Kur dëgjon debatet në parlamentin shqiptar për pajisjen me armë të një aradhe zyrtarësh të lartë të shtetit, e aq më tepër kur jeton jashtë, instiktivisht fillon tund kokën në shenjë degustimi, habie dhe mosaprovimi.
Aq më tepër kur jeton në Britani, ku jo deputetët që jo e jo, prokurorët, gjyqtarët e tërë nëpunësit e rëndësishëm të shtetit, por as edhe policët e thjeshtë nuk kanë armë në brez.
Pyetja e parë që të lind nëse do të mbash armë është nga kush ke frikë dhe më pas, përse ke frikë?!
Kujtoj se në 97-ën, shqiptarët, ndër më të armatosurit në kontinent edhe sot e kësaj dite, edhe pse në një masë të madhe me armë të ndryshkura nga mospërdorimi, kur rrëmbyen armët ndaj kryeministrit të sotëm dhe qeverisjes së tij piramidale, shtinin në ajër për t’i treguar të tjerëve në shumicën e rasteve që shiko edhe ne kemi armë, ndaj mos bëj gabim nëse ke mendje të keqe.
Sot, në kushte shumë më të paqëta në përgjithësi, të kërkosh armë patjetër, do duhet të kesh një frikë të justifikuar.
Nëse tërë këta zyrtarë dhe përfaqësues të popullit paskan frikë aq shumë sa ta kenë të domosdoshme armëmbajtjen me leje, i bie që ose ai vend është nga më të pasigurtit në Evropë dhe kjo është për të vënë duart në kokë, ose këta zyrtarë qenkan më të frikësuarit dhe e paskëshin të gjithë mizën nën kësulë.
Dhe për pasojë autoriteti dhe besimi i qytetarëve për ta duhet riparë dhe rivënë në provë, pasi paska gjëra që realisht nuk shkojnë dhe duhet korrigjim, medoemos.
Parimisht, ai që është i qetë në ndërgjegjen e vetë, ai që nuk i ka hyrë në hak askujt për shkak të detyrës, ai që është i pastër e mund të ecë rrugës serbes, i pashoqëruar dhe me armë në brez, nuk ka nevojë për armë e as për truprojë.
Ai që ka ndërmend të të sulmojë fizikisht, jo armë të mbash, jo truprojë, por edhe antiplumb, nëse e ndan mendjen për të kryer një vepër të atillë, e gjen mënyrën dhe kohën.
Fakti që askush nga deputetët shqiptarë nuk është vrarë nëpër rrugë, tregon se duhet të jenë të qetë, edhe pse ndonjërin nuk e zë gjumi natën për ndonjë prapësirë apo ndonjë pisllëk.
Nëse dikush e ka kërkuar një gjë të tillë, t’i ofrohet personalisht dhe të shikohen shkaqet përse ndihet i kërcënuar, pikërisht ai dhe jo të tjerë deputetë apo zyrtarë, ku organet e specializuara jo vetëm t’i ofrojnë mbrojtjen individuale, por madje të bëhet publik edhe emri i tij për hir të transparencës ndaj publikut.
Arma në parlamentin shqiptar është përdorur në foltoren e demokracisë që në kohë të hershme dhe së fundmi, madje ndaj Azem Hajdarit.
Imagjinoni nëse tërë deputetët shqiptarë do të mbanin armë, aq më tepër gratë deputete, dhe do të duhet të xc’aramatoseshin përpara se të hynin në sallën e parlamentit e të riarmatoseshin sa herë të dilnin, sa kohë do harxhohej për një procedurë të këtillë.
Për hir të së vërtetës, deputetët shqiptarë, por edhe shumë ofiqarë të shtetit kanë boll privilegje, pasi të them të drejtën kur e krahasoj me këta të shkretët deputetë anglezë, ku që të gjithë përdorin metrot, trenat, autobusët publikë dhe biçikletat për të udhëtuar për në punët e tyre të karakterit parlamentar apo zyrtarë, krahasuar me Tuareg-ët dhe rojet e eskortat e pushtetarëve të lartë në Tiranë, aq sa të zë frika me atë që ndodh në Shqipëri, aq edhe të ngjallet akoma më shumë respekti për parlamentarët e këtushëm, që janë me një barrë mend dhe më të sofistikuar se shumë nga homologët e tyre delenxhinj në Tiranë.
Dy deri në tre makina e shoqërojnë Dejvid Kameron kur lëviz nëpër Londër, dhe krahasojeni me sa makina dhe çfarë eskorte udhëton Jozefina dhe Berisha, por edhe të tjerët përpara tyre.
