-bllokmenet anembane botes e te na behen deputet. Turp!
Ben Manaj je be me keq se Erion Veliaj qe takohesh ne Londer here pas here. Ne socialistet kemi nevoje per analist si Andi Bushati qe na e thone te verteten ne sy dhe jo per servile te Rames e Velise qe vine verdalle per kocka. Njeri i neveritshem. Se kuptoj pse Mero e ndot gazeten me kete debil, qe as gazetar nuk eshte po thjesht delirant servil. Neveri.
O Skender!
Dukesh nga larg se nuk je socialist,por PUSHT SOCIAL!!!
Te ka mesuar Berisha ,qe te besh DIVERSION KUNDER PS-se,por nje LESH ka per te zene kjo poshtrsi e tille!!!
Ti,qe qenke pa pune,per faj gjoja te Rames,shko e punesohu tek LSI-ja fare lkehte:VETEM VOTO PER TE!!!
Cfare do me PS-ne o SHPELLAR I Berishes???
Ne PS nuk pijne uje perralla te tilla,ndoj PIRDH,QE TE SHFRYHESH,o Skendo!!!
O Ske-nder; ti ose je një idiot që s’mund t’i kuptosh mendimet e Arben Manajt ose je një taleban i Saliut të Viçidolit, se me socialistët nuk ke të bësh fare ti o zuzar.
Ja nje viktime tjeter e opiumit qe leshon cdo jave Andi Bushati.
Ose nje PD-ist i zgjuar qe po bene rolin e shperndaresit te droges qe pergatit Andi ne laborator (qe e ka ne bashkepronesi me Andi Bejten, Artur Zhejin dhe Tos Lubonjen).
O Nero, po ku ta gjej PS te vere manajn kandidat, pastaj sa krahasohet Mancesetr Junajtid me skudren e Peqinit aq krahasohet fred peza me ben manajn, o qyqar. behet fjale me krhasu bbc me vizon plusin o tu mbyllte. po ai nuk eshte bual me len londren e me ardhe ne kete halen tone ketu. dhe e fundit lexoehs shume qe je llapaqen i dezhirit te berishes qe keni si synim vetme te denigroni vlerat e atyre qe kane vlera kombetare, por sa me shume i sulmoni aq me shume lartsohen ata o derdimen.ik tani se na rrhau dhe gjeorgjia e merrme me ty une.
mejdani eshte pjese e familjes nano-islami qe kerkojne te deshperuar akoma dobesimin e rames dhe forcimin e berishes.
rama as te mos i shof fare te tilla propozime.
te degjoje c`thote populli dhe jo kac islami.
O Beno mavrija, e ke godit kete shkrim me shume sec je ti vete i goditur. Pas ketij shkrimi jam i sigurt se m.q.s e ke lene deren e hapur, po erdhi Rama ne pushtet duke qene se per deputet nuk te liston dot se ta zuri vendin Peza i Vizionit, ty Beni TCH me siguri do te gradoje per te dhene kontribut ne administrate?! Ore ju jeni eunuke fatkeqesisht jo nga poshte por nga trute e kokes. Ja kjo quhet gazetari pallaveshesh dhe eunukesh qe metojne te rilindin kete komb. Jo ne kemi rilindur ne ’91, por jemi duke u ngritur dhe mesuar te ecim vete. E dhimbshme e mundimshme e sakrifica pa fund. E imagjinoj se cfare mund te besh ti ne administrate kur ti je gjysma gjel e gjysma pule. Rama ka ne dore celesat e kashtes dhe ti kur ze emrin e tij ne goje te shkojne jarget ne fund te kembeve, pa le “te behet kryeminster” jarget e tua do te te shkojne deri ne tavan ne shtepi.
Sec ndjej njefare keqardhje kur lexoj shkrimet e Manajt…ndoshta ngaqe do te deshiroja qe te bente pak ose shume stazh,e pastaja t’i pervishte menget per te qullosur ndonje gje te hajrit ne publicistike.
E them kete,sepse ,si njeri e besimtar i devotshem qe jam,ja dua te miren,prandaj.
Nuk behet qameti,nese do te stervitej edhe ndoca ne artin e te shkruarit,se nuk eshte si te grish pershesh e marrte e mira e marrte!
Ceshtja e listave te deputeteve eshte nje problem i komplikuar, qe duhet veshtruar ne te gjitha anet e tij. Sigurisht ngritja apo perseritja tani e ketij problemi nga ana e Mejdanit, duket si “porosi e Kacit”, pasi koha e zgjedhur shkurt muhabeti nuk i sherben nje perzgjedhjeje me te mire dhe besoj se kete e ka te qarte edhe pjesa positive e Mejdanit. Parimisht dihet, qe kryetari mund te influencoje ne zgjedhjen e kryetareve te rrehteve e me pas ne bashkepunim me ta te behet edhe perzgjedhja. Po si zgjidhen ato raste kur lokalet per interesa te ndryshme, bejne nje propozim qe nuk maksimalizon votat per Partine?! Kemi degjuar keto dite qe eshte paraqitur Peza ne Peqin si kandidat dhe meqe nuk e kane miratuar eshte shkarkuar kryesia lokale. Duke mos qene dakort me imponimin nga qendra, nuk kemi degjuar gje qe kryesia e shkarkuar te kete pasur nje kandidat te sajin. Nese po, cilin? Si qendron ai perball Pezes? Pyetje te tilla duhen shtruar dhe zgjidhur me anetaresine e Partise ne bashkepunim me qendren. Imponimet qofte nga lart dhe qofte nga poshte duhen shmangur.