Pa folur pastaj për Kryeministrin që i mbiu jeleku antiplumb edhe në mes të vapës.
Nëse deputetët do vendosin të mbajnë armë, apo edhe zyrtarët e tjerë, mirë është të vendosin me ligj të mbajnë edhe jelek antiplumb, pasi armën për vetëmbrojtje e duan, besoj.
Jam i bindur se ai që do kapë biznesin e furnizimit të këtyre mjeteve vetëmbrojtëse nuk do i dalë keq, por nuk e di nëse ka sot në botë ndonjë biznes të mirëfilltë për tregtimin e dinjitetit, pasi nisur nga numri i atyre që kanë nevojë zyrtarisht në Shqipëri, ky biznes i vështirë nuk të bën të pasur dhe të nxjerr me humbje, si një biznes me klientelë të kufizuar dhe tepër specifike, nisur nga kategoritë e atyre që kërkohet të pajisen me armë nga frika e atyre që s’janë si ata.
PD-isti, O zoti gazetar: Aman ore ma trego cfar ere ka gjaku?
Gazetari: Era m..u..
PD: po pse S’thuaj qe plagosur dhe po del gjak…..
Keta mor lum miku e din se cfare kane bere, prandaj i bejne keto maskaralleqe. Po me nder te hane m..ne dhe armen ta kene ne dore.
1-Ky eshte nje terror psikologjik kundra popullit-“mos u afroni se jemi te armatosur”
2-Mbas 23 qershorit ku do ti coni armet,se te nesermen shume nga ju do marrin arratine, si ne ’97
3-Kete radhe koburet fytini ne b…the, se nuk ju bejne derman. Njerez pocaqi…..me sa shoh e ndigjoj kjo me 23 qershor per PD qenka LIRI a VDEKJE. Vdekshi iashalla…
Ahhh ky qenka qerosi e jo public enemiuuu i Saliut lolllllllllll
Motoja e Sali Berishes sot eshte: Avantazhe per te gjithe funderrinat qe me mbeshtesin mua per te ruajtur pushtetin.
Perfitoni nga Saliu mire beni po mos i qendroni shume afer se eshte mjeshter per ti ngec pergjegjesine te tjerve.
Ky shkrim me nxit te mendoj me tutje.
E keni parasysh listen e intelektualeve “rezerviste” te Saliut?!(ata qe firmosin per greven e urise te opozites, per 3 ligjet etj, ose ata qe NUK u vete mendja fare per peticione per Gerdecin, 21 Janarin, per PRINCIN tone qe do te marri ish-pronen e tij:Pallatin e Brigadave etj). Mjeke, pedagoge, rektore, madje akademike qe dhe po nuk firmosin ndonje peticion per Edi Ramen, mbrojne me shkence ate argument qe i duhet Saliut(psh, Zogu, Toptani, Noli-komunist, etj,etj.)
Mendoni qe keta Intelektuale Rezerviste te ishin deputete ne Kuvend….
Tani, mendoni per nje moment, duke kaluar si ne reviste, deputetet aktuale te Kuvendit te Shqiprise. Krahasoi nga niveli intelektual me keta te listes se peticioneve. Si ju del rezultati?
Dhe tani imagjino keta deputetet ne detyre(jo “rezervistet”) qe diskutojne te mbajne arme apo jo ne brez. Imagjino Kadillin, Mesilen, Strazimirin, Alibeun e te tjere edhe nga opozita. Permenda keta qe jane ne pushtet dhe jane bere te padurueshem, ndaj. Ordinere te armatosur me ligj! Si PD-’97 e armatosur me liste. Harruat?
Edhe une nuk jam per mbajtjen e armeve,sepse,besoj qe,eshte e tepert ne kontekstin shqiptar.Ah vec,ne qofshim me te vertete nje republike bananesh,kjo do t’i jepte pak kuptim ketij qyfyri te radhes.
Sa i perket shkrimit te zotit Manaj,mendoj se eshte me mire te haje pershesh,sesa te marre mundimin per te shkruar dicka,se eshte dobet shume.Flm.
O Naqe cfare te ka bere ky Manaj ty mos te ka ashtusur ndonje te fisit se Sa here Shkruan ai Nuk le gje pa Shkruar kunder tij qe Nga floket …je shume qesharak ! Duket qe te djegin shkrimet e tij! Per shtypja ime! Te fala Shen Kozmait Dhe thuaj te te ysht se qenke keq…
Ohh, te lutem shume, jo me fyerje dhe ofendime!
A nuk mundeni,djalli e mori,qe te shkruani pa e ndotur gjuhen?!!
Naqeee,personalisht,mendoj se ai mè sipèr ka fyer zt.Manaj.
Kuro pak injorancèn,se nuk na le rrugè tjetèr,nuk dimè çfarè tè tè themi…ha ndonjè libèr,lere pèrsheshin.
Moj femer ,po une nuk po fyej e as po ofendoj asnje komentues ketu,perkundrazi me shume modesti,po jap mendimin tim.
Ti me flet per injorancen…!!! Zogu,perpara se te komentosh shkunde mire e mire rradake,(nese ke ndonje gje brenda)dhe pastaj shkruaj…!
Pastaj,kam pershtypjen e forte ,qe femrat qe komentojne si ti ne forume ,jane jo simpatike apo sexy,dmth te shemtuara,dhe per kete hyjne e komentojne qe te mbushin ate boshllekun e madh qe keni nga indiferenca mashkullore.Ti dukesh qe je nje femer e frustuar,qe larg…
Hè hè,je njè laps i hollè ironije.”tè armatosur edhe sot,por me armè tè ndryshkura nga mospèrdorimi”.Kjo s’èshte e vèrtet Arben.Ne i pèrdorim armèt,uuuu sa i pèrdorim.I pèrdorim tek vèllai,kur ndajmè gardhin e tokave tè xanuna.I pèrdorim te komshiu,ktu nè lagjen time i vrau pèr 6 mijè lekè tè vjetra tè ashensorit,pak mè tutje e vrau pèr zhurmèn e servisit,sot njè mike gjykatèse mè tregonte kalvarin e atij 21 vjeçarit qè e ekzekutuan pèr 600 mij lekè tè vjetra tè fituara nè eurolloto.Nuk mund tè shkruaj ,trishtimin qè mè solli biseda e deklaruar para gjykatèses nga vrasèsit.Armèn e pèrdorim,kur na shohin shtrembèr nè rrugè,nè lokal ku nuk na ndèrrojnè tavullèn e cigareve.Kur vrasim gratè,16 vjeçaret duke punuar arèn–gjakèmarrje,e quajnè kèshtu paburrèrrinè.Burra pa testikuj qè gjuajnè mbrapa shpine–gratè.Snajpera qè ekzekutojnè njerèz me duar nè xhepa,qè deri dje kanè kullotur dhitè,dhe copa e hekurit nè dorè i ndihmon tè quhen bur(r)a.
Unè jam e kènaqur qè po i armatosin.Duhen armatosur,sepse nè rastin mè tè parè qè bur(r)at dhe gratè e palmave do e nxjerrin ktè hekur do gjenden para masave qè do tua fusi nè fundin e shpinès,sepse nuk janè bur(r)a as gra –janè shtazè pushteti.Leri tè flenè me armè,tè shurrosin me armè,ti rrisin kèlyshat e tyre me armè–lerè A.Manaj tè vdesin nga hija e tyre.Leri tè gjejnè bukèn e dhèmbève tè tyre,do justifikosh dhe ndonjè fakir ,qè do ju shpèrthej trurin e tyre idiot–do deklaroj qè u vetèmbrojt–nga deputeti.
Zoti Manaj ju tregoni per deputetet ne Angli.Te them te drejten kam qene dhe une 4 here dhe kam pare nje deputet te zones qe ecte me biciklete.
Ata jo se nuk kan mjete por shteti nuk i ka pais ,kurse ne shyqyr qe i hoqem ne fillim shoferat pastaj makinat por keto i kompesojne me dieta per te cilat firmosin per njeri tjetrin pa dallim partie.
Sa per armet duket se ka nje frike sepse kur ka keq PD pais me pistoleta anetaret e besuar .
Une te uroj suksese dhe sa me shume shkrime korrekte.
Nuk ka asgje per t’u cuditur. Cdo gje eshte ne kohen e vet. U kujtohet ne vitin 1996, qe dy muaj perpara zgjedhjeve u armatosen anetaret e PD?
U kujtohet zhapiksi Shaban Memia qe organizonte furnizimin me arme te militanteve ne Tirane?
Atehere pse cuditeni, eshte tamam koha. Thuthuqi Edi P….aloka ka marre detyren e Shabanit.
Partia ne balle, militantet pas ” Yxhym per ndryshim….per para”
Si vend i 4t ne bote qe jane Shqipetaret deputetet e tyre duhet te pajisen me nje helmete , nje kundragas , nje pistolete , nje automatik , nje kundratank , nje flakehedhese , nje kundra-ajror dhe nje tank !
Ka shume mundesi qe te vijne Talebanet ose Koreano Verioret e nga xhelozia e mirqenjes ne Shqiperi te tentojne te eleminojne deputetet e suksesshem Shqipetare.
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare …………………
Per te ardhur keq !