Mendimet e z.Arben jane te vleshme, por kryetaret e partive nuk i lexojne. Eshte e vertete qe kryetaret do te mbajne pas vehtes ata qe qe ju bejne fresk. Sigurisht disa i mbajne nga zori.
Ajo qe thote zoti Mejdani se deputeti duhet te percaktohet me votim te fshehte ne struktura, sot per sot nuk realizohet. Strukturat do te votojne sipas porosise te kryetareve te rretheve. Pasi edhe strukturat jane te ndertuara sipas ketyre porosive.
Kush i njeh sado pak strukturat e PS, do te shikoj se ato jane ndertuar mbi baze njohje personale. Te shkolluarit mbahen larg. Nuk pelqehet konkurenca dhe debati. Keshtu qe ne nje qytet apo komune asnjehere nuk zgjidhet per deputet, kryetar bashkie apo komune, me i miri, me inteligjenti, me i afti. Pergjithesisht keta jane njerez medioker, dhe te deshtuar ne detyra.
Po ne Amerike qe rrine 10 legjistatura ne kongres na sqaro si eshte me demokraci Amerika.Ndofta ky gazetari ka lexue Enver Hoxhen qe ju thoshte disa bashatdhetarve nga Amerika:<>.Shyqyr qe vdiq Enveri e Sistami se do te jetonim kulmin e demokracise.Po Xhon Kerri 32 vjet senator e ne politik tash 40 vjet qenka gabimPo pse fole mbasi u vendos sekretar shteti se ndofta nuk e dinin kete parim por po jua kujton sot Arbeni.Vone Arben vone se Obama i beri emrimet.Po neper europ qe ka senator te perjetshem po Kohl qe qendroji 16 vjet Kacelar po Vili Brant 13 vjet kancelar po Filipe Gonzales 13 vjet kryeminister.Pse nuk thue si Kreshnik Spahija te bejme nje ligj ku te thuhet pak a shume:<>
Skenderi dhe i ilir-i duken qe tutje ne Bathore qe nuk jane socialiste sic thone,por vemje krimbash qe Sa-lehi mundohet ti mbjelle ne kopshtin e kundershtarit.Skenderi thote qe te gjitha shkrimet e A Manajt marin ne mbrojtje Ramen,gje qe nuk eshte e vertete.Te gjithe ata qe e kane ndjekur kete analist kane konstatuar lehtesisht se mjaft here Manaj ka qene kritik edhe i rrepte madje ndaj Rames,por me nje ndryshim qe kritika ka qene ne sensin e venies ne dukje te gabimeve dhe jo sic mundohen dy gjoja socialistet me tendence diversioniste.
O cuno! nuk di ti me bo avokatin e Ed Romes. Ai do me jua fut ktyne deputeteve ene do me pru do te tjere! Osht normale kjo gjo. Erjon Velija me shoke do bohen deputet.
A ka dikush te me sqaroje ju lutem, cilat jane ato kontribute ne parti qe te japin te drejten per tu bere debutet i saj.
Lista e deputeteve me sistemin proporcional rajonal ka shume ndikim ne rezultatin e zgjedhjeve duke e krahasuar me proporcionalin kombetar. Ne varjantin e pare votuesi zgjedh jo vetem partine qe do te votoje por sheh dhe listen e zones dhe ne rast se nuk do ti pelqejne kandidatet mund edhe te ndryshoje vendimin e tij.
Ne zgjedhjet e 2009-tes per shkak se ne zona kandidatet qe paraqiti PS-ja nuk ishin te pelqyeshem nga elektorati i majte, u arriten rezultate teper negative si ne Durres, Kukes, Gjirokaster, Vlore etj. Gafa me e rende e Edit ishte kandidimi i Kodhelit ne Korce ku ate se njihte njeri, po keshtu si puna e kesaj Edi kandidoi njerez te panjohur nga zona ose deri edhe persona te njohur si perkrahes te se djathtes.
Per kete rradhe PS-ja sduhet te perfshije ne listat e saj biznesmenet te cilet nuk kane asnje lidhje me te majten, po keshtu dhe ata qe ka trasheguar nga ish Partija e Punes si dhe te tjere qe kane mbi 20 vjet qe ngrohin karriget e parlamentit.
Varjanti me optimal do te ishte perfashirja ne listen e TIranes te Edit dhe 3 ose 4 te tjereve nga kryesija. Ndersa ne zonat e tjera duhet te zgjedhe kandidate vendas nga familje me emer te mire dhe qe jane ne gjendje ta organizojne vete mbrojtjen e votes. Keta kandidate po vete duhet te zgjedhin kandidaturat per komisionere te administrimit te zgjedhjeve. Kjo eshte menyre me e mire per te arritur rezultate maksimmale dhe per te siguruar mbrojtjen e votes. Ne rast se Edi do te coje Ben Malajn ne Kukes te jete i sigurte, se nese rradhes tjeter doli Dogjani deputet, kesaj rradhe do te ngele pa gje.
Kuptohet o skender qe je nje lyrash i saliut qe ben diversitet gjasme per te miren e PS.Larg fytyra te ndyra si kjo e jotja o skendo.
Leri qente te lehin, vazhdo para ti Ben djali. Shkrimi shume i sakte. Afersisht te njejten ide komentova dhe dje per shkrimin e Profesorit me qen.
Me pelqen dhe komenti i Epirioti II.
ps. propozoj te injorohen komentet e lehesave te serbit tropojan. me komentet e tyre duan te hedhin bomba tymi dhe te shperndajne vemendje nga problemi si dhe duke i komentuar u japim vlere qe kurre nuk e kane